"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Le Pen: Do ta largoj Francën nga BE-ja dhe NATO

Në këtë forum mund të diskutoni mbi politikën ndërkombëtare, atë të vendit ku ju jetoni, lidhja e saj me politikën shqiptare.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Le Pen: Do ta largoj Francën nga BE-ja dhe NATO

#1

Post by Adriana » Mon Feb 06, 2017 5:25 pm

Le Pen: Nëse fitoj do ta largoj Francën nga BE-ja dhe NATO


Liderja e krahut të djathtë ekstrem në Francë, Marine Le Pen, e ka nisur fushatën e saj presidenciale me sulm kundrejt globalizimit dhe islamit radikal, raporton BBC.

Kandidatja e Frontit Nacional (FN), u ka thënë mbështetësve të saj se qyteti perëndimor i Lionit, po mbytet dalëngadalë nga globalizimi.

Partia e saj po premton se do ta qojë Francën në referendum për t’u larguar nga Bashkimi Europian.

“Bashkimi Europian është një dështim dhe të vendos në kontroll. Nëse do të bëhem presidente brenda 6 muajve do të thërras një referendum për Frexi, si dhe do e nxjerr vendin nga NATO”, është shprehur Le Pen.

Franca do të shkojë në zgjedhje me 23 prill të këtij viti./TO/





ANALIZA/ Çfarë do ndodhë nëse Franca del nga BE?



Madam Le Pen doli hapur. Shpallja e referendumit për të lënë BE-në (dhe NATO-n) konfirmon synimin e njohur prej kohësh. Të gjithë e dinin se herët a vonë do të ndodhte, por ndoshta të pakët ishin ata që prisnin një dalje zbuluar kaq para kohe, e destinuar që të tërheqë Europën në qendër të fushatës zgjedhore franceze për shumë kohë.

Duhen ende më shumë se tre muaj nga zgjedhjet e presidenciale franceze (raundi i parë do të jetë më 23 prill, ndërsa balotazhi është planifikuar për në 7 maj) dhe në aksin Bruksel-Paris, si dhe në ato mes Brukselit dhe kryeqyteteve të tjera, do të jenë tre muaj emocione – shkruan Dita.

Numrat dhe “vota e dobishme”

Ato që ushqejnë akoma më shumë frikën janë sondazhet, të cilat i japin Marine Le Pen vendin e parë përballë të gjithë kandidatëve të tjerë presidencialë. Le Pen është e vetmja që arrin 25%.

Megjithatë shpresa mbetet e gjallë falë sistemit elektoral të Parisit, që në teori mund të sigurojë anti-trupat e nevojshëm për të shmangur shkeljen në Elize të lideres së Frontit Nacional. 25% në favor do të thotë gjithashtu se për momentin 75% janë kundër.

Dhe precedentët tregojnë se në raste si këto, francezët janë shfaqur të gatshëm të ndërtojnë një koalicion anti- Front në emër të “votës së dobishme” (Chirac u mbështet nga socialistët në vitin 2002 në balotazh me babanë e Le Pen).

Tre muaj të nxehtë

S’ka dyshim që Brukseli nuk mund të bëjë sikur s’ka ndodhur asgjë, nuk mund të presë 7 majin për të përgatitur kundërsulmin e mundshëm. Sepse, në të njëjtën kohë me fushatën zgjedhore franceze, axhenda e “12 yjeve” përfshin një seri çështjesh kyçe.

Në këto 90 ditë, BE-ja do të duhet të fillojë procedurat e divorcit me Britaninë, e cila nga ana e saj do të njoftojë zyrtarisht synimin për të dalë nga Unioni brenda muajit mars. Qëndrimi i rezervuar i Londrës do të jetë një mesazh për kryeqytetet e tjera që përpiqen të largohen.

Por nuk mbaron këtu. Në më pak se dy muaj, më 25 mars, Roma do të presë samitin që do të ketë detyrën e ridizenjimit të Europës së ardhshme.

Por çfarë të ardhme mund të ketë një Europë që pas Britanisë së Madhe do të braktisej edhe nga Franca, një nga shtetet themeluese?

Parisi nuk është Londra

Mendimi dominues në Bruksel është se “Frexit” nuk është e njëjta gjë me “Brexit”.

Thjesht për faktin se, sot rolet e Francës dhe Britanisë së Madhe në BE janë shumë ndryshe mes tyre. Parisi është një nga shtyllat e Unionit dhe në disa raste, edhe lokomotiva.

Ndërsa Londra gjithmonë është përpjekur dhe ka marrë një trajtim nderi. Për shembull është jashtë euros dhe zonës Shengen. Kjo tregon që sot ekziston një Europë me dy shpejtësi (ose Europë me gjeometri të ndryshueshme), drejtim mbi të cilin Angela Merkel ka ftuar kolegët e saj të insistojnë para samitit të Romës.

Rrathët koncentrik dhe “të padobishmit”

Ai samit do të shërbejë për të reflektuar mbi faktin se është më mirë të përshkruhet rruga që të çon në më shumë unione europiane dhe të mos kërkohet me çdo kusht një union i rreptë dhe i paarritshëm, domosdoshmërisht i fortë dhe solid në çdo politikë.

Thjesht sepse jo të gjitha vendet kanë të njëjtat ndjeshmëri dhe nevoja, dhe për këtë arsye një bllokim i vogël mund të paralizojë të gjithë Unionin, – shkruan Dita.

Kjo është arsyeja pse Paul Magnette, udhëheqës i rajonit të Ëallonia-s, i vënë në qendër të medieve vjeshtën e shkuar për mbajtjen në kontroll të “Ceta-s” (marrëveshjen e tregtisë BE – Kanada), dha një zgjidhje radikale:

Për të mirën e Evropës, socialisti belg uroi që edhe shtete të tjera të marrin rrugën e Britanisë së Madhe.

Ai përmendi Poloninë, Hungarinë, Rumaninë dhe Bullgarinë, vende që disa qeveri i konsiderojnë ende si “të padobishme”. Por ai gjithashtu foli për Danimarkën dhe Suedinë, me të cilat mund të qëndrojë i lidhur vetëm përmes një marrëveshjeje më pak të rreptë tregtare.

Fleksibilitet dhe dinamizëm

Ideja e kancelares, të cilën edhe Italia e ka mbështetur gjatë, është padyshim më pak drastike dhe ofron një Europë të dizenjuar në rrathë koncentrikë, me shkallë të ndryshme integrimi.

Më fleksible dhe për këtë arsye më dinamike. Kjo është receta për t’iu përgjigjur Brexit dhe për të shmangur një rezultat të ngjashëm në qoftë se edhe francezët, në rast të një fitoreje të bujshme të Le Pen, do të vendosnin fatin e tyre europian me një referendum.La Stampa/Dita
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Politikë ndërkombëtare”