"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

U prehsh në paqe Turqi, 1921-2017

Në këtë forum mund të diskutoni mbi politikën ndërkombëtare, atë të vendit ku ju jetoni, lidhja e saj me politikën shqiptare.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

U prehsh në paqe Turqi, 1921-2017

#1

Post by Adriana » Fri Apr 21, 2017 10:21 am

Menjëherë pas përfundimit të referendumit në Turqi, dhe daljes së rezultateve që lajmërojnë fitoren e “Pro”-ve me rezultat të ngushtë, revista amerikane e gjeopolitikës, Foreign Policy, më 16/04/2017 ka dalë me një analizë të Steven A. Cook, RIP Turkey 1921-2017 sipas të cilit, pas këtij referendumi, Turqia që krijoi Qemal Ataturku, ka marrë fund një herë e mirë.

Republika Turke ka qenë gjithmonë me të meta, por ajo gjithmonë ka mbartur aspiratën që, do të bëhej një demokraci.
Turqia e re e Erdoganit e mbyll njëherë e mirë atë mundësi.

Cook shkruan se kur Mustafa Qemal Ataturku e krijoi një shekull më parë, “shteti i ri i quajtur Turqi, shumë ndryshe nga Perandoria Otomane, ishte strukturuar përgjatë linjave moderne. Do të administrohej prej degëve ekzekutive dhe legjislative, si dhe nga Këshilli i Ministrave, i përbërë prej përfaqësuesve të zgjedhur të parlamentit. Ai që dikur kish qenë autoritet i Sulltanit, tashmë ishte vënë në duar të ligjvënësve, që përfaqësonin sovranitetin e popullit”.

Në referendumin e djeshëm, e kuptojnë apo jo, kur turqit votuan “Po”, ata po regjistronin kundërvënien e tyre ndaj versionit të modernitetit, që Ataturku përfytyronte dhe përfaqësonte. Edhe pse opozita kërkon numërim në një pjesë të madhe të kutive të votimit, publiku turk duket se i ka dhënë Erdoganit dhe partisë së tij, AKP, lejë për të riorganizuar shtetin turk, dhe në ndërkohë, të rrafshojnë vlerat mbi të cilat ai u ngrit.

Sipas FP, kjo situatë pritet që ta destabilizojë politikën turke, edhe për shkak se kampi i atyre që votuan kundër do të vazhdojë të bëjë rezistencë, dhe kjo gjë do të shkaktojë vazhdimin e spastrimeve që kanë nisur, qysh me grushtin e dështuar të shtetit vitin e kaluar.

Ambicia e Erdoganit ka ndihmuar për ta çuar Turqinë në këtë pikë. Por ndryshe nga karikatura e një njeriu që kërkon pushtet për hir të pushtetit, presidenti turk në fakt ka një vizion për transformimin e Turqisë në një vend që është më i begatë, më i fuqishëm, dhe më shumë mysliman, që do të thotë se vlerat konservatore dhe fetare do i japin formë sjelljes dhe pritshmërive të turqve, teksa bëjnë përpara në jetë.

Problemi është se Erdogani është i bindur se ai është i vetmi me aftësitë politike, bindjen morale, dhe lartësinë për të kryer këtë gjë. Si pasojë, ai ka nevojë që të komandojë shtetin dhe arenën politike, në mënyra që presidentët turq, të cilët supozohet të jenë mbi palët, dhe me kompetenca të kufizuara, nuk e kanë bërë asnjëherë.



Erdogani është një autoritar, si ata që gjenden në të gjithë botën. Por ai është i frymëzuar edhe nga historia osmane, dhe ka aspekte të sundimit të tij që i bëjnë jehonë pikërisht asaj. Teksa presidenti turk mbështetet në një grup gjithnjë e më të vogël këshilltarësh, duke përfshirë anëtarët e familjes së tij, Pallati i tij i Bardhë – pallati presidencial në Ankara, ndërtuar në tokën dikur në pronësi të Ataturkut – i ngjan, jo thjesht në madhështi, pallateve të sulltanëve osmanë. Megjithatë, përpjekja e tij për të siguruar presidencën ekzekutive shkon shumë më thellë se kjo. Erdogani do të shembë republikën, për shkak se ai dhe njerëzit që ai përfaqëson, kanë vuajtur në duart e atyre që kanë udhëhequr dhe e kanë mbrojtur atë. Do të ishte jopraktike dhe e pamundur për të ri-krijuar strukturat drejtuese të shtetit osman, por në imagjinatën turko-islamike, epoka e osmanëve nuk ishte vetëm apoteozë e kulturës dhe pushtetit turk, por një epokë tolerance dhe progresive.

Republika turke padyshim ka një histori të komplikuar. Ajo është një arritje e madhe. Në hapësirën e gati një shekulli, një shoqëri kryesisht agrare që ishte shkatërruar nga lufta, u transformua në një shoqëri të begatë, që ushtronte ndikimin e saj në rajon dhe përtej. Në të njëjtën kohë, historia moderne e Turqisë ka qenë edhe jodemokratike, represive, dhe nganjëherë e dhunshme. Kështu që, ka kuptim politik për Erdoganin, që të kërkojë transformimin e Turqisë duke fuqizuar presidencën dhe duke eleminuar një herë mundësinë që, njerëz si ai, të jenë ndonjëherë viktima të republikës.

Në fund të ditës, Erdogani thjesht po zëvendëson një formë autoritarizmi me një tjetër. Ligji i Organizimit Themelor i vitit 1921 dhe Republika që e pasoi ishin shprehje të modernitetit.

Republika Turke ka qenë gjithmonë me të meta, por ajo gjithmonë ka mbartur aspiratën që, do të bëhej një demokraci.

Turqia e re e Erdoganit e mbyll njëherë e mirë atë mundësi.

Përktheu bota.al /TO/
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Politikë ndërkombëtare”