"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Pangalos flet për Shqipërinë, Kosovën dhe Aleksandrin e Madh

Në këtë forum mund të diskutoni mbi politikën ndërkombëtare, atë të vendit ku ju jetoni, lidhja e saj me politikën shqiptare.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Pangalos flet për Shqipërinë, Kosovën dhe Aleksandrin e Madh

#1

Post by Adriana » Wed May 10, 2017 7:11 pm

VIDEO: Ish-Ministri i Jashtëm grek, Theodoros Pangallos në një intervistë të publikuar nga “Konica.al” (09/05/2017) flet për Shqipërinë, Kosovën, Aleksandrin e Madhdh, e sllavët...






Pangalos është i mendimit se mes Greqisë dhe Shqipërisë nuk ekziston asnjë çështje që mund të pengojë avancimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Ai i konsideron idetë për “Shqipërinë e Madhe” si të veçuara të një grupi të caktuar njerëzish, ndërsa vë theksin te lidhjet që janë krijuar mes dy kombeve me emigrimin e shqiptarëve drejt Greqisë.

Theodoros Pangalos kërkon gjithashtu njohjen e Kosovës nga Athina, pasi sipas tij është normale që ky shtet të udhëhiqet nga shqiptarët, ndërsa bën edhe një paralele interesante historike për Aleksandrin e Madh.

“Se përndryshe ç’kuptim ka të shmangesh nga njohja e Kosovës? Diçka për punën e njohjes së Kosovës: Kosova ka 80% shqiptarë dhe 20% serbë! Është e natyrshme që nuk mund të qeverisin serbët!!! Do të qeverisin shqiptarët! Ky është vullneti i popullit dhe na pëlqen apo jo neve, nuk ka asnjë rëndësi. Nga ana tjetër shqiptarët e kanë zgjidhur këtë çështje dhe me anëtarësimin në NATO. Prandaj dhe ne duhet të bëjmë njohjen e Kosovës, ashtu siç është dhe paralelisht të të merremi vesh me shqiptarët për të gjithë çështjet e tjera sepse kjo vërtet që është një teme madhore.

Dhe në qoftë se ecim në këtë drejtim dhe sllavofolësit e Republikës së Shkupit do të kuptojnë që nuk është e drejtë të merren me punë emrash si Aleksandri i Madh apo Bucefail.

Dhe në qoftë se i referohemi asaj historie, me shumë mundësi flasim për një kohë në të cilën nuk ekzistonin as grekë, as shqiptarë dhe aq më pak sllavë dhe gjithë ky muhabet është pa kuptim!

Dhe nëse dikush mund të ketë pretendime për prejardhjen e Aleksandrit të Madh, këta janë shqiptarët sepse e ëma, Olimpia ishte ilire! Prej andej i njihte dhe ilaçet e helmet.

Dhe kur Filipi bëri fëmijë me një vajzë të re dhe kërcënonte kësisoj trashëgiminë e Aleksandrit, Olimpia e hoqi qafe të shoqin”, thotë Pangalos.

Sa i përket marrëdhënieve me Serbinë, ish-ministri i Jashtëm grek e konsideron mit lidhjen vëllazërore greko-serbe, por thekson se lidhjet më të afërta grekët i kanë me shqiptarët. /TO/

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Politikë ndërkombëtare”