"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Borissov kërkon të drejtat e minoritetit kombëtar bullgar në Shqipëri

Në këtë forum mund të diskutoni mbi politikën ndërkombëtare, atë të vendit ku ju jetoni, lidhja e saj me politikën shqiptare.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Borissov kërkon të drejtat e minoritetit kombëtar bullgar në Shqipëri

#1

Post by Adriana » Fri Sep 29, 2017 9:05 pm

  Agjencia Bullgare e Lajmeve raporton sot se kryeministri i vendit, Boyko Borissov, ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, përmes të cilës ka kërkuar respektimin e të drejtave të minoritetit kombëtar bullgar në Shqipëri, sipas standardeve ligjore ndërkombëtare, shkruan Respublica.

“Biseda mori shtysë nga një ligj që synon mbrojtjen e të drejtave të pakicave që u hartua nga qeveria shqiptare. Borissov tha se ai priste që legjislacioni të përfshinte parashikimin për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit bullgar”, raporton agjencia shtetërore bullgare.

Sipas të njëjtit informacion, thuhet se: “Edi Rama siguroi kryeministrin bullgar se ligji është ende duke u përgatitur dhe u zotua se vendi i tij nuk do të shkelte interesat e minoritetit bullgar. Ai deklaroi se komunikimi me Bullgarinë do të vazhdonte dhe se interesat bullgare në Shqipëri do të mbroheshin”.

Ndërkohë në draftin e propozuar dhe që u paraqit në Komisionin përkatës Parlamentar nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati njihet ndonjë minoritet kombëtar bullgar në Shqipëri.

Çështja duket se nuk është kaq e thjeshtë. Agjencia njofton se ka lëvizje aktorësh politikë në Bullgari që kërkojnë të drejtat për bullgarët e Shqipërisë.

Madje citohet se një deputet bullgar, Anton Donchev, ka kërkuar në një seancë parlamentare që çështja e bullgarëve të Shqipërisë të bëhet çështje kryesore shtetërore dhe prioritet i presidencës bullgare të BE-së gjatë fillimit të vitit 2018.

Sipas këtij deputeti, numri i bullgarëve në Shqipëri arrin nga 50 000- 100 000.

Ndërkohë një tjetër agjenci bullgare, “Novinite” shkruan se për këtë temë ka edhe një angazhim nga Parlamenti Europian. Sipas saj, disa europarlamentarë po përgatisin një letër të posaçme për Parlamentin e Shqipërisë, përmes së cilës do t’i kërkojnë vendit tonë të njohë minoritetin kombëtar bullgar.

Në këtë letër do të vihet në dukje se për këtë çështje ka një raport të PE-së që kërkon të mbrohen të drejtat e bullgarëve etnikë në zonat e Prespës, Golo Bardo dhe Gorës./TO/  
-eek- 50.000 deri 100.000 bullgare ne Shqiperi??? -pis-
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Politikë ndërkombëtare”