Page 3 of 3

Re: Barsaleta dhe grimca humori

Posted: Mon Sep 17, 2012 7:12 pm
by Adriana
Nje dit gruja kishte pun dhe dergon burrin qe te merte femin ne cerdhe. shkon atje dhe i thot
- kam ardhur te mar femin.
- ke ke ti - e pyesin ?
shikonte brenda po nuk po e dallonte dot ngaqe kishte shum femij
- o shoqe, i thot, po vjen gruja qe sjelll femin, un hera e pare qe vi, po ti me jep nje femij se ta sjell prap neser
-hahaha-

Re: Barsaleta dhe grimca humori

Posted: Wed Oct 10, 2012 8:13 pm
by Adriana
Mesuesja,nxenesit: ma zgjedho foljen "ec"
Nxenesi: (ngadal) une eci,ti ecen...
Mesuesja: Me shpejt se s'kemi koh,
Nxenesi: une vrapoj, ti vrapon...


-haha- -haha-

Re: Barsaleta dhe grimca humori

Posted: Mon Dec 17, 2012 10:02 pm
by CERMENIKASI
Në nji katund në bjeshkë.
Në shkollë.Asht orari i matematikës.
Mësuesi:Janë 5 dele në nji vend të rrethuem,kërcen njana mbi gardh dhe ikën sa mbeten?.....
I drejtohet nji nxanësi dhe i thotë:Ti Adem ngrehu dhe përgjigju.
Ademi:Asnji dele nuk mbetet zotni mësues!
Mësuesi:S'marrke vesht gja nga matematika ti
Ademi:Unë ndoshta s'marr vesht nga matematika por ti zotni mësues s'marrke vesht gja për delet sepse si të ikin njana dhe të tjerat do shkojnë mbas asaj që iku pra aty s'mbetet asnja! -haha-

Re: Barsaleta dhe grimca humori

Posted: Sun Dec 01, 2013 6:45 pm
by Sally
:shock:

Nje grua vjedh ne nje supermarket nje kavanoz me komposto pjeshke dhe kapet nga roja i smarketit .

Del perpara gjykates dhe gjykatsi e pyet :
- sa pjeshke kishte kavanozi ?
- 6 thot gruja.
- Atehere per cdo pjeshke do rrish nga nje muaj burg.

Nderkohe nga salla degjohet zeri i te shoqit :
-Z gjykates ka vjedhur dhe nje kavanoz me bizele


Re: Barsaleta dhe grimca humori

Posted: Fri Dec 19, 2014 5:20 pm
by Adriana
-burre e grua u zemruan me njeri tjetrin e nuk flisnin
-te nesermen burri kishte nje mbledhje me rendesi e i duhej qe ta zgjonte gruaja ne oren 5:00
mirepo per mos te thyer a pari heshtjen shkruajti nje leter dhe ja la mbi komedine:
-te lutem ''me zgjo ne oren 5:00''
-ngrihet burri te nesermen dhe shiko kishte vajtur ora 9:00 dhe kishte humbur mbledhjen
ngrihet per te pare nese ishte ngritur e shoqja dhe shiko ne komedine nje cope leter ku shkruhej:
-''Zgjohu ora eshte 5:00''

Re: Barsaleta dhe grimca humori

Posted: Thu Mar 19, 2015 10:50 am
by Adriana
Ishin dy police te qarkullimit.
Dhe aty afer tyre afrohet nje i huaj me makinen e tij dhe i pyet policet ne gjuhen angleze.
- A mund te me ndihmoni ku ndodhet kjo adrese?
Policet nuk po e kuptonin.
Me pas i huaji flet per te njejten gje por ne gjuhe te tjera Italisht dhe Frengjisht. Po perseri policet nuk e kuptonin.
I huaji i merzitur i hypen makines dhe largohet.
Njeri nga policet i thote tjetrit.
- A e di qe eshte mire qe te dime nga nje gjuhe te huaj!
- Po pse? - e pyet tjetri.
- Po ja mund qe te na hyje ne pune ndonjehere.
- Ia kthen tjetri.
- Po pse ai qe dinte tre gjuhe te huaja mos i hyri ne pune ndonjera?