"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Humor nga greva e urise.

Ky është vendi ku ju mund të sillni pjeseza humori, shqiptare apo të huaj, si dhe krijimin tuaj të humorit.

Moderator: Adriana

RapsoD
Regular Member
Regular Member
Posts: 60
Joined: Fri Jun 26, 2009 11:03 pm
Gender: Male

Humor nga greva e urise.

#1

Post by RapsoD » Tue May 18, 2010 12:57 pm

Pas shkëmbimit të nishaneve, Bizhga s’përballon dot “sëmundjen e dytë” të Besnik Barajt, Balla tmerrohet nga ulërimat e shpeshta të Erion Veliajt

Kronika e grevës së urisë, vëzhguar sipas standardeve alla “Big Brother” (17)

Të ngujuarve “të mbetur” në çadrën e pretenduar të grevës së urisë, që prej ditës së djeshme, ka filluar t’ju rezervohet një përcjellje madhështore për në spital. Kjo “gjetje” mundësohej dje, falë një regjie “të përsosur” edhe me pjesëmarrjen e disa televizioneve dhe transmetimin e tyre “live”.
Ajo që shënoi kulmin dje, kur televizionet u dyndën para çadrës rreth orës 20.00, sepse ishin njoftuar se “do të sëmuren nja dy grevistë”, ishte kulmi i ditës së djeshme. Pas këtij njoftimi, vetëm një djalë nga Kashari i Tiranës, pati fatin e madh, që si rrallë ndonjëherë, të përcillej për në spital, mes duartrokitjesh të ngrohta e të forta, nën fokusimin edhe të kamerave të televizioneve.
Ndërsa ora rreth 20.00-ës së mbrëmshme ishte kulmi i suksesit të televizioneve, përgjatë gjithë ditës, para dhe pas kësaj ore, përcjellja e merituar, nuk ju ka munguar as grevistëve të tjerë.
Në këtë përcjellje, për në spital, ku të gjithë, brenda dhe jashtë çadrës, nuk e përmbanin dot gëzimin dhe harenë dhe brohorisnin “me fuqinë e shpirtit”, vetëm një person ishte i pikëlluar... Ai ishte Gazmir Bizhga, deputeti i Durrësit.
I drobitur dhe i tronditur, pas dërgimit për herë të dytë për në spital të deputetit të Tiranës Besnik Baraj, Gazmir Bizhga, ishte katandisur dje, sikur vërtetë kishte 17 ditë pa ngrënë. Pas largimit me duartrokitje të Bensik Barajt, ai nuk foli me njeri, të paktën deri në orët e vona të mbrëmjes së kaluar.
Shkaku, sikurse u mësua më vonë, lidhej me faktin se ai, Gazmir Bizhga sapo kishte “shkëmbyer nishanet” me Besnik Barajn. Dhe duke mos e pritur se Besniku pas kësaj do të bëhej për në spital, atij i doli vetja nga qejfi.
Çunat e Durrësit, të ngujuarit Afrimi dhe Gentiani, të cilët i rrinin afër deputetit të tyre, dëgjonin nëpërmjet të folurës “nëpër dhëmbë” të Gazmir Bizhgës, i cili thoshte... “po pse, pse ai të bëhet për në spital për herë të dytë dhe unë qëndroj ende në këmbë. Pse kjo botë është e kaq e padrejtë. Bensiku në shtratin e spitalit dhe unë këtu. Pse nuk më tregoi, t’ia kisha marrë unë ‘të keqen’, fundi i fundit edhe unë kam nevojë për disa ditë pushime në spital”, fliste me vete Gazmir Bizhga...
* * *
Tallja e përditshme e “leaderave” që hipin në podiumin para çadrës së pretenduar të grevës së urisë, ia la dje radhën vetë Edi Ramës, të shkonte edhe më tej, fantazinë tallëse të të tjerëve.
Ndërsa, Edi Rama kishte hipur dje në podium dhe për kohën që fliste e fliste, por nuk thoshte asgjë, nuk dëgjohej nga askush, befas, interesimi i bë i madh, kur ai artikuloi se, “janë deri në çastin që po flasim 2173 qytetarë dhe qytetare të regjistruar për të hyrë në grevën e urisë dhe për të mos e ndalur këtë grevë”.
I pari, që reagoi nën efektet e një histerizmi të paparë, ishte Erion Veliaj.
Sapo atij “i kapi veshi”, këtë frazë të artikuluar nga Edi Rama, bërtiti menjëherë papritur, aq sa Taulant Balla, i cili deri atëherë po ankohej nga kapsllëku dhe sapo kishte hapur bythën (jo kutinë), për një kontroll mjekësor, u çlirua menjëherë dhe të përgëtat i morën tatëpjetë shalëve.
Pas këtij çasti të parë, por edhe të pakuptimtë për këtë ulërimë të Erion Veliajt, u mësua shumë shpejt, se ai e kishte inatin, me Edi Ramën...
“Po ky, ç’më flet për 2173 ‘vullnetarë’ që po zihen për të hyrë në grevë urie. Të gjej njërin të paktën, sa për të më zëvendësuar mua. Punë e madhe edhe po nuk e ka emrin Erion, mjafton t’ia quajnë mamanë Shqiponja..., që edhe unë të shkoj te mamaja ime, që po më laget në shi, aty jashtë te lulishtja e ‘West’-it të Fidelit”, ankohej Erion Veliaj, duke ia këputur shpirtin Oltës, e cila dikur e kishte pasur edhe “udhëheqës” atë.
E ndërsa në këtë situatë, Olta nxitoi dhe kapi një palë, si punë “underwear”-esh dhe po i fshinte lotët Erionit, nga ana tjetër Shegushe Ligori, për inat të Olta Xhaçkës, nxitoi në drejtimin tjetër, rrëmbeu edhe ajo kovën e mbushur me ujin e shiut, nën ullukun e çadrës dhe pastroi vendin që kishte ndotur Taulant Balla, me jashtëqitjet e qitura nga frika, pas bërtitjes së Erion Veliajt...
* * *
Ulet ndjeshëm numri i të papunëve në këto 17-18 ditë, që socialistët pretendojnë se po zhvillojnë një grevë urie.
Merita për këtë, është vetëm e Edi Ramës, i cili ia ka arritur që të fusë në listën e të punësuarve, të gjithë personat, anëtarë apo jo të PS-së, të cilët duken pranë çadrës së grevës së urisë, por edhe ata që marrin pjesë në tubimin e përditshëm të orës 18.00.
Në këtë listë të punësuarish, sigurisht nuk mund të harrohen as 180 grevistët, jo deputetët, përfshi edhe Erion Veliajn dhe Elsa Lilën.
Para hyrjes në çadrën e grevës së urisë, Erion Veliaj, i njohur për abuzimet e tij financiare dhe me “hoby”-në për të mos derdhur asnjë detyrim në shtet për të ardhurat që siguronte në kohën e drejtimit të “Mjaft”-it, ka hapur fjalë, që në çadër ka hyrë “vullnetarisht”, e thënë ndryshe pa pagesë, me qëllimin e vetëm që sërish të shmangë derdhjen në arkën e shtetit e tatimit mbi të ardhurat, për ditët e qëndrimit në çadrën e ngujimit.
Në qoftë se ndokush, ka kureshtjen dhe do të dijë ndonjë gjë më shumë, se nga sigurohen burimet financiare, me të cilat Edi Rama paguan të punësuarit e profesionit më të ri, atij të grevistët, është e tepërt të thuhet nga biznesmenët e tij deputetët.
Ndërkohë, që një burim të ardhurash të konsiderueshme, prej disa ditësh është edhe biznesi më i ri që ka gjetur terren, në segmentin e bulevardit, nga ura deri te çadra, segment që është shndërruar në një parking me pagesë për autoveturat.
Burime nga turmat para dy kullave, bëjnë ët ditur se këtë parking e menaxhon Fidel Ylli, meqenëse siç shprehet ai (Fidel Ylli), parkingu gjendet para lokalit të tij.
Ndërsa Fideli menaxhon parkingun, të ardhurat shkojnë në arkën që menaxhon vetë Edi Rama, për llogari të kushteve më të mira dhe një ushqimi edhe më cilësor për të ngujuarit, që pretendojnë se po zhvillojnë një grevë urie.



Fakti 1/Policia bashkiake, rrethon dhe ruan vendin, që të mos arratisen “grevistët”

Precedenti ia arratisjes së grevistëve që ndodhen në një çadër ku pretendohet se zhvillohet një grevë urie, ka bërë që vetë Edi Rama, të marrë masa të rrepta për të mbyllur “klonin”.
Prej disa ditësh, saktësisht që prej fundjavës së shkuar, efektivë të policisë bashkiake kanë rrethuar çadrën dhe nuk lejojnë asnjë prej të ngujuarve të arratisen.
Ndërsa puna e tyre, është më e lehtë gjatë ditës, meqenëse edhe sytë vëzhgues janë edhe më të shumtë, çdo gjë vështirësohet natën, ndaj edhe në këtë punë të vështirë, ata, policët bashkiakë, ndihmohen nga policë privatë, të kontraktuar nga bashkia e Tiranës, për këto ditë të vështira.
Që pas “implementimit” të këtij shërbimi të ri, mësohet se ka rënë disi vrulli i tentativave për arratisje, nga ana e të ngujuarve të çadrës së pretenduar të grevës së urisë.



Fakti 2/Sekserët dhe menaxherët e kampingut po pasurohen çdo orë

Përligjja e njësiteve të doktrinës totalitare kundër pushtetit dhe rendit demokratik të Shqipërisë, ka në prapaskenë arsye të forta duke nisur nga merkatoja e Edvinit duke kryer blerjen e disa elementëve të pakushtueshëm, të cilët mund t’i përdorë më shumë se një herë, në shërbim të kauzës anti ligjore.
Dalja në skenën e teatrit ambulant në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e disa figurave dhe elementëve që s’kanë kurrfarë lidhje me kërkesat dhe pretendimet e palës opozitare, e bën gjithnjë e me të fortë këtë fakt, se ndërtimi i këtij ‘koalicioni’ sigurisht që ka pasur kosto të rënda financiare për kryesocialistin. Vënia në krye të radhës e disa ish të djathtëve si Preç Zogaj, Spartak Ngjela apo Nard Ndoka, të cilët deri dje bënë politikë kundër të majtës dhe trashëgimisë së saj totalitare, sot janë partizanët e parë që kanë ngritur ‘armët’ kundër simbolit të pluralizmit, kundër të rinjve dhe të rejave që 19 vjet më parë do të bëheshin martirët e demokracisë për lirinë dhe të drejtat e njeriut të Shqipëri. Hisja e turpshme e Ngjelës, Zogajt dhe Ndokës që po demonstrohet përmes atij teatri ambulant apo edhe nëpër studiot televizive të vënë në shërbim të Edvin Ramës, është thjesht vijimi i shit-blerjes së kamikazëve që do kenë radhën të hedhin ‘bombën’ kundër sistemit qeverisës dhe rendit demokratik, për dy lek të pista, por që po u shërbejnë për shëndoshjen e llogarive të tyre personale.
Në këtë kuadër, mbajtja gjallë e protestave dhe përshtjellimi i zërit të turpit me përfaqësues sekserët dhe menaxherët që po mbajnë dita-ditës në këmbë një ngrehinë-kauzë të shembur të Edvinit, janë shembulli më i keq i keqpërdorimit ideologjik i disa kavjeve pa nam dhe pa nishan.
Çburrërimi i Spartakut, Nardit apo edhe Preçit prej shembullit më të zakonshëm të dhunës, Edvinit, nuk ka asgjë të re, pasi ky i fundit njihet rëndom për një adekuat të tillë të përvetësuar. Shenjat e kolapsit të kauzës boshe të socialistëve, sigurisht që nuk mund ta shpetojnë shumat e majme të paguara për folës-personazhet e teatrit ambulant, pasi të tre ata, apo më saktë edhe të tjerë pas tyre, janë thjesht figura që s’përfaqësojnë as personalitetin e tyre, e jo më të kenë impakt në logjikën dhe arsyen e qytetarëve të thjeshjtë. Ajo që s’kapërdihet dhe njëherazi që përbën gangrenën më të turpshme nga e gjithë kjo, është fakti i çburrërimit të burrave vetëm për 2 lekë.


Fakti 3/Tani kampistët s’hanë më fshehurazi, sepse turpi duhet kapërdirë me bukë

Prej 17 ditësh me radhë, çadristët e palo-grevës së urisë në kampingun e bulevardit qendror të kryeqytetit, më në fund u mësuan me një zakon shumë të thjeshtë dhe të lindur. Pas ditësh të tëra ushqyerje në fshehtësi, nëpër rrëzat e çadrës, hapësira këto të kontrolluara nga minjtë, kampistët e Edvinit s’po pyesin më për shenjën e turpit, teksa po ushqehen në ballë të njerëzve, duke u nepsosur atyre konsumimin e ushqimit të konservuar kush e di prej sa ditësh. Trastat e ushqimeve që hyjnë çdo ditë brenda çadrave të mbyllura, tani janë shtuar gjithnjë e më shumë, duke legalizuar një korsi përmes kampingut vetëm për transportin dhe shpërndarjen e ushqimit të ndenjur.
Pas shkrimesh të tëra të gazetës “55”, se greva nuk është transparente dhe as nuk ekziston institucioni i grevës, përsa kohë trastat e ushqimeve kishin krijuar korridoret në çdo çadër të kampit. E megjithatë, ankthi i grevistëve nuk mbaron me kaq. Përfundimi i Besnik Bares dhe Ermonela Felajt në spital ka rikthyer tmerrin në radhët e partizanëve të grevës. Atyre u është ngulitur gjithnjë e më shumë në mendje se njëri nga ata do dalë një ditë pa ndjenja nga greva, pas ditëve të tëra ngujimi dhe duke konsumuar ushqim të konservuar, çka rrit në shkallë alarmante jo vetëm diarrenë, me të cilën grevistët kanë bashkëjetuar këtu e 17 ditë me radhë, por helmimin e gjakut, duke sjellë kështu flijimin e ndonjërit prej tyre.

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Humor nga greva e urise.

#2

Post by alfeko sukaraku » Tue May 18, 2010 8:08 pm

-haha-

bravo homero :P
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

RapsoD
Regular Member
Regular Member
Posts: 60
Joined: Fri Jun 26, 2009 11:03 pm
Gender: Male

Re: Humor nga greva e urise.

#3

Post by RapsoD » Tue May 18, 2010 8:31 pm

E ARDHMJA E SHQIPERISE-foto nga protestuesit socialiste{mare prej Balkanweb.com}

Image

Image

Me keta protestues kaq evropiane e kemi te sigurte Evropen . Rrofte partia nga fitore ne fitore.

RapsoD
Regular Member
Regular Member
Posts: 60
Joined: Fri Jun 26, 2009 11:03 pm
Gender: Male

Re: Humor nga greva e urise.

#4

Post by RapsoD » Tue May 18, 2010 8:37 pm

Ajka e Evropes dhe lulja e rinise shqiptare ne mes te opozites qe do e coj Shqiperine nga fitorja ne fitorje.

Image
Image
Image
Last edited by RapsoD on Tue May 18, 2010 8:41 pm, edited 1 time in total.

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Humor nga greva e urise.

#5

Post by alfeko sukaraku » Tue May 18, 2010 8:38 pm

homero

thuaj mallakastriotit te flasin pak per propoganden sllave kundra shqiptarve...reklamojn ca foto te deformuara per te kaluar ide se ne jemi rrace e peshtire....po imiton mjaft mire serbet -haha-

ika ika se qenka nxehur komandanti i brigades se pare sulmuese edhe ka nxjerre sopaten e do na presin kokat -haha-

komandanto..keto fotot me duken si pak te deformuara a derman..sikur jan gjyer pak me bloze me duket mua :shock:

apo me lan syte tani ne pleqeri :geek:
Last edited by alfeko sukaraku on Tue May 18, 2010 8:45 pm, edited 1 time in total.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

RapsoD
Regular Member
Regular Member
Posts: 60
Joined: Fri Jun 26, 2009 11:03 pm
Gender: Male

Re: Humor nga greva e urise.

#6

Post by RapsoD » Tue May 18, 2010 8:45 pm

alfeko sukaraku wrote:homero

thuaj mallakastriotit te flasin pak per propoganden sllave kundra shqiptarve...reklamojn ca foto te deformuara per te kaluar ide se ne jemi rrace e peshtire....po imiton mjaft mire serbet.
Alfkomunisti une po sjell vetem foto nga mitingu qe i gjeta ne median e <pavarur> , balkanweb
Kenaqu dhe shijo ardhmerine tone
Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3793
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Humor nga greva e urise.

#7

Post by Arbëri » Tue May 18, 2010 8:46 pm

alfeko sukaraku wrote:homero

thuaj mallakastriotit te flasin pak per propoganden sllave kundra shqiptarve...reklamojn ca foto te deformuara per te kaluar ide se ne jemi rrace e peshtire....po imiton mjaft mire serbet.
Vërtet me këto TV dhe shtype jemi bërë sikurse sllavët .
Këto tradita me foto (nuk po te them ty RapsoD) dhe shpifje një aneshe nga dy palet , janë tradita sllave që i shofim për dite ..
Për TV sllav të Shkupit drejtori i fondacionit Gjerman Frenher thotë që '' Shqipëria po shkon drejt luftës qytetare'' .
http://a1.com.mk/vesti/default.aspx?vestID=123282
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

RapsoD
Regular Member
Regular Member
Posts: 60
Joined: Fri Jun 26, 2009 11:03 pm
Gender: Male

Re: Humor nga greva e urise.

#8

Post by RapsoD » Tue May 18, 2010 8:48 pm

Kurse me kete foto pershendes aulonen si flamur te <dhjemokracise> socialiste ne forum

Image

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Humor nga greva e urise.

#9

Post by alfeko sukaraku » Tue May 18, 2010 8:48 pm

RapsoD wrote:
alfeko sukaraku wrote:homero

thuaj mallakastriotit te flasin pak per propoganden sllave kundra shqiptarve...reklamojn ca foto te deformuara per te kaluar ide se ne jemi rrace e peshtire....po imiton mjaft mire serbet.
Alfkomunisti une po sjell vetem foto nga mitingu qe i gjeta ne median e <pavarur> , balkanweb
Kenaqu dhe shijo ardhmerine tone
Image
ku e shikon te keqin ti o bamke sulovari?
nuk te pelqejn se jane shqiptar apo???
munde te jene edhe njerez te familjes sime ne ate foto qe ti a karagjozi qe e ka lare e ka gjyer me bloze, edhe une e di se familja ime nuk ka gjyren e blozes plako
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Humor nga greva e urise.

#10

Post by alfeko sukaraku » Tue May 18, 2010 8:52 pm

Arbëri wrote:
alfeko sukaraku wrote:homero

thuaj mallakastriotit te flasin pak per propoganden sllave kundra shqiptarve...reklamojn ca foto te deformuara per te kaluar ide se ne jemi rrace e peshtire....po imiton mjaft mire serbet.
Vërtet me këto TV dhe shtype jemi bërë sikurse sllavët .
Këto tradita me foto (nuk po te them ty RapsoD) dhe shpifje një aneshe nga dy palet , janë tradita sllave që i shofim për dite ..
Për TV sllav të Shkupit drejtori i fondacionit Gjerman Frenher thotë që '' Shqipëria po shkon drejt luftës qytetare'' .
http://a1.com.mk/vesti/default.aspx?vestID=123282
pikerisht mik, por vrej pak qellimin rracist e dashakeqes antishqiptare...shfaqen paralelisht disa mulater qe fundi i fundit shqiptare jane...vecse fotoja mbane ere te rendomet propogande rraciste anti shqiptare..te mos them se mulatet jane montazh si montazhet serbe qe i shohim shpesh kur duan te disinformojn evropen per rracen tone.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

RapsoD
Regular Member
Regular Member
Posts: 60
Joined: Fri Jun 26, 2009 11:03 pm
Gender: Male

Re: Humor nga greva e urise.

#11

Post by RapsoD » Tue May 18, 2010 8:58 pm

alfeko sukaraku wrote:[

vecse fotoja mbane ere te rendomet propogande rraciste anti shqiptare..te mos them se mulatet jane montazh si montazhet serbe qe i shohim shpesh kur duan te disinformojn evropen per rracen tone.
Cfare montazh thua ti mo ato jane ne median tuaj

http://bw.balkanweb.com/fotoAlbum/index ... DFoto=1078

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Humor nga greva e urise.

#12

Post by Mallakastrioti » Tue May 18, 2010 9:09 pm

RapsoD wrote:
alfeko sukaraku wrote:[

vecse fotoja mbane ere te rendomet propogande rraciste anti shqiptare..te mos them se mulatet jane montazh si montazhet serbe qe i shohim shpesh kur duan te disinformojn evropen per rracen tone.
Cfare montazh thua ti mo ato jane ne median tuaj

http://bw.balkanweb.com/fotoAlbum/index ... DFoto=1078

Shfaqen ne median "tone"?....po ti nga je ore?...nuk je shqiptar ti?...cfare kerkon ketu atehere?
Shko tek tema e te huajve e publikoj keto gjera!
Shpejt!
Image

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Humor nga greva e urise.

#13

Post by Arta » Wed May 19, 2010 5:38 pm

Mallakastrioti wrote:
RapsoD wrote:
alfeko sukaraku wrote:[

vecse fotoja mbane ere te rendomet propogande rraciste anti shqiptare..te mos them se mulatet jane montazh si montazhet serbe qe i shohim shpesh kur duan te disinformojn evropen per rracen tone.
Cfare montazh thua ti mo ato jane ne median tuaj

http://bw.balkanweb.com/fotoAlbum/index ... DFoto=1078

Shfaqen ne median "tone"?....po ti nga je ore?...nuk je shqiptar ti?...cfare kerkon ketu atehere?
Shko tek tema e te huajve e publikoj keto gjera!
Shpejt!


Ehhh mire o mire, ky edhe disa te tjere ka probleme te vene tek psikologu, nuk kane faj! Eshte per te ardhur keq! Nuk themi mos te behen shaka me keto gjera se kudo behen, por kur bejne keto krahasime vertet nuk di c'fare emri tu vesh! :?
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Humor nga greva e urise.

#14

Post by Arta » Wed May 19, 2010 5:42 pm

alfeko sukaraku wrote:
Arbëri wrote:
alfeko sukaraku wrote:homero

thuaj mallakastriotit te flasin pak per propoganden sllave kundra shqiptarve...reklamojn ca foto te deformuara per te kaluar ide se ne jemi rrace e peshtire....po imiton mjaft mire serbet.
Vërtet me këto TV dhe shtype jemi bërë sikurse sllavët .
Këto tradita me foto (nuk po te them ty RapsoD) dhe shpifje një aneshe nga dy palet , janë tradita sllave që i shofim për dite ..
Për TV sllav të Shkupit drejtori i fondacionit Gjerman Frenher thotë që '' Shqipëria po shkon drejt luftës qytetare'' .
http://a1.com.mk/vesti/default.aspx?vestID=123282
pikerisht mik, por vrej pak qellimin rracist e dashakeqes antishqiptare...shfaqen paralelisht disa mulater qe fundi i fundit shqiptare jane...vecse fotoja mbane ere te rendomet propogande rraciste anti shqiptare..te mos them se mulatet jane montazh si montazhet serbe qe i shohim shpesh kur duan te disinformojn evropen per rracen tone.

Nuk eshte vetem ky qe e ka kete problem, edhe disa te tjere po i ke vene re qe behen pastaj sikur te kepusin shpirtin!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Illyrian
Regular Member
Regular Member
Posts: 54
Joined: Sat Mar 13, 2010 4:31 pm
Gender: Male
Location: United Kingdom

Re: Humor nga greva e urise.

#15

Post by Illyrian » Wed May 19, 2010 6:58 pm

Arta wrote:Ehhh mire o mire, ky edhe disa te tjere ka probleme te vene tek psikologu, nuk kane faj! Eshte per te ardhur keq! Nuk themi mos te behen shaka me keto gjera se kudo behen, por kur bejne keto krahasime vertet nuk di c'fare emri tu vesh! :?
Arta, dergoje "Rapsodin" ndonje xhiro ketej nga une, (nenvizoi qe terapija eshte falas). -lol-
I was here when time began, I will be here when it ends!

Post Reply

Return to “Humor”