"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Kuriozitete te verteta

Këtu mund të sillni kuriozitete të ndryshme nga vendi dhe bota si dhe lojëra zbavitëse të thjeshta për tu argëtuar dhe provuar shkathtësinë.

Moderator: Adriana

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Kuriozitete te verteta

#1

Post by Sally » Fri Jul 24, 2009 6:03 pm

Nje gomar thirret si deshmitar ne sallen e gjyqit

Dëshmitari i parë në një sallë gjyqi në Dallas, Texas, ishte një gomar i vërtetë. Gomari hyri në sallën e gjyqit për të ndihmuar në zgjidhjen e një grindjeje mes dy fqinjëve. Gomari nuk tha asgjë për median, por vetëm tundi veshët dhe largoi mizat me bisht. “Thërrisni dëshmitarin e parë”, tha gjykatësi Steven Seide. Avokati u përgjigj duke thirrur kërriçin. Arsyeja e grindjes ishte se i zoti i gomarit e kishte vënë atë në oborrin e fqinjit dhe kjo vetëm për ta shqetësuar. Fqinji ankohej se gomari livadhiste për bar dhe pëlliste në cdo kohë pushim. Si përfundim, fqinjët e zgjidhën mosmarrëveshjen që kishin jashtë sallës së gjyqit.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuriozitete

#2

Post by Sally » Fri Jul 24, 2009 6:07 pm

Vajza dy vjecare shpeton jeten te emes

Nje vajze dy vjecare ne Bournemouth te Anglise i shpeton jeten mamase se saj duke marre ne telefon ambulancen.

Joanne Keeling ka me te vertete shume fat qe eshte mamaja e nje vajze dy vjecare shume te zgjuar.

Zonja Keeling u godit nga nje krize alergjike akute dhe ka qene pikerisht e bija dy vjecare qe ka ngritur telefonin, ka formuar numrin e urgjences dhe i ka njoftuar per gjendjen e mamase se saj duke i shpetuar jeten.

Lajmi qe eshte shperndare me shpejtesi ne te gjithe boten eshte konfirmuar edhe nga mjeket, te cilet thane se nese nuk do te ndodhte telefonata pasojat per zonjen Keeling do te ishin tragjike.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuriozitete

#3

Post by Sally » Fri Jul 24, 2009 6:09 pm

Femijet kalojne lumin me kabell per te shkuar ne shkolle


Fëmijët do të bënin gjithçka për të shkuar në shkollë. Ky është rasti më i përshtatshëm për ta vërtetuar këtë. Fëmijët e një fshati kinez kanë vite që arrijnë të shkojnë në shkollë duke kaluar lumin të varur në kabllot prej çeliku që lidhin njërën anë me tjetrën. Për fat të mirë shumë shpejt kjo eksperiencë rrëqethëse do të marrë fund, pasi do të ndërtohet një urë prej 35 mijë paundësh. Çdo ditë gati 500 fëmijë nga fshati Maji në qytetin Fugong, në provincën Yunnan, janë të detyruar të rrëshqasin 200 metra mbi përroin e vrullshëm. Fëmijët nën 5 vjeç shoqërohen nga prindërit, por nxënësja e kopshtit, A Qia, 4-vjeçare është mësuar që në moshën 2-vjeçare ta përshkojë vetë atë rrugë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuriozitete

#4

Post by Sally » Fri Jul 24, 2009 8:09 pm

Konsumon nje liter vajguri ne dite 17 vjecarja ne Indi


Zakonet e pazakonta të të ngrënit janë kthyer në objekt diskutimesh në gjithë vendin ku jeton. Banita Behera nga fshati Simulia, konsumon vajguri sikur të ishte ujë. Ajo kthen 500 ml vajguri në një vakt dhe një litër në ditë. Është vetëm 17-vjeç dhe pija e preferuar është sapuni i lëngshëm. “Nuk pi vajguri që të bëhem e famshme, por më pëlqen shija e këtyre gjërave. Më pëlqen më shumë që biskotat t’i shoqëroj me vajturi se sa çaj”, thotë Banita, studente në Soro. Prindërit e saj thonë se zhvilloi këtë anomali në të ngrënë 10 vite më parë. “E dalluam që konsumonte vajguri kur llambat dhe fenerët boshatiseshin”, thotë babai. Deri më sot nuk ka asnjë problem në shëndet.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuriozitete

#5

Post by Sally » Fri Jul 24, 2009 8:17 pm

Cifti hedh ne gjyq pasticerine per torten e dasmes

Pas një maratone që zgjati 10 vjet, një çift në Filipine nuk arritën të kompensoheshin nga pastiçeria që iu përgatiti tortën e dasmës. Edgardo dhe Stephanie Abenina pohuan se torta e dasmës me pesë kate dhe byrynxhyk portokalli, kishte një ngjyrë portokalli të zbehtë dhe përkulej anash. Ata thonë se turpi që kanë ndjerë në vitin 1997 u ka shkaktuar pagjumësi dhe ankth dhe kërkonin 545 paund kompensim. Gjykata e ka përjashtuar mundësinë e kompensimit, duke treguar fotot e dasmës ku torta duket mirë dhe ata të lumtur. Gjithsesi, kanë marrë 53 paund, vetëm koston e tortës, pasi ajo u gjykua se ishte e shijshme por e pahijshme në ngjyrën dhe formën e saj.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuriozitete

#6

Post by Sally » Tue Jul 28, 2009 3:21 am

Image

Eshte 16 vjec por duket vetem 2


Eshte 16 vjec por duket si nje 2 vjecare. Per amerikanen Brooke Greensberg koha kalon ne menyre krejt te vecante. Trupi nuk i zhvillohet ne menyre te njetrajteshme, por cdo pjese e trupit te vajzes-femije duket se zhvillohet ne menyre te pavarur nga te tjerat.
Brooke ka mbushur 16 vjec ne janar te 2009, peshon 7 kilogram dhe eshte vetem 75 centimetra e gjate. Sipas mjekeve shkencetare qe ndjekin zhvillimin e saj cdo dite struktura skeletore e saj eshte tipike per nje femije 10 vjecare. Kur eshte e lumtur nuk flet por buzeqesh dhe eshte ne gjendje te njohe personat qe i rrine prane gjate dites.
Ne shtate vitet e para te jetes se saj i eshte dashur te perballet me shume semundje duke dale gjithmone fitimtare, shtate raste me ulcer ne stomak dhe 14 dite ne koma si pasoje e nje tumori ne tru. Qe ne vitet e para te jetes i eshte nenshtruar nje terapie intensive me hormone te rritjes, terapi e cila nuk pati efekt as ne peshe dhe as ne strukturen trupore.Asnje doktor nuk guxon te jape nje mendim se sa mund te jetoje Brooke.

Per te kuptuar bllokimin e rritjes dhe te plakjes se saj shkencetaret kane marre kampione te ADN-se dhe qelizave te saj dhe po i studiojne me imtesi ato. Doktor Richard Walker, profesor ne fakultetin e Mjeksise ne Universitetin e Florides se Jugut eshte i bindur qe vajza eshte nje celes per shkencen. Rasti i saj mund te coje ne zbulimin e natyres se vdekshmerise njerezore dhe ne izolimin e geneve pergjegjese per plakjen, per te siguruar nje rini te perjeteshme.

Teoria e doktor Richard Walker mund te sjelle ndryshime ne zbulimet mjekesore dhe ne studimet e ADN-se dhe ne zbulimin e menyres per te "izoluar" genin e plakjes, por ajo mbart me vete nje numer te madh problemesh etike.


Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuriozitete

#7

Post by Sally » Tue Jul 28, 2009 3:24 am

Image

Vajza qe shkruan 14.000 SMS në muaj


15 vjeçarja Kate Moore nga shteti amerikan Iowa ka fituar në garën e shkrimit më të shpejt të porosive tekstuale në celular në të cilën së bashku me Kate kanë marrë pjesë edhe 20 “shkrues të shpejtë” të SMS-ve.
“Lejojani fëmijës tuaj të shkruar porosi gjatë darkës, lejojani që të shkruaj porosi në shkollë sepse kjo sigurisht shpaguhet”, ka deklaruar e lumtura Kate e cila së bashku me trofeun, ka marrë edhe shpërblimin prej 50.000 dollarëve amerikanë si dhe një telefon celular. Edhe pse telefonin e parë e ka marrë para tetë muajsh, Kate Moore ka shkruar deri në 14.000 porosi për muaj, dhe atë me shpejtësi aq të madhe sa që pa ndonjë problem i ka mundur 20 finalistët tjerë të kësaj gare. Kate Moore gjatë tetë muajve të fundit, pos obligimeve ditore, ka shkruar në mesatare 400 deri në 700 porosi çdo ditë. Pos kësaj, rregullisht ka shkuar në shkollë dhe pa problem e ka përfunduar me sukses.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuriozitete

#8

Post by Sally » Tue Jul 28, 2009 3:27 am

Image


Verona, mbaron shkollen e mesme 72 vjecarja


Asnjehere nuk eshte vone per te marre nje diplome. Kete thenie e verteton me se miri nje shembull ne Itali ku nje 72 vjecare eshte diplomuar per here te pare ne jeten e saj.
Ajo i ka perfunduar studimet e mesme ne institutin e San Florianos me nje mesatare pikesh 71/100. E moshuara quhet Giuseppina Adami, emri i se ciles eshte bere i njohur pas publikimit te lajmit nga gazeta lokale, “L’Arena”, eshte pergjigjur shkelqyeshem ne testimin me goje, duke mahnitur profesoret e pranishem ne juri. Por 72 vjecarja nuk njeh kufij, pasi ajo ka ndermend te vazhdoje edhe studimet e larta
.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuriozitete

#9

Post by Sally » Tue Jul 28, 2009 3:36 am

Image

111 femra brenda një minute ( puthje ne faqe )

ImageNjë gjerman ka vendosur nje rekord të ri në të puthurit e shpejtë. Të premten vonë para një diskoteke në Berlin ai ka puthur 111 femra brenda një minute.
Tridhjetëvjeçari Michael Basting i ka siguruar vetes hyrjen në Librin e rekordeve Guinness pasi i ka radhitur gratë në një trotuar dhe me shpejtësi u ka shpërndarë puthje në faqe. Bavarezi ka arritur të realizojë kohen prej gati dy puthjesh brenda sekondës, me të cilën gjë ka thyer rekordin e deritashëm nga Australia.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuriozitete

#10

Post by Sally » Tue Jul 28, 2009 3:39 am

U tha nxënësve se Babagjyshi nuk ekziston, pushohet mësuesja

Babagjyshi i Vitit të Ri, ai burri me pak bark dhe me mjekër të bardhë që shpërndan dhurat, mbi slitën që e tërheqin drerët eksiston. Dhe mjerë kush e vë në dyshim. Të mohosh ekzistencën e tij, në fakt në disa vende europiane mund të të kushtojë shtrenjtë, aq sa mund të humbasësh edhe vendin e punës.
Kjo i ka ndodhur një mësueseje në një shkollë fillore angleze. Gjatë një diskutimi me fëmijët, ajo u ka thënë atyre se dhuratat që i gjejnë poshtë pemës nuk janë sjellë nga babagjyshi, pasi ky personazh nuk ekziston. Nxënësit, të tronditur nga deklarata ua kanë thënë këtë prindërve të tyre. pas kësaj, kanë qenë prindërit që janë ankuar tek drejtoresha e shkollës. Mësuesja u thirr me urgjencë në drejtori dhe më pas iu komunikua vendimi për pushim nga puna. Ndërkohë që puna me fëmijët u zgjidh shpejt e shpejt. Një mësues tjetër u tha atyre që mësuesja e parë ishte gabuar, kurseprindërve iu shkrua një letër ndjese, firmmosur nga vetë drejtoresha e shkollës. Vetëm kështu, shumë fëmijë nisën të shkruanin letra e tyre me kërkesa drejtuar plakut të Vitit të Ri.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuriozitete

#11

Post by Sally » Tue Jul 28, 2009 3:48 am

SHBA, lind nje foshnje me 24 gishta

Lindja e femijes me 6 gishta ne cdo dore e kembe, shihet si ngjarje e rralle nga mjeket, por ne familjen e tij nje gje e tille kishte ndodhur edhe me pare.
Spitali ku lindi foshnja, njoftoi se gjate kontrolleve dhe as pas lindjes nuk ishte vene re anomalia e Kamani Hubbard. Ishte i ati qe vuri re se femija kishte nga nje gisht teper ne secilen dore e kembe. Polidaktilizmi eshte gjenetik dhe sipas te atit, shkak mund te jete edhe nje histori familjare. Disa pjesetare te familjes se tij kishin nga gjashte gishta, por te pazhvilluar plotesisht dhe vetem ne gjymtyret
e siperme.
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3193
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Kuriozitete

#12

Post by Adriana » Wed Jul 29, 2009 7:02 am

Femra me belin me te holl ne bote!




Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuriozitete

#13

Post by Sally » Sun Aug 02, 2009 1:17 am

Njerëzit me të kërkuar në botë


Ndër ta edhe Ratko Mladiç, për gjenocidin ndaj kosovarëve


Omar Hassan al-Bashir, presidenti i Sudanit

Krimet dhe statusi: I akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte (ICC) për tri akuza për gjenocid, pesë për krime kundër njerëzimit dhe dy për vrasje. Padia e tij tani është në pritje e sipër në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Shpërblim për kapje: Nuk ka.

Pse përndiqet nga bota: Padija e fundit e ICC-së është për presidentin e parë në botë, i cili akuzohet për gjenocid nga kjo gjykatë. Bashir, i cili mori pushtetin në një grusht shteti në vitin 1989, konsiderohet si fajtori kryesor për më shumë se 35000 vrasje të konfirmuara (dhe thuhet edhe 300000 të tjera) që ishte rezultat i një fushate të "spastrimit etnik" në Darfur nga ushtarët e qeverisë dhe militantët famëkeq, Arab Janjaweed. Shumica gjithashtu e fajësojnë Bashirin për vuajtjet e vazhdueshme të 2.5 milionë qytetarëve sudanezë të zhvendosur për shkak të konfliktit, të cilët janë torturuar dhe dhunuar nga militantët dhe qeveria nëpër kampet e refugjatëve. Bashiri nuk po pranon asgjë. Ai thotë se padia është pjesë e një "komploti historik" për të shpërbërë Sudanin në shtete të vogla, refuzon të njohë gjykatën dhe mohon çfarëdo keq bërje.


Joseph Kony, Udhëheqës i Ushtrisë Rebele të Rezistencës së Zotit (LRA) në Ugandë

Krimet dhe statusi: I paditur nga gjykatësit e ICC-së në korrik të vitit 2005 për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, thuhet se gjatë viteve të fundi Kony është fshehur afër kufirit të Sudanit jugor dhe Kongos.

Shpërblim për kapje: Nuk ka.

Pse përndiqet nga bota: Njëri nga djemtë kryesorë dhe më famëkeq të krimeve luftarake, Kony e ka udhëhequr LRA-në kundër qeverisë së Ugandës gjatë 20 viteve të kaluara, duke rekrutuar djem të rinj si luftëtarë për të udhëhequr kampanjën "e bazuar shpirtërisht" në dhunë, që përfshin prerjen e buzëve dhe gjymtyrëve të viktimës. Shumica e kasaphanës ka ndodhur në vendlindjen e Konit në Ugandën veriore, ku mendohet se është përgjegjës për vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve dhe për zhvendosjen e 2 milionë të tjerëve. Me shpresë se do t‘i japë fund mbretërimit të terrorit të LRA-së, presidenti i Ugandës, Yoweri Museveni, ofroi një amnisti të përgjithshme për Konyn dhe rebelët e tij në vitin 2006, vitin e njëjtë kur të dy palët u pajtuan për një armëpushim. Por me mandatin e ICC-së ende të vlefshëm, Kony dhe Uganda gjenden në një udhë pa dalje: Udhëheqësi refuzon të shpërbëjë ushtrinë e tij, derisa gjykata nuk i hedh akuzat. Dhe, në prill, Kony zhgënjeu shpresat për paqe, duke thënë se ka nevojë "për më shumë kohë për t‘u konsultuar me të vjetrit dhe të mendojë për akuzat". Me tërë dëmin që ka bërë, do t‘i duhet kohë e gjatë për t‘i menduar të gjitha.


Ratko Mladiç, Komandanti i Ushtrisë së Serbëve të Bosnjës gjatë Luftës në Bosnje

Krimet dhe Statusi: I kërkuar nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi (ICTY) që nga viti 1995 për 15 akuza krimi, duke përfshirë akuzat për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës.

Shpërblimi për kapje: 6 milionë euro (5 milionë nga SHBA-ja dhe

1 milion nga Serbia).

Pse përndiqet nga bota: I kthyer sërish në titujt kryesorë me arrestimin e fundit të Radovan Karaxhiçit, komandanti i Ushtrisë së Serbëve të Bosnjës kërkohet për një sërë mizorish të kryera gjatë luftës në Ballkan. Në krye të krimeve të tij është vrasja e afro 8,000 burrave dhe djemve myslimanë në vitin 1995, të kryera në Srebrenicë gjatë kampanjës së "spastrimit etnik" rajonal nga ana e ushtarëve serbë të Bosnjës. Ai gjithashtu kërkohet për bombardimin e Sarajevës po të njëjtin vit, për nënshtrimin e mijëra civilëve myslimanë boshnjakë me dhunim dhe torturë, për

shkatërrimin e shtëpive, bizneseve dhe vendeve fetare. Por të qenit njëri nga të ikurit më të kërkuar të botës, nuk duket se e ka bërë Mladiçin të ikë nga vendet e krimit, thuhet se ai fshihet në Serbi dhe ishte parë në qendër të Beogradit në fillim të vitit 2001.


Aribert Heim, mjeku nazist nga kampi i përqendrimit Mauthausen

Akuzat dhe statusi: I paditur nga Gjermania me akuza për vrasje. Shpërblimi për kapje: 495000 dollarë (të ofruara nga Qendra ‘Simon Wiesenthal‘ qeveria gjermane dhe ajo austriake).

Pse përndiqet nga bota: I njohur si "Dr. Vdekja" dhe "Kasapi i Mauthausenit" Heim kërkohet për udhëheqjen e eksperimenteve tejet të tmerrshme mbi viktimat e kampit të përqendrimit, duke përfshirë heqjen e organeve pa anestezion dhe injektimin e naftës apo helmit në zemrat e tyre. I kapur nga ushtria e SHBA-së në vitin 1949, Heim u mbajt vetëm dy vjet para se të lirohej pa u gjykuar. Ai vazhdoi të punonte si gjinekolog në Gjermani, derisa përfoljet rreth paditjes së tij e bënë që të ikte në Amerikën Jugore, në vitin 1962. Nëse është ende i gjallë, Heim do të ishte njëri nga kriminelët më të vjetër të luftës, me 94 vjet. Hulumtuesit e këtij rasti besojnë se po i afrohen nazistit famëkeq diku afër Kilit, ku jeton njëra nga vajzat e tij. Me Qeverinë e Argjentinës që po ndihmon në këtë rast, ende ka shpresa se Heim mund të gjendet dhe ndoshta do të jetojë aq sa të përballet me drejtësinë.


Felicien Kabuga, biznesmen multimilioner nga Ruanda

Krimet dhe statusi: I paditur nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime në Ruanda në vitin 1998, për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të Konventës së Gjenevës.

Shpërblimi për kapje: 5 milionë dollarë (të dhëna nga Qeveria e

SHBA-së).

Pse përndiqet nga bota: Kabuga më së miri njihet si financuesi i gjenocidit të Ruandës në vitin 1994, ku gjysmë milionë njerëz u

masakruan nga forcat qeveritare dhe militantët hutu. Bashkëthemeluesi dhe kryetari i ‘Fonds de Défense Nationale‘ (FDN), thuhet se Kabuga ka përdorur organizatën e tij për të furnizuar qeverinë e Ruandës me maçeta dhe armë të tjera, që u përdorën në këtë kampanjë të terrorit. Ai gjithashtu i dha të holla radiostacionit famëkeq të Ruandës që nxiti urrejtjen dhe dhunën kundër popullatës tutsi të këtij shteti. Edhe në kulm të gjenocidit, Kabuga vazhdoi të përkrahë militantët e dhunshëm Hutu, duke përfshirë edhe militantët interahamwe me bazë në Kongo. Tani në të 60-at, ai ende është i lirë, por askush nuk e di me siguri se ku gjendet. Tribunali i OKB-së thotë se ai është diku në Keni, ku thuhet se ka siguruar mbrojtje nga qeveria, por një raport konfliktuoz në maj tha se ka gjasa që fshihet në Norvegji.


Bosco Ntaganda, Drejtori ushtarak i Kongresit Kombëtar për Mbrojtjen e Popullit (CNDP), grup militant me bazë në Republikën Demokratike të Kongos (DRC)

Akuzat dhe statusi: Mandat-arresti i lëshuar nga ICC-ja në vitin 2006 dhe i tërhequr në prill të vitit 2008, për krime lufte, rekrutim dhe përdorim aktiv të fëmijëve nën 15 vjet për aktivitete ushtarake.

Shpërblim për kapje: Nuk ka.

Pse përndiqet nga bota: Me nofkën "Terminatori," Ntaganda ka qenë në qendër të konfliktit të Kongos që nga viti 1999, ku luftoi në anën e rebelëve të përkrahur nga Ruanda, në një luftë shumëfrontëshe që përfshiu tetë shtete afrikane. Ntaganda kërkohet për rekrutimin e fëmijëve gjatë konfliktit 2002-2003 në rajonin verior të Kongos, Iturin, ku shërbeu si shef i operacioneve ushtarake për Unionin e Patriotëve të Kongos (UPC). Rruga e shkatërrimit e Terminatorit, sidoqoftë, nuk përfundon aty. Në vitin 2006, ai u bë eprori ushtarak i CNDP-së, e cila akuzohet për dhunën kundër qytetarëve në rajonet lindore të shtetit. Një armëpushim në mes disa partive të Republikës Demokratike të Kongos në janarin e kaluar, ka çuar te thirrjet e ripërtërira për dorëzimin e Ntagandas, por gjer tani udhëheqësit e CNDP-së kanë refuzuar, duke thënë se autoritetet në vend të kësaj duhet të përqendrohen në sjelljen e peshqve më të mëdhenj para drejtësisë.



Bin Laden, e paskan harruar :roll: :o apo nuk luan me rol emri i tij se mbaroj Lufta e Naftes? -hahaha- -hahaha-
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuriozitete

#14

Post by Sally » Thu Aug 13, 2009 2:44 pm

91 vjeçarja që fle dhe zgjohet mbi libra


Dumfries- Një grua në Skoci e ka habitur personelin e bibliotekës, pas huazimit të thuajse 25 mijë librave gjatë një periudhe 60 vjeçare.
Që prej viteve 40-ë, 91 vjeçarja Louise Brown, ka huazuar deri në 12 tituj në javë nga biblioteka e lagjes. Asaj nuk i është dashur të paguajë ndonjëherë gjobë për kthimin e librave në afat. Punonjësit e bibliotekës besojnë se bëhet fjalë për një rekord skocez.

Zyrtarët e pushtetit lokal në Dumfries dhe Galloway kanë thënë se janë të interesuar të kontaktojnë me këdo që mund të thyejë rekordin e zonjës Brown.

Janice Goldie, menaxhere për shërbimet kulturore në rajon, tha se deri më tani nuk kishin dëgjuar për dikë që mund t'i afrohej rekordit të 91 vjeçares.
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Kuriozitete

#15

Post by Sally » Wed Aug 19, 2009 9:06 am

Shtatzëna pret 12 fëmijë


Tuniz - Një grua nga Tunizia ka mbetur shtatzënë me 12 fëmijë.
Sipas lajmit që bëjnë të ditur gazeta angleze, gruaja që është me profesion mësuese, përgatitet të thyejë rekordin amerikanes Nadya Suleman, që lindi tetë foshnja përnjëherësh.

Mësohet se gruaja paska marrë mjekim për të mbetur shtatzënë dhe tashmë në barkun e saj po rriten 6 foshnja të gjinisë mashkull dhe 6 femra.

Bashkëshorti i nënës “rekordmene” që është mësues edhe ai si e shoqja, në një intervistë për një gazetë tuniziane tha se “Në fillim menduam se pritnim binjakë. Gëzimi ynë u shtua bashkë me numrin e fëmijëve që presim.”

Mervani jeton në qytetin Gafsa në Tunizi dhe bëri të ditur se e shoqja kishte dështuar dy herë më parë
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Kuriozitete dhe lojra zbavitëse”