Mallakastër, gjeniu i matematikës lihet në mëshirë të fatit
TIRANE- Në fshatin Varibop të Mallakastrës jeton një gjeni. Që në moshën 13-vjecare Fatmir Rrokaj ra në sy të mësuesve si një nxënës me të dhëna të jashtëzakonshme në matematike, duke arritur të shumëzonte edhe me 20 shifra, por tashmë në fshat e mbajnë për të cmendur.
Historia e tij është e dhimbshme pasi tashmë, ky gjeni ka mbetur rrugëve, pa mbështetje, pa strehë e ushqim. Njerëzit e ngacmonin, i jepnin shumë ushtrime për të zgjidhur, madje e rrihnin kur ai nuk iu përgjigjej. "E përdornin si një makinë llogaritëse, e shfrytëzonin në atë kohë", thonë moshatarët e tij në fshat.
Duke e konsideruar sit ë cmendur, Fatmiri është shtruar 3 herë në spitalin psikiatrik të Vlorës. Tashmë nuk ka asgjë, rri rrugëve, s’ka familje e shkollë. Lokalet e fshatit kundrejt një birre e shfrytëzojnë atë për t’ju bërë llogaritë, edhe tashmë në moshën 41-vjecare.
Njerëz të tillë në vende të tjera të botës vlerësohen. Një tjetër 41-vjecar nga Bolivia, me aftësi të zhvilluara ka fituar cmime e ka thyer rekorde, ndërsa së fundmi është përfolur të hyjë edhe në Gines për aftësitë e tij matematikore. Ai është Alberto Koto 41- vjec nga Bolivia.
Re: Interesante !
Posted: Wed Sep 07, 2011 5:36 pm
by CERMENIKASI
Nuk asht vetëm interesant por edhe e dhimbshme!
Disa nga lëvizjet e tij trupore që duken si të pa kontrollueme japin me kuptue që ay mund të jetë autist.
Nëse asht i tillë atëhere do të duhej nji përkujdesje të veçantë për të.
Kur e pashë videon , mu kujtue nji dokumentar që kam pa në tv para disa vite dhe që tregonte për nji Amerikan që ishte autist.Kur i tregojshin ndo nji datë të së kaluemës ose të së ardhmës ,ay menjiherë arrinte të tregonte ditën e javës të asaj date!Po ashtu vetëm me NJI lexim kishte mbrri të mbajë për mendsh krejt faqet e nji numeratori telefonik!!
Re: Interesante !
Posted: Tue Dec 06, 2011 10:22 pm
by Arbëri
Baby Swimming
Re: Interesante !
Posted: Fri Aug 31, 2012 9:07 pm
by Arbëri
"Kjo foto e pabesueshme shënon fundin e karrierës së Matador,Toreros Alvaro Munera. Ai u rrëzua në pendim në mes te dyluftimit kur kuptoi se kishte nxitur këtë kafshë të butë të luftoj.E cila shkoi për t'u bërë një kundërshtar i pasionuar i luftës së demave. Madje plagosur rëndë nga shtizat, ai nuk e sulmoi kurr këtë njeri.
Torrero Munera citohet të ketë thënë në këtë moment: "Dhe befas, unë vështroj demin. Ai kishte këtë pafajësinë që të gjitha kafshët kanë në sytë e tyre, dhe me veshtroi me këtë shprehi. Ajo ishte si një thirrje për drejtësi. Thellë poshtë brenda meje e përshkruaj atë si si një lutje sepse nëse një njeri rrëfet,shpreson se është falur. Un u ndjeva si fekale e keq në tokë. "
Re: Interesante !
Posted: Thu Sep 06, 2012 6:52 pm
by Arbëri
Ne moshen 71 vjecare behet baba i 15 femijeve,
kesaj here me djale
Re: Interesante !
Posted: Thu Sep 06, 2012 11:28 pm
by tomaras
Arbëri wrote:Ne moshen 71 vjecare behet baba i 15 femijeve,
kesaj here me djale
Arbër në janar djali i Rexhepit bëhet dy vjeç. Lajmi është pak më i hershëm.
Re: Interesante !
Posted: Thu Sep 06, 2012 11:44 pm
by Arbëri
tomaras wrote:
Arbëri wrote:Ne moshen 71 vjecare behet baba i 15 femijeve,
kesaj here me djale
Arbër në janar djali i Rexhepit bëhet dy vjeç. Lajmi është pak më i hershëm.
Me siguri eshte publikuar me vones ne youtube "Published on Sep 6, 2012 " , une rastesisht e gjeta
Re: Interesante !
Posted: Tue Sep 18, 2012 10:06 pm
by Arbëri
Keni pare peshqit te fluturojne?
Re: Interesante !
Posted: Tue Sep 18, 2012 10:11 pm
by Arbëri
Amazing flying fish!
Re: Interesante !
Posted: Thu Sep 20, 2012 6:23 pm
by bardus
Pilot me aftesi te jashtezakonshme,ul avionin me nje krah,e pabesueshme.Shikoni videon.
Re: Interesante !
Posted: Sun Sep 23, 2012 11:46 am
by Arbëri
“Maqedonia shqiptare”, 32 herë superhit në “Google”
Sipas “World Service Counter”, vepra “Maqedonia shqiptare” e publicistit Njazi Muhamedi, ka arritur të jetë 32 herë radhazi hit në”Google”, me klikime milionëshe në rrafsh ndërkombëtar, nga fundi i dhjetorit 2009, kur u promovua deri në mbarim të janarit 2010, në mesin e 15 ngjarjeve apo lajmeve mediatike të këtyre muajve, kurse emri i autorit ka qenë dy herë hit i “Google”.
“Maqedonia shqiptare” po ashtu mban rekordin me numrin e forumeve mbarëshqiptare dhe maqedonase, por edhe ndërkombëtare nëpër disa web-faqe të mediave televizive dhe të shkruara ndërkombëtare, si në Greqi, Australi, në Al-Jazeera, në të cilat kryesisht është hapur për debat përkatësia shqiptare e mbretit Aleksandri i Madh. (ina 2012)
Re: Interesante !
Posted: Tue Mar 05, 2013 10:06 pm
by Arbëri
Sa më shumë i njoh njerëzit, aq më tepër i dua kafshët ,
Re: Interesante !
Posted: Tue Mar 05, 2013 10:31 pm
by Adriana
Arbëri wrote: Sa më shumë i njoh njerëzit, aq më tepër i dua kafshët ,
FANTASTIKE
Re: Interesante !
Posted: Tue May 14, 2013 7:13 pm
by Arbëri
Jetoi 256 vjet, kishte 23 gra beri 180 femije
Rriti 180 fëmijë, ndërsa 23 bashkëshortet që kishte vdiqën shumë me herët se ai… Li-Ching-Yun lindi në një fshat të vogël të Kinës (Szchewan) dhe deri në moshën dhjetëvjeçare, shkoi në shkollë. Për atë periudhë ishte shumë.
Më pas udhëtoi në krahina të ndryshme të Kinës, ku dhe mblodhi shumë bimë medicinale. Sipas “New York Times”, pas kësaj përvoje, Li-Ching-Yun shiti për 100-vjet rresht bimë medicinale. Një ditë, kreu i perandorisë Pei Wu-Fu shkoi në shtëpinë e Li, për ta pyetur atë se cili ishte sekreti i jetëgjatësisë dhe ai iu përgjigj: “Mbaje të qetë zemrën, qëndro si breshkë, shëtit i lumtur si pëllumb dhe fli si qen”. Atëherë njerëzit, çuditeshin se si Li nuk ngjante aspak me një të moshuar, madje ai dukej shumë i fuqishëm për moshën e tij. Të shumtë ishin ata të cilët pretendonin se e njihnin që në fëmijëri, ndërsa të tjerë thoshin se Li ishte moshatar i gjyshërve të tyre të cilët nuk jetonin më.
Në 1930-n, Wu -Chung- Chien, lektor në Minkuo University gjeti disa dokumente me anë të të cilave faktohej se Li kishte lindur në më 1677-n. Të njëjtat arshiva, faktonin se qeveria kineze kishte uruar Li-Ching-Yun, për 150 vjetorin e lindjes , por edhe kur ai mbushi të 200-at. Si mendoni, mos vallë Li harroi ditëlindjen e tij? Sipas librit të rekordeve Guinness, njeriu i cili ka jetuar më shumë në këtë botë është qytetar francez, që jetoi 122 vjet dhe 164 ditë.
Po pse vallë kinezët nuk kanë dëshmuar asgjë për të famshimin Li?
Është e mundur që një njeri të jetojë 256 vjet?
Duhet theksuar se historia e Li-Ching-Yun aktualisht ndodhet nën studim nga studiues specialistë të fushës, pasi historia e tij vërtet është shumë me interes.
Kjo prezantusja italiane me programin e saj 'Quelli che' eshte shume e pergatitur te bej pyetje te shpejta dhe pak ironike,
po ja qe e gjeti dike ti pergjigjet edhe ndryshe