Page 1 of 1

Moderatorët hollandezë hanë mishin e njëri- tjetrit

Posted: Thu Dec 15, 2011 2:17 pm
by Sally
Moderatorët hollandezë hanë mishin e njëri- tjetrit?

Në një TV holandez, dy moderatorë mesa duket kanë ngrënë nga një copë mish nga njëri- tjetri. Për shkak të këtij veprimi të rrallë, me ta po merret media gjerësisht. Bëhet fjalë për Valerio Zeno dhe Dennis Storm. Në emisionin e tyre Proefkonijnen, ata kanë ngritur pyetjen se çfarë shije ka mishi i njeriut.
Për këtë arsye ata shkuan në një klinikë dhe hoqën nga një copë tule, njëri nga prapanica, tjetri nga barku. Më pas u ulën në një tavolinë dhe me një gotë vere përpara shijuan mishin e njëri- tjetrit.

A është e vërtetë kjo? Dennis Storm thotë që po. Tani jemi zyrtarisht kanibalë. Megjithatë duket sërish shumë e pabesueshme.

Re: Moderatorët hollandezë hanë mishin e njëri- tjetrit

Posted: Thu Dec 15, 2011 2:23 pm
by Sally
Rastesisht e gjeta kete lajme ne nje nga gazetat tona elektronike!

Dhe dua te them qe PO eshte e vertet pardije e kam pare vet personalisht kete program, pjesa tjeter e ketij programi do jete te merkuren e ardhshme. Ketu me poshte po sjell dhe nje video me fragment ne momentin qe njeri nga prezatuesit provoj mishin e shokut te tij :evil: