Page 1 of 1

LifeStyle

Posted: Sat Jan 14, 2012 9:57 am
by Sally
Jennifer Lopez, 10 mijë dollarë në javë të dashurit

Të dashurit 24-vjeçar të Jennifer Lopez, duket se i ka rënë llotaria pas lidhjes me këtë të fundit. Sipas mediave amerikane, këngëtarja 42-vjeçare, i jep plot 10 mijë dollarë në javë atij.

“Ajo e urrente të nxirrte kartën e kreditit sa herë që dilnin për darkë . Jen e kuptoi se është më e lehtë t’i japë para Casperit, dhe ajo mendoi se 10.000 dollarë janë të mjaftueshme”, është shprehur një burim pranë këngëtares.

Me këto para,Caspernuk do të ndihet në siklet dhe do të paguajë darkat dhe drekat me Jennifer, ndërsa do t’u blejë

Re: LifeStyle

Posted: Sat Jan 14, 2012 10:00 am
by Sally
-waiting- ato te ardhura qe dikur fitonte vet ne jave ose ne muaj per vete, tani po i paguan mbrapsht!

;) mosha ben te veten...

Re: LifeStyle

Posted: Wed Jan 18, 2012 1:22 pm
by Sally
Kryebashkiaku lufton krimin me cicërima zogjsh

Një qytet në shkretëtirë në Kaliforni pretendon se krimi është ulur ndejshëm pasi kanë vendosur disa altoparlantë në rrugë, prej nga dëgjohen cicërima zogjsh.

Kryebashkiaku R.Rex Parris pretendon se cicërimat po qetësojnë njerëzit në Lancaster. Prej më shumë se 10 muajsh qytetarët e Lancaster shoqërohen nga cicërima zogjsh, që dalin prej 70 altoparlantëve. Policia thotë se në qytetin më 157 mijë banorë, niveli i krimeve të vogla ka rënë me 15 përqind, kurse ai i krimeve të rënda me 6 përqind.

Cicërimat e zogjve janë regjistruar në rrethinat e Anglisë.

Ekspertët besojnë se këngët e zogjve mund të kenë efekt në reduktimin e kortizolit dhe adrenalinës, dy hormone që prodhohen kur trupi njerëzor reagon ndaj stresit.

Re: LifeStyle

Posted: Wed Jan 18, 2012 1:39 pm
by Sally
Wikipedia anglisht del offline në shenjë proteste

Wikipedia ka nxjerrë offline shërbimin e saj në anglisht në shenjë proteste kundër ligjeve anti- pirateri që janë propozuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përdoruesit që do tentojnë të hyjnë në faqe do shohin një ekran të zi dhe një deklaratë politike: “Imagjinoni një botë pa dije të lirë”.

Wikipedia, e cila tërheq miliona lexues çdo ditë, kundërshton dy ligje kundër piraterisë. Legjislacioni do i lejojë Departamentit të Drejtësisë që të kërkojnë me vendim gjykate që motorët kërkues të bllokojnë rezultatet që kanë lidhje me piraterinë, raporton BBC

Themeluesi i Wikipedia, Jimmy Wales, i tha BBC se “këto ligje janë kaq të gjerë dhe kaq keq të shkruar sa do ndikojnë të gjitha llojet e gjërave, që nuk kanë lidhje me ndikimin e piraterisë”.

Re: LifeStyle

Posted: Sat Jan 21, 2012 9:45 am
by Sally
Finalistja e Miss New York: Krenare që jam shqiptare

Mësuam se jeni kualifikuar në finalet e konkurrsit Miss New York 2012 te organizuar nga Trump Organization ne date 14 dhe 15 janar dhe keni marrë çmimin “People Choice Award”. Sa e vlerësuar jeni ndjerë nga ky çmim?



Te qenurit finaliste ne Miss New York dhe marrja e çmimit ” People Choice Award”, eshte nje vleresim shume i veçante per mua. Kishte shume konkurente te tjera qe ishin shume te kualifikuara dhe ndjehem shume krenare qe arrita ta merrja kete çmim, pasi ishte hera e pare qe merrja pjese ne nje konkurs bukurie kaq prestigjioz. Natyrishit qe kurora e Miss-it ishte synimi im, mirepo duke mare parasysh kokurrencen me te cilen perballesha, jam shume e kenaqur me arritjen time.



Sa i rëndësishëm është ky Konkurrs në SHBA?



Miss New York eshte shume i rendesishem ne SHBA. Kete vit u organizua nga Donald Trump, i cili organizon Miss USA dhe Miss Universin . Fituesja qe u zgjodh ne Miss New York do te prezantoje shtetin e saj ne Miss USA qe do te zhvillohet per disa muaj. Eshte nje konkurrs bukurie me reputacion dhe ka shume rendesi ketu ne SHBA.



A ishte ky një hob i juaj apo një synim për t’u përfshirë në botën e spektaklit apo diku tjetër?

Konkurrset e bukurise kane qene dhe jane te rendesishme per mua dhe duke mare pjese ne nje konkurs te tille, arrita te realizoja nje enderr timen qe e kam pasur e vogel. Duke marre pjese ne kete konkurs te tille, shume mundesi per te mare pjese ne boten e spektaklit jane hapur dhe do te eksploroj disa prej tyre. E ardhmjes si dihet, mirepo jam e sigurte qe shume projekte te bukura me presin .



Si e kanë pritur miqtë tuaj këtë?

Miqte e mi me kane mbeshtetur shume kur e kane marre vesh per pjesmarrjen time ne Miss New York. Me kane inkurajuar dhe jane munduar te me ndihmojne me çdo gje qe me eshte dashur. Disa prej tyre biles kane qene afer meje drejt çdo hapi qe kam marre duke ardhur ne te dyja neten e konkursit per te me suportuar me publikun. Ndihem shume e lumtur qe kam shoqeri kaq suportuese prane meje dhe qe me jane gjendur prane gjithmone.



Po familja?

Familja ime gjithmone me ka inkurajuar qe te ndjek enderrat dhe aspiratat qe kam per jeten time dhe jane gezuar shume kur kane marre vesh per pjesmarrjen time ne kete spektakel. Motra ime eshte njeriu qe me gjendet prane per çdo vendim qe une marr per te ardhmen time dhe me mbeshtet me çdo gje . Ajo me influencon qe te arrij suksesin qe meritoj dhe me inspiron jashte mase. Eshte gjysma ime qe me ben te ndihem e plote. E falenderoj familjen per arritjet e mia ne jete, pasi pa te s’do te arrija shume gjera ne jete.



A keni ende njerëz në Tiranë dhe a ke komunikuar pas këtij konkursi?

Ne Tirane une kam pothuajse te tere kushurinjte e mi, perveçse familjes time imediate. Me kane uruar nepermjet telefonit ose internetit per pjesmarrjen dhe arritjen ne finale ne konkurs.



Cilat janë impresionet e tyre?

Thjesht ndjehen krenar per mua, pasi gjithmone e kane ditur qe e ardhmja ime do te ishte e sukseshme.



Cilat jane planet e tua ne te ardhmen?

Planet e mia per te ardhmen jane te shumta, mirepo ne çdo drejtim qe une do te vendos dhe do te marr, e di qe do te arrij ate çka une do te kem synim. Meqenese jam diplomuar vitin e kaluar, dua t’i fokusohem karrieres time ne boten e spektaklit, pasi shume mundesi me jane dhene dhe dua t’i eksploroj dhe te gjej diçka qe te me pershtatet dhe t’i dedikohem. E ardhmja ime eshte akoma duke u ndertuar dhe kam besim se do te jete e sukseshme ne çdo drejtim qe do te marri.

.

A e mendon të kthesh në Shqipëri, nëse ke ndonëj projekt interesant?

Ideja e te kthyerit ne Shqiperi per te bere projekte interesante gjithmone eshte diçka qe me ka pelqyer. Ata qe me njohin e dine qe jam teper atdhetare dhe Shqiperia eshte gjithmone me mua. Ne qofte se projekti i duhur me jepet si mundesi, do te jete diçka shume e rendesishme per mua .




Image
Image
Image
Image

Re: LifeStyle

Posted: Mon Jan 23, 2012 9:27 am
by Sally
Çifti që tronditi Austrinë tani pret një fëmijë
Ata janë çifti skandaloz i Austrisë. Ajo është 43 vjeç, ai 16. Tani vjen edhe një lajm tjetër. Ajo është shtatzënë.

Trajnerja e hendbollit thotë se është një fëmijë që e kanë dëshiruar. Një kurorëzim i një dashurie të çuditshme.

Gjithçka filloi para tre viteve. Trajnerja e hendbollit, Renata Juras dhe 13 vjeçari Ervin Unterlechner, bënë publike dashurinë e tyre. Një ortek protestash shpërtheu. Nëna e dy fëmijëve humbi punën, u dënua me 22 muaj burg në provë dhe tani ka në dosjen e saj një akuzë për abuzim seksual me të mitur.

Por Ervini i çuditi të gjithë kur tha se ‘po më portretizojnë kot si viktimë’. Madje për habinë e të gjithë ai kishte përgatitur një propozim për martesë për Renatën. Kur shkuan në Budapest, në qytetin e tyre të preferuar, ai i propozoi. Ajo qau dhe tha po.

Tani thonë se presin të lumtur fëmijën e tyre.



Image

Re: LifeStyle

Posted: Tue Jan 31, 2012 11:17 am
by Sally
Jenifer (42 vjec) jo vetem qe mundohet te pershtatet me 24-vjecarin ( te dashurin e saj ), por dhe ta tejkaloj ate, pra te ngjaj me e vogel -hahaha-


( ore ore lulebore , jemi yllka shembullore )
Image