
Horoskopi per muajin Qershor

Karriera: Gjatë muajit maj mos prisni lëvdata dhe mirënjohje për punën që bëni. Thjesht, duhet të angazhoheni më shumë për t’i përmbyllur me sukses obligimet që keni para vetes, dhe për ta fituar besimin e eprorëve tuaj. Dosido, pengesat nuk janë vetëm të natyrës profesionale, sepse ndikimi i planetit të Dielli, do të bëjë që ju të pengoheni në punë edhe nga jeta private që keni. Që obligimet private të mos reflektojë mbi ato profesionale, duhet të angazhoheni më shumë në punë dhe t’i tregoni aftësitë tuaja, sidomos në periudhën prej 12 e deri më 20 te ketij muaji.
Partneri: Disponimi juaj gjatë kësaj periudhe kohore do të ndikojë në lulëzimin e lidhjes tuaj sentimentale. Pra, komunikimi me partnerin do të jetë në nivel dhe kjo falë përkushtimit tuaj që të shmangeni nga tensionimet dhe të koncentroheni në gjërat pozitive që ju bëjnë të lumtur në jetën bashkëshortore. Personat e lirë të kësaj shenje do të rrezatojnë dashuri dalë ndikimit të planetit të Jupiterit, gjë që nuk do të kalojë pa u vërejtur nga personat e interesuar. Pra, kohë perfekte për takime dhe kontakte të reja.

Karriera: Edhe pse mund të mos jeni aq shumë të dhënë pas punës që aktualisht e punoni, gjatë muajit maj kjo mund të ndryshojë falë mbështetjes së planetit të Saturinit. Çdo obligim që merrni përsipër do të jeni në gjendje ta përfundoni më shumë kompetencë. Absolutisht ky muaj është i përshtatshëm edhe për të gjetur një punë të re, ose të merreni më ndonjë punë të pazakonshme, respektivisht me ndonjë fushë në të cilën nuk jeni sprovuar. Kjo përzierje dëshirash në punë, do t’ju sjellë përfitime në karrierë, dhe respekt në sytë e eprorëve tuaj.
Partneri: Nëse lidhja juaj nuk funksionon si duhet, maji nuk do të jetë kohë ideale për ta përmirësuar atë – dhe kjo, vetëm për shkak të mungesës së kohës. Përpiquni që mosmarrëveshjet e mundshme t’i përballoni me lehtësi, por edhe të jetoni në këtë mënyrë dhe të mos i komploni gjëratr pa nevojë. Thjesht, shmanguni nga gjërat që ju nevrikosin dhe orientohuni kah gjërat që ju argëtojnë. Personat e lirë të kësaj shenje, gjatë këtij muaji nuk duhet të kërkojnë ndonjë lidhje serioze – por vetëm argëtim.

Karriera: Gjatë muajit maj do të kaloni nëpër faza të ndryshme të punës dhe obligimeve – nganjëherë puna do të ecën shumë lehtë, ndërsa nganjëherë do të kërkojë më shumë angazhim. Pra, do të punoni instiktivisht, një forcë e brendshme do t’ju drejtojë, dhe kjo është mënyra më e mirë që të dilni fitimtarë në çdo situatë. Kontrolli i duhur në punë do të rezultojë edhe më përfitime financiare, që këtë muaj do të shënojnë rritje, dhe kjo falë edhe planetit të Mërkurit, që do t’ju sjellë bonuse të vogla financiare.
Partneri: Karakteri juaj gjatë këtij muaji do të jetë i ndryshueshëm. Herë herë do të jeni të qetë dhe të hareshëm – ndjenja këto që do të drejtohen nga planeti i Venerës – që zgjon dëshirën për afërsi. Gjatë kësaj periudhe kohore, duhet t’i aranzhoni ndjenjt tuaja dhe në këtë mënyrë do të kaloni kohë të përkryer me partnerin. Personat e lirë të kësaj shenje duhet të jenë më fleksibël në lidhje, dhe të përpiqen të bindin partnerin e mundshëm, që synimi i tyre është serioz dhe pa ndjenja të përziera.

Karriera: Në këtë periudhë kohore mund të arrini suksese të konsiderueshme profesionale – të cilat gjatë muajve të kaluar i keni synuar, por nuk i keni arritur. Aftësia juaj për të qenë të kujdesshëm ju bën një punëtor të pagabueshëm dhe njëkohësisht edhe një bashkëpunëtor të vlefshëm në kolektiv. Madje, edhe në kohën kur do të ballafaqoheni me tensione, nuk do të hiqni dorë nga synimet tuaja. Thënë ndryshe, vazhdoni me ritmin e tashëm të unë dhe nuk d të pendoheni, sepse në këtë mënyrë do ta krijoni një bazë stabile për karrierën tuaj.
Partneri: Ju dëshironi që çdo gjë të jetë ashtu siç është – mirëpo partneri kërkon ndryshme. Pra, është koha që edhe ju t’i prini fatit tuaj. Duke biseduar shtruar me partnerin duhet të kërkoni kompromisin e nevojshëm. Në këtë mënyrë, bashkë me partnerin, do ta gjeni rrugën e lumturisë dhe mënyrën për t’ia plotësuar dëshirat njëri-tjetrit. Persona e lirë të kësaj shenje duhet të zgjidhen nga gjumi dhe të rrezikojnë paksa, sepse vetëm kështu mund të arrijnë deri të personi që kërkojnë.

Karriera: Në profesionin tuaj ndjeheni si mbret, dhe kështu arrini t’i prezantoni anët më të mira të aftësive që keni, që nuk kalojnë pa u vërejtur nga eprorët. Megjithatë, nuk duhet nxituar së tepërmi dhe nuk duhet krijuar spektakle të panevojshme. Rezultatet që keni arritur në punë flasin vetvetiu, andaj ato janë dëshmi e mjaftueshme që do t’ju hapin rrugë për zhvillim të mëtutjeshëm. Ngadal por sigurt, prezantoni aktivitetin tuaj, që jo vetëm se është për t’u çmuar, por pa asnjë gabim të vetëm – mund të quhet edhe i përkryer.
Partneri: Gjatë këtij muaji duhet të keni kujdes të mos i kaloni disa kufijtë e vendosur por të pashkruar. Thjesht, nuk duhet të lejoni të kaloni kufirin e vetëdijes dhe arrogancës – respektit dhe injorimit. Në jetën bashkëshortore vlerë ka joshja, ndërsa duhet t’ia bëni të qartë partnerit se ai për ju është i rëndësishëm po aq sa ajri. Personat e lirë të kësaj shenje mund të kenë shumë fat për të njohur një person të ri – që mund të bëhet edhe dashuria e ëndrrave të tyre – në periudhën prej 17 deri më 25 .

Karriera: Muaji maj për karrierën tuaj është i përkryer. Përkundër faktit se do të jeni të angazhuar, do të keni energji të mjaftueshme për t’i përmbyllur punët që kërkohen nga ju. Po ashtu një atmosferë e mirë do të mbizotërojë edhe në kolektiv. Të gjitha këto nuk do të kalojnë pa u vërejtur nga eprori juaj – gjë që mund t’ju sjellë edhe avancim në karrierë, sidomos në periudhën pas 15 majit. Pra, përpiquni të jeni vetvetja dhe ta kryeni punën me përkushtim, siç edhe keni bërë deri më sot – por duke mos u imponuar dhe duke mos „shitur mend“.
Partneri: Një muaj i mbushur me dyshime, por edhe me plot çaste të këndshme intime. Shpesh do të jeni tepër seriozë në dashuri, ndërsa shpesh shumë të disponuar. Por, sidoqoftë, nuk duhet të jeni cikërrimtar dhe të bëheni pre e provokimeve. Nëse veproni në mënyrë të drejtë, do të jeni të vlerësuar, ndërsa nëse veproni me teke, rrezikoni t’i humbisni disa pikë me të cilat ju ka notuar partneri. Personat e lirë të kësaj shenje do të kenë mundësi të realizojnë njoftime te shpeshta – por shumë shpesh duke e gabuar personin, sepse janë të prirë të njoftohen me persona të gabuar.

Karriera: Në punë nuk do të lejoni askënd t’ju nëpërkëmbë dhe as t’ju jep urdhra e detyra pa nevojë. Dhe, përderisa ky fërkim ndodhë në mesin e kolektivit dhe mund të përfundojë pa pasoja, një ngatërresë e tillë me eprorin tuaj nuk do të ishte e mirëseardhur në këtë moment. Një arsye tjetër pse duhet të jeni të përmbajtur është, që të mos e shkarkoni energjinë negative nga puna në shtëpinë tuaj. Me kalimin e kohës, dhe me këtë qëndrim, statusi juaj do të ndryshojë dhe do t’ju jepet respekti që meritoni në punë.
Partneri: Në lidhjen tuaj sentimentale ju pret një periudhë e lumtur. Sigurisht se dini se çfarë kërkoni. Nuk do të lejoni që e kaluara t’ju prishë harmoninë qe keni krijuar me partnerin. Në këtë mënyrë do të shmangeni nga konflitet e mundura dhe do ta gjeni kompromision që kërkohet. Sidoqoftë, mos hiqni dorë nga dëshira juaj që t’i thelloni raportet me partnerin. Personat e lirë të kësaj shenje duhet të tregohen më optimistë këtë muaj – dhe t’u japin fund mendimeve negative, sepse janë si gjithë të tjerët, vetëm se duhet të kenë më shumë vetëbesim.

Karriera: Për të arritur deri të suksesi, nuk është lehtë – dhe këtë e bëni duke punuar me zell. Pra, jeni të vetëdijshëm se vetëm përkushtimi në punë sjellë rezultate. Sidoqoftë, mos i kaloni kufijt e të pamundurës – sepse duke i shkelur ato, humbisni energjinë që do t’ju nevojitet gjatë sfidave të ardhshme që ju presin. Po ashtu kujdes të shtuar duhet të keni edhe në aspektin financiar – sepse jeni të prirë të shpenzoni më shumë se që fitoni. Thënë ndryshe, mbajeni kursin e tashëm që keni në karrierë, por duke menduar edhe për të ardhmen.
Partneri: Gjatë muajit , akrepat do të kërkojnë të jenë të përkëdhelur e madje që partneri t’i mbaj në duar. Megjithatë, duhet të keni të qartë se kjo nuk ndodhë vetvetiu – por duhet ndërmarrë hapat e duhur në këtë drejtim. Thënë ndryshe, përpiquni të jeni më romantik dhe më sentimental gjatë këtij muaji, dhe suksesi nuk do të mungojë. Personat e lirë të kësaj shenje, do të kenë mjaft mundësi për takime, mirëpo prej datës 20 deri më 27 , do të zihen në grepin e një personi të interesuar.

Karriera: Përkushtimi i madh në punë mund të ndikojë që t’i lëni pas dore shumë gjëra – e madje edhe të mendoni se puna duhet t’i zëvendësojë obligimet të tjera që keni në jetë, në radhë të parë ato bashkëshortore. Kjo ka një përparësi, sepse, në fund të muajit do të shihen rezultatet dhe vlera juaj në profesion. Megjithatë, financiarisht nuk do të jeni të kënaqur, sidomos në periudhën 6 deri më 16 maj. Që të jeni të qëndrueshëm edhe në këtë aspekt, atëherë duhet të keni një kontroll më të madh të shpenzimeve, sepse nganjëherë shpenzoni pa nevojë.
Partneri: Në këtë muaj keni vendosur të dorëzoheni. Do t’i lejoni partnerit t’i bëjë të gjitha, vetëm e vetëm që juve t’ju lë të qetë. Megjithatë, kjo mund të ketë pasoja te partneri – sepse mund të mendoj që nuk jeni të interesuar më për të dhe kështu edhe mund ta humbisni personin më të vlefshëm për ju. Me një bisedë të sinqertë me partnerin, gjëra vijnë në vendin e tyre dhe shuhet mundësia e eskalimit të situatës. Personat e lirë të kësaj shenje do të jenë të adhuruar nga të tjerët – por duhet të hapin derën dhe të lejojnë që dikush të bëhet pjesë e jetës së tyre.

Kariera: Dhe, përderisa gjatë muajve të kaluar jeni përpjekur të bëni ndryshime në karrierën tuaj, por pa sukses, muaji qershor do të jetë periudha kur ndryshimet dhe shanset e mëdha do t’ju imponohen vetvetiu. Pra, mos u befasoni nëse këtë muaj arrini deri të maja më e lartë në karrierën tuaj të deritashme. Suksesi i shtuar në karrierë ju pret sidomos pas datës 20 . Megjithatë, gjërat nuk vijnë vetvetiu dhe ju duhet të lëvizni më shumë, së paku për t’ia hapur dyert suksesit që po troket.
Partneri: Më pak kontroll ndaj partnerit dhe ky muaj do t’ju sjellë lumturi të pafundme dhe harmoni në jetën tuaj bashkëshortore. Prej datës 6 deri më 21 duhet të shfrytëzoni kohën dhe të përforconi edhe më shumë lidhjen tuaj sentimentale. Personat e lirë të kësaj shenje duhet të jenë më të durueshëm, dhe t’i japin kohë lidhjes së filluar që ajo të zhvillohet. Pra më pak kritika dhe më shumë përkushtim.

Karriera: Një projekt që e keni në duar assesi të marrë fund – sikur është bllokuar diku. Sidoqoftë, faj për këtë nuk kanë të tjerët, por problemi qëndron mu te ju. Merrni frymë ngadalë dhe mblidheni fuqinë e nevojshme për ta kryer këtë obligim që kërkohet nga ju. Në fund, i gjithë ky mund nuk do të kalojë pa u vërejtur dhe do të shpërbleheni qoftë me mirënjohje apo edhe në aspekt financiar.
Partneri: Së bashku do të jeni në gjendje t’i shëroni shpejt plagët e dikurshme. Pra, mos harroni, për të qenë të lumtur në bashkëshortësi, krahas dëshirave tuaja, duhet të plotësohen edhe ato të partnerit – dhe bashkërisht të krijoni lumturinë. Persona e lirë të kësaj shenje gjatë prillit duhet të përpiqen të jenë më afër personit të cilin e pëlqejnë dhe mendojnë të krijojnë lidhje serioze me të.

Karriera: Ky muaj është ideal për të filluar ndonjë biznes të ri. Çdo gjë që ka të bëjë me komunikim do të jetë punë e lehtë për ju. Për ata persona që janë në kërkim të punës, ky muaj mund t’ju sjellë shumë fat. Pra, shfrytëzojeni intelektin tuaj për ta gjetur punën e ëndrrave. Koha ideale për t’i shpalosur aftësitë tuaja është deri më 20 . Megjithatë, duhet të keni kujdes, sepse nxitimi mund të jetë shkak që ju të gaboni. Me një fjalë, koncentrohuni më shumë dhe mos hiqni dorë nga synimi që ia keni parashtruar vetes.
Partneri: Këmbëngulja juaj që partnerin ta keni përherë pranë, dhe të përpiqeni ta argëtoni atë, do t’ju sjellë çaste të këndshme intime. Megjithatë, kujdes, sepse po që se e teproni, partneri mund të krijojë përshtypje se është ende herët për t’u lëshuar në një raport të tillë –respektivisht mund të ndjehet i kufizuar. Pra vetëm së bashku mund ta gjeni lumturinë e kërkuar. Personat e lirë të kësaj shenje duket sikur janë në qendër të vëmendjes së dikujt – por shpesh në vend të krijojnë kushte për zhvillimin e lidhjes, parapëlqejnë të hanë me dy lugë.