"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Horoskopi mujor.

Këtu mund të sillni kuriozitete të ndryshme nga vendi dhe bota si dhe lojëra zbavitëse të thjeshta për tu argëtuar dhe provuar shkathtësinë.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Horoskopi mujor.

#1

Post by Adriana » Mon Jun 15, 2009 3:48 pm

Image
Horoskopi per muajin Qershor



Image Dashi

Karriera: Gjatë muajit maj mos prisni lëvdata dhe mirënjohje për punën që bëni. Thjesht, duhet të angazhoheni më shumë për t’i përmbyllur me sukses obligimet që keni para vetes, dhe për ta fituar besimin e eprorëve tuaj. Dosido, pengesat nuk janë vetëm të natyrës profesionale, sepse ndikimi i planetit të Dielli, do të bëjë që ju të pengoheni në punë edhe nga jeta private që keni. Që obligimet private të mos reflektojë mbi ato profesionale, duhet të angazhoheni më shumë në punë dhe t’i tregoni aftësitë tuaja, sidomos në periudhën prej 12 e deri më 20 te ketij muaji.

Partneri: Disponimi juaj gjatë kësaj periudhe kohore do të ndikojë në lulëzimin e lidhjes tuaj sentimentale. Pra, komunikimi me partnerin do të jetë në nivel dhe kjo falë përkushtimit tuaj që të shmangeni nga tensionimet dhe të koncentroheni në gjërat pozitive që ju bëjnë të lumtur në jetën bashkëshortore. Personat e lirë të kësaj shenje do të rrezatojnë dashuri dalë ndikimit të planetit të Jupiterit, gjë që nuk do të kalojë pa u vërejtur nga personat e interesuar. Pra, kohë perfekte për takime dhe kontakte të reja.



Image Demi

Karriera: Edhe pse mund të mos jeni aq shumë të dhënë pas punës që aktualisht e punoni, gjatë muajit maj kjo mund të ndryshojë falë mbështetjes së planetit të Saturinit. Çdo obligim që merrni përsipër do të jeni në gjendje ta përfundoni më shumë kompetencë. Absolutisht ky muaj është i përshtatshëm edhe për të gjetur një punë të re, ose të merreni më ndonjë punë të pazakonshme, respektivisht me ndonjë fushë në të cilën nuk jeni sprovuar. Kjo përzierje dëshirash në punë, do t’ju sjellë përfitime në karrierë, dhe respekt në sytë e eprorëve tuaj.

Partneri: Nëse lidhja juaj nuk funksionon si duhet, maji nuk do të jetë kohë ideale për ta përmirësuar atë – dhe kjo, vetëm për shkak të mungesës së kohës. Përpiquni që mosmarrëveshjet e mundshme t’i përballoni me lehtësi, por edhe të jetoni në këtë mënyrë dhe të mos i komploni gjëratr pa nevojë. Thjesht, shmanguni nga gjërat që ju nevrikosin dhe orientohuni kah gjërat që ju argëtojnë. Personat e lirë të kësaj shenje, gjatë këtij muaji nuk duhet të kërkojnë ndonjë lidhje serioze – por vetëm argëtim.



Image Binjakët

Karriera: Gjatë muajit maj do të kaloni nëpër faza të ndryshme të punës dhe obligimeve – nganjëherë puna do të ecën shumë lehtë, ndërsa nganjëherë do të kërkojë më shumë angazhim. Pra, do të punoni instiktivisht, një forcë e brendshme do t’ju drejtojë, dhe kjo është mënyra më e mirë që të dilni fitimtarë në çdo situatë. Kontrolli i duhur në punë do të rezultojë edhe më përfitime financiare, që këtë muaj do të shënojnë rritje, dhe kjo falë edhe planetit të Mërkurit, që do t’ju sjellë bonuse të vogla financiare.

Partneri: Karakteri juaj gjatë këtij muaji do të jetë i ndryshueshëm. Herë herë do të jeni të qetë dhe të hareshëm – ndjenja këto që do të drejtohen nga planeti i Venerës – që zgjon dëshirën për afërsi. Gjatë kësaj periudhe kohore, duhet t’i aranzhoni ndjenjt tuaja dhe në këtë mënyrë do të kaloni kohë të përkryer me partnerin. Personat e lirë të kësaj shenje duhet të jenë më fleksibël në lidhje, dhe të përpiqen të bindin partnerin e mundshëm, që synimi i tyre është serioz dhe pa ndjenja të përziera.



Image Gaforrja

Karriera: Në këtë periudhë kohore mund të arrini suksese të konsiderueshme profesionale – të cilat gjatë muajve të kaluar i keni synuar, por nuk i keni arritur. Aftësia juaj për të qenë të kujdesshëm ju bën një punëtor të pagabueshëm dhe njëkohësisht edhe një bashkëpunëtor të vlefshëm në kolektiv. Madje, edhe në kohën kur do të ballafaqoheni me tensione, nuk do të hiqni dorë nga synimet tuaja. Thënë ndryshe, vazhdoni me ritmin e tashëm të unë dhe nuk d të pendoheni, sepse në këtë mënyrë do ta krijoni një bazë stabile për karrierën tuaj.

Partneri: Ju dëshironi që çdo gjë të jetë ashtu siç është – mirëpo partneri kërkon ndryshme. Pra, është koha që edhe ju t’i prini fatit tuaj. Duke biseduar shtruar me partnerin duhet të kërkoni kompromisin e nevojshëm. Në këtë mënyrë, bashkë me partnerin, do ta gjeni rrugën e lumturisë dhe mënyrën për t’ia plotësuar dëshirat njëri-tjetrit. Persona e lirë të kësaj shenje duhet të zgjidhen nga gjumi dhe të rrezikojnë paksa, sepse vetëm kështu mund të arrijnë deri të personi që kërkojnë.



Image Luani

Karriera: Në profesionin tuaj ndjeheni si mbret, dhe kështu arrini t’i prezantoni anët më të mira të aftësive që keni, që nuk kalojnë pa u vërejtur nga eprorët. Megjithatë, nuk duhet nxituar së tepërmi dhe nuk duhet krijuar spektakle të panevojshme. Rezultatet që keni arritur në punë flasin vetvetiu, andaj ato janë dëshmi e mjaftueshme që do t’ju hapin rrugë për zhvillim të mëtutjeshëm. Ngadal por sigurt, prezantoni aktivitetin tuaj, që jo vetëm se është për t’u çmuar, por pa asnjë gabim të vetëm – mund të quhet edhe i përkryer.

Partneri: Gjatë këtij muaji duhet të keni kujdes të mos i kaloni disa kufijtë e vendosur por të pashkruar. Thjesht, nuk duhet të lejoni të kaloni kufirin e vetëdijes dhe arrogancës – respektit dhe injorimit. Në jetën bashkëshortore vlerë ka joshja, ndërsa duhet t’ia bëni të qartë partnerit se ai për ju është i rëndësishëm po aq sa ajri. Personat e lirë të kësaj shenje mund të kenë shumë fat për të njohur një person të ri – që mund të bëhet edhe dashuria e ëndrrave të tyre – në periudhën prej 17 deri më 25 .



Image Virgjëresha

Karriera: Muaji maj për karrierën tuaj është i përkryer. Përkundër faktit se do të jeni të angazhuar, do të keni energji të mjaftueshme për t’i përmbyllur punët që kërkohen nga ju. Po ashtu një atmosferë e mirë do të mbizotërojë edhe në kolektiv. Të gjitha këto nuk do të kalojnë pa u vërejtur nga eprori juaj – gjë që mund t’ju sjellë edhe avancim në karrierë, sidomos në periudhën pas 15 majit. Pra, përpiquni të jeni vetvetja dhe ta kryeni punën me përkushtim, siç edhe keni bërë deri më sot – por duke mos u imponuar dhe duke mos „shitur mend“.

Partneri: Një muaj i mbushur me dyshime, por edhe me plot çaste të këndshme intime. Shpesh do të jeni tepër seriozë në dashuri, ndërsa shpesh shumë të disponuar. Por, sidoqoftë, nuk duhet të jeni cikërrimtar dhe të bëheni pre e provokimeve. Nëse veproni në mënyrë të drejtë, do të jeni të vlerësuar, ndërsa nëse veproni me teke, rrezikoni t’i humbisni disa pikë me të cilat ju ka notuar partneri. Personat e lirë të kësaj shenje do të kenë mundësi të realizojnë njoftime te shpeshta – por shumë shpesh duke e gabuar personin, sepse janë të prirë të njoftohen me persona të gabuar.



Image Peshorja

Karriera: Në punë nuk do të lejoni askënd t’ju nëpërkëmbë dhe as t’ju jep urdhra e detyra pa nevojë. Dhe, përderisa ky fërkim ndodhë në mesin e kolektivit dhe mund të përfundojë pa pasoja, një ngatërresë e tillë me eprorin tuaj nuk do të ishte e mirëseardhur në këtë moment. Një arsye tjetër pse duhet të jeni të përmbajtur është, që të mos e shkarkoni energjinë negative nga puna në shtëpinë tuaj. Me kalimin e kohës, dhe me këtë qëndrim, statusi juaj do të ndryshojë dhe do t’ju jepet respekti që meritoni në punë.

Partneri: Në lidhjen tuaj sentimentale ju pret një periudhë e lumtur. Sigurisht se dini se çfarë kërkoni. Nuk do të lejoni që e kaluara t’ju prishë harmoninë qe keni krijuar me partnerin. Në këtë mënyrë do të shmangeni nga konflitet e mundura dhe do ta gjeni kompromision që kërkohet. Sidoqoftë, mos hiqni dorë nga dëshira juaj që t’i thelloni raportet me partnerin. Personat e lirë të kësaj shenje duhet të tregohen më optimistë këtë muaj – dhe t’u japin fund mendimeve negative, sepse janë si gjithë të tjerët, vetëm se duhet të kenë më shumë vetëbesim.



Image Akrepi

Karriera: Për të arritur deri të suksesi, nuk është lehtë – dhe këtë e bëni duke punuar me zell. Pra, jeni të vetëdijshëm se vetëm përkushtimi në punë sjellë rezultate. Sidoqoftë, mos i kaloni kufijt e të pamundurës – sepse duke i shkelur ato, humbisni energjinë që do t’ju nevojitet gjatë sfidave të ardhshme që ju presin. Po ashtu kujdes të shtuar duhet të keni edhe në aspektin financiar – sepse jeni të prirë të shpenzoni më shumë se që fitoni. Thënë ndryshe, mbajeni kursin e tashëm që keni në karrierë, por duke menduar edhe për të ardhmen.

Partneri: Gjatë muajit , akrepat do të kërkojnë të jenë të përkëdhelur e madje që partneri t’i mbaj në duar. Megjithatë, duhet të keni të qartë se kjo nuk ndodhë vetvetiu – por duhet ndërmarrë hapat e duhur në këtë drejtim. Thënë ndryshe, përpiquni të jeni më romantik dhe më sentimental gjatë këtij muaji, dhe suksesi nuk do të mungojë. Personat e lirë të kësaj shenje, do të kenë mjaft mundësi për takime, mirëpo prej datës 20 deri më 27 , do të zihen në grepin e një personi të interesuar.



Image Shigjetari

Karriera: Përkushtimi i madh në punë mund të ndikojë që t’i lëni pas dore shumë gjëra – e madje edhe të mendoni se puna duhet t’i zëvendësojë obligimet të tjera që keni në jetë, në radhë të parë ato bashkëshortore. Kjo ka një përparësi, sepse, në fund të muajit do të shihen rezultatet dhe vlera juaj në profesion. Megjithatë, financiarisht nuk do të jeni të kënaqur, sidomos në periudhën 6 deri më 16 maj. Që të jeni të qëndrueshëm edhe në këtë aspekt, atëherë duhet të keni një kontroll më të madh të shpenzimeve, sepse nganjëherë shpenzoni pa nevojë.

Partneri: Në këtë muaj keni vendosur të dorëzoheni. Do t’i lejoni partnerit t’i bëjë të gjitha, vetëm e vetëm që juve t’ju lë të qetë. Megjithatë, kjo mund të ketë pasoja te partneri – sepse mund të mendoj që nuk jeni të interesuar më për të dhe kështu edhe mund ta humbisni personin më të vlefshëm për ju. Me një bisedë të sinqertë me partnerin, gjëra vijnë në vendin e tyre dhe shuhet mundësia e eskalimit të situatës. Personat e lirë të kësaj shenje do të jenë të adhuruar nga të tjerët – por duhet të hapin derën dhe të lejojnë që dikush të bëhet pjesë e jetës së tyre.



Image Bricjapi

Kariera: Dhe, përderisa gjatë muajve të kaluar jeni përpjekur të bëni ndryshime në karrierën tuaj, por pa sukses, muaji qershor do të jetë periudha kur ndryshimet dhe shanset e mëdha do t’ju imponohen vetvetiu. Pra, mos u befasoni nëse këtë muaj arrini deri të maja më e lartë në karrierën tuaj të deritashme. Suksesi i shtuar në karrierë ju pret sidomos pas datës 20 . Megjithatë, gjërat nuk vijnë vetvetiu dhe ju duhet të lëvizni më shumë, së paku për t’ia hapur dyert suksesit që po troket.

Partneri: Më pak kontroll ndaj partnerit dhe ky muaj do t’ju sjellë lumturi të pafundme dhe harmoni në jetën tuaj bashkëshortore. Prej datës 6 deri më 21 duhet të shfrytëzoni kohën dhe të përforconi edhe më shumë lidhjen tuaj sentimentale. Personat e lirë të kësaj shenje duhet të jenë më të durueshëm, dhe t’i japin kohë lidhjes së filluar që ajo të zhvillohet. Pra më pak kritika dhe më shumë përkushtim.



Image Ujori

Karriera: Një projekt që e keni në duar assesi të marrë fund – sikur është bllokuar diku. Sidoqoftë, faj për këtë nuk kanë të tjerët, por problemi qëndron mu te ju. Merrni frymë ngadalë dhe mblidheni fuqinë e nevojshme për ta kryer këtë obligim që kërkohet nga ju. Në fund, i gjithë ky mund nuk do të kalojë pa u vërejtur dhe do të shpërbleheni qoftë me mirënjohje apo edhe në aspekt financiar.

Partneri: Së bashku do të jeni në gjendje t’i shëroni shpejt plagët e dikurshme. Pra, mos harroni, për të qenë të lumtur në bashkëshortësi, krahas dëshirave tuaja, duhet të plotësohen edhe ato të partnerit – dhe bashkërisht të krijoni lumturinë. Persona e lirë të kësaj shenje gjatë prillit duhet të përpiqen të jenë më afër personit të cilin e pëlqejnë dhe mendojnë të krijojnë lidhje serioze me të.



Image Peshqit

Karriera: Ky muaj është ideal për të filluar ndonjë biznes të ri. Çdo gjë që ka të bëjë me komunikim do të jetë punë e lehtë për ju. Për ata persona që janë në kërkim të punës, ky muaj mund t’ju sjellë shumë fat. Pra, shfrytëzojeni intelektin tuaj për ta gjetur punën e ëndrrave. Koha ideale për t’i shpalosur aftësitë tuaja është deri më 20 . Megjithatë, duhet të keni kujdes, sepse nxitimi mund të jetë shkak që ju të gaboni. Me një fjalë, koncentrohuni më shumë dhe mos hiqni dorë nga synimi që ia keni parashtruar vetes.

Partneri: Këmbëngulja juaj që partnerin ta keni përherë pranë, dhe të përpiqeni ta argëtoni atë, do t’ju sjellë çaste të këndshme intime. Megjithatë, kujdes, sepse po që se e teproni, partneri mund të krijojë përshtypje se është ende herët për t’u lëshuar në një raport të tillë –respektivisht mund të ndjehet i kufizuar. Pra vetëm së bashku mund ta gjeni lumturinë e kërkuar. Personat e lirë të kësaj shenje duket sikur janë në qendër të vëmendjes së dikujt – por shpesh në vend të krijojnë kushte për zhvillimin e lidhjes, parapëlqejnë të hanë me dy lugë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Horoskopi mujor.

#2

Post by Adriana » Thu Jul 02, 2009 6:23 pm

Image
Horoskopi muajit Korrik





Dashi


Karriera: Në vend të punës, gjatë këtij muaji do ta preferonit pushimin vjetor. Mungesa e motivit në punë, mund të ndikojë që të bëni gabime të pafalshme në punë. Pra, gjatë korrik duhet të jeni më të disiplinuar në punë – në mënyrë që të shmangeni nga gabimet eventuale që mund t’i bëni. Megjithatë, mos mendoni se problemi qëndron vetëm të ju, sepse gjërat nganjëherë komplikohen vetvetiu. Zgjidhja për këtë është durimi. Sidoqoftë, në aspektin financiar nuk do të qëndroni keq – por nuk duhet të investoni.
-loveyou- Nëse në punë gjërat komplikohen, në dashuri do të këndohet një tjetër këngë. Problemi i vetëm që mund të lindë është se do të kërkoni perfeksionizëm. Por, nëse i pranoni gabimet tuaja dhe ato të të tjerëve, atëherë çdo gjë do të ecën mirë. Personat e lirë do të kërkojnë partner, por edhe do të kënaqen me lirinë që kanë si beqar.



Demi


Karriera: Në punë do të jeni promotor i suksesit të firmës. Një punëtor sikur ju do të dëshironte secili shef. Pra, gjatë korrikut do të përfitoni mjaft bonuse tek eprorët tuaj, megjithatë, duhet të jeni edhe të kujdesshëm, sepse mund t’i ngatërroni prioritetet. Nuk duhet të përpiqeni t’i zbatoni një mijë ide përnjëherësh – por t’i kryeni obligimet një nga një. Sidoqoftë, në përgjithësi mund të thuhet se ky muaj do t’ju sjellë suksese në punë, respektivisht në karrierë. Sukses mund të kenë edhe ata që janë në kërkim të punës.
-loveyou- Gjatë këtij muaji do të përpiqeni të sillni gjallëri në jetën tuaj bashkëshortore. Do të keni elan të mjaftueshëm për ndryshime, dhe për ta thyer monotoninë. Pra, kreativiteti juaj mund të bëjë që bashkë me partnerin të kaloni çaste shumë të lumtura. Personat e lirë duhet të koncentrohen tek një person dhe jo të shpërndahen në të katër anët.



Binjakët


Karriera: Nuk e keni problem të punoni me njerëz të rinj, dhe as t’ju jepni dorë atyre që ju nevojitet ndihma – por gjithsesi do të kërkoni që ta udhëhiqni punën – së paku në mënyrë të tërthortë. Prej datës 11 deri më 26 korrik do t’ju mungojë vullneti për punë. Në këtë periudhë vullnetin do të zëvendësoni me disiplinë dhe në këtë mënyrë do të dilni sërish të suksesshëm. Sidoqoftë, qershori nuk do t’ju sjellë ndryshime të mëdha në karrierë – por nuk duhet t’i lejoni të tjerët t’ju lënë pas dore.
-loveyou- Gjatë këtij muaji do të jeni të bindur se jeta juaj bashkëshortore po funksionon për mrekulli – por kjo do të ndodhë vetëm nëse arrini që ta mbani optimizmin në jetë dhe t’i plotësoni dëshirat e partnerit, ose t’i kuptoni ato. Personat e lirë të kësaj shenje me shpejt do të gjejnë një shok/shoqe sesa një partner - por kjo shoqëri dikur mund të shndërrohet në dashuri.



Gaforrja


Karriera: Kjo do të jetë një periudhë kur do t’ju mungojë koncentrimi në punë dhe do të jeni të detyruar të shpenzoni dyfishin e energjisë për t’i mbajtur gjërat nën kontroll. Pra, ju pret një ritëm i ngadalshëm në punë, që mund t’ju bëjë të dyshoni se diçka nuk është duke funksionuar siç duhet. Megjithatë, nëse tregoheni të durueshëm, atëherë karriera juaj do të marrë përpjetën dhe do të hyni në një fazë më të relaksuar në karrierë. Nga kjo gjendje mund të shmangeni duke iu përkushtuar më shumë dashurisë.
-loveyou- Korriku do të sjellë një tjetër motiv në jetën tuaj bashkëshortore. Përpiquni që gjatë këtij muaji të shmangeni nga problemet dhe t’i përkushtoheni partnerit – në këtë mënyrë do të përjetoni një muaj përplot lumturi. Personat e lirë të kësaj shenje, do të jenë të pritur të mbyllen në vetmi, ndërsa duhet të veprojnë krejtësisht ndryshe.



Luani


Karriera: Përkundër vapës dhe kohës së pushimeve do të gjeni mjaft motivim për t’u angazhuar në punë. Edhe në kolektiv do të gjeni mirëkuptim – në fakt, mirëkuptimi do të jetë shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin që do t’ua ofroni kolegëve tuaj. Nëse keni ndonjë plan në kokë, një projekt të ri, atëherë është koha e duhur për ta shpalosur atë. Nëse dini ta shfrytëzoni momentin, atëherë, ju pret një muaji i suksesshëm në karrierë. Edhe në aspektin financiar ju pret një fazë e lumtur, sidomos prej 9 deri më 17 korrik.
-loveyou- Të relaksuar do të arrini të kaloni një muaj të këndshëm me partnerin. Pra, edhe në dashuri duhet të ofroni bashkëpunim – i cili do t’ju shpaguhet me përkushtimin që do ta tregojë partneri ndaj jush. Personat e lirë të kësaj shenje do të jenë të koncentruar dhe përplot mirëkuptim – gjë që mund të sjellë në jetën e tyre personin e ëndrrave.



Virgjëresha


Karriera: Perfeksionizmi juaj në punë është i paparë, mirëpo kjo mund të mos kuptohet mirë nga kolegët tuaj në punë. Kjo nevrikosje e bashkëpunëtorëve do t’ju bëjë të ndjeheni fajtor dhe njëkohësisht edhe të ngarkuar. Sidoqoftë, do të arrini t’ua bëni të qartë gjithëve se ju nuk jeni superhero, apo një njeri perfekt – por një person i përpiktë, që nuk u frikësohet trillimeve. Pra, duhet të ballafaqoheni me “konkurrencë” por duke pritur momentin tuaj.
-loveyou- Edhe në dashuri do ta kërkoni perfeksionimin – madje, do të jeni mjaft kritik edhe ndaj partnerit. Nëse kjo është e panevojshme, atëherë lidhja tuaj vetëm sa do të zbehet pa nevojë. Pra, jepni fund këtyre kritikave, përcjelljeve dhe perfeksionimit – dhe kthehuni kah realiteti. Personat e lirë do të rrëmbehen nga dashuria e gjinisë së kundërt.



Peshorja


Karriera: Gjatë këtij muaji mund t’ju mungojë motivi për punë, megjithatë, nuk duhet të lejoni t’i humbisni të gjitha ato që i keni krijuar, respektivisht reputacionin që keni krijuar në kolektiv. Duke i injoruar obligimet tuaja, duke i kryer punët shkel e shko, vetëm sa mund t’i dëshmoni kolektivit se ju nuk e meritoni atë vend-pune. Për këtë shkak, duhet të tregoheni më të sinqertë me vetveten, sepse kjo periudhë e vështirë nuk do të zgjasë shumë – prej datës 19 korrik e tutje, çdo gjë do të kthehet në normale.
-loveyou- Qershori për ju do të sjellë disa të papritura, por të gjitha telashet do t’i zgjidhni me lehtësi. Po ashtu duhet të shfrytëzoni kohën e lirë, për të qëndruar më afër partnerit. Këtë fazë të lumturisë do ta keni deri më 21 korrik. Personat e lirë mund të kërkojnë partnerin e jetës prej datës 4 deri më 21 Korrik.



Akrepi

Karriera: Nëse gjatë gjithë muajit angazhoni 100% të energjisë tuaj, atëherë, në fund të muajit do të jeni krenar me sukseset që do t’i arrini. Për kah natyra jeni gjeni, të sigurt në vetvete si dhe i kuptoni përparësitë dhe prioritetet. Kjo ju jep mundësi të dini ku të investoni mundin tuaj. Po ashtu, bisedat e ndryshme dhe shpalosja e ideve që keni në kokë mund t’ju shpijnë në ujërat tjetër fare të biznesit, që po ashtu do t’ju sjellin sukses të konsiderueshëm. Nuk do mend se kjo është edhe mënyra më e mirë për të përmirësuar pozitën tuaj financiare, në këto ditë vape.
-loveyou- Nga ju në korrik mund të pritet shumë. Thjesht, nuk jeni një person i cili fut duart në xhepa dhe pret se çfarë do të ndodhë. Ju dëshironi që çdo gjë të përjetoni dhe e dini si të bëheni aktiv në jetën tuaj bashkëshortore. Po ashtu, mos i kurseni komplimentet për partnerin tuaj. Personat e lirë, duhet t’i heqin qafe partnerët potencialë që nuk janë të dëgjueshëm.



Shigjetari


Karriera: Falë bashkëpunimit të mirë në kolektiv dhe angazhimit të duhur, në këtë periudhë mund të llogaritni në befasi të këndshme në punë, nga të cilat nuk duhet të frikësoheni. Ju veproni krye në vete kur bëhet fjalë për ndryshime, dhe është më mirë kështu, sepse njëherë i dëgjoni të tjerët pastaj vendosni për atë që ju përshtatet. Megjithatë, mund të këtë telashe financiare, sepse tentoni t’i blini gjërat që nuk ju nevojiten. Para se të blini ndonjë gjë, ndaluni dhe mendoni – nëse vërtetë ju duhet.
-loveyou- Momentalisht, planeti i Venerës ju mbështet në aspektin e dashurisë. Pra, gjatë korrik do të keni mjaft befasi nga ana e partnerit. Sidoqoftë, mos u mundoni t’i kuptoni të gjitha gjërat, por reagoni fleksibël ndaj këtyre befasive. Personat e lirë të kësaj shenje i pret një muaj përplot befasi dhe fat – e ndoshta edhe një dashuri e re e planifikuar.



Bricjapi


Karriera: Synimi juaj për të arritur përparim në karrierë ose avancim në punë, mund të mos jetë i suksesshëm këtë muaj, sepse yjet ju japin një mbështetje mesatare. Pra, mos prisni që në qershor t’ju ndodhë diçka e madhe në karrierën tuaj. Durimi dhe përkushtimi në punë është çelësi i suksesit tuaj. Dhe përderisa për shigjetat të tjera astrologjie, një ritëm i tillë i jetës do të sillte hidhërim dhe nervozë, juve kjo gjë ju kalitë dhe ju sjellë dobi – por edhe lumturi, sepse kënaqeni kur arrini diçka me djersen tuaj.
-loveyou- Po që se edhe këtë muaj vazhdoni të jetoni në iluzione, atëherë, nuk do të mund të ndryshoni asgjë. Vetëm me bisedë të shtruar dhe sinqeritet do të mund të arrini të kuptoni realitetin – por edhe ta shijoni lumturinë e duhur. Personat e lirë të



Ujori


Karriera: Frustrimi në punë mund të lindë atëherë kur të tjerët nuk do të reagojnë njësoj si ju, kur bëhet fjalë për kryerjen e obligimeve. Sidoqoftë, do të ishte mirë sikur të mos bëheni cikërrimtar dhe të përpiqeni të bashkëpunoni me kolegët tuaj. Pra, ndihmoni dhe mos kritikoni. Megjithatë, përpiquni që, në mënyrë indirekte, t’i dëshmoni shefit sa vleni në të vërtetë. Po ashtu muaji qershor është ideal që ju të filloni një biznes të ri, ose dhe t’i shpalosni idetë që keni në kokë – vetëm gjeni njerëz të duhur për t’ju dëgjuar.
-loveyou- Gjatë këtij muaji dukja e partnerit nuk do të jetë shumë e rëndësishme për ju, por thjesht mençuria e tij. Me një fjalë, do të kërkoni më shumë bisedë, më shumë kohë të kaluar së bashku, qoftë edhe nëpërmjet aktiviteteve kulturore apo gjëra të ngjashme. Personat e lirë të kësaj shenje mund të takojnë personin e ëndrrave në



Peshqit


Karriera: Gjatë muajit korrik duhet të keni kujdes të shtuar sepse mund të bini në telashe me eprorët tuaj në punë. Prirja juaj për t’u rebeluar dhe për t’i marrë punët në duart tuaja, kësaj radhe mos të mos pi ujë. Megjithatë, kur nuk ia arrini qëllimit, ju dorëzoheni, dhe mu për këtë shkak vështirë se mund të mbërrini diçka të vërejtshme në karrierë gjatë këtij muaji. Përpiquni ta frenoni temperamentin tuaj, ndërsa nga data 4 deri më 17 korrik ju pre një periudhë e mirë financiare.
-loveyou- Do të gjendeni në një situatë delikate, sepse herë do të gjeni përplot lumturi dhe herë-herë edhe hidhërime. Edhe në dashuri përpiquni ta kontrolloni temperamentin tuaj dhe në këtë mënyrë do të arrini më shumë. Personat e lirë të kësaj shenje, nuk e kanë momentin e duhur për ta kërkuar partnerin e jetës.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Kuriozitete dhe lojra zbavitëse”