Shampanjë e ushqim për ditën e “apokalipsit”
Posted: Thu Dec 13, 2012 6:37 pm
Kiev, 13 dhjetor - Një prodhues shampanje nga Ukraina ka organizuar një festë për Apokalipsin pikërisht në qilarët e tij, transmeton ABCnews njoftimin. Ai ka ftuar me qindra persona të presin së bashku fundin e botës sipas asaj që është parashikuar nga profecia Maja, duke pirë shampanjë. Qilarët janë ndërtuar 135 vjet më parë me idenë për të prodhuar shampanjë ruse sipas teknologjisë franceze. Tashmë këta qilarë ofrojnë 400 shtretër dhe 5 suita në tunelet e tyre. Organizatorët mendojnë se ka vend mjaftueshëm për të strehuar me qindra persona dhe për t’i shpëtuar ata nga fundi i botës.
Por dhe stafi që punon në këtë sipërmarrje kanë prenotuar për vete dhe familjarët e tyre.
Gjithashtu janë marrë masat që 400 të ftuarit të kenë se çfarë të hanë për rreth dy javë. Qilarët që zakonisht kanë një temperaturë mesatare deri në 16 gradë celsius janë pajisur me ngrohës.
Për të gjithë ata që planifikojnë ta kalojnë datën 21 dhjetor atje, sigurisht që do të ketë dhe shumë verë.