Page 1 of 1

Radhitja e germave ne alfabetin Fenikas

Posted: Tue May 22, 2018 9:36 am
by TeuAL
Pse shenjat(germat) ne vargun alfabetik jane vendosur njera pas tjetres ne menyren qe ne e kemi ne perdorim dhe jo ne nje menyre tjeter?

Ne librin "The Phoenicians", Ed: Moscati (ne ngjitje) ka nje diskutim per kete problem. Po mundohem te jap shkurtimisht cfare thuhet ne fleten 119.

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

Mbyllet diskutimi rreth problemeve qe lidhen me alfabetin duke permendur nje ceshtje qe deri vone ka qene e paspjegueshme por per te cilen se fundmi kemi nje ide-spjegim interesant dhe te papritur qe mund te jete zgjidhja per:
pse shenjat(germat) ne vargun alfabetik jane vendosur njera pas tjetres ne menyren qe ne e kemi ne perdorim dhe jo ne nje menyre tjeter?

Renditja e germave tona (a, b, c, d, e . . . ) eshte shume e lashte: eshte e dokumentuar qe ne shek. 14 para Krishtit, ne nje liber mesimi per nxenes fillestare qe eshte gjetur ne Ugarit. Pse jane simbolet-germat ne kete renditje dhe jo ne nje tjeter? Aresyet nuk jane fonetike( tinguj te ngjashem fonetike si psh T me D ose S me Z jane jo afer ne vargun alfabetik) dhe po ashtu aresyet nuk jane grafike( simbole-germa te ngjashme grafikisht si psh AYN dhe TET, GIMEL dhe LAMED, ose GIMEL dhe PE jane jo prane ne vargun alfabetik); nga ana tjeter eshte veshtire te besohet qe vargezimi te jete i rastesishem, pa asnje lloj kriteri, kjo per shkak te njohurive tona rreth mentalitetit ne qyteterimin e lashte te Lindjes se Aferme(Near East).

Ne vitin 1978 Alessandro Bausani, orientalisti i shquar qe u specializua ne 'Historine e Astronomise Orientale', sygjeroi nje zgjidhje: duke u bazuar ne nje studim te stacioneve henore ne astronomine Arabe, Indiane dhe Iraniane, ku ndodhte qe keto stacione lidheshin me shenjat-germat e alfabetit Arab ne vargezimin-renditjen e lashte(qe korespondon me Fenikasin), Bausani arriti ne perfundimin qe renditja e germave ne alfabetin Fenikas pasqyron nje lloj KALENDARI ku shenjat Aleph(Taurus), Tet, Ayn dhe Taw paraqesin, ne kete renditje, ekuinoksin e vjeshtes, solsticin e dimrit, ekuinoksin e pranveres dhe solsticin e veres. Nje situate e tille astronomike tregon qe hena e plote e ekuinoksit te vjeshtes shihej prane konstelacionit Taurus ku dallohen Pleiades, pra rreth vitit 2000 ose 1600 BC. Data e dyte korespondon plotesisht me ate qe kemi thene rreth fillimeve te alfabetit. Ne renditjen tradicionale, sipas ketij spjegimi, alfabeti do te mund te konsiderohej si nje lloj kalendari primitiv, disi i perafert, i cili ishte hartuar ne nje zone diku ne Lindjen e Aferme ku stina e veres, me thatesiren qe sjell, shihej si shume e veshtire. Hamendesimi per natyren kalendarike te krejt alfabetit, ne vecanti menyra e renditjes se simboleve-germave qe, Bausani thote, ' ndoshta simbolizonte ditet e nje cikli-muaji te plote henor, mundesi spjegimi kjo me e pranueshme se te tjerat,' eshte mbeshtetur jo pak nga dokumentet epigrafike Syro-Palestineze qe datojne ne mileniumin e pare B.C..

Nqse eshte keshtu, kemi te bejme me nje koncept te lashte Fenikas qe renditjen e germave ne alfabet e lidh me ciklet kohore ne natyre, gje qe na ben te mendojme se ndoshta kjo eshte aresyeja pse shpikesi i alfabetit deshi qe te mbante kete lloj renditje te simboleve zanore dhe grafike ne vargun alfabetik, aresye kjo qe per ne sot eshte e tepert.
- - - - - - - - - - - -

vijon . . . .

Re: Radhitja e germave ne alfabetin Fenikas

Posted: Tue May 22, 2018 9:42 am
by TeuAL
. . . vijon

Ngjitur eshte fleta nr 118-119 ku autori flet per sa kam thene ne postimin me lart.