Page 1 of 1

Radhitja e germave ne alfabetin Fenikas

Posted: Tue May 22, 2018 9:36 am
by TeuAL
Pse shenjat(germat) ne vargun alfabetik jane vendosur njera pas tjetres ne menyren qe ne e kemi ne perdorim dhe jo ne nje menyre tjeter?

Ne librin "The Phoenicians", Ed: Moscati (ne ngjitje) ka nje diskutim per kete problem. Po mundohem te jap shkurtimisht cfare thuhet ne fleten 119.

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

Mbyllet diskutimi rreth problemeve qe lidhen me alfabetin duke permendur nje ceshtje qe deri vone ka qene e paspjegueshme por per te cilen se fundmi kemi nje ide-spjegim interesant dhe te papritur qe mund te jete zgjidhja per:
pse shenjat(germat) ne vargun alfabetik jane vendosur njera pas tjetres ne menyren qe ne e kemi ne perdorim dhe jo ne nje menyre tjeter?

Renditja e germave tona (a, b, c, d, e . . . ) eshte shume e lashte: eshte e dokumentuar qe ne shek. 14 para Krishtit, ne nje liber mesimi per nxenes fillestare qe eshte gjetur ne Ugarit. Pse jane simbolet-germat ne kete renditje dhe jo ne nje tjeter? Aresyet nuk jane fonetike( tinguj te ngjashem fonetike si psh T me D ose S me Z jane jo afer ne vargun alfabetik) dhe po ashtu aresyet nuk jane grafike( simbole-germa te ngjashme grafikisht si psh AYN dhe TET, GIMEL dhe LAMED, ose GIMEL dhe PE jane jo prane ne vargun alfabetik); nga ana tjeter eshte veshtire te besohet qe vargezimi te jete i rastesishem, pa asnje lloj kriteri, kjo per shkak te njohurive tona rreth mentalitetit ne qyteterimin e lashte te Lindjes se Aferme(Near East).

Ne vitin 1978 Alessandro Bausani, orientalisti i shquar qe u specializua ne 'Historine e Astronomise Orientale', sygjeroi nje zgjidhje: duke u bazuar ne nje studim te stacioneve henore ne astronomine Arabe, Indiane dhe Iraniane, ku ndodhte qe keto stacione lidheshin me shenjat-germat e alfabetit Arab ne vargezimin-renditjen e lashte(qe korespondon me Fenikasin), Bausani arriti ne perfundimin qe renditja e germave ne alfabetin Fenikas pasqyron nje lloj KALENDARI ku shenjat Aleph(Taurus), Tet, Ayn dhe Taw paraqesin, ne kete renditje, ekuinoksin e vjeshtes, solsticin e dimrit, ekuinoksin e pranveres dhe solsticin e veres. Nje situate e tille astronomike tregon qe hena e plote e ekuinoksit te vjeshtes shihej prane konstelacionit Taurus ku dallohen Pleiades, pra rreth vitit 2000 ose 1600 BC. Data e dyte korespondon plotesisht me ate qe kemi thene rreth fillimeve te alfabetit. Ne renditjen tradicionale, sipas ketij spjegimi, alfabeti do te mund te konsiderohej si nje lloj kalendari primitiv, disi i perafert, i cili ishte hartuar ne nje zone diku ne Lindjen e Aferme ku stina e veres, me thatesiren qe sjell, shihej si shume e veshtire. Hamendesimi per natyren kalendarike te krejt alfabetit, ne vecanti menyra e renditjes se simboleve-germave qe, Bausani thote, ' ndoshta simbolizonte ditet e nje cikli-muaji te plote henor, mundesi spjegimi kjo me e pranueshme se te tjerat,' eshte mbeshtetur jo pak nga dokumentet epigrafike Syro-Palestineze qe datojne ne mileniumin e pare B.C..

Nqse eshte keshtu, kemi te bejme me nje koncept te lashte Fenikas qe renditjen e germave ne alfabet e lidh me ciklet kohore ne natyre, gje qe na ben te mendojme se ndoshta kjo eshte aresyeja pse shpikesi i alfabetit deshi qe te mbante kete lloj renditje te simboleve zanore dhe grafike ne vargun alfabetik, aresye kjo qe per ne sot eshte e tepert.
- - - - - - - - - - - -

vijon . . . .

Re: Radhitja e germave ne alfabetin Fenikas

Posted: Tue May 22, 2018 9:42 am
by TeuAL
. . . vijon

Ngjitur eshte fleta nr 118-119 ku autori flet per sa kam thene ne postimin me lart.

Re: Alfabet Levantin

Posted: Thu Apr 22, 2021 8:22 am
by TeuAL
Lady Anne Blunt dhe nje Alfabet i Lashte Levantin

Vajza e Ada Byron, Anne Isabella Noel Blunt [ 15th Baroness Wentworth(King-Noel)] e njohur si 'Lady Anne Blunt', se bashku me bashkeshortin poet Wilfrid Scawen Blunt, ne pronen e tyre 'Crabbet Park - Sussex', krijuan fermen 'Crabbet Arabian Stud' me qellim mbajtjen dhe ruajtjen e pastertise racore te kuajve Arabe. Kjo ferme kuajsh u krijua ne korrik 1878 kohe kjo kur kuajt e pare Arabe u sollen ne Angli nga Lady Anne dhe Wilfrid Blunt pas nje ekspedite qe ata ndermoren ne vendet ku mund te bliheshin kuajt me te mire Arabe. Gjate ekspeditave, Lady Anne vizatoi vende dhe objekte me rendesi arkeologjike. Ne vecanti, ne shkretetiren e Arabise veriore, ka regjistruar ne zonen e quajtur JOF tre germa te nje alfabeti per te cilat ajo thote qe ishin gdhendur ne gure "para shume e shume kohesh".

Vendi i gjetjes se germave ndodhet jo larg nga Manastiri i Shen Katerines se Sinait(ndertuar nga Justiniani) dhe gjithashtu eshte ne periferi te Levantit, rajonit ku u shpik alfabeti. Njera nga tre germat e regjistruara nga Lady Anne eshte germa e shume diskutuar (ketu ne forum) qe ndodhet ne mozaikun e Manastirit te Mesaplikut qe eshte i shek. te 6-te.

Mendoj qe ne mozaikun e Manastirit te Mesaplikut eshte perdorur nje nga alfabetet Levantine qe perdoreshin nga shkruajtesit ne Manastirin e Shen Katerines.

Shenim: sa kam thene eshte ne librin e shkruajtur nga Lady Anne Blunt qe vijon. Ngjitjet gjithashtu.

---------------- Skeda e Librit --------------------
Title: Title: A Pilgrimage to Nejd, Vol. 1 [of 2]
The Cradle of the Arab Race
Main Author: Blunt, Annne Isabella Noel, Lady, 1837-1917.
Related Names: Blunt, Wilfrid Scawen 1840-1922., ed.
Language(s): English
Published: London, J. Murray, 1881.
Edition: 2d. ed.
------------------------------

vijon ...

Re: Alfabet Levantin

Posted: Thu Apr 22, 2021 8:28 am
by TeuAL
Alfabet Levantin


. . . vijon

Ne ngjitje eshte fleta 148 e librit ku flitet per gjetjen e tre germave ne guret e rrenojave arkeologjike.

vijon . . .

Alfabet Levantin

Posted: Thu Apr 22, 2021 8:38 am
by TeuAL
Alfabet Levantin

. . . vijon

Ngjitur eshte harta e vendeve te permendura nga Lady Anne. Eshte rrethuar Jof(vendgjetja e germave te lartpermendura).

Re:

Posted: Sat May 29, 2021 5:46 pm
by TeuAL
Papirus - Parrucca

Bimen ujore "Cyperus_Papyrus" te familjes "Ciperacee" romaket e moren nga lugina e Nilit dhe e mbollen ne Itali ku mbijeton(edhe pas 2000 vjetesh) ne Sicilia, pergjate lumit Ciane. Sicilianet e quajne "Parrucca" per shkak te pamjes si "tufe flokesh, paruke" te pjeses se siperme te bimes.

"Papirus - Parrucca" rritet anes lumejve, liqeneve ose ne vende lagunore(me kallamishte).
Gjendet kjo bime tek ne?
vijon . . .

Re:Papirus

Posted: Sat May 29, 2021 5:54 pm
by TeuAL
. . . vijon

Pamjet ngjitur te "Parrucca-Papyrus" jane nga www.