Page 1 of 1

Beteja ne Durres ndermjet Cezarit dhe Pompeit ( 48 BC )

Posted: Tue Jul 23, 2024 6:11 am
by TeuAL
Nje ilustrim nga beteja ne Durres ndermjet Cezarit dhe Pompeit
--------------------------------------------------------------------------------
Ne 9 Korrik te vitit 48 para Krishtit, Pompei cau rrethimin e Cezarit ne bregdet ne jug te Durresit. Cezari udhehoqi sulmin ndaj Pompeit por pa sukses.
Ilustrimi tregon momentin kur nje nga luftetaret e Cezarit, nje standard mbajtes, i pushtuar nga paniku, sulmon Cezarin por prapset nga nje truproje e Cezarit.
Ilustrimi(ngjitur) eshte nga fleta nr. 127 e librit " The Roman Army ". Po e ngjis fleten per te treguar se si mendohet qe dukej zona e Durresit me fortifikimet e kesaj beteje.
--------------------------- Libri ------------------------------------------------
Titulli:
The Roman Army: The Greatest War Machine of the Ancient World
Autor: Chris McNab
Publ.: Bloomsbury USA, May 22, 2012 - History - 280 pages
-----------------------------------------------------------------------------------

Re: Beteja ne Durres ndermjet Cezarit dhe Pompeit ( 48 BC )

Posted: Thu Aug 08, 2024 11:18 pm
by TeuAL
. . . vijon

Ndeshjet Cezar - Pompei ne Durres
-----------------------------------------

Po citoj nga libri i Cezarit "Lufta Civile", libri III, paragrafi 49(ne ngjitje) ku ai flet per burimet ujore ne zonen ku ishte vendosur ushtria e tij, ne jug te Durresit.

----------------- Citoj nga paragrafi 49 - Libri III ---------
. . .
Ushtaret e Pompeit vuanin nje mungese ekstreme te ujit sepse Cezari kishte perdorur sasi te medha dheu per te devijuar rrjedhen e lumejve dhe perrejve qe derdheshin ne det.
. . .
Ushtria e Cezarit gezonte shendet te plote dhe kishte ne dispozicion sasi te medha uji.
. . .
----------------------------------------------------------------

Nga keto te dhena dhe nga skema e kampeve te ushtrive te Cezarit dhe Pompeit(ne postimin e mesiperm) mund te themi qe ushtria e Cezarit ishte vendosur ne dy anet e lumit Erzen(ne jug te Durresit) dhe kishte bllokuar rrjedhjen drejt detit te perrejve. Ushtria e Pompeit ndodhej prane detit.

Ndoshta, ndonje dite, nentoka e zones do na jape ndonje nga 32 standardet ushtarake qe ushtaret e Cezarit humben ne njeren nga ndeshjet, ndeshje ku Cezari vete doli te mbledhe standardet ushtarake te braktisura, moment qe jepet tek pamja ne postimin me lart.

Ngjitja eshte nga libri qe vijon:
----------Libri ------------------
Titulli: Civil War
Publ.: Harvard University Press, 2016
Autor: Caesar
Editor:Cynthia Damon
Transl.: Cynthia Damon
----------------------------------