Page 11 of 14

Re: Çfare po degjoni ne keto momente?

Posted: Fri Dec 20, 2013 7:45 pm
by Strokulli

Re: Çfare po degjoni ne keto momente?

Posted: Fri Dec 20, 2013 7:46 pm
by Strokulli

Re: Çfare po degjoni ne keto momente?

Posted: Fri Dec 20, 2013 7:55 pm
by Strokulli

Re: Çfare po degjoni ne keto momente?

Posted: Fri May 23, 2014 6:21 pm
by rrëqebull
Fjalë të arta: KUSH NA VJEN' O PA THIRR N'OBORR
NA S'I LAM MORE JO AS VEN PËR VORR!!!


Trushpëlarët bolshevikë do e quanin "fashiste" "naziste" dhe "shoviniste" një këngë të tillë, kaq të bukur dhe kaq SHQIPTARE!

Vetëm etnomazokistët me patentë mund ta quajnë shovinizëm diçka që është në funksion të mbijetesës, mirëqënies, rritjes dhe fuqizimit të Kombit Tonë.

Gjithçka që është në funksion të Çlirimit dhe Lirisë së Kombit është e Drejtë!

http://www.youtube.com/watch?v=IkdJnoQ-1us

Re: Çfare po degjoni ne keto momente?

Posted: Fri Jun 27, 2014 7:47 pm
by Strokulli

Re: Çfare po degjoni ne keto momente?

Posted: Fri Jun 27, 2014 7:49 pm
by Strokulli

Re: Çfare po degjoni ne keto momente?

Posted: Fri Jun 27, 2014 7:50 pm
by Strokulli

Re: Çfare po degjoni ne keto momente?

Posted: Sat Jun 28, 2014 6:37 pm
by Strokulli

Re: Çfare po degjoni ne keto momente?

Posted: Tue Jul 01, 2014 7:52 pm
by Adriana

Re: Çfare po degjoni ne keto momente?

Posted: Thu Jul 03, 2014 12:28 am
by Strokulli

Re: Çfare po degjoni ne keto momente?

Posted: Fri Aug 15, 2014 7:42 pm
by Strokulli

Re: Çfare po degjoni ne keto momente?

Posted: Fri Aug 22, 2014 4:26 pm
by rrëqebull
Muzika e ashtuquajtur "e lehtë" është në një gjendje të rënduar tek ne.
Në çdo shfaqje televizive, koncert apo vidjoklip, mbizotëron pa-cilësia, kundra-artistikja, mos-dhuntia, pa-aftësia, banaliteti, kundra-vlera, shëmtia e pamjeve, tingujve dhe e teksteve, jo-shqiptarësia, sjellja zezakiste, anglishtfolja, reklamimi i zhburrnimit, zhgruarimit, shthurjes dhe çdo lloj mangësi tjetër e mundshme që mund të kaplojë e sëmurë një fushë të veprimtarisë artistike.

Edona Llalloshi bën përjashtim! Për aq mundësi sa jep "muzika e lehtë" për të paraqitur diçka me cilësi të lartë etiko-estetike, ajo duket se i shfrytëzon ato në maksimum. Gjëja që ia ngre edhe më shumë vlerat, është fakti që ajo është plotësisht e ndërgjegjshme për periudhën e vështirë që po kalon "skena artistike" shqiptare, ku e pavlera shtyhet e reklamohet pa pushim, dhe me bukurinë dhe elegancën e sjelljes së saj, ajo është rreshtuar nga ana e Vlerave. [minuta 16:30 e kësaj interviste]


Kënga "Spontanisht" nuk duket aspak, me dëgjim të parë, një ndër ato që unë do parapëlqeja më shumë prej këngëve të saj, mirëpo më pëlqen jashtë mase për arsyen se, dashur-padashur, është një Thirrje Kombëtarizuese shumë e fuqishme dhe e bukur.

Dua t'i bëj një shtjellim të vogël tekstit të saj:


Edona fillon duke kënduar:
«E di se ke një tjetër, po shumë të pëlqeva.
Sapo m'u afrove dashurinë e ndjeva.
E di që unë kam faj, thuaj asaj mos të mallkojë pastaj...»


Dhe Miloti përgjigjet:
«Jo ti nuk ke faj, por fajin ka kimia,
që më ke hy në gjak e n'venat e mija!
Asaj unë do t'i them: "Nuk më pëlqen!
Gjeje një tjetër! S'ke ven' n'zemrën tem'!"»


Me dëgjim të parë dikush do thoshte se kjo është në të vërtetë një thirrje 'telenoveleske' për të shthurur e përçarë çiftet duke i nxitur që të sillen me mendjelehtësi e që të humbasin kohë me ëndërrime dashuriçkash si nëpër filma kot, mirëpo unë s'jam aspak i këtij mendimi!
Nuk ka asgjë që më pengon ta lexojë tekstin e këngës krejt ndryshe:

për mendimin tim, kënga në të vërtetë përshkruan jashtë mase bukur çastin kur një shqiptare takon një shqiptar që është në një lidhje me një femër të huaj, dhe ata bien menjëherë në dashuri, duke u përfshirë befasisht nga zjarri i dëshirës për njëri tjetrin, që vlon në Gjakun e tyre Shqiptar. Ja pse djali shqiptar i thotë shqiptares së tij «ti nuk ke faj, por fajin ka kimia, më ke hy në gjak e n'venat e mija!».
Ai menjëherë ndërgjegjësohet se lidhja me femrën e huaj nuk ka asnjë vlerë për të dhe, në krahasim me ndjenjat që ai sapo zbuloi për bashkëkombësen e tij, ai nuk ndjen asgjë për të huajën, saqë nuk ngurron t'ia thotë troç: «Nuk më pëlqen! Gjeje një tjetër! S'ke ven' n'zemrën tem'!»


Kënga vazhdon:
«Spontanisht lindi Dashuria, jo s'e kemi prit!
As un as ti s'kemi faj.
Shumë sinqerisht u deshëm, asgjë pa dit
se i takon asaj»


Kjo strofë përshkruan ndjenjën rrëmbyese e të vetvetishme që lind rrufeshëm midis dy shqiptarëve të rinj, të cilët janë në mërgim, në një tokë të huaj e të largët, dhe që për herë të parë ndjejnë diçka aq të thellë saç vetëm mund të jetë Dashnia për Bashkëkombësin.
Fillimisht e gjithë situata ka disa ngjyrime faji, sepse njëri prej tyre ose që të dy mund të jenë fëmijë shqiptarësh por të lindur jashtë Shqipnisë, dhe fakti që janë rritur në një mjedis të rrethuar nga jo-shqiptarë nuk ua bënë edhe aq të lehtë përballjen me një ndjenjë kaq të papritur dhe të fuqishme që u vallëzoi deri në asht sapo u takuan befasisht me njëri tjetrin. Ndjenja fillestare e fajit, që përmendet në këngë, ka të bëjë edhe me faktin se djaloshi qe i lidhur me një të huaj për të cilën ai sapo zbuloi se nuk ndjen asgjë në krahasim me tërheqjen magjepsëse që iu ngjall për shqiptarkën e tij.

Edona — duke i dhënë zë dashurisë që ka pushtuar zemrën e bukuroshes për trimoshin e saj, pasi ata sapo kanë zbuluar se janë e ardhmja e njëri tjetrit (dhe e Kombit), dhe se lidhja e djalit me të huajën është diçka e vjetër dhe e parëndësishme, e lënë pas përgjithmonë — këndon:
«Nuk më pengon mua lidhja jote e vjetër,
Çasti që të pash ma ndryshove jetën!»


Dhe Miloti — duke i dhënë zë çiltërsisë dhe thjeshtësisë me të cilën ai po heq dorë nga lidhja e pakuptimtë me një të huaj, dhe me një buzëqeshje që vërteton se askurrë s'mund të ketë pendim që po e braktis të huajën për Zanën e tij Shqiptare — rikëndon:
«Asaj unë do t'i them: "Nuk më pëlqen!
Gjeje një tjetër! S'ke ven' n'zemrën tem'!"»



Prandaj, më pëlqen shumë kjo këngë!




http://www.youtube.com/watch?v=dxXM9dwK40c

Re: Çfare po degjoni ne keto momente?

Posted: Fri Aug 22, 2014 10:00 pm
by Adriana
rrëqebull... si fillim dua te them, faleminderit per pershkrimin e mesiperm, me pelqeu.
Si nje dashuri spontane bashkombase edhe une jam dakort, dhe mund te ndodh, patjeter.
Por menyra ''spontane'' ne nje lidhje nuk me pelqen, aq me teper kur behet fjale qe nja nga lidhesit ( qofte femra apo mashkulli ) ka nje lidhje tjeter, kjo gje me shton te mendoj qe ky/kjo person vuan nga ''dashuria spontane'' dhe mund te ndodhe perseri ne te ardhmen...

( sot la dike per ty, neser mund te te leri ty per dike) ...thote nje proverbe spanjolle
:)

Sa per muziken e lehte shqiptare, sot per sot me pelqen vetm 20% e tyre, 80% te tjerat jane thjeshte imitime, sajime, mania per te qen te nje niveli me te hujat, qofte nga veshja ( karagjoze ) apo edhe nga dumpapadumpat ( rritmet ), si edhe nga tekstet e varfera ( te ka lali shpirt, te ka lali xhan ) etj, etj, keto nuk i perkasin muzikes se lehte shqiptare, por thjeshte mundohen te pershtaten me kohen.

Re: Çfare po degjoni ne keto momente?

Posted: Sat Aug 23, 2014 1:46 pm
by rrëqebull
Përshëndetje Adrianë!
Më bënet shumë qefi që të pëlqeu përshkrimi.
Pajtonem plotësisht me ty kur thua se
Adriana wrote:menyra ''spontane'' ne nje lidhje nuk me pelqen, aq me teper kur behet fjale qe nja nga lidhesit ( qofte femra apo mashkulli ) ka nje lidhje tjeter, kjo gje me shtyn te mendoj qe ky/kjo person vuan nga ''dashuria spontane'' dhe mund te ndodhe perseri ne te ardhmen...
Po ky qëndrim, i njëjtë me tëndin, gjënet edhe tek përshkrimi, kur thuhet se, po mos të lexohej kombëtarisht, teksti i këngës do të ishte veçse një thirrje 'telenoveleske' për të shthurur e përçarë çiftet [shqiptare] duke i nxitur që të sillen me mendjelehtësi e që të humbasin kohë me ëndërrime [me sy hapur] dashuriçkash si nëpër filma koti.

Dhe vërtet, jashtë interpretimit që kam sjellë më sipër (të cilin unë e mbështeste plotësisht), ky "spontanizmi" ësht një sjellje e stërgabuar, me pasoja shkatërrimtare që mund të cënojnë e prishin miqësi të vjetra apo lidhjet martesore e bukurzâninë familjare të bashkëkombësve tanë, duke e dëmtuar, përmbledhtas, gjithë Kombin.

Duke qënë një hap drejt humnerave çnderuese të quajtura tradhëti dhe pabesi, këto "spontanizmat" prej trushkulurish, midis shqiptarëve që e kanë tashmë lidhur besën e fatin me dikë tjetër, janë diçka kaq skajshmërisht e pandershme, sa që asnjëherë s'kanë qënë pjesë e Mendësisë Shqiptare Besë-e-Nder, dhe asnjëherë s'kanë për të qënë. Atëherë kur shfaqen, janë veçse poshtërsira dhe rrugaçërira (dalje nga «rruga e Kombit»).

Një nga problemet më madhore të muzikës së lehtë tek ne, por të çdo arti në përgjithësi, është pikërisht ky: që nuk e pasqyrojnë ashtu siç duhet Mendësinë dhe Kulturën Shqiptare, por paraqesin gjithnjë e më shpesh shpërfytyrime, prapështi, etnomazokizëm e jo-shqiptarësí.

Re: Çfare po degjoni ne keto momente?

Posted: Sat Sep 06, 2014 6:33 pm
by rrëqebull
Këta janë Burra, sepse luftojnë për Komb e Atdhe!
Këta janë Burra, sepse veç trimërisë, kanë edhe mençurinë edhe Shqiptarësínë!
Këta janë Burra, sepse nuk e shpërdorojnë trimërinë duke ndjekur urdhrat e jo-shqiptarëve nëpër Siri, Irak, Afganistan e ku dihet se ku, ashtu siç bënë mendjeshkurtrit e infektuar me bolshevizëm (kur luftonin me "Brigatën Internacionale" në Spanjë kundra Frankos), të cilët pa pikën e Burrërisë dhe të Vetëdijes, iu kundërvunë e kërdisën edhe bashkëkombësit, duke shkaktuar gjakderdhje të panumërta shqiptarësh e humbje Trevash, sepse ashtu u urdhëronin eprorët e tyre nga Beogradi!


Sa herë që harrohet, shpërfillet a shkelet Kryeligji Marsor Shqiptar, sipas të cilit «SHQIPTARI MERR URDHRA VETËM NGA SHQIPTARI!», aq herë rrezikohet dhe dëmtohet Kombi. Këtë e dëshmojnë fare qartë gjendja e shtetit Tonë Verior (i cili ende është eksperiment i ndërkombëtarëve) dhe gjendja jonë në "moçalishtetin" e IRJM-së ku,
moszhvillimet, mbrapshtimet dhe dështimet e njëpasnjëshme, janë kryesisht pasoja të drejtpërdrejta të shkrirjes së UÇK-ve.


http://www.youtube.com/watch?v=H0NHu-3fNzo