Page 1 of 1

Adriano Celentano dorëzohet më fund: bëhet pjesë e rrjeteve

Posted: Fri Dec 02, 2011 12:37 pm
by Adriana
Adriano Celentano dorëzohet më fund: bëhet pjesë e rrjeteve sociale



Në Shqipëri e njohin të gjithë Adriano Celentano-n, por ndoshta jo të gjithë e dinë që në Itali ai nuk njihet vetëm për këngët që ka kënduar e për filmat ku ka luajtur. Ai është një personazh i pranishëm në debatin publik, bën e udhëheq beteja të vetat, shfaqet në TV, shkruan për të përditshmen Corriere della Sera, bën programe televizive në të cilat alternon rolin e këngëtarit me atë të predikatorit.

Këtë të dytin nuk e bën aq mirë sa të parin. Madje, në disa raste e bën shumë keq. Ka marrë kritika lidhur me këtë, por ai nuk heq dorë. Çudia është se ka këmbëngulur gjithë këto kohë ta bëjë predikatorin publik në stilin e qëmotshëm, dmth me ndihmën e gazetave e të televizionit. Dhe vetëm tani është ftilluar se kohët high-tech kanë sjellë mundësi të reja komunikimi, të cilat kolegë të tij kanë kohë që i shfrytëzojnë (Beppe Grillo ka bërë namin me blogun e vet).

Para dy javësh ka vendosur të bëhet pjesë e botës demokratike online. Ka tanimë një profil në facebook, një llogari në twitter, e një blog të vetin. Në pak ditë i janë bërë 200 mijë friends në facebook. Ata po presin se ç’do të shkruajë Celentano në profilin e vet, por ai ende nuk e ka përuruar me ndonjë mesazh. Duket sikur bota online e tremb me kurthet e veta.



http://www.gazetatema.net/web/2011/12/0 ... e-sociale/

Re: Adriano Celentano dorëzohet më fund: bëhet pjesë e rrjet

Posted: Fri Dec 02, 2011 12:42 pm
by Sally
:? Me iku dhe nje favorit qe mburresha, tani u be pjes e ''makineris per leke'', kemi akoma Vasco Rossin, mbahu Vasco dhe kendo gjithmon realitentin, mos na le ne balte !!