Page 1 of 1

Albania ne Eurovision 2013

Posted: Thu May 16, 2013 9:07 pm
by Adriana
Me duket se i pickoj miza ata me TEKSTIN qe nuk na moren ne finale.. dhe me nje muzike fantastike. Nuk hyrem ne finale, po mua me pelqeu shume, dhe personalishte falenderoj Adrian Lulgjuraj & Bledar Sejko per emocionet qe na dhuruan -loveyou-


Re: Albania ne Eurovision 2013

Posted: Thu May 16, 2013 9:55 pm
by Zeus10
Adriana wrote:Me duket se i pickoj miza ata me TEKSTIN qe nuk na moren ne finale.. dhe me nje muzike fantastike. Nuk hyrem ne finale, po mua me pelqeu shume, dhe personalishte falenderoj Adrian Lulgjuraj & Bledar Sejko per emocionet qe na dhuruan -loveyou-
Moshyrja ne finale eshte rrjedhoje e sistemit te pikeve, te ndertuar keq. Megjithate, kenga nuk me pelqeu dhe gjithashtu nuk pershtatej me karakterin e spektaklit. Nuk eshte ndonje humbje e madhe, sepse Eurosong, eshte nje nga spektaklet me cilesi shume te dobet.

Re: Albania ne Eurovision 2013

Posted: Thu May 16, 2013 10:04 pm
by Mallakastrioti
Bledar Sejko eshte i kesaj shkolle. Kishte nevoje per nje kengetar "mbeshtetes" dhe nje basist. Duke patur parasysh performancat e Sejko i cili "pervelon" kitaren sikurse konkuron Hendriks, mendoj se i duhej nje "Purple support"!



Nuk ka kengetar te mund te mbeshtes Sejkon ne skene mendoj une, ose edhe ne se ka duhet te jete i zoti...

Re: Albania ne Eurovision 2013

Posted: Thu May 16, 2013 10:30 pm
by Zeus10
Mallakastrioti wrote:Bledar Sejko eshte i kesaj shkolle. Kishte nevoje per nje kengetar "mbeshtetes" dhe nje basist. Duke patur parasysh performancat e Sejko i cili "pervelon" kitaren sikurse konkuron Hendriks, mendoj se i duhej nje "Purple support"!


Nuk ka kengetar te mund te mbeshtes Sejkon ne skene mendoj une, ose edhe ne se ka duhet te jete i zoti...
Ai padyshim qe eshte i talentuar, por per ne brezin qe e kemi degjuar kete nga origjinali, jemi ne gjendje te kuptojme limitet e Sejkos, qe ai mundohet ti mbuloje me show, duke i rene instrumentit me kembe e me goje.


Re: Albania ne Eurovision 2013

Posted: Thu May 16, 2013 10:33 pm
by Adriana
Zeus10 wrote:
Adriana wrote:Me duket se i pickoj miza ata me TEKSTIN qe nuk na moren ne finale.. dhe me nje muzike fantastike. Nuk hyrem ne finale, po mua me pelqeu shume, dhe personalishte falenderoj Adrian Lulgjuraj & Bledar Sejko per emocionet qe na dhuruan -loveyou-
Moshyrja ne finale eshte rrjedhoje e sistemit te pikeve, te ndertuar keq. Megjithate, kenga nuk me pelqeu dhe gjithashtu nuk pershtatej me karakterin e spektaklit. Nuk eshte ndonje humbje e madhe, sepse Eurosong, eshte nje nga spektaklet me cilesi shume te dobet.

Pajtohem qe nuk pershtatesh me karakterin e spetaklit, po ama ne twitter te huajt shkruajten shume mire per Sejkon, dhe nuk menodnin qe Albania te kishte talent te tille ( mu thafshin duart mua qe nuk i kopjova tekstet http://www.eurovision.tv/page/webtv qe dilnin gjate shfaqes live ).

Vetem per respekt te muzikes duhet te na kishin marre, duke perjashtuar rumanine si kaposh , ose greket karnaval. Megjithese keto cilesi kerkon eurosong, mire e ke thene me siper: Eurosong, eshte nje nga spektaklet me cilesi shume te dobet.

Re: Albania ne Eurovision 2013

Posted: Thu May 16, 2013 10:35 pm
by Arbëri
Sejko ishte numer 1 per mendimin tim ?

Re: Albania ne Eurovision 2013

Posted: Thu May 16, 2013 10:43 pm
by Mallakastrioti
Te kish shkuar si solist me orkestren ketu do i kish vene "flaken" Eurosongut :D


Re: Albania ne Eurovision 2013

Posted: Mon May 20, 2013 11:03 am
by Sally
BBC: "Identitet", e vetmja këngë e hajrit rock

Londër, 20 maj - Shqipëria nuk u kualifikua për në finalen e Eurovizionit këtë vit. Por nuk ishte e vetmja këngë që u skualifikua në gjysmëfinale. Me votat e anëtarëve të medieve u eliminuan edhe Izraeli, Maqedonia, Bullgaria, Lituani dhe Zvicra.

Por në një shkrim të BBC që analizon festivalin evropian të këngës, thuhet se, “Greqia vazhdoi më tej me këngën e tyre “Alkooli është pa para”, e cila na provojë se, të gjithë i duan këngët me pije alkoolike.

“Ndoshta njerëzit ishin të dehur kur votuan për ne”, tha këngëtarja Ilias Koza.

Finlanda u kualifikua me refrenin “uh-oh, uh-oh-a-ding-dong". Nuk dihej se, si do të pritej nga vendet evropiane kjo këngë që mund të ishin kundër performancës lesbike në fund të saj.

Shtypi vlerësoi gabim Hungarinë, Armeninë dhe Rumaninë. Ky ishte një lajm i keq për Izraelin, Maqedoninë, Bullgarinë, Lituanin, Zvicrën dhe Shqipërinë e performojë të vetmen këngë “të hajrit” rock.

Re: Albania ne Eurovision 2013

Posted: Mon May 20, 2013 4:14 pm
by Mandi
Kënga shqiptare është kopjim i këngës serbe. Unë nuk e kisha dëgjuar më parë dhe per kete i jap te drejt z. Kraja.


Re: Albania ne Eurovision 2013

Posted: Mon May 20, 2013 4:17 pm
by Mandi
“Kënga fituese në RTSH, plagjiaturë e pastër e këngës serbe”

Plagjiaturë apo jo, kënga fituese e Festivalit të 51-të vazhdon të shoshitet akoma.

Në një intervistë për Shekullin, profesor Nestor Kraja (Universiteti i Arteve) thotë se kënga e krijuar nga Bledar Sejko është tërësisht plagjiaturë e këngës serbe “Palavi Safir”.

“Nuk kam asgjë kundër këngës. Madje duke e dëgjuar natën e tretë më pëlqeu më shumë. Por një krijim duhet matur “me milimetra’. Nëse 8 masat e një kënge janë të ngjashme me 8 masat e një kënge tjetër, atëherë kemi të bëjmë me plagjiaturë. Këtu nuk merret njeri me këto standarde. Këtu është rrumpallë”, deklaron Kraja.

Për sa i përket deklarimit të Sejkos se është mbështetur në motive të valleve të Tropojës dhe vallet e jugut, Kraja sqaron: “Mendoj se po të qe mbështetur në ndonjë valle, do ta kishte cilësuar atë e jo të jepte informacion tërësisht ambig dhe të pasaktë. Në melodi apo një frazë melodike popullore mbi të cilën ai do të ishte mbështetur, do t’i mbyllte gojën çdonjërit nga ne”, pohon ai.

Ai shton më tej se: “Bledari pranon se kënga e tij ka tre nota të njëllojta me këngën “Plavi Safir”, por në fakt nga ballafaqimi i shpejtë i dy melodive del se janë të njëllojta jo vetëm 3 nota, por 7: është i njëjtë motivi bazë, është e njëjtë mbështetja në kuintën poshtë dhe akoma më e njëjtë është përsëritja e vazhdueshme e këtij motivi deri në hundë të këngës, pavarësisht nga ndërhyrjet improvizuese instrumentale që Bledari realizon aq mire”, deklaron Kraja.

Sipas z. Kraja, nëse kroato-serbi Bajaga do ta kërkojë të drejtën e tij, kënga shqiptare dhe RTSH do të kenë probleme të mëdha, jo vetëm morale.

http://www.gazetatema.net/web/2012/12/2 ... ges-serbe/

Re: Albania ne Eurovision 2013

Posted: Mon May 20, 2013 5:00 pm
by Sally
FITUESI I FESTIVALIT TE 51-TE TE RTSH, BLEDAR SEJKO KA BERE NJE SQARIM PUBLIK NE LIDHJE ME KENGEN E AKUZUAR SI E VJEDHUR. shikoni video:

http://www.dailymotion.com/video/xw6i2o ... ZpSKKI9ItF[/dailymotion]

nese nuk ju hapet video klikoni ketu:

Mua personalishte me beri pershtypje pse mediat e huaja apo edhe vet serbet nuk folen per kete gje. Ne eruovision u fol si cdo vit per kenget e kopjuara apo te perngjashme, sic ishte Gjermania ( me kengen fituese te suedis 2012 ), Hungaria (po me nje kenge fituese te eurovisonit nga Ukraina ne 2004 me Ruslanen), Spanja ( me nje nga kenget e Julio Iglesias) dhe disa perngjashmeri te tjera qe tani nuk me kujtohen.