"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Greqi, bomba molotov autobusit Athinë-Sarandë

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

Post Reply
User avatar
Illyrian
Regular Member
Regular Member
Posts: 54
Joined: Sat Mar 13, 2010 4:31 pm
Gender: Male
Location: United Kingdom

Greqi, bomba molotov autobusit Athinë-Sarandë

#1

Post by Illyrian » Mon Aug 30, 2010 3:31 pm

ATHINE- Një autobus i linjës Athinë- Sarandë është sulmuar me bomba molotov teksa po lëvizte në rrugës nacionale Antiriu- Janinë, në Kefalovriso pak pas mesnatës së të dielës. Lajmi është konfirmuar për tv NEWS24 nga ambasadori shqiptar në Greqi Dashnor Dervishi por dhe nga vetë shoferi i autobusit, Leonard Berberi.

Autobusi me targa SR 5892 B i kompanisë Sarandë Ekspres po udhëtonte në drejtim të Shqipërisë kur është sulmuar nga një grup personash në kilometrin e 44 të rrugës nacionale Antiriu- Janinë.

Ambasadori shqiptar deklaron për NEWS24 se “në momentin kur ka ndodhur sulmi autobusi ka qenë në lëvizje por nuk ka pasur pasagjerë “
Edhe pronari i linjës ‘Saranda Ekspres’ Kristo Zholi konfirmoi se autobusi ishte pa pasagjerë.

“Ishte ora 00.00- 01 .00 e së dielës ( 30 gusht) kur autobusi po kthehej nga Athina drejt Shqipërisë pasi kishte zbritur pasagjerët në Athinë. Në Kefalovriso, autobusi po ecte me ngadalë pasi në rrugë po bëheshin punime. Në një moment dy persona kanë dalë në rrugë dhe kanë hedhur shishe me benzine dhe gur në drejtim të autobusit.”- dëshmoi në një lidhje telefonike për NEWS24 zoti Kristo Zholi.

Sipas Ambasadorit Dervishi se dyshohet se autobusi është sulmuar nga tifozët e skuadrës së futbollit të AEK, të cilët kanë bërë rrëmujë pas ndeshjes.

Ndërsa pronari i linjës Saranda Ekspres’ thotë se autorët ishin veshur me rroba të thjeshta të përditshme dhe nuk duheshin si tifozë futbolli.

Nga incidenti nuk ka pasur të lënduar ndërsa autobusi ka pësuar dëme të mëdha. Njëra nga bombat molotov ka shkaktuar flakë dhe në gomat e autobusit, si dhe janë thyer disa xhama të autobusit.

Menjëherë është kontaktuar policia greke e cila ka nisur veprimet hetimore si dhe kërkimet në zonë për të arrestuar ndonjë autor të mundshëm. Në polici për tu marrë në pyetje është shoqëruar dhe drejtuesi i mjetit, Leonard Berberi.

Sulmi është pasqyruar dhe në të përditshmet greke. Në faqen online të gazetës "Kathimerini" në gjuhën greke shkruhej sot duke iu referuar burimeve policore helene, se persona ende të panjohur kanë hedhur 3 bomba me molotov në drejtim të autobusit me targa shqiptare.

Mediat greke informojnë se në pistat e hetimit nuk përjashtohet dhe rasti se një i panjohur të ketë ngritur kurth autobusit duke besuar se brenda tij ndodheshin tifozë të skuadrës së Korfuzit, që ktheheshin nga Patra.

Policia greke ka nisur hetimet per incidentin, ndersa nuk perjashtohet rasti kur te panjohur t’i kene ngritur kurth autobusit, duke besuar se brenda tij ndodheshin tifoze te skuadres se Korfuzit, qe ktheheshin nga Patra.

Ky është rasti i dytë kur një autobus me targa shqiptare është sulmuar në tokën greke. M Disa persona të armatosur dhe me maska kane sulmuar një lokal, ku ishin ndaluar tre autobus të linjës Athinë – Tiranë . Nje muaj më parë më 3 korrik 2010, disa persona të armatosur dhe me maska sulmuan një lokal, ku ishin ndaluar tre autobus të linjës Athinë – Tiranë. Nga sulmi mbetën të plagosur tre shqiptarë. Incidenti u shënua në qytetin e Agrinios, rreth 330 km nga kryeqyteti grek. Deri tani ende nuk ka njoftime për arrestimin e autorëve të këtij sulmi.
(S. Gera/BalkanWeb)


Video Lajm:
http://www.balkanweb.com/TV/index.php?i ... alive=6049


----------------------------------

Interesante eshte pista qe eshte fokusuar policia "Helene" :
[notepad]Policia greke ka nisur hetimet per incidentin, ndersa nuk perjashtohet rasti kur te panjohur t’i kene ngritur kurth autobusit, duke besuar se brenda tij ndodheshin tifoze te skuadres se Korfuzit, qe ktheheshin nga Patra.[/notepad]

Dhe ketu duhet te pergezojme qeverine Shqiptare e cila eshte e zene duke biseduar me "Delegacionin" Kinez, ne vend qe te therrasi ambasadorin "Grek" per shpjegime, dhe per me shume "Njeriu i Zotit" Anastas Janullatos nuk tha sikur edhe nje fjale per nenshtetasit Shqiptar qe u rrezikohet jeta , nga "sulmi tifozeve(?!) pseudo-arqeo-helen"

Pyetja ime eshte nese autoret e ketij sulmi ishin tifoze, atehere cilet jane autoret e sulmit te Agrinios "Mickey Mouse & Co"?!...........
I was here when time began, I will be here when it ends!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Greqi, bomba molotov autobusit Athinë-Sarandë

#2

Post by Patush » Wed Sep 01, 2010 12:11 am

Si ka mundersi qe Tosket jane ato qe kryesishte sulmohen nga ultra nacionalistet Greke? A nuk ashte shumica e popullates Toske Greke?
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Greqi, bomba molotov autobusit Athinë-Sarandë

#3

Post by erix77 » Wed Sep 01, 2010 3:17 pm

cfare don te thuash me kete sepse nuk po e kuptojme!?
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Greqi, bomba molotov autobusit Athinë-Sarandë

#4

Post by Arta » Wed Sep 01, 2010 3:25 pm

erix77 wrote:cfare don te thuash me kete sepse nuk po e kuptojme!?

Pa koment, mire qe nuk qenkam e vetmja, biles dikush tjeter ne kete forum hapi gojen kur e lexoi!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Greqi, bomba molotov autobusit Athinë-Sarandë

#5

Post by erix77 » Wed Sep 01, 2010 3:29 pm

shpresoj te marr nje shpjegim serioz sepse si tosk qe jam kjo eshte fyerja me e rende qe kam marre nga nje shqiptar.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2934
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Greqi, bomba molotov autobusit Athinë-Sarandë

#6

Post by Mallakastrioti » Wed Sep 01, 2010 4:15 pm

Patush wrote:Si ka mundersi qe Tosket jane ato qe kryesishte sulmohen nga ultra nacionalistet Greke? A nuk ashte shumica e popullates Toske Greke?

Patush.je i lutur te na shpjegosh disi me mire kete gje qe ke shkruar ketu!
Image

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Greqi, bomba molotov autobusit Athinë-Sarandë

#7

Post by Patush » Thu Sep 02, 2010 1:51 am

Mallakastrioti wrote:
Patush wrote:Si ka mundersi qe Tosket jane ato qe kryesishte sulmohen nga ultra nacionalistet Greke? A nuk ashte shumica e popullates Toske Greke?

Patush.je i lutur te na shpjegosh disi me mire kete gje qe ke shkruar ketu!

Me pak fjale...

Propaganda e mediave, per rrezikun e minoritareve qe i kanoset Shqiperise, si dhe bombardimi i mendjes se popullates me lajme pro-Greke dhe kundra-Greke, nuk jane veçse nje "hoax" dhe nje mendje shperlarje, qe i behet popullates Shqiptare si dhe asaj Greke.
Ne nje ane propagandohet, se ne Jug te Shqiperise, shumica jane shitur dhe vete-shpallen Greke, si dhe kerkojne autonomi, ndersa ne anen tjeter, realiteti qendron, se jane pikerisht keta te vete shpallurit "Greke" (nga mediat """"Shqipetare"""") me te urryerit dhe me te sulmuarit nga qarqet ultra-nacionaliste Greke.

Si shpjegohet kjo?
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Greqi, bomba molotov autobusit Athinë-Sarandë

#8

Post by erix77 » Thu Sep 02, 2010 2:14 pm

Propaganda e mediave, per rrezikun e minoritareve qe i kanoset Shqiperise, si dhe bombardimi i mendjes se popullates me lajme pro-Greke dhe kundra-Greke, nuk jane veçse nje "hoax" dhe nje mendje shperlarje, qe i behet popullates Shqiptare si dhe asaj Greke.
Ne nje ane propagandohet, se ne Jug te Shqiperise, shumica jane shitur dhe vete-shpallen Greke, si dhe kerkojne autonomi, ndersa ne anen tjeter, realiteti qendron, se jane pikerisht keta te vete shpallurit "Greke" (nga mediat """"Shqipetare"""") me te urryerit dhe me te sulmuarit nga qarqet ultra-nacionaliste Greke.

Si shpjegohet kjo?
fare lehte Greqise nuk i intereson popullata e te ashtuquajturit vorio-epir por vetem territori i vorio-epirit.

Shjegimi yt eshte ne vazhden e
A nuk ashte shumica e popullates Toske Greke?
dhe shume ofendues per jugun e Shqiperise shpresoj ta kuptosh shpejt qe po gabon rende dhe te korrigjosh sa me pare postimin tend.

Ne jug te Shqiperise jane shitur ca kokrra te greku shumica e te cileve nuk jane Shqiptare por vllehe.

Shqiptaret e jugut jane te gjithe krenare qe jane Shqiptare dhe jo greke.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4202
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Greqi, bomba molotov autobusit Athinë-Sarandë

#9

Post by Zeus10 » Thu Sep 02, 2010 4:36 pm

Une e kuptoj cke dashur te thuash, megjithese ne fillim dhe une u bera konfuz, mendoj se nuk e ke formuluar mire pyetjen, ajo tingellon ofensive dhe fare lehte mund te keqkuptohet. Dhe shpjegimi me pas, nuk i cliroi lexuesit nga paqartesia qe krijoi. Mendoj se eshte e domosdoshme, te japesh sqarime te tjera, per te shmangur debatet qe linden nga nje mendim i formuluar keq.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Greqi, bomba molotov autobusit Athinë-Sarandë

#10

Post by Patush » Fri Sep 03, 2010 1:17 am

erix77 wrote:
Propaganda e mediave, per rrezikun e minoritareve qe i kanoset Shqiperise, si dhe bombardimi i mendjes se popullates me lajme pro-Greke dhe kundra-Greke, nuk jane veçse nje "hoax" dhe nje mendje shperlarje, qe i behet popullates Shqiptare si dhe asaj Greke.
Ne nje ane propagandohet, se ne Jug te Shqiperise, shumica jane shitur dhe vete-shpallen Greke, si dhe kerkojne autonomi, ndersa ne anen tjeter, realeti qendron, se jane pikerisht keta te vete shpallurit "Greke" (nga mediat """"Shqipetare"""") me te urryerit dhe me te sulmuarit nga qarqet ultra-nacionaliste Greke.

Si shpjegohet kjo?
fare lehte Greqise nuk i intereson popullata e te ashtuquajturit vorio-epir por vetem territori i vorio-epirit.

Shjegimi yt eshte ne vazhden e
A nuk ashte shumica e popullates Toske Greke?
dhe shume ofendues per jugun e Shqiperise shpresoj ta kuptosh shpejt qe po gabon rende dhe te korrigjosh sa me pare postimin tend.

Ne jug te Shqiperise jane shitur ca kokrra te greku shumica e te cileve nuk jane Shqiptare por vllehe.

Shqiptaret e jugut jane te gjithe krenare qe jane Shqiptare dhe jo greke.

Lexo shpjegimin qe kam dhan dhe mundohu ta kuptosh, pastaj une bana adhe nje pyetje ne fund qe ti nuk i je pergjigjur akoma?
Pse ne shumicen e rasteve sulmohet nje krahine e Shqiperise gjoja se jane te "vete shpallur Greke" informacion ky qe vjen nga burimet " e sinqereta te mediave private """""Shqiptare"""""" ndersa rrealiteti eshte se keto te "vete shpallurit" jane gjithmone ne shenjester te sulmeve ultra nacionaliste greke?
Shumica e Shqipetareve as qe nuk ja dinin emnin bollanos dhe zagareve te tjere, aq me teper qe nuk ju plaste per to, ama ky qendrim ndryshoj fale burimeve mediake.
Mos valle mendoni qe e gjithe kjo nxitje urretjeje Shqiperi Greqi eshte thjeshte rastesi?
Greqia sot eshte e mbytur ne borxhe, ajo tashme eshte skllave e bankierave nderkombetar. Si pronare te saj ato i kan urdheruar Greqise te bleje armatim ushtarak qe te dali nga kriza?!! Por si da ta ndihmoje armatimi ushtarak Greqine te dali nga gjendja e keqe financiare qe ajo eshte? Nje lufte per Greqine ku ajo do dilte fitimtare do ta ndihmonte ate sepse ne vend qe ajo te paguante borxhet, humbesit e luftes do te ishin te detyruar te bartin barren e fitimtareve!
Nje lufte me Turqin do te sillte humbje te plote, nje lufte me skllavet do te ishte po ashtu nje humbje e plote. Shqiptaret, "delja e zeze" te vechuarit nga gjuha kultura dhe rraca, te vetmit qe mund te shkaterrojne keshtjellen propagandistike Greke do te dilnin si kandidatet me te pershtatshem per eliten e djallit te Greqise.
Kto nuk jane prralla por historira te shkruara dhe te perseritura shpesh here ne 200 vitet e fundit.
Greqise thjeshte i duhet nje shkak!

Vazhdoni dhe luani lojen e burimeve propagandistike mediake, vazhdoni dhe shfajesoni vedin per krime qe nuk keni kryer asnje here siq po beni tek tema per aksidentin ne himare!


Le te shpresojme qe jam gabim, ama per nje gje jam me se i sigurte, ndryshe nga shumica e anetareve ketu, hapesira e gjykimit tim i kalon permasat e ekranit te televizorit!

Dhe me ne fund dua te them se eshte shume i vogel Patushi ti ule meriten Toskeve ashtu siq je dhe ti shume me i vogel te flasesh ne emer te tyre apo tjua mbrosh nderin atyre.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Greqi, bomba molotov autobusit Athinë-Sarandë

#11

Post by erix77 » Fri Sep 03, 2010 9:34 am

Zoti Patush une e di shume mire qe jam nje njeri pa asnjefare rendesie por me megjithese jam i fundit i Toskerise une perseri me aq sa mundem do ta mbroj nderin e Toskerise.Por ketu ajo qe ka rendesi eshte qe ju zoteri te mos i quani Tosket me shumice Greke.Kjo eshte nje fyerje e patolerueshme aq me teper kur vjen nga nje shqiptar.

Pyetjes tende ju pergjigja shume mire dhe nese nuk e ke lexuar po ta perseris:Greqise nuk i intereson popullata e Shqiperise se jugut por vetem Territori i saj.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Greqi, bomba molotov autobusit Athinë-Sarandë

#12

Post by Patush » Fri Sep 03, 2010 10:50 am

erix une i kam quajture Tosket Greke aq sa Gjergj Fishta ke kerkuar te mos jete Shqiptar" se une mas sodit Shqiptar ma sjam" prandaj te lutem mus merr dhe zgjith toge fjalesh qe te pershtaten ty dhe te krijojme nje debat te kote nxites.

Mbetshe me shendet.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

petritkola
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 243
Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
Gender: Male

Re: Greqi, bomba molotov autobusit Athinë-Sarandë

#13

Post by petritkola » Sun Sep 05, 2010 3:15 am

Vetem pakez veta e quajne vetem grek ne jug, biles nje ish komunist minoritar (Anangnosti) para disa vjetesh ka deklaruara se shqiptaret per nevojne e bukes po e shesin gjene e fundit qe u ka mbetur, pra idenditetin,
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Greqi, bomba molotov autobusit Athinë-Sarandë

#14

Post by Sally » Sun Sep 05, 2010 8:24 am

Ky eshte sulm terrorist racist . Policia Greke po mundohet te fshehe versionin e sulmin racist per te zbutur situaten sepse nje situate si kjo e perseritur kunder shqiptareve do i hape me shume tension ,indinjate dhe acarim mes dy shteteve.

Me habit deklarata e ambasadorit shqiptar , ai duhet te ishte i pari qe duhet ta quante ngjarjen sulm racist . Eshte momenti qe qeveria jone te reagoje me tone te ashpra jo me diplomaci pasi eshte rast i perseritur



Jam e sigurt qe po do kishte ndodhur ne token shqiptare Greqia do e kishte quajtur sulm terrori dhe do leshonte nje stuhi akuzash pales shqiptare dhe duke i akuzuar shqiptaret terrorist ..
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3807
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Greqi, bomba molotov autobusit Athinë-Sarandë

#15

Post by Arbëri » Tue Nov 02, 2010 2:41 pm

Policia greke: Pakoja bombë s’do mbërrinte kurrë tek Sarkozy
ATHINË- Alarmi u përhap mëngjesin e sotëm kur një pako me bombë drejtuar ambasadës Meksikane, plagosi lehtësisht njërën prej punonjësve.

Policia greke arriti të ndalojë në kohë, që 3 pakot e tjera të mos shkonin në destinacion. Kështu është mundur të ndalohet në kohë pakoja e destinuar për ambasadën e Hollandës. Sipas burimeve të policisë, njëra prej pakove ishte drejtuar ambasadës belge dhe një tjetër për presidentin francez Sarkozi.

Në një deklaratë të sajën policia greke e ka quajtur “qesharake” pakon në drejtim të Sarkozisë, pasi sipas tyre ajo nuk do mund të mbërrinte kurrë në destinacion.

Presidenca franceze nuk ka dashur të japë asnjë koment në lidhje me këtë incident. Policia greka ka ndalur deri tani 4 persona të dyshuar si organizatorët e dërgimit të pakove.


=====================================================================






Greqi, shperthime bombash, panik ne Athine
ATHINË-Bomba në ambasadat e huaja në Athinë. Një bombe e hedhur në ambientet e jashtme të ambasadës zviceriane shpërtheu sot ne mesdite duke hapur panik në zonë kurse nje tjeter para parlamentit grek shtoi alarmin se sot institucionet ishin vene nen shenjester.

Për momentin nuk ka informacione për të lënduar. "Një bombë e vogël shpërtheu në ambasadën e Zvicrës në Athinë dhe nuk ka pasur telefonatë paralajmëruese më përpara", tha një zyrtar policie.
Kurse tek ambasada e Bullgarisë në Greqi njoftoi sot policinë për praninë e një pakoje të dyshimtë në muret e saj. Disa punonjës të specializuar të policisë greke në çaktivizimin e bombave u dërguan në ambasadë, që ndodhet pranë lagjes periferike të Athinës, Psikiko, shtoi i njëjti burim.

Ngjarjet e sotme pasojnë atë të një ditë pas zbulimit në Athinë të pakove bombë në adresë të presidentit francez Nicolas Sarkozy dhe të tre ambasadave të huaja, njoftoi një burim policor

Ky alarm ndodh ndërkohë që policia greke shmangu dje disa tentativa për atentat në ambasadën e Meksikës, Holandës dhe Belgjikës dhe arrestoi dy të rinj grekë të moshës 22 dhe 24 vjeç, gjatë një operacioni kërkimi kundër ekstremizmit anarkist.
Të dyshuarit pritet të dërgohen në mesditë përpara një prokurori.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”