"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

19 dhjetor 2010-të dita e parë drejt integrimit të BE?

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

19 dhjetor 2010-të dita e parë drejt integrimit të BE?

#1

Post by Adriana » Thu Sep 02, 2010 8:04 pm

19 dhjetor të këtij viti qytetarët shqiptarë drejt integrimit të BE





19 dhjetor të këtij viti qytetarët shqiptarë do festojnë hapin e parë të tyre drejt integrimit të Bashkimit Evropian, duke përfituar liberalizimin e vizave me zonën e listës së bardhë të “Schengenit”. Pas përpjekjesh disa vjeçare, progresi i qeverisë “Berisha” më në fund po shpërblehet me një gëzim të madhërishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë, të rinj dhe të reja, të rritur apo edhe të moshuar. Verdikti vjen nga Parlamenti Evropian, atje ku raporti i ekspertëve të BE-së në Këshillin e Sigurisë rreth misionit faktmbledhës që zhvilluan në Shqipëri në muajin korrik, për plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave, flet me nota tërësisht pozitive dhe për një progres të prekshëm, sipasojë e punës voluminoze të autoriteteve shqiptare. Me rikthimin e axhendës së ngjeshur politike, pas pushimeve një mujore, Parlamenti Evropian jep lajmin e mirë për shqiptarët: “Procesi i vizave hyri në fazën e konfirmimit”. Edhe personat më skeptikë janë ndërgjegjësuar tashmë, qofshin ata shqiptarë apo dhe evropianë, se liberalizimi i vizave është fakt i kryer dhe se qytetarët shqiptarë e meritojnë plotësisht lëvizjen e lirë në vendet e bllokut 27 anëtarësh. Komisionerët pohuan para anëtarëve të Parlamentit Evropian, se Shqipëria vlerësohet përmes një raporti pozitiv, ku vërehet progresi i bërë me 3 kriteret shtesë, të cilat iu komunikuan autoriteteve shqiptare në pranverë të këtij viti. Raporti final do të dorëzohet në Komisionin e Drejtësisë dhe Lirive Civile më 12 shtator. Eurodeputetët i kërkuan Komisionit Evropian kryerjen e raportit brenda datës 13 shtator. Raporti i cili vëren progresin e shënuar, është konsideruar nga eurodeputetja Tanja Fajon, si momenti i duhur për t’i dhënë Shqipërisë vendimin e vizave.
“Meqë raporti është pozitiv nuk ka asnjë arsye për të zvarritur procesin e vizave”- u shpreh sot, Fajon. Ajo kërkoi vullnet të plotë të Bashkimit Evropian, për të mbajtur premtimin që i është dhënë qytetarëve shqiptarë për lëvizjen e lirë në Schengen brenda vitit 2010-të. Ky qëndrim është mbështetur nga të majtë dhe të djathtë, përfshirë edhe ekstremistët. Zyrtarët e BE, pranuan më në fund se Shqipëria ka ecur shumë në drejtim të vizave. Gjatë muajit korrik ekspertët e BE-së vizituan Shqipërinë në një misionin faktmbledhës dhe sot ata paraqitën raportin e tyre pozitiv përpara Këshillit të Sigurisë. Raportuesit flasin se “rezultatet e misionit na lejojnë të themi se progres i mirë është bërë dhe të dy vendet duhen përgëzuar për përmbushjen e kritereve”. “KE do ta ndajë këtë Raport në mes të Shtatorit me Parlamentin Evropian dhe me vendet anëtare”- citojnë ekspertët. Këshilli dhe Parlamenti Evropian thanë më herët se me t’u plotësuar kushtet, nuk ka më arsye për vonesa të mëtejshme. Tani jemi në këtë pozicion. Duhet ta shtyjmë axhendën e ngjeshur sepse u kemi premtuar qytetarëve. Këtu luhet kredibiliteti i BE-së dhe duhet finalizuar procesi sa më shpejt”- ishte qëndrimi i ekspertëve të Komisionit Evropian, të cilët panë nga afër plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave Shqipëri-BE, ndërsa sot raportuan rreth plotësimit të kritereve.
Në përfundim zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian tërhoqën vërejtjen se duhet të gjendet një mekanizëm për të përfshirë edhe Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.



Afati kohor: Vendimi për vizat hyn në fuqi para pushimeve të fundvitit


Raporti në tërësi flet për një pozitivitet. Java e dytë e shtatorit do të jetë edhe java faktorizuese për vendimin. Vendimi pritet të merret në tetor ose në javën e parë të nëntorit. E sigurt është që shqiptarët do të udhëtojnë pa viza brenda datës 19 dhjetor, e cila do jetë edhe dita e parë që shqiptarët do pajisen me vizat “Schengen”, për të udhëtuar të lirë në të gjithë zonën e listës së bardhë të Bashkimit Evropian.


Seanca


Në parlamentin Evropian u mblodh sot Komiteti për Çështjet e Brendshme (LIBE),
ku janë prezantuar rezultatet e misionit të fundit faktmbledhës për liberalizimin e vizave të Komisionit Evropian. Përfaqësuesit e Komisionit Evropian u shprehën se në 25 Maj, KE identifikoi disa çështje ende të pambyllura. Këto kritere u adresuan nga të dy vendet gjatë muajit korrik. KE po përgatit një raport të bazuar mbi raportimet e ekspertëve të vendeve anëtare dhe nga burime të tjera. Ky Raport pritet të finalizohet në mes të shtatorit.



Përmbledhja e fakteve të raportuesve të Komisionit Evropian

-Për sa i përket strategjisë për kthimin, progres i mirë është bërë, plani i veprimit është adoptuar në qershor 2010, dhe janë themeluar mekanizmat për promovimin e masave të riintegrimit si psh regjistrimi, banimi, punësimi. Këto përpjekje duhet të vazhdojnë në këtë drejtim.

-Për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, autoritetet shqiptare kanë bërë progres të mirë. Kapacitetet administrative janë forcuar dhe masat janë marrë për të forcuar luftën kundër krimit të organizuar.

-Për sa i përket korrupsionit, përpjekjet janë intensifikuar.

-Në çështjen e aseteve kriminale, burimet njerëzore janë rritur dhe hetimi i aseteve ka filluar si rezultat i ligjit anti mafia. Agjencitë po bashkëpunojnë me policinë dhe prokurorinë.




Debatet në PE

Tanja Fajon

Duket që progres i mirë është bërë në të dy vendet dhe jam e sigurt se të dy vendet kanë investuar shumë. Me sa kuptoj, Raportet do të jenë pozitive dhe do të finalizohen pas 2 javësh. Nuk shoh arsye për vonesa të mëtejshme. Ky ka qenë një proces tekni, dhe i tillë duhet të mbetet. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhen trajtuar njëlloj dhe qytetarët e këtyre vendeve mezi po presin të udhëtojnë në hapësirën e BE-së. Vitin që kaloi, vendimi u mor para Krishtlindjeve për tre vendet. Këtë radhë endë nuk kemi një datë, dhe për këtë arsye nuk ka trajtim të njëjtë. Ndaj duhet caktuar data.



Heidje Buss

Duke filluar me Shqipërinë. Shqipëria ka bërë hapa pozitivë lidhur me strategjinë dhe planin e aksionit për riintegrimin e të riatdhesuarve, që mbulojnë strehimin, ushqimin dhe punësimin e të riatdhesuarve dhe ne inkurajojmë vazhdimin e zbatimit të tyre. Lidhur me forcimin e kapacitetit dhe zbatimin e ligjeve për krimin e organizuar dhe korrupsionin, autoritetet shqiptare po vazhdojnë të shënojnë një progres të mirë. Lidhur me luftën kundër korrupsionit është evidentuar një performancë e mirë e bashkëpunimit midis hallkave të policisë dhe të prokurorisë. Shqipëria ka bërë po ashtu progres lidhur me kriterin e tretë të asetet kriminale”.



Simon Bussutil

“Ne shpresojmë dhe po kuptojmë sot, se konfirmimi pas dy javësh do të jetë një konfirmim pozitiv. Atëherë ne si Parti Popullore jemi të gatshëm që të mbështesim procesin e liberalizimit të vizave për dy vendet”.




Judith Sargentini
Përsa kohë kriteret janë kryer, është koha për ne që të japim këtë liri qarkullimi. Përfundimisht shqiptarët meritojnë udhëtimin pa viza në vendet tona, sipas marrëveshjes së “Schengenit”
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: 19 dhjetor 2010-të dita e parë drejt integrimit të BE

#2

Post by Adriana » Thu Sep 02, 2010 8:08 pm

Vizat, KE: Shqipëria dhe Bosnja i kanë përmbushur kushtet


Ka përfunduar mbledhja e Komisionit për çështjet e brendshme (LIBE) në Bruksel ku është shqyrtuar sot raporti i ekspertëve në kuadër procesit të liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Komisioni Europian ka dalë në përfundimin se si Shqipëria ashtu edhe Bosnja i kanë plotësuar kushtet për heqjen e vizave duke theksuar se vendi ynë ka bërë progres mjaft të mirë.

Gjithashtu Komisioni Europian ka theksuar se misioni faktmbledhës në të dyja vendet ka rezultuar pozitiv duke shtuar se përgëzojnë të dyja vendet për plotësimin e kushteve për heqjen e vizave.

Raportuesja për Shqipërinë Tanja Fajon ka deklaruar se tashmë procesit të liberalizimit të vizave për këto dy vende po i vjen fundi dhe duhet gjetur një zgjidhje edhe për Kosovën.

Ndërkohë Komisioni Europian do t'i paraqesë në shtator Parlamentit Europian raportin në lidhje me liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen dhe më pas ky raport do t'i paraqitet të gjitha vendeve të Bashkimit Europian.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



petritkola
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 243
Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
Gender: Male

Re: 19 dhjetor 2010-të dita e parë drejt integrimit të BE

#3

Post by petritkola » Thu Sep 02, 2010 11:19 pm

Hahahaha...

Edhe ne NATO thone se jemi futur por nuk na lejojne ne asnje mbledhje te saj.

Hahahaha....

Urime! Hahaha....

Hahaha... do te, do te, do te... me drithe ne vjesht ose me geshtenja ne dimer,

PD + PS = PPSH + UDB + KGB + EYP + Sigurimi
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: 19 dhjetor 2010-të dita e parë drejt integrimit të BE

#4

Post by Adriana » Fri Sep 03, 2010 7:55 am

“Meqë raporti është pozitiv nuk ka asnjë arsye për të zvarritur procesin e vizave”- u shpreh sot, Fajon. Ajo kërkoi vullnet të plotë të Bashkimit Evropian, për të mbajtur premtimin që i është dhënë qytetarëve shqiptarë për lëvizjen e lirë në Schengen brenda vitit 2010-të. Ky qëndrim është mbështetur nga të majtë dhe të djathtë, përfshirë edhe ekstremistët. Zyrtarët e BE, pranuan më në fund se Shqipëria ka ecur shumë në drejtim të vizave. Gjatë muajit korrik ekspertët e BE-së vizituan Shqipërinë në një misionin faktmbledhës dhe sot ata paraqitën raportin e tyre pozitiv përpara Këshillit të Sigurisë. Raportuesit flasin se “rezultatet e misionit na lejojnë të themi se progres i mirë është bërë dhe të dy vendet duhen përgëzuar për përmbushjen e kritereve”.

Raporti final do të dorëzohet në Komisionin e Drejtësisë dhe Lirive Civile më 12 shtator. Eurodeputetët i kërkuan Komisionit Evropian kryerjen e raportit brenda datës 13 shtator. Raporti i cili vëren progresin e shënuar, është konsideruar nga eurodeputetja Tanja Fajon, si momenti i duhur për t’i dhënë Shqipërisë vendimin e vizave.



Le te shpresojm qe ne kete periudh mos te fillojne debatet-politike per kundervenje, se sic jemi ne dijeni sa here qe jemi ne qendren e vemendjes per nje aprovim gjithmone do kemi telashe/debate politike qe komisioni evropian ta kete me te lehte te na pergjigjet perseri qe nuk i kemi mbushur kriteret!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: 19 dhjetor 2010-të dita e parë drejt integrimit të BE

#5

Post by Adriana » Fri Sep 03, 2010 7:58 am

Te rikujtojme 02-06-2010






Bashkimi Europian rikonfirmoi sot mbështetjen pa mëdyshje ndaj perspektivës europiane të vendeve të Ballkanit perëndimor. Kjo u deklarua nga ministri i jashtëm spanjoll Anguel Moratinos, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së Bashkimit Europian, në përfundim të takimit në Sarajeve, të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE dhe vendeve të Ballkanit perëndimor, Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës, Serbisë, Kroacisë dhe Bosnje Hercegovinës.

Brukseli ka ritheksuar ndërkohe se vendet e Ballkanit përballen me sfida të rëndësishme që kanë të bëjnë ndër të tjera me shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe reformat në sistemin gjyqësor e të cilat përbëjnë parakushtin e hyrjes ne BE.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian u mblodhën sot në Sarajevë në një takim kushtuar Ballkanit dhe perspektivës së tij europiane. Në takim mori pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit europian për politikën e jashtme Katherine Ashton si dhe komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle.

"Takimi i sotëm mund të konsiderohet një ditë historike. Mendoj se sot Bashkimi europian dhe vendet e Ballkanit perëndimor arritën një marrëveshje të re. Një marrëveshje për të ardhmen. Një e ardhme shprese, paqeje, një e ardhme e integrimit të plotë në Bashkimin europian", deklaroi minstri i jashtëm Spanjoll Anguel Moratinos në përfundim të takimit tre orësh.

Në të vërtetë takimi i sotëm në Sarajevë ishte paraprirë nga një fare skepticizmi rreth qëndimit të Brukselit ndaj çështjes së zgjerimit, për shkak të problemeve që Europa po kalon dhe veçanërisht krizës greke. Dhe përfaqësuesit e lartë europian u përpoqën të heqin çdo dyshim:

"Rajoni i Ballkanit perëndimor është përparësia kryesore në politikën e jashtme të Bashkimit europian'', konfirmoi gjatë

konferencës së shtypit komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle duke shtuar: "Konferenca e sotme dëshmoi qartësisht se në Bashkimin europian nuk ka lodhje apo apati mbi perspektivën e një zgjerimi të mëtejshëm"


I pyetur nga gazetarët nëse do të ndikojë kriza politike në Shqipëri në proçesin e liberalizimit të vizave dhe nëse priste një marrëveshje mes zotit Berisha dhe Rama, zoti Fyle tha:


"Rruga dhe lista e detyrave të caktuara që vendet duhet të përmbushin për të pasur shansin për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian pa viza është e qartë. Ne nuk i kemi ndryshuar rregullat e lojës. Ne nuk kemi shtuar ndonjë kriter politik shtesë. Komisioni qëndron në mbështetje të rekomandimeve që nëse përmbushen detyrat e caktuara, nuk do të ketë asnjë pengesë për qytetarët të udhëtojnë pa viza në BE. Tani fjalën e ka parlamenti evropian dhe këshilli i Evropës. Shpresoj shumë që proçesi në të cilin janë angazhuar udhëheqësit politikë në Shqipëri me synimin për gjetjen e një zgjidhje të ngërçit politik do të përfundojë para shqyrtimit të çështjes nga parlamenti evropian pasi do të jetë një stimul politik për të arritur një vendim të shpejtë dhe pozitiv në këshillin e Evropës dhe parlamentin evropian."


Nga ana e tij ministri i jashtëm spanjoll ka vlerësuar hapat përpara që janë bërë veçanërisht këto 6 muaj, duke kujtuar se Komisioni Europian ka bërë propozimin e tij për liberalizimin e vizave edhe për Shqipërinë e Bosnjen. Ndërsa duke folur për të ardhmen e integrimit të vendeve ballkanike ai ka nënvizuar se "dy janë fjalët kyçe të këtij proçesi: angazhim dhe përgjegjësi. Angazhim për të vazhduar reformat e nevojshme për integrim dhe përgjegjësi në vullnetin për pajtim dhe normalizim të marrëdhënieve mes vendeve të rajonit".

Edhe në dokumentin përfundimtar të takimit të sotëm rikonfirmohet se anëtarësimi në Bashkimin europian i të gjitha vendeve të Ballkanit perëndimor mbetet objektivi i përbashkët i BE dhe Ballkanit. Vendeve të rajonit i kërkohet të bëjnë përpara në plotësimin e kritereve të Kopenhagenit.

''Ato duhet të intensifikojnë përpjekjet për të përmbushur kriteret e nevojshme dhe parakushtet e caktuara për hyrjen në BE'', shkruhet në deklaratën përfundimtare në të cilën nënvizohet se ''Vendet e Ballkanit perëndimor kanë përballë sfida serioze që lidhen me shtetin e së drejtës, reformat në sisitemin gjyqësor dhe administrativ si dhe me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto -- shkruhet në deklaratë -- janë probleme thelbësore për funksionimin e demokracisë dhe ekonomisë, dhe bëjnë pjesë në parakushtet për hyrjen në Bashkimin europian''.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: 19 dhjetor 2010-të dita e parë drejt integrimit të BE

#6

Post by Adriana » Fri Sep 03, 2010 8:19 am

Pas raportit të misionit të ekspertëve, i cili ka qëndruar në Sarajevë në fillim të qershorit ( 02-06-2010), Komisioni Evropian në fillim të shtatorit (siç edhe ishte planifikuar), do të sjellë vlerësimin e tij final për sa i përket plotësimit të kushteve për në listën e shteteve pa regjim vizash.


Liberalizimi i vizave është një çështje urgjente

Si shumë herë deri tani, raportuesi special i Parlamentit Evropian për Bosnjë-Hercegovinën dhe Shqipërinë deklaron se finalizimin e kësaj çështjeje do të dëshironte ta shohë sa më shpejt dhe para festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, siç ndodhi vitin e kaluar me heqjen e vizave për qytetarët e Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi.

“Megjithatë, çdo gjë së pari varet nga ajo nëse raporti i Komisionit Evropian do të jetë pozitiv. Shpresoj se do të jetë, se procesi e mëtejshëm do të vazhdojë sa më shpejt që është e mundur dhe se për këtë vendim do të ketë vullnet të duhur politik në Bashkimin Evropian,”-thotë Fajoni për Dojçe Vele-n.

Tanja Fajon që në qershor të këtij viti iu ka bërë thirrje të gjitha institucioneve evropiane që me çështjen e liberalizimit të vizave për Bosnjë Hercegovinën dhe Shqipërinë të merren si me një “çështje urgjente” dhe të mos lejojnë shtyrjen e atij vendimi, duke e shndërruar procesin teknik në çështje politike. Çdo shtyrje e liberalizimit të vizave do të çonte në pasiguri ekonomike dhe drejt një ndarjeje të thellë etnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



petritkola
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 243
Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
Gender: Male

Re: 19 dhjetor 2010-të dita e parë drejt integrimit të BE?

#7

Post by petritkola » Fri Sep 03, 2010 7:18 pm

Hahaha... kusheshte kjo Tanja Fajone apo kooperativiste sikur Doris Pack?

Ne se duan te na i leshojne vizat perse nuk e bejne hahaha...?

Hahaha... serumit serbo-grek po i vjen fundi.

Po zerat ne BE qe e kundrshtojne levizjne e lire te shqiptareve perse nuk i poston e nderuara Adriana?
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: 19 dhjetor 2010-të dita e parë drejt integrimit të BE?

#8

Post by Adriana » Fri Sep 03, 2010 8:14 pm

Po duke menduar qe do kem postime "kundershtime" nga Ty, thash mos ta mbush temen gjithe ''kundershtime'' ;)
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



petritkola
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 243
Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
Gender: Male

Re: 19 dhjetor 2010-të dita e parë drejt integrimit të BE?

#9

Post by petritkola » Sat Sep 04, 2010 12:56 pm

Liberalizimi i vizave, Holanda
kundër Shqipërisë

Eurodeputeti holandez Daniel van der Stoep paralajmëroi se nëse hiqen vizat, BE-ja rrezikon nga prurjet kriminale nga dy vendet, Shqipëria dhe Bosnja.
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.

Albana
Junior Member
Junior Member
Posts: 4
Joined: Wed Sep 01, 2010 7:31 pm
Gender: Female

Re: 19 dhjetor 2010-të dita e parë drejt integrimit të BE?

#10

Post by Albana » Sat Sep 04, 2010 6:24 pm

petritkola wrote:Liberalizimi i vizave, Holanda
kundër Shqipërisë

Eurodeputeti holandez Daniel van der Stoep paralajmëroi se nëse hiqen vizat, BE-ja rrezikon nga prurjet kriminale nga dy vendet, Shqipëria dhe Bosnja.
Me fal, po ti pse je kaq i lumtur per kete?

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: 19 dhjetor 2010-të dita e parë drejt integrimit të BE?

#11

Post by Adriana » Sat Sep 04, 2010 6:31 pm

petritkola wrote:Liberalizimi i vizave, Holanda
kundër Shqipërisë

Eurodeputeti holandez Daniel van der Stoep paralajmëroi se nëse hiqen vizat, BE-ja rrezikon nga prurjet kriminale nga dy vendet, Shqipëria dhe Bosnja.





Daniel qe kur u shnderrua ne "Nederlandse Europarlementar" harroj kriminalitetin e Hollandesve!

1-Nese stergjyshrit/gjyshrit e Daniel nuk do kishin qene kriminel ""PIRATA"" qe vodhen/sakatuan/roberuan kushedi se sa shtete ne bote, nuk do e kishte Daniel ne ate pozite qe e ka sot!
2-Nese po kerkon ta mbroj/pastroj europen nga kriminalitetet, le ta filloj nga Hollanda qe ka kriminel nga e gjithe bota, se nuk mund te dali te fshij oborrin, kur shtepia i ka zene nje pellemb pluhur!
Ne Holland jemi shume pak familje Shqiptare te nenshtetesuar ketu, gjithashtu dhe shume i vogel numri i hyrjeve dhe daljeve nga emigrantet Shqiptare te pa ligjuar. Mund te them me plot bindjen qe mund te jemi te vetmit emigrant qe nuk i kemi rrene ne qaf Hollandes as per shkolla Shqipe ( gjuhen na e kane mesuar vete baballaret tane), as kisha, as xhami, as tju a nderrojm ligjet ketyre qysh po ja u bejn Turqit, Marokanet, etj, etj, etj. Gjithashtu dhe numri i kriminaliteteve te degjuara nga Shqiptaret nuk ka qene dhe nuk eshte alarmate!


petritkola: Ne raste te tilla duhesh qe ti pergjgesh atij, dhe jo te me sjellesh mua cdo kundershtar/kundershtim qe kane per Shqiperine!
Ketu e kemi ne te keqen qe grindemi me njeri tjetrin, ne vend qe te behemi te gjithe se bashku dhe tu japin pergjigjet e duhura.
( nese ke mundesi ma dergo pak linkun e artikliit te lutem)

Faleminderit!
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: 19 dhjetor 2010-të dita e parë drejt integrimit të BE?

#12

Post by erix77 » Sat Sep 04, 2010 6:52 pm

Mendoj se Petrit donte te thoshte qe te mos gezohemi para kohe por te presim derisa liberalizimi i vizave te behet realitet sepse shume here Europa ju ka premtuar integrim shqiptareve dhe ne fund gjerat zvarriten pafund.Nuk mendoj se Petriti u gezua qe ky hollandezi doli kunder.
Megjithate shpresoj qe kete here europa ta kete vendosur perfundimisht lirine e qarkullimit per shqiptaret.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

petritkola
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 243
Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
Gender: Male

Re: 19 dhjetor 2010-të dita e parë drejt integrimit të BE?

#13

Post by petritkola » Sun Sep 05, 2010 2:40 am

Cdo lajm qe demsakon propoganden serbo-greke qe kerkon ti zgjati jeten bandes kriminale dhe me anti shqiptare, me gezon. (Puna e vizave eshte propogande)

Kush eshte kooperativistja (mama dhia) Doris Pack apo Fajon?
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.

petritkola
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 243
Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
Gender: Male

Re: 19 dhjetor 2010-të dita e parë drejt integrimit të BE?

#14

Post by petritkola » Sun Sep 05, 2010 3:23 am

Adriana,

Ne se keta bandita holandez do te mbeshtesnin propoganden e vizave te Fazllo-Berishes juve nuk do te kishit shkruara ato qe shkruat?

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/ ... 46591.html

Liberalizimi i vizave, Holanda kundër Shqipërisë




BRUKSEL - Ekspertët që “inspektuan” Shqipërinë gjatë verës së këtij viti vlerësuan se një pjesë e madhe e kushteve për heqjen e vizave është përmbushur, por se ende duhet bërë kujdes me sigurimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe përgjimin e rrjeteve kriminale.

Vlerësimet e tyre u paraqitën të enjten para komisionit të drejtësisë dhe çështjeve të brendshme. Ato morën mbështetje edhe nga shumë eurodeputetë të pranishëm, ndërsa u kundërshtuan nga holandezi Daniel van der Stoep, i cili paralajmëroi se nëse hiqen vizat, BE-ja rrezikon nga prurjet kriminale nga dy vendet, Shqipëria dhe Bosnja.

Parlamenti Europian e ka përfshirë liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën mes çështjeve prioritare. Raporti i eurodeputetes Tanja Fajon si dhe vlerësimet e ekspertëve që u dërguan me mision në Tiranë në muajin korrik do të shqyrtohen në takimin e javës së ardhshme në Strasburg, në një mbledhje emergjence, bashkë me çështje të tjera të ngutshme. Çështja do të diskutohet në Komisionin e Jashtëm, ndërsa më 15 shtator do t’i kalojë për shqyrtim Parlamentit Europian në seancat e zakonshme të tij.

(Lexoni sot në “Gazeta Shqiptare” të zbardhur të gjithë debatin e zhvilluar të enjten në komisionin e Parlamentit Europian, që zbulon qëndrimet e eurodeputetëve për liberalizimin e vizave. )
(s.g/BalkanWeb)
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.

petritkola
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 243
Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
Gender: Male

Re: 19 dhjetor 2010-të dita e parë drejt integrimit të BE?

#15

Post by petritkola » Sun Sep 05, 2010 3:29 am

Eurodeputetja sllovene paralajmëron Tiranën zyrtare: Mund të shtohen dyshimet
Në Parlamentin Europian dje nuk është depozituar asnjë amendament për të ndryshuar raportin e eurodeputetes Tanja Fajon, i cili hap dritën jeshile për të hequr vizat për Shqipërinë dhe Bosnjën. Por eurodeputetja nga Sllovenia, ka lëshuar dje një deklaratë ku u ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që të përfitojnë nga momenti, por jo të dehen nga entuziazmi.
http://216.75.13.41/
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.

Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”