"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Një bibël hebraike e 1705-ës në Elbasan

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

Post Reply
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Një bibël hebraike e 1705-ës në Elbasan

#1

Post by Phoenix » Sun Oct 10, 2010 9:15 pm

[quoteemFatmir Popja]Një nga temat më interesante të lidhjeve të ndërsjella në rrafshin ndërkombëtar të shqiptarëve me hebrenjtë ka në thelb përvojat ose monumentet e llojit intelektual që ekzistojnë në Shqipëri. Kjo traditë sipas studiuesit, Moikom Zeqo fillon të paktën që nga shekulli i parë i erës sonë. Sipas historianëve, kjo përkon me ardhjen e hebrenjve për herë të parë në brigjet e Shqipërisë. Disa nga qendrat më të veçanta të hebrenjve në Shqipëri, sipas studiuesit Moikom Zeqo, kanë qenë Vlora, sidomos pjesa e Orikumit, që në mesjetë njihej me emrin Jeriko, një emër biblik i qytetit që përmendet në Bibël. Po kështu, një qendër e rëndësishme e hebrenjve në atë periudhë kanë qenë edhe Elbasani e Berati. Sipas studiuesit, Elbasani është bërë qendër e preferuar e tyre, si një qendër e Shqipërisë sidomos pas ardhjes së hebrenjve nga Filipi i dytë i Spanjës, që i përzuri nga vendi i tyre. Në Elbasan, dëshmi e kësaj historie ka qenë një sinagogë që ruhet akoma edhe sot me një pjesë arkitektonike të Sinagogës, që është ylli i Davidit, i gdhendur në gur. Sipas të dhënave, ka pasur edhe një torra, që është pesëlibërshi i Profetit Moisi, që ka qenë një nga më të vjetrit e traditës hebraike. Për fat të keq, kjo lloj torre nuk ekziston më.
Koleksionisti
Elbasani vetëm si rezultat i hulumtimeve të një koleksionisti të shquar privat ka disa objekte unikale që tregojnë lidhjen e hebrenjve me Shqipërinë. Ndër këto objekte vlen të përmendet një vepër, e cila ka qenë si brez i një veshjeje hebraike, e në qendër ka yllin e Solomonit, që është prej sermi dhe argjendi, i punuar në mënyre dekorative. Ky brez është një element shumë interesant. Ky objekt natyrisht sipas studiuesit Moikom Zeqos, ka qenë posedim i veshjeve të një hebreji që kanë qenë në Elbasan. Ndërkaq ekziston edhe një kapak prej argjendi i cili ka qenë i lyer me ar, i cili ka mbajtur brenda tij një libër shumë të rëndësishëm i cili duhet të ketë qenë një vepër e rëndësishme e fillimit të shekullit 20. Kapaku metalik i këtij libri të rëndësishëm Talmundist, ka qenë në Bibliotekën e famshme të Manastirit të Gjon Vladimirit në Elbasan, i cili i dogj në vitin 1944 nga gjermanët. Sipas studiuesve, ky kapak përbën një vepër arti si dhe një objekt të klasit të parë.
Objektet
Por është habitshme se si në Elbasan ekzistojnë edhe disa libra, në mënyrë të veçantë Bibla hebraike, e cila në ndryshim me biblën katolike ose protestante bazohet më tepër në disa libra themelorë, që ka testamenti i vjetër, siç është libri i gjenezës, libri i Saijes, libri i Danielit, i Ekleziastit, libra të cilat janë edhe shkruar në gjuhën arramaike të hebrenjve, por që përbëjnë një lloj bible, që u formulua për herë të parë në shekullin e 17 dhe filloi të botohej në mënyrë tipografike nga tipografia e Amsterdamit në Holandë. Është një histori shumë interesante e këtij shekulli, sepse ky shekull lidhet edhe me shfaqjen e një tradite që lidhet edhe me Shqipërinë siç është shpallja e një mesie hebre siç ishte Sabaxevi, që quhej edhe mesia i rremë, i cili shpalli mesinë e tij në Izmir, në vitin 1666 që pastaj nga Sulltani i kohës u internua e u konvertua në fenë islamike dhe vdiq në qytetin e Ulqinit. Në këtë periudhë ekziston kjo bibël e cila është një botim luksoz i kohës. Bibla lexohet nga e djathta në të majtë sipas alfabetit hebraik dhe është botuar në vitin 1705 në Amsterdam. Ky libër ka një rëndësi të madhe sepse nuk është një bibël e thjeshtë, nuk është një riprodhim grafik e fonologjik në gjuhën hebraike por ka disa shkrime në latinisht që kanë të bëjnë me atë që quhen komente.
Bibla hebraike
Në të ka shumë emra njerëzish të rëndësishëm të cilët kanë bërë komente, pra është një mendim teorik dhe debatues me të cilin është shoqëruar bibla hebraike. Ajo ka disa gravura të rëndësishme që përbëjnë një vepër arti në vetvete. Kjo vepër duhe te ketë qenë e një personi shumë të rëndësishëm të cilin studiuesit nuk kanë mundur ta zbulojnë, megjithëse ka disa shënime, ku një prej tyre thotë se një nga njerëzit që ka pasur në dorë këtë libër është Domus Johanes Mari Kalon, domethënë një prift, me origjinë nga Spanja. Bibla hebraike që ruhet në Elbasan, është një nga librat më të çmuar në bibliografinë e librave hebraikë në Shqipëri që nuk e ka as Biblioteka Kombëtare. E veçantë dhe e çuditshme, është se ky libër ekziston në arkivin e një koleksionisti privat në Elbasan. Libri tjetër i cili është botim më i vonë është më i plotë dhe që ka një kompozicion tjetër është një bibël hebraike e cila është botuar nga Vanter Hokt, në Lipsae në vitin 1839. Ky libër nuk ka momente në gjuhën latine dhe është një riprodhim i biblës së përzgjedhur hebraike që e kanë edhe sot hebrenjtë dhe që quhet pjesë e Talmudit të tyre, jo pjesë e biblës së krishterë, sepse dihet që hebrenjtë dhe krishtërimi, janë të dallueshëm nga njëri-tjetri megjithëse kanë lidhje.
Dëshmitë
Aktualisht janë katër objekte, pa llogaritur edhe ato që ndodhen në Muzeun Etnografik të Elbasanit, në mënyrë të veçantë ai i gdhendjes në gur të Yllit të Davidit, që është simboli izraelit që tregon se komuniteti hebre në Elbasan, ka pasur një pasuri bibliografike. Ekzistencën e këtyre librave kaq të rëndësishëm e tregon fakti se ata kanë qenë të mbështjellë më kapak metalik. Në studimet e bëra apo në librat që janë shkruar për raportet e hebrenjve që kanë jetuar në Shqipëri me shqiptarët, ose me vetë hebrenjtë që janë jashtë Shqipërisë nuk dihet të ketë dëshmi kaq të forta si këto objekte të cilat mund të quhen arkeologjike dhe faktologjike. Deri tani në Shqipëri janë bërë studime në bazë të dokumenteve të shkruara por nuk ka pasur elementë të tillë të cilët janë muzeologjikë e gjallë e pranisë, traditës dhe e vijimësisë në shekuj të hebrenjve në komunitetet e tyre brenda Shqipërisë. Këto janë objekte muzeologjike të klasit të parë, nuk janë thjeshtë dokumente të shkruara të cilat kanë karakter arkivor. Në qoftë se do të bëjmë një histori kulturologjike të Elbasanit, padyshim një mikromuze ose një koncept muzeologjik për këto marrëdhënie, këto katër objekte janë lëndë e parë për ngritjen e tij.

Burimi: http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=86632[/quoteem]

Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”