"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Serbia, shtet fqinj????!!!!!!

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

Post Reply
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Serbia, shtet fqinj????!!!!!!

#1

Post by Phoenix » Wed Oct 27, 2010 1:05 am

Gafa e qeverisë shqiptare: Serbia, shtet fqinj :shock: :shock: :shock:


Qeveria shqiptare e cilëson Serbinë shtet fqinj dhe pse nuk ka asnjë pikë ku takohet territori serb me atë shqiptar, veç në qoftë se do të shihej në gjeografinë e dikurshme të Ish.Jugosllavisë apo në gjeografinë para vitit 2004 kur Mali i Zi, fqinj me ne, u shkëput nga federata me Serbinë. Por në Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë “Për bashkëpunimin në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të paligjshëm ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe terrorizmit ndërkombëtar”, që u miratua dje në Komisionin e Ligjeve dhe atë për Politikën e Jashtme Serbia cilësohet “fqinj”. Këtë gafë të hartuesve të ligjit, pra Këshillit të Ministrave, e pikasi deputeti socialist Pandeli Majko dhe e votoi kundër, ndërsa socialistët e tjerë abstenuan. Sipas socialistëve, cilësimi i Serbisë si vend fqinj, cenon direkt sovranitetin e Kosovës. Por mazhoranca në komision tha se socialistet po tregojnë nacionalizëm politik të pavend, duke thënë më tej se ky dokument ka si qellim vetëm luftën kundër korrupsionit :o :roll: . Shqetësimi i dytë i opozitës kishte të bënte me nenin 3 të marrëveshjes, ku thuhet se palët kontraktuese, informojnë njëra-tjetrën duke shkëmbyer te dhënat. Në këtë pikë deputeti socialist Arben Isaraj, hodhi dyshimin e ndonjë rrjedhjeje informacioni, ndaj duhet të ketë konsulta paraprake dhe me SHISH-in. Në realicionin shoqërues shkruhej saktësisht: “Pozita gjeografike si pjesë e të ashtuquajturës "Rruga Ballkanike" favorizon veprimtarinë e paligjshme që kërcënojnë rendin dhe sigurinë publike për vendet dhe rajonin. Nisur nga kjo dhe mbështetur në kërkesat e angazhimet për bashkëpunim me vendet fqinje për të krijuar një klimë të shëndetshme mirëbesimi e bashkërendimi, palët në këtë marrëveshje të bindura për rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër krimit ndërkufitar, të shqetësuara për shkak të rrezikut nga përhapja e trafikimit të paligjshëm të lëndëve narkotike dhe subsantancave psikonarkotike e forma të tjera të krimit ndërkombëtar, bien dakord për dispozitat e kësaj marrëveshje dhe për finalizimin e saj”.

http://www.gazetatema.net/?gjuha=0&id=7 ... 57cb10c4e9 :shock: :shock:

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Serbia, shtet fqinj????!!!!!!

#2

Post by Patush » Wed Oct 27, 2010 3:25 am

veç në qoftë se do të shihej në gjeografinë e dikurshme të Ish.Jugosllavisë apo në gjeografinë para vitit 2004 kur Mali i Zi, fqinj me ne, u shkëput nga federata me Serbinë.
Ose sikur te shtriheshin kufijte origjinal te Shqiperise natyrale te saj, lind pyetja pse ky burim informativ e paska harruar kete mundesi?

Gjithsesi nuk e di kuptimin ligjesor te fjales "Fqinj" prandaj nuk di q'te tham.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Serbia, shtet fqinj????!!!!!!

#3

Post by erix77 » Wed Oct 27, 2010 1:53 pm

E kane me qitje te larget prandaj se po parashikojne Bashkimin e trojeve Shqiptare ne nje shtet te vetem,prandaj edhe parlamentin e ri do e bejne me 250 vende.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Serbia, shtet fqinj????!!!!!!

#4

Post by Phoenix » Wed Oct 27, 2010 11:49 pm

Majko: Ky është skandal, cenohet statusi aktual i Kosovës
Kuvendi nuk gjen paqe për miratimin e marrëveshjes së dy qeverive Shqipëri-Serbi kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe lëndëve narkotike. Në komisionet parlamentare, opozita ushtron presion ndaj mazhorancës për formulimin që përmban teksti i kësaj marrëveshje, ndërsa demokratët akuzojnë socialistët për nacionalizëm politik të pavend. Debatet ishin të ashpra në Komisionin e Ligjeve dhe deputetët kapërcyen në akuza reciproke lidhur me këtë marrëveshje të firmosur nga qeveria e Beogradit dhe Tiranës.

Debatet në komision
Cenimi i statusit të Kosovës dhe rrjedhja e informacionit të klasifikuar, ishin dy pikat e referimit të socialistëve kundër shumicës parlamentare në Komisionin e Ligjeve dhe Komisionin e Jashtëm. Opozita e cilësoi si skandal faktin se në tekstin e kësaj marrëveshje dypalëshe, Serbia cilësohet si shtet fqinj me Shqipërinë. Ky formulim, në draftin e marrëveshjes së nënshkruar në Beograd të këtij viti nga të dyja qeveritë, të kthen prapa në termat e kohës së ish-Jugosllavisë, edhe pse vendi ynë ka kufi të përbashkët vetëm me shtetin e Kosovës. Ish-kryeministri Pandeli Majko theksoi se “cilësimi i Serbisë si vend fqinj cenon direkt sovranitetin e Kosovës”. Anëtari i Komisionit të Ligjeve, Pandeli Majko, kërkoi sqarime përse Serbia konsiderohet në marrëveshje shtet fqinj me Shqipërinë. “Hapim gjithë terminologjinë përkatëse dhe po u them se shtet fqinj do të thotë kur ke një zonë kufitare me të. E dyta, ju e dini se shteti shqiptar ka njohur pavarësinë e Kosovës. Shteti serb vazhdon, sipas tij, në mënyrë kushtetuese duke e njohur Kosovën si pjesë të vetën. Pyetja që shtrohet është sa juridike aq edhe politike. Ç’është kjo marrëveshje e firmosur nga Lulash Basha me këtë logjikë, e cila nga pikëpamja juridike e zeron, nga pikëpamja politike është skandal. Prandaj jam kundër dhe ftoj kolegët të mos e votojnë”, tha Majko. Mazhoranca është kthyer dje në avokate mbrojtëse të marrëveshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë për luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe lëndëve narkotike. Demokratët u munduan dje të zbusnin debatet e ashpra me socialistët, por, nga ana tjetër, nuk kanë hezituar as të mbrojnë marrëveshjen. Deputeti Enkelejd Alibeaj theksoi se socialistët po tregojnë nacionalizëm politik të pavend, duke thënë se ky dokument ka si qëllim vetëm luftën kundër korrupsionit. “Marrëveshja nuk duhet parë me nacionalitet”, tha deputeti Alibeaj. Shqetësimi i dytë i opozitës është neni 3 i kësaj marrëveshje, ku thuhet se palët kontraktuese informojnë njëra-tjetrën duke shkëmbyer të dhënat. Pika 2 e nenit tre specifikon se “shkëmbimi i informacionit midis palëve kontraktuese nga Organizata Ndërkombëtare Policore Kriminale-Interpol, mund të kryhet me anë të kontaktit direkt midis autoriteteve kompetente”. Duke iu referuar këtij neni, një tjetër deputet i PS-së, Arben Isaraj, hodhi dyshimin e ndonjë rrjedhjeje informacioni, ndaj duhet të ketë konsulta paraprake dhe me SHISH-in. Pas debateve, marrëveshja u miratua me 11 vota pro të mazhorancës, 7 abstenime nga opozita dhe një votë kundër të deputetit Pandeli Majko.

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Serbia, shtet fqinj????!!!!!!

#5

Post by Phoenix » Thu Oct 28, 2010 12:34 am

[quoteem]Deputeti Enkelejd Alibeaj theksoi se socialistët po tregojnë nacionalizëm politik të pavend, duke thënë se ky dokument ka si qëllim vetëm luftën kundër korrupsionit. “Marrëveshja nuk duhet parë me nacionalitet”, tha deputeti Alibeaj.[/quoteem]

Më falni për logjikën jo shumë të arrirë që po shpalos këtu, por disa gjëra janë të qarta!
1. Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur nga shtetet më të rëndësishme të botës.
2. Shqipëria shtetin e ri e ka njohur!

Sigurisht, që ligjvenësit tanë janë largëpamës dhe mendojnë se do të bashkohemi. Prandaj nuk duan t'ia dinë për 5 milion euro harxhime për teatrin që nuk do të bëhet ndonjëherë, sepse aty do të ulen Vipa, si 250 deputetët mbarëkombëtarë. Për çeshtjet e kombit nuk ka ngurrime në shpenzime!

Unë si njeri i thjeshtë dhe jo shumë largëpamës, duke u kacavirrurr tek pika 1 e mësipërme spo arrij të gjej një vend të mirë, për me rënë me këmbë në tokë.
Fjalët e z.Alibeaj mund t'i kuptoj dhe kështu:
Psh disa serb kanë blerë një ishull tokë në Shqipëri dhe kanë shpallë pavarsinë nga ne. Shteti ynë për mos të pasë probleme të brendëshme ka bërë një shkëmbim me një tokë që ka shpallë pavarsinë nga Serbia. Veçse ka rënë në hall se aty po na u fshehka korrupsioni dhe hajdutët po dëmtojnë Shqipërinë, prandaj na u dashka me e luftuar këtë ishullin e serbëve në Shqipëri. Ndoshta kanë ndërmend të thërrasin dhe Eulexin, pas misionit ALBA!
Ose, Rruga e madhe që u bë në veri tëShqipërisë dhe që do të përfundojë në jug të Serbisë, është territor shumëkombësh, ku edhe Serbia ka pjesën e saj. Kështu dalim që jemi fqinj me Serbinë.
Ah më falni se u kujtova! Kam dëgjuar se z. Basha e ka qejf shumë sistemin gjyqësorë anglez, cili i merr vendimet duke marrë për bazë vendimit e mëparshme nga gjykatat rreth asaj çeshtje.
Shteti shqiptar me Serbinë ka shumë vendime të mëparshme, si psh Shën Naumi; Komunistët që falin Kosovën.
Duke pasur parasysh këto vendime të mëparshme, sipas sistemit anglez, shteti ynë nuk ka gabuar! Historia shënon vetëm emrin e radhës -bravo- -bravo-

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Serbia, shtet fqinj????!!!!!!

#6

Post by Arbëri » Thu Mar 10, 2011 8:50 pm

Serbët kërkojnë “rrënjët” në Shqipëri

Në kuadrin e një projekti të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë, “Pozita e pakicave kombëtare serbe në vendet fqinje”, një ekip i Muzeut Popullor të Uzhicës, i kryesuar nga etnologia Bosa Rosic, ka filluar punën për realizimin e një projekti të quajtur “Varret serbe dhe mbishkrimet mbi to” në vendet fqinje, midis tyre edhe në Shqipëri, vuri në dukje televizioni shtetëror serb RTS, sipas të cilit midis kërkimeve të parashikuara për t’u zhvilluar në Hungari, Rumani, Shqipëri dhe Itali, ato kanë përfunduar tanimë në Rumani, ndërkohë që kërkimet paraprake në Shqipëri, të parat e këtij lloji në këtë vend, treguan se në këtë projekt duhet të përfshihen edhe specialistë të fushave të tjera, “si për shkak të historisë serbe, ashtu edhe për shkak të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Shqipëri”.

Synimi i projektit të muzeut të lartpërmendur, sipas RTS-së, është “leximi i historisë serbe në objektet fetare prej guri që, në fakt, në Shqipëri kanë mbetur shumë pak pas vendimit të marrë nga qeveria shqiptare e atëhershme për shkatërrimin e objekteve të kultit”.

Sidoqoftë, autorja e projektit të sipërcituar, Bosa Rosic, thotë se epitafe (mbishkrime varresh) ka, megjithëse, “për fat të keq, kur u suprimua përdorimi i shkrimit cirilik dhe kur u mbyllën shkollat tona në Shqipëri, të gjithë duhet të kalonin te mësimi i shkrim-këndimit në gjuhën shqipe dhe në përmendoret fetare që u ngritën më vonë, dominojnë shkrimet latine”.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”