"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Serbet inskenojne "trafikun e organeve" gjate luftes.

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Serbet inskenojne "trafikun e organeve" gjate luftes.

#1

Post by Zeus10 » Fri Jun 12, 2009 12:23 pm

Te diskretituar para opinionit publik per krimet e shemtuara kunder te pafajshmeve, serbet po bejne çeshte e mundur per te montuar historine false te "trafikimit te organeve" nga UÇK-ja, nje gje qe ka mundesi ta kene kryer vete.
Radio Kosova ka marrë vesh nga burime konfidenciale se ata akuzohen të kenë nxitur familjarë të serbëve të zhdukur për të bërë dëshmi të rrejshme me qëllim të trillimit të aferës për gjoja trafikimin (transplantimin) e organeve njerëzore gjatë luftës nga UÇK-ja. Informacioni i Radio Kosovës, se të arrestuarit dyshohen për inskenimin e kësaj afere u konfirmua për RTK-në edhe nga zëdhënësi i policisë, Arbër Beka
Policia e Kosovës në kuadër të luftës kundër krimit ka arrestuar tre serbë, njëri prej tyre qytetar nga Kosova kurse dy të tjerët shtetas të Serbisë. Arrestimi, sipas policisë, është bërë në afërsi të fshatit Çaglavicë. Policia ka thënë se tre të arrestuarit dyshohen për aktivitete kriminale në Kosovë.

Radio Kosova ka marrë vesh nga burime konfidenciale se ata akuzohen të kenë nxitur familjarë të serbëve të zhdukur për të trilluar aferën për gjoja marrjen dhe trafikimin (transplantimin) e organeve njerëzore nga UÇK-ja.



Informacioni i Radio Kosovës se të arrestuarit dyshohen për inskenimin e aferës për gjoja trafikimin me organeve të serbëve gjatë luftës është konfirmuar ekskluzivisht për RTK-në edhe nga Arbër Beka, zëdhënës i policisë së Kosovës.

“Personat e arrestuar dyshohet se kanë kryera aktivitete kriminale dhe atë duke premtuar të holla dhe të mira materiale se paku një personi që ata të deklarojnë dhe të dëshmojnë se ata kanë qenë viktima të transplantimit të organeve njerëzore gjatë kohës së luftës në Kosovë”, ka deklaruar zëdhënësi Beka.
Sipas burimeve të Radio Kosovës, tre të arrestuarit, njëri serb shtetas i Kosovës dhe dy të tjerët serbë - shtetas të Serbisë, viktimave iu kanë ofruar shuma të hollash mbi 50 000 euro që të bëjnë dëshmi të rrejshme për gjoja transplantimin e organeve njerëzore. Rreth sqarimit të arrestimit dhe akuzave, policia e Kosovës mban sot në orën 11:30 një konferencë shtypi. /Fadil Gashi/
12 qershor 2009 - 09:14:39
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Serbet inskenojne "trafikun e organeve" gjate luftes.

#2

Post by Sally » Sat Jun 13, 2009 5:19 pm

Duke qene ne dijeni te konflikteve Kosove/Serbi, nuk do ishte aspak e cuditcme qe Serbet mundohen te bejn kete veprim, dhe keto konflikte per fatkeqesisht nuk do harrohen shpejt nga te dyja palet.

Falemideri
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Serbet inskenojne "trafikun e organeve" gjate luftes.

#3

Post by Aulona » Sat Jun 13, 2009 6:39 pm




I kane me kot keto demarshe qe bejne!
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Serbet inskenojne "trafikun e organeve" gjate luftes.

#4

Post by qiellikaltër » Mon Jul 20, 2009 12:59 pm

Keta njerez qe sajojne trafikun e organeve shyqyr qe kapen, gjithsesi demi eshte bere sepse ne opinionin nderkombetar, libri i Del Pontes ishte ai qe beri bujen me te madhe. Edhe sikur keto akuza te hidhen poshte nga nje gjykate nderkombetare (e pavarur), kjo s'do bente asnjehere aq buje sa c'beri lajmi fillestar. Keshtu serbet ia arriten ta demtojne imazhin e shqiptareve ne bote dhe t'i vene ne nje baze te krahasueshme krimet e tyre me te ashtuquajturat krimet e shqiptareve.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Serbet inskenojne "trafikun e organeve" gjate luftes.

#5

Post by Sally » Wed Aug 12, 2009 10:47 am

"Kush vjen pa ftuar, e gjen pa shtruar.."


Vizita e zotit Dik Marti në fshatin Gurrë të Matit, është një përpjekje e dështuar e Beogradit për të gjetur një "barazim" justifikues për krimet monstruoze të kryera ndaj civilëve shqiptarë në luftën e Kosovës. Duke u fshehur nën petkun e përfaqësuesit të KE-së, ky përkrahës i çështjeve serbe, do të hedhë baltë jo vetëm mbi luftën heroike të UÇK-së, por të njollosë edhe popullin e Matit.
Cila mendje logjike beson se aty qenkan "therur" serbët për t'u marrë atyre organet për transplantim(?!)
Kjo do kërkonte një spital me aparatura moderne dhe sallë kirurgjie, me doktorë që ende nuk i kemi as sot, me dhoma enkas për ruajtjen e trajtimin e këtyre organeve, që nuk durojnë dot as 24 orë pa kushte speciale. E aty kemi një shtëpi fshati, ku kryefamiljari mezi ushqen familjen e tij. Apo mos vallë duhet ta akuzojmë se si gjithë shqiptarët ndanë kafshatën me të dëbuarit nga shtëpitë e tyre?
Por nukë për t'u çuditur. Kjo është në vazhdën e akuzave boshe të nisura nga znj. Del Ponte. (Ironike është që pikërisht kjo ish-prokurore e Hagës, nuk mundi të kapë kokat e masakrave serbe në Ballkan gjatë mandatit të saj).
E kanë kot. Në ato male të varfra të Shqipërisë jetojnë njerëz bujarë. Në historinë tonë jo të largët kemi dhënë shembuj të tillë, ku edhe ushtarët fashistë italianë, ndonëse na kishin pushkatuar djemtë, i strehuam kur trokitën nëpër shtëpitë tona.
Ndaj, misionarët e Beogradit, (të tillë më duket se janë, paçka se thonë që janë të KE-së), ktheni thembrat nga majat. Shkoni e gërmoni gjetiu. Keni për të gjetur eshtra të krimeve serbe kudo në Ballkan. Përpjekjet për manipulime, do ta kenë derën gjithnjë mbyllur, ashtu siç edhe e patë vetë në Gurrë të Matit. Një fjalë e urtë e popullit tonë thotë:
"Kush vjen pa ftuar, e gjen pa shtruar". Mësojeni!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Serbet inskenojne "trafikun e organeve" gjate luftes.

#6

Post by Sally » Wed Aug 12, 2009 10:57 am

Akuzat e Del Pontes



Sipas akuzatorëve (qeveria serbe dhe Karla del Ponte) bëhet fjalë për serbë të Kosovës, të mbajtur të burgosur, që u zhdukën gjatë apo pas bombardimeve të vitit 1999. Sipas këtyre burimeve, një numër i pacaktuar trupash janë trafikuar në Shqipëri. Gjykatësja Del Ponte në librin e saj "The Hunt" (Gjuetia) të botuar në Itali i mëshon këtyre rasteve. "Disa hetues të UNMIK-ut dhe gazetarë kanë zbuluar shtëpinë në Burrel (pikërisht banesa në fshatin Gurrë) ku bëheshin këto operacione, - bën të ditur gjykatësja Del Ponte. - Hetuesit gjetën pajisje mjekësore të përdorura gjatë operacioneve, si dhe shenja gjaku në muret e shtëpisë dhe në dysheme",- rrëfen ajo. Më pas Del Ponte shton se këto hetime u mbyllën sepse po bëheshin gjithnjë e më të vështira, thuajse të pamundura.
Kosova dhe Shqipëria i kanë konsideruar akuzat e Del Pontes të pabaza.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Serbet inskenojne "trafikun e organeve" gjate luftes.

#7

Post by Sally » Wed Aug 12, 2009 11:00 am

Trafiku, banorët e Matit bllokojnë hetuesit e KE


MAT - Herën e parë kanë pranuar, por për së dyti kanë vendosur të dalin të gjithë dhe të pengojnë automjetet e personave që do të kryenin një tjetër verifikim në banesat e tyre. Bëhet fjalë për familjen e Abdulla Katuçit në fshatin Gurrë e Vogël e Matit, ku shumë prej banorëve kanë ndalur anëtarë të një misioni të KE-së për të vajtur në banesat e tyre dhe për të kryer verifikime lidhur me akuzat e ngritura nga ish-kryeprokurorja e Hagës, Karla Del Ponte, se në këtë vend janë kryer trafik organesh të serbëve nga UÇK-ja. Përplasja mes të dërguarve dhe fshatarëvë ka ndodhur mesditën e së hënës, teksa këta të fundit nuk kanë lejuar dy makinat e Ministrisë së Drejtësisë të ecnin më tej.


Përballja


Ka qenë ora rreth 12:20 e mesditës së të hënës kur dy automjete të Ministrisë së Drejtësisë, ku ndodheshin përfaqësues të KE-së, përkthyes, por edhe zëdhënësja e ministrisë janë ndalur nga banorë të fshatit Gurrë e Vogël, kryesisht familja e Katuçëve dhe të afërm të tyre. Abdulla Katuçi dhe familjarët e tij nuk kanë lejuar që të ardhurit të hynin në tokën e tyre duke u zënë rrugën, teksa kanë pretenduar të shohin një dokument që vërtetonte se ata ishin të lejuar për të kryer verifikimet e tyre. Teksa i janë nënshtruar kontrollit edhe 5 vjet më parë nga 15 prokurorë ndërkombëtarë, tashmë ata kanë vendosur të protestojnë. Misioni i KE-së ishte bërë gati të zbriste nga makinat për t'iu drejtuar banesës së Abdulla Katuçit kur banorët i kanë rrethuar automjetet dhe kanë kërkuar të njihen me përfaqësuesit, të shihnin dokumentet e identifikimit dhe mandatin e këtij kontrolli, si dhe kush i shoqëronte nga pala shqiptare. Banorët kërkuan që ata të kishin mandate kontrolli nga Prokuroria e Përgjithshme ose Prokuroria e Matit, kërkesë së cilës të ardhurit nuk iu përgjigjën. Kështu që nga ora 12:20 dhe për dy orë të tjera, përfaqësuesit e këtij misioni janë bllokuar duke mos i lejuar të shkonin në destinacionin e përcaktuar prej tyre. Pas pak në Gurrë ka mbërritur policia vendore, e cila ka bërë të mundur zhbllokimin e makinave të misionit të KE-së, por pa mundur t'i drejtojë ata për tek banesat e fshatit, ku dhe janë hedhur akuzat serbe për transplant organesh. Kjo ka bërë që hetuesit e KE-se në makinat e Ministrisë së Drejtësisë të kthehen për në Tiranë, pa arritur të shkojnë tek banesat e shënjuara si vend trafikimi.
Banorë të fshatit të cilët kanë protestuar për këtë mbërritje të hetuesve u shprehën se ishte hera e dytë që persona të tillë vinin për t'u kontrolluar shtëpitë pa asnjë paralajmërim dhe madje pa një autorizim nga prokuroria që u lejonte të bënin veprime të tilla.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Serbet inskenojne "trafikun e organeve" gjate luftes.

#8

Post by Sally » Thu Aug 13, 2009 2:00 am

Shqipëria është e obliguar të lejojë hetim në “shtëpinë e verdhë”



Shqipëria është e obliguar të lejojë hetim në shtëpinë në fshatin Gur të Matit për të cilën Serbia dhe Karla del Ponte pohojnë se UÇK-ja ka bërë transplantim të organeve të civilëve serbë dhe rrobërve të luftës.

Këtë e theksoi përfaqësuesi i opozitës në delegacionin shqiptar në Këshillin e Evropës, Kastriot Islami, pas sqarimit të Ministrisë shqiptare se përfaqësuesit e Këshillit të Evropës nuk kanë pasur mandat për hetim në të a.q. “shtëpi të verdhë”.

Islami, i cili është ish-ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, shprehet se Shqipëria si anëtare e Këshillit të Evropës duhet ta respektojë vendimin e Strasburgut për hetim.

Para dy ditësh një delegacion i personave hetues të Këshillit të Evropës i kryesuar nga Dik Marti nuk arriti të hyjë në “shtëpinë e verdhë”, meqë popullata lokale bllokoi hyrjen në këtë shtëpi.

Nuk ndihmoi as intervenimi i policisë, për çka pas vetëm dy orëve përfaqësuesit e Këshillit të Evropës u kthyen në Tiranë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Serbet inskenojne "trafikun e organeve" gjate luftes.

#9

Post by Sally » Thu Aug 13, 2009 1:51 pm

“Trafiku i organeve”, Godo: Hetimet me prapavijë politike


Tiranë - Presidenti i nderit i Partisë Republikane Sabri Godo ka reaguar në lidhje me bllokimin që i bënë banorë të Gurrës në Mat hetuesve të Këshillit të Evropës pas pretendimeve e tyre për trafik organesh në një shtëpi në këtë fshat.
Godo është shprehur se hetimet e KE-së janë me prapavijë politike.

“Qëllimi i këtij hetimi është të hidhet hija e dyshimit mbi dy vendet, Shqipërinë e Kosovën”, u shpreh ai.

Më tej Godo kërkoi nga qeveria që të reagojë në lidhje me debatin e çelur.

“Mosreagimi i qeverisë mban debatin e ndezur”, vijoi Godo, i cili gjithashtu shtoi se “me akte të tilla synohet ngadalësimi i njohjes së Kosovës”.

Në fund të fjalës së tij presidenti i nderit republikan tha se i mirëkuptonte banorët e Gurrës të cilët sipas tij reaguan sepse u akuzuan si bashkëpunëtorë në trafikimin e organeve.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Serbet inskenojne "trafikun e organeve" gjate luftes.

#10

Post by Zeus10 » Sat Aug 22, 2009 1:11 pm

I pari qe publikoi historine e "organeve te trafikuara" ishte gazetari i BBC-se Michael Montgomery. Ne intervisten dhene gazetares kosovare te "Jeta ne Kosove" ne videon e meposhtme(16.04.2009) gazetari anglez qe ne rastin me te mire kerkon te beje nje skup gazetareski i mbeshtet gjithe "zbulimet" e tij ne "deshmite" e dy ish pjesetareve te UÇK-s qe per cudi jane "anonime".



Gazetari Montgomery u vu disa here ne veshtiresi gjate intervistes me gazetaren kosovare, duke mos arritur tu pergjigjej pyetjeve kyce, ose duke dhene pergjigje aspak bindese. Mesa duket ky eshte nder te paret i paguar nga Serbet per te akuzuar shqiptaret per krime qe serbet i kane bere vete.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Serbet inskenojne "trafikun e organeve" gjate luftes.

#11

Post by Zeus10 » Thu Aug 27, 2009 7:49 pm

Serbet po investojne shume ne kete akuze. Vini re kete video te televizionit francez:

http://www.truthtube.tv/play.php?vid=819

por faktet jane kokeforta:

Image

Image
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Serbet inskenojne "trafikun e organeve" gjate luftes.

#12

Post by Patush » Tue Sep 22, 2009 10:55 pm

Kam nje peytje a a perkthy kjo vidjoja ne anglishte ?
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Serbet inskenojne "trafikun e organeve" gjate luftes.

#13

Post by Patush » Wed Nov 25, 2009 1:21 am

Patush wrote:Kam nje peytje a a perkthy kjo vidjoja ne anglishte ?

E ka kush vidjon pa perkthimin ne Shqip qe ta perkthej ne Aglishte? dmth. pa tekstin Shqip qe paraqitet ne te.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Serbet inskenojne "trafikun e organeve" gjate luftes.

#14

Post by Arbëri » Thu Aug 19, 2010 8:18 pm

“The Guardian” Karla del Ponte nën hetime''

LONDER - Ish-kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Karla del Ponte, e cila dërgoi pas hekurave të burgut disa nga drejtuesit e luftërave në Ballkan, do të hetohet pas akuzave se ka lejuar frikësimin dhe dhënien e ryshfeteve për dëshmitarët, si edhe shkatërrimin apo dëmtimin e provave.
Gjyqtarët e Kombeve të Bashkuara në Tribunalin për ish-Jugosllavinë kanë urdhëruar hetime të pavarura ndaj praktikave të Del Pontes dhe të dy prokurorëve kyçë, të cilët vazhdojnë të jenë pjesë e këtij sistemi, Hidelgard Ultz Retzlaff dhe Daniel Saxon. Hetimi ka filluar pas ankesave të dëshmitarëve se janë kërcënuar, paguar, keqtrajtuar dhe provat e tyre janë dëmtuar. Ato kanë nisur pas akuzave lidhur me praktikat e aplokuara nga ekipi i hetuesve të saj në procesin ndaj Vojisllav Sheshelit, njërit prej drejtuesve më famëkeq të luftërave në ish-Jugosllavi.

Kjo është hera e parë në 17 vitet e kësaj gjykate ku prokurorët kryesorë përballen me dënime të mundshme për mosrespektim të rregullave të Gjykatës. Gjatë tetë viteve të saj si kryeprokurore, Del Ponte, e cila shërben aktualisht si ambasadore e Zvicrës në Argjentinë, njihet si një figurë luftarake, por edhe shumë kundërthënëse. Ajo është larguar nga detyra në vitin 2007.

(d.b/BalkanWeb)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Serbet inskenojne "trafikun e organeve" gjate luftes.

#15

Post by Adriana » Sun Dec 19, 2010 12:43 pm

Raporti i Marty, Kouchner: Jam skeptik


“Jam shumë skeptik në lidhje me realitetin e akuzave për trafikim të organeve”. Kështu është shprehur ish-shefi i misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Bernard Kouchner, në një intervistë për BBC-në.
Ai ka thesuar se misioni i BE-së në Kosovë, EULEX, kishte mjetet dhe mandatin për të hetuar provat që mund të ekzistonin në lidhje me këtë çështje.

“Reagmi im i parë dhe unë e lexova atë me shumë kujdes, është se jam shumë skeptik në lidhje me realitetin e këtyre akuzave për trafikim të organeve, por reagimi im i dytë është le t'i hetojnë ato”, tha Kouchner.

“Krim i organizuar, trafik, sigurisht, makina dhe drogë, sigurisht që ishim të vetëdijshëm, por për trafik organesh, ne nuk ishim aspak në dijeni, dhe duket se është e vështirë të besohet, prandaj jam skeptic”, shtoi ai.

Kouchner, i cili ka qenë shef i UNMIK-ut menjëherë pas luftës në Kosovë në vitin 1999, ka hedhur poshtë pretendimet në raportin e Marty ku thuhet se zyrtarët perëndimorë “kanë bërë një sy qorr” në lidhje to.


http://top-channel.tv/artikull.php?id=200327&ref=fb
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”