Page 1 of 1

Qosja ne gjendje te turbullt mendore.

Posted: Wed Apr 27, 2011 3:08 pm
by Zeus10
Akademiku i shumereklamuar "i shquar", Rexhep Qosja, ka dale se fundi me artikullin e rradhes, ku ne menyre fare absurde dhe iracionale ne formen e arsyetimt, mohon genocidin e ushtruar nga pushteti komunist, kunder shtresave te ndryshme shoqerore shqiptare, si ajo e ish pronarve-tregetareve, si ajo e intelktualeve atdhetare dhe klerikeve. Ai shton nje pyetje si me poshte:
  2. A mund të thuhet se në Shqipërinë komuniste kishte program politik dhe shtetëror për zhdukjen e pjesëtarëve të ndonjë bashkësie racore, të ndonjë shtrese shoqërore, të ndonjë bashkësie etnike, të ndonjë bashkësie fetare apo të pjesëtarëve të ndonjë përkatësie tjetër?
Jo. Program i tillë nuk është zbuluar deri sot sepse një program i tillë nuk ekzistonte - kurrë në Shqipërinë komuniste a jokomuniste.  


dhe kete pytje ai e shtron pasi pozohet "i cuditur", qe ne Muzeun Historik Kombetar, eshte ngritur nje pavion me emrin: Pavioni i Gjenocidit:
  Muzeun Historik Kombëtar, shoh se si mbi një derë ishte shkruar me shkronja posaçërisht të dukshme: PAVIJONI I GJENOCIDIT .
E pyes veten: a po shoh mirë? A po shoh mirë apo më bëjnë sytë?
I heq syzet, i fshij kujdesshëm, i vë prapë dhe ngrejë kokën e shikoj prapë televizionin: shoh prapë çka kisha parë pak më parë: PAVIJONI I GJENOCIDIT. Kamera televizive është përqendruar pikërisht në të: në PAVIJONIN E GJENOCIDIT.  
Po zoti Qose, ka egzistuar nje program i qarte politik me emrin LUFTA E KLASAVE, qe ishte drejtuar kunder shtresave te caktuara shoqerore, si ato te permendura pak me siper dhe ne pergjithesi kunder çdo shqiptari patriot e intelektual, qe e shihte sundimin komunist, si nje te keqe te madhe per atdheun, si nje roberi, izolim, persekutim te mases se madhe te shqiptareve, nga nje grup njerezish, me ideologji antikombetare, me lidhje te dyshimta me ata qe kane dashur ta cbejne kete vend, nga ata qe zhduken fene dhe kultet fetare, persekutuan klerin, shfarosen gjithe intelektualet e shkolluar jashte Shqiperise dhe bashkuan vendin ne aleanca ideologjike, me gjithefarelloj shtetesh aziatike, duke lene jashte ne menyre paradoksale vellezerit tane jashte shtetit te cunguar shqiptar.
Ju z.Qose, fyeni jo vetem intelektin e shqiptareve me menyren tuaj absurde te te arsyetuarit, por dhe kujtesen historike te tyre, per nje histori jo shume te larget. Ju tingelloni ose shume cinik, ose shume anakronik, ose (te me falesh) shume idiot dhe i lig, kur mendon se me shkrimin tend fare patetik, do mundesh te vesh ne dyshim dhe diskutim, GENOCIDIN e ushtruar prej atij grupi shqiptaresh(dhe jo shqiptaresh) ne sundim, kunder vlerave me te mira shoqerore, intelektuale, politike te shoqerise dhe kombit shqiptar per gati 50 vjete.