"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Ramush Haradinaj

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Ramush Haradinaj

#1

Post by Sally » Thu May 10, 2012 5:32 pm

Ramush Haradinaj arriti në Prishtinë

[wrapimg=left]ttp://i46.tinypic.com/zwxaps.jpg[/wrapimg]Prishtinë, 10 maj - Sot gjatë ditës ka mbërri në Aeroportin e Prishtinës, ish-kryeministri dhe ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj. Tribunali i Hagës ka marrë vendim për lirimin e përkohshëm të tij deri në përfundim të procesit.

Siç dihet, fjala përfundimtare e palëve në rastin Haradinaj dhe të dy bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, do të jepet më 25 e 26 qershor, ndërsa procesi pritet të përmbyllet në muajin gusht.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, themelues dhe kryetar i të cilës është Haradinaj, kishte lutur sot mediat të mos ndodheshin në pritjen e shumëpritur të tij, për shkak të rregullave që ka vendosur Tribunali me rastin e lirimit të tij.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ramush Haradinaj

#2

Post by Sally » Thu May 10, 2012 5:47 pm

I urojme mireseardhjen birit te Kosoves...dhe vellait tone!!!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ramush Haradinaj

#3

Post by Adriana » Tue Aug 21, 2012 10:22 am

Ramush Haradinaj Zv/kryeministër?

Partia më e madhe në vend, PDK, është në përgatitje për ndryshimin e Qeverisë dhe, kjo mund të ndodhë nga 10 – 15 shtatori.

PDK-ja e kryeministrit Hashim Thaçi po përgatitet të lidhë koalicion me AAK-në e ish kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Koalicioni PDK- AKR është drejt prishjes. PDK-ja i ka filluar kontaktet me AAK-në për krijimin e një koalicioni të ri, që do të ndodh nga 10 deri më 15 shtator. Oferta e PDK-së për AAK-në është që postin e zëvendëskryeministrit t’ia ofrojë Ramush Haradinajt. Po ashtu, AAK-së, përveç ministrive tjera, do t’i ofrohet edhe Ministria e FSK-së”, ka thënë burimi i gazetës brenda Qeverisë së Kosovës.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ramush Haradinaj

#4

Post by Adriana » Sun Sep 16, 2012 7:34 am

Adriana wrote:Ramush Haradinaj Zv/kryeministër?

Partia më e madhe në vend, PDK, është në përgatitje për ndryshimin e Qeverisë dhe, kjo mund të ndodhë nga 10 – 15 shtatori.

PDK-ja e kryeministrit Hashim Thaçi po përgatitet të lidhë koalicion me AAK-në e ish kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Koalicioni PDK- AKR është drejt prishjes. PDK-ja i ka filluar kontaktet me AAK-në për krijimin e një koalicioni të ri, që do të ndodh nga 10 deri më 15 shtator. Oferta e PDK-së për AAK-në është që postin e zëvendëskryeministrit t’ia ofrojë Ramush Haradinajt. Po ashtu, AAK-së, përveç ministrive tjera, do t’i ofrohet edhe Ministria e FSK-së”, ka thënë burimi i gazetës brenda Qeverisë së Kosovës.






PDK dhe AAK pajtohen për amendamentimin e Kushtetutës


Prishtinë - PDK-ja ka vendosur që amendamentet kushtetuese, të cilat ndërlidhen me kompetencat dhe me mënyrën e zgjedhjes së presidentit , t’i qesë për votim në Kuvend, madje edhe nëse nuk e merr mbështetjen e LDK-së.

Një marrëveshje do që ta mbërrijë me subjektet parlamentare dhe pro saj tashmë është deklaruar AAK-ja.Sipas “Kohës Ditore” fuqizimi i amendamenteve mëtohet të bëhet nëpërmjet një marrëveshjeje të spektrit të gjerë.

Njëra alternativë është që Thaçi , në cilësinë e kreut të PDK-së, t’u bëjë ftesë krerëve të subjekteve tjera për takim me synim daljen nga kriza. E dyta është që Jakup Krasniqi në cilësinë e kryeparlamentarit , të kërkojë takim me krerët e partive parlamentare ose me shefat e grupeve parlamentare, para se të vendoset që amendamentet të nxirren për votim.

Gjasat janë më të mëdha që Jakup Krasniqi të marrë iniciativën, sepse ai është më i pranueshëm për subjektet politike, e po ashtu Krasniqi nuk është subjekt i marrëveshjes për presidentin, shkruan gazeta.

LDK-ja ka mohuar mundësinë e përfshirjes në të, por AAK-ja është shprehur pro saj. PDK-ja përveç në votat e 59 deputetët e subjekteve në pushtet dhe 12 deputetëve të AAK-së, llogaritë edhe votat e shumicës së 10 deputetëve që janë pa grup parlamentar.

Këto ndryshime do të kalonin nëse të gjithë këta do të ishin prezentë në sallë në momentin e votimit.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ramush Haradinaj

#5

Post by Adriana » Thu Nov 29, 2012 12:23 pm

Ramush Haradinaj shpallet i pafajshëm

Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi ka liruar nga të gjitha akuzat ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, dhe ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm te tyre.

Vendimi i rigjykimit të pjesshëm që zhvillohej me akuzën për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës” u lexua nga gjykatësi i rastit, Bakone Justice Moloto.

Ndërkohë, në rrugët e Kosovës ka nisur festa. Qytetarë të shumtë ndoqën seancën drejtpërdrejt në shesh, përmes ekraneve gjigante të mundësuara nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe pritën me brohoritje e fishekzjarrë vendimin e Gjykatës së Hagës për lirimin e shumëpritur të ish-komandantit të UCK-së, Ramush Haradinaj.

Rigjykimi i pjesshëm ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për zonën operative të Dukagjinit, Haradinaj, dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Brahimaj dhe Balaj, kishte nisur në korrik të 2010-ës.

Treshja akuzohej për “trajtim mizor, torturimin dhe vrasjen e të burgosurve” në atë që quhet kampi ushtarak i Jabllanicës në periudhën 1 mars - 30 shtator të 1998-ës.

Sipas Radios Europa e Lire, ish-kryeministri Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarët e tij të dikurshëm pritet të kthehen në Kosovë brenda ditëve të ardhshme.

Pavarësisht mosangazhimit të tij politik gjatë kohës sa zhvillohej rigjykimi i pjesshëm, Haradinaj ka mbetur kryetar i partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, drejtimin e së cilës pritet ta vazhdojë pas kthimit në Prishtinë.

Vendimi i Tribunalit të Hagës në rastin Haradinaj e të tjerët vjen rreth dy javë pasi kjo gjykatë hodhi poshtë vendimin e shkallës së parë për dy ish-gjeneralët kroat, Ante Gotovina dhe Mladen Markaç.

Sipas vendimit në fjalë, të dy gjeneralët ishin dënuar me 24 dhe 18 vite heqje lirie për shkak të bashkëpunimit gjatë operacionit “Stuhia” të kryer në verën e vitit 1995 në Krajinë të Kroacisë.


nderkohe serbia reagon....
  Nikoliq: 'Lirimi i Haradinajt - nuk është i bazuar në drejtësi'


Kabineti i presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka kumtuar sot se vendimi i Tribunalit të Hagës, për ta liruar ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, “nuk është i bazuar në të drejtën dhe drejtësinë” dhe kjo i vështirëson përpjekjet për vendosjen e paqes në rajon. “Për krime të tmerrshme ndaj serbëve të Kosovës nuk do të dënohet askush”, thuhet në kumtesë, për të shtuar se “vendimet e këtilla nxisin separatizëm, i vështirësojnë përpjekjet për vendosjen e paqes në rajon, i anulojnë përpjekjet e deritashme për normalizimin e raportveve të Beogradit me Prishtinën, dhe e rrisin evroskepticizmin në popullin e Serbisë”. “Vendimi më i ri i Tribunalit nuk është i bazuar në të drejtën dhe në drejtësinë në të cilën do të duhej të ishte themeli i kësaj gjykate”, thuhet në kumtesën e kabinetit të presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, me rastin e lirimit të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nga Gjykata ndërkombëtare për krime të luftës në Hagë.  
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Ramush Haradinaj

#6

Post by rrëqebull » Fri Jun 13, 2014 3:10 pm

Vetëm gazetarí që s'mund të quhet kjo!
E lere më pastaj "gazetari e paanshme"..

Pyetje të thurura me poshtërsi tipikisht bolsheviko-partiake, që shkelin me dy këmbë mbi arsyen dhe Interesin Kombëtar vetëm dhe vetëm për propagandë të "Mëmës Parti".

Respekti dhe nderimi për zotin Ramush Haradinaj mijë·fishohen duke dëgjuar përgjigjet e tij të arsyeshme dhe thelbësisht Kombëtare, dhe duke vërejtur zgjuarsinë çiltërore me të cilën e ka shmangur çdo grackë dinake të propaganduesit bolshevik që ka përballë.


http://www.youtube.com/watch?v=PcNNI4XS5pw

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Ramush Haradinaj

#7

Post by Arbëri » Fri Jun 13, 2014 10:23 pm

Kosova nuk eshte prone e "Ramush , aka Thaqi , aka Limaj " qe te luajne ashtu siq dojne keta e aq me keq qe perdorin luften e UCK-es gjdo her per perfitime te tyre personale dhe keshtu e humbin vleften , qe gjoja , keta na qenkan "shpetimtaret " e kombit derisa pasurit e tyre personale nuk jane me te vogla se ata te Hollywood Stars !!
Perkundrazi , gazetaret duhet ta sulmojne keto tipa edhe ne shum , edhe me keq , deri atehere kur ta marrin pergjigjesin njerezit qe vertet e meritojne e jo ata qe e kane shendrruar popullin në “plaçke tregu” .. Për t’u distancuar nga politika e deritashme falimentuese, popullit shqiptar, i duhen ata politikanë të zotë, të guximshëm, të ditur dhe vizionarë sikurse Albin Kurti , anemban trojeve shqiptare e jo vetem ne KS .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Ramush Haradinaj

#8

Post by rrëqebull » Sat Jun 14, 2014 10:06 am

Arbëri wrote:Kosova nuk eshte prone e "Ramush , aka Thaqi , aka Limaj " qe te luajne ashtu siq dojne keta e aq me keq qe perdorin luften e UCK-es gjdo her per perfitime te tyre personale dhe keshtu e humbin vleften , qe gjoja , keta na qenkan "shpetimtaret " e kombit derisa pasurit e tyre personale nuk jane me te vogla se ata te Hollywood Stars !!
Perkundrazi , gazetaret duhet ta sulmojne keto tipa edhe ne shum , edhe me keq , deri atehere kur ta marrin pergjigjesin njerezit qe vertet e meritojne e jo ata qe e kane shendrruar popullin në “plaçke tregu” .. Për t’u distancuar nga politika e deritashme falimentuese, popullit shqiptar, i duhen ata politikanë të zotë, të guximshëm, të ditur dhe vizionarë sikurse Albin Kurti , anemban trojeve shqiptare e jo vetem ne KS .

Mënyra se si i ke thënë e bënë të pamundur të them nëse pajtohem apo jo, se nuk shoh asnjë argument të mirëfilltë;
dhe e vetmja kategori ku them se hyjnë fjalët që ke shkruar është tifoznía/fanatizmi (e quajtur gabimisht ose eufemikisht nga disa "aktivizëm").
Kur ta paraqesësh mendimin tënd me ndonjë argumentim të mirëfilltë, të mbështetur në fakte, do ta lexojmë dhe do t'i përgjigjemi me kënaqësi.



Rreptësia dhe paanshmëria e gazetarëve është e stër·mirëpritur, por le mos ta ngatërrojmë atë me propagandën partiake që për qëllimet e veta nuk ngurron të shpërfillë deri edhe Interesin Kombëtar, e jo më parimet e ndershmërisë mendimtarore.

Kur kam shkruar 'pyetje të thurura me poshtërsi tipikisht bolsheviko-partiake' i jam referuar sidomos pyetjes tek minuta 23:38 e vidjos, ku "gazetari" i drejtohet zotit Haradinaj me shpifjen «edhe ju jeni akuzuar për korrupsion».
Thënia e një gënjeshtre kaq të rëndë, dëshmon një pandershmëri, një degjenerim të profesionit gazetarik dhe një shtrembërim të qëllimshëm të fakteve, sa që mund të flitet veçse për taktika baltosjeje bolshevikoide.

Stili jot, nuk ngjan edhe aq i ndryshëm.

Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”