"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Shtetaset nga Shqipëria: Policia e Maqedonisë në “Qafë Than

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Shtetaset nga Shqipëria: Policia e Maqedonisë në “Qafë Than

#1

Post by Arbëri » Fri Jul 18, 2014 7:00 pm

Shtetaset nga Shqipëria: Policia e Maqedonisë në “Qafë Thanë” na rrahu dhe keqtrajtoi brutalisht!

Dy shtetaset shqiptare nënë dhe bijë, Luljeta Telalli dhe Violeta Telalli të cilat ditë më parë siç raportoi policia kanë sulmuar punonjësit e policisë kufitare në Qafë Thanë dhe janë arrestuar, në një prononcim për portalin informativ Drini.mk rrëfejnë verzionin e tyre lidhur me rastin në fjalë, duke akuzuar policinë maqedonase për keqtrajtim pa arsye të dy shtetasve shqipëtare dhe ushtrim të dhunës në mënyrë mizore.

Shtetaset shqiptare kanë theksuar se për lëndimet e shkaktuara kanë marrë edhe çertifikatë mjekësore, mjeku na ka ndihmuar dhe është tronditur nga dhuna që ka parë se është ushtruar mbi ne, rrëfen Luljeta Telalli, ajo thekson se për rastin në fjalë kërkon intervenimin e ambasadës së Shqipërisë në Shkup dhe avokatit të popullit. Nuk mund ta besoja se gjykata dhe policia e Maqedonise do sillej në këtë mënyrë, jemi të tmerruara dhe kemi ngelur në udhëkryq rrëfen e trishtuar znj.Telalli në prononcimin e saj për portalin Drini.mk

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Shtetaset nga Shqipëria: Policia e Maqedonisë në “Qafë T

#2

Post by Adriana » Sat Jul 19, 2014 12:57 pm

Pse ne ambasaden hollandeze te shkupit, dhe jo te tiranes?
Dhe pse duhet te marre vize, kur eshte e martuar me nje nenshtetas hollandez?
Rregullorja ketu eshte ndryshe, mund te udhetoj me pashaporten e saj te shoqeruar vetem nje formular M-46 ( quhet ne hollandesisht ) sherben si nje leje kalimi dhe qendrimi ( 6-mujorsh ) derisa te kene regjistruar martesen ne hollande dhe te aplikojne per dokumentat e tjera (BRP) qe do tu duhen ne vijim.

1- http://www.rijksoverheid.nl/onderwerpen ... ander.html

2- http://gemeente.groningen.nl/trouwen/m46-verklaring

Mbase jane te hutuara per cka u ka ndodhur dhe e shpjegojne shkurt ( per vize ).
Ndersa sa per keta mongolat e fyrom-it nuk di cfare te them, tashme kane kaluar cdo limit, si nuk po del dikush tu tregoj vendin e duhur
:(
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Shtetaset nga Shqipëria: Policia e Maqedonisë në “Qafë T

#3

Post by Adriana » Mon Jul 21, 2014 9:55 pm

Maqedonasit, të trajnuar për të urryer!

Sipas logjikës policore maqedonase, çdo i dyti qytetar shqiptar, sidomos gjinia femërore, që vjen nga Tirana, Elbasani, Gjirokastra, Korça, janë ose kontrabandistë, ose prostituta, ose keqbërës natyrash të ndryshme. Ata nuk mund ta marrin me mend se niveli intelektual e qytetar i çdo të dytit shqiptar që vjen në Maqedoni, është për disa shkallë më i lartë se secili polic i keqedukuar i Maqedonisë.

Çka mendojnë këta farë policësh maqedonas, si do të ndiheshin ata sikur një ditë, në të ardhmen, në udhë për në Vlorë a Sarandë, ndonjë nënë a motër e tyre, do të tërhiqej zvarrë dhe të troshitej birucave policore dikund në Shqipëri?



Dy qenie të pafajshme, nënë e bijë nga Shqipëria, nuk kanë mundur të besojnë se ka ende mbetje të civilizimit bashkëkohor që nuk kanë arritur të treten nga procesi i demokratizimit shoqëror e human. Një brutalitet i paparë policor kundrejt dy grave të brishta që po vinin të rregullonin vizën në një ambasadë të huaj në Shkup, do të duhej të alarmonte jo vetëm ata që janë të detyruar ta mbrojnë dinjitetin e qytetarëve të rrezikuar – shtetin shqiptar, por të gjithë ato mendje të fjetura që ende mendojnë se demokracia është proces i ngadalshëm që vetvetiu i sjell gjërat në vendin e saj.

Demokracia dhe policia maqedonase, ende vazhdojnë të qëndrojnë larg njëra tjetrës, si dy pole që i japin dhe i marrin njerëzimit ftohtësi dhe nxehtësi, duke i shkaktuar planetit çrregullime termo-fizike.

Një model i keq, i trajnuar në shkollat e prapambetura të urrejtjes dhe deficitit moral e qytetërues, kjo farë policie duhet një orë e më parë të izolohet nga shoqëria dhe në vendin të saj të sillen njerëz me kapacitete mendore e civile që i bëjnë nder shtetit dhe shoqërisë që u takojnë. Një polici e tillë, po qe se lihet e lirë të veprojë si t’i teket, paraqet rrezik permanent për lirinë dhe të drejtat e njerëzve, sidomos të atyre që rastësisht nuk e flasin gjuhën e policit.

Një punonjës policie që gjithkund në botën e qytetëruar bën punën e shërbyesit të qytetarit, në Maqedoni ka konotacion tjetër. Në të gjitha kodet policore, përfshi edhe atë të MPB-së së Maqedonisë, është e nënvizuar me shkronja të zeza një rregull fundamental që karakterizon punën e policit: gjatë gjithë kohës dhe në çfarëdo lloj rrethane, të mbrojë dhe respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut të përcaktuara me Kushtetutë, me ligje të aplikueshme dhe të krahasueshme me një instrumentarium rregullash ndërkombëtare. Pastaj detyrë e parë e policit, si zbatues i ligjit, është që të njohë kufijtë e shtrirjes së autorizimit të tij gjatë zbatimit të ligjit. Ky postulat ka prodhuar një rregull tjetër, i cili thotë se punonjësi policor duhet të jetë i vetëdijshëm që veprimtaria e tij nuk është vetëm çështje formale, si obligim që del nga Kushtetuta dhe ligji, se përgjegjësia e tij nuk përfshin vetëm një kuptim të ngushtë të të drejtave, detyrave për zbatimin e autorizimeve, por gjithashtu nënkupton vetëdije për t’i kuptuar drejt vlerat morale, etike, të cilat përcaktojnë rolin e policisë në shoqëri.

Implementimi i standardeve profesionale dhe braktisja e sjelljeve të caktuara tradicionale, zëvendësimi i rolit dhe kuptimësisë bashkëkohore të policisë nga dominimi mbi qytetarin tek respektimi i lirive dhe të drejtave të tij, do të duhej të jenë pjesë e edukimit policor. Nuk besojmë që edhe policët që keqtrajtuan dy gratë nga Shqipëria në pikëkalimin Qafë Thanë, nuk i kanë dëgjuar këto rregulla sa kanë qenë nxënës të shkollës së policisë. Shtrohet pyetja tani, se ku i mësuan ato sjellje kaq brutale këta policë dhe kush u ka thënë atyre se vetëm nga Shqipëria vijnë njerëz të rrezikshëm për ta prishur shtetin mijëravjeçar të Maqedonisë? Çfarë rreziku panë këta policë tek ato fytyra të ndrojtura që, nga halli e jo nga qejfi, kishin marrë udhën për në Shkup? Çka mendojnë këta farë policësh, si do të ndiheshin ata sikur një ditë, në të ardhmen, në udhë për në Vlorë a Sarandë, ndonjë nënë a motër e tyre, do të tërhiqej zvarrë dhe të troshitej birucave policore dikund në Shqipëri?

Sipas logjikës policore maqedonase, çdo i dyti qytetar shqiptar, sidomos gjinia femërore, që vjen nga Tirana, Elbasani, Gjirokastra, Korça, janë ose kontrabandistë, ose prostituta, ose keqbërës natyrash të ndryshme. Ata nuk mund ta marrin me mend se niveli intelektual e qytetar i çdo të dytit shqiptar që vjen në Maqedoni, është për disa shkallë më i lartë se secili polic i keqedukuar i Maqedonisë.

Mund të radhiten edhe shumë argumente për të vërtetuar se barazimi paushall që u bëhet qytetarëve shqiptarë, duke i trajtuar të gjithë ata si të dyshimtë, paraqet krizën më të madhe të funksionimit të policisë maqedonase. Kjo krizë mund të vërehet në trajtimin jo të njejtë të trazirave urbane nëpër rrugët e Maqedonisë dhe nga ajo që shihet mund të konstatohet se gjithë doktrinën e saj mbrojtëse, policia maqedonase e ka të ngritur mbi luftimin e rrezikut që gjoja vjen nga faktori shqiptar, qoftë ai brenda apo jashtë. Dhe kjo, tashmë nuk është vetëm çështje thjesht operative e njerëzve me uniformë, ku politikanët do të mund të ndiheshin komodë. Përkundrazi, këta të fundit mbajnë përgjegjësi për kontrollin politik e civil mbi policinë. Ata mbajnë përgjegjësi se cili duhet të jetë relacioni polic-qytetar dhe a ndodh që ky relacion të prishet ndonjëherë, në varësi se cilën gjuhë flet qytetari.

Pafuqia e politikës për të mbikqyrur punën e policisë, sidomos të asaj që mbulon interesat e shqiptarëve, nuk bën të marrë përmasa të cilat nesër do të mund të jenë shumë shqetësuese. Dy gratë e keqtrajtuara nga Shqipëria, për përfaqësuesit shqiptarë në Shkup, Tetovë e Zajaz, duhet të jenë pikënisja e ndërgjegjësimit dhe reflektimit në rrugën e gjatë e të mundimshme për të identifikuar dhe diferencuar ato dukuri e sjellje, të cilat nëse nuk luftohen sot nga politika legale, nesër mund të luftohen nga tjetërkush paksa më ilegalisht. Mbase, ilegalët e djeshëm është mirë të na ndihmojnë që mos t’i kthehemi rrugëve të fshehta, sepse shqiptarët në Ballkan dhe më gjerë po tregohen aleatë të denjë të vlerave civilizuese Perëndimore dhe është e padrejtë që ata sërish t’i fusim në skema klandestine të veprimit.


*Autori është publicist nga Shkupi dhe pedagog universitar.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”