"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Braktisja e Moralit Kombëtar dhe përqafimi/nxitja e degjenerimit komb-shthurës global

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

Post Reply
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Braktisja e Moralit Kombëtar dhe përqafimi/nxitja e degjenerimit komb-shthurës global

#1

Post by rrëqebull » Tue Aug 26, 2014 5:49 pm

Skandali seksual, maja e ajzbergut e degjenerimit të moralit shoqëror

[...] Ky skandal na pasqyron një pjesë të realitetit se si funksionojnë gjërat në politikën shqiptare.

[...] Tani që maja e ajzbergut doli, gjërat janë realisht jashtëzakonisht shqetësuese: kjo nënkupon që një pjesë e mirë e femrave në politikën shqiptare kanë kaluar në këtë sitë perverse të degjenerimit të moralit; mund të jenë deputete, shefe zyrash, ministre apo ish-ministre, etj.

[...] Është me të vërtetë rrëqethëse kur e mendon, që këto lloj speciesh drejtojnë fatet e shqiptarëve.

[...] Në fakt, skandalet seksuale janë vetëm njëra anë e medaljes së degjenerimit të moralit të shoqërisë shqiptare. Ana tjetër është edhe më vrasëse, gjakpirëse, mizore, që e përdhunon me breza të tërë moralin e vendit, pa lëre fëmijët që jetojnë në kohën e sotme. Është injektimi i këtyre modeleve në shoqërinë shqiptare. Po të pyesësh, të paktën në Tiranë, se si x politikan apo y gazetare ka arritur majat, një pjesë e mirë e njerëzve të thonë që është në atë vend për shak se…Pra ky është modeli që është injektuar. Në këto kushte, ku politika dhe jeta publike jo vetëm që nuk jep zgjidhje dhe promovon modele që duhen ndjekur, por bëhet sinonim i pisllëkut, fillojnë e lulëzojnë ekstremizmat e të gjitha feve, fillojnë të dalin hoxhallarë e priftërinjë të feve që kanë bërë mëkate të stërmëdha në të kaluarën, e na flasin për Zotin; fillojnë të rinjtë të bien viktima e ta gjejnë moralin duke u vrarë në Siri, Irak, apo ku ta dijë unë.

[...] Ky pra është injektimi që po i bëhet shoqërisë shqiptare, injektimi i degjenerimit duke rendur pas imoralitetit.

[...] Ngjarja e sekretarit Kokëdhima nuk është e izoluar për publikun e gjerë, një skandal i ngjashëm ka ndodhur edhe me ish-ministrin Ylli Pango, edhe me kryetarin e Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu. Por kulmi i perversitetit arrin pikun, kur, në vend që këta figura të dalin nga jeta publike, këta promovohen si një model që duhet ndjekur, dhe vazhdojnë të qëndrojnë si aktorë publikë. Mziu duhet të kishte dhënë dorëheqjen, ndërsa Pango, të paktën nuk duhet të dilte më në arenën publike apo të jipte mësim nëpër universitete, por asgjë nga këto s’ka ndodhur. Mziu është kryetarë ndërsa Pango është pedagog dhe librat e tij i promovojnë dhe botojnë universitetet që kanë për detyrë të prodhojnë punime shkencore e studimore të profesorëve që edukojnë studentët e tyre. Ironikisht, nga librat më të fundit që ka botuar e promovuar universiteti Europian i Tiranës me administrator Henri Çilin, i cili duhet të japë dije, është shkruar nga ish-ministri dhe titullohet “Zogu i Zi”. Tani imagjinojeni se çfarë mund të ketë në brendi ky libër, i botuar nga një institucion që duhet të ketë si prioritet librat që përçojnë dije; në libër ish-ministri i kulturës rrëfen fëmijërinë e tij të përjetuar tek “Zogu i Zi” në Tiranë, ku para Luftës së Dytë Botërore ishte godina e një shtëpije publike.
E pra, kjo është një tallje cinike me nënat, baballarët, prindërit, me të gjithë shoqërinë shqiptare. Çfarë modeli duhet të ndjekë një fëmijë shqiptarë që të ëndërrojë e të jetë i suksesshëm në jetë, atë të ish-ministrit të kulturës i cili i fut duart një vajze që mund të ishte bija e tij, dhe vazhdon e jep mësim, boton libra e na lep leksione publike? E kryetarit të Bashkisë Kamës që u akuzua për ngacmime seksuale? E sekretarit pervers të Kokëdhimës? E muxhahedinëve mjekroshë që presin koka fëmijësh? E hoxhallarëve mjekroshë dhe muslimanëve ekstremistë që na promovojnë mënyrën e jetesës së para 5 shekujve? E perversit gazetarë Arian Çani? E governatorit Fullani, bankës të së cilit iu vodhën mbi 7 miliardë lekë? E atij doktorit që nëse nuk i fut para në xhep, të lë të vdesësh? E atij gjykatësit që nxjerr kriminelët nga burgu? E kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë që u shfaq me zë e me figurë duke ndarë para? E këngëtareve tona që konkurojnë se kush e nxjerr më qartë “zogun” në publik?


[...] Nga të gjitha sa u shkrua, një gjë është e sigurtë: KËTA PO TALLEN NË MËNYRË CINIKE ME FATET E SHQIPTARËVE.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

/nxitja e degjenerimit komb-shthurës globalist

#2

Post by rrëqebull » Tue Mar 31, 2015 6:10 pm

Ardian Vehbiu, si tutor ndërkombëtar i prostitucionit intelektual

Përse është e nevojshme që dikush të pohojë se nuk është kuqezi, duke i etiketuar ata që ndjehen të tillë dhe e pohojnë këtë cilësi? Çfarë arsye ka për këtë distancim, çfarë lloj proteste na qenka kur dikush thotë: “Unë nuk jam kuqezi!”? Çfarë fibre qytetare (term i Ardian Vehbiut) ka ky term? Kuqezi është një cilësi identitare, ashtu siç është, me ngjyrat përkatëse një cilësi identitare e ngjashme në SHBA, ku jeton Ardian Vehbiu, apo në Francë, Greqi, Japoni etj. Gjithkush që është shqiptar ka të drejtë të pohojë identitetin e tij kuqezi, me fjalë dhe simbolikë imazhi.
Kjo është një gjë vullnetare, një demokraci imazhi, se askush nuk të imponon që ta pohosh cilësinë identitare kuqezi. Është një lloj plebishiti gjithëkombëtar spontan, i shndërruar tashmë në ritual, me rastin e ngjarjeve sportive. Çfarë të keqe ka këtu? Gjithkush ka të drejtë që ta pohojë sipas mënyrës së tij dhe dihet se me rastin e ngjarjeve sportive, shtresat e gjera të shoqërisë janë të prirura kah pohimi identtitare nëpërmjet ritualeve kolektive nën shenjën e ngjyrave përkatëse. Kështu ndodh gjithandej botës, jo vetëm në Shqipëri. Askund në këta vende kjo gjë nuk shkakton shqetësime. Askush në këta vende nuk e shikon një gjë të tillë si provokim. Në të kundërt, të thuash se “Unë nuk jam kuqezi!” është një provokim i dhunshëm verbal pa shkak ndaj shumicës. Është një provokim që prek në ndjeshmëritë kolektive, pra është një provokim i llogaritur për të shkaktuar reagim. Domethënë, meqënëse ata të cilët e quajnë një vlerë komunitare dhe personale pohimin e identitetit të tyre kuqezi, nuk janë dhe nuk ka si të jenë në shumicën e tyre intelektualë, pra nuk ka gjasa që ta perceptojnë këtë sfidë si një debat intelektual, që duhet zhvilluar sipas etikës së debatit, por si një provokim, atëherë kështu do të nxiten ata që të përgjigjen me dhunë verbale, qoftë edhe në mediat sociale dhe forumet online. Dhe pastaj ky reagim përdoret për ta etiketuar njeriun kuqezi si konfliktual.
Provokime të tilla organizohen para ngjarjeve të rëndësishme sportive, siç ishte rasti i ndeshjes Shqipëri-Armeni. Për këto lloj provokimesh janë të specializuar sorosianët shqiptarë, ndër ta edhe Ardian Vehbiu. Pas ndeshjes Shqipëri-Armeni, Ardian Vehbiu, në një shkrim të botuar në blogun e vet “Peizazhe të fjalës” dhe që u ribotua nga gazeta “Mapo” e sorosianit Henri Çili, dhe në të tjera gazeta e forume sorosiane, pohoi atë që ishte e qartë, se shkrimi i një vajze 20 vjeçare, me titullin provokues, “Unë nuk jam kuqezi” të publikuar në blogun e tij para ndeshjes, ishte në fakt një skenar provokues i tij. Pas ndeshjes, Ardian Vehbiu, në një shkrim të botuar blogun e tij dhe të ribotuar po nga gazeta “Mapo” doli të vjelë frutet e provokimit që kishte mbjellë. Vehbiu ua zuri për të madhe atyre që reaguan ndaj shkrimit “Unë nuk jam kuqezi”, duke i quajtur reagime të dhunshme, të pahijshme dhe që u mungon fibra qytetare. Ardian Vehbiu është një provokator intelektual i mbrapshtë. Është edhe më tepër se kaq, është një tutor ndërkombëtar prostitucioni intelektual.
Se janë shumë më pak të pandershëm se ai ata shqiptarë të cilët në emigracion, ku jetojnë bëjnë tutorin e prostitutave, të cilat për të nxjerrë jetesën shesin trupin e tyre. Ardian Vehbiu, i cili gjithashtu jeton prej shumë viteve në emigracion, në SHBA, gjen ndonjë femër njëzetvjeçare në rrethet sorosiane, për ta keqpërdorur mendërisht, duke e bërë zëdhënëse të ideve të tij të përpunuara në laboratorët sorosianë, në mënyrë që pastaj të ketë mundësi të dalë ai vetë për të reaguar kinse i habitur dhe i indinjuar ndaj pasojave të provokimit të tij. Është një qëndrim intelektual antietik.
Pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, tetorin e kaluar, një tjetër antikuqezi, Ermal Petushi botoi në gazetën “Tema” shkrimin me titull “Të dhjerë, por krenarë” që ishte përgjigje ndaj reagimit kuqezi të asaj që ndodhi në Beograd si dhe të dënimit që UEFA dha ndaj Shqipërisë. Në këtë shkrim Petushi thoshte se vërtet në Beograd na bënë një padrejtësi, por ne nuk kemi të drejtë ta kërkojmë fajin te të tjerët sa kohë që jemi “të dhjerë”, domethënë kur nuk jemi të barabartë me Europën. Por e tillë nuk është as Greqia, e cila është që prej 35 viteve anëtare e Bashkimit Europian, madje i ka krijuar Europës probleme më tepër se çdo vend tjetër. A e kanë mbyllur gojën grekët për shkak të kësaj? Aspak. A nuk kemi të drejtë ne shqiptarët të ankohemi edhe kur na bëjnë padrejtësi? Jo, thotë Ermal Nikollaq Petushi nga Lushnja.
Por le të kthehemi te Ardian Vehbiu. Problemi rëndohet për shkak se Ardian Vehbiu, i cili është i njohur për këto qëndrime, vitin e kaluar fitoi çmimin e ndarë nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë, si publicisti më i mirë. Kjo është loja e dyfishtë e Edi Ramës, i cili nga njëra anë shtiret kuqezi, në anën tjetër nxit dhe shpërblen dhunën intelektuale sorosiane ndaj kuqezinjve.
Vetëpohimi kolektiv kuqezi është një tregues i energjisë kolektive të njeriut shqiptar. Tashmë duhet gjetur mënyra që kjo energji të kanalizohet për të bërë punë të mira. Është gabim të thuhet se përse na shërben vetëpohimi kuqezi kur kur kemi këtë apo atë problem që e lemë pa zgjidhur. Vetëpohimi kolektiv kuqezi jo vetëm që nuk është një pengesë për t’ i zgjidhur problemet, por madje është një premisë psikologjike për të pasur disponimin e nevojshëm për t’ u marrë si shoqëri me këto probleme, në mënyrën e duhur./Kastriot Myftaraj
https://www.facebook.com/kastriotmyftar ... 5200528952

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Braktisja e Moralit Kombëtar dhe përqafimi/nxitja e degjenerimit komb-shthurës global

#3

Post by rrëqebull » Thu Oct 27, 2016 8:07 pm

Reagim me vend wrote:Eh more Guxim. Nuk është guxim të shfrytëzosh detyrën dhe hallin e tjetrit për të bërë seks. Madje është burracakëri. Guximi nuk je ti, guximi është i asaj gruaje që pavarësisht halleve e problemeve, të refuzoi, të poshtëroi dhe ta plasi të vërtetën në sy.

#GratëQëDuam
Duhet ndërgjegjësim mbarëshoqëror wrote:po asaj bravo vërtet, por imagjino pak sa femra të tilla nuk kanë bërë të njëjtën gjë, sa 'pazare' të tilla kane ndodhur e ndodhin nëpër zyrat e këtyre ropshave
* * *
Kundërpërgjigja dhe reagimi i duhur ndaj këtyre dukurive nuk është shtetofobia syleshe, etnomazokizmi qyqan, vetvetefobia mjerane apo vetëurrejtja marroqe, por ndërgjegjësimi, vetëdijesimi dhe përfitimi i dijenive dhe njohurive në lidhje me shkaqet e thella dhe «modus operandin»-n [mënyrën e të vepruarit] të gjithë sistemit kundrakombëtarokratik globalistokratik që qëndron pas këtyre prapësive të gërditshme, kombdëmtuese dhe shtetshkrumbosëse, ashtu siç ka bërë edhe ky Shqiptar në këtë koment të tij të ndërgjegjësishëm para më se një viti:

Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”