Braktisja e Moralit Kombëtar dhe përqafimi/nxitja e degjenerimit komb-shthurës global
Posted: Tue Aug 26, 2014 5:49 pm
Skandali seksual, maja e ajzbergut e degjenerimit të moralit shoqëror
[...] Ky skandal na pasqyron një pjesë të realitetit se si funksionojnë gjërat në politikën shqiptare.
[...] Tani që maja e ajzbergut doli, gjërat janë realisht jashtëzakonisht shqetësuese: kjo nënkupon që një pjesë e mirë e femrave në politikën shqiptare kanë kaluar në këtë sitë perverse të degjenerimit të moralit; mund të jenë deputete, shefe zyrash, ministre apo ish-ministre, etj.
[...] Është me të vërtetë rrëqethëse kur e mendon, që këto lloj speciesh drejtojnë fatet e shqiptarëve.
[...] Në fakt, skandalet seksuale janë vetëm njëra anë e medaljes së degjenerimit të moralit të shoqërisë shqiptare. Ana tjetër është edhe më vrasëse, gjakpirëse, mizore, që e përdhunon me breza të tërë moralin e vendit, pa lëre fëmijët që jetojnë në kohën e sotme. Është injektimi i këtyre modeleve në shoqërinë shqiptare. Po të pyesësh, të paktën në Tiranë, se si x politikan apo y gazetare ka arritur majat, një pjesë e mirë e njerëzve të thonë që është në atë vend për shak se…Pra ky është modeli që është injektuar. Në këto kushte, ku politika dhe jeta publike jo vetëm që nuk jep zgjidhje dhe promovon modele që duhen ndjekur, por bëhet sinonim i pisllëkut, fillojnë e lulëzojnë ekstremizmat e të gjitha feve, fillojnë të dalin hoxhallarë e priftërinjë të feve që kanë bërë mëkate të stërmëdha në të kaluarën, e na flasin për Zotin; fillojnë të rinjtë të bien viktima e ta gjejnë moralin duke u vrarë në Siri, Irak, apo ku ta dijë unë.
[...] Ky pra është injektimi që po i bëhet shoqërisë shqiptare, injektimi i degjenerimit duke rendur pas imoralitetit.
[...] Ngjarja e sekretarit Kokëdhima nuk është e izoluar për publikun e gjerë, një skandal i ngjashëm ka ndodhur edhe me ish-ministrin Ylli Pango, edhe me kryetarin e Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu. Por kulmi i perversitetit arrin pikun, kur, në vend që këta figura të dalin nga jeta publike, këta promovohen si një model që duhet ndjekur, dhe vazhdojnë të qëndrojnë si aktorë publikë. Mziu duhet të kishte dhënë dorëheqjen, ndërsa Pango, të paktën nuk duhet të dilte më në arenën publike apo të jipte mësim nëpër universitete, por asgjë nga këto s’ka ndodhur. Mziu është kryetarë ndërsa Pango është pedagog dhe librat e tij i promovojnë dhe botojnë universitetet që kanë për detyrë të prodhojnë punime shkencore e studimore të profesorëve që edukojnë studentët e tyre. Ironikisht, nga librat më të fundit që ka botuar e promovuar universiteti Europian i Tiranës me administrator Henri Çilin, i cili duhet të japë dije, është shkruar nga ish-ministri dhe titullohet “Zogu i Zi”. Tani imagjinojeni se çfarë mund të ketë në brendi ky libër, i botuar nga një institucion që duhet të ketë si prioritet librat që përçojnë dije; në libër ish-ministri i kulturës rrëfen fëmijërinë e tij të përjetuar tek “Zogu i Zi” në Tiranë, ku para Luftës së Dytë Botërore ishte godina e një shtëpije publike.
E pra, kjo është një tallje cinike me nënat, baballarët, prindërit, me të gjithë shoqërinë shqiptare. Çfarë modeli duhet të ndjekë një fëmijë shqiptarë që të ëndërrojë e të jetë i suksesshëm në jetë, atë të ish-ministrit të kulturës i cili i fut duart një vajze që mund të ishte bija e tij, dhe vazhdon e jep mësim, boton libra e na lep leksione publike? E kryetarit të Bashkisë Kamës që u akuzua për ngacmime seksuale? E sekretarit pervers të Kokëdhimës? E muxhahedinëve mjekroshë që presin koka fëmijësh? E hoxhallarëve mjekroshë dhe muslimanëve ekstremistë që na promovojnë mënyrën e jetesës së para 5 shekujve? E perversit gazetarë Arian Çani? E governatorit Fullani, bankës të së cilit iu vodhën mbi 7 miliardë lekë? E atij doktorit që nëse nuk i fut para në xhep, të lë të vdesësh? E atij gjykatësit që nxjerr kriminelët nga burgu? E kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë që u shfaq me zë e me figurë duke ndarë para? E këngëtareve tona që konkurojnë se kush e nxjerr më qartë “zogun” në publik?
[...] Nga të gjitha sa u shkrua, një gjë është e sigurtë: KËTA PO TALLEN NË MËNYRË CINIKE ME FATET E SHQIPTARËVE.