"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Shembet Monumenti i Demokracisë në Kavajë

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Shembet Monumenti i Demokracisë në Kavajë

#1

Post by Adriana » Mon Sep 29, 2014 12:45 pm

Kesaj i thone te luash me historine, gjakun, djersen, e popullit. Ritkthehet komunizmi, apo thjeshte e kan tradite nga gjysherit e stergjysherit ''rilindasit'' kete ...? Me ben pershtypje si nuk reagon ''europa anti-komuniste'' qe mbeti duke na kerkuar 'demokraci', ne kohen qe eshte shembur monumenti ne Kavaje, Fyle ne Tirane kerkonte llogari persa i perket statusit BE...






Image




INUK ka shembur sot Monumentin i Demokracisë në Kavajë “monumentin e dy gishtave”

Kavajë – INUK ka shembur sot “monumentin e dy gishtave”. Qysh gjatë fushatës elektorale, kreu i PS-së Edi Rama premtoi shembjen e tij, pasi ishte tepër i shëmtuar për të qëndruar në mes të qytetit, ndërkohë që Kryeministri Sali Berisha atëhërë kërcënoi:

“Ky është sheshi i historisë, monumenti është historik, dhe po ta deklaroj mjerë ai që do të guxojë ta prekë. Ai do t’u kalojë brezave si dëshmi e burrave dhe grave që bënë historinë e lirisë.”





INUK ka shembur sot “monumentin e dy gishtave”, Obeliskun e Demokracisë, ngritur në sheshin kryesor të Kavajës.

Por, edhe kryebashkiaku i kavajës Elvis Rroshi ka deklaruar për mediat gjatë fushatës se “Ndryshimi në sheshin e Kavajës fillon që nga heqja e monumentit me dy gishtat lart. “Do ta ngre me helikopter dhe dot ‘ia le Sali Berishës para Partisë Demokratike. Sepse ai është sheshi i qytetarëve dhe i besimtarëve të Kavajës. Kavaja është për kavajasit dhe jo për Sali Berishën. Se Berisha ka 22 vjet që grabit Kavajës dhe i mashtron qytetarët e saj.”

Kësisoj, sot, të majtët realizuan një nga premtimet që bënë gjatë fushatës elektorale dhe nisën restaurimin e sheshit të qytetit, në kuadrin e rindërtimit të 70 shesheve ‘komuniste’ të qyteteve të vendit mbi të cilët nuk është vënë dorë gjatë 23 -vjetëve të fundit.

oranews
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Shembet Monumenti i Demokracisë në Kavajë

#2

Post by Adriana » Fri Oct 03, 2014 2:09 pm

Komunistët paralajmërojnë...

Komunistët (PPSH-së Riorganizuar) kanë paralajmëruar me zë të lartë se pas rrëzimit të “Obeliskut të Demokracisë” në Kavajë, radhën do ta ketë busti i Ahmet Zogut, dhe më pas në qendër të Tiranës do të vendosim bustin i Enver Hoxhës.

Muharrem Xhafa
Sekretari i parë i PPSH, Muharrem Xhafa, në një prononcim për gazetën “Sot”, deklaroi se busti i Zogut duhet të rrëzohet pasi ai është një figurë historike që përbën tradhti kombëtare. “Obelisku nuk duhej të ishte ndërtuar, dhe si ndërtesë, ishte një gjë shumë e shëmtuar në qendër të Kavajës; nuk i shërbente askujt, as mjedisit dhe as njerëzve. Obelisku nuk u rrëzua për arsye politike, por u bë në funksion të sheshit.
Ndërsa ngritja e bustit të Zogut është një pallaçollëk, pasi ai është një figurë që përbën tradhti kombëtare. Ky bust duhet të hiqet me motivin e tradhtisë kombëtare pas dy gishtave të Kavajës. Ai ka kryer aktin më të shëmtuar të tradhtisë kombëtare”, deklaroi Xhafa. Ai thotë se busti i tij mund të ngrihet vetëm në Burgajet, atje ku ka lindur, ndërsa Enver Hoxhës t’i ringrihet busti edhe më i madh nga sa ka qenë më parë. Ndërkaq, Xhafa u shpreh se kurrsesi nuk mund të ketë lidhje mes bustit të Enver Hoxhës dhe Zogut. “Unë nuk e kondicionoj, nuk e lidh, qenien e monumentit të Enver Hoxhës me qenien a mos qenien e monumentit të Ahmet Zogut! Pse? Sepse nuk mund të bëhet asnjë krahasim, asnjë përqasje, midis Enver Hoxhës e Ahmet Zogut. Ahmet Zogu ishte një mbret tradhtar i kombit shqiptar, i cili ia dorëzoi vendin pushtuesve italianë, më 7 prill 1939, ishte një hajdut me çizme, i cili vodhi thesarin e shtetit dhe ia mbathi me shputën e tij, duke e lënë popullin nën pushtimin fashist, ishte një mbret feudal anadollak, i prapambetur, i cili në 14 vjet të sundimit të tij nuk bëri thuajse kurrgjë për zhvillimin ekonomik, shoqëror, arsimor e kulturor të popullit shqiptar, ishte një servil i neveritshëm ndaj vendeve fqinje ballkanike e të Europës, një bandit ordiner, i cili shkoi deri atje sa, për të ardhur në pushtet dhe për të mbajtur pushtetin e tij gjakatar monarkik, shiti dhe pjesë të trupit të Atdheut tonë”, u shpreh me indinjatë Xhafa.

Marko Dajti
Kryetari i Partisë së Punës së Riorganizuar, Marko Dajti, e paralajmëron me zë të lartë se, komunistët do të ngrihen shumë shpejt për të rrëzuar bustin e Zogut. Ai deklaron se pas rrëzimit të bustit të Zogut, do të vendoset busti i Enver Hoxhës në qendër të Tiranës. “Aksioni jonë politik do të konsistojë në vendosjen e bustit të Enver Hoxhës në një nga sheshet e kryeqytetit. Nuk kemi asnjë kundërshtim që të vazhdojë debati politik për mënyrën si është qeverisur vendi gjatë periudhës së komunizmit, por roli i tij në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare është i vërtetuar ndërkombëtarisht përtej çdo dyshimi”, u shpreh Dajti. “Ne nuk kemi dashur të përçajmë popullin. Por edhe populli e ndjen vetë se ish-mbreti nuk e ka vendin aty. i duhet të hiqet dhe të vihet busti i komandantit legjendar Enver Hoxha, që çliroi Shqipërinë dhe i solli asaj pavarësinë e vërtetë. Sepse pavarësinë e vërtetë, Shqipëria e ka fituar në vitin 1944. Është e pafalshme që asnjë shesh i Tiranës të mos ketë asnjë bust të Enver Hoxhës. Ky ishte qëllimi ynë, që t’iu tregonim të gjithë njerëzve, popullit, politikanëve dhe të gjithëve se ai nuk e ka vendin aty”, është shprehur Dajti. /Sot.com.al/
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”