"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Sa është e rrezikuar Shqipëria

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

Post Reply
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Sa është e rrezikuar Shqipëria

#1

Post by rrëqebull » Sun Oct 05, 2014 12:54 pm

Ky shkrim, veç faktit që është një shërbim i shkëlqyer për Kombin, shembull dhe standard cilësie për çdo publicist/analist që shkruan pa patur tjetër 'urdhërues' veç zgjuarsisë dhe arsyes së vetë, shërben edhe si një lloj matësi për shkallën e vetëdijes dhe ndërgjegjes të vet lexuesit. Sa më shumë kuptohet, aq më shumë mbështetet. Sa më pak kuptohet, aq më shumë kundërshtohet. Ndërsa, ata që "tërbohen" prej shkrimeve të tilla, ose bëjnë pjesë tek kategoria kundra-shqiptare për të cilën flitet, ose bëjnë pjesë tek kategoria e syleshëve që shumë thjesht bëhen vegla të verbra në duart e kundra-shqiptarëve të kategorisë së parë (për shembull duke broçkullitur majtas-djathtas për "tolerancë fetare", retorikë që shërben veç për të mbështetur shtimin e bunkereve abrahamike shkombëtarizuese në Vendin Tonë të shentjë.)

[quote2="'"]Sa është e rrezikuar Shqipëria nga një kryengritje islamike e nxitur nga Shteti Islamik

Superfuqia e vetme e botës në kohën tonë, SHBA, nxiti krijimin e një koalicioni global antiterror kundër Shtetit Islamik, të quajtur nga Perëndimi ISIS, koalicion ky ku bëjnë pjesë së pari vendet e NATO-s, aleancës ushtarake më të fuqishme të botës. Duke u nisur nga premisa se kur SHBA ndërmori këtë veprim, sigurisht që bëri një analizë të raportit të forcave, logjika të thotë se edhe ISIS është një lloj superfuqie globale, e aftë që ta projektojë fuqinë në rrafsh global, shumë përtej bazës së tij territoriale të fuqisë. Nëse nuk është kështu, atëherë SHBA janë duke nxitur panik në botë, si një mënyrë për ta mbajtur botën nën kontroll. Se duhet të ketë një arsye të fortë që SHBA, trembëdhjetë vite pasi inicioi koalicionin e parë global kundër terrorizmit islamik, me rastin e Atentateve të 11 shtatorit 2001, të iniciojë një tjetër koalicion të ngjashëm, për një luftë që është paralajmëruar të jetë e gjatë.

Shqipëria është anëtare e koalicionit kundër Shtetit Islamik, pasiqë ka qenë edhe anëtare e koalicionit të parë kundër al-Qaeda. Kjo do të thotë se Republika e Shqipërisë, shteti shqiptar, është në gjendje lufte me Shtetin Islamik. Këtu nuk mund të mos bëhet pyetja se sa e rrezikuar është Shqipëria nga Shteti Islamik. Ekzistojnë tre shkaqe për të cilët Shqipëria të jetë një shënjestër e parapëlqyer e Shtetit Islamik: Shqipëria është një vend i perceptuar si me shumicën e popullsisë muslimane, i cili gjendet në Europë, është anëtar i NATO-s. Përveç këtyre arsyeve, Shqipëria është një vend i cili paraqitet si një model i bashkëjetesës paqësore ndërfetare. Për të gjitha këto arsye, një kryengritje islamike në Shqipëri do të ishte një arritje e madhe për Shtetin Islamik, që do të rriste profilin e tij global.

Nëse do të ndodhte një kryengritje islamike në Shqipëri, shteti shqiptar nga njëra anë, dhe kryengritësit në anën tjetër, do të kishin përparësitë dhe jopërparësitë e mëposhtme, që mund të grupohen në këto çështje të rëndësishme:
1) Forcat e sigurisë në Shqipërisë, dhe këtu përfshihen Policia e Shtetit, Ushtria, Garda e Republikës, SHISH, janë në gjendje për të përballuar sfidën e një rebelimi të armatosur, nga ana e një grupi të fanatikëve gjakësorë, vetëm nëse, vetëm nëse kanë epërsi numerike ndaj kryengritësve. Historia ka treguar se ky është parakushti që një shtet të triumfojë ndaj një kryengritjeje. Sot personeli i përgjithshëm i forcave të sigurisë në Shqipëri, të përmendura më lart, është rreth 25 mijë njerëz. Por, në rastin më të mirë, forcat e sigurisë në Shqipëri nuk kanë veçse 4000-4500 njerëz të aftë për të marrë pjesë në aksione luftarake. Natyrisht se shteti kur ballafaqohet me një kryengritje zbret në fushëbetejë me krejt forcat e tij, por vetë situata e krijuar bën seleksionimin e asaj çka është efektive dhe asaj çka nuk është e tillë. Për të gjykuar mbi atë se ç’ forcë kundërshtare mund të përballojë kjo forcë aktive shtetërore, duhet të bëhet një analizë e burimeve njerëzore të një kryengritjeje islamike në Shqipëri.

2) Pavarësisht se në Shqipëri vetëm një pjesë e vogël e popullsisë që konsiderohet si muslimane është praktikuese e religjionit islam, çka do të thotë se vetëm një minorancë e popullsisë mund të quhet vërtet muslimane, nga kjo minorancë mund të dalë një bazë fuqie për një kryengritje islamike në vend. Në Shqipëri ka 10-15 mijë ekstremistë islamikë në moshën 18-45 vjeç, meshkuj dhe femra, të cilët me pamjen e jashtme dhe mënyrën e jetesës që kanë zgjedhur, duke imituar arabët, vetëshpallen si muxhahidë, domethënë luftëtarë potencialë të Xhihadit. Në këtë rast nuk duhet bërë dallim mes meshkujve dhe femrave, se femrat e kanë provuar veten që të jenë muxhahide shumë të rrezikshme, posaçërisht si kamikaze. Përveç këtyre, në Shqipëri ka dhe një numër të madh ekstremistësh islamikë, të cilët ndonëse nuk parapëlqejnë të imitojnë arabët në pamjen e jashtme, megjithatë janë fanatikë të prirur për të qenë muxhahidë. Pjesa më e madhe e atyre që kanë shkuar vullnetarë në Siri nga Shqipëria, kanë qenë nga ky grup i dytë i muslimanëve praktikues, pra nga ata që nuk parapëlqejnë të imitojnë arabët në pamjen e tyre. Numri i ekstremistëve islamikë, të moshës 18-45 vjeç, që në pamje të jashtme janë njerëz “normale” është sa dyfishi i të arabizuarve, pra shkon në 20-30 mijë persona. Nga të dy grupimet mund të dalë lehtësisht një bërthamë prej 10-15 mijë luftëtarë të Xhihadit.

3)Një kryengritje islamike në Shqipëri do të tërheqë një numër të madh të vullnetarëve muxhahidë nga shqiptarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë, por edhe nga Bosnjë-Herzegovina dhe Sanxhaku.
4)Kryengritja islamike në Shqipëri do të furnizohet me vullnetarë nga vendet arabe nëpërmjet fluksit të emigracionit ilegal që dyndet në Europë nga vendet arabe. Një pjesë e madhe e tyre hynë në Shqipëri sot nga Greqia, qartësisht të ndihmuar nga autoritetet greke, të cilët duan që ta eksportojnë në vendin fqinj një pjesë të problemit që kanë me emigracionin ilegalë nga bota islame. Shteti shqiptar, përveçse që nuk duket se i ka kufijtë nën kontroll, ai nuk di të thotë as se sa prej këtyre emigrantëve ilegalë gjenden sot në Shqipëri. Por, nën kamuflimin e fluksit të emigracionit ilegal, në Shqipëri mund të hyjë një numër i madh i luftëtarëve me përvojë nga bota arabe, madje në një numër të përafërt me pjesën aktive për veprime luftarake të forcave të sigurisë në Shqipëri. Kështu që numri i kryengritëse islamikë në Shqipëri mund të arrijë shpejt në 30-40 mijë vetë.

5)Në çdo kryengritje, është e domosdoshme që kryengritësit të sigurojnë fillimisht një sasi të armëve, sa për të nisur veprimet luftarake. Pastaj në vazhdim të kryengritjes, numri i armëve në zotërim të tyre rritet me mënyra nga më të ndryshmet. Një kryengritje i tërheq trafikantët e armëve si mjalti mizat. Kryengritësve nuk do të mungojnë paratë për të blerë armë. Shtetet fqinje me Shqipërinë, Greqia, Maqedonia dhe Mali i Zi, nuk do të kenë interes që ta ndalojnë furnizimin me armë të të kryengritësve në Shqipëri, se këto vende, pa harruar dhe Serbinë, kanë shumë se çfarë të fitojnë nga shpërbërja e shteti shqiptar. Por kryengritësit do të sigurojnë armë edhe duke sulmuar anëtarët e forcave shtetërore të sigurisë dhe duku iu rrëmbyer armët atyre.

6)Forcat shtetërore të sigurisë në Shqipëri do të kenë në fillim të kryengritjes epërsi në armatime dhe në personel ushtarak të trainuar, por kjo epërsi do të relativizohet shumë nga taktikat e përdorura nga kryengritësit islamikë. Kryengritja do të merret që në fillim nën kontroll nga të dërguarit e Shtetit Islamik, të cilët do të përcaktojnë strategjinë dhe taktikat e kryengritësve. Taktika më mbresëlënëse e Shtetit Islamik është prerja e kokave të kundërshtarëve, e shndërruar në operacion në marrëdhëniet publike, po aq sa në metodë operacionale luftarake. Dhe këtë taktikë kryengritësit do ta përdorin së pari ndaj pjesëtarëve të forcave të sigurisë shtetërore, policëve, ushtarëve, njerëzve të shërbimeve të fshehta, si dhe ndaj familjeve të tyre, duke i goditur veçanërisht në kohën që ata shkëputen për aryse të ndryshme, nga forcat operacionale, si për të vizituar familjet etj.

7)Kokëprerja masive shkakton rënien morale të forcave të sigurisë shtetërore dhe eventualisht shpërbërjen e tyre. Në rastet e kryengritjeve të tilla ka një moral gap mes forcave shtetërore të sigurisë dhe kryengritësve. Anëtarët e forcave shtetërore të sigurisë veprojnë të nxitur më shumë nga detyrimet profesionale, prandaj fuqia morale e tyre nuk është e madhe. Për këtë arsye kurajoja e tyre prej luftëtari ka prirjen të bjerë me rritjen e shkallës së rrezikut të cilit i ekspozohen, aq më tepër kur ballafaqohen me situata në të cilat metodat luftarake të cilat iu kanë mësuar atyre, sfidohen nga ana e kundërshtarit me të tjera metoda, ndaj të cilave ata janë të pafuqishëm. Kryengritësit, nga ana e tyre, veprojnë të motivuar vetëm nga morali, kështu që me rritjen e shkallës së rrezikut, në rradhët e tyre ndodh procesi i evidentimit dhe konsolidimit të bërthamës më të guximshme dhe më aktive të tyre.

8)Kryengritja islamike në Shqipëri do të shkaktojë një ndërhyrje të armatosur të NATO-s në Shqipëri. Kjo për faktin se pas nisjes së kryengritjes, Qeveria e Shqipërisë, me t’ u ndodhur në situatën kur do të duket qartë pamundësia e forcave shtetërore të sigurisë për të shtypur kryengritjen, do t’ i bënte apel NATO-s që në bazë të nenit 5 të Traktatit të Aleancës, t’ i vinte në ndihmë ushtarakisht Shqipërisë së gjendur përballë atij që Qeveria e Shqipërisë do ta quajë një agresion të Shtetit Islamik. Ndërhyrja e NATO-s, e cila në pamje të parë mund të duket si një frenues për një kryengritje islamike në Shqipëri, në fakt nuk është aspak e tillë. Kauza e islamikëve që do të organizojnë kryengritjen ka shumë se çfarë të përfitojë edhe nga një ndërhyrje ushtarake e NATO-s. Kjo do të krijonte përshtypjen globale se fuqia e Islamit është e tillë që një shtet islamik u krijua madje edhe brenda vetë rrethit të vendeve anëtare të NATO-s, pavarësisht se ai u asgjësua me një ndërhyrje ushtarake. Shqipëria do të dilte e humbur edhe në rastin kur një ndërhyrje ushtarake e NATO-s, do të shtypte kryengritjen islamike, se pas kësaj NATO do të detyrohej që të vendoste një forcë paqeruajtëse afatgjatë në Shqipëri, si dhe nën qeverisjen ndërkombëtare. Me këtë rast, ekzistenca e shtetit shqiptar do të shihej si një anomali në Europë dhe ekzistenca e tij në të ardhmen do të vihej në dyshim të madh.

9)Ndërhyrja ushtarake e NATO-s në një vend anëtar të aleancës, me qëllim të shtypjes së një kryengritjeje islamike, do të kishte si pasojë krijimin e mitit të Islamit martir shqiptar, të mbytur në gjak nga kryqata e NATO-s. E gjendur në këtë situatë NATO do të detyrohej që për të zhdukur përshtypjen e keqe të krijuar nga ndërhyrja e saj në Shqipëri, të ndërtonte në vend një sistem qeverisës të bazuar mbi përfaqësimin zyrtar të bashkësive fetare. Kjo do të sillte zhdukjen e laicizmit (shekullarizmit) në Shqipëri, faktorit kryesor për ekzistencën e shtetit shqiptar. Shtypja e kryengritjes nga një ndërhyrje ushtarake e NATO-s, si e vetmja mundësi që një kryengritje e tillë në Shqipëri të shtypet, do të kishte pasojën paradoksale që muslimanët praktikues në Shqipëri të fitonin atë qasje zyrtare që nuk e kanë në institucionet shtetërore, si dhe një status politik të cilin nuk e kanë deri më sot. Kështu, do të ligjërohej që femrat e mbuluara të frekuentonin shkollat publike, të punonin nëpër insitucionet shtetërore, që të kishte në parlament deputetë të rrymave politike islamike etj. Shqipëria do të merrte pamjen e padëshiruar të një federate religjioze. Kjo do të bënte të përparonte procesi i shpërbërjes së shtetit shqiptar, i nisur me kryengritjen islamike.

Kjo është problematika që ka të bëjë me një kryengritje eventuale islamike në Shqipëri dhe ndërlikimet që sjell ajo, e grupuar në nëntë çështje. Nëse rreziku i Shtetit Islamik është një gjë reale dhe jo një lojë gjeopolitike globale, në të cilën Shqipëria po merr pjesë për shkak të prirjes së politikanëve tanë të të gjitha ngjyrave që të ndjekin verbërisht SHBA, atëherë rreziku i një kryengritjeje islamike është real në Shqipëri, pavarësisht se kjo mund të ndodhë pas një viti, apo pas dhjetë viteve. Madje është një rrezik i pashmangshëm, me të cilin shteti dhe shoqëria shqiptare duhet të përballen detyrimisht në të ardhmen. Prandaj është mirë që Shqipëria të veprojë ashtu siç veprojnë vendet demokratike kur ballafaqohen me një rrezik të tillë. SHBA, në kohën e Luftës së Dytë Botërore krijoi kampe përqëndrimi ku u internuan rreth 150 mijë qytetarë amerikanë me origjinë japoneze, gjermane dhe italiane, pra prejardhja e të cilëve ishte nga vendet armike të SHBA në këtë luftë. Një numri shumë të madhe prej të tjerëve, që arrinte në disa milionë njerëz, iu kërkua që të regjistroheshin në zyrat përkatëse shtetërore dhe të pajiseshin me dokumente të posaçme identifikimi. Për secilin prej tyre u krijuan dosje në të cilat evidentohej sjellja e tyre.

Edhe Shqipëria duhet të veprojë në mënyrë të njëjtë duke krijuar kampe përqëndrimi ku të internojë 20-30 mijë muslimanë praktikues. Ata mund të punojnë në vendet e internimit, kryesisht në bujqësi dhe blegtori, që kështu me kohë të kthehen në popullsi rurale. Muslimanët praktikues të tjerë duhet të regjistrohen dhe të pajisen me karta identiteti religjioze ku të tregohet xhamia ku ushtrojnë ritet. Çdo xhami në Shqipëri, që të ekzistojë duhet të tregojë se ka një numër frekuentuesish të regjistruar, të barabartë me kapacitetin e saj. Kështu do të kufizohet numri i xhamive të ndërtuara pa kriter. Nëse nuk merren masa të tilla, Shqipëria në të ardhmen do të ballafaqohet me rrezikun serioz të një kryengritjeje islamike. Shqipëria, si anëtare e koalicionit global kundër Shtetit Islamik nuk mund të kontribuojë në këtë luftë në Irak apo Siri, por vetëm brenda territorit shqiptar./Kastriot Myftaraj

https://www.facebook.com/kastriotmyftar ... 7529917720[/quote2]
Ata që jetojnë në Shqipëri e shikojnë se çfarë po ndodh. Islami është në ekspansion të plotë dhe i mirë financuar e i mirë organizuar, por më shqetësuesja është se ka gjetur dhe objektivin: popullsinë e pashkolluar, të varfrit e adoleshentët të harruar shteti.. ku edhe vet 80-90% e elitës zyrtare është e përbërë prej analfabetësh funksional te vërtetuar.

Fotografitë nga bulevardi `Dëshmoret e Kombit` flasin vetë. Shkombëtarizimi po përhapet si vaji në lakra me financime miliardëshe nga jashtë të cilat kanë gjithnjë e më shumë efekt pasi varfërimi e braktisja e shqiptarëve nga shteti vazhdon e po theksohet.
Mijëra besimtarë myslimanë shqiptarë dhe të huaj [!?] janë falur mëngjesin e sotëm, në ditën e parë të festës së tyre, Bajramit të Madh, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
http://www.albeu.com/foto-lajm/bajrami- ... 14/5/#foto
Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Sa është e rrezikuar Shqipëria

#2

Post by rrëqebull » Wed Jul 27, 2016 12:02 am

❝Nëse Shqipëria strehon edhe udhëheqjen politike të MEK [islamistëve muxhahedinë] pasi ka pranuar të strehojë krahun ushtarak të organizatës, atëherë vendi jonë i ekspozohet një rreziku shumë të madh❞
Franca do të dëbojë udhëheqjen politike të muxhahedinëve iranianë- vendi pritës më i mundshëm Shqipëria

Shefi i DGSI (Direction Generale de la Securite Interieure), Kundërzbulimit Francez, Patrick Calvar u tmerrua kur mësoi se qeveria franceze kishte pranuar që në mbledhjen e përvitshme të MEK (udhëheqjes politike të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit Iranian), që do të mbahej në 9 korrik të këtij viti, pra një ditë para ndeshjes finale të Europianit të futbollit që luhej në Francë, të merrte pjesë për herë të parë një i dërguar i Arabisë Saudite. Madje një person me profil shumë të lartë.

Franca gjendej në mes të një vale terrorizmi islamik dhe Europiani i futbollit që po luhej atje shihej si një rrethanë e parapëlqyer për atentate. MEK ka si synim të shpallur që të përmbysë regjimin në fuqi në një shtet të madh islamik, në Iran, çka i bën njerëzit e MEK aleatë ose së paku klientë të Arabisë Saudite, për shkak të rivalitetit që kjo e fundit ka në regjionin e Lindjes së Mesme me Iranin. Gjithsesi, ndonëse Arabia Saudite është tashmë prej disa vitesh sponsori kryesor i MEK, sauditët janë kujdesur që të mos dalin publikisht në këtë rol. Aq më pak në një tubim të udhëheqjes politike të MEK që është strehuar në Francë.

Kjo për arsye se në marrëdhëniet ndërkombëtare ka një praktikë që, kur një shtet, në këtë rast Franca, strehon një organizatë politiko-ushtarake, në këtë rast MEK, e cila është kliente e një shteti tjetër, në këtë rast e Arabisë Saudite, dhe që të dy, organizata dhe shteti patron, kanë në shënjestër një shtet të tretë, në ktë rast Irani, atëherë ky shtet ka të drejtë të ndërmarrë aksione të armatosura në territorin e shtetit strehues (Francës), që nga pikëpamja e shtetit të tretë(Iranit), janë aksione antiterroriste.

Për këtë arsye autoritetet franceze, në vitet tetëdhjetë ia dorëzuan Iranit udhëheqësin e MEK, Massoud Rajavi, i cili kishte marrë strehim politik në Francë. Për liderin e MEK atëherë u tha se ai u zhduk në mënyrë të mistershme. Misteri ishte se Franca u kërcënua nga Irani me një valë sulmesh terroriste kamikaze, prandaj për të shmangur këtë shërbimet e fshehta franceze ia dorëzuan Massoud Rajavin homologëve iranianë.

Pjesëmarrja e të dërguarit saudit në mbledhjen vjetore të udhëheqjes politike të MEK në Francë u mbajt sekret deri në momentin kur ai u shfaq në sallë. I dërguari saudit është një person shumë interesant. Ai është Sheiku Turki Bin Faisal Al Saud, anëtar i familjes mbretërore saudite. Turki Bin Faisal, siç njihet shkurt, ka qenë shefi i shërbimit të fshehtë saudit për 24 vite, nga 1977 në 2001. Më pas ai ka qenë ambasador i Arabisë Saudite në SHBA, posti më i rëndësishëm ambasadorial i mbretërisë saudite. Qartësisht, Sheiku Turki Bin Faisal Al Saud është njeriu i ngarkuar nga shteti saudit për të qenë kujdestari dhe patroni saudit i MEK.

Mbledhja e MEK e vitit 2016 në Paris tregoi se Arabia Saudite tashmë ushtron kontroll absolut mbi MEK. I dërguari saudit në mbledhje, Turki Bin Faisal i lejoi vetes të bënte atë që për njerëzit e MEK është anatemë e vërtetë, të shpallte vdekjen e liderit të MEK, Massud Rajavi, i zhdukur që prej 30 vitesh. Në fillim të mbledhjes, gruaja e liderit të zhdukur, dhe mëkëmbësja e tij në krye të MEK Maryam Rajavi tha fjalët e zakonshme për burrin e saj: “Zoti e ruajtë luanin tonë që vigjëlon gjithmonë për ne!” dhe duke thënë këto fjalë tregoi fotografinë e tij që sundonte sallën. Kështu që mund të imagjinohet lehtë sesi ranë mbi të ftuarit fjalët e të dërguarit saudit që shpalli vdekjen e liderit të MEK. Fakti që askush nuk reagoi, madje as vetë Zonja Rajavi, tregon se tashmë sauditët kanë kontroll absolut mbi MEK. Synimi i parë i sauditëve është që në krye të MEK të vijë një burrë në vend të Zonjës Rajavi. Kjo e fundit rri në krye të MEK për shkak se është gruaja e liderit, si mëkëmbëse e tij. Sheiku Turki Bin Faisal Al Saud e bëri të ditur qartë qëndrimin e shtetit saudit ndaj Zonjës Rajavi kur nuk pranoi të përshëndetej me të dhe as të fotografohej me të. Kjo ka të bëjë me qëndrimin që kanë sauditët ndaj femrave në fakt, jo personalisht me Zonjën Rajavi.

Shpallja publike e kontrollit saudit mbi MEK në një mbledhje të mbajtur në Paris, është një poshtërim i madh për një vend që e mban veten për fuqi të madhe, si Franca. Kur një shtet, në këtë rast Franca, i cili ka strehuar udhëheqjen politike të një lëvizjeje ilegale subversive, e cila ka si program të shpallur përmbysjen e regjimit në fuqi në një shtet tjetër (Irani) shikon se kjo lëvizje është vënë nën patronatin e një shteti (Arabia Saudite) kundërshtar me shtetin (Irani) kundër të cilit vepron kjo lëvizje, atëherë shteti strehues, në këtë rast Franca, iu kërkon të strehuarve prej tij që të largohen për në shtetin e tretë, klientë të të cilit janë bërë, domethënë në Arabinë Saudite, pasi shteti strehues nuk dëshiron të vuajë pasojat e konfliktit mes dy shteteve të tjerë.

Prandaj shërbimet e fshehta franceze, si DGSI (siguria e brendshme-kundërspiunazhi), ashtu edhe DGSE (siguria e jashtme-zbulimi) e kanë këshilluar me ngulm qeverinë franceze që ta dëbojë nga territori francez udhëheqjen politike të MEK. Në kohën kur Franca gjendet në mes të një vale terrorizmi islamik, prania e udhëheqjes politike të MEK në territorin francez, është shkak i mjaftueshëm që vendi t’ u ekspozohet atentateve terroriste islamike të organizuara nga shërbimet e fshehta iraniane. Qeveria franceze në këtë rast nuk do të ishte aspak në rrethanën kur do të mund t’ i shpjegonte popullit francez se përse ka rrezikuar sigurinë e tij duke strehuar një organizatë subversive që përdoret nga Arabia Saudite kundër Iranit.

Prandaj qeveria franceze ka paralajmëruar jopublikisht udhëheqjen politike të MEK se duhet të largohet nga Franca. Normalisht, udhëheqja politike e MEK dhe krejt organizata e moxhahedinëve të popullit iranian, pas shpalljes së kontrollit saudit mbi të, duhet të shkojë të strehohet në Arabinë Saudite. Por Arabia Sauditë nuk do ta bëjë një gjë të tillë. Sauditëve iu vjen më për mbarë që ta përdorin MEK duke mos qenë anëtarët e organizatës në territorin saudit. Strehimi i MEK në territorin saudit do të ishte baras me shpalljen e luftës nga ana e Arabisë Saudite ndaj Iranit.

Kështu që vendi më i mundshëm ku do të strehohet udhëheqja politike e MEK mbetet vendi i cili strehoi krahun ushtarak të organizatës MEK, të ashtuquajturit muxhahedinët e popullit iranian, pra Shqipëria. Qëkurse kanë nisur të vinë anëtarët e MEK në Shqipëri, në Ambasadën Saudite është shtuar numri i oficerëve të shërbimeve të fshehta saudite. Njerëzit e MEK në Shqipëri dhe “diplomatët” sauditë në Tiranë janë në kontakte të shpeshta. MEK në Shqipëri është praktikisht nën kontrollin e ambasadës saudite në Tiranë.

Nëse Shqipëria strehon edhe udhëheqjen politike të MEK pasi ka pranuar të strehojë krahun ushtarak të organizatës, atëherë vendi jonë i ekspozohet një rreziku shumë të madh, pasi sfidon një shtet të madh, me traditë të madhe të operacioneve të fshehta nëpër botë, të llojit të atentateve terroriste. Nëse Shqipëria pëson goditje të tilla, vendi jonë nuk do të jetë në pozitë të favorshme për të akuzuar Iranin, sepse një vend që ka pranuar të strehojë një organizatë politiko-ushtarake ilegale, e cila ka si qëllim të shpallur përmbysjen me dhunë të regjimit në fuqi në një shtet tjetër, e ka humbur të drejtën për të thirrur në ndihmë ligjet ndërkombëtare.
/Kastriot Myftaraj

Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”