"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Gjendja politike në Vend

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

Post Reply
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#91

Post by rrëqebull » Tue Jul 12, 2016 11:24 pm

Ja disa prej fakteve që mediat e regjimit (dhe e ashtuquajtura "shoqëri civile") po ju fshehin (sepse janë të mbushura me të paaftë që nuk i kuptojnë ose me prostituta të regjimit që po jua mbajnë të fshehta ato në mënyrë të tillë që mos të jeni në dijeni të fëlliqësisë së gërditshme të synimeve shkatërrimtare kundrashqiptare për të cilat është përpiluar dhe po kërkohet që të kalohet kjo "reformë"! …Se nga mosdijenia juaj, nga mosdijenia e Shqiptarëve të ndershëm jopartiakë varet edhe rroga e etnomazokistëve partiakistë dhe "shoqërisë civile"; sa më në dijeni të jenë Shqiptarët ndaj krimeve që po planifikohen në kurrizin tonë, aq më shumë u rrezikohet këtyre parazitëve ruajtja e lluksit dhe "party"-ve të tyre të shfrenuara me mikse drogërash, të cilat u mundësohen falë financimeve që marrin nga globalistët në këmbim të nderit dhe lirisë së tyre shitjen e të cilëve e kanë si ritual hyrës në poste të larta qeveritare e shtetërore ku u lejohet që të instalohen vetëm nëse do të bëjnë tregti edhe me Nderin e Lirinë e gjithë Kombit Tonë ashtu siç kanë bërë me të tyrin në këmbim të një roleksi apo një fotografie! Pikërisht i këtyre lloj zvetënuaraqëve është nënshkrimi poshtë 'kontratës' me përmbajtje grusht shtetkombi dhe me titull "reformë" që globalistët u kanë vendosur përpara:
E ashtuquajtura “reformë në drejtësi” është një produkt tipik i së majtës, në radhë të parë asaj internacionale dhe internacionaliste e më tej i kolaboracionistëve të saj vendas.
Pikat kyçe, që patën mirësinë të na bënin me dije, të kësaj “reforme” duket të jenë dy: e para ka të bëjë me të ashtuquajturat "familje" lgbt, ndërsa pika tjetër ka të bëjë me sistemin e emërimit të gjykatësve në RSH.

Kushtetuta e Shqipërisë, ndryshe nga sa pohojnë “të njëjtat fytyra” nuk përmban asnjë mundësi diskriminimi kundrejt shtetasve shqiptarë. Kushtetuta njeh të drejtën, për këdo, të krijimit të familjes, dhe është Kodi i Familjes që specifikon familjen. Ndryshimet e pretenduara nuk synojnë të prekin Kodin e Familjes, por vetë Kushtetutën, duke e bërë kështu të pothuajse të pamundur kthimin në normalitet, për shkak të vetë procedurës së ndërlikuar të modifikimit të saj. Në këtë pikë është mirë të vëmë në dukje se kërkesa për ndryshimin ligjor të familjes, nuk vjen në rrugët klasike të “thithjes së inputeve”, nuk është kërkesë organike e Sovranit dhe nuk ishte as pjesë e programeve elektorale apo e statuteve të partive që garuan në zgjedhjet e fundit. Asnjë parti, është mirë të theksojmë asnjë, nuk ka parashtruar në programin e saj, ndryshimin e brendësisë së familjes dhe për rrjedhim asnjë shtetas nuk ka votuar lidhur me argumentin. Kërkesa për këtë ka ardhur nga një grup tmerrësisht i vogël njerëzish, përbërë nga anëtarë të atij të ashtuquajturi komuniteti, nga diplomatë të huaj (të cilët janë shfaqur si sponsorizuesit e përhapjes së fenomeneve të ndryshme në shoqërinë shqiptare) dhe nga profesionistët e sektorit të OJQ-ve. Ajo që duhet të shqetësojë çdo shtetas, në të vërtetë nuk është madhësia e një grupimi që kërkon ndryshime ligjore, por mënyra dhe natyra e këtyre ndryshimeve. Gjatë viteve, ky komunitet dhe sponsorët e tyre, kanë shfaqur lehtësinë më të madhe për të kaluar çdo cak kushtetues në favor të “çështjes së tyre”. Kujtojmë vite më parë kur një funksionar i emëruar i Shtetit, pretendonte (në shkelje të Kushtetutës) të “bënte përgjegjës” për deklarata në ushtrim të detyrës një anëtarë të zgjedhur të Kuvendit, ndërsa sot, janë duke ushtruar shantazh dhe kërcënuar çdo shtetas; kujtojmë fjalët monumentale të komisarëve evropianë: “nëse reforma nuk kalon procesi i integrimit të Shqipërisë vonohet me tre vite”. Gjë që në praktik përkthehet në humbje ekonomike për të gjithë ata që punojnë e investojnë në këtë sistem, që gjithsesi është i imponuar. Nesër e njëjta metodologji do të përdoret për çështje shumë të debatuara sociale, mjekësore dhe etike si adoptimi nga ana dysheve gay, “fetuset me qira”, ulja e moshës së konsensit, instalimi i kolonëve etj.

Pika e tjetër e kësaj “reforme” lidhet, si thamë, me sistemin e emërimit të gjyqtarëve. Projekti i përpiluar nga internacionalët parashikon një sistem të ndërlikuar emërimi, në krye të së cilit qëndron një i ashtuquajtur Operacion Ndërkombëtar Monitorimi, që do të ketë fjalën e fundit nëse një shtetas shqiptar do të mund të ushtrojë detyra në Shqipëri. I formuluar në këtë formë, praktikisht një prej atributeve të Shtetit Sovran, kalon në mënyrë të drejtpërdrejtë në kontroll të huaj, pa asnjë mundësi ndikimi nga ana e shtetasve shqiptarë.

Drejtësia, ndryshe nga sa përpiqen të artikulojnë nuk është dhe nuk mund të jetë e depolitizuar. Në disa pikëpamje është forma më e lartë e politikës, pasi përcakton parimet bazë që udhëheqin një popull dhe thelbin e raporteve ekonomike dhe sociale të tij, pa harruar që përcakton dhe politikën e tij të jashtme. Depolitizimi që serviret sot në shtypin e Tiranës, nuk është gjë tjetër veçse një banalizim i lidhur me mitën (që gjithsesi, në sistemin që përpiqen të vendosin, me të gjitha gjasat do të ndërrojë vetëm operator, ku rezultatet do të jenë edhe më të thella).
Për të dhënë idenë e argumentit; imagjinoni një trup gjykatësish (në shembullin tonë, ata të Kushtetueses) të rrëzojnë një ratifikim kur karriera e tyre (ashtu si vijimi i saj), është rezultat i palës jo shqiptare. Kjo është politikë, dhe një politikë në të cilën shqiptarët nuk janë më të përfshirë.

E ashtuquajtura reformë në drejtësi është një prodhim i së majtës sepse tjetërson sipas modelit marksist dy anë thelbësore të jetës së organizuar: strukturën e popullsisë dhe raportet e saj.
Që prej Marksit duke kaluar dhe nga Hoxha, e majta ka synuar, në kuadër të shkatërrimit të strukturës sociale ekzistuese (Du passé faisons table rase…), eliminimin e familjes. Dikur pohohej se fëmijët nuk duhet të ishin më në kontrollin e familjes, sot është kaluar në një nivel tjetër: atë të zhdukjes së plotë të familjes, duke përkrahur dhe sponsorizuar modele jo organike, duke e katandisur familjen në një varg marrëdhëniesh ekonomike.
Nga pikëpamja e raporteve, kjo reformë paraqet përpjekjen e radhës për shkatërrimin e sovranitetit të shteteve kombëtare dhe nënrenditjen e tyre nga struktura dhe superstruktura internacionale, në të cilat fjala “demokraci” merr gjithmonë e më shumë kuptimin e asaj “popullore”.
Në të kaluarën jemi përballur, nën emra të ndryshëm, me këtë lloj agresioni të së majtës, bëjmë mirë të kujtojmë rezultatet.
/Agron Bardhi
ATËHERË PËR CILËN "REFORMË NË DREJTËSI" DËRDËLLISNI MORE MENDJESHKURTËR?!
KJO ËSHTË NJË REFORMË PËR RRËNJOSJEN E MËTEJSHME TË REGJIMIT KUNDRASHQIPTAROKRATIK në mënyrë të tillë që, me rritjen e egërsisë dhe poshtërsisë së krimeve të tij kundra Kombit Tonë, t'i rrisë njëkohësisht vetes edhe mënyrat për të parandaluar që Shqiptarët të ndërgjegjësohen, të mbrohen, të organizohen e ta rrëzojnë!

#‎PSEUDOREFORMË_KUNDRAFAMILJE‬ ‪#‎FAMILJEFOBI‬

‪#‎PSEUDOREFORMË_DREJTËSIFOBIKE‬ ‪#‎DREJTËSI_ORUELLIANE‬ ‪#‎PSEUDODREJTËSI‬ ‪#‎PSEUDOSHTETIZËM_KUNDRAKOMBËTAR‬

‪#‎GRUSHT_SHTETI_ME_KONSENSUS_DORDOLECIKANËSH‬ ‪#‎KOLABORACIONIZËM‬

‪#‎GLOBALISTOKRACI‬ ‪#‎SHQIPTAROFOBI‬ ‪#‎NEOBOLSHEVIZËM‬ ‪#‎LGBTIzëm‬ ‪#‎TERRORIZËM_POLITKO_JURIDIKO_KULTUROR‬

‪#‎KUNDRASHQIPTAROKRACI‬

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#92

Post by rrëqebull » Wed Jul 13, 2016 10:35 pm

O njerez!

A ishin këta ekspertët dhe përfaqësuesit e huaj që na pollën, sponsorizuan, dhe u bënë barrikadë mbrojtjeje për Erion Velinë dhe gjithë mutrat e tjerë të Sorosit të cilët vodhën dhe mashtruan, shkatërruan shoqërinë civile dhe besimin qytetar te aksioni i shoqërisë civile?

A ishin këta punonjësit ndërkombëtarë të ambasadave që organizuan tregun e zi më të madh në Evropë të trafikut të vizave derisa u liberalizuan në kohën e PD në 2010?

A ishin dhe janë këta ekspertet dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë që bashkë me zyrtarët e korruptuar shqiptarë *shkrëndën* miliarda ndihma për Shqipërine duke u pasuruar në Shqipëri si të kishin zbuluar ndonjë minierë ari?

DHE NËSE DONI TË DINI SE SA TË PAANSHEM DO TË ISHIN KËTA EKSPERTËT E HUAJ TË VETING-UT PËR REFORMËN NË DREJTËSI KUJTONI ARVIZUNË, SHIHNI VLLAHUTIN, DHE SHUME AMBASADORË QË I KANE SHËRBYER ME DEVOTSHMËRI KLYSHËVE TE SOROSIT NË TIRANË!!!

Ndaj mos na nxirrni zorrët me këta "të huajt e pastër", se një m** janë të gjithë kur vjen puna me u bo milionerë me 1 vit punë në Shqiperi!!!
/Avokati Altin Goxhaj
FJALË ME VEND!!!

Jo vetëm kaq… por, nëse llogariten zhvatjet, krimet ekonomike, fiskale, doganore e politike, vjedhjet dhe korruptimet që kanë kryer edhe në Shqipëri Veriore [Prishtinë] e Lindore [Shkup] duke ngritur e mbajtur në pushtet dordolecët e tyre ultraetnomazokistë me të cilët i bashkon mbi të gjitha psikoza e makutërisë, dëmet që i kanë shkaktuar e po i shkaktojnë Kombit Tonë këta parazitë të huaj janë të një përmase marramendëse (të një përmase aq marramendëse sa ç'është fakti që Shqiptarët nuk janë në dijeni as të 0,00001% të këtyre krimeve e madje i mbajnë për "miq" e "shpëtimtarë" këta langaraqë shqiptarofobë integralistë që janë të pakomb si gjithë klikat e degjeneruara internacionaliste ose llumi i kombeve përkatëse!).



#korrupsion_globalist #pseudodiplomatizëm #autoktonofobi #shqiptarofobi #globalizëm #parazitokraci #dordolecikanizëm #neobolshevizëm #sorosizëm #sorosistan #pseudodrejtësi #pseudoshtetarizëm
#globalistokraci #kundrashqiptarokraci

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#93

Post by rrëqebull » Thu Jul 14, 2016 11:41 pm

[…] Kjo është vetëm një pjesëz e vockël nga kalvari i presioneve, shantazheve, kërcënimeve, përpjekjeve për shkatërrimin e karrierës dhe mirëqenies nga "Mafia" Soros me emrin paradoksal "Fondacioni i Shoqërisë -së Hapur-" për mbylljen e gojës së çdokujt që guxon dhe e kundërshton!!! /Avokati Altin Goxhaj
Nëse nuk jeni ndalur ndonjëherë të përsiateni rreth faktit që emrat e institucioneve (kokave të kuçedrës) të totalitarizmit globalistokratik janë emra oruellianë (emra të zbukuruar që tregojnë të kundërtën e asaj për të cilën ai institucion është themeluar dhe funksionon, si për shembull "Bashkimi Evropian" që është themeluar dhe funksionon për t'i pushtuar dhe zhdukur kombet evropiane), atëherë kjo dëshmi e Avokatit Altin Goxhaj është një rast më se i mirë për ta bërë këtë zbulim për herë të parë.

#‎ORUELL_1984‬…

#‎Ministria_e_Dashurisë‬…detyron besnikëri ndaj Vëllait të Madh (partisë, qeverisë, regjimit) me anë të dhunës dhe frikësimit të ushtruar nëpërmjet një aparati të madh shtypjeje dhe sigurimi si dhe nëpërmjet trushpëlarjes sistematike.

#‎Ministria_e_Paqes‬…zbaton parimin e 'luftës së përhershme' (kundra një armiku të sajuar nga vet regjimi) për të cilën duhen përdorur të gjitha burimet dhe prodhimet e vendit duke i mbajtur të gjithë qytetarët në një gjendje pune rraskapitëse, pasigurie dhe përgjimi të përhershëm për t'u pamundësuar që të marrin frymë dhe të ndërgjegjësohen rreth pakuptimësisë dhe çmendurisë së sistemit në të cilin jetojnë.

#‎Ministria_e_Mirëqenies‬…ka për detyrë që t’i mbajë qytetarët në një gjendje të përhershme varfërie dhe pamjaftueshmërie ushqimore e financiare që mos të kenë kurrë fuqinë mendore e fizike për ta kundërshtuar regjimin. Kjo ministri lëshon vazhdimisht statistika të cilat kanë më pak lidhje me realitetin seç mund të ketë një gënjeshtër që i referohet atij sadopak atij dhe të cilat shpiken nga burokratët e regjimit për ta mashtruar dhe bindur popullin se jeton në një gjendje mirëqenieje të përhershme.

#‎Ministria_e_së_Vërtetës‬…është përgjegjëse për propagandën e regjimit dhe për kryerjen e çdo lloj falsifikimi të ngjarjeve historike apo të së tashmes me synim që të fshehë krimet e regjimit dhe të gënjejë jo vetëm popullin e tanishëm por edhe brezat e ardhshëm duke ngritur arkiva historikë me dokumente të manipuluara që tregojnë versionin historiografik të sajuar dhe aprovuar nga vet regjimi.
…#‎SOROSISTAN_1992-2016‬

#‎Fondacioni_i_Shoqërisë_së_Hapur‬…është i hapur për të gjithë (dhe vetëm) ata që i nënshtrohen dhe i shërbejnë skllavërimit dhe zhdukjes pa kthim të Kombit Shqiptar dhe pushtetit e sundimit pa kufij të kundrashiptarëve globalistë. Ky fondacion është i themeluar për t’i depërtuar institucionet shtetkombëtare dhe për t’i kalbur, sëprapthtësuar dhe shndërruar ato në Ministrira oruelliane të Dashurisë, Paqes, Mirëqenies, së Vërtetës, …, Drejtësisë, Mbrojtjes etj., pra për të (ri)vendosur një regjim kundrakombëtarokratik (neo)bolshevik si ai i përshkruar në librin `1984` të Xh. Oruellit… të cilin ne Shqiptarët e njohim mirë. […Dhe do ta njihnim edhe më mirë nëse ky "Fondacion" nuk do ta kishte infektuar Shqipërinë menjëherë pas rënies së paplotë të regjimit bolshevik hoxhist duke bërë kështu çdo gjë që ka pas në dorë për të parandaluar distilimin dhe rikthjellimin e Kujtesës Sonë Historike në lidhje me përvojën tonë gjatë atij regjimi dhe për të penguar e pamundësuar ripërtëritjen, ringritjen dhe rithemelimin e Institucioneve Tona Burimore me të cilat do ta rimëkëmbnim dhe ribashkonim Kombin Tonë duke rizhvilluar e rifituar kështu aftësi mbrojtëse kundrejt viruseve globaliste sorosiste neobolshevike e abrahamike (përfshirë këtu edhe viruset “fqinje”) dhe nga çdo sëmundje tjetër kundrakombëtare që e rrezikon Kombin Tonë me rirrënjosjen e regjimeve kundrashqiptarokratike dhe ripërsëritjen e krimeve të tyre]. Pra, shkurt e Shqip, ky fondacion ka për qëllim që ta bëjë shoqërinë tonë të hapur… për depërtimin, në çdo por e qelizë të saj, të viruseve kombvrasëse.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#94

Post by rrëqebull » Wed Jul 27, 2016 2:06 pm

#91
E ashtuquajtura “reformë në drejtësi” është një produkt tipik i së majtës, në radhë të parë asaj internacionale dhe internacionaliste e më tej i kolaboracionistëve të saj vendas.
Saktësia e përcaktimit të këtij grusht-shtetkombi (të pispillosur mediatikisht si "reformë e mirë dh e domosdoshme") si «produkt tipik i së majtës internacionale» kuptohet dhe pranohet vetiu nga të gjithë ata që i kanë zgjeruar njohuritë e veta politiko-historike dhe që e kanë zhvilluar botëkuptimin e vet duke dalë përtej horizontit të ngushtë e të cekët (pra të pasaktë) të dydamjes (dikotomisë) "e djathtë/ e majtë" e cila është përdorur për të dalluar -retorikisht- partitë që janë ndërkëmbyer në qeverisje në shtetet perëndimore përgjatë 70 viteve të fundit (dhe në RSH përgjatë 25 viteve të fundit) dhe të cilat janë -thelbësisht e praktikisht- i njëjti produkt politik, sado me etiketa të ndryshme, i përpunuar e prodhuar nga pseudoakaademikët me porosi të globalistëve në funksion të interesave dhe planeve të veta për zgjerimin e sundimit të tyre në rend mbarëperëndimor, mbarëevropian e mandej mbarëbotëror.


Duke shkuar edhe më në detaj: ashtu siç majtizmi (që nga bolshevizmi e deri tek kriptobolshevizmi me maskë "social-demokracie") është produkt i kombofobëve, evropianofobëve e kanibalfinancierëve globalistë, në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtin përpjesëtim "djathtizmi" që ka qeverisur huaza këto 70 vitet e fundit në shtetet perëndimore ka qenë produkt i majtizmit.

Për këtë arsye është më se e saktë të quhen «majtizëm» të gjitha nënproduktet politike kundranacionaliste e internacionaliste të globalizmit dhe, kur flasim specifikisht për produktin "e djathtë" të majtizmit (si për shembull tek ne spartakngjelizmi, PD-izmi e PDK-izmi), duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta quajmë atë 'pseudodjathtizëm' sepse një e djathtë internacionaliste apo lolo e internacionalistëve dhe e hegjemonizuar deri në palcë nga pseudoshkenca, historiografia dhe botëkuptimndryshkja majtiste nuk mund kurrqysh të jetë e djathtë e mirëfilltë.

Sado që globalistët janë përpjekur këto vite që ta ngulisin sa më shumë në mendjen e studentëve dhe publikut barazimin e rremë "e djathtë = neoliberizëm, privatizim-izëm, ultrakapitalizëm, treg’idhujtarizëm, ultraindividualizëm, shtet’pakësim-izëm, integrim-izëm etj.", e vërteta e thjeshtë është se PA NACIONALIZËM NUK KA SOCIALIZËM dhe të gjitha ato veçori e veti që majtizmi ia ka varur në qafë vetes si kalisher hudhrash duke i stërpërmendur në teori e duke i stërshkelur në praktikë, janë në të vërtetë të brendësuara në të djathtën autentike; pra e vërteta është se kur themi majtizëm themi vetvetiu edhe pseudosocializëm e madje kundrasocializëm (jo vetëm sepse të tillë ishin marksizëm-leninizmi, stalinizmi, titizmi, hoxhizmi dhe të tillë janë markuzianizmi dhe "rilindja" sorosisto-neohoxhiste sot, por edhe sepse ultrakapitalizmi, neoliberizëmi, ultra'individualizmi e integrimizmi janë që të gjitha veçori të "majtizmit", herë të maskuara pas ndonjë pjelle të saj pseudodjathtiste e herë të dala sheshit pa pikë turpi si në rastin e toniblerizmit që është versioni më i ri i së majtës që kanë nxjerrë globalistët (për të vendosur në karantenën e “populizmit” ata politikanë leshko që mendojnë të aplikojnë gënjeshtrat që majtizmi propagandon për veten, pa e kuptuar se janë për zbukurim dhe për të mbuluar me zhurmë retorike krimet që kryhen në heshtje ndaj kombeve, familjeve, studentëve e punëtorëve) dhe që është në veprim tek ne (ku gjithsesi këto çështje janë “detaje pa rëndësi” se kultura politike e analistëve nuk shkon përtej “përrallave me integrim”, në Itali me Rencin dhe në Francë me Vallsin). Kjo do të thotë që, sa herë që dëgjoni nëpër medja të flitet për ndonjë parti "të djathtë ekstreme", menjëherë duhet t'ju vijë ndërmendje dyshimi se mund të bëhet fjalë për ndonjë parti autentikisht socialiste-dhe-të-djathtë që rrezikon t'ua prishi planet globalistëve dhe prandaj këta i lëshojnë nga pas këlyshat (gazetarët) e tyre të mirëstërvitur (të trushpëlarë/prostituuar me fonde) për t'i mohuar kështu hapësirë mediatike ideve që janë në kundërshtim me dogmën unike majtiste globaliste. Megjithatë duhet pasur kujdes edhe për një detaj tjetër: jo të gjitha ato parti që damkosen nga paçavuret e regjimit si "të djathta ekstreme" janë autentikisht të kthjellëta dhe në shërbim të kombit mirëpo majtistët në pushtet prej 70 vjetësh e kanë ngushtuar aq shumë cakun e mundësive për t'i shërbyer kombit pa u kriminalizuar prej tyre sa që edhe hapi më i vogël i një mendimtari apo i një mendimtarie të organizuar jashtë këtij qerthulli të ngushtë dogmash që për thelb kanë kombvrasjen (pra edhe hapi më i vogël në drejtimin e duhur, atë të kundërt me globalizmin kombvrasës) zmadhohet prej tyre e «fijen e flokut e bëjnë tra» me qëllim që ta shpërqendrojnë publikun nga ballafaqimi i ndershëm i fakteve dhe ta trembin me «përralla me gogola» dhe të parandalojnë kështu ndërgjegjësimin e përgjithshëm se ndryshimi për mirë është i mundur dhe se ka ide të vlefshme për rrugëdalje nga marrëzitë majtiste e pseudodjathtiste që po i shtyjnë kombet drejt humnerës së totalitarizmit kombzhdukës globalist. Do të thotë se, në raste të tilla të pëllitjes së mediave për “rrezikun e ekstremizmit të djathtë” për parti që nuk janë plotësisht e zotësisht nacionaliste, mund të kemi të bëjmë me atë strategjinë që pamë të zbatuar kohët e fundit nga abrahamikët islamistë kundrejt Profesorit Kraja shkrimi i të cili ishte me tonet më të ulëta dhe mirëkuptuese të mundshme (e madje me butësi të tepruar pothuajse lajktare!) e megjithatë u trajtua prej tyre sikur të kishte thënë "allahu nuk ekziston në asnjë vend tjetër përveçse në mendjet e leshkove të trushpëlarë dhe shpërdoruar nga nacional-perandoristët turkoarabocentrikë (dhe nga globalistët që shfrrytëzojnë këta të fundit për gjeopolitikat e tyre të ndyra) dhe që në emër të një asgjëje me emër arab janë shndërruar në shërbëtorë dhe vegla të verbëra të pushtimit dhe zgjerimit të kundraevropianizmit (pra kundrashqiptarizmit) islamik përtej gadishullit arabik e anatolik e deri në Shqipni dhe në Evropë". Ndonëse shkrimi i Profesor Krajës nuk përmbante as gjurmën më të vogël të shpalosjes së kësaj të vërtete, ai u trajtua sikur ta kishte shpalosur atë sepse për vazhdimin dhe zgjerimin e totalitarizmit kundrakombëtarokratik (qoftë bolshevik, qoftë abrahamik) është thelbësore që t’i mohohet edhe hapësira më e vogël çdo lloj diskutimi që mund ta nxjerrë në pah të vërtetat e fëlliqësisë së regjimit! Përpikërisht e njëjta strategji është edhe ajo që zbatohet përditë nga mediat e regjimit globalsitokratik kundrejt atyre organizatave e partive që, ndonëse nuk dalin haptazi kundra globalizmit, rrezikojnë që të kryejnë hapin e parë drejt asaj politikbërjeje që do ta rrëzonte atë duke i hapur rrugë themelimit të një Kombopolitizmi që do të sillte në botë një Herë krejt të re duke e sapastruar dhe shëruar nga të gjitha plagët, viruset dhe çmenduritë e “kozmopolitizmit”.


Pra, duke qenë se nuk ka kuptim të flitet për ndarje "të djathtë/të majtë" në lidhje me partitë në pushtet prej 70 vjetësh, në dritë të faktit që këto janë nënprodukte të njëra tjetrës dhe të dyja së bashku produkt i kundrakombëtarokratëve globalistë, atëherë kur përmendet «majtizmi internacional» nënkuptohet vetvetiu globalizmi kundrakomb e familjefob me gjithë ngjyrimet e tij bolsheviste, pseudosocialiste, social-demokratiste, neobolsheviste, multikultiste, multietniciste, demokristianiste, liberaliste, centriste, pseudodjathtiste, neokonservatoriste etj. etj.


Siç ka thënë sardonikisht Profesori Kevin MekDonald në një rast, «me këta neokonservatorë nuk na duhen fare liberalët» (duke parafrazuar mendimet vetëkënaqëse të globalistëve pra duke nënkuptuar: >që kur globalistët kanë nxjerrë helmin politiko-botëkuptimior të neokonservatorizmit për të shtypur e zhdukur evropianët, social-demokratizmin edhe mund ta braktisin fare<. Tek ne as nuk u duhet që të nxjerrin ndonjë parti pseudodjathtiste të re se e kanë aty të gatshme binjaken-lolo të PS-së (Mos harroni që PD+PS kanë 70 vjet në pushtet duke qenë thjesht dy etiketime të ndryshme për të njëjtin produkt të degëzimit “PKSH” të PKJ-së! …Dhe, sikurse Hoxha ishte produkt i versionit bolshevik të globalizmit të asaj kohe, me ndërmjetësim të kundrashqiptarëve Mugosha e Popoviç, prodhimi i “socialistëve” e “demokratëve” të sotshëm ka kaluar drejtpërdrejtë në dorë të kundrashqiptarëve globalistë të cilët janë përkujdesur që ta kryejnë sa më mirë “tranzicionin” e produktit të tyre nga bolshevizmi hoxhist në neobolshevizmin sorosist! (gjithsesi duke i lënë dorë të lirë vetes për të shtuar gjithë përbërësit hoxhistë që do t’u duhen hë-hë që do t’u dalin të palarat)…


Është me vend të përmendim këtu edhe fjalët që ish-kryeministri italian Romano Prodi i drejtoi këtë qershor qeverisë së tanishme italiane të Mateo Rencit: «Dy vjet mjaftojnë që qeverisë t’i shteret mbështetja popullore». Një fjali e tillë, e thënë nga një shërbëtor i globalistëve që e fundosi vendin e vet në “eurozonë” me gënjeshtrën se «tani që do të kemi €uron do të punojmë një ditë më pak dhe do të fitojmë sikur të punonim një ditë më shumë», është jashtë mase domethënëse por vetëm dikush me mendje të lirë dhe botëkuptim të shëndetshëm mund ta zbërthejë duke e dalluar tej’-e-tejë nënkuputimin dhe përmbajtjen e saj. Ajo është një fjali që një shërbëtor i globalistëve po i drejton një tjetër shërbëtori të globalistëve duke e lajmëruar se >popullit i duhen e shumta dy vjet për të kuptuar mashtrimet tona dhe dëmet e krimet që po bëjmë në kurriz të tyre, të familjeve, të të rinjve, pensionistëve e punëtorëve duke zbatuar urdhrat që na kanë dhënë pronarët tanë të kanibalfinancës globale<. Edhe vet globalistët e dinë këtë gjë prandaj janë vazhdimisht në punë për të përgatitur për qeverisje “opozitën” duke u përkujdesur (me takime dypalëshe e kontrata të heshtura që i mbahen të fshehta publikut) që ajo të mos dalë nga caqet e vendosura nga vet globalistët nëse nuk do që t’i ngrihet «kartoni i verdhë» i “populizmit” apo «kartoni i kuq» i “skaj-djathtizmit”. Tek ne globalistët po punojnë me zell të madh pikërisht që kur mbështetja e shqiptarëve për qeverinë e tanishme të jetë shterur plotësisht, të thonë me vete: «Me këtë lloj PD-je, nuk na duhet më PS-ja». […por gjithsesi, nëse edhe ky plan do të dështonte (duke qenë se shqiptarët po e kuptojnë gjithnjë e më shumë se të gjitha pjellat e PKJ-së veçse do të vazhdojnë ta dëmtojnë e shktatërrojnë Shqipninë e Shqiptarinë siç po bëjnë pa reshtur prej 70 vjetësh), globalistëve u ngelet gjithsesi «asi nën mëngë» i muxhajdinëve...].

Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#95

Post by rrëqebull » Tue Aug 09, 2016 2:55 pm

Zgjedhja e Fatmir Xhafës në krye të "Reformës në Drejtësi" ka qenë zgjedhja më e saktë dhe përfaqësuese deri më sot e Edi Ramës dhe Sorosit!
Ai përfaqëson:
- TË SHKUARËN (Komitetin Qëndror të Rinisë Komuniste - KQBRPSH),
- TË TASHMEN (Bandat Ndërkombëtare të Narkotrafikut),
- TË ARDHMEN (Oligarkinë pronare të këtij vendi)!
Vetë "Reforma në Drejtësi" me 140 vota ka firmën dhe vulën e tij dhe ishte pikërisht ai që falenderoi Sorosin "pa kontributin e të cilit s'do të kishte Reformë në Drejtësi"!
FATMIR XHAFA ËSHTË FYTYRA MË PËRFAQËSUESE E "RILINDJES"!


/Avokati Altin Goxhaj
°°°
KANABISI "Rilindja e PKSH-së" DISTILOHET NË VAJ KANABISI (me shumë më shumë vlerë se kokaina) DHE TRAFIKOHET NËPËRMJET HOLANDËS NË GJITHË BOTËN...
E keni pyet veten ku shkon gjithë kjo sasi kanabisi me mijëra tone??? Si ajo që mbillet dhe vilet dhe ajo që "sekuestron" gjoja policia???
Në Shqipëri ndodhen disa fabrika te pushtetarëve si Olsi, Saja, Koçodhima, etj. që distilojnë mijëra tone kanabis ne dhjetra mije litra vaj te koncentruar canabisi!!! Nje liter vaj canabisi i koncentruar vlen shumë më shumë se 1 kg kokaine!!! Vaji trafikohet në Holandë dhe prej andej shpërndahet në tregjet botërore përfshi edhe Koloradon e SHBA!!!
Bëjini vetë llogaritë tani se sa pakëz pjesë e narkodollarëve u duhen për te blerë zgjedhjet këtyre!!!/Avokati Altin Goxhaj
Më në fund u kuptua se për çfarë "partneriteti të shkëlqyeshëm" dërdëllisin dordolecikanët që "partnerët strategjikë" na kanë instaluar në pushtet për t'i pasur si ortakë të narkotrafikimeve dhe për t'i përdorur si 'dorashka' për të fshehur gjurmët dhe përgjegjësitë e tyre për krimet komb'vrasëse e shtet'shkrumbosëse që po kryejnë kundra Kombit Tonë dhe Sovranitetit Tonë!
Albania-US partnership for Albanian cannabis productsPartneriteti Shqipëri-SHBA për produktet shqiptare të kanabisit»]
Image
#sorosistan #kanabisistan #globalistokraci #partneritet_kundrashqiptarësh #kundrashqiptarokraci

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#96

Post by rrëqebull » Thu Aug 18, 2016 10:03 pm

KURIOZITET NR 1: Xhorxh Sorosi e nisi karrierën në 1967 duke marrë borxh 1 milionë dollarë nga Rothshildi duke ngritur në Guraçao (ishull pranë Venezuelës) në Parajsën Fiskale të Antileve Holandeze kompaninë e tij offshore `Quantum Fund` që u mor për 14 vjet me pastrimin e parave të drogës të karteleve të Amerikës Latine derisa u zhvendos në Nju Jork me 1 miliardë dollarë në 1981 ku hapi dhe `Fondacionin Soros` tashmë me eksperiencë të paparë në Amerikën Latine.

KURIOZITET NR 2: Sot në Shqipëri [tashmë Sorosistan] deklarohen mbi 1 mijë tonë drogë!
/Avokati Altin Goxhaj
#‎sorosistan‬ ‪#‎globalistokraci‬ ‪#‎kundrashqiptarokraci‬

Edhe e përditshmja italiane me drejtor Marko Travaljon — ndër gazetarët më të mirë italianë (në mos më i miri; së paku, haptazi, sa i përket opozitarizmit ndaj tentakuleve dhe shfaqjeve të brendshme të regjimit globalistokratik) — të 'shkollës montaneliane' (nga emri i mjeshtrit dhe shqiptarofilit Indro Montaneli), i ka bërë jehonë lajmit që është pasqyruar në mijëra portale dhe të përditshme në mbarë botën, me përjashtim të atyre të Sorosistanit të udhëhequr nga PS-ja, Partia-Shtet e Sorosit (ku përfshihen drejtpërsëdrejti apo tërthorazi të gjitha sektet e PKSH-së dhe PKJ-së):

SOROSI: 'ARKITEKTI' I TË GJITHA GRUSHTSHTETEVE DHE RENDPËRMBYSJEVE TË 25 VITEVE TË FUNDIT NËPËR BOTË! (KRAHAS FALSIFIKIMEVE ZGJEDHORE, RRËNIMEVE EKONOMIKO-FINANCIARE, DEGJENERIMEVE SHOQO-KULTURORE NEOBOLSHEVISTO-ISLAMISTE, SHPARTALLIMEVE DEMOGRAFIKE E SIGURORE KUNDRAAUTOKTONIKE ETJ.) [EDHE NË SHQIPNI KU UDHËHEQ PLOTËPUSHTETSHMËRISHT NËPËRMJET EMËRHUADHËNËSVE DHE DORDOLECIKANËVE TË TIJ NË QEVERI DHE OPOZITË (DHE MËKËMBËSVE TË TIJ NËPËR AMBASADAT "PARTNERE"), PA DALLIM!]

Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#97

Post by rrëqebull » Wed Aug 24, 2016 11:59 am

Ja se çfarë specie "artistësh" [kallpazanësh] të huaj me botëkuptime "moderne" [të kalbëta] "bashkëpunojnë" [bashkëvjedhin e bashkëshkatërrojnë] me "shtetarët tanë" [qytet/shtetshkatërruesit me psikoza përfitimanjake dhe publikofobike të përzgjedhur, të reklamuar e të instaluar në pushtet nga globalistokratët mu për këto "cilësi" të tyre]:


RASTI BOERI


Por korrupsioni, turbullía e përzgjedhjes me skenografi pseudomeritokratike dhe ngarkesa financiare në kurriz të taksapaguesve shqiptarë janë veçse maja e akullishtës. Për të ditur më shumë se çfarë sulmi i egër kundrashqiptar globalist fshihet pas kësaj çështjeje:
Agresioni globalist neobolshevik multikulturalist.
Plani për çshqiptarizimin dhe gjenocidin e Shqiptarëve nëpërmjet "diversitetit" multikulti, multietnik e multiracor
(nëpërmjet abrahamizmit, islamizmit, neoosmanizmit, konsumerizmit, çmoralizimit, territ mediatik, ënbartimit të muxhahedinëve dhe kolonizatorëve afrikano-meslindorë, pajisjes së tyre me nënshtetësi shqiptare dhe trushpëlarjes së Shqiptarëve me psuedokulturë vetëvrasëse të "tolerancës dhe mirëpritjes" etj.



[…] Sado paradoskale iu duktë të pavëmenshmëve kjo gjë, e vërteta është se globalistët që qëndrojnë pas BE-së dhe jo vetëm, janë nxitësit dhe financuesit kryesorë të islamizmit dhe neoosmanizimit të Trojeve Tona në këtë çereshekull me synim që të na përdorin si faktor islamizues dhe çevropianizues për gjithë Evropën dhe si kavie për eksperimentet e tyre gjeopolitike globale. Dhënia e nënshtetësisë muxhahedinëve [e fshehur në mënyrën më të turpshme nga mediat e regjimit dhe për të cilën dordolecikani në pushtet ka gënjyer radhazi në mënyrën e pafytyrë që i karakterizon gjithë dordolecikanët e regjimit kundrashqiptarokratik, qofshin pozitë apo (pseudo)opozitë] është pikërisht një prej pikave të këtij plani që nëpërmjet leshkove të dobishëm [dhe me psikoza makutëríe, si të gjithë neobolshevikët që janë vegla të verbra të kanibalfinancës globale] si Boeri, është maskuar dhe përfshirë brenda një gjoja "masterplani urbanistik".

Shqiptarët e ndërgjegjshëm, të vetëdijshëm dhe me botëkuptim të shëndetshëm e kuptojnë se multikulturalizmi dhe diversiteti për të cilët flitet në këtë "masterplan" nuk janë gjë tjetër veçse emra të turbullt për shkombëtarizimin, çshqiptarizimin, kolonizimin, pushtimin, gjenocidin që globlasitët duan të kryejnë ndaj nesh.
#globalizëm #neobolshevizëm #kanibalkapitalizëm #multikulturalizëm #dordolecikanizëm #shtetshkrumbosje #kombvrasje
#globalistokraci #kundrashqitparokraci

Miku
Junior Member
Junior Member
Posts: 1
Joined: Thu Aug 25, 2016 7:59 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#98

Post by Miku » Thu Aug 25, 2016 8:09 pm

Kam nje pyetje fare te pafajshme, cfare rendi ekonomik propozoni ju qe duhet te kete Shqiperia?

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4187
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Gjendja politike në Vend

#99

Post by Zeus10 » Fri Aug 26, 2016 4:37 pm

Miku wrote:Kam nje pyetje fare te pafajshme, cfare rendi ekonomik propozoni ju qe duhet te kete Shqiperia?
Rreziku me i madh qe i kanoset Shqiperise, per te ardhmen e saj, eshte Sorroizmi. Fatkeqesisht, ne nuk mund te vendosim per nje rend ekonomik, qe i pershtatet 100 % Shqiperise, megjithese mundesia teorike egziston, por ajo qe po perpiqemi te terheqim vemendjen, eshte qe te shkeputet varesia e lidershipit politik, nga managerat e BIG FINANCE, si puna e Sorros. Nje menyre e thjeshte per te shkeputur vendin, nga kthetrat e skllaverimit financiar neokolonialist, eshte zhvillimi i prones se vogel dhe te mesme private ne FSHAT. Kjo menyre, bashke me disa te tjera, qe mund te aplikohen vetem nga nje qeveri qe mbron interesat e gjithe shqiptareve, se bashku me nje edukim mbarekombetar, qe pse eshte e rendesishme, te zhvillohemi si komb dhe te leme menjane divergjencat dhe egoizmin jane e vetmja menyre, per te shpetuar vendin, qe menduam se e arritem me 1913 me krijimin e shtetit te cunguar shqiptar.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#100

Post by rrëqebull » Wed Aug 31, 2016 2:27 pm

Jam me Zeusin10 në atë që thotë.
Problemi është se, siç është pohuar edhe më parë, plani i globalistokracísë është që të marrë në kontroll gjithçka dhe të kenë monopolin e gjithçkaje:
#76

[…] të gjithë prodhuesit vendas, tregtarët dhe sipërmarrësit shqiptarë pa dallim të përndiqen pa mëshirë dhe t'u pamundësohet me çdo mjet veprimtaria — edhe, sidomos, me keqshpërdorim ligjor të maskuar si "reformë" apo "luftë ndaj informalitetit" — në mënyrë të tillë që Hapësira Jonë tregtare, sipërmarrëse, ekonomike e financiare Kombëtare, veç asaj politike, mediatike e arsimore, të jetë tërësisht e lirë ["e çliruar" nga Shqiptarët] dhe në dispozicion të globalistëve, kanibalfinacierëve dhe korporatave të tyre ultrakapitaliste përtejshtetëshe ("multinacionale") që financojnë këta dordolecikanë e që nëpërmjet tyre po e "blejnë" Atdheun Tonë «për 1€» […]
dhe këtë po e arrijnë edhe duke i shpopulluar e shkatërruar fshatrat, duke i mbajtur në gjendje infrastrukturore të mjerueshme (ose duke bërë gjoja "intervenime infrastrukturore" që janë kundrabujqësore dhe që i shndërrojnë fshatrat thjesht në mini-qytete pa tradita burimore e me pseudokulturë shoubizi, pra në mega-supermarkete periferike) dhe sidomos duke na e shkatërruar blegtorinë e bujqësinë nëpërmjet mbjelljes industriale të kanabisit

Image

dhe nëpërmjet sëmundjeve të përhapura me dashje tek bimësia dhe gjedhi (si sëmundjet që BE-ja ka përhapur në ullishtat e Puljës në Itali për t'ua shkatërruar prodhimin cilësor të vaijt italianëve dhe për të mbartur kështu në Evropë vaj jocilësor-por-të-lirë nga Afrika veriore)].

Por ç'bëjnë ndërkohë gazetarët e analistët e redaksive dhe studiove "tona" televizive (të cilëve thjesht do t'u duhej që t'i përkthenin kronikat dhe hetimet e shkëlqyera dhe shërbimtare të kryera nga gazetarët italianë dhe të huaj)?! Raportojnë për "kanosjen që i vjen BE-së nga populizimi dhe nacionalizmi" se kështu kanë lexuar tek "NJ Tajmsi" apo tek ndonjë tjetër prej mega-mediave në pronësi të globalistëve që i paraqesin — dhe, më shpesh dhe sistematikisht, i shtrembërojnë dhe fshehin — faktet sipas interesave të pronarëve të tyre bankierë, kanibalkapitalistë e kanibalfinancierë!

…Ja se çdo të thotë regjim globalistokratik kundrashqiptarokratik; ja se çfarë do të thotë t'i kesh Institucionet Kombëtar-Shtetërore të krimbura me dordolecë të globalistëve të maskuar si "demokratë" e "socialistë" dhe që hiqen si "ndjekës të frymës perëndimorë" që po "bëjnë shtet" e që po "e evropianizojnë" Shqipninë dhe që, në të kundërt, janë veçse kavie të kanibalfinancës kundraevropiane dhe komb'vrasëse globale dhe ultraetnomazokistë me psikoza përfitimanjake të pasurimit-në-dëm-të-Kombit dhe të pasurimit-duke-kryer-krim-kundra-Atdheut-dhe-Kombit:
Ne kemi helikopterë për të transportuar pllaka, për të bërë shopping në Gjermani, për të sjellë kryeministrin nga Vlora në Tiranë, ama nuk kemi helikopterë për të fikur zjarret.
#ShëngjiniDigjetMimiKrihet
Denoncimi bombastik i "zjarrfikësit": Ja afera miliona euro që po pengon shuarjen e zjarrit në Shëngjin!

“Mafia e trojeve qëndron prapa zjarrit në Shëngjin dhe talljen shtetërore me gjoja fikjen e tij”.

Sipas mesazhit të pasqyruar në rrjetin social, një zjarrfikës që punon në Shqipëri Veriore e që aktualisht është me pushime në Shëngjin, thotë se ka një “informacioni të saktë”: helikopteri ushtarak ka punuar vetëm dy orë, ndërsa helikopteri privat VIVA ka punuar 5 ditë, por nuk e ka fikur qëllimisht zjarrin se kishte një marrëveshje 2.000 euro orën dhe ka fituar miliona euro.
Dhe janë po të njëjtët ultraetnomazokistë me psikoza makutërore që po mundësojnë kolonizimin e Shqipnisë me krahun paraushtarak që globalistët do të përdorin për të parandaluar me terror dhe për të mbytur në gjak çdo lloj kryengritje fiziologjike të Shqiptarëve për ta përmbysur këtë regjim të egër kundrakombëtarokratik:
Shqipëria pushtohet nga muxhahedinët, mbërrijnë 150 prej tyre. Mediat iraniane japin alarmin/ Janë terroristë, mes tyre një drejtues i lartë

Një grup prej 155 muxhahedinësh ka mbërritur në Shqipëri gjatë muajit gusht, në kuadër të marrëveshjes me SHBA-në për pranimin e tyre.

Media iraniane ‘Fars News Agency’ e ka bërë të ditur këtë fakt se muxhahedinët kanë mbërritur në Shqipëri me avion amerikan dhe janë strehuar nëpër disa banesa private.

Kjo media shkruan gjithashtu se këta muxhahedinë janë terroristë të cilët kanë ndryshuar identitetin dhe kanë marrë një pasaportë false për t’u larguar nga Irani. “Ndaj tyre janë lëshuar urdhër-arreste nga Qeveria e Irakut”, bën të ditur kjo media.

Gjithashtu thekson se në mesin e tyre janë disa drejtues të grupeve që në Irak konsiderohen terroriste(MKO), si dhe një drejtues i rangut të lartë Massaoud Rajavi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News
Me lekët që do të mund t'u vinin në ndihmë mijëra Shqiptarëve të vuajtur e të zhytur në mjerim dhe varfëri
  • (që janë të shkaktuara në mënyrë laboratorike nga kundrashqiptarokratët, si mjet për të thelluar kontrollin dhe zgjeruar sundimin e tyre),
regjimi kundrashqiptarokratik po e pajis kontingjentin e vetë mercenar
  • (i cili do t'i duhet për ta ruajtur me dhunë 'fronin' e vet kur asnjë kërcënim apo gënjeshtër apo 'kothere buke' e "premtim elektoral" mos t'i mjaftojë më për ta mbajtur pushtetin shtrydhës mbi Shqiptarínë),
me mjete logjistike të cilat do t'i shpërbejnë për të organizuar dhe kryer veprimtarinë për të cilën globalistët dhe dordolecikanët e tyre e kanë prurë në Shqipni (dhe shumë prej këtyre 'mjeteve logjistike' mund mos të jenë përfshirë në listën zyrtare të shpenzimeve):
Zbulohet vendimi skandaloz i Edi Ramës, ja milionat që iu jep muxhahedinëve për të blerë smartphone e laptop!

Ardhja e muxhahedinëve, apo azilkërkuesve në Shqipëri, e ka gjetur qendrën e pritjes në Babrru të “papërgatitur”. Ministria e Brendshme ka hapur një tender për të blerë smartphone dhe laptop për këtë qendër, ndërsa nuk dihet përse duhen këto pajisje.

Sipas dokumenteve që disponon gazeta “Shqip”, Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkues ka hapur këtë tender me emërtimin “Blerje pajisje dhe produkte zyre”. Fondi limit është 1.840.000 lekë dhe kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 10 ditë nga data e lidhjes së kontratës.

Në pritje të procedurave të statusit të azilantit, muxhahedinët qëndrojnë për disa muaj në kamp dhe më pas strehohen në banesa në periferi të Tiranës, të përcaktuara nga qeveria dhe organizatat në mbrojtje të tyre. Në bazë të marrëveshjes me SHBA-të, në javët në vijim në Shqipëri pritet të mbërrijnë edhe disa qindra muxhahedinë të tjerë. Ata janë tashmë në procesin e integrimit në shoqërinë tonë.

Sipas portalit online në Iran, “Fars News Agency”, rreth 155 muxhahedinë kanë mbërritur gjatë muajit gusht në Shqipëri. Në shkrim thuhet se, grupi i muxhahedinëve erdhi në Shqipëri me një avion privat amerikan dhe ata janë strehuar nëpër banesa private.

Lajmi konfirmohet edhe nga burime pranë Ministrisë së Brendshme, të cilat pohuan se një avion me muxhahedinë është ulur në aeroportin e Rinasit para pak ditësh.

Image

/Agjensia e Lajmeve Sot News

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#101

Post by rrëqebull » Wed Sep 14, 2016 6:24 pm

Karteli i drogës dhe kartela sorosiane e Bashës

Kryetari i PD-së Lulzim Basha pranoi humbjen në zgjedhjet në Dibër, por fajin ia la atij që e quajti karteli i drogës, i cili në bashkëpunim me Edi Ramën kishte blerë votat në Dibër. Është për t’ u çuditur se përse Basha nuk e përdori këtë formulë edhe për humbjen e zgjedhjeve vendore në të gjithë Shqipërinë, në 2015. Sepse karteli ishte edhe atëherë në veprim gjithandej Shqipërisë, me aeroplanët e trafikut të drogës që ngriheshin e uleshin në numër të madh gjithandej vendit, veçanërisht në 2014. Në atë kohë Basha nuk e denoncoi kartelin sepse i mërzitej Sorosi. Sepse karteli për të cilin flet Basha, është kartel sorosian.
Kartel: një marrëveshje mes disa subjekteve që operojnë në një fushë të caktuar si prodhues, furnizues etj., me qëllim për të shmangur rivalët, konkurencën, dhe për të mbajtur çmimet e larta.
Në Shqipëri tashmë është krijuar vërtet një kartel i tillë i drogës, i cili është i vetëm dhe nuk ka rival (në Kolumbi p.sh. kishte disa kartele të drogës) prandaj në rastin e Shqipërisë kjo fjalë, “kartel” meriton të shkruhet me “k” të madhe, “Kartel”.
Si shpjegohet që ekzistenca e Kartelit është një sekret publik në Shqipëri, atë e di Basha, e di edhe fshatari më i fundit në vend, por për të heshtin ambasadorët e huaj në Shqipëri, ata të cilët nuk përtojnë të flasin publikisht kur kanë diçka për të thënë, ai amerikan, ajo e Bashkimit Europian, ai gjerman, ai italian etj. Kësaj pyetjeje ishte dashur t’ i përgjigjej Basha. Por Basha hesht për këtë çështje.

Basha hesht sepse ai e di shumë mirë shkakun e heshtjes së ambasadorëve. Ambasadorët heshtin sepse Karteli në Shqipëri u krijua me bekimin dhe mbrojtjen e Sorosit. Sorosi është lobisti i Kartelit në Washington. Prandaj ambasadorët bëjnë kinse nuk e shohin ekzistencën e Kartelit.
Basha hesht për çështjen kryesore që ka të bëjë me Kartelin, sepse Basha është një politikan me kartelë sorosiane. Basha është një struc sorosian i cili flet ndërsa e ka zhytur kokën në rërë, duke refuzuar të shprehë realitetin në fjalë të sakta. Realiteti është se nuk ka kuptim që një opozitë politike të ndeshet politikisht me një koalicion qeverisës që ka bërë aleancë me Kartelin. Sepse kjo do të thotë që opozita të bëjë lojën e Kartelit dhe të krahut politik të tij, duke pranuar të bëhet pjesë e dekoracionit të demokracisë të rreme në vend. Dhe duke luajtur këtë rol, PD, nga zgjedhjet e ardhshme të vitit 2017, do të dalë si partia e tretë në vend. Në 2021 do të përfundojë si parti e vogël, dhe siç dihet shumë parti të vogla janë zhdukur fare.

Në ndërkohë Karteli do të sajojë një tjetër parti relativisht të madhe opozitare dhe do ta pompojë atë, për të ruajtur dekoracionin e demokracisë. Karteli do ta sofistikojë lojën aq sa të blerë vota nga shqiptarët e zhgënjyer, jo vetëm për partitë e koalicionit qeverisës, por edhe për opozitën e krijuar prej tij. Por kjo do të jetë një opozitë e cila nuk do të përmendë ekzistencën e Kartelit, nuk do ta denoncojë atë. Kjo opozitë do të flasë për luftën kundër drogës, por pa përmendur Kartelin. Partia që përmendi Kartelin duhet të ndëshkohet nga vota “popullore” deri kur të zhduket fare, qetësisht, “demokratikisht”.

Çfarë mund të bënte Basha në këtë situatë, do të thoni. Historia na mëson se të pafuqishmit të cilët ndeshen me forca shumë superiore që rrinë në errësirë, kanë një armë fatale që mund ta përdorin kundër tyre, dritën, domethënë t’ i ndriçojnë këto forca kundërshtare, t’ i bëjnë të dukshme, t’ i shfaqin në dritë. Basha mund të denoncojë me guxim pjesën e errët të tablosë, atë ku veç Kartelit dhe politikanëve të lidhur me të, rrinë në hije të heshtur edhe mbrojtësit ndërkombëtarë të Kartelit. Kjo do të përbënte lajm ndërkombëtar dhe opozitës shqiptare i duhet pikërisht diçka e tillë, si pikënisje për t’ u ringritur. Sepse Karteli përbën një problem real për Europën, ku shkon droga e tij, dhe nëse denoncohen mbrojtësit tejatlantikas të Kartelit do të vihen në lëvizje disa forca në Europë që do të shkaktojnë fundin e Kartelit dhe partneritetit të tij me Edi Ramën. Por kjo sfidë kërkon një tjetër lloj burri, të ndryshëm nga struci sorosian që është në krye të PD-së./Kastriot Myftaraj

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#102

Post by rrëqebull » Sat Sep 17, 2016 7:56 pm

#globalistokraci

#sorosistan
#kanabisistan

#kundrashqiptarokraci

Phillips Airlines

Një kompani e re ajrore kryen fluturime midis Italisë dhe Shqipërisë. Kjo kompani nuk ka emër zyrtar por meriton të quhet “Philips Airlines”, sipas emrit të Ambasadorit amerikan në Itali, John R. Phillips. Kompania “Philips Airlines” është krijuar në zbatim të doktrinës së re gjeopolitike të Departamentit të Shtetit për Shqipërinë, që mund të quhet Doktrina e Kanabistabilitetit (duke bashkuar fjalët “kanabis” dhe “stabilitet”). Kjo është një doktrinë e ngjashme me ato që ka pasur SHBA në Amerikën Latine dhe në Itali, në kohën e Luftës së Ftohtë, kur kartelet e drogës dhe mafia shiheshin si përbërës të stabilitetit politik dhe gjeopolitik të vendeve përkatëse, në rrethanat kur ekzistonte rreziku komunist në këto vende.
Në rastin e Shqipërisë së sotme, Doktrina e Kanabistabilitetit do të thotë që Qeveria e Edi Ramës të kontrollojë vendin në partneritet me mafien e drogës, duke krijuar një regjim hybrid që e përtërin pushtetin sa herë ka zgjedhje, me anë të parave të drogës. Doktrina e Kanabistabilitetit është bërë doktrinë praktikisht zyrtare e Departamentit të Shtetit në sajë të lobingut të Sorosit në Ëashington. Prandaj ambasadori amerikan në Tiranë hesht për atë që Shqipëria e tërë është mbjellë me cannabis sativa, si kurrë më parë. Prandaj Edi Rama tallet duke kërkuar që të merret Departamenti i Shtetit si arbitër për raportin që ka qeveria e tij me drogën.
Ambasadori amerikan në Itali, John R. Phillips e mbron këtë doktrinë në Romë duke ushtruar presion ndaj autoriteteve italiane që të mos denoncojnë drejtpërdrejt Qeverinë e Edi Ramës, si narkoregjim që po përmbyt Europën me drogë. Vetëm një pilot i trafikut të drogës, i kompanisë “Phillips Airlines” mund të japë si shpjegim për zbritjen e tij në Shqipëri në një pistë ilegale, atë shpjegim që dha piloti italian që zbriti sot me aeroplan në Ishëm.
Piloti tha se kishte pasur në plan që të udhëtonte për në veriun e Italisë, por meqënëse e pa kohën e bukur, vendosi të shëtisë mbi det, dhe kështu arriti deri në bregdetin shqiptar, ku hyri pa kërkuar leje, dhe duke e pasur të fikur transponderin që e bënte të dallueshëm, si dhe duke fluturuar qëllimisht në lartësi të ulët. Ai u zbulua vetëm sepse u përplas aksidentalisht në tokë, gjatë uljes, duke ngatërruar vendndodhjen e pistës. Dhe ai ishte duke pilotuar një aeroplan të përshtatur si kargo për ngarkesë. Kuptohet se ky aeroplan do të ngarkohej me drogë në Ishëm.
Nuk parashikohet që ky incident të ndërpresë punën e “Phillips Airlines” sepse janë mijëra ton kanabis që duhen transportuar në Europë (një bimë nxjerr mestarisht një kg në një korrje). Transporti do të vazhdojë nga deti, ajri dhe toka./Kastriot Myftaraj
Aeroplani i Kartelit të Ishmit ka rënë mbi Ambasadën Amerikane në Tiranë

Si rrallë herë më parë Shqipëri, Prokuroria dhe Policia e Shtetit janë pajtuar që ta mbyllin çështjen e trafikut ndërkombëtar të drogës të cilën piloti italian i aeroplanit që u ul në Ishëm, që ua la mbi tryezat e zyrave me thëniet e tij se i përkiste një rrjeti ndërkombëtar trafiku droge. Piloti italian u la i lirë nga Prokuroria duke u proceduar penalisht vetëm për veprat penale “Shkelje e rregullave të fluturimit ndërkombëtar” dhe “Kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”. Ashtu siç nuk duhej të ndodhte edhe nëse ai nuk pohonte ato që pohoi. Këtë e them për faktin se ai me sjelljen e tij, kishte krijuar dyshime të arsyeshme, të mjaftueshme për të nisur ndaj tij një procedim penal për trafik droge. Fjalën e kam këtu për mënyrën si veproi, duke mos kërkuar leje për fluturimin në Shqipëri, duke fikur pajisjen që e bënte të dallueshëm për autoritetet e mbikqyrjes së hapësirës ajrore, si dhe për faktin se kishte ardhur rrotull me ngul shumë herë në zonën u gjendej një pistë ilegale fluturimi, e cila nuk mund të përdorej veçse nga trafikuesit e narkotikëve. Të gjitha këto qenë të mjaftueshme që ndaj tij të niste procedimi penal për trafikim të narkotikëve, dhe të kryhej hetimi përkatës.
Prokurorët e çështjes mendojnë se piloti italian nuk mund të procedohet sipas nenit 283/a të Kodit Penal të Shqipërisë, domethënë për “Trafikimin e narkotikëve” sepse vepra penale nuk u konsumua. Policia e Shtetit nuk ka asnjë vërejtje, asnjë ankesë për këtë qëndrim të Prokurorisë.
Por në Kodin Penal është edhe neni 284/a “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”, që parashikon si vepër penale “Organizimin, drejtimin dhe financimin e organizatave kriminale me qëllim kultivimin,prodhimin, fabrikimin ose trafikun e paligjshëm të narkotikëve.”
Piloti italian me veprimet dhe pohimet e tij, hodhi dritë mbi ekzistencën e një organizate kriminale të tillë dhe tani duheshin hetime për ta zbuluar atë. Piloti italian me pohimet e tij duke qenë se ai ishte njeriu i cili do të provonte pistën e uljes së aeroplanëve, pra ishte thirrur si ekspert në organizimin e logjistikës së rrjetit të trafikut. Prandaj ai duhej të ishte proceduar sipas nenit 284/a të Kodit Penal, dhe pastaj varësisht bashkëpunimit të tij me autoritetet ligjzbatuese shqiptare, të merrte statusin e të penduarit me përfitimet përkatëse.
Ngjarja e Ishmit tregoi se në Shqipëri nuk ka një kartel droge siç thotë PD, por disa prej tyre. Një nga më të fuqishmit prej tyre është ai që tani mund të quhet si Karteli i Ishmit, për shkak të vendit ku e kishte ndërtuar pistën e aeroplanëve për transportin e drogës. Por Karteli i Ishmit nuk ka në krye banorë të Ishmit, ata janë vetëm ushtarë të kartelit.
Ngjarja e Ishmit erdhi fill pas angazhimit të madh të Ambasadës Amerikane në Shqipëri për reformën në drejtësi, si dhe pasi Ambasadori Lu është shprehur disa herë publikisht kundër atyre që i quan “Al Kapone” të Shqipërisë. Përzgjedhja e emrit është domethënëse. Ambasadorit Lu nuk flet për “Escobarë”, krerë të karteleve të drogës, por për një gangster si Al Capone që merrej me kontrabandën dhe shitjen e kundërligjshme të pijeve alkoolike. A thua se në Shqipëri problem i ditës është kontrabanda e pijeve alkoolike!
Ambasadori Lu hesht për ngjarjen e Ishmit, sepse Qeveria “Rama” ka lejen dhe bekimin e Departamentit të Shtetit, të qeverisë amerikane, për të krijuar një partneritet publik-privat me kartelet e drogës në vend, në emër të Doktrinës sorosiane së Cannabistabilitetit (fjalë e krijuar nga bashkimi i fjalëve “cannabis” dhe “stabilitet”).
Se çfarë sjell narkostabiliteti për këtë kemi shembullin e Kolumbisë dhe të Italisë së Jugut, vende ku amerikanët e kanë zbatuar këtë formulë gjatë Luftës së Ftohtë. Narkostabiliteti sjell diktatin e karteleve në vend, dhe një regjim terrori mbi shoqërinë. Ashtu si në vendet e tjera ku është zbatuar formula e narkostabilitetit, edhe në Shqipëri, agjencitë përkatëse shtetërore amerikane do të marrin pjesën e tyre të fitimit, për të financuar veprimtaritë e tyre, në këtë rast, në regjionin e Ballkanit.
Heshtja e ambasadorit Lu për ngjarjen e Ishmit dhe mënyrën se si u manipulua ajo nga Prokuroria dhe Policia e Shtetit, është baras sikur aeroplani i drogës të kishte rënë në oborrin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.
/Kastriot Myftaraj

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#103

Post by rrëqebull » Mon Sep 19, 2016 12:55 am

Jurisprudenca kolumbiane e drogës e viteve ‘70 zyrtarizohet në Shqipërinë e vitit 2016

Në mes të viteve shtatëdhjetë Pablo Escobar nisi të ndërtojë në Kolumbi infrastrukturën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Për këtë qëllim ai bleu aeroplanë të vegjël, ndërtoi pista ilegale fluturimi, si dhe depot e drogës pranë tyre. Në atë kohë, në Kolumbi, ekzistenca e karteleve të drogës që kryenin veprimtari të tillë quhej teori konspiracioni, domethënë perceptim paranojak i realitetit, duke parë gjëra joekzistuese.
Kur ndodhte që ndonjë aeroplan binte pranë një piste të tillë, Policia dhe Prokuroria kolumbiane thoshin se nuk bëhej fjalë për trafik droge pasi nuk gjendej drogë. Ligjet kolumbiane në atë kohë ishin të tilla që dënonin kultivimin, shpërndarjen, transportin e drogës, pra kërkohej që patjetër të gjendeshin sasi droge përtej masës së përdorimit vetiak, që të kishte vepër penale. Kështu që ndërtimi dhe vënia në funksionim e infrastrukturës për të kryer trafikun ndërkombëtar të drogës nuk quhej krim, në mungesë së gjetjes së drogës. Nëse Policia nuk e gjente drogën në vendngjarje, për të nuk kishte trafik droge. Por Policia vonohej për të shkuar në vendngjarje aq sa trafikantët ta fshihnin edhe drogën që kishte mbetur në vendngjarje. Nëse Policia do të bënte një kontroll në zonën përreth pistës, me siguri do të gjente sasi të mëdha droge që prisnin për t’ u transportuar, por nuk e bënte këtë, ose e bënte në shtirje të plotë.

Sepse kishte një konspiracion mes shtetit kolumbian, karteleve të dogës dhe SHBA, që të tolerohej kultivimi dhe trafiku i drogës që të ardhurat e tij të përdoreshin për të siguruar narkostabilitetin gjeopolitik në Amerikën Latine që rrezikohej seriozisht nga subversioni komunist. Ambasada amerikane në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota, në ndërkohë ishte e angazhuar “seriozisht” për të kryer një reformë ligjore në vend dhe nuk i shikonte aeroplanët dhe “aeroportet” e drogës. Reforma e quajtur Statuti i Sigurisë u miratua në 1978 dhe përmbante ligje kundër rrezikut komunist zbatimi i të cilëve solli instalimin e një shteti policor në vend, në funksion të të cilit ishin gjykatësit dhe prokurorët. Por kartelet e drogës nuk u prekën aspak nga kjo reformë sepse ata tashmë ishin pjesë e sistemit institucional të vendit. Komunistët reaguan duke hyrë dhe ata në biznisin e drogës dhe duke krijuar narkoshtetin e tyre brenda kufijve të Kolumbisë. Kështu që, si dhuratë të parë të Doktrinës së Narkostabilitetit, Kolumbia mori luftën civile që vazhdoi rreth 40 vite.

Vetëm pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, SHBA i dha fund mbështetjes për kartelet e drogës dhe i kërkoi shtetit kolumbian që të niste t’ i luftonte seriozisht ata. Vetë Presidenti amerikan, Bush i Vjetri iu dërgoi një kumt publik drejtuesve të karteleve në 1989: “Rregullat e lojës kanë ndryshuar!”
SHBA dhe shteti kolumbian nisën luftën seriozisht kundër karteleve të drogës. Por kartelet që ishin fuqizuar shumë nuk pranuan të dorëzohen dhe nisën luftën kundër shtetit. Shteti kolumbian u gjend kështu befasisht mes çekanit dhe kudhrës, si i thonë fjalës, pra mes karteleve të drogës dhe narkoguerriljeve komuniste. Kjo luftë vazhdon deri në ditët e sotme. Ndërsa kartelet e drogës mbeten ende shumë të fuqishme në vend, shumica e kolumbianëve mendojnë se shpallja e përfundimit të luftës civile nga shteti, është një iluzion.

Gjithsesi, me politikën e re të “ndryshimit të rregullave të lojës” në Kolumbi u miratuan ligje që dënonin si krim të rëndë organizimin e infrastrukturës për trafikun e drogës. Një dispozitë e ngjashme ekziston edhe në Kodin Penal të Shqipërisë. Ështe neni 284/a që parashikon si vepër penale “Organizimin, drejtimin dhe financimin e organizatave kriminale me qëllim kultivimin,prodhimin, fabrikimin ose trafikun e paligjshëm të narkotikëve.” Ky nen është shtuar në Kodin Penal pikërisht për të dënuar organizimin dhe ndërtimin e infrastrukturës së trafikut të drogës, që në përgatitje, para se të nisë trafiku i drogës, ose në mungesë të kapjes së sasive të drogës, gjë që dënohet në dispozita të tjera penale. Neni 284/a dënon QËLLIMIN për të cilin është krijuar organizata kriminale, dhe ndërtimin prej saj të infrastrukturës së trafikut të drogës, për këtë qëllim, pavarësisht nëse ka nisur ta trafikojë drogën.

Në rastin e aeroplanit italian që u ul në Ishëm kishte mjaftueshëm të dhëna që piloti të procedohej sipas nenit 284/a të Kodit Penal dhe të niste një hetim sipas këtij neni. Sepse piloti bëri pohime të tilla nga të cilat doli se ai ishte pjesë e një organizate kriminale me qëllim organizimin e trafikut ndërkombëtar të drogës. Policia e Shtetit tregoi një mosdashje kriminale për të kryer detyrën duke kontrolluar në zonën pranë pistës ilegale për uljen e aeroplanëve, ku gjendeshin me siguri depot e drogës që do të transportohej në Itali. Dhe bëhet fjalë për qindra e qindra ton cannabis sativa, jo për sasi të vogla. Se pista nuk ndërtohet për sasi të vogla. Policia e Shtetit nuk ka arrestuar as ata që kishin ndërtuar pistën, ndonëse janë të identifikueshëm, pasi toka kishte pronarë, të cilët e kishin dhënë me qera. Nëse e kanë dhënë vërtet, sepse për këtë duhet të ketë kontratë noteriale qeraje.

Policia e Shtetit dhe Prokuroria Shqiptare në çështjen e Ishmit kanë vepruar sipas jurisprudencës kolumbiane të viteve shtatëdhjetë, domethënë që meqënëse nuk u gjet drogë nuk ka trafik droge, pavarësisht se piloti pohoi se kishte ardhur për këtë qëllim. Prokuroria, megjithë pohimet e pilotit e procedoi penalisht atë vetëm për shkelje të rregullave të fluturimit ajror dhe kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror. Policia e Shtetit, duke u pajtuar plotësisht me Prokurorinë, nuk bëri asnjë përpjekje për të ushtruar kontroll në zonën e gjerë përreth pistës ilegale, që të gjente depot e drogës.
Sjellja e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë me rastin e uljes së aeroplanit në Ishëm, tregon se ekziston një konspiracion kriminal mes shtetit dhe karteleve të drogës që janë më tepër se një, ndryshe nga ç’ thotë opozita. Ky konspiracion kriminal ka bekimin dhe mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë, për arsye të ngjashme me ato që SHBA e bëri këtë në Kolumbi 40 vite më parë.

Image

Kolumbia ka 40 vite që nuk po shpëton dot nga e keqja e madhe që i futi Perandoria. Shumë gjak është derdhur në Kolumbi në këta 40 vite. Shqipëria sapo ka hyrë në këtë epokë. 40 vite më vonë, në 2056, do të bëhet statistika e kësaj epoke dhe ajo do të jetë shumë e përgjakshme përveç të këqijave të tjera./Kastriot Myftaraj

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#104

Post by rrëqebull » Wed Sep 21, 2016 1:09 am

LUFTË KLASASH, KLOUNËSH, KLANESH APO KLONESH…?
Një përgjigje të mirë e gjeni tek ky shqyrtim shumë shumë i mirë i ngrënies së kokave midis kokave të klonuara nga PKSH-ja për të vendosur se cilat duhet të jenë ato që e kafshojnë dhe përlajnë më shumë Shqipninë tashmë që truri-lugth i tyre i përbashkët, nga i cili marrin urdhrat dhe ku derdhin llokmat që i shkëpusin Kombit, nuk quhet më PKSH por POSFS (Partia "Open Society Foundation" e Sorosistanit). Më konkretisht, përshkruhet ngrënia e kokës së dalë nga klonimi i klonimit të parë të PKSH-së (LSI) (e cila do që të ruajë një lugth të vetin të shkëputur nga PSOFS-ja), nga ana e dy kokave të PKSH-së që janë riklonuar përkatësisht për së dyti (PD) dhe për së treti (PS) në mënyrë që ta kafshojnë dhe përlajnë Shqipninë për të ngopur vetëm dhe vetëm mega-lugthin e ri PSOFS.

Nënteksti i asaj çka po ndodh në këtë 'akt' të dytë të regjimit kundrashqiptarokratik është: "të gjitha kokat e kuçedrës janë të barabarta por disa koka janë më të barabarta se të tjerat".


#neo_monizëm
#pseudopluralizëm
#grindje_të_pështira_klonesh
#neobolshevizëm
#sorosizëm
#sorosistan

#globalistokraci
#kundrashqiptarokraci

A ishin humbja e PDse dhe fitorja e Rames pa Meten me diference ekstreme ne Peshkopi nje skenar i parapergatitur Basha - Rama kunder Metes???
4 ARGUMENTA PER NJE HIPOTEZE SE HUMBJA E SPEKTAKOLARIZUAR E PD NE DIBER MUND TE ISHTE SKENAR SOROSIAN BASHA-RAMA!!!
1. Basha e dinte qe nuk do te fitonte sepse kishte marre informacion te sakte per situaten dhe MEGJITHATE nje beteje periferike i dha rendesine e nje TESTI KOMBETAR PER 2017:
- a) u zhvendos ne Peshkopi vete Basha me gjithe ushtrine duke demostruar gjoja gjithe arsenalin opozitar qendror dhe lokal perballe nje angazhimi ne dukje modest socialist (disa deputete, nje minister) por ne te vertete maksimal me para dhe pushtet!
- b) artikuloi vete Dibren si test kombetar dhe per kete zgjodhi nje nder bastionet e PDse me avantazhe ne dukje si breket e Shukirut (e c'vlere kane ne nje shoqeri maskiliste), mashtrimin e Rames per Rrugen e Arberit (a thua se PD e kishte bere vete), varferine e theksuar, dhe mbi te gjitha i shpalli lufte cannabisit kur i vetmi burim te ardhurash per popullsine e varfer rurale ishte kultivimi i cannabisit dhe kultivimi i tijh behej pa dallim ngjyre partiake por ne pazar te plote me policine e socialisteve dmth peng i sigurte elektoral per te gjithe.
- c) fushata e PDse ishte shume e zhurmshme por krejtesisht siperfaqesore dhe krejt jasht realitetit.
- d) organizimi lokal i partise ishte cope cope dhe angazhimi masiv nga Tirana ishte thjesht zhurme pa asnje efikasitet real as ne sigurimin e votave dhe as ne ruajtjen e tyre.

2. LSI qartesisht dhe publikisht abstenoi ne fushate POR kjo qartas u kthye ne TEST TE PS PER ZGJEDHJET E 2017 QE RAMA MUND TI FITOJE PA METEN dhe per kete Rama me lehtesi perdori cdo mjet ne dispozicion:
- a) Perdorimi nga Rama i nje partie aliene ne Diber si PDIU si copy paste e modelit te LSI me akses te pakufizuar ne blerje votash tregoi se Rreziku LSI per 2017 eshte 100% i neutralizuar mjafton me shume para dhe akses ne pushtet dhe gjithshka zgjidhet mne sukses. Sic dihet paraja dhe ndarja e pushtetit nuk eshte me problem per Ramen dhe PS!
- b) Kultivimi, perpunimi dhe transporti lokal i Cannabisit ka kompromentuar ne nje forme apo nje tjeter nje pjese te madhe te popullsise rurale pavaresisht perkatesise dhe per secilin policia si mbikqyrese ka dosje dhe fakte per ti kalbur ne burgje me liber shpie. Dhe ne kete drejtim edhe shkopin edhe karroten e ka PS!
- c) PS disponon nje qeverisje te koordinuar ne nivel lokal dhe qendror ku institucionet e saja publike mjaftojne per tu kthyer ne nje comange represioni me te forte se sa ajo e LSI ndaj qytetarit duke perdsorur cdo mjet dhe rol funksional si dritat dhe borxhet e saj apo edhe dosjet penale per lidhje te paligjshme te energjise, madje jo vetem kontrollon mjaftueshem punesime ne shtet por edhe ne privat sepse punedhenesit kontrollohen nga tatimet (LSI kontrollon vetem lejet mjedisore dhe inspektoriatin e punes), nderkohe PS pa LSI kontrollon asistencen sociale!

3. BASHA NUK PAGUAN ASNJE KOSTO!
- a) Basha e di tashme qe cfaredo deshtimi te realizoje nuk ka asnje rezistence serioze brenda partise apo edhe konkurence brenda Opozites. Basha e di s'ka kush ti kerkoje llogari per humbjen e Dibres! Atij si kerkuan per zgjedhjet lokale 2015 qe u shiten dhe sabotuan hapur me urdher te tij sic ishte tipik rasti i shitjes dhe sabotimit te Halim Kosoves! Ne PD nuk ka me rezistence sepse te gjithe i rre mendja se do ne listat e 2017 do te jene ata qe mbajne mire me Kryetarin!
- b) Basha me garancine e servileve jenicere brenda PD dhe lidhjet e tij underground me rrjetin sorosian mediatik dhe "anal-itik" (sic e pate Zhejin, Alfred Lelen, Andi Bushatin, etj) ne bashkepunim me pushtetin tia faturoje hapur apo me nenkuptim Berishizmit mosbesimin e publikut te PD dhe ai te akuzohet se s'ka qene i ashper sa duhet me te vjetrit dmth berishistet dhe qe s'po e merr plotesisht nen kontroll PDne me Kolonen e tij te Peste te Sorosit!
- c) Basha me networkun Soros po projekton Bregun e Soros si nje lloj Blushi brenda PDse duke garantuar qe graviteti i rezistences se brendshme te etiketohet publikisht si Olldashizem por qe ne fakt eshte krejt e kunderta pasi kontrollohet po nga Soros (Olldashi ishte antiSoros dhe 10 vjet njohje me mjaftojne per kete garanci).

4. LSI KONSIDEROHET POLITIKISHT E HUMBURA E MADHE E DIBRES dhe pas rrjedhjes se informacionit se Rama i ka blere LSIse deputete gjate veres per te mos lejuar Meten te garantonte bashke me PD nje Qeveri Teknike, sot po ben llogarite se modeli i saj GJITHMONE fitues do te konkurohet nga PDIU dhe kjo kobure e re e Rames nuk eshte si G99-a ne 2009!
- a) Tashme Meta prej "fitores" spektakolare te PSse (qe u spektakolarizua artificialisht nga PD si Test Kombetar i 2017) ka humbur zyrtarisht mitin e garancise qe pa te nuk arrin askush 50%.
- b) Tashme formula sekrete e Metes si partia e trete eshte "vjedhur" nga Rama dhe i eshte dhene PDIUse dhe mund te konkuroje LSIne ne te gjithe Shqiperine me me shume para dhe pushtet jo vetem nga PDIU.
- c) Llogarite e Metes per 2017 nu varen me vetem nga rritja e Metes por edhe nga renia e PDse dhe "rritja" e PDIU apo ndonje kloni tjeter.
- d) LSI e ka provuar 2 here ne 2015 aleancen Basha - Rama te garantuar nga Soros here me Doshin dhe here me DIAn dhe tashme Meta nuk eshte me i interesuar per nje Qeveri Teknike jo vetem se Rama "blen me shume deputete" por edhe sepse s'ja ka besen Bashes sado garant te behet Doktori!

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#105

Post by rrëqebull » Wed Oct 05, 2016 6:55 pm

I jemi miradias zotit Kastriot për këtë shkrim dijenizues dhe vërtetësí'çlirimtar rreshtat kyç të të cilit vërtetojnë atë që tashmë gati dy dekada dështimi në shtetndërtim dhe politikash egërsisht kundrashqiptare dhe pështirësisht serbofile në Shqipëri Veriore kanë vërtetuar dhe nxjerrë në pah në mënyrë të pafshehshme; faktin që UÇK-ja U DEPËRTUA NJËKOHËSISHT NGA TRE FAKTORË KUNDRASHQIPTARË: NGA GLOBALISTËT, NGA SERBËT DHE NGA HOXHISTËT (që janë nëndegë dhe përzierje toksike midis faktorit serb dhe atij globalist tashmë që nga 'çadra' e kundranacionalizmit stalinist kanë kaluar nën 'çadrën' e kundranacionalizmit sorosist).

ÇDO PRAPËSI që ka ndodhur përgjatë këtyre pothuajse dy dekadave në Shqipëri Veriore (sikurse ato në Shqipëri Perëndimore e Lindore), që nga shkatërrimi ekonomik, kulturor, demografik e mjedisor, nxitja e çatdhesimit dhe çshqiptarizimit e deri tek përgatitja e shtratit ligjor për të mundësuar ripushtimin dhe kolonizimin me sllavë dhe joshqiptarë të tjerë dhe vendosja e rreckës me yje si "flamur" — KA PASUR PËR AUTORË:
- hoxhistët e Tiranës zyrtare që janë dordolecë të serbëve dhe globalistëve (dhe të grekëve e turqve)
DHE PËR ZBATUES:
- dordolecikanët e Prishtinës zyrtare që janë njëkohësisht vegla të hoxhistëve (pra tërthorazi edhe të grekëve e turqve), të serbëve dhe të globalistëve.

Prandaj, të valëvitësh rreckën kundrashqiptare me yje do të thotë të valëvitësh rreckën e Tradhtëtisë së Madhe, rreckën e mugoshës, popoviçit, hoxhës dhe pinjollëve të tyre, rreckën e millosheviçit, sorosit dhe idhujtarëve e skllevërve të tyre në Tiranë, Shkup e Prishtinë. Të valëvisësh rreckën me yje dhe të pranosh virusin botëkuptimor të "kombit kosovar" do të thotë të shkelësh mbi gjakun e UÇK-së së vërtetë, të Asaj që kurrë nuk u mposht dhe depërtua, të asaj UÇK-je Shqiptarësh që luftuan për Shqiptarinë, për një Shqipni të Përbashkuar, të Lirë dhe Sovrane. Do të thotë të shkelsh mbi Gjakun e asaj UÇK-je që u asgjësua nga hoxhistët, serbët e globalistët gjatë dhe pas Luftës, të asaj UÇK-je të vërtetë që globalistët dhe mediat perëndimore në pronësi të tyre quajtën "terroriste" (para se ta depërtonin siç donin) sikurse e quajtën "terroriste" ato media gjoja të pavarura nga globalizmi të cilat millosheviçin e quanin dhe vazhdojnë që ta quajnë "thjesht një social-demokrat të moderuar që ra pre e apetiteve të imperializmit amerikan që donte të përmbyste shtetin funksional dhe të drejtë jugosllav duke i armatosur dhe vënë kundra popullsitë joevropiane muslimane si shqiptarët të cilët gëzonin çdo të mirë, ashtu siç bëri në shumë shtete të tjera "Perëndimi" me në krye bushët, klintonët e toni blerët nëpërmjet "revolucioneve të ngjyrosura" dhe "pranverave arabe"». (Dhe këtë shtrembërim kundrashqiptar e kundravërtetësor e mbështesin pa e kuptuar të gjithë ata syleshë jokurrizorë që thonë se «u çliruam vetëm sepse deshën "të mëdhenjtë"/ klintoni/ toni bleri/ amerika» duke e paraqitur në mënyrë marroqe në sytë e botës Vullnetin Tonë Kombëtar për Çlirim-Bashkim si «sajesë të imperialistëve për të justifikuar agresionet e tyre ndaj shteteve të pavarura nëpër botë e posaçërisht ndaj "serbisë martire dhe viktimë e pafajshme"» [yha!]). Të valëvitësh rreckën me yje dhe ta quash veten "me kombësi kosovare" do të thotë të shkelësh mbi Gjakun dhe Eshtrat ende sot e kësaj dite të pagjetura të Bashkëkombasve Tanë të masakruar nga idhujt serbë të hoxhistëve dhe të 'rivrarë për së vdekuri' nga dordolecët e kundrashqiptarëve në pushtet që vazhdojnë të çnderojnë dhe përdhosin kujtimin e tyre duke ia mbyllur udhën rrjedhës së Drejtësisë ashtu siç i urdhërojnë ata që duan që mbi Kombin Tonë tonë të derdhen vetëm rrebeshe padrejtësie dhe rrënimi… do të thotë të shkelësh mbi Gjakun dhe Eshtrat e asaj UÇK-je që luftoi Shqiptarisht për Kombin Shqiptar dhe të cilën, me urrejtje dhe kombofobí tipike prej mendjendryshkuri bolshevik kundranacionalist, "aparaçik"-u surroi e quante `Nacional-Socialiste` në paçavuret e botuara në beograd dhe të përkthyera e përpallura në Perëndimin e sunduar prej 71 vjetësh nga po e njëjta specie kombofobësh që ka depërtuar dhe kontrollon edhe institucionet e mediat tona.

Të valëvisësh rreckën me yje do të thotë të mos kuptosh se "kozmpopolitanizmi", "multikulturalizmi" e pseudoshtetizmi "multietnik" janë veçse streha e sotshme e bolshevikëve dhe shqiptarofobëve të djeshëm që veçse kanë ndryshuar emër, sigla e platforma, por kurrsesi qëllimin për të na skllavëruar, shkulturuar dhe për të na shfarosur si Komb ashtu siç prej 71 vjetësh po i shfarosin pjesëtarët më të mirë të Kombit Tonë dhe ashtu siç bënë edhe me Luftëtarët dhe Urdhërtarët e vërtetë të UÇK-së së vërtetë.

Pse Hashim Thaçi e emëroi Bedri Z. Islamin këshilltar presidencial

Emërimi nga ana e Presidentit Thaçi i Bedri Z. Islamit si këshilltar presidencial, është një shenjë që Thaçi pret që së shpejti të arrestohet nga Prokuroria Speciale Ndërkombëtare, pasi të detyrohet më parë të japë dorëheqjen. Në të vërtetë Thaçi do ta kishte dhënë dorëheqjen që në shtator nëse do të ishte miratuar ligji i demarkacionit me Malin e Zi. Por Thaçin e shpëtuan çuditërisht, ose ndoshta jo çuditërisht, deputetet serbë të Kuvendit të Kosovës të cilët nuk e votuan ligjin për demarkacionin.
Me emërimin e Bedri Z. Islamit si këshilltar presidencial Thaçi na ndriçon për linjën e mbrojtjes që ka vendosur të ndjekë kur të dalë si i pandehur para Gjykatës Speciale Ndërkombëtare. Që tani Thaçi iu ka bërë të ditur amerikanëve se, ndërsa ai do t’ i bindet thirrjes së Prokurorisë Speciale, nuk do të marrë përsipër përgjegjësitë e të tjerëve.
Këshilltari i ri presidencial i Thaçit, Bedri Z. Islami është një nga personat nga të cilët Thaçi pret që të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre para Gjykatës Speciale. Ky Bedri Z. Islami është një person shumë interesant. Në fillim të vitit 1998, pas nisjes së Luftës së Kosovës, në organizatën politike që drejtonte UÇK-në, Lëvizjen Popullore të Kosovës, kishin nisur konflikte të mëdha të brendshme. Në këto rrethana Qeveria socialiste e Tiranës vendosi të marrë drejtpërdrejt nën kontroll LPK-në, e cila edhe ashtu ishte krijuar nga Sigurimi i Shtetit i Shqipërisë. Për këtë qëllim Tirana zyrtare dërgoi një misionar të vetin, Bedri Z. Islami, i cili me mbështetjen e njerëzve të ish-Sigurimit të Shtetit të Shqipërisë në organizatë, u bë kryetar i LPK-së.

Bedri Islami e mori këtë detyrë në fillim të majit 1998, në kohën kur ende SHBA dhe Bashkimi Europian e quanin zyrtarisht UÇK-në si organizatë terroriste. Çuditërisht, Jugosllavia (në atë kohë ekzistonte ende Jugosllavia e mbetur si shtet) nuk protestoi ndaj Shqipërisë që një shtetas i Shqipërisë u bë kryetar i krahut politik të UÇK-së. Aq më tepër që Bedri Islami ishte një person i lidhur me Partinë Socialiste në pushtet në atë kohë në Shqipëri, duke qenë se ishte analist në gazetën e kësaj partie, “Zëri i Popullit”.
Nëpërmjet Bedri Islamit, Qeveria e Shqipërisë mori nën kontroll vendimmarrjen politike të UÇK-së. Për të përçuar vullnetin e tij në UÇK, Bedri Islami urdhëroi që të krijohet Drejtoria Politike e UÇK-së, si një lloj Komisariati Politik i kësaj Ushtrie. Në krye të Drejtorisë Politike u emërua Hashim Thaçi. Kështu që të dy këta njerëz, Bedri Islami dhe Hashim Thaçi kontrollonin vendimmarrjen politike të UÇK-së.
Pas çlirimit të Kosovës nga NATO-ja, në vjeshtën e vitit 1999 LPK në kongresin e saj vendosi që të shndërrohet në partinë e cila sot quhet Partia Demokratike e Kosovës dhe që kryesohej nga Hashim Thaçi deri para pak muajsh kur ai u bërë President. Interesante lidhja mes te dyve, apo jo?
Që kur Bedri Islami mori nën kontroll LPK-në nisën vrasjet seriale në rrethana shumë të dyshimta të komandantëve të UÇK-së, që nga Ilir Konushevci, Fehmi Lladrovci, Mujë Krasniqi etj. Së paku tre vrasje të tilla kanë pasur synim sabotimin e misioneve të Richard Holbrooke për Kosovën, në maj 1998, qershor 1998, dhjetor 1998. I fundit nga të tre, Fehmi Lladrovci u vra në shtator, sepse ngulmonte për zbulimin e së vërtetës së aksionit të Bellaqevicës.

Në 9 maj 1998, një ditë para se Holbrooke të vinte në Tiranë, nga ku do të shkonte në Prishtinë në të njëjtën ditë, në 10 maj dhe të nesërmen në Beograd, Ilir Konushevci urdhërohej të transportonte armë në kufirin shtetëror shqiptaro-jugosllav, cka nuk kishte shpjegim tjetër veçse që të krijohej situata për t’ u sabotuar misioni i tij. Në qershor, vetëm disa ditë pasi Holbrooke u takua publikisht me përfaqësues të UÇK-së në Kosovë, Fehmi Lladrovci urdhërohet që të mësyjë minierën e qymyrgurit të Bellaqevicës, nga e cila varej prodhimi i energjisë elektrike për Prishtinën dhe të merrte pengje civile ndër minatorët serbë. Kjo rrezikonte ta kompromentonte UÇK-në si organizatë terroriste vetëm pak ditë pasi Holbrooke e kishte çliruar në praktikë nga kjo etiketë. Fehmi Lladrovci kërkoi që përgjegjësinë për këtë aksion ta merrnin ata që e kishin urdhëruar politikisht. Urdhërin e kishte dhënë Bedri Islami nëpërmjet Drejtorisë Politike të UÇK-së të cilën e drejtonte Thaçi.
Një skenar i ngjashëm Anti- Holbrooke u luajt edhe në dhjetor kur Mujë Krasniqi u urdhërua të kapërcente kufirin shtetëror Shqipër-Jugosllavi me brigadën e tij, duke thyer marrëveshjen e paqes që kishte arritur Holbrooke me Millosheviçin, në të mirë të UÇK-së. Dhe ky aksion u ndërmor pikërisht në mëngjes herët të ditës kur Holbrook do të vinte në Beograd. Sa për të përmendur vetëm disa raste.

Të gjithë jemi indinjuar me raportin e Dick Marty për trafikun e organeve njerëzore të kryer nga UÇK. Ata që kapërcenin kufirin ilegalisht duke rrezikuar jetën për të luftuar për çlirimin e Kosovës, nuk mendonin për të nxjerrë fitime nga trafiku i organeve njerëzore, se e dinin që kështu dëmtonin kauzën e çlirimit për të cilën po falnin gjakun e tyre. Por për ata si Bedri Islami, Hashim Thaçi, Kadri Veseli etj., të cilët kishin uzurpuar drejtimin politik të UÇK-së, fitimi, i pushtetit dhe pasurisë ishte parësor. Kështu që nuk është çudi që ata të kenë kryer veprimtari të tillë.
Bedri Islami është personi drejtpërdrejt përgjegjës, në cilësinë e ideologut, për atë që në Kosovë, pas çlirimit të saj, nisi një luftë e dytë, pothuajse po aq e përgjakshme sa e para, këtë herë jo mes serbëve dhe shqiptarëve, por shqiptaro-shqiptare. Në këtë luftë të dytë, organizata politiko-mafioze që kishte zaptuar apo uzurpuar UÇK-në, nuk nguroi që të derdhte masivisht gjak shqiptari për të eliminuar kundërshtarët politikë që i shihte si pengesë për zaptimin afatgjatë të pushtetit në Kosovë, si dhe për zaptimin e pasurive të Kosovës.
Elita politiko-mafioze që i bëri të gjitha këto, mendoi se nuk do të përgjigjej kurrë për krimet e saj. Me krijimin e Prokurorisë Speciale dhe Gjykatës Speciale kjo elitë kriminale u befasua shumë dhe tani kërkon që të ndajë përgjegjësinë. Veçanërisht Hashim Thaçi, i cili del si lideri elitës politiko-mafioze. Prandaj ai kërkon që ta largojë përgjegjësinë kryesore nga vetja, duke u paraqitur si një zbatues i urdhërave dhe planeve të konceptuar nga të tjerët, në këtë rast nga Tirana zyrtare. Për këtë Thaçi e drejton gishtin nga Bedri Islami.

Bedri Islami nuk do të jetë i vetmi që do ta pësojë nga Shqipëria. Me rastin e krijimit të Task Forcës Speciale Hetimore për Kosovën, Kuvendi i Shqipërisë, me kërkesën e partnerëve ndërkombëtarë amerikanë dhe europianë, në 12 maj 2012 miratoi ligjin me titull “Për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me Task Forcën Speciale Hetimore të EULEX.” Ligji i vitit 2012 është miratuar me konsensusin e të gjitha palëve në Kuvendin e Shqipërisë, me votat e përbashkëta të PD, PS, LSI.
Me këtë ligj i jepet e drejta Task Forcës Speciale Hetimore që të kryejë hetime në Shqipëri, deri edhe duke ngritur akuza nga shtetasve shqiptarë dhe madje duke urdhëruar arrestimin e tyre, në lidhje me Luftën e Kosovës, në territorin e Shqipërisë ose të Kosovës, si gjatë luftës, ashtu edhe pas saj. Personi ndaj të cilit do të ngrihet akuzë dhe do të arrestohet, nuk ka asnjë të drejtë ankimi në Gjykatat e Shqipërisë, por thjesht do të deportohet jashtë Shqipërisë, pas konfirmimit të kërkesës së TFSH nga ana e Ministrit të Drejtësisë të Shqipërisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë.

Ndonëse “atdhetari” i madh Bedri Islami ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare për të marrë atë gjermane, ai nuk i shpëton Gjykatës Speciale. Gjermania do të jetë e lumtur ta dorëzojë këtë gangster politik.
Kur Bedriu të jetë mysafir i Prokurorisë Speciale në burgjet e saj, atëherë do ta shohim se çfarë burri është ai. Atëherë për të shpëtuar kokën, do të nisë të flasë për historitë e tij që nga e quajtura Drejtoria Zero e Sigurimit të Shtetit, drejtoria supersekrete për Kosovën, me qendër në Shkodër, e krijuar disa ditë pas demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, drejtori të cilën në gjysmën e dytë të viteve tetëdhjetë e ka drejtuar Bedriu, i kamufluar si gazetar dhe zyrtar i Bashkimeve Profesionale. Për të mos rënë në sy të zbulimeve të huaja, kjo drejtori nuk e pati selinë në Tiranë, por në Shkodër. Pikërisht sepse Bedriu kishte përvojën e punës në këtë drejtori u ngarkua me misionin që të bëhet tutor i Hashim Thaçit, në drejtimin politik të UÇK-së.
Hashim Thaci nuk e do Bedriun për këshilltar, por për shok dhome burgu, duke i kërkuar që të marrë përsipër para Gjykatës Speciale rolin e tij të vërtetë, atë të shefit përçues të urdhrave të Tiranës zyrtare, të Qeverisë socialiste./Kastriot Myftaraj

Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”