"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Gjendja politike në Vend

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

Post Reply
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike, kulturore, arsimore në Vend

#31

Post by rrëqebull » Fri Aug 21, 2015 3:58 pm

Kërkimi shkencor? Një term i huaj për Shqipërinë
Deri një vit më parë Shqipëria numëronte 59 universitete dhe shkolla të larta (15 publike, 44 private), një Akademi të Shkencave, një qendër të studimeve albanologjike dhe rreth 20 qendra të tjera të emërtuara për kërkimin shkencor.

Për një vend me vetëm 2.8 milion banorë aktiv bilanci numerik i institucioneve të shkencës dhe dijes është më se i mjaftueshëm, madje shumëfish më i lartë sesa vende të tjera më të zhvilluara evropiane.

Për shembull, referuar numrit të banorëve Shqipëria kishte 8-15 herë më shumë universitete sesa Britania e Madhe dhe Austria, – dy ish perandori të njohura për sukseset dhe arritjet shkencore e kulturore përgjatë historisë.

Me ndërhyrjen e ekzekutivit numri i universiteteve u përgjysmua, – 18 u mbyllën, pjesa tjetër plotësoi dokumentacionin dhe vijoi aktivitetin normal. Tani ka nisur procesi i kundërt, – MAS ka propozuar në qeveri dhënien e lejes për të paktën një universitet tjetër privat dhe se ligji i ri për arsimin e lartë pritet të hyjë në fuqi nga fillimi i muajit tetor 2015.

Tradita shqiptare, sidomos retorika politike, është e dhënë pas lojës së shifrave. Dhe në shifrat e numrit të universiteteve dhe qendrave kërkimore ne jemi ndër më të mirët. Por shifrat nuk janë gjithçka, – përkundrazi.

Referuar shifrave formale në kulmin e urisë (1989) Shqipëria pati fituar çmimin për vendin më të mirushqyer, më 2012-2013 në prag të krizës ekonomike na thuhej se rritja jonë ekonomike është pas Gjermanisë, kurse tani që mijëra largohen çdo javë për emigrim vijon të na thuhet se jemi vend lider rajonal në reforma dhe rritje ekonomike.

E njëjta logjikë absurde dhe fyese për inteligjencën e njeriut vlen edhe kur i referohemi arsimit. Për shembull, prej dy vitesh shteti ka krijuar monopol për studimet e ciklit të tretë, – një urdhër ekzekutiv ka ndaluar studimet e ciklit të tretë tek publiku dhe një urdhër tjetër i ka certifikuar këto si të drejta tek një universitet privat. Një teknikë e re pas së cilës, përveç humbjes cilësore, fsheh pas saj të paktën 5-7 milion euro fitim.


Gjithsesi, nëse një reformë e arsimit dhe shkencës pritet të ketë sukses varet nga tri faktorë: baza ligjore e organizative, kapaciteti profesional dhe buxheti në dispozicion.

Sipas vetë MAS buxheti ynë për arsimin dhe shkencën nuk ka kaluar asnjëherë 3% të PBB, kur standardi i vendeve të zhvilluara dhe në zhvillim është minimumi 5%. Shpenzimet tona direkte për arsimin e lartë e kërkimin shkencor kufizohen në 0.4-0.6% të PBB, ndaj 1-3% e mesatares së vendeve të OECD.

Çdo vend i rajonit tonë ka përqindje më të lartë financimi sesa Shqipëria. Nga ana tjetër, asnjë vend rajonal nuk ka bërë më shumë ndërhyrje e ndryshime përgjatë dekadës së fundit në sistemin e arsimit të lartë sesa Shqipëria.

Ligji i ri krijon situatë të re, aktet nënligjore do duan një vit tjetër të miratohen dhe kështu, produkti i tij real do duhet të pritet pas 5-10 vitesh me shpresën se nuk do zhgënjehemi përsëri.

Kur analizohen të dhëna dhe tregues të tillë vazhdimisht lihet mënjanë një aspekt tjetër me rëndësi: institucionet tona universitare janë mësimdhënëse, jo kërkimore shkencore.

Në database të botimeve shkencore rajonale dhe evropiane Shqipëria nuk përmendet, nuk raporton asgjë, nuk është pjesë e projekteve me rëndësi dhe nuk ka potencial ndryshimi e konkurrence.

Fjala vjen, Maqedonia ka fituar 80% më shumë projekte sesa Shqipëria, Serbia 90%, Rumania 120% më shumë, Sllovenia 130% etj.

Ne jemi nga vendet e vetme ku fitimi nga projektet ka qenë më i pakët sesa vlera e taksës vjetore të anëtarësisë në konkurrim, pra që rezulton me humbje dhe që negocion me të tjerët mbulimin e humbjes.

Një analizë e detajuar e katër universiteteve më të mëdha publike në vend rezulton se gjatë 3-4 viteve të fundit secili prej tyre ka “djegur” fondin e kërkimit shkencor dhe se i gjithë bilanci shkencor janë ca konferenca rutinë, ca botime të pareferueshme, ca projekte formale me ndonjë partner të huaj dhe ca ekspedita të përbashkëta, kryesisht të nxitura e financuara nga të huajt.

Në arkivin shkencor në Bibliotekën Kombëtare gjatë 4-5-6-7 viteve të fundit nuk është raportuar dhe as shënuar asnjë, absolutisht asnjë projekt me rëndësi shkencore që vjen nga bota akademike dhe universitare.

90% e titujve janë botime me theks personal, nisma institucionale, pasqyrim i dokumenteve arkivore apo raporte rutine administrative, pa ndikim e risi në shkencë, në shoqëri dhe në bilancin shkencor e kulturor të Shqipërisë.

Shumica e atyre që publikut i shitet si shkencë, nuk ka asgjë shkencore, thjesht mall tregu fjalësh, siç kemi edhe mallra të tregjeve të shumicës. Përjashtim minimal përbëjnë disa degë specifike që lidhen me arkeologjinë, gjuhën apo kulturën shqiptare, – edhe këto larg standardeve që trashëguam nga Çabej, Riza dhe emra të tjerë shkencëtarësh që nuk jetojnë më.

Le ta ilustrojmë nga rasti i studiuesit ukrainas Novik, i cili si pjesë e ekipit shkencor të San Peterburgut hulumtoi dhe solli risi me vlerë për historinë tonë, për komunitetet e hershme shqiptare në Ukrainë, – studim që përbën lajmin kryesor nga seminari i 34-të Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqipe që u mbajt në Prishtinë.

A mund ta bënin institucionet tona, studiuesit tona, – a mund ta financonte shteti ynë një projekt të njëjtë? Jo dhe jo.

Një vend pa shkencë është një i sëmurë pa mendje, – jeton, ushqehet, lëviz, flet, grindet, kërcen, këndon, bën plazh, përdor edhe FB apo Twitter por nuk ka vizion, maturi, integritet, ndërgjegje, moral qytetar dhe as aftësi të dallojë vlerën nga antivlera. Produkti? Jeton por mbahet nga ilaçet dhe kujdesi i të tjerëve.

A nuk është kështu shoqëria e shteti shqiptar? Të flasësh për shkencën në një mjedis ku një e pesta mbajnë diplomat e universiteteve të mbyllura për fiktivitetin e tyre, apo ku temë kryesore politike mbetet përfshirja e madhe e personave të inkriminuar në vendimmarrje politike dhe ekzekutive, është si të krahasosh Naim Frashërin me turmat sharëse anonime që luajnë rolin e piranjave në komentet e tyre në blogjet tona mediatike e sociale.

Përgjegjësitë dihen, fajtorët dihen, praktikat negative dihen, zgjidhjet dhe shenjat e vullnetit të mirë për zgjidhje ende mungojnë.
Në politikë ka gjithnjë vend për referim, ndaj kemi fatin të gjejmë pika referimi tek vende që janë njësoj si ne në tregues politikë e demografikë, por ndryshe nga ne në aspektin shkencor e vizionar. Cila duhet të jetë zgjidhja?

Le të hedhim sytë nga Maqedonia fqinje. Ata kanë arritur të jenë të suksesshëm në thithjen e financimeve nga projektet e BE, kanë strukturë aktive dhe funksionale aplikimi, kanë sistem shkencor kërkimesh dhe publikimi, kanë financim e buxhetim shumë më të lartë, kanë harxhuar disa dhjetëra milion euro për të blerë vitet e fundit laboratorë modernë për qendrat kërkimore, si dhe financojnë me kontratë detyrimi për shërbim 10 vjeçar në shtet, disa qindra e mijëra bursistë që pranohen në universitetet më të mira të botës.

Le të marrim Kroacinë e Slloveninë, dy vende shumë më të përparuara edhe se Maqedonia. Gjithçka shkencore financohet, profesorët dhe ekspertët nuk trajtohen si mësues rrogëtarë normativë (si në Shqipëri), por si institucione burimore për shkencën dhe kërkimet. Aktiviteti i tyre brenda e jashtë vendit financohet, të rinjtë e talentuar nxiten e financohen për studime jashtë, buxhetimi për shkencën është në rritje shumëfish më të lartë se ne, konferencat, botimet apo referimet shkencore janë më të larta në standard dhe më cilësore në shtjellim, teza e fusha kërkimi.

Natyrisht që për një vend ku mungojnë uji e dritat, ku informaliteti është i lartë, ku suksesin më të madh kulturor e kanë muzika tallava apo librat e porositur vetëlavdërues, ku krijuesit më të suksesshëm në shitje janë politikanët, ku antivlera sundon hapësirën publike dhe politike dhe ku nga 61 bashki vetëm 26 kanë biblioteka brenda territorit të tyre, – është demode dhe e vështirë të flitet për shkencën, kërkimin shkencor, produktin shkencor dhe nevojën jetike të tyre.

Ka një pakicë që mendon ndryshe, dhe kjo pakicë, kudo ndodhet dhe sido sillet, për mua është e mbetet shpresa e vetme e ndryshimit, e dijes, e shkencës dhe e ditës së largët në të cilën, – duke perifrazuar Musine Kokalari, – një kilogram llaç të mos ketë kurrë të njëjtën vlerë me një kilogram tru.

Afrim Krasniqi
Politolog, publicist, arsimtar

User avatar
Bylliones
Member
Member
Posts: 10
Joined: Tue Jul 28, 2015 7:59 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#32

Post by Bylliones » Wed Aug 26, 2015 8:41 pm

Interesante do shtoja...
"Me tone kërcënuese, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Konstandinos Kutras krahason ngjarjen e Dhërmiut me shkatërrimin e objekteve të lashtësisë në Palmira të Sirisë prej xhihadistëve.
Një deklaratë kjo, që ka munguar në marrëdhëniet dypalëshe gjatë viteve të fundit.
Kutras, përveç dënimit të aktit, kërcënon Tiranën me masa të rrepta, si në marrëdhëniet dypalëshe, ashtu dhe në arenën ndërkombëtare.
Në deklaratën për shtyp, ai thotë:
“Shkatërrimi i objekteve fetare ndodhte deri para pak kohësh në Lindjen e Mesme dhe në veriun e Afrikës nga xhihadistët. Sot e pamë të bëhej realitet edhe në fqinjin tonë, Shqipëri. Asnjë koment më shumë. Për lëvizjet e tjera të Greqisë me Shqipërinë dhe bashkësinë europiane do të informoheni së shpejti”, përfundon deklarata."
--------
Mos ndoshta diplomati grek i referohet kesaj ngajrje si me poshte?
"Ne shtator te 2009 murgje dhe prifterinj ortodokse shkateruan tempullin e Apollonit ne Kavalla te Greqise dhe me materialet e tij ne te njejtin vend ndertuan kishen e profetit Ilia.Te vetmit qe e ngriten zerin atehere ne Greqi ishin disa organizata dhe shoqata per mbrojtjen e trashegimise se antikitetit."

Image

Link: http://aorata-gegonota.blogspot.gr/2015 ... d4kXPntlBf

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#33

Post by rrëqebull » Thu Aug 27, 2015 5:53 pm

Përqasja që keni bërë ju është më se e duhur Bylliones dhe e nxjerr në pah fare mirë hipokrizinë në themel të abrahamikëve të cilët nuk pyesin dy herë përpara se të shkatërrojnë historinë, kujtesën e kulturën e vendasve dhe të shmangin e shkelin ligjet e tyre shtetërore por, kur vendasit kërkojnë që të mbrohen prej këtij shkatërrimi dhe kërkojnë që ta çlirojnë mjedisin e tyre të pushtuar nga bunkerët meslindorë, janë këta të fundit që damkosen si "shkatërrues". Kjo ndodh kur kontrollin e ligjërimit publik e kanë në dorë shkatërrimtarët ose ata që janë të paaftë për t'iu kundërpërgjigjur si duhet atyre.

Gjithsesi në rastin në fjalë nuk flitet aspak për çlirim të Mjedisit Kombëtar Shqiptar në Dhërmi prej kërpudhës betonike abrahamike por për disa lëvizje të çrregullta dhe të çapaçulta të funksionarëve "të rilindur" të Institucioneve "të rilindura" "Shqiptare" të cilët, me mjegullën mediatiko-politioko-urbanistiko-teologjiko-çapaçuliko-diplomatike që po ngrenë, veçse po i dorëzojnë palës tjetër kundrashqiptare mundësi për faktorizim, për përparim të interesit të tyre, për sulme dhe për përfitime të shumëfishta: edhe nga ana propagandistike (duke faktorizuar pushtimin e tyre si "prani dhe vijimësi e përligjur"), por edhe nga ana praktike (me ndërtimin e një bunkeri tjetër abrahamik për ta vazhduar edhe më tej trushpëlarjen, fshirjen dhe tjetërsimin e kujtesës së bashkëkombësve tanë dhe pushtim-shkatërrimin e Shqipnisë).
***

Ndërkohë, regjimi kundrashqiptarokratik vazhdon me zell shkatërrimin e Arsimit dhe ushtrimin e politikave të tjera shtypëse, urrejtëse dhe dëmtuese ndaj Shqiptarëve:
Qeveria e Republikës së Shqipërisë miratoi ditën e djeshme skemën si do të ndahen pa pagesë tekstet shkollore për arsimin 9-vjeçar.
Skema funksionin kështu: një familje shqiptare me dy fëmijë, nuk përfiton; një familje me tre fëmijë përfiton tekstet vetëm për fëmijën e tretë në radhë të shkollimit, pra nëse fëmija i parë ka mbyllur ciklin e detyrueshëm arsimor nuk përfiton; një familje me katër fëmijë, përfiton për fëmijën e tretë dhe të katërt në radhë shkollimi dhe vazhdon kështu për familjet me më shumë fëmijë.
Ndërkohë familjet jo shqiptare (kupto "romët" dhe "egjiptianët") përfitojnë libra pa pagesë pavarësisht prej numrit të fëmijëve dhe radhës së shkollimit.

Një skemë që qartësisht favorizon elementin e huaj në Shqipëri (dhe që i hap udhë tregut të zi).

https://www.facebook.com/8mvsk/photos/a ... 093867948/

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4224
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Gjendja politike në Vend

#34

Post by Zeus10 » Tue Sep 01, 2015 5:56 pm

Vendimi per prishjen e pseudo-kishes, ku predikohej vetem greqisht, te ndertuar permbi varrin e arbereshit At Katalani, eshte nje vendim shume i drejte i qeverise shqiptare. Ketu ka qene vendosur Kisha e Shën Thanasit e ndërtuar nga murgjit arbëreshë qe shërbenin ne Himarë 1600-1700, është nje vend ku eshte meshuar dhe mësuar ne gjuhës shqipe, qe kater shekuj me pare. Ne ketë kishe, ka pas qene edhe varri i murgut arbëresh At Katalani, qe vdiq ne kete vend dhe u varros po aty ne vitin 1665 . Pikërisht mbi kete varr te At Katalnit , kisha ortodokse e drejtuar nga antishqiptari Janullatos , ndërtoi pa leje një ndertese qe thuhej se ishte kishë ortodokse, ku predikohej vetem në gjuhen greke . A eshte e rastesishme qe kjo e ashtequajtur "kishe", u ndertua pikerisht mbi varrin e atij arbereshi, qe meshoi dhe mesoi vetem ne shqip 400 vjete me pare? Une do thosha jo. Vetem filogreket dhe greket ne Shqipëri dhe Greqi reaguan dhunshem, duke zbuluar indirekt dhe arsyen e vertete, te shqetesimit te tyre, me prishjen e pseudo-kishes, arsye qe ka te beje me planin e tyre te djallezuar, per te fshehur cdo gjurme, te meshimit shqip ne kete vend qe shekuj me pare. Shpresojme, qe kisha e re qe do ndertohet, te jete vend ku te vazhdohet tradita e klerikeve arbereshe, te meshimit ne shqip.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#35

Post by bardus » Tue Sep 01, 2015 8:03 pm

Ne vitin 1922 u shpall ''Kisha e Pavarur e Beratit'' dhe ne statutin saj neni 10 thoshte : '' Gjuha e kishes asht Shqypea", prandaj te mesojme nga te paret tane dhe mos ti leme keta mjekroshet e huaj te na flasin ne gjuhet e tyre,aty eshte edhe pikenisja e shendrrimit te kombesise nga shqiptare ne greke.
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#36

Post by rrëqebull » Tue Sep 22, 2015 7:44 pm

Si sot e 17 vjet më parë, më 22 shtator 1998, ushtria jugosllave serbe mësyu fshatrat e Drenasit lindor duke vrarë pleq gra e fëmijë dhe duke djegur e shkatërruar gjithë pasurinë familjare e kombëtare të zonës. Ndër dëmet e pallogaritshme përfshihet edhe rrënimi i Kullës së Avdyl Agës, një nga monumentet e çmuara të pasurisë dhe trashëgimisë kulturore e historike shqiptare.

Nëse ende nuk e keni kuptuar se në çfarë gjendje duan ta (ri)shpien dhe ta (ri)shohin Shqipninë kundrashqiptarët (dhe dordolecët e tyre etnomazokistë), hidhini një sy pamjes.

Politikat kundrakombëtare etnomazokisto-pushtueso-globaliste që po ushtrohen në Trevat Tona pas përfundimit të tre luftërave të fundit shqiptaro-jugosllave, janë në funksion të mundësimit të ripushtimit dhe rishaktërrimit të Shqipnisë nga ana e jugosllavëve [pushtim dhe shkatërrim që, gjithsesi, nuk është i ndalur as sot e kësaj dite, siç dëshmojnë përpjekjet kundrashqiptare të këtij viti për spastrimin e Kumanovës dhe qindra veprime qeveritare/ushtarake ose jo, të kryera me po të njëjtin synim spastrues në të gjitha Trojet Tona nën pushtim dhe nën regjim kundrashqiptarokratik (ku përfshihet edhe nxitja e azilkërkimit jashtë vendit nëpërmjet propagandave mediatike dhe paramediatike)].
Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#37

Post by rrëqebull » Wed Sep 30, 2015 8:09 pm

Image

Në 5 Dhjetor 2014 u projektua nga Soros Qeveria e Stabilitetit PD-PS në 2017 me Ramën Kryeministër dhe Bashën ZvKryeministër!

Pyetja 1. Cili është vlerësimi juaj për opozitën e sotme të PD me një fjali?
PD ndodhet në opozitë por nuk po bën Opozitën! Ka tjetër mision!

Pyetja 2 Pse ende PD nuk arrin që të fitojë besimin e elektoratit se është një alternativë politike e gatshme për të qeverisuar?
Sepse PD nuk e ka këtë plan! Plani i vetëm i PDsë është një Qeveri Stabiliteti PD-PS në 2017 që do të administrojë falimentimin ekonomik të Shqipërisë sipas modelit grek!

Pyetja 3. A ka strategji politike PD për të bërë opozitë?
PDja ka vetëm një strategji drejt këtij plani: të bëjë sikur po lufton “fort” Qeverinë që të mbajë demokratët “me gajret për fitoren e ardhshme” ndërkohë që gjithë energjia është përqëndruar për kapjen e strukturave të PDsë nga Kolona e Pestë e Soros në PD!

Pyetja 4. Kanë ndodhur shumë ngjarje, që kanë ngjallur reaksione negative te populli, por PD nuk ka mundur që të sensibiliozjë opinionin për reagime. Përse sipas jush?

Çdo ditë të gjithë shohim qartë e më qartë dhe populli vuan thellë e më thellë nga një Qeveri Oligarkike që po instalon një Diktaturë të pashtpirt me një shtet policor absurd, me burgje plot me fukarenj dhe të pafajshëm, me papunësi në rritje, me vrasjen përfundimtare të çdo të ardhmjeje jo vetëm për fëmijët por edhe për të tashmen e vetë prindërve. Kjo qeveri ka një plan perfekt që po realizohet kapitull pas kapitulli për të realizuar Falimentimin Ekonomik të Shqipërisë në 2017 sipas modelit grek me qëllim për të nxjerrë në ankand gjithë çka mbetur dhe blerë apo edhe konfiskuar çdo pasuri dhe territor për llogari të oligarkisë. PD ka të drejte të zgjedhë 365 kauza në vit por PD ka që në 6 Dhjetor 2014 një axhendë krejt tjetër! Atë të ndarjes së plaçkës me Edi Ramën në 2017 nëpërmjet një Qeverie Stabiliteti ku Kryeministër do të jetë Edi Rama dhe Basha Zv.Kryeministër dhe kumbarë George Soros apo i biri nëse ati na lë shëndenë deri në 2017! Ndaj dhe PD ka bërë çmos për të rrënuar çdo kauzë të drejtë dhe demotivuar çdo protestë reale dhe fokusuar gjithë aksionin opozitar në përdorimin e protestave për të marrë në kontroll PDnë dhe ndihmuar Edi Ramën që edhe ai të bëjë spastrimet e veta brenda Mazhorancës për të shpëtuar veten nga babëzia e Metës a thua se babëzia e Ramës qenkërka e pranueshme!

Pyetja 5. Përse nga kjo opozitë e PD mungojnë protestat, si një mjet demokratik, për të opozituar kekqqeverisjen, për shumë tema, si papunësia, mjerimi, mosdhënia e ndihmës sociale për shtresat në nevojë, korrupsioni?
Kur PD në 22 Nëntor 2014 (e detyruar nga presioni i brendshëm para zgjedhjes së Kryesisë së re) pranoi të organizonte protestën më të madhe që kishte bërë që kur kaloi në Opozitë, në vend që të vazhdonte me protestën e dytë të radhës që ishte planifikuar në 8 Dhjetor 2014 anulloi “habitshëm” çdo lloj aksioni opozitar në rrugë duke habitur gjithë dynjanë! Në fakt habia e vërtetë nuk ishte anulimi i çdo proteste por pazari i turpshëm dhe i fshehtë i Bashës me Ramën nëpërmjet “ndërmjetësit” “bamirës” George Soros që Basha e priti zyrtarisht në selinë e Partisë në 5 dhjetor 2014. Atë ditë u vendos Axhenda e Re e Opozitës: Bashkëpunimin e ngushtë por të fshehtë me Ramën për instalimin e Diktaturës së Oligarkisë Sorosiane duke e kthyer PDnë brenda 2017 në një Parti të Pastër Sorosiane që do të jetë nën lidershipin Parlamentar dhe Qeveritar të Kolonës aktuale së Pestë Sorosiane. Tashmë kjo nuk është më Parti Demokratike por Partia Soros 2.0 ku Basha ja ka dhënë gjithë pushtetin Pollos dhe Bozdos, Rulit dhe Kadillit, Bogdanit dhe Tabakut, Spahos dhe Salianjit, Collakut dhe Besnik Alisë dhe të tjerë si këta por produkte të pastra të netuorkut sorosian të ngritur që në 1992! Tashmë faktorë mediatikë “opozitarë” janë gjithë falangat sorosiane të UETsë së Çilit, apo underground të rrogëtarëve të Fondacionit Soros si Afrim Krasniqi apo Lutfi Dervishi!

Në 8 Dhjetor 2014 ishte planifikuar fillimi i rrëzimit të Qeverisë Rama-Meta nëpërmjet pushtimit me batanije të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe mllefi popullor u mat në 22 nëntor 2014 por Soros 82 vjecar erdhi me urgjencë në Shqipëri për të blerë Bashën dhe ndaluar rrezikimin e Qeverisë së tij sorosiane për cilën u investua 21 vjet! Arsyeja pse Soros 82 vjec i hypi avionit të tij personal dhe erdhi me urgjence ishte sepse destabilizimi i Qeverisë Rama-Meta do të sillte padyshim rrezikimin e planit sorosian për kapjen përfundimtare të ekonomisë shqiptare dhe kjo do të thotë miliarda dollarë humbje e sigurtë për të! Në 8 Dhjetor 2014 ishin planifikuar të fillonin protestat e shumëmotivuara opozitare dhe pushtimi i bulevardit do të konkludohej me rrëzimin e Qeverisë pikërisht në momentin kur ajo kishte mbetur pa mbështetjen e opionionit publik si pasojë e qartësisë së rolit të saj represiv ndaj popullit dhe rrënimin ekonomik të vendit! Në 20 Shkurt 2015 ishte deadline i rrëzimit të kësaj Qeverie por gjithshka që bëri opozita ishte nxjerrja e Pollos pas 8 Dhjetorit që të lajmëronte demokratët se protestat do të ndërpriteshin pa afat dhe do rifillonin andej nga Mars-Prilli (dhe ne fund të Marsit ne e pamë se si PD u mor me Tom Doshin dhe jo bojkotin e reformës territoriale dhe as bllokimin e pranimit të shitjes së zgjedhjeve)! Pazari i Soros me PD synoi të krijonte një Axhendë të Fshehtë të pastrimit të pengesave brenda mazhorancës dhe brenda Opozitës nëpërmjet Reformës në Drejtësi, shitjes së zgjedhjeve lokale dhe faktorizmit për herë e më të madh të Kolonës së Pestë Sorosiane brenda Opozitës! Çdo gjë që keni parë në TV dhe politikë s’ka qenë gjë tjetër veçse një tragjikomedi ku palët kanë krijuar konflikte shterpë për të mashtruar publikun se ka opozitë! Çdo kush që kërkon që PD të bëjë Opozitën se kupton se sot s’ka më Opozitë por vetëm një Pazar të ndarjes së plaçkës në 2017 midis sorosianëve të PDsë dhe PSsë!!! E vetmja arsye që PD targeton Metën nuk është korrupsioni i Metës! Që Meta është i korruptuar këtë e di edhe lopa! Që LSI është kanceri i PS dhe PDsë këtë e dinë të gjithë! Por PD po investon të heqë qafe Metën jo që të shpëtojë nga Meta por vetëm për të shpëtuar të babëziturin Rama nga i babëzituri Meta! I gjithë aksioni opozitar kundër të korruptuarit Meta është vetëm një aksion për të shpëtuar të korruptuarin Rama në mënyrë që të bëjnë gati dhe justifikojnë Koalicionin PS me PD (me atë çka do të mbesë nga PD si parti e tretë)!

Pyetja 6. A e ka bërë analizën e humbjeve elektorale PD të 2013 e 2015?
PD e ka bërë analizën në Korrik – Gusht 2015! U thanë demokratëve ikni me pushime dhe gjithë Kolona e Pestë e Soros në PD iu përvesh punës për të marrë nën kontroll PDnë dhe krijuar grupet e sulmit lokal kundër të gjithë atyre që do të guxonin të bënin analizë të zgjedheve të shitura për llogari të pazarit të 5 dhjetorit 2014! Përgjatë Korrik-Gushtit më shumë jam sulmuar unë nga lukunitë e zagarëve të ndërsyer nga Kolona e Pestë e Soros në PD se sa është sulmuar Erion Veliaj në fushatë ;) Mjafton të shohësh Tiranën dhe do të kuptosh se pikërisht ata që shitën Halim Kosovën sot janë fytyra televizive e PDsë... në mediat e kapura kuptohet!!!

Pyetja 7. I vetmi person që ka pranuar përgjegjësitë politike të humbjes poltike të PD është Berisha me dorëheqjen e tij nga postet drejtuese te PD. Po për figura të tjera të PD a nuk është e njëjtë kjo përgjegjësi politike?
Nuk ka askush përgjegjësi politike në PD për humbjen! Pyetja duhej të ishte kush mban përgjegjësi për shitjen e zgjedhjeve, të PDsë dhe vetë Opozitarizmit! Dhe ne kritikët e teatrit politik e dimë mirë kush i shiti: Kolona e Pestë e Soros që sot është stafi real i Bashës dhe askush përveç Bashës nuk është përgjegjës që ka këtë staf dhe e pranoi këtë Pazar personal sorosian me Ramën në kurriz të opozitarizmit dhe vetë rënies së demokracisë!

Pyetja 8. Sa është rinovuar sot udheheqja e PD?

Pas 21 Qershorit 2015 Sorosi e ka rinovuar plotësisht PDnë! Hap televizorin dhe do e shohësh se kush e drejton faktikisht PDnë! Fytyra e PDsë së sotme është ajo e Bozdos dhe Tabakut, Spahos dhe Pollos, Salianjit dhe Collakut, Kadillit dhe Bogdanit, etj etj! Soros ja ka dalë! Të tjerët pranojnë atë që ka ndodhur dhe po përpiqen të mbijetojnë duke u integruar me rendin e ri të gjërave në PD! Vetë Kolona e Pestë e Soros ka caktuar një ndër ushtaret e bindura sorosiane në PD si Majlinda Bregu për ta katapultuar si përfaqësues i zërave kritikë ndaj Bashës! Zëri “kritik” Bregu është thjesht një akt i rëndomtë në këtë teatër të kapjes sorosiane të PDsë ku edhe ata që e kapën dhe ata që e kritikojnë janë gjithmonë po ata… avaz i vjetër në teatrin politik dhe mediatik të këtyre viteve në Shqipëri!

Pyetja 9. Sa reale janë kritikat që bëhen për mungesën e një lidershipi në PD?
PD ka lidership pra! Atë të Soros!

Pyetja 10. Do të bëjë dot pastrimin e figurave të korruptuara dhe të inkriminuara të PD komisioni i posaçëm, me kryetar Halim Kosovën?
Reforma në Drejtësi është një çomangë e dyanshme e Ramës dhe Bashës për të mbajtur nën kontroll dhe ndëshkuar kundërshtarët e vet! Dokumenti qesharak me 300 pika është një dokument që nuk u konsultua kurrë me ekspertët apo juristët kritikë të kësaj mazhorance sepse kështu u vendos në tavolinën ku u ul Basha dhe Soros në 5 Dhjetor 2014! Ata që bënë sikur e shkruan atë thjesht e morën me copy paste nga e-maili i grupit të ekspertëve të fondacionit Soros!
Ndërsa Komisioni i posaçëm i Halim Kosovës është më shumë një përpjekje për të ushtruar një ekuilibër teknik të forcave dhe grupeve në PD! Halim Kosova nuk është pjesë e lojës sorosiane dhe pozicioni i tij është i vemti faktor ekuilibrues dhe frenues i revanshit sorosian në PD! Por Basha po e përdor këtë për të reduktuar reaksionin e brendshëm kundër kapjes sorosiane të PDsë! Askush s’mund të dyshojë te integriteti i Kosovës dhe kjo është një përpjekje e zgjuar e Bashës për ti mbajtur në qetësi viktimat e revanshit sorosian në PD!

Pyetja 11. Po populli a ka faj?
Populli ynë është një popull partish dhe jo qytetarësh! Nëse partitë e shesin nuk është më faji i popullit! Sepse ky nuk është popull qytetarësh!

Pyetja 12. Çfarë risi politike solli Halim Kosova me kandidimin e tij në zgjedhjet e 21 qershorit?

Halim Kosova solli atë që na mungon më shumë sot: KARTËN MORALE! INTEGRITETIN DHE BESIMIN E QYTETARËVE TE OPOZITA! AI NUK HUMBI! U SHIT! PIKËRISHT PËR ATË QË PËRFAQËSON!


Altin Goxhaj
25 shtator 2015
https://www.facebook.com/notes/altin-go ... 8843218661
Ai i 'opozitës së kontrolluar' është koncepti kyç për të kuptuar, në çdo nivel, politikën moderne dhe bashkëkohore përtej skenografive propagandistike mediatike. [Nëse ende nuk e keni bërë, lexoni sa më parë librin `1984` të Oruellit].


Në këtë lloj regjimi kundrakombëtarokratik, [që propagandohet si ""demokraci"" dhe ku nacionalizmi i vërtetësishëm dënohet, përbuzet, sulmohet e censurohet me çdo mjet (pasi është pengesë për planet kombvrasëse globaliste)], fjalët "e djathtë" dhe "e majtë" tregojnë veçse dy duart fijetërheqëse të po së njëjtës elite bankierokratike globaliste që financon, blen e drejton njëherësh të gjitha palët në fushë. Ndeshjet e këtyre dordolecikanëve përpara kamerave janë thjesht një teatër i gërditshëm skenarin e të cilit tashmë vetëm më syleshët dhe më të trushpëlarët nuk janë në gjendje që ta dallojnë.

Sa herë që dëgjoni të flitet për "pluralizëm" që përjashton Nacionalizmin apo për "sistem bipolar", kuptojeni se, përtej retorikave hipnotizuese, kjo është ajo për të cilën flitet në të vërtetë:
që, cilado prej palëve nën kontroll globalist fitoftë ""zgjedhjet"", veprimtaria e saj politko-ekonomiko-financiaro-kulturore gjatë pushtetit ka për të qenë tërësisht në dëm të Kombit dhe në interes të globalistëve kombzhdukës.

Gjithashtu, në një gjendje të tillë ku Interesi Kombëtar është tërësisht pa përfaqësim politik, "qeveri e përbashkët stabiliteti" do të thotë veçse sendërtim i totalitarizmit globalistokratik! [Kini parasysh Italinë gjatë sundimit dhjetëravjeçar të çorbës që krijoi "Demokracia Kristiane" [front globalist abrahamik kriptobolshevik] apo tani së fundmi gjatë "Qeverisë Monti" dhe pasardhëses së saj "Qeverisë së Paktit të Naxarenos"].


Planveprimi, i zbatuar me përpikëri gjatë gjithë këtyre viteve, është shumë i thjeshtë për t'u përmbledhur: «Bashkim për shtetshkatërrim dhe çshqiptarizim!» dhe, ajo që gjasme tani po na del se po na prishka "sistemin bipolar", LSI-ja, ka qenë zbatuese e tij po aq e zellshme sa dy këlyshet e tjera të PKSH-së [pra, të PKJ-së].

Por tashmë globalistëve nuk u duhen më organizata që zbatojnë planet e tyre kundrakombëtare në mënyrë të tërthortë [siç ka bërë LSI-ja korrupsioniste për të na "integruar" në kuçedrën kombngrënëse 'BE' dhe siç bëjnë të gjitha ato organizata qeveritare ose jo të cilat ushtrojnë e përhapin pa vetëdije kundranacionalizëm, neobolshevizëm, ultraindividualizëm, ultramaterializëm, kundrasovranizëm…]; globalistëve u duhen tashmë organizata pushtetare që të jenë nën kontrollin e tyre të plotë dhe të drejtpërdrejtë sepse vetëm kështu mund t'i luftojnë edhe më egërsisht kombet vendase (dhe jo vetëm me terror financiar), si dhe të përballojnë më së miri shtypjen e tyre tani që evropianët po fillojnë të vetëdijesohen dhe të kuptojnë gjithë dëmet që u janë shkaktuar e po u shkaktohen përgjatë këtyre 70 vjetëve të këtij sistemi kriminal kundrakombëtarokratik, kundraevropian, kundrafamiljar e kundrapunëtor!

Njashtu siç liberalët kanë qenë dhe janë «syleshët e dobishëm» në shërbim të vendosjes së totalitar'bolshevizmit (internacionalizmit kombzhdukës), LSI-ja ka qenë «syleshja e dobishme» në shërbim të vendosjes së këtij sistemi kundrarilindës totalitar'neobolshevik (sorosizmit shqiptarësí'zhdukës).

Dhe kur bolshevikët arrijnë në pushtet, dihet historikisht se çfarë i pret ata që u kanë shërbyer si 'shkallë', pavarësisht se sa "bashkëpunues të mirë" mund të kenë qenë në propagandimin dhe mbështetjen e mashtrimeve dhe pafytyrësive të tyre.

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4224
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Gjendja politike në Vend

#38

Post by Zeus10 » Thu Oct 01, 2015 4:04 pm

Une jam totalisht kunder ketij artikulli dhe arsyeja kryesore pse jam kunder, eshte, qe rotacioni i pushtetit, duhet bere permes votes dhe jo permes protestave edhe pse, ne 2013-n forca qe erdhi ne pushtet, abuzoi shume me menyren si fitoi pushtetin. Pra qeveria e tanishme, eshte nje qeveri legjitime, qe per mendimin tim, po punon shume keq, por nuk duhet te permbyset me ane te protestave, por me vote. Protestat, nuk duhet te jene mekanizmi i nderrimit te pushteteve para afatit, ato jane shume te demshme per njeriun e thjeshte, aq me teper qe artikullshkruesi, na paska informacion te sakte, qe drejtuesit e rinj demokrate, na qenkan sorrosiane, njesoj si Edi Rama dhe Erjon Velia. Nese keto pandehma te artikullshkruesit, jane te verteta, atehere nuk ka nevoje, qe ti politizojme shqiptaret dhe aq me teper te kekojme prej tyre, metoda gjysem komuniste, te opozitarizmit destruktiv. Ne Shqiperi jane funksionale vetem 2 parti e gjysem, jane vetem keto parti, qe arrijne te bindin elektorat dhe per sa kohe, qe asnje organizim politik, me METODA DEMOKRATIKE, nuk behet faktor, per te drejtuar vendin, njerezit duhet te pajtohen me gjendjen egzistuese. Eshte per te ardhur keq, qe idealistet dhe te ndershmit do te vuajne, por jane pikerisht ata, qe duhet ta ndryshojne gjendjen.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#39

Post by rrëqebull » Thu Oct 01, 2015 5:09 pm

Nuk mendoj se thelbi i artikullit është tek thirrja për protesta për të rrëzuar qeverinë e tanishme. Thelbi është fakti që nuk kemi opozitë.

Sikur qeveria e mëparshme të kishte bërë 1/1000-ën e shkatërrimeve që po bëjnë këta që janë tani, do të ishin organizuar me dhjetëra e dhjetëra protesta bolshevikoide (siç i quan saktësisht edhe ti). E madje të gjithë i kujtojnë gjoja ankesat, qortimet e protestat e "shoqërisë civile" në të kaluarën, të organizuara në stil të përpiktë neobolshevik (si ajo e 21 janarit, por jo vetëm). Të gjitha këto ojq, që në atë kohë llomotisnin 24 orë 7 ditë java, kanë dy vjet në heshtje të plotë përballë politikave kundrapunëtore, kundrastudentore, kundrafamiljare e kundrakombëtare që po ndërmerr kundrarilindja, sepse qëllimi i tyre ishte veçse të ndihmonin, me veprimtarinë e vet propagandistike, ngritjen në pushtet të atyre që janë tani (dhe fundja janë veçse krahu jo-qeveritar i po së njëjtës globalistokraci nga e cila financohen të gjithë).

Ja një tjetër shkrim nga faqja e Altin Goxhajt që tregon se edhe shumica e asaj që quhet "shoqëri civile" është veçse një tjetër opozitë e kontrolluar:
Mesoj se neser nga dreka disa qytetare "te pavarur" qe "rastesisht" paguhen nga Fondacioni Soros Tirane me nje emer online "Protestuesi" do protestokan te Parlamenti ;)
Ja pyesni pak Lutfi Dervishin, Afrim Krasniqin dhe Blendi Salajn se ua shpjegojne ata ;)
( ndryshe kjo "levizje qytetare" quhej para 3 muajsh DHOMA ZGJEDHORE E SOROS ;))
Levizje e zgjuar e Soros per te mbush vakumin qe vete kane krijuar por me kto perrallat e pavaresise le te rrejne ndonje tjeter jo ne qe kemi ne laptop gjithe databazen e networkut sorosian

https://www.facebook.com/altingoxhaj.al ... 2949761917

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4224
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Gjendja politike në Vend

#40

Post by Zeus10 » Thu Oct 01, 2015 8:35 pm

rrëqebull wrote:Nuk mendoj se thelbi i artikullit është tek thirrja për protesta për të rrëzuar qeverinë e tanishme. Thelbi është fakti që nuk kemi opozitë.
Une nuk e di, nese kjo opozite eshte e fjetur apo jo, une di te them qe pas asaj eksperience, te opozites se meparshme, qe shfrytezoi cdo mundesi, duke u nisur me se shumti nga skandale te sajuara, qe e shnderroi Shqiperine ne nje fushe beteje, qe e polarizoi dhe me shume shoqerine politikisht dhe moralisht, eshte koha per qytetarin te pushoje pak. Une morra shkak nga kjo fjali ne artikull:
Ndaj dhe PD ka bërë çmos për të rrënuar çdo kauzë të drejtë dhe demotivuar çdo protestë reale
Artikullshkruesi, niset nga premisa, qe liderat e rinj te opozites jane sorosiane dhe plogeshtine e tyre, e shikon tek mungesa e aksionit te protestes. Ky, eshte indikatori sipas tij, qe pozita dhe opozita punojne per te njejtin padron globalist. Po mos valle duhet te shohim nje 21 Janar tjeter, qe te fillojme ta cilesojme opoziten jo te korruptuar? Cila eshte zgjidhja, qe ofrohet ne artikull?
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#41

Post by rrëqebull » Thu Oct 01, 2015 9:46 pm

Zeus10 wrote:
rrëqebull wrote:Nuk mendoj se thelbi i artikullit është tek thirrja për protesta për të rrëzuar qeverinë e tanishme. Thelbi është fakti që nuk kemi opozitë.
Une nuk e di, nese kjo opozite eshte e fjetur apo jo, une di te them qe pas asaj eksperience, te opozites se meparshme, qe shfrytezoi cdo mundesi, duke u nisur me se shumti nga skandale te sajuara, qe e shnderroi Shqiperine ne nje fushe beteje, qe e polarizoi dhe me shume shoqerine politikisht dhe moralisht, eshte koha per qytetarin te pushoje pak. Une morra shkak nga kjo fjali ne artikull:
Ndaj dhe PD ka bërë çmos për të rrënuar çdo kauzë të drejtë dhe demotivuar çdo protestë reale
Artikullshkruesi, niset nga premisa, qe liderat e rinj te opozites jane sorosiane dhe plogeshtine e tyre, e shikon tek mungesa e aksionit te protestes. Ky, eshte indikatori sipas tij, qe pozita dhe opozita punojne per te njejtin padron globalist. Po mos valle duhet te shohim nje 21 Janar tjeter, qe te fillojme ta cilesojme opoziten jo te korruptuar? Cila eshte zgjidhja, qe ofrohet ne artikull?
Thënë hapur: nuk e shoh aspak theksin e artikullit aty ku po e dalloni ju Zeus10 por, nga ana tjetër, më duhet të them se e përnderoj reagimin tuaj pasi prej tij sipërfaqësohet dhe përshquhet përkujdesja dhe përkushtimi juaj i thellë ndaj mirëqenies së bashkëkombësve. Dhe me këtë pajtohem plotësisht: i cilësdo partie, organizate, ideologjie, profesioni qoftë — militant partiak/fetar i trushpëlarë e i nënshtruar, i punësuar në adiministratë publike në mënyrë korruptive, pseudoanalist, pseudoartist apo anëtar i forcave të rendit i detyruar që të ndjekë urdhra të pandershme dhe të gabuara — që të gjithë këta pa asnjë përjashtim janë para së gjithash bashkëkombësit tanë dhe me çdo mjet dhe në çdo mënyrë duhet parandaluar përçarja dhe ndeshja e kryer me mjete jo-dialogjike apo më keq kundradialogjike (pra: bolshevike).

Qartësuar kjo, po i rikthehem artikullit në fjalë: aty përmendet protesta e fundit e bërë kundra politikave të kësaj qeverie dhe e cila — nga pikëpamja ime përftohet qartë nga rrethargumentimi (nga konteksti) se — për mendimin e autorit duhet të kishte qenë gurthemeli dhe shembulli për çdo protestë tjetër të organizuar nga e ashtuquajtura opozitë deri në rrëzimin e qeverisë.

Pyetjeve nëse duhej rrëzuar para kohe ose jo qeveria dhe nëse duhej vazhduar ose jo me protesta autori lë të kuptohet se iu përgjigjet në mënyrë pohëse ndërsa ju iu përgjigjeni në mënyrë mohëse [dhe mund të them shkurtimisht se, për arsye të shumta që mund të ballafaqojmë tjetërkur, gjendem më afër qëndrimit tuaj (por një arsye që mund të përmend është fare elementare: se nuk ka forca të çiltra dhe të kthjellëta që të mund t'i organizojë)] por, e përsëris, nuk mendoj se thelbi i artikullit është "duhen protesta apo nuk duhen protesta/ duhet rrëzuar qeveria apo nuk duhet rrëzuar qeveria". Ajo e mungesës (apo më saktë: sabotimit) të protestave është thjesht një argument mbështetës për tezën kryesore të artikullit dhe, gjithsesi, nuk është e thënë që protestat të zhvillohen përjashtimisht për të rrëzuar qeveritë (apo për ta bërë këtë në mënyrë të përgjakshme); ato mund të jenë edhe një mënyrë për të thënë fortë-qetë-shkurt-e-Shqip: «Nuk na mashtroni dot më».


P.S.:
Shkrimet që citoj mund të përmbajnë edhe argumente/qëndrime me të cilat mund të mos kem mendimpërputhje të plotë por e rëndësishmja është që të ndihmojnë në shtjellimin e mëtjeshmëm dhe të mëthellshëm të çështjeve të ndryshme me të cilat përballemi si Komb, prandaj falenderoj gjithsecilin për gatishmërinë dhe vëmendjen me të cilën i shqyrton materialet e prura këtu.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#42

Post by rrëqebull » Wed Oct 07, 2015 9:11 pm

#globalistokraci #bankierokraci #bolshevizëm #neobolshevizëm #kundrarilindje #pseudoopozitarizëm #totalitarizëmkundrakombëtar #kundrashqiptarokraci
Nga Avokati Altin Goxhaj!
Ja çfarë kam shkruar si sot një vit më parë se çfarë do ta gjente Shqipërinë nëse nuk do të shpëtonte PD nga kapja sorosiane! Ky tekst është shkruar nga unë 1 muaj e gjysëm para se të bëhej zgjedhja e Kryesisë së PDsë dhe 1 muaj e 3 javë para se Soros të takohej me Bashën dhe të vendosnin anullimin e të gjithë protestave dhe pazarin e tyre afatgjatë... MË GJYKONI KU KAM GABUAR!!!
Per 30 vitet e diktatures qe po vjen...


Per tua bere me te thjeshte kuptimin se pse kjo qeveri eshte e interesuar qe tua nxije jeten shqiptareve dhe ti detyroje ne 2014 te marrin rruget e botes eshte si ajo historia kur nje aktivitet biznesi mbyllet "per arsye emigrimi" dhe likuidohet me cmim te ulet gjithe malli...
Keta po e cojne ekonomine aty ku smban qe njerezit konkurente te ikin (Enveri i vrau qe ne fillim intelektualet dhe njerezit me influence) dhe Kocodhima & Co ta blejne Shqiperine me te lire (sic bleu Koqua Frigoriferin e Durresit per 3000 USD dikur)...
Ndaj po kapet cdo institucion dhe po mbyllen emisione TV qe kane per baze lirine e fjales per te gjithe... (8 emisione te lirise se fjales u mbyllen pergjate Gushtit ku ju keni fiksuar vetem Alarmin e Armir Shkurtit por ka edhe 7 te tjere...)
Kjo Qeveri kerkon qe "ne emer te shtetit ligjor" (dikur Enveri perdorte termin "ne emer te pushtetit te popullit") njerezit te mos kene asnje shans pervecse qarjes ne dyert e sporteleve shteterore qe mostrat shteterore tua q... kalamajte popullit per buken e gojes sic bente pedofili i Sarandes (sic ndodhte edhe ne kohen e Enverit me aparatciket e kohes)!!!

Rrenim i Shqiperise do te thote riformatimi i parise dhe biznesit dhe kapje e Shqiperise per 30 vjetet qe vijne ne menyre qe projekti i klases sunduese i filluar me 1944 i nderprere ne 1992 te arrije 100 vjet!!!
Nuk ka biznes me te madh se rrenimi i Shqiperise! E beri Soros kete ne Argjentine ne 2002 me bankierin qe kerkon te na sjelle Rama ne Banken e Shtetit! 40 milione dollare ishte biznesi qe krijoi Soros ne Argjentine ne krizen e 2002! Sot ai vlen 1.6 miliarde dollare! 1 milione Dollare investoi Soros ne Shqiperi ne 1998 pas krizes se Piramidave! 280 milione dollare vleresohej ne 2008 kur u be auditi!!! Nuk ka skenar grek ne Shqiperi! Ka skenar sorosian argjentinas ne Shqiperi pjese e se ciles eshte edhe Guvernatori i Bankes se Shqiperise!
Kjo smund te arrihet po su kap PD nga klyshet e Soros dhe ata po perpiqen te lobojne keto dite ne Kuvendin e zgjedhur te PDse! Do tju tregoj keto dite se cfare po luhet ne lobime nga klyshet e zgjedhur te Soros ne Kuvendin Kombetar te PDse me qellim zgjedhjen ne Kryesi dhe marrjen e posteve ne PD!

Skenar i frikshem! Gjithshka varet nga populli opozitar! Nese ne do ta lejojme, fajin do ta kemi vete!!!
Projekti sorosian per rrenimin e Shqiperise smund te arrihet pa kapjen e Opozites! Dinastite e Rilindjes smund tja dalin dot pa kapur Opoziten dhe njerezit e Soros po bejne cmos per ta kapur Opoziten dhe keshtu per 30 vitet qe vijne Mafia Soros e Rilindjes me ushtaret e vet ne Opozite te sundoje Shqiperine...
Diten kur PD do te ndergjegjesohet se ka nje Mafie Sorosiane Shqiperia ka te ardhme! Deri tani mafia perkatese po perpiqet ti mbushe mendjen Bashes dhe drejtuesve te PDse qe nuk ekziston nje Mafie Sorosiane dhe keto jane fjale ne ere ndaj dhe detyra ime eshte te filloj te shpjegoj me fakte dhe argumenta qe ka nje Mafie Sorosiane dhe ka nje projekt sundimi 30 vjecar per Shqiperine!!!
https://www.facebook.com/altingoxhaj.al ... nref=story

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#43

Post by rrëqebull » Fri Oct 09, 2015 11:40 am


User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#44

Post by rrëqebull » Fri Oct 09, 2015 7:02 pm

❝Rama e flijoi Kosovën në themelet e ngrehinës së tij të fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Serbisë […]

Kryeministri Rama, i cili bëri thirrje që ndeshja Shqipëri-Serbi të shihet vetëm si një lojë futbolli dhe jo me ngarkesa politike, ishte ai që më së shumti e keqpërdori politikisht këtë ndeshje, në dëm të Shqipërisë dhe në dobi të Serbisë❞

Shkijet folën për "prishje të marrëveshjes nga ana e Shqipërisë" edhe porsa mbërritën në bujtinë me shkarkínë se kati ku ata do të qëndronin nuk ishte tërësisht i ruajtur për ta, ashtu siç ishte paravendosur, por aty gjendej edhe një shtetas amerikan.

Kjo ishte veçse e dyta prej ankesave të tyre e para prej të cilave kishte të bënte me gabelin që «për çudi» goditi autobusin e skuadrës serbe pikërisht në atë çast që lojtari brenda tij ishte duke bërë video me telefon.

Këto dy ngjarje u shfrytëzuan maksimalisht prej tyre si një rast më tepër për të përbaltur shqiptarët: ato u mbështollën dhe jehuan me retorikën e rëndomtë që shteti serb përdor përherë, në shtypin e vet dhe atë ndërkombëtar, për ta paraqitur shtetin shqiptar si një pseudoshtet, si një shtet gabelësh që hedhin gurë dhe nuk dinë të respektojnë marrëveshjet e paravendosura. Pra ato u shfrytëzuan menjëherë për të shtuar trysninë që ata ushtrojnë ndaj shqiptarëve në çdo fushë të mundshme pa kryer asnjëherë hapa mbrapa as atëherë kur faktet dhe sjelljet e tyre i hunjëzojnë ata si fëlliqësirat e pandershme që janë.

Reagimi i tyre përfshiu jo vetëm propagandë, por u krye edhe në mënyrë të njëmendtë institucionale duke pezulluar menjëherë ambasadorin shqiptar në Singidun (Beograd).

Por pyetja që vinë ndërmend duke lexuar shkrimin e patëmetë të Kastriotit është:

a e kanë vërtet gabim serbët, kësaj radhe, duke e paraqitur shtetin shqiptar si një pseudoshtet gabelësh që shkel marrëveshjet me pafytyrësi?

Pavarësisht se shkelja e marrëveshjes për të cilën ka shkruar gjerësisht Kastrioti është në dëm të vet Shqitparëve, përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje nuk mund të jetë veçse faktualisht mohëse.

Me poshtërimin e pafytyrë që Kundrakryeministri i bëri Kombit duke shkelur marrëveshjen e UEFAS në dëmin tonë u faktua se gjendja jonë si Komb është edhe më e rënduar se sa ajo e mos të pasurit shtet: ne kemi kundrashtet, shtet që është zgjatim i isntitucioneve shtetërore apo ndërkombëtare të kundrashqiptarëve.

#‎gabelistan‬ ‪#‎serbofili‬ ‪#‎neojugosllavizëm‬ ‪#‎nënshtrimizëm‬ ‪#‎kundrashtetizëm‬ ‪#‎kundrashqiptarokraci‬
Kryeministri Rama hoqi nga salla e hartave në Kryeministri hartën e Ballkanit me Kosovën e ndarë nga Serbia, që atje të të hynte Ministri i Arsimit i Serbisë dhe studentët serbë

Ditën e ndeshjes Shqipëri-Serbi, Kryeministri Rama priti në selinë e Kryeministrisë Ministrin e Arsimit të Serbisë Srdan Vrbiç dhe grupin e studentëve serbë, të cilët kishin ardhur në Shqipëri, të ftuar personalisht nga Rama, për të parë ndeshjen Shqipëri-Serbi, në stadiumin e Elbasanit. Kryeministri Rama iu priu personalisht të ftuarve të tij serbë nëpër korridoret dhe sallat e ndërtesës për t’ ju treguar mjediset e brendshme të saj. Me këtë rast, nga Salla e Hartave në Kryeministri, një krijesë e Ramës kjo, me të cilën ai mburret veçanërisht, ishte hequr harta e Ballkanit, në të cilën Kosova është e ndarë nga Serbia, me kufij të shënuar si ato të shteteve të pavarur.

Qeveria e Serbisë kishte vënë si kusht të panegociueshëm për vizitën e studentëve serbë në ndërtesë e Kryeministrisë që nga salla e hartave e kësaj ndërtese të hiqej harta që tregonte Kosovën si shtet të pavarur. Zyrtarë të Ambasadës së Serbisë në Tiranë e mbikqyrën sallën para se atje të vinte Ministri i Arsimit i Serbisë dhe studentët serbë, e me këtë rast paralajmëruan se ministri serb dhe studentët serbë do të braktisnin ndërtesën, duke shkuar drejtpërdrejt në aeroport, nëse viheshin përballë një harte të tillë.

Por nuk ndodhi asnjë incident, sepse harta e papranueshme për serbët u hoq nga muri. Pasi e konstatuan vetë këtë gjë, të ftuarit serbë të Kryeministrit Rama dëgjuan me kënaqësi dhe miratim fjalimin e Ramës, ku u përmend shumë herë togfjalëshi “fqinjësi e mirë” mes Shqipërisë dhe Serbisë. Heqja e hartës me Kosovën e ndarë nga Serbia, i jep një kuptim të posaçëm deklaratës së Ramës për fqinjësinë e mirë mes Shqipërisë dhe Serbisë. Domethënë Rama e flijoi Kosovën në themelet e ngrehinës së tij të fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Serbisë. Në të vërtetë Shqipëria dhe Serbia nuk janë vende fqinje, pasiqë nuk ndajnë kufi të përbashkët. Ndërmjet tyre gjenden dy shtete të pavarura, Kosova dhe Mali i Zi. Rama duke hequr hartën e sipërpërmendur i thotë Serbisë se sa i përket atij, si Kryeministër i Shqipërisë, Kosova është Serbi, por Serbia e ka humbur Kosovën për shkak të NATO-s dhe SHBA.

Rama në fjalimin që iu mbajti studentëve serbë, kërkoi që fqinjësia e mirë mes dy vendeve të ndërtohet sipas modelit të pajtimit mes Francës dhe Gjermanisë, pas Luftës së Dytë Botërore. Por në themel të pajtimit franko-gjerman ishte pranimi nga ana e Gjermanisë që Alzasë-Lorena, me shumicën e popullsisë gjermane, t’ i përkiste Francës. Kjo ndodhi sepse Gjermania ishte humbëse në Luftën e Dytë Botërore. Por Serbia e ka humbur Kosovën pasi NATO luftoi kundër Serbisë për të çliruar Kosovën. Dhe megjithatë Rama i thotë Serbisë se, sa i përket atij, Kosova është e Serbisë.

Është absurde që Kryeministri i Shqipërisë të bëhet nismëtar i pajtimit mes Shqipërisë dhe Serbisë, me çmimin e njohjes së Kosovës serbe. Kur në fakt, nëse ka ndonjë konflikt mes Shqipërisë dhe Serbisë ky ka të bëjë, në thelb, me Kosovën. Nëse Serbia njeh pavarësinë e Kosovës, atëherë automatikisht krijohen marrëdhënie të mira mes Shqipërisë dhe Serbisë, por jo si marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, sepse të dy vendet nuk janë fqinje. Nëse Serbia nuk njeh pavarësinë e Kosovës, atëherë pajtimi mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe serbëve është i rremë, sajesë politike, joekzistuese në realitet. Madje nëse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kjo gjë është tërthorazi kërcënim për sigurinë shtetërore të Shqipërisë, pasi Serbia e ka marrë dikur Kosovën në kuadër të zbatimit të projekteve nacionaliste serbe për t’ u zgjeruar kufiri jugperëndimor serb deri në bregdetin e Adriatikut, duke marrë gjysmën e Shqipërisë së sotme, së paku deri në Shkumbin. Në Luftën e Parë Ballkanike Ushtria e Serbisë arriti deri në Lushnjë, Gramsh, dhe në jug të Liqenit të Ohrit, në krahinën e Korçës. Atëherë, serbët u tërhoqën nga trojet e Shqipërisë së sotme pas presionit të Austro-Hungarisë, që arriti deri atje sa ta kërcënonte Serbinë me luftë për këtë gjë.

Nga pikëpamja gjeopolitike dhe gjeostrategjike, Kosova ka rëndësi për Serbinë sepse është rrugëkalim për në bregdetin e Shqipërisë. Sigurisht që deri kur të krijohen rrethanat e favorshme për këtë arritje, Serbia nuk ka asnjë kundërshtim që të zhvillohet një proces i pajtimit të rremë serbo-shqiptar, me skena të teatrit politik si vizita e studentëve serbë në Shqipëri. Të gjithë studentët serbë të ftuar nga Rama, të cilët sipas agjendës kanë bujtur në shtëpitë e studentëve të përzgjedhur shqiptarë, duke dashur të shpjegojnë kërkesën e tyre për heqjen e hartës me shtetin e pavarur të Kosovës, kanë deklaruar në shtëpitë e mikpritësve të tyre se serbët nuk kanë asgjë me shqiptarët e Shqipërisë, këta janë njerëz të mirë, të qytetëruar. Gjithçka që kemi kundër shqiptarëve, ne serbët e kemi me shqiptarët e Kosovës, kanë thënë këta studentë serbë duke treguar kështu se ishin të mirëudhëzuar dhe të vetëdijshëm për mënyrat e posaçme të krijuara në zyrat speciale serbe për të bërë propagandën përçarëse ndërmjet shqiptarëve.

Heqja e hartës me shtetin e Kosovës në Sallën e Hartave në Kryeministri është dyfish e rëndë, sepse kjo gjë ndodhi për shkak të ardhjes së disa serbëve, të ftuar në mënyrë antikushtetuese. Kryeministri dhunoi parimet kushtetuese të reciprocitetit dhe barazisë në marrëdhëniet ndërmjet shteteve, duke i ftuar këta serbë në dhunim të marrëveshjes ndërkombëtare të arritur mes dy federatave të futbollit, asaj serbe dhe shqiptare, vitin e kaluar dhe të sanksionuar nga UEFA, sipas së cilës marrëveshje nuk do të kishte tifozë shqiptarë me simbole kombëtare shqiptare në Serbi dhe tifozë serbë me simbole kombëtare serbe në ndeshjen në Shqipëri. Studentët serbë, kur gjenden në stadium në një ndeshje futbolli janë tifozë. Vitin e kaluar, autoritetet policore serbe deklaruan zyrtarisht, se në sajë të marrëveshjes së arritur mes dy federatave dhe të sanksionuar nga UEFA, Serbia do të arrestonte çdo tifoz shqiptar që do të gjendej atje, pra do t’ i trajtonte tifozët shqiptarë si terroristë. Prandaj policët serbë i kontrolluan që në aeroportin e Beogradit anëtarët e delegacionit zyrtar të FSHF, duke ua ndaluar simbolet kombëtare shqiptare, me arsyetimin se posedimi i tyre ishte një akt prej tifozi, çka ishte e ndaluar me marrëveshjen. Kështu që edhe ardhja e studentëve serbë për të parë ndeshjen, ishte antikushtetuese që në momentin kur ata shkelën në aeroportin e Tiranës.

Të gjithë e panë se kur Serbia bëri dy golat gjatë ndeshjes së djeshme, lojtarët serbë vrapuan për të shkuar pranë asaj pjese të tribunës qendrore ku gjendeshin tifozët serbë, të ashtuquajtur studentë, të cilët brohoritën për golat. Kjo ishte një gjë shumë poshtëruese për shqiptarët.
Policia e Shtetit, kishte lënë dhe një seksion bosh në stadium, midis këtyre tifozëve serbë dhe tifozëve shqiptarë, duke zbatuar me këtë rast rregullat që zbatohen për të ndarë tifozët e skuadrave kundërshtare. Kështu që këta tifozë serbë, jo vetëm zunë ulëset që iu takonin disa tifozëve shqiptarë, por për shkak të tyre u lanë bosh rreth treqind ulëse në stadium, pra disa herë më tepër se numri i tyre.
Kryeministri Rama, i cili bëri thirrje që ndeshja Shqipëri-Serbi të shihet vetëm si një lojë futbolli dhe jo me ngarkesa politike, ishte ai që më së shumti e keqpërdori politikisht këtë ndeshje, në dëm të Shqipërisë dhe në dobi të Serbisë./Kastriot Myftaraj

https://www.facebook.com/kastriotmyftar ... 8373715967

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#45

Post by rrëqebull » Sat Oct 10, 2015 3:36 pm

Kryeministri Rama me rastin e ndeshjes Shqipëri-Serbi mori modelin e stadiumit-burg të Pinochetit në Kili

Që nga koha kur Gjenerali Pinochet, pas grushtit të shtetit të suksesshëm në Kili, në 1973, pati idenë e çuditshme për ta shndërruar stadiumin e kryeqytetit Santiago në një burg të madh, të hapur, nuk ka ndodhur në ndonjë stadium ajo që ndodhi në stadiumin e Elbasanit në ndeshjen me Serbinë. Madje, ky i Elbasanit është rasti i parë që ndodh në një ndeshje futbolli. Rama madje e zhvilloi në mënyrë krijuese idenë e Pinochetit, duke krijuar në bulevard një vendkalim të improvizuar me skela metalike, që të kujtonte korridoret e burgjeve. Kjo u bë për t’ ju krijuar tifozëve idenë se ishin duke hyrë në një burg dhe jo në një stadium. Këtë shpikje do ta kishte pasur zili edhe vetë Gjenerali Pinochet, i cili mban autorësinë e shndërrimit të stadiumeve në burgje. Me këtë shpikje të tij, rrugëkalimin si korridor burgu në bulevard, Rama iu krijoi idenë se po hynin në burg, jo vetëm tifozëve që kishin bileta për të hyrë në stadium, por edhe atyre që nuk kishin bileta dhe që thjesht donin të festonin në bulevard, ditën e ndeshjes.

Një nga gjërat që nuk mund të mos i vinte re një vëzhgues sadopak i vëmendshëm ishte se numri i policëve të angazhuar për këtë ndeshje, në stadium dhe përreth tij, nuk ishte 1500 sa u tha njoftimi zyrtar, por dy-tre herë më i madh. Dukej qartë se 1500 policë me uniformë qenë vetëm brenda stadiumit, duke përjashtuar këtu policët civilë, të ulur në stadium si tifozë, domethënë të infiltruar midis tifozëve. Në stadiumin e Elbasanit, në ndeshjen e së enjtes kishte një publik institucional, si të thuash. Nga 12 mijë tifozë, 8000 qenë tifozë të rremë, si të thuash, tifozë zyrtarë. Në këtë numër bënin pjesë policë civilë, prokurorë, gjyqtarë, oficerë të shërbimit të fshehtë (SHISH), punonjës të Kryeministrisë dhe të ministrive, punonjës të institucioneve qendrore, truproje të ministrave dhe drejtuesve të institucioneve, gardistë, doganierë, zyrtarë të administratës tatimore, inspektorë të Inspektoratit Ndërtimor, të gjithë të ulur ulur në stadium si tifozë. Ndeshja Shqipëri-Serbi në Elbasan ishte me siguri e vetmja ndeshje futbolli në botë në të cilën në stadium kishte më shumë policë të ulur në stadium si tifozë, se policë me uniformë të angazhuar për sigurinë e ndeshjes. Në stadium kishte rreth tre mijë policë civilë, të ulur si tifozë. Këta ishin nga Policia e Shtetit, Policia Ushtarake, Policitë Bashkiake dhe degëzimet e tjera policore shtetërore.

Sigurisht që edhe këta si qytetarë të Shqipërisë kanë të drejtë të jenë në stadium, por në këtë rast ata ishin me një rol të caktuar, duke aktruar si figurantë në teatrin politik të ideuar dhe drejtuar nga Kryeministri Rama te tribuna qendrore e stadiumit. Të gjithë këta tifozë të rremë zyrtarë, të pranishëm në stadium qenë terrorizuar paraprakisht duke iu thënë se ai prej tyre që nuk do të çohej në këmbë kur të ekzekutohej Hymni Serb, dhe ai që nuk do të duartrokiste lojtarët serbë kur të vinte sinjali nga tribuan qendrore për këtë gjë, të nesërmen do të ndëshkohej duke humbur vendin e punës, ose do të hynte në listën e zezë të qeverisë, për shkarkim në momentin më të afërt të mundshëm, për ata të cilët, për shkak të statusit të tyre të posaçëm si zyrtarë nuk mund të shkarkoheshin menjëherë.

Kryeministri Rama u çua në këmbë kur u ekzekutua hymni i Serbisë dhe të tetë mijë kukullat e lidhur me fije me duart e tij u çuan në këmbë për të nderuar hymnin serb. Kryeministri Rama duartrokiti kur u largua nga ndeshja kapiteni serb Ivanoviç për shkak të një tërheqjeje muskulare të shkaktuar nga vrapimi i parreshtur i tij në fushën e lojës, nga zelli për të mundur Shqipërinë, dhe të tetë mijë figurantët duartrokitën bashkë me të. Dhe pastaj Rama, në deklaratën e tij pas ndeshjes u shpreh i mrekulluar që publiku në stadium duartrokiti kapitenin serb! Rama u shpreh i mrekulluar me inskenimin e vet!

Të 8000 tifozët e rremë zyrtarë nuk kishin veshë për të dëgjuar brohorimat e serbëve të pranishëm në stadium, në kundërshtim flagrant me marrëveshjen e arritur vitin e kaluar midis dy federatave të futbollit dhe të sanksionuar nga UEFA, sipas së cilës marrëveshje skuadra udhëtuese, jo vetëm që nuk do të kishte tifozë në stadium, pra as tifozë shqiptarë në Beograd, dhe as tifozë serbë në Elbasan, por ishte i ndaluar dhe çdo veprim prej tifozi i kryer prej anëtarëve të delegacionit zyrtar përkatës, në tribunë. Me këtë arsyetim serbët kontrolluan që në aeroportin e Beogradit anëtarët e delegacionit zyrtar shqiptar të FSHF, për simbole kombëtare shqiptare, pastaj që me gjestin e parë prej tifozi të këtyre shqiptarëve në stadium, si reagim ndaj një rasti për gol të përfaqësueses shqiptare, i larguan nga tribuna, kinse për arsye sigurie.

Studentët serbë të ftuar nga Edi Rama, në dhunim flagrant të marrëveshjes së vjetshme, me t’ u ulur në stadium u shndërruan në tifozë të zjarrtë serbë, të cilët shpaluan flamujt serbë, brohoritën për Serbinë, dhe i përshëndetën me tre gishta lojtarët serbë, të cilët vrapuan drejt tyre për të festuar, në të dy golat e Serbisë. Lojtari serb Nenad Tomoviç, në një intervistë të tij pas ndeshjes, e talli rëndshëm publikun shqiptar në stadium, duke thënë se 200 tifozët serbë në stadium ishin më të gjallë dhe më të zhurmshëm se krejt tifozët shqiptarë. Në fakt, katër mijë tifozët e vërtetë shqiptarë ishin në stadium me statusin e të burgosurit.

Për çdonjërin nga të katër mijë tifozët e vërtetë që gjendeshin në stadium, kishte një polic me uniformë, apo civil. Me siguri ky është raporti më i lartë tifoz-polic në historinë e futbollit. Për çdo dhjetë tifozë të vërtetë kishte një oficer të shërbimeve të fshehta (SHISH dhe SHIU), gjithsej 400, të pranishëm në stadium, të infiltruar si tifozë. Për çdo njëzet tifozë të vërtetë, kishte një prokuror të ulur në stadium si tifoz i rremë zyrtar. Për çdo njëzet tifozë të vërtetë kishte një stadium një gjykatës, si tifoz të rremë zyrtar. Të katër mijë tifozët e vërtetë u terrorizuan paraprakisht nga policia, duke u detyruar të kalonin në mënyrë poshtëruese në një rrugëkalim të sajuar në bulevard, të ngjashëm me korridoret e burgjeve, dhe më tutje policët i paralajmëronin se do të arrestoheshin dhe do të dënoheshin me 15 vite burg nëse i fyenin serbët.

Tifozët nga Kosova që u lejuan në stadium, u lejuan vetëm sepse ishin llogaritur si figurantë, pa dijeninë e tyre, në teatrin makiavelik politik të organizuar nga Edi Rama. Domethënë, që Edi Rama të tregonte se janë kosovarët ata që e fërshëllejnë dhe e përçmojnë me “uuuuuuuu” Hymnin Serb, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë e respektojnë atë. Por tifozët e vërtetë nga Shqipëria kishin mbetur në rrugë, jashtë stadiumit.

Ndonëse Kryeministri Rama kërkoi t’ i bindte shqiptarët se me sjelljen e publikut në stadiumin e Elbasanit në këtë ndeshje, shqiptarët i dhanë botës një provë qytetërimi, këtë nuk e beson askush përveç skribëve zyrtarë të paguar nga Edi Rama. Bota pa në stadiumin e Elbasanit demonstrimin e një shteti policor, të angazhuar për të inskenuar një farsë masive, me ambicje pinochetiane, në skenën e madhe të një stadiumi. Nëse ky është qytetërim, atëherë është një lloj i veçantë qytetërimi për të cilin Kryeministri Rama ka të drejtën e autorësisë, një qytetërim që meriton të quhet “qytetërim policor”. Mënyra e organizimit të ndeshjes Shqipëri-Serbi në Elbasan është tregues i ndikimit që ka Serbia mbi Qeverinë e Shqipërisë./Kastriot Myftaraj
https://www.facebook.com/kastriotmyftar ... 0453678759

Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”