"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Gjendja politike në Vend

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

Post Reply
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend [Shqipëri Veriore]

#61

Post by rrëqebull » Sat Jan 09, 2016 10:22 pm

Komedia e stupcave “Plani strategjik”, si shprehje e ligjit të hekurt: luftë e pastër, revolucion i ndyrë

Çdo luftë çlirimtare shkakton njëkohësisht edhe një revolucion që sjell një përmbysje në shoqëri. Për këtë arsye Lufta për Pavarësi e kolonive amerikano-veriore, nga e cila doli SHBA, quhet ndryshe edhe Revolucioni Amerikan. Çdo luftë çlirimtare kalon natyrshëm në revolucion shoqëror. Nga fitimtarët krijohet në shoqëri një elitë e re, nëse doni një klasë e re ekonomike, e cila do ta përdorë këtë fuqi ekonomike për të prodhuar pushtet politik. Ky ndryshim shoqëror bëhet pak a shumë me uzurpim pronash, ai që në Kosovë quhet “me zapue”. Është e njohur historia e heroit më të madh të Luftës për Pavarësi të Amerikës, Benedikt Arnolds, i cili si fitimtar në luftë u ndje i mashtruar ngaqë bashkëluftëtarët nuk e bënë përfitues në revolucion, kështu që tradhtoi dhe u bashkua me armikun. Në të gjitha revolucionet e suksesshme ka dalë dikush nga fitimtarët, një prijës, i cili ka vënë rregull. Ky quhet George Washington, Oliver Cromwell, Napoleon Bonapart etj.

Në luftrat çlirimtare ndodh gjithmonë që një pjesë e anëtarëve të lëvizjes e kuptojnë se vjen një moment kur fati i luftës është përcaktuar dhe tashmë paraqitet çështja e revolucionit. Meqënëse luftëra çlirimtare kanë qenë të kyçura në skema gjeopolitike globale, ato që kanë ndodhur në luftën të mirëfilltë kanë pasur shpesh vetëm një rëndësi dytësore për fatin e luftës. Lufta për Pavarësi e Amerikës ishte një episod i luftës së gjatë mes Francës dhe Britanisë së Madhe për sundim global. Në Luftën e Kosovës, me hyrjen e NATO-s në luftë, veprimet e UÇK nuk kishin më rëndësi. Në këtë pikë brenda lëvizjes gjenden gjithmonë ata të cilët e kuptojnë se fitimtari i vërtetë do të jetë ai që do të nisë dhe kontrollojë revolucionin në vend, domethënë ai që do të krijojë bazën e fuqisë ekonomike, prej nga vjen edhe kontrolli politik i vendit. Në të gjitha ngjarjet e tilla historike raporti i palëve brenda lëvizjes ka qenë si në katërshen e ushtarëve të UÇK-së, në komedinë e stupcave. Pra gjysma e pjesëmarrësve janë idealistë, luftëtarë të përkushtuar për t’ u martirizuar. Gjysma tjetër janë luftëtarë të rremë, të cilët i janë bashkuar lëvizjes se nuhasin përfitime prej saj. Synimi kryesor i tyre është që të ruajnë kontrollin mbi lëvizjen, për të dalë nesër si përfaqësues të saj. Pra, janë ata që kryejnë kalimin nga lufta çlirimtare në revolucion.

Revolucionet, historikisht kanë rënë në dorë të “Smokit” (personazhi i komedisë “Plani strategjik”), përveçse në rastin kur “Shtafiqi” (personazhi idealist i komedisë “Plani strategjik”) ka qenë i aftë të bëhet George Washington, Oliver Cromwell, Napoleon Bonapart etj. Domethënë kur “Shtafiqi” ka qenë i aftë të bëjë për vete “Afrimin” për të eliminuar “Smokin” dhe “Qipsin”, duke shpëtuar shoqërinë.
Meqënëse në Kosovë ndodhi e kundërta, pra “Smoki” dhe “Qipsi” e bënë për vete “Afrimin” dhe e përdorën për të eliminuar “Shtafiqin”, atëherë rezultati ishte se Lufta për çlirimin e Kosovës ishte e pastër por revolucioni që shkaktoi kjo luftë ishte i ndyrë. Kosova sot nuk vuan pasojat e luftës së pistë çlirimtare, por të revolucionit të pistë shoqëror. “Shtafiqi” është heroi tragjik, i cili përfaqëson luftëtarët që kanë humbur revolucionin. Është një ligj i hekurt i luftrave çlirimtare që ato përfundojnë me revolucione të pistë, nëse nga luftëtarët nuk del një grup i aftë për të kontrolluar revolucionin. Ata që kanë bërë revolucionin e pistë kërkojnë ta mbrojnë atë duke e quajtur çdo akuzë ndaj këtij revolucioni si akuzë ndaj luftës çlirimtare./Kastriot Myftaraj
https://www.facebook.com/kastriotmyftar ... 7756057695

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#62

Post by rrëqebull » Tue Jan 12, 2016 5:24 pm

Nuk është e thjeshtë të kuptosh se çfarë ndodh në Atdhe duke jetuar larg nëse nuk kalohen orë të tëra në ditë duke lexuar lajme nga burime sa më të ndryshme. …E madje një ndër problemet kryesore është pikërisht ai i burimeve sepse shumë prej tyre janë botëkuptimorisht të ndotura; jo vetëm media në vend, por edhe media "shqiptare" në Itali (dhe në mërgatë përgjithësisht) e cila është e përbërë në pjesë të madhe nga tëpadijenishëm (të painformuar) apo troç nga organe propagandistike partiake (të partive që po e shkatërrojnë Shqipninë) dhe me botëkuptim të mbrapshtë, të cekët, etnomazokist, globalist, ultraliberalist, (neo)bolshevist etj..

Prandaj: edhe në qoftë se keni vite që nuk lexoni shtypin "shqiptar", ky shkrim i thurur me kthjelltësi burimore ju lejon që ta 'plotësoni mozaikun': që të filloni të kuptoni se çfarë ka ndodhur dhe po ndodh në Shqipëri dhe se cilat janë shkaqet dhe shfaqet e dështimeve, dëmtimeve dhe rrënimeve që po pësojnë njëpasnjëshmërisht të gjitha Institucionet Tona (në të gjithë Shqipninë, jo vetëm brenda kufijve artificialë "made in London 1913").

#sorosizëm #globalizëm #kundrashqiptarizëm #globalistokraci #kundrashqiptarokraci
Sorosi në Shqipëri është Amerika dhe Amerika në Shqipëri është Sorosi

Tashmë u bënë shumë vite që unë shkruaj e flas kundër veprimtarisë së George Soros në Shqipëri. Gjatë kësaj kohe kam shkruar qindra artikuj në shtyp, kam folur në mijëra minuta kohë televizive, me këtë temë. Them se jam njeriu në Shqipëri i cili ka në bibilotekën e tij private më së shumti libra të Soros dhe për Soros. Madje kam edhe një libër të botuar nga babai i George Soros. Ne kompjuterin tim unë kam dy foldera, që përmbajnë përkatësisht artikujt e botuar në shtypin e huaj nga Soros dhe për Soros.

Unë e quaj veten një sorosolog. Dhe si i tillë kam arritur në përfundimin se Sorosi në Shqipëri, madje jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë, është Amerika (SHBA) dhe Amerika në Shqipëri (Europë) është Sorosi. Këtë e them në kuptimin që veprimtaria e Fondacionit “Soros” në Shqipëri është në linjë me politikën e Qeverisë Amerikane në Shqipëri, madje është pjesë thelbësore e politikës së Qeverisë Amerikane në Shqipëri. Gjithçka që ka ndodhur në Shqipëri që nga viti 1992, kur në vendin tonë ka nisur të veprojë Fondacioni “Soros” e vërteton këtë gjë. Të thuash sot, se duhet të largohet Sorosi nga Shqipëria, është njëjtë si të thuash se duhet të largohet SHBA nga Shqipëria.

Shumëkush mund të pyesë se, nëse gjërat kanë qenë dhe janë kështu si them unë, atëherë përse Soros nuk ka bërë gjithçka siç ka dashur që në fillim, duke sjellë në pushtet në Shqipëri një elitë sorosiane. Problemi i Sorosit ishte se atij i duhej kohë që të përgatiste një elitë sorosiane, e cila do të sundonte Shqipërinë, si dhe të krijonte instrumentet për këtë qëllim. Soros ndërtoi një agjendë të saktë për mënyrën sesi do të krijonte elitën e tij shqiptare, e cila do të merrte nën kontroll Shqipërinë, dhe si e kur do të bëhej kjo gjë. Në ndërkohë që do ta bënte këtë Soros kishte synim që ta përdorte Shqipërinë si laborator për eksperimente politko-shoqërore-ekonomike. Duke qenë Shqipëria një vend i vogël, është parë nga të gjithë si një vend i përshtatshëm për eksperimente të tilla, pa shumë rrezik.

Në kuadër të këtij eksperimenti, gjatë kohës që Sorosi do të krijonte në Shqipëri elitën e vet, ai do të zbatonte në vend paradigmën e tij filozofike të përpjekjes për hapjen e shoqërisë së mbyllur. Shqipëria, në pikëpamjen sorosiane, ishte një shoqëri e mbyllur, të cilën liderët paskomunistë kishin bërë kinse e kishin hapur, prandaj vendi duhej ndihmuar që të hapej në çdo rrafsh, politik, filozofik, ekonomik, të mënyrës së jetesës etj.
Para se Soros të konceptonte dhe përpilonte agjendën e tij, atij i duhej që të identifikonte një person i cili do të ishte lideri i ardhshëm sorosian i Shqipërisë, i cili do t’ i printe vendit në procesin e hapjes së shoqërisë së mbyllur shqiptare, të cilën liderët paskomunistë kishin bërë kinse e kishin hapur. Gjithashtu, Soros duhej të zbulonte edhe dhe një lider rezervë, që do të shërbente edhe si princ trashëgimtar. Që në fillim të viteve nëntëdhjetë, Soros zgjodhi si lider të ardhshëm Edi Ramën. Ky duhet të kalonte në fazat e agjendës së përgatitjes së liderit sorosian, sipas manualeve sorosiane, që nga bordi i Fondacionit Soros (1994-97), mërgimi politik në Perëndim për shkak të dhunës së pësuar në shoqërinë e mbyllur, rikthimi në vend si politikan i angazhuar për hapjen e shoqërisë. Si lider rezervë dhe princ trashëgimtar, u gjend Erion Veliaj.

Në pikëpamjen e filozofisë së Soros, brenda vendit kishte forca që luftonin për të ruajtur shoqërinë e mbyllur, të kamufluar, dhe posaçërisht kishte liderë politikë të cilët qenë të interesuar të ruanin shoqërinë e mbyllur, si bazë të pushtetit të tyre. Të tillë për Soros dhe sorosianët shqiptarë ishin, në periudha të ndryshme, Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta. Sipas strategjisë sorosiane këta duheshin nxitur, madje mbështetur që të eliminonin njëri-tjetrin, që të hapej rruga për elitën sorosiane që të vinte në pushtet. Kështu, në vitet 1993-97, Fondacioni “Soros” mbështeti Nanon kundër Berishës, në mënyrë që Nano të vinte në pushtet dhe të iniconte karrierën politike të Edi Ramës, të përzgjedhurit si lider i ardhshëm i Shqipërisë, prej Sorosit. Pasi Nano e bëri këtë gjë, ai nuk kishte më një rol në lojën e Sorosit në Shqipëri dhe e humbi mbështetjen e tij, e në pikëpamjen e Sorosit mund të rrinte në pushtet për inerci, deri në zgjedhjet e vitit 2005.

Sipas agjendës sorosiane kishte ardhur koha që Edi Rama të merrte kontrollin e Partisë Socialiste, instrumentit politik me të cilin ai do të vinte në pushtet. Nano duhet të jepte dorëheqjen si kryetar i PS-së dhe kjo gjë mund të ndodhte nëse ai humbte zgjedhjet e vitit 2005. Prandaj grupimet sorosiane në Shqipëri, si Lëvizja “Mjaft” e Veliajt u bënë egërsisht antinanoiste. Nga kjo luftë e sorosianëve kundër Qeverisë, sigurisht që përfitonte Sali Berisha, kryetari i opozitës, në fushatën e tij për të ardhur në pushtet. Pak javë pasi Edi Rama mori kryesimin e PS-së në 2005, Sorosi e vizitoi Shqipërinë, në një gjest të qartë mbështetjeje për të mbrojturin prej tij. Jo shumë kohë pasi Edi Rama u bë kryetar i PS, edhe Erion Veliaj u largua nga shoqëria civile për t’ u bërë politikan aleat i Ramës.

Largimi i Nanos i dha Edi Ramës pushtetin në PS, por jo pushtetin në vend. Për këtë duhej ende kohë. Gjatë kësaj kohe Rama duhej të reformonte partinë, duke sjellë në krye të saj elitën sorosiane të krijuar tashmë në rrjetin e OJF-ve që orbitonin ndaj Fondacionit “Soros”, si dhe të ndryshonte ligji zgjedhor, në atë mënyrë që i shërbente Ramës, për t’ i fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare, i vetëm, pa pasur nevojë për aleatë. Të gjitha këto u arritën në legjislaturën e parë që PS kaloi në opozitë, në vitet 2005-2009, që përkoi me mandatin e Berishës si kryeministër. Për këtë arsye Berisha do të kishte një rol në ngjitjen e elitës sorosiane në pushtet. Incidenti i Gërdecit krijoi situatën që palët të arrinin një marrëveshje. Berisha do të jepte votat e shumicës në parlament për projektin e Ramës për ndryshimet kushtetuese, dhe në këmbim do të mund të qeveriste i qetë deri në fund të mandatit, pa reaguar opozita me protesta ndaj skandalit makabër të Gërdecit.

Sigurisht që në lojëra të tilla të pista politike palët përpiqen të mashtrojnë njëra-tjetrën. Berisha dhe Meta e kuptuan se, nëse donin pushtetin, atëherë ishte në interesin e tyre që të bashkoheshin për të mposhtur Ramën. Aleanca Berisha-Meta e befasoi dhe e nervozoi Ramën, se e vonoi zbatimin e agjendës së tij. Ajo çka të bën përshtypje në të gjitha këto ngjarje të përshkruara më lart është se politika zyrtare amerikane dhe agjenda e Soros në Shqipëri, kanë qenë në përkim, a në doni në përputhje të plotë.

Dëshira e Soros ishte që sorosianët të vinin në pushtet në Shqipëri me një revolucion, të llojit të revolucioneve të ngjyrosura sorosiane që kishin ndodhur në disa vende ish-komuniste, të sanksionuar me zgjedhje parlamentare pasrevolucionare. Një situatë e përshtatshme për një revolucion të ngjyrosur sorosian u krijua në Shqipëri kur në janar 2011 plasi skandali i videopërgjimit të zëvendëskryeministrit Ilir Meta, që ishte aleat me Berishën. Sipas manualit sorosian të revolucioneve të ngjyrosura, Rama, në 20 janar 2011 i dha një ultimatum televiziv dramatic qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e saj dhe posaçërisht kërkoi dorëheqjen e Kryeministrit Berisha.(Meta tashmë e kishte dhënë dorëheqjen.) Saliu, tha Rama publikisht, nuk ka zgjidhje tjetër veç asaj që të dëgjojë popullin (dorëheqja), nëse nuk do që të shkelë mbi kufoma.

Berisha tashmë kishte mësuar nga 1997. Gjithashtu, ai i njihte mirë sorosianët. Berisha e dinte se Sorosi nuk donte që themelet e pushtetit sorosian në Shqipëri të qenë të përgjakura. 21 janari ka qenë një luftë nervash personale mes Berishës dhe Sorosit. Kur Berisha vrau katër protestues në 21 janar, ai me këtë e ftoi Ramën në fushëbetejën e përgjakshme, të cilën ky i fundit e kishte shprehur në ultimatumin e 20 janarit. Nëse Rama do të kishte vrarë për të përmbysur qeverinë, në ditët pas 21 janarit, ai mund të kishte ardhur në pushtet, por ky nuk do të kishte qenë një revolucion sorosian. Prandaj Rama u tërhoq dhe iu nënshtrua Metës, duke kërkuar aleancë me të. Për ta poshtëruar krejtësisht ish-aleatin dhe rivalin e tij, Meta i kërkoi Ramës që të vinte në shtëpinë e tij, ku e lanë të priste njëçerek ore te dera e jashtme.

Sorosianët erdhën në pushtet në Shqipëri, jo me një revolucion të ngjyrosur, por me një manovër politike të pistë, madje më të pistën e imagjinueshme, aleancën me Metën. Kjo është një gjë katërfish e papëlqyeshme për Ramën. Së pari, është e papëlqyeshme sepse Rama, si sorosian, shtiret se bën politikë të moralshme, por aleanca me Metën është politika më e pamoralshme e imagjinueshme. Së dyti, është e papëlqyeshme, sepse LSI (partia e Metës), me peshën që ka brenda shumicës parlamentare, e kushtëzon shumë Ramën në vendim-marrje dhe e detyron që të flijojë më shumë pushtet se sa do të kishte dashur. Së treti, është e papëlëqyeshme, sepse prania e Metës në koalicionin qeverisës i jep pushtetit të tij pamjen e modelit të shoqërive të mbyllura. LSI është një segment i pushtetit berishian që interferoi në pushtetin e Ramës dhe që është e domosdoshme për ekzistencën e tij. Së katërti, elita sorosiane nuk mund të realizojë agjendën e saj ekonomike në Shqipëri, sa kohë e ndan pushtetin me Metën.

Prandaj Sorosi është angazhuar me reformën në drejtësi për të krijuar mundësinë që të realizohet ai plan që dështoi në 21 janar 2011. Në atë kohë dështoi eliminimi politik i Metës dhe Berishës, domethënë dorëheqja e të dyve. Në atë kohë Meta dha dorëheqjen duke pasur garancinë e Berishës se ai vetë nuk do të jepte dorëheqjen dhe kështu do të mbronte vetveten dhe Metën. Nëse Meta dhe Berisha do të ishin eliminuar politikisht në atë kohë, me siguri që do të ishin arrestuar dhe sot do të ishin në burg.

Sorosi e kupton që, nëse Rama do të shkojë në zgjedhjet e vitit 2017, në aleancë me Metën, atëherë pushteti sorosian në Shqipëri do të marrë trajtën e një karikature, me Edi Ramën, liderin e shoqërisë së hapur shqiptare, i cili rri në pushtet me ndihmën e një segmenti totalitar të shoqërisë së mbyllur që është Meta me LSI, që janë njësuar me pushtetin. Duke qenë se LSI është shndërruar në një makinë për blerjen e votave, me siguri që në zgjedhjet e ardhshme kjo parti do të arrijë të marrë mbi 300 mijë vota, çka do të thotë mbi 30 deputetë. Prandaj Sorosi dhe Rama kërkojnë ta eliminojnë politikisht Metën, gjë që sot është e mundur me një kombinim të dy mënyrave. Së pari, me arrestimin e Metës, së dyti me ndryshimin e ligjit zgjedhor duke u bërë proporcional në shkallë vendi, me një bonus në numër deputetësh për partinë e cila del e para në zgjedhje. A e rrezikon qeverinë arrestimi i Metës? Jo, sepse të nesërmen e arrestimit, Meta do të jetë braktisur nga treçereku i deputetëve të partisë së tij, të cilët për interesat e tyre do të vazhdojnë të mbështesin qeverinë. Ata që nuk do ta mbështesin qeverinë, janë ata të cilët e kuptojnë se Rama nuk e do votën e tyre, pasi do të arrestohen duke shkuar t’ i bëjnë shoqëri kryetarit të tyre.

Sot Meta dhe Berisha janë përsëri në aleancë për të penguar reformën në drejtësi. Arsyeja kryesore është se ata e kuptojnë se reforma në drejtësi do të promovohet me “prerjen” e kokave të tyre, domethën me arrestimin e tyre. Për këtë arsye ata të dy kanë dalë kundër ambasadorit amerikan sa i përket reformës në drejtësi, për të cilën ambasadori Lu ka thënë se është interes parësor amerikan sot në Shqipëri. Reforma në drejtësi është sigurisht edhe një reformë sorosiane, por, siç e kam thënë më lart, Sorosi dhe Amerika në Shqipëri dhe jo vetëm këtu, janë e njëjta gjë.

Soros ka dhënë shumë para në Shqipëri në çerekshekullin e fundit, dhe në letër këto para janë dhënë për bamirësi. Tashmë është koha kur do të zbulohet nëse kjo bamirësi ka qenë një investim dhe se çfarë ka llogaritur të fitojë ai, ose më saktë ata që qëndrojnë pas tij, nga investimi i tij shqiptar. Se edhe pas Sorosit qëndrojnë të tjerë, Familja Rothschild. Unë mendoj se Shqipërisë nuk i vjen ndonjë e mirë nga elita sorosiane, madje do t’ i vinë shumë të këqija. Në këto rrethana, unë si antisorosian i vjetër, mendoj se nuk mund të bëhet gjë tjetër përveçse ta lemë të konsumohet këtë forcë të përbashkët sorosiano-amerikane, e cila ka prodhuar pushtetin e një elite sorosiane në Shqipëri dhe që për Shqipërinë është baras me një forcë madhore natyrore. Kur një force, si kjo sorosiano-amerikane nuk e përballon dot, duhet ta lejosh të konsumohet, duke e vëzhguar, ashtu që të përfitosh kur prej konsumimit të saj krijohet vacuum./Kastriot Myftaraj

https://www.facebook.com/kastriotmyftar ... 0992552038

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#63

Post by rrëqebull » Wed Jan 13, 2016 6:44 pm

Një artikull nga Gazeta SOT që plotëson edhe më shumë 'mozaikun' ku bëhen të dallueshme dhe të kuptueshme shkaqet dhe sesítë e zvetënimeve, rrënimeve, prapësimeve dhe sulmeve politike që po pëson Kombi Ynë përgjatë këtij "tranzicioni" nga bolshevizmi në një neobolshevizëm po aq kundrakombëtar sa i pari por i cili kapjen dhe kalbjen e shtetit nga brenda e maskon me retorika për "hapje të shoqërisë" dhe "demokratizim" prej të cilave mund të peshkohen tashmë vetëm liberaleshkot dhe syleshët e trushpëlarë dhe pa aftësi arsyetimore elementare.

#sorosizëm #globalizëm #neobolshevizëm #kanibalizëmfinanciar #kanibalizëmpolitik #shtetshkatërrim #kundradrejtësi #kundrarsim #globalistokraci #kundrashqiptarokraci

Reforma në drejtësi përfundon në kaçamak sorosian, spekulanti famëkeq përdhos procesin, ja si e ka kapur qeverinë, opozitën dhe shtetin 13/01/2016

Komprometohet, katandiset dhe përdhoset reforma e famshme në drejtësi. Nisi si reformë madhore që do t’i hapte Shqipërisë dyert e integrimit, që do të shënjonte fundin e tranzicionit dhe të pandëshkueshmërisë në Shqipëri, por mjerisht po përfundon si kaçamak sorosian, si konspiracion, si gjueti shtrigash dhe intrigë e madhe e spekulantit famëkeq George Soros. Nuk është më reforma në drejtësi, por është një lojë dhe skenar sorosian për të turbulluar dhe tërhequr politikën e Tiranës, në vorbullën e konflikteve. Panorama është sa qesharake aq edhe dramatike. Kemi drafte që hartohen natën dhe tërhiqen ditën. Kemi projekte të fshehta, zhbërje dhe bërje të lloji-lloji institucionesh me një të rënë të lapsit. Kemi asgjësim institucionesh dhe vizatim të strukturave të çuditshme në sistemin e drejtësisë.

Gjithçka po luhet fshehtas. Gjithçka ngjan me një cicmic të burgosurish. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Kudo që fut hundët spekulanti i bursave George Soros, me anë të beniaminëve dhe çirakëve të tij në Tiranë, produkti është i pashmangshëm: sabotim, konflikt, përmbysje, kapje dhe larje hesapesh. Nuk ka më asnjë dyshim se, tre draftet e derisotme për reformën në drejtësi, dy të parët të rrëzuar nga Venecia dhe palët në Tiranë, kanë dalë nga mëngët e spekulantit George Soros. Nuk ka më asnjë dyshim se ashtu si në ligjin për arsimin e lartë, në draftin e tretë për reformën në drejtësi, janë vizatuar interesat e George Soros. Por, mbetet i paqartë synimi real dhe përfundimtar i Sorosit. Dilema konsiston nëse kemi të bëjmë me një skenar sorosian për të marrë nën komandë sistemin e drejtësisë apo me një plan për të sabotuar reformën në drejtësi. Teksa të dyja mundësitë duket se ekzistojnë, duhet të kujtojmë se George Soros, me anë të strukturave që ka ngritur në Tiranë, është protagonist i të gjitha reformave të njëanshme dhe i sabotimeve gjatë viteve të fundit.

Kudo George Soros

Dora e George Soros fshihet par ndryshimeve kushtetuese të 21 Prillit të 2008, të cilët futën vendin në një spirale krizash politike. Dora e George Soros fshihet pas ndryshimeve në ligjin zgjedhor, me qëllim asgjësimin e disa partive politike dhe fuqizimin e disa të tjerave. Strukturat e George Soros kanë diktuar ligjin për arsimin e lartë në Shqipëri, zbatimi i të cilit do të rrënojë përfundimisht universitetet publike në Shqipëri, ndërsa fut duart e një universiteti privat në buxhetin e shtetit. Fondacioni Soros po tenton të diktojë edhe reformën e ardhshme zgjedhore.

Ky fondacion ka publikuar zyrtarisht një paketë me rekomandime paralele me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Çdo formulë e re zgjedhore, e cila synon të ndryshojë konfiguracionin politik në Shqipëri, del nga ky fondacion. Në këtë kuadër, gatimi i reformës në drejtësi nga ekspertët e Soros duket si diçka e natyrshme. Por, ekspertët e Soros kanë nisur gjithashtu të hartojnë mbi 41 ligje organike dhe aktet nënligjore në kuadër të reformës në drejtësi. Është e vërtetë se disa nga ekspertët nuk e kanë parë derën e Partisë Socialiste apo të Partisë Demokratike, por është po kaq e vërtetë se shumica e tyre, janë produkt i Fondacionit Soros në Shqipëri. Ndërkaq, tashmë dihet hija e Soros mbi Partinë Socialiste, mbi Partinë Demokratike, mbi qeverinë, Bashkinë e Tiranës dhe institucionet shtetërore. Çdo nismë e dyshimtë që del nga qeveria, me impakt në jetën publike, mban vulën e Soros.

Adriatik Doçi
http://www.sot.com.al/politike/reforma- ... esin-ja-si

Image

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#64

Post by rrëqebull » Thu Jan 14, 2016 7:40 pm

«Marshimi deri në brendësi të institucioneve» është strategjia e teorizuar nga bolsheviku Gramshi për t'i pushtuar dhe kalbur nga brenda institucionet shtetkombëtare [pra për të kryer një 'grusht shtetkombi' të ngadalshëm, 'progresiv', nëpërmjet 'reformash' të njëpasnjëshme dhe të pothuajse të padallueshme (si ato nëprëmejt të cilave BE-ja po kullufit gjithë sovranitetin kombëtar të shtetkombeve evropiene) ndryshe nga grushti i kryer në të ashtupropaganduarin "revolucion i tetorit" apo në "revolucionet" e tjera vrastare bolshevike).

Çdo dukuri e mbrapshtë që po ndodh tek ne në këtë pjesë të dytë neobolshevike të regjimit kundrashqiptarokratik 70 vjeçar [dhe në të gjithë Perëndimin pa dallim] është zbatim i këtij planveprimi bolshevik për ta kapluar dhe 'shqepur' secilin komb duke i breshëruar dhe droguar mendërisht njerëzit me broçkulla dhe «rëra-në-sy retorike» për "shoqëri të hapur", për "pushtet popullor" për "integrim" e për lloj-lloj gjepurash të përftuara në laboratorët botëkuptimkalbje-prodhues (siç ka qenë e ashtuquajtura "Shkollë e Frankfurtit") të meremetuar si gjoja "universitete" apo "think tanke ekspertësh" e "akademikësh" ku trillimtarët e regjimit ("spin doctors") punojnë për të ngritur ushtrinë me leshko të dobishëm dhe me syleshë të robëruar mendërisht të cilët t'i shërbejnë dhe nënshtrohen regjimit kundrakombëtarokratik globalist.


Kjo ka ndodhur përpikërisht me Institucionet Tona të cilat janë të pushtuara nga brenda dhe po kalben qëllimisht dita ditës me politika që e shkrumbosin dhe zvetënojnë Arsimin, Drejtësinë, Artin, Kulturën, Ekonominë dhe çdo degë apo fushë tjetër që ka të bëjë me shprehjen, përfaqësimin dhe mbrojtjen e Shqiptarisë dhe Interesit Kombëtar Shqiptar.

Kjo lëvizje e ulët për të cilën flet artikulli duhet parë në vazhdën e veprimtarisë sëprapthtësuese (eversive, subversive) të kundrashqiptarokratëve (që janë paaftokratë dhe dordolecikanë në shërbim të globalistokratëve) për të përgjuar, kontrolluar e censuruar çdo lloj botimi që mund të krisë sadopak 'bunkerin propagandistiko-ideologjik' në të cilin ata po kërkojnë që ta burgosin Mendimin e Lirë dhe shprehjen e tij. Pra kemi të bëjmë me një lëvizje të kulluar kundrakombëtarokratike që synon të parandalojë dhe shtypë Mendimin Kombëtar i cili është pengesë për vendosjen e totalitarizmit globalist.

Nuk na duhet ndonjë shforcim i madh për të kuptuar atë që Oruelli ka parashikuar dhe përshkruar në detaj që prej fillimit.

#kundrakulturë #kundrashtetkomb #totalitarizëmglobalist #globalistokraci #sorosizëm #kundrashqiptarokraci
Skandali, Ministria e Kulturës kushtëzon ISBN me një kopje libri të pabotuar, botuesit frikë nga piratimi 14/01/2016

Ministria e Kulturës duket se po punon fort për të marrë titullin e dështimit, në misionin që i takon një institucioni të përmasave të saj. Artistë të zhanreve të ndryshme, krijues, drejtues institucionesh të artit dhe kulturës, akademikë, botues etj, ankohen çdo ditë për paaftësinë por dhe indiferencën e këtij institucioni në menaxhimin e politikave mbështetëse për artin, kulturën dhe letrat shqipe. Por veç paaftësisë dhe indiferencës, së fundmi vihet re se kjo ministri po shfaq dhe dashakeqësi, veçanërisht në fushën letrare. Ministria e Kulturës dhe Biblioteka Kombëtare kanë bllokuar së fundmi botimin e librave të rinj. Pas një njoftimi të bërë disa ditë më parë nga Agjencia e ISBN në Bibliotekën Kombëtare, botuesve iu është bllokuar puna me botimet e librit. Sipas botuesve, Agjencia e ISBN pranë Bibliotekës Kombëtare është urdhëruar të mos japë asnjë numër ISBN për vitin 2016, ku sipas tyre, për Bibliotekën Kombëtare dhe Ministrinë e Kulturës botuesit janë akoma në vitin 2015. Botuesit shprehen se askush nuk ka të drejtë të pezullojë veprimtarinë botuese në Shqipëri dhe askush nuk ka të drejtë të bëjë pezullime apo ndryshime pa njoftuar më parë.

Frano Kulli, nga enti botues “Gjergj Fishta” shprehet se kjo është pengesa tjetër, që bëhet nga Ministria e Kulturës për botuesit. “Ministria e Kulturës kundër vijon shtimin e pengesave në veprimtarinë botueseve Shqipëri. Njoftimi i zyrës së ISBN-së pranë Bibliotekës Kombëtare, i cili ka konsumuar vetëm një fletë letër A4 të vendosur në derën e zyrës, sipas të cilit kjo zyrë nuk do të kryejë shërbimin e detyruar shtetëror për botuesit deri me 18 janar është pengesa më e re arbitrare që institucionet shtetërore të kulturës i bëjnë veprimtarisë botuese. Përpos kësaj, nëpërmjet njoftimit, botuesit vihen në dijeni edhe për një barrë shtesë detyrimesh, siç është kërkesa për të dorëzuar një kopje të shtypur të librit pranë kësaj zyre, që sipas nesh janë krejtësisht të tepërta e të panevojshme. Thua nuk është i mjaftueshëm përvetësimi prej 5 kopjesh të çdo botimi, që Biblioteka ia zhvat falas (sipas ligjit!) çdo botuesi?”, shprehet botuesi Kulli. Redaktorja e shtëpisë botuese “Morava” Gerta Kambo thekson se ky është një penalizim që u bëhet botuesve, pasi deri më tani nuk kishte ndodhur më parë një gjë e tillë. “Ai njoftim nga Bibliotekën Kombëtare K ka sjellë një penalizim të botueseve, bllokim të punës me botimin e librit. Më parë nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Uroj që kjo situatë të zhbllokohet, pasi nuk mund të nxjerrim libra në treg”, pohon redaktorja Kambo.

Shkelje privatësie

Për t’u pajisur në mënyrë të njëkohshme me CIP dhe me ISBN, Biblioteka Kombëtare njofton botuesit të paraqesin paraprakisht një kopje të materialit për botimin të printuar ose në format elektronik pranë agjencisë ISBN. Por kjo gjë kundërshtohet nga botuesit. “Midis të tjerash në njoftim lexojmë që për të marrë numrin e ISBN duhet dorëzuar kopja e librit në letër ose në format elektronik. Kjo së pari kërkon kohë dhe shton koston ekonomike, sepse do na duhet sipas kësaj risie që ne të printojmë çdo libër (qoftë ai me 60 apo 2000 faqe, ose t'ia japim gati për t'u piratuar në format elektronik). Kjo shkel edhe privacinë dhe konfidencialitetin e punës botuese. Nuk duhet të dorëzojmë materiale të pabotuara në zyrat e Bibliotekës Kombëtare. Mjafton dhe është i tepërt madje përvetësimi me ndihmën e ligjit i 5 kopjeve pa pagesë, të cilin do luftojmë ta ndryshojmë”, shprehen në reagimet e tyre botuesit. Por çfarë po ndodh me librin në Ministrinë e Kulturës? Sot ministria nuk ka më as drejtori libri dhe biblioteke, ndërsa ka krijuar një drejtori të krijimtarisë së fjalës dhe përkthimit. Ministria, sipas botuesve nuk ka sot një strukturë të mirëfilltë mbi librin dhe bibliotekat. Sot janë një sërë problemesh që shqetësojnë botuesit, por duket se nga ministria ka humbur interesi për politika në zhvillim të librit.
Nga Julia Vrapi
http://www.sot.com.al/kultura/skandali- ... frik%C3%AB

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#65

Post by rrëqebull » Tue Jan 19, 2016 9:13 pm

OSHEE: VJEDHJE 53 MILIONË EURO NËPËR THASË POR ZYRA E SOROS-it THOTË JANË GËNJESHTRA POLITIKE!!!

Gjergj Erebara i zyrës së Soros-it Birn Albania (Balkan Investigative Reporting Network) shpik teorinë se OSHEE-ja ka gënjyer për fitimin dhe jo se ka vjedhur! Sipas Erebarës së Soros OSHEE-ja ka thënë se ka fituar më shumë por ka deklaruar në Tatime 53 milionë euro më pak! E çuditshme që Erebarës së Soros "nuk i shko hiç në mendje" se ato lekë janë vjedhur me thasë :)

Në fakt Soros në New York ka nxjerrë para disa muajsh një relacion-studim që kërkon një rritje të re të çmimit të energjisë për shqiptarët që nga 1 Korrik 2016 sepse po bën gati privatizimin e OSHEE-së dhe i ka lshu mercenaret e vet rrugëve për të bërë gati opinionin publik...
https://www.facebook.com/altingoxhaj/ph ... 797981589/

#‎sorosizëm‬ ‪#‎globalsitokraci‬ ‪#‎kundrashqiptarokraci‬

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#66

Post by rrëqebull » Fri Jan 29, 2016 5:46 pm

#sorosizëm #globalizëm #globalsitokraci #soroskraci #kundrashqiptarokraci

Image

Spastrimi i politikës nga Soros – beteja imediate e shqiptarëve. Llesh P.GJETA 29/01/2016

Njihet si autori i së “premtes së zezë” i financave britanike në vitin 1992, kur e çoi për lesh paundin duke fituar miliarda për vete, si marionetisti i regjimit në Ukrainë për të spekuluar edhe atje. Vjet në verë u zbuluan shkëmbimet e e-maileve të tij komprometuese me presidentin e Ukrainës. Pak kohë më parë Rusia dëboi Fondacionin Soros për “çështje të sigurisë kombëtare”, ndërsa këtë javë Kina e paralajmëroi: “Mos nis luftën me monedhën tonë”….

Ky njeri duhet t’i paguajë Shteteve të Bashkuara të Amerikës disa miliardë dollarë detyrime fiskale. Pra uria për para nuk është çështje hobby a prirjeje por jetë a vdekje. Njihet botërisht proverbi: Në SHBA dy gjëra janë të sigurta, vdekja dhe taksat. Nëse ndjehen të kafshuara prej Xhorxh Soros superfuqitë SHBA, Rusia, Kina dhe e kanë pësuar vende si Britania, Ukraina.. po Shqipëria?

Të dhënat e mësipërme të çojnë në hipotezën se edhe në Shqipëri nuk ka përse të mos jetë duke vepruar. Por këtë hipotezë mund ta hedhë një amerikan, një kinez, një rus që nga zyra e tij në shtetin e vet. Ndërsa ne në Tiranë kemi prova tashmë të konfirmuara për një pushtet absolut të Xhorxh Soros të instaluar përmes satrapëve të tij. Jo më larg se dje, nga foltorja e Kuvendit, ish kryeministri Berisha tregoi sms-në e një specialisti shqiptar që qe shmangur nga TI …si “i djathtë”… me ndërhyrjen e një personaliteti të huaj…njeri i Sorosit! Qenka pra Soros! Hiqka e vika deri edhe specialistë në çdolloj niveli në vend, duke kontrolluar frikshëm çdo qelizë…

Në perandorinë e lashtë perse caktoheshin administratorë që kishin detyrë të mbronin pushtetin e perandorisë. Këta quheshin satrapë. Ajo që shihet në “njësinë tonë administrative” është se një armatë satrapësh ka kapur si pushtetin ashtu edhe opozitën. Janë individë me lidhje të fuqishme me spekulantin Xhorxh Soros, e po ashtu edhe me njëri – tjetrin. Bëhet fjalë për individë që kanë punuar në fondacionin Soros, janë financuar me projekte prej tij, me bursa e forma nga më të ndryshmet. Pushteti, opozita, media e shoqëria civile janë habitshëm të lidhur me këtë emër. Gati – gati mund ta quash një lidhje nepotike ku “xhaxha Xhorxhi” është rrënja e pemës gjenealogjike të pushtetit të sotëm.

Janë njëlloj apo janë në lojë?

Siç e thashë, kur i sheh pa koefiçientin “Soros” duket se secilin e ka sjellë fati personal në atë rrugë të madhe. Ngjan sikur secili sheh punën e vet, ka jetën e vet me miq, kundërshtarë e armiq. Sheh beteja politike, kauza e deri edhe protesta…por që në fakt nuk çojnë askund. Pushteti i Ramës, edhe pse i dështuar tashmë, nuk bie! Ndërkohë që bie ekonomia përditë. Në mënyrë të frikshme pas pak javësh pritet të ndjehet rritja e çmimeve dhe inflacionit për shkak të “reformave” që ky kryeministër ndërmorri me të famshmin “ligj i tatimeve”. Nga varfëria në mjerim. Është diskutuar prej kohësh për një skenar falimentimi të vendit. Një skenar që rrënqethshëm të sjell ndërmend “të premten e zezë” të Britanisë, konfliktin e Ukrainës, destabilizimin e Maqedonisë ….

Ky infeksion i përhapur në shumicën e politikës shqiptare është sot problemi. Majtas – djathtas ata janë një grup që xhiron pjesën tjetër duke çuar vendin drejt më të keqes, për ti dhënë mundësi xhaxha Sorosit të bëjë miliardat që i duhet për të shlyer borxhin ndaj SHBA e ti shpëtojë burgut.

Paradoksalisht, 25 vjet pas rrëzimit të diktaturës dhe përmbysjes së asaj klase politike, shqiptarët janë para një detyre të ngjashme, por shumë më të sofistikuar. Çështja është të ndalohet plani Soros për Shqipërinë e të kalohet në opozitë e gjithë kjo klasë që luan sot fijet nëpër partitë përkatëse. Kjo lloj politike, e artikuluar me shumë sinqeritet nga Edi Rama : “Përtej së majtës e së djathtës” është thelbi. As e majta as e djathta, as kombi as atdheu e aq më pak shqiptari… aq më pak militanti e votuesi nuk janë qëllimi. Në mënyrën më cinike qëllimi është paraja dhe pushteti, gjë që ka deformuar përfaqësimin e interesave publike apo edhe të grupeve të caktuara, shtresave e klasave në vend. Satrapët sorosianë ia kanë dalë ku më shumë e ku më pak të largojnë forcat që drejtojnë a ku militojnë në administratë satrapie ku detyra e parë dhe e vetme është mbrojtja e pushtetit të Perandor Xhorxh Soros

Kundër Oligarkisë Sorosiane

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#67

Post by rrëqebull » Sun Jan 31, 2016 7:04 pm

Image
ÇËSHTJA SOROS: WHY THE DOG DIDN’T BARK? [PËRSE NUK LEHU QENI?] Nga AUREL PLASARI

Do të vijë një ditë kur 28 janari 2016 do të përfshihet në historinë politike të shtetit shqiptar si datë historike: ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi në Kuvendin e Shqipërisë “Rrjetin Soros”, organizatën e fshehtë të modeluar simbas praktikave të vjetra të Internacionales Komuniste si shkollë formimi – “fidanishte” – për futjen në dorë edhe në Shqipëri të pushtetit politik, atij ekonomik, madje edhe atij kulturor qysh prej vitit 1993 dhe deri më sot.

Prej vitit 1993 më bie të kem qenë ndër të parët që jam ndeshur me këtë strukturë perverse tanimë famëkeqe, kur Zotëria e tij multimiliarderi superbatakçi zbriti personalisht në Shqipëri dhe më bëri nderin duke më atakuar personalisht në një konferencë shtypi ngase nuk i isha bindur organizatës së ndërtuar prej tij, madje e kisha denoncuar publikisht në shtyp veprimtarinë e saj. Fatmirësisht, ndërsa priste shkarkimin tim nga detyra, të nesërmen, – mbas një takimi në mbrëmje me Presidentin e atëhershëm të Republikës, – u detyrua të zbythej duke njoftuar për shtyp që “pranonte dorëheqjen” e drejtorit të Fondacionit të tij në Shqipëri, Fron Nahzit, të cilit z. Sali Berisha ia shpalli të vërtetën e dosjes pikërisht në këtë fjalë.

Mirëpo a mjafton për opozitën shqiptare vetëm prononcimi publik parlamentar i z. Sali Berisha për “Çështjen Soros”? Afërmendsh që jo. Kam pritur disa ditë dhe po ndjek me vëmendje heshtjen e kryetarit të PD-së, po ashtu edhe heshtjet në shumës të një numri deputetësh të PD-së dhe funksionarësh të saj të zgjedhur ose të emëruar. Më qartë: po përgjoj heshtjen e tyre dhe do të dëshiroja që tanimë çdo opozitar do të duhet ta lexojë këtë heshtje, e cila flet. Për ta lexuar atë më mirë po tregoj një “sekret” nga leximet e hershme prej Sherlock Holmes-it të famshëm.

Në tregimin “The Silver Blaze”, gjatë punës për zbulimin e një rasti kriminal, mes dedektivit zyrtar të Scotland Yard-it dhe Holmes-it privat u zhvillua ky dialog:

Dedektivi: A ka ndonjë pikë tjetër për të cilën do të donit të më tërhiqnit vëmendjen?

Holmes: Po, për incidentin e çuditshëm të qenit gjatë natës.

Dedektivi: Qeni gjatë natës nuk bëri asgjë!

Holmes: Pikërisht ky ishte incidenti i çuditshëm.

Ky fakt e nxori Sherlock Holmes-in në përfundimin që të moslehurit e qenit dëshmonte se qeni jo vetëm që e njihte mirë autorin e krimit, por autori i krimit mund të ishte njëkohësisht edhe i zoti i qenit.
Levizja Kunder Oligarkise Sorosjane

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Gjendja politike në Vend

#68

Post by Adriana » Thu Feb 04, 2016 5:47 pm

[quoteem30/01/2016 Nga : Zamir GJURGJI - KU(R) DO RRËZOHET “BUSTI” I XHORXH SOROSIT?]Mesdita dhe mbrëmja e së premtes se fundit të janarit ofroi një panorame të pazakontë për politikën shqiptare: Plaku Soros nuk është më “Zotnia i Paperlyem”. Gjuha e drurit e ish-kryeministrit Berisha dhe gjuha e drunjtë e ish-kryeministrit Meta shkonte aty ku dhemb dhëmbi, teksa “Bishti i dardhës” apo “Bidai” mbeten gjetje gjuhësore. Përse vallë? Stihi a stuhi politike? A është vertet Xhorxh Soros Guvernatori dhe Kryekonçesionari i politikës shqiptare(dhe jo vetem)?

Dy dekada më parë, në emisonin e RAI-t (“Maastricht Italia”) që drejtohej nga Alan Friedman, debati Soros-Berluskoni ishte mjaft i ashpër, ngaqë Soros “këshillonte” Berluskonin që gjithë të ardhurat e Buxhetit të italianëve t’i hidhte në Bursë, ndërsa ish kryeministri italian ngulte këmbë që investimet publike ishin synimi i tij për të ardhurat nga buxheti dhe se nuk mund të “luante bixhoz” me mundin dhe djersën e italianëve , nderkohe qe kishte nxënë shumë mësime nga zhvlerësimi i paundit britanik. Në mars të vitit 2010, ish kryeredaktori i “Le Monde”, Jean-Marie Colombani, vinte gishtin e fajtorit të krizës financiare të Europës tek spekulatorët e bursave që fshiheshin nën petkun e bamirësisë dhe pikërisht te Xhorxh Soros dhe “hedge fund”-et e tij. Në artikullin e tij të botuar në “El Pais”(Con el agua al cuello), Colombani citonte edhe “Wall Street Journal” për darkën e spekulantëve të bursës, që në fund të shkurtit të 2010-es, ne Nju Jork, kishin vendosur të ndermerrnin sulm frontal kundra monedhës euro deri sa të barabitej me dollarin, e më pas të zhvlerësonin edhe dollarin vetë. Në prill të 2010-es, edhe më i drejtperdrejte u shfaq ne publik kryeredaktori i “Le Monde Diplomatique, qe në editorialin e tij “Burqa bla-bla”, nxirrte në pah dorën e fshehtë te spekulanteve të bursës që kishin mundësuar humbjen e 20.000 milion eurove në Thesarin e Shtetit, si pasojë e një veprimi “teknik” të Ekzekutivit francez.

Ndërkohë që në Shqipëri, ndikimi prepotent i kryespekulantit financiar të bursave eshte edhe më arrogant. Kllounet e tij kontrollojnë thuajse të gjitha sferat e pushtetit. Ekzekutivin, legjislativin, mediatikun dhe ishin një hap larg marrjes ne kontroll tërësor edhe të atij gjyqsor. Për të mos folur për atë financiar, se është humbje kohe për ta dëshmuar. Po atëherë? Çfarë pushteti kishte më pak ‘ultra i majti’ Enver Hoxha? Apo që pushtetin e ushtronte me baballarët e Byrosë Politike, ndërsa “far-left”-i Soros e ushtron me bijtë ideologjikë, e për më tepër biologjikë të saj! Nga Traja, tek Rama e deri te Veliaj, Plaku Soros i ka ndërlidhur tre breza. Duhen bërë pesë që të shquhet?! Kjo është njëherazi edhe sfidë e opozitës bashkëkohore. Nëse Dr.Halim Kosova ‘u bë kurban’ se përmendi dhe guxoi luftën kundra “majtistëve dhe mjaftistëve” ne fushate zgjerdhore, këllqet e z.Basha jane tejet të brishta për këtë sfidë. Gjithsesi kjo është sfida e tij. Fjalët e tij se do të luftojë korrupsionin dhe do të vërë drejtësi në vend kanë një prove përpara: të rrezojë, se paku verbalisht, mitin e kryespekulantit dhe kreut te korrupsionit, Xhorxh Soros. Ndersa qytetarëve shqiptare u mbetet një sfidë tjetër. Të rrëzojnë bustin e rilindur të Enverit, ate te Xhorxh Soros-it. Pasi të rrezohet Busti i te Rilindurit, Byroja Politike(alias:Mavi Qeveria) zbythet vetë. Gjithsesi, nuk duhet lene e vetme ne zbythje që të përsëritet gabimi i fatal i 90-es. Këtë herë u duhet dhënë edhe plumbçe bythëve(që bishtin e “dardhës” të mos e dredhin kurrë më). /Lajmi SHqip/[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#69

Post by rrëqebull » Sat Feb 06, 2016 10:36 pm

PSE U KËRCËNUA ME VDEKJE SALI BERISHA PIKËRISHT TANI?!
Pyetje nga Avokati Altin Goxhaj

Çfarë ndodhi këto ditë, çfarë bëri Sali Berisha ndryshe që për herë të parë që kur doli në Opozitë u kërcënua me vdekje në të gjithë mediat e majta nëpërmjet një të arratisuri nga drejtësia për vrasjen e Azem Hajdarit?
ME SA DI UNË E VETMJA GJË E RE ISHTE DENONCIMI PËR EKZISTENCËN E KONSPIRACIONIT SOROSIAN (që shqetësoi shumë dhe ministrat e Sorosit sa u alarmuan live duke e ndërprerë mgjths s'po reagonin hiç kur po i akuzonte personalisht për korrupsion)...
PO ACAROHET SITUATA TANI QË PLASËN UJËRAT E ZEZA TË SOROSIT NË POLITIKËN SHQIPTARE...

Për të gjetur se kush të sundon, kupto se kush është ai që nuk mund të kritikosh

- Volteri
[/typo_quote]

Lëvizja Kundër Oligarkisë Sorosjan e
#‎sorosizëm‬ ‪#‎totalitarizëm_globalist‬ ‪#‎kundrashqiptarokraci‬


TENTAKULAT E SOROSIT NË SHQIPËRI!

*Avokati Altin Goxhaj dhe analisti Kastriot Myftaraj flasin tek gazeta ‘Standart’ për angazhimet e Soros në politikën shqiptare, median po ashtu si edhe zbardhin të fshehtat e financimeve prej tij.

Fondacioni për Shoqërinë e Hapur SOROS mbërriti në vendin tonë që prej 1992 me qëllim ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe për të inkurajuar nismat sociale, nën drejtimin e miliardierit hungarezo-amerikan [çifut] Xhorxh Soros (George Soros), që ka shtrirë rrënjët me “programet” e saj kudo. Ndaj tij janë hedhur vazhdimisht akuza se pasurinë e ka ngritur duke iu shmangur taksave, manipulimit të ligjit në disa vende të pazhvilluara të botës. Edhe në Shqipëri kanë qenë të shumta akuzat se Soros mban në kthetra politikën shqiptare, liderët e partive, institucionet e drejtësisë dhe se vazhdimisht po devijon rrugën e reformave sipas interesave të fondacionit. Miliarderin Xhorxh Soros e kemi parë jo pak herë të takohet me krerët e shtetit, madje edhe në darka intime mes tyre. Më pas etja për pushtet e Soros u shtua dhe në vitin 2000 zgjeron fushat ku do të shtrihet me “programet” e tij. Arriti aty ku synonte pa u penguar nga askush, në “përmirësimin e qeverisjes” dhe “integrim në BE”. Në vitin 2013 Soros themeloi edhe Fondin e Menaxhimit, nga i cili akumuloi një shumë prej 13.3 miliardë $. Miliarderi vizitoi për herë të parë Shqipërinë në 2005, kur erdhi në Tiranë me misionin për të nxitur qeverinë shqiptare në zbatimin e programit për integrimin ekomoniko social të romëve. Në këtë vizitë u takua edhe me krerët e shtetit dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, në atë kohë Edi Rama, që i dha edhe titullin “Qytetar Nderi”. Ndërsa për herë të dytë Xhorxh Sorosi erdhi në dhjetor të 2014-ës, ku pati një darkë me mikun e tij Rama.

Intervista me ALTIN GOXHAJ
Sorosi, tutori i karrierës politike të Ramës e Veliajt. Ja kush është kolona e pestë në PD


Fondacioni SOROS mbërriti në Shqipëri në 1992 me qëllimin e ndërtimit të një shoqërie të hapur dhe demokratike. Por në të vërtetë çfarë ndodhi gjatë rrugëtimit të Sorosit në Shqipëri?

Asnjëherë Fondacioni Soros nuk ka pasur ndonjë objektiv që lidhet me përmirësimin e demokracisë. Fondacioni Soros nuk është një OJF që investohet për demokracinë apo shoqërinë e hapur apo për zhvillimin e ndonjë vendi. George Soros është një spekulant ndërkombëtar që përdor boshllëqet ligjore ndërkombëtare dhe lokale për veprimtarinë e tij fitimprurëse dhe kriminale si një armik i demokracisë dhe shoqërisë së hapur. Ai ka “shpikur” një biznes me fitime të pallogaritshme nëpërmjet mashtrimit dhe instrumentalizimit të strukturave jofitimprurëse dhe mediave. Një mostër e tillë e Bursës Globale është një person i rrezikshëm për çdo shtet. Edhe në Shqipëri Sorosi që në 1992 ndërtoi një rrjet në shoqërinë civile dhe kapi mediat nëpërmjet investimit te një kategori gazetarësh që plotësonin kriteret duke investuar miliona dollarë dhe nëpërmjet tyre në 1998 mbështeti karrierën politike të Edi Ramës dhe më pas nëpërmjet tij ndërtoi këtë skemë të kapjes së pushtetit total dhe ndërtimit të një regjimi oligarkik të ngjashëm me një Juntë Fashiste me një plan të qartë përfitmi miliardash dollarë duke shkretuar ekonominë shqiptare dhe shitjen e saj për skrap.

Në fakt, çfarë fondesh po hedh Sorosi për vendin dhe ku?

Sorosi hedh 1 dhe merr minimumi 10. Në vitin 1995 ngriti programin e zhvillimit të arsimit gjoja për të ndërtuar shkolla. Leu me bojë disa fasada dhe ngriti një firmë projektimi. Kur erdhi kriza kosovare nëpërmjet Fondacionit që ngriti AEDP – Sorosi thithi dhjetëra miliona euro nga qeveritë e huaja dhe Banka Botërore dhe bëri një vërë në ujë duke lyer fasada dhe nxori 10-fish paratë që harxhoi deri ne 1999. Sot e gjithë Reforma e Drejtësisë p.sh. është e gjitha “e blerë” me paratë e Soros dhe këtë e ka pohuar vetë publikisht Fatmir Xhafa para gjithë mediave në fund të Dhjetorit. Janë disa spin-off-e të Sorosit që kryejnë shumë shërbime të rëndësishme në kontrollin dhe përfaqësimin e shoqërisë civile, si MJAFT, CoPlan, ISB, Agenda, Aleanca Gjinore, Refleksionet, Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, Instituti i Komunikimit, Organizata Politike, BIRN Albania, etj.

Shpesh janë përmendur emra politikanësh, krerë të shtetit, të partive, prokurorë, gjyqtarë si njerëz të blere nga Soros per te përmbushur qëllimet e fondacionit. Cilët janë ata, a kemi emra konkrete?

Personi që mbulon Shqipërinë: Jonas Rolet. Kupola e Mazhorancës: Olsi Rama, Linda Basha Rama, Milva Ekonomi, Endri Fuga, Valdete Sala, Henri Neim Çili, Koço Kokëdhima, Bashkim Sala, Piro Misha, Ardian Fullani, Artur Metani, Arjana Fullani, Andi Dobrushi, Ana Gjokutaj, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati, Blendi Çuçi, Mirela Kumbaro, Eglantina Gjermeni, Arbjan Mazniku, Delina Fico, Ilir Beqja, Dritan Prifti. Instrumentet kryesore të kontrollit të informacionit: Instituti Shqiptar i Medias dhe BIRN Albania (kontrollohen nga Remzi Lani). Kolona e Pestë e Opozitës: Genc Pollo, Genc Ruli, Enno Bozdo, Majlinda Bregu, Edmond Spaho, Besnik Alia, Artan Hoxha. Personat që janë në marrëveshje me Kupolën Sorosiane: Gjergj Lezhja (lidhjet me Valdete Sala), Grida Duma (lidhjet me Henri Neim Çilin), Sherefedin Shehu (lidhjet me Fullanin). Personat që u shërbejnë njerëzve të Soros: Kreshnik Çollaku i shërben verbërisht Genc Pollos dhe Enno Bozdos, Ervin Salianji dhe Edi Lesi i shërbejnë Henri Neim Çilit. Jorida Tabaku i shërben dhe është produkt i Koço Kokëdhimës. Opinionistët sorosianë që prezantohen nën petkun e PD: Lutfi Dervishi, Alfred Lela, Afrim Krasniqi, Arjan Vasjari, Artan Hoxha.

Geroge Soros-in e kemi parë të takohet me personalitete të politikës. Çfarë marrëdhënie ka ai me Ramën, Metën, Bashën? A është ai në rolin e “cherchez la femme”?

George Sorosi është tutori i karrierës politike të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, madje Soros e ka caktuar edhe kush do ta trashëgojë edhe Partinë Socialiste dhe ai është Erion Veliaj. Sorosi ka investuar për Edi Ramën që në 1992 dhe e vërteta është se në 1997 janë bërë shumë miq dhe në nëntor apo dhjetor 1997 Sorosi i kërkoi personalisht Fatos Nanos që ta bënte Edi Ramën Ministër të Kulturës dhe më pas historia dihet. Marrëdhënia e Sorosit me Metën ka qenë gjithmonë konfliktuale, dhe konflikti ka filluar në 2000 kur Meta si Kryeministër gjobiti me 1 milionë dollar për evazion fiskal Fondacionin BESA të Soros. Më pas në 2003 Sorosi vendosi një pakt midis Metës dhe Ramës, Genc Pollos dhe Genc Rulit, dhe disa politikanë të tjerë të kohës që nëpërmjet Lëvizjes MJAFT do të krijonin Polin e Tretë në zgjedhjet e 2005 duke çarë PD dhe PS dhe do të bëhej një koalicion majtas duke nxjerrë Nanon nga pushteti dhe marrë pushtetin, por këtë skemë e prishi Sali Berisha duke krijuar KOP-in dhe duke marrë një pjesë të këtij Poli në PD dhe duke e nxjerrë këtë skemë jashtë loje. Në atë moment filloi çarja Rama – Meta dhe më pas u aktivizua Erion Veliaj që nëpërmjet G99 të nxirrte jashtë loje LSI. Që në atë kohë historia dihet dhe më vonë kur PD doli në opozitë (edhe për hir të sabotimit të Kolonës së Pestë të Soros në PD që vetë Doktori e futi nëpërmjet KOP-it kur prishi Skenarin e Polit të Qendrës që do të krijohej nëpërmjet Lëvizjes MJAFT), filloi brenda PD skenari për sorosizimin e plotë të Partisë Demokratike dhe kapjes së plotë të saj nga Kolona e Pestë e Soros.

Po me ish liderin Berisha?

Berisha është i vetmi organ në PD që mund të prodhojë antikorpe në të gjithë PD-në për të shpëtuar opozitën nga Kanceri Sorosian!


Intervista me KASTRIOT MYFTARAJ
BIRN, një krijesë e Sorosit dhe financohet prej tij


Cili ka qenë roli i fondacionit Soros në Shqipëri që prej 1992?

Ndonëse Soros është shumë i dëgjuar në Shqipëri, publiku këtu ka një ide të turbullt për atë se cili është ky njeri. Soros është një miliarder, kjo dihet nga të gjithë, i cili ka kryer operacione të tilla në bursat financiare, që mjafton një deklaratë e tij që të tronditen bursat globale. Përveçse si financiar, Soros i ka dhënë vetes edhe një rol prej bamirësi, me anë të fondacionit të tij. Fondacioni i tij i njohur rëndom me emrin Fondacioni “Soros” në fakt ka si emërtim zyrtar atë Fondacioni “Shoqëria e Hapur” (dhe emrin e shtetit përkatës ku vepron). Emërtimi “shoqëria e hapur” vjen nga fakti se Soros pretendon të zbatojë modelin e shoqërisë së hapur të përpunuar nga filozofi i tij i adhuruar Karl Popper, i cili e ka shtjelluar këtë model shoqëror në librin e tij “Shoqëria e Hapur dhe armiqtë e saj”. Sipas tij shoqëritë e mbyllura, të izoluara, totalitare duhet të ndryshojnë, të hapen, duke u çliruar nga dogmat dhe institucionet e ndërtuar mbi bazën e tyre. Me këtë rol, u krijua në Shqipëri Fondacioni “Soros”.

Shteti i së drejtës është një prej programeve të këtij fondacioni. Çfarë ndodhi me Sorosin dhe programet e tij? A devijuan ato?

Shteti i së drejtës nuk i ka interesuar kurrë Sorosit. Nëse Sorosi do të kishte interes për shtetin e së drejtës nuk do ta çonte fondin e vet të investimeve në ishujt Kajman, si kompani off-shores, por do ta kishte atë në Nju Jork. Sorosi e çoi fondin e tij në ishujt Kaiman se donte të ruante sekretin e klientëve të tij, që depozitonin shuma të mëdha në fondin e tij, për të siguruar fitime prej spekulimeve të tij financiare. Programet e Sorosit në Shqipëri kanë ecur sipas agjendës së tij të vërtetë që është, ajo e krijimit të një elite sorosiane e cila do ta sundojë Shqipërinë [për llogari të tij, pra të globalistokratëve].

George Sorosin e kemi parë shpesh në takime me politikanë, Ramën dhe Bashën. Çfarë roli ka Sorosi në politikë, reforma dhe integrimin e vendit?

Sorosi në Shqipëri punoi dhe punon kryesisht për të ndërtuar karrierën politike të njerëzve të caktuar dhe më së shumti iu ka shërbyer dy personave, Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Gjithçka që ka bërë Soros në Shqipëri e ka bërë në funksion të karrierës fillimisht të Edi Ramës dhe pastaj të Erion Veliajt. Sigurisht që Sorosi është marrë dhe me çështje të tjera, ai ka bërë dhe tranime të zyrtarëve, të punonjësve të institucioneve të pavarura etj. Por jashtë promovimit të karrierës së dy personave të mësipërm Soros është marrë kryesisht me mbështetjen e kauzës së minorancave seksuale, gay, lesbian, transgender dhe me mbështetjen e kauzës së legalizimit të drogave të lehta. (si fillim) Pjesa tjetër e veprimtarisë ka qenë në funksion të tyre, ose sa për të kamufluar këto veprimtari.

Po media çfarë raporti ka me Soros?

Sorosi në Shqipëri tregoi një vëmendje të veçantë për median, të cilën e shikonte si mjet të manipulimit të individit dhe të mendësisë kolektive të shoqërisë. Sorosi nuk i ka kursyer paratë e investuara në media, por këto kanë shkuar kryesisht për të blerë në mënyra të ndryshme gazetarët dhe drejtuesit e mediave. Tani që njeriu i Soros Edi Rama është në pushtet, gjërat janë më të lehta për Sorosin, sepse njeriu i tij kontrollon shtetin.

Ka akuza se agjencia e lajmeve BIRN është e blerë prej tij.

BIRN është një krijesë e Sorosit dhe financohet prej tij në një masë të madhe. Por BIRN, përveçse për Sorosin punon edhe për CIA-n. Kjo është një nga linjat ku veprimtaria e Soros dhe CIA-s përputhen mes tyre. BIRN ka burime shumë të mira që në origjinë të tyre shkojnë te Soros dhe CIA.

Meta deklaroi se Sorosi po thur skenarë kundër LSI. Çfarë duhet shqiptarët të presin ende nga Sorosi?

Sorosi nuk pajtohet dot me faktin që Edi Rama për ardhjen në pushtet të të cilit Sorosi ka investuar aq shumë, të jetë i kushtëzuar nga Meta në qëndrimin e tij në pushtet. Meta e zhvlerëson projektin sorosian të “Rilindjes”. Rama pa Sorosin do të ishte diçka krejt tjetër, madje ndoshta nuk do të ekzistonte fare si politikan. Them si politikan, jo si individ. Ne shqiptarët nga Sorosi duhet të presim që të vdesë sa më shpejt se ai këtë vit mbush 87 vjeç.
BW, Standard 1,Strandard 2

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#70

Post by rrëqebull » Sun Feb 07, 2016 7:32 pm

Llozha masonike sorosiane e Tiranës dhe reforma në Drejtësi

Në Shqipëri tema e ditës është reforma në Drejtësi. Si kurrë ndonjëherë më parë, Ambasada Amerikane në Tiranë, ka shprehur publikisht në emër të Qeverisë së SHBA, angazhimin e plotë amerikan për këtë reformë. Asistenca e qeverisë amerikane është e mirëpritur, aq më tepër kur merr përgjegjësi të plotë publikisht për miratimin e reformës dhe për zbatimin e saj, si këtë herë. Por nuk mund të mos bëhet pyetja, përse në një rast të tillë, kur për këtë reformë institucionale është angazhuar drejtpërdrejt qeveria amerikane, përsëri një rol kyç në procesin e reformës ka Fondacioni “Soros” në Shqipëri. Ky fondacion është një qendër shumë e dyshimtë që funksionon si një llozhë masonike. Unë e mirëkuptoj rolin e Fondacionit “Soros” në rastet kur ai përdoret nga qeveria amerikane për atë që mund të quhet subversion konstruktiv, kur qeveria amerikane gjen vështirësi për të zbatuar një politikë të saj në vend. Këtu Soros është i kyçur në politikën shtetërore amerikane.

Por kur të gjithë aktorët politikë, që nga qeveria te opozita pajtohen me ambasadën amerikane për miratimin e pakos së reformave që paraqitet si projekt që ka mbështetjen e plotë të qeverisë amerikane, përse duhet të jetë në lojë Soros? A mos ndoshta Soros ka në Shqipëri një agjendë të vetën, të ndryshme nga ajo zyrtare amerikane, të cilën ambasada amerikane është e detyruar ta marrë parasysh? A mos ndoshta Soros është më fuqishëm se Qeveria Amerikane, që kjo e fundit ka nevojë për mbështetjen e tij kur angazhohet drejtpërdrejt në një reformë institucionale në Shqipëri? Çfarë mund të bëjë Sorosi me fondacionin e tij që nuk e bëjnë dot qeveria amerikane me ekspertët e saj, në bashkëpunim me qeverinë dhe opozitën shqiptare?

Roli Sorosit në këtë proces nuk mund të jetë veçse ai një pushteti okult, të llojit masonik. Në këto raste mund të ndriçohemi nga analogjitë. I vetmi vend perëndimor, anëtar NATO-s dhe Bashkimit Europian, ku janë zbuluar zyrtarisht sekretet e një llozhe masonike, nga komisionet hetimore parlamentare, me akt-akuzat e ngritura nga Prokuroria në gjyqe dhe me vendime gjyqësore të formës së prerë, është Italia ku diçka e tillë ka ndodhur me llozhën masonike P-2. Kjo llozhë masonike kishte bërë një projekt politik të quajtur “Piano di Rinascita” (Plani Rilindjes).

Ngjashëm, edhe në Shqipëri, Edi Rama, qëkurse ishte në opozitë doli me Projektin politik të “Rilindjes”
, që ishte një projekt për reforma që duhet të zbatoheshin kur partia e tij të vinte në pushtet. Projekti “Rilindja” u përpilua në bashkëpunim të ngushtë me Fondacionin “Soros”, cili që prej krijimit në Shqipëri ka shërbyer karrierës politike të Ramës. Në Shqipëri, projekti “Rilindja” mbështetet në librin e sorosianit Ardian Klosit “Shqipëria ç’ mund të jetë?”, botuar në 1997. Pikturën që gjendet në kapakun e librit e ka punuar Edi Rama. Autori projektit të “Rinascita” të llozhës P-2 u vra para se të niste zbatimi veprës së tij. Ardian Klosi vdiq në 2012, në prag të ardhjes në pushtet të Ramës, me projektin “Rilindja”. Ardian Klosin e mbytën në një ritual masonik, sepse kishte pretendime për të pasur një rol më të madh politik në zbatimin e projektit “Rilindja”.

Sigurisht që nëse Klosi do të ishte gjallë, nuk do të heshtte nëse projekti tij do të përdorej nga të tjerët, duke qenë ai vetë mënjanuar. Vdekja e tij ishte një paralajmërim për të tjerët se çfarë do të pësojnë nëse rebelohen ndaj llozhës.
Zbulimi zyrtarisht llozhës masonike P-2 u bë mundur se SHBA e braktisën atë. Nëse SHBA nuk bëjnë kështu edhe me llozhën masonike të Tiranës, reforma në Drejtësi do të dështojë tërësisht. Sepse llozha masonike e Tiranës është përzier në reformimin e Drejtësisë, pikërisht për ato arsye për të cilat llozha masonike P-2 kishte ngulur kthetrat e saj aq thellë në Drejtësinë italiane.

Të premten e kaluar, në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, në Tv Klan, i kam bërë thirrje publike Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë që të ketë kurajën e Prokurorëve italianë që në vitet tetëdhjetë hetuan dhe dënuan llozhën masonike P-2. Nuk duhet harruar se lufta e vërtetë kundër mafies në Itali, nisi me zbulimin dhe dënimin nga Drejtësia të llozhës masonike P-2. Në Shqipëri, në vitin 2016 llozha masonike e Tiranës, e kamufluar si fondacion bamirës, ka privilegjin e të qenit partner zyrtar në reformën në Drejtësi! Kjo do të thotë se ne jemi ende larg asaj që bëri Drejtësia italiane në 1981, kur zbuloi llozhën masonike P-2.

Kur u zbuluan dokumentet sekrete të llozhës masonike P-2 u gjet një listë me emra, e llojit nomenklaturë, pra listë emrash të anëtarëve të përzgjedhur që do të mbështeteshin nga llozha për të bërë karrierë dhe për të pasur sukses në fushën e tyre. Në këtë listë kishte politikanë, ministra, deputetë, kryetarë bashkish, gjyqtarë, prokurorë, ushtarakë, oficerë policie, njerëz të shërbimeve të fshehta, pronarë mediash, gazetarë, biznismenë etj. Një listë të tillë ka edhe llozha masonike e Tiranës.

Takimi Sorosit edhe me kryetarin e PD-së, Basha, përveçse me Ramën, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, në dhjetor 2014, është tregues se Soros e ka zgjeruar kontrollin edhe në PD përveçse në PS. Kjo do të thotë se dy partitë e mëdha shkrihen në llozhën masonike të Tiranës. Tashmë ndarja e vërtetë në politikën shqiptare është Rama dhe Basha në llozhën masonike sorosiane, nga njëra anë dhe Berisha e Meta jashtë saj, si shënjestra të Soros për t’ u larguar nga politika, nëpërmjet derës së burgut. Arrestimi i Berishës dhe Metës do të ishte tregues i suksesit të reformës në Drejtësi, por vakuumin e krijuar të pushtetit politik nuk duhet ta mbushë llozha masonike e Tiranës, duke rritur pushtetin e saj./Kastriot Myftaraj
#‎globalistokraci‬ ‪#‎kundrashqiptarokraci‬

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#71

Post by rrëqebull » Sat Feb 13, 2016 9:49 pm

Nëpër rrjeshtat e librit të IV të veprës "Republika", Platoni, nëpërmjet fjalëve të Sokratit, na jep një mësim që është mirë mos të harrohet: «kur moda muzikore ndryshon, me të ndryshojnë njëkohësisht edhe ligjet e një shteti». Nëse e zgjerojmë këtë thënie edhe përtej muzikës, për të gjitha ato prirje dhe sjellje që përfshihen zakonisht tek fjala `modë`, mund të themi atëherë se, kur moda ndryshon, me të njëkohësisht ndryshon edhe konceptimi i moralit dhe për pasojë edhe ligjet e shtetit popullsia e të cilit ka pësuar këtë ndryshim morali. Dhe, ashtu siç në biologji përdoret fjala `biotregues` (bioindikatorë) për të gjitha ato specie të cilat janë të ndjeshme ndaj ndryshimeve (ndotjes) që pëson ekosistemi ku ato jetojnë dhe që për këtë arsye bëhen treguese të këtij ndryshimi (të nivelit të ndotjes), edhe në rrafshin shoqëror kombëtar pa dyshim se ka tregues të tillë biopolitikë që mund të pasqyrojnë ndryshimet e modës muzikore apo të modës në përgjithësi. Tregues të ndryshimeve të modës muzikore janë padyshim vet muzikantët dhe këngëtarët dhe tregues të ndryshimeve të modës në përgjithësi janë ata që më së shumti janë të dhënë pas saj dhe që statistikisht janë gratë.


Ndër biotreguesit kryesorë të ndotjes së ujërave janë për shembull speciet butake dyvalvore të cilat, duke qenë filtruese të ujit, janë ato që e pasqyrojnë më së miri ndotjen apo pastërtinë e tij. Bivalvorët mund të përdoren në këtë rast si një metaforë shumë e mirë e graarisë dhe uji si një metaforë shumë e mirë e moralit: ashtu siç bivalvorët janë treguesit biologjikë të cilësisë së ujit, graaria e një kombi, sjellja e tyre, është treguesi biopolitik i cilësisë morale të shoqërisë dhe detyrimisht një parandjenjë e zhvillimeve politike dhe ligjore që po ndodhin apo do të ndodhin së afërmi në një shtet të caktuar.


Është pikërisht për këtë arsye që sulmin kryesor ndër sulmet e shumta që globalistët po ndërmarrin kundra Shqiptarisë, po e ndërmarrin nëpërmjet ndotjes morale dhe botëkuptimore me të cilën po kërkojnë që të infektojnë Gratë Shqiptare. Kjo vërehet tek lloji i "shougërlleve" shqiptare që ata po financojnë nëpër botë (duke qenë se janë pronarë të shtëpive diskografike dhe televizioneve më të mëdha në botë) për të dhënë një pamje të pahijshme (për ta thënë me një eufemizëm) të Gruas Shqiptare dhe për t’i B.Q.-zuar dhe ritaoraizuar shqiptaret. Këto poshtërime globaliste kundrashqiptare në rrafshin kulturor janë një metaforë shumë e mirë e poshtërimeve në rrafshin politik që ata po i bëjnë dhe përgatisin Kombit Tonë, si ato ku është përqendruar syshqiponjësisht zoti Kastriot në shkrimin e tij të sotshëm. B.Q. apo Rita Ora që zhvishen lakudaç para gjithë botës dhe që lidhen e fërkohen me zezakë nëpër videoklipe, janë një metaforë e Shtetit Shqiptar ashtu siç duan që ta shohin të katandisur globalistët dhe ashtu siç po punojnë oreças për ta bërë.


Le të marrim edhe një shembull tjetër të prekshëm që na sqaron se sa ngushtësisht është e lidhur sjellja e grave me moralin e një kombi dhe me gjendjen politike të shtetit të tij: Shumë prej jush duhet ta kenë vënë re modën që është përhapur së fundmi në veshjen e vajzave shqiptare, atë të përdorimit të pantallonave të grisura tek gjunjët. Çfarë tregojnë apo simbolizojnë pantallonat që janë të shqepura tek gjunjët? Me një arsyetim të thjeshtë, secili do të përgjigjej se ka vetëm një shpjegim për shqepjen e pantallonave të një vajze në atë pikë: ajo vajzë ka qëndruar për kohë të gjatë në gjunjë duke bërë diçka që bëhet duke qëndruar në gjunjë. Në një detaj të tillë, tek i cili ndoshta nuk ishit përqendruar më parë, gjendet e metaforizuar krejt gjendja shoqërore dhe politike e vendit tonë: globalistët po duan që ta gjunjëzojnë Kombin Tonë përballë bunkerëve abrahamikë (kishave e xhamive), përballë multikulturalizmit (kolonizimit me joshqiptarë, çshqiptarizimit), përballë muxhahedinëve, përballë “refugjatëve” dhe përballë vet globalistëve (si ‘integrimi” në BE që është veçse një gjunjëzim). Dhe porsi vajzat që dalin dhe krekosen rrugëve me pantallona të grisura tek gjunjët, pa e kuptuar se çfarë simbolizon ajo veshje kundra-Teutore me të cilën po krekosen, globalistët presin që Kombi Ynë të krekoset me gjunjëzimin e vet duke ndjekur “modën” e mirëpritjes së përdhunuesve kolonizatorë të maskuar si “refugjatë”, modën e tolerancës ndaj abrahamikëve dhe çdo kundrashqiptari tejtër dhe modën e pranimit të pushtimit globalist nën maskën e “partneritetit”.




Për aq kohë sa që, tek mendja e një vajze që dendet me silikon, apo që kryen përzierje racore [apo tek mendja e një djali që nuk kujdeset për motrat për frikë se mos cenon "lirinë-e-tyre"-për-të-ndjekur-si-model shkarravinat-e-shoubizit], zgjat vetëmashtrimi se përdhunimi botëkuptimor-kulturor që ajo [apo ai] po pëson është një “zgjedhje e lirë” e saj [apo një qëndrim i tij i drejtë "respektues" ndaj "zgjedhjes së lirë" të motrave të tij për t'u silikonuar apo për t'u lidhur me zezakë], mund të thuhet se sjellja e saj [apo e tij] është treguesi biopolitik i pandërgjegjshmërisë, cektësisë, mosvetëdijes dhe i sëmurjes së mjedisit familjar e arsimor të asaj shoqërie mirëpo, kur përdhunimi kalon nga rrafshi botëkuptimor-kulturor (për ndodhjen e të cilit janë që të gjithë, djem e vajza, burra e gra, bashkëpërgjegjës, secili në mënyrën e vet, dhe që të gjithë me mundësi të barabarta për të shëruar dhe aftësuar veten dhe bashkëkombësit), në rrafshin praktik ku nuk ka më asnjë kuptim vetëmashtrimi i "zgjedhjes së lirë" (që do të thotë: nëse ndodhin apo parapërgatitet ndodhja e ngjarjeve në rrugë si ajo në Këln, në Gjermani), treguesi biopolitik i shëndetit apo sëmundjes morale të një shoqërie nuk janë më gratë, por vetëm dhe vetëm burrat sepse, siç është e vërtetë që një vajzë i ka që të gjitha mundësitë mendimtarore për t’u mbrojtur nga përdhunimi botëkuptimor-kulturor i globalistëve po aq sa i ka një djalë, është po ashtu e vërtetë se ajo nuk ka se si të mbrohet vet fizikisht nga hordhitë “refugjate” po qe se nuk i vijnë në ndihmë vëllezërit, kushërinjtë apo bashkëkombësit e saj.


Por këtu problemi është se vet "shteti" "ynë" po bën gjithçka për të rritur rrezikshmërinë e jetesës së vajzave dhe gjithë shqiptarëve pa dallim, duke e dendur vendin me "refugjatë" e me muxhahedinë e duke shkatërruar e kalbur nga brenda çdo institucion; këtu është vet "shteti" që po përgatit përdhunime praktike si ato në Këln dhe ngjarje si ato në Paris dhe kjo do të thotë veçse një gjë: se kemi të bëjmë me një "shtet" që është edhe ai vet i përdhunuar dhe që vepron kështu si pasojë e përdhunimit që po pëson nga globalistët; do të thotë se është një "shtet" pa Burra bardhylianë (shtetarë) dhe pa Gra teutiane (shtetare), një pseudoshtet që nuk qeveriset NGA-Shqiptarët-PËR-Shqiptarët, por nga të përdhunuarit ultraetnomazokistë jokurrizorë për llogari dhe për interes të përdhunuesve të tyre globalistë.

Rinia e Tiranës nuk do ta festojë lirisht Shën Valentinin të dielën sepse Sekretari Kerry do të vijë për të sjellë 1000 xhihadistë iranianë

Kur Sekretarja e Departamentit të Shtetit Madeleine Albright vizitoi Tiranën në shkurt 2000, në bulevardin qendror të Tiranës, para Kryeministrisë (Kryeministër ishte Ilir Meta), në momentet që konvoji i zonjës Albright po hynte në Tiranë, u vu një pankartë e madhe nga njëri cep i bulevardit në tjetrin, ku shkruhej “The future of Albania is Albright”. Autori i këtij slogani ishte vetë Kryeministri Meta, në anglishten e mangët të së cilit emri i Sekretares së Departamentit të Shtetit kishte kuptimin që ka fjala All Bright, pra e “gjithëndritshme”, me ç’ rast kuptimi ishte “E ardhmja e Shqipërisë është e gjithëndritshme.” Por, në kontekstin në të cilin gjendej në këtë fjali, fjala “Albright” kishte një nga kuptimet e saj më pak dinjitoze, atë të mospërdorimit të veshjeve të brendshme, e thënë shkurt, të brekëve, që skocezët nuk i përdornin poshtë kilteve (fundeve) të tyre të famshme. Kështu që në fakt pankarta e Metës lexonte “E ardhmja e Shqipërisë është pa brekë”. Kuptimi i pankartës ishte shumë filozofik sepse duhej lexuar edhe si: “Ne i heqim brekët tona me urdhrin tuaj, përveçse që e lemë Shqipërinë pa brekë, me kusht që të pajtoheni që ne të mbajmë pushtetin.” Zonja Albright u ndje keq por ruajti qetësinë si diplomate.

16 vite më vonë Meta është në pushtet më i fuqishëm se kurrë, në rolin e supozuar të boshtit që mban stabilitetin e vendit, pavarësisht partisë që është në pushtet. Sekretari Kerry megjithatë nuk ka një takim me Metën në agjendën e vizitës së tij të dielën në Tiranë. Parulla “The future of Albania is Albright” vlen edhe për vizitën e Kerryt, i cili vjen në Shqipëri në 14 shkurt, Ditën e Shën Valentinit. 14 shkurti është dita kur Shqipëria, një vend i perceptuar nga bota si musliman, i tregon botës një pamje që nuk përkon me këtë perceptim. Rinia shqiptare, duke përfshirë edhe atë pjesë të saj që iu përket familjeve të konvertuara në fenë islame gjatë pushtimit otoman, festoon masivisht Ditën e Shën Valentinit, një festë kjo e krishterë. Në këtë ditë një pjesë e madhe e të rinjve të vendit udhëtojnë në kryeqytet për të festuar. Por në 14 shkurt 2016 rinia e kryeqytetit shqiptar, Tiranës, nuk do të mund ta festojë lirisht këtë festë për shkak të ndalimit të qarkullimit që do të vendoset në shumë rrugë në kryeqytet dhe në hyrje të tij, me rastin e masave të sigurisë që do të merren për vizitën e Sekretarit të Departamentit të Shtetit të SHBA John Kerry. Z. Kerry po vjen në Tiranë me një agjendë që ka në krye të saj zgjidhjen e një problem shumë të bezdisshëm për qeverinë amerikane, atë të strehimit të xhihadistëve iranianë, të cilët gjenden në Irak nën mbrojtjen e qeverisë së SHBA.

Kerry po vjen në Shqipëri për të sjellë njëmijë moxhahidinë iranianë (fjala ka kuptimin “luftëtar i Xhihadit”- luftës së shenjtë islamike), të cilët janë ndër ekstremistët islamikë më të rrezikshëm të botës. Këta nuk janë refugjatë lufte, siç kërkojnë të na i paraqesin por që nga i pari deri te i fundit, burra, gra, fëmijë janë xhihadistë. Ata gjenden si emigrantë në Irak që në vitet tetëdhjetë, kur i strehoi Sadam Huseini në kohën e Luftës Irak-Iran, për shkak se kishin konflikte me autoritetet iraniane. Që nga ajo kohë këta njerëz kanë jetuar në një kamp-qytet ushtarak, ku edhe gratë e fëmijët përgatiten ushtarakisht për të mbijetuar dhe për luftën e shenjtë islamike. Këta njerëz përbëjnë një problem të madh për qeverinë irakiane të kohës pas Sadam Huseinit, për shkak se ata janë shumë të dhunshëm dhe të prirur për të shkaktuar trazira. Disa herë Policia dhe Ushtria Irakiane kanë sulmuar kampin “Ashraf” ku jetojnë këta moxhahidinë iranianë dhe në këto beteja janë vrarë rreth 100 moxhahidinë. Qeveria irakiane, i ka kërkuar prerë SHBA që t’ i largojë këta njerëz nga territori irakian ndryshe do t’ i asgjësojë si terroristë.

Qeveria amerikane ka menduar ta zgjidhë problemin duke i shpërndarë në Europë xhihadistët iranianë, me c’ rast Shqipërisë i kërkohet të pranojë numrin më të madh nga të gjithë vendet, njëmijë vetë. Është e pakuptueshme se përse një vendi të vogël si Shqipëria, me stabilitet të brishtë, dhe me një numër jo të vogël ekstremistësh islamikë nga pjesa e popullsisë që praktikon fenë islame, t’ i kërkohet të pranojë një numër kaq të madh xhihadistësh. Dhe nuk duhet harruar se pranimi i këtyre xhihadistëve iranianë, është përveç angazhimit që ka marrë qeveria e Shqipërisë për të pranuar refugjatët sirianë të luftës, në një numër prej 75 mijë vetësh, me tre grupe nga 25 mijë vetë secili.

Nuk duhet të harrojmë mësimet nga historia jonë. Kur ndodhi rebelimi islamik i vitit 1914 në Shqipëri, i njohur si Kryengritja e Haxhi Qamilit, Forcën kryesore të rebelimit e përbënin refugjatët boshnjakë të luftës të ardhur në Shqipëri pas pushtimit të Bosnjë-Herzegovinës nga Austro-Hungaria në 1878. Ata që luftuan kundër Ushtrisë Austro-Hungareze, u larguan dhe u vendosën nga autoritetet osmane më së shumti në territorin e Shqipërisë së sotme dhe të Kosovës së sotme. Në 1914 këta përbënë bërthamën e Ushtrisë Islamike të Haxhi Qamilit në Shqipëri. Në atë kohë në Shqipërinë e Mesme kishte rreth 30 mijë boshnjakë. Këta ishin të gjithë fanatikë të tërbuar islamikë, militantë të gatshëm për Xhihad në çdo moment. Ishte një fat i madh për Shqipërinë që pas ardhjes së Ushtrisë Austro-Hungareze në Shqipëri, në fillim të vitit 1916, me rastin e Luftës së Parë Botërore, pjesa më e madhe e boshnjakëve të Shqipërisë u larguan për në Turqi. Ndryshe Shqipëria do t’ ua kishte parë gjithmonë sherrin këtyre boshnjakëve. Largimi i boshnjakëve është arsyeja kryesore që në Shqipëri nuk ndodhën më rebelime islamike pas vitit 1914.
Kuptohet se në rastin e Shqipërisë ardhja e një numri kaq të madh njerëzish nga vendet islamike, krijon një problem shumë më të ndërlikuar në krahasim me vendet e tjera europiane. Për këtë shkak Bosnjë-Herzegovinës dhe Kosovës, dy vende që kanë popullsi të madhe muslimane, nuk iu kërkohet që të strehojnë refugjatë lufte nga Lindja e Mesme. Dhe Shqipërisë i kërkohet që të pranojë xhihadistë iranianë dhe refugjatë lufte sirianë, për shkak të detyrimit që kemi ndaj SHBA që çliroi Kosovën!

Shumëkush mund të thotë se Shqipëria nuk është tërheqëse për këta refugjatë, pasi ata do të kërkojnë të shkojnë në vendet e pasura të Europës. Sigurisht që ky është synimi i tyre, por Qeveria Shqiptare do të vihet nën presion të madh nga Bashkimi Europian që të kontrollojë veçanërisht rrugëkalimet detare tradicionale të trafikut të qenieve njerëzore, me Italinë. Tashmë Bashkimi Europian e di se ka një precedent të Qeverisë “Berisha”, që ndaloi trafikun e qënieve njerëzore në Adriatik, me anë të atij që u quajt moratoriumi për skafet, mjetet motorike detare që përdornin trafikantët e qënieve njerëzore. Kështu që do t’ i kërkojë qeverisë së sotme të zbatojë të njëjtën gjë.

Kur i kërkohet Shqipërisë që të pranojë njëmijë xhihadistë iranianë, pasi tashmë ka pranuar 260 të tillë, kjo, në përpjestim me popullsinë, është njëjtë si SHBA të pranojë rreth 140 mijë xhihadistë. Kur i kërkohet Shqipërisë të pranojë 75 mijë refugjatë lufte sirianë, kjo është njëjtë si SHBA të pranojë 16 milion refugjatë lufte muslimanë. Kuptohet se asnjë President amerikan nuk do të guxonte ta bënte këtë gjë, sepse kaq shumë muslimanë nga Lindja e Mesme të ardhur në SHBA do të destabilizonin edhe këtë vend të fuqishëm dhe solid. Një qeveri e përgjegjshme do t’ ua vinte në dukje aleatëve amerikanë këto përfundime që dalin me logjikën e përpjestueshmërisë. Çka nuk pritet ta bëjë as qeveria dhe as opozita. Rinia shqiptare që nesër do të pengohet të festojë Shën Valentinin në qendër të Tiranës, do të duhej të mbushte bulevardin qendror të Tiranës për të protestuar.

Sipas agjendës zyrtare të vizitës së Sekretarit Kerry në Tiranë, përveç çështjes së strehimit të xhihadistëve iranianë, ai vjen edhe për çështjen e Byrosë Kombëtare të Hetimeve. Edhe këtu ishim dëshmitarë se si qeveria amerikane, e cila e mori përsipër autorësinë e reformës në drejtësi dhe realizimin e saj, u poshtërua nga Sorosi, duke përfunduar që të mbështeste projektin e deformuar sorosian, të Fondacionit “Soros”, të cilin e miratoi qeveria sorosiane e Tiranës për vizitës së Kerry. Byroja Kombëtare e Hetimeve supozohej të krijohej mbi modelin e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI). Por projekti që miratoi qeveria është FBI në trajtë karikature, ashtu siç paraqitet e përçudnuar nën prizmin sorosian. FBI-në në SHBA e kanë krahasuar me një armë që ka nevojë për siguresë, për të mos u abuzuar me të dhe FBI ka jo një por katër siguresa. Siguresa e parë është që drejtorin e FBI e emëron Presidenti, siguresa e dytë është që këtë emërim e voton Senati, siguresa e tretë është që FBI gjendet në varësi të Prokurorit të Përgjithshëm, siguresa e katërt është që gjendet edhe në varësi të Kryetarit të Komunitetit të Inteligjencës, që është agjencia shtetërore e cila kontrollon përgjimet që kryhen për nevojat e hetimit. Këto katër siguresa bëjnë të mundur që FBI të mos ndodhet nën kontrollin e njërit krah të politikës, se edhe nëse ndodh që Presidenti dhe Senati të jenë të një partie në një rast, nuk mund të koincodojë edhe që Prokurorin e Përgjithshëm dhe Kryetarin e Komunitetit të Inteligjencës t’ i ketë emëruar i njëjti President. Byroja Federale e Hetimeve në Shqipëri, ashtu siç është miratuar nga qeveria si projekt, është një armë pa siguresë. Kerry e pranon këtë deformim sorosian të reformës në drejtësi sepse ai është njeriu i Sorosit. Nuk duhet harruar se në vitin 2004, kur Kerry ishte kandidat presidencial përballë Bush, Soros për herë të parë u shfaq si protagonist në një fushatë zgjedhore, duke mos u mjaftuar me rolin e tij si donator financiar, por e sulmoi Bushin në terma shumë të ashpra, duke e quajtur Hitlerin e Ri. Prandaj sot kur Kerry është Sekretar i Departamentit të Shtetit nuk është për t’u habitur që Ambasada Amerikane i nënshtrohet Fondacionit “Soros” në Tiranë sa i përket reformës në drejtësi.

Në agjendën e vizitës së Kerryt në Tiranë të bën përshtypje që ai ndryshe nga paraardhësit e tij që kanë vizituar Shqipërinë, nuk do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë. Arsyeja e vetme për këtë është se Kerry dëshiron të shmangë çdo kontakt të mundshëm me Kryetarin e Kuvendit Meta, i cili është i papëlqyeshëm për amerikanët, si një politikan që ka instaluar një linjë totalitare në politikën dhe shtetin shqiptar, me anë të partisë së tij e cila pretendon të ketë rolin e faktorit të domosdoshëm për krijimin e shumicave parlamentare dhe qeverive në vend. Kjo gjë bie ndesh me thelbin e sistemit politik në fuqi.

Në ditët para vizitës së Kerry Ilir Meta shpalli kandidaturën e tij për President të Republikës, në një intervistë televizive. Ai nuk e bëri këtë gjë rastësisht para vizitës së Kerry. Me këtë Meta saktësoi shpërblimin që kërkon për të dhënë votën për reformën në drejtësi dhe njëherësh garancinë se nuk do të arrestohet pas saj. Por Meta që bëhet President i Republikës, duke pasur dhe një parti nën kontrollin e tij, e cila është e domosdoshme në çdo kombinim për krijimin e shumicës parlamentare dhe të qeverisë, është praktikisht diktatori i vendit. Meta President i legjitimon opozitës kryengritjen e armatosur si mjet për ndryshimin e pushtetit.
Nëse amerikanët do të kishin dëshirë të ishin konstruktivë në Shqipëri ata do të nxisnin një marrëveshje Rama-Basha për reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore, duke izoluar Metën dhe Berishën, të cilët tashmë gjenden në një aleancë të pashpallur, dhe duke i dërguar ata në burg, të cilin e meritojnë para të gjithë politikanëve të tjerë.

Pika e tretë e agjendës së Sekretarit Kerry është Kosova, çka në momentin e tashëm do të thotë që Tirana të mbështesë Hashim Thaçin për t’ u zgjedhur President në situatën kur zgjedhja e tij do të shkaktonte një kryengritje në Kosovë. Thaçi President, do të thotë që amerikanët lanë krijuar formulën se stabiliteti në Kosovë mbahet nga Thaçi me sakicë (lloj sopate) në dorë. Nëse Kerry i kërkon Tiranës zyrtare që të përdorë ndikimin e saj në Kosovë, që shqiptarët e Kosovës të pranojnë për sundimtarin sakicarin e Drenicës, kjo do të thotë se amerikanët nuk kanë kuptuar asgjë nga evoulimi i shoqërisë kosovare që nga koha e luftës. Sakicari i Drenicës kërkon të bëhet President për të njëjtën arsye si Meta, për t’ i ikur dënimit nga Gjykata Speciale. Thaçi President do ta bëjë vizitën e parë në Tiranë ku do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të pritet nga Meta, i cili shpreson t’ ia kthejë vizitën në Prishtinë si President pas një viti, në cilësinë e mbajtësit me sakicë në dorë të stabilitetit të Shqipërisë. Meta e mirëpret zgjedhjen e Thaçit president, sepse krijhet një precedent që i kovenon atij.

Sekretari Kerry do të pritet në aeroportin “Nënë Tereza” të Tiranës, nga Presidenti Nishani, çka përbën një poshtërim shtetëror për Shqipërinë. Kryetarët e shtetit nuk presin në aeroport njerëz të një rangu më të ulët se veten. Edhe kur erdhi në Tiranë homologu i Kerry-t, Baker, Presidenti Ramiz Alia e priti në zyrën e tij. Nuk ka arsye që në 2016 Shqipëria të tregojë më pak dinjitet shtetëror se 25 vite më parë. Në aeroport një shtetar i huaj, përveç homologut të tij pritet nga punonjësit e shërbimit që i mbajnë valixhet. Në këtë rast Nishani kërkon të bëjë valixhembajtësin e Kerry-t detyrë të cilën nuk e kryen dot për arsye fizike. Amerikanët gabojnë nëse bëhen bashkëfajtorë në poshtërimin e shtetit shqiptar, duke keqpërdorur njerëz pa dinjitet si Bujar Nishani të cilët sillen si kllounë jo si shtetarë. Amerikanët duhet ta dinë se kështu fyejnë shqiptarët me dinjitet, të cilët sadoqë mund të jenë një minorancë, në çdo rast mund të bëhen një minorancë aktive dhe të tërheqin edhe të tjerë pas vetes. Ende ka kohë që të ndryshohet agjenda e turpshme dhe Nishani të mos dalë në aeroport për të pritur Kerry-n./Kastriot Myftaraj
#globalistokraci #përdhunimpolitik #pseudoshtet #kundrashqiptarokraci

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#72

Post by rrëqebull » Mon Feb 15, 2016 7:38 pm

Globalistokratët dhe dordolecikanët e tyre po duan që ta "pasurojnë" Shqipninë më multikulturalizëm, të na e bëjnë përditshmërinë më "vibrante" me përdhunime dhe shpërthime në mes të qyteteve tona ashtu siç ndodhi në Këln dhe Paris.

Pse? Sepse kjo u mundëson që ta përqendrojnë edhe më shumë pushtetin në duart e tyre duke shtuar frikën dhe duke i krijuar vetes mundësinë për të shuar çdo lloj kundërshtimi në mënyra tejskajshmërisht të flliqta dhe kundrakombëtare.

Në një të ardhme jo të largët, kur pushteti i globalistëve dhe i mëkëmbësve të tyre majtistë e pseuodjathtistë do të jetë seriozisht i rrezikuar nga lëvizjet shpëtimtare nacionaliste dhe nga kryengritjet popullore që mes vështirësive më të mëdhaja po fillojnë që të bulojnë nëpër Evropë (sepse të përbuzura apo shpërfillura ndyrësisht nga trillimtarët e mediave në shërbim të globalizmit), kundrakombëtarët do të përdorin sulmet terroriste të kryera nga ata me të cilët po e kolonizojnë Evropën dhe Shqipninë, si një mjet për të asgjësuar opozitat autentike, pra do t'i përdorin islamikët si mashë për krimet e tyre kundra kombeve evropiane dhe kundra shprehjes së lirë të mendimit që pikërisht sepse është mendim i lirë nuk mund mos të jetë artikulim i kundërshtimit ndaj kombvrasësve globalistë dhe ndaj shërbëtorëve të tyre.

Zyrtare nga VOA: Shqipëria pranuese e 3 mijë muxhahedinëve/SOT

Edhe pse zyrtarisht edhe në takime dhe deklarata publike nuk u fol për muxhahedinët, Zëri i Amerikës raporton se gjatë vizitës së tij në Tiranë, Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry ka falenderuar qeverinë shqiptare për strehimin e tyre.

“Përgjatë dy viteve Shqipëria, ka strehuar 1 mijë muxhahedinë dhe ka rënë dakord për të strehuar dhe 2 mije të tjerë”-shkruan Zëri Amerikës, duke shtuar se “në fakt Shtetet e Bashkuara e kanë ndihmuar Shqipërinë për të strehuar këtë grup, i cili ka ndihmuar ushtrinë amerikanë gjatë operacioneve në lindjen e mesme në luftën kundër terrorizmit. ndihma financiare për këtë grupim përfshin një fond prej 20 milionë dollarësh përmes agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët”-shprehet një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, sipas të cilit ndihma ndaj Shqipërisë konsiston në ngritjen e kapaciteteve fizike.

Kjo do të thotë se Shqipëria do të strehojë të gjithë muxhahedinët iranianë që mbaheshin në një kamp ushtrak amerikan në Irak.

Një funksionar i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se qëllimi i vizitës së Sekretarit Kerry në Shqipëri ishte pikërisht të falenderonte shtetin shqiptar për strehimin e muxhahedinëve.

Funksionari shtoi se “Zoti Kerry para se të niste vizitën në Tiranë ra dakord që të mos fliste publikisht për zhvendosjen e muxhahedinëve, pasi mbetet një çështje e ndjeshme.”


Muxhahedinët iranianë do të strehohen kryesisht në një kamp të posaçëm që do të ndërtohet nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me Agjensinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Për këtë qëllim, SHBA-të i kanë akorduar UNHCR-së rreth 20 milionë dollarë për të përballuar koston e rivendosjes së tyre në Shqipëri.

Muxhahedinët kanë qenë të vendosur për dekada të tërë në Irak, nën mbrojtjen dhe mbështetjen e Sadam Huseinit. Mbas rrëzimit të regjimit të Sadamit dhe mbasi pranuan të çarmatoseshin, ata u morën nën mbrojtje nga ushtria amerikane.

Me largimin e ushtrisë amerikane nga Iraku, lindi nevoja e vendosjes së tyre në vende të treta, pasi qeveria irakene kërkoi largimin e tyre nga Iraku.

Qeveria amerikane u përpoq për disa vite të gjente vende që mund t’i strehonin muxhahedinët por, me përjashtim të Shqipërisë, vendet e tjera refuzuan për shkak të rrezikshmërisë që ata mund të paraqesin duke patur parasysh të shkuarën e tyre terroriste.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#73

Post by rrëqebull » Wed Mar 02, 2016 4:31 pm

Ilir Kulla: SERBIA MUND TA RIPUSHTOJË KËTË VIT BRENDA DITËS VERIUN E SHQIPËRISË VERIORE (DARDANISË)❗

Me mbështetje të drejtpërdrejtë nga Rusia por edhe me miratim nga paafturinat ultraetnomazokiste jokurrizore që kemi në pushtet dhe nga kundrashqiptarët globalistë që i kanë zgjedhur dhe që i urdhërojnë ata, Serbia mund ta ripushtojë këtë vit brenda ditës veriun e Shqipërisë veriore.


User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#74

Post by rrëqebull » Wed Mar 09, 2016 8:46 pm

Plas antishqiptarizmi në PS: Nuk duam Shqipërinë para partisë - 09/03/2016 - 17:36

Mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste ditën sotme po shokon të madh e të vogël. Veç surprizave të tipit “Rama” për referendum për zgjedhje në parti pa kandidat, apo provokimeve të deputetes Dade se në vend të Ramës në krye të PS mund të qëndronte fare mirë dhe ajo, sot si asnjëherë më parë në historinë e një partie, u shpërfaq antishqiptarizmi më i thekur i një grupimi shqiptarësh, që për më tepër qeverisin Shqipërinë.

PS është zgjedhur si partia që do të rindërtonte shtetin e djegur nga Sali Berisha, por duket se nga tokë e djegur vendi po shkon në tokë pa zot. Të shquar mbi të gjitha për servilizmin e pashoq ndaj kreut aktual të PS, deputetët Taulant Balla dhe Pandeli Majko iu kundërpërgjigjën menjëherë rebelit Ben Blushi, i cili kishte zgjedhur ta mbyllte fjalën e tij në Asamble me fjalinë: “Mes Partisë dhe Shqipërisë, preferoj të zgjedh këtë të dytën”.

Kjo duket se ka prekur deputetët Majko dhe Balla, i pari ish kryeministër dhe i dyti një deputet nga fshatrat e humbur të Librazhdit. Ish kryeministri i shndërruar tashmë në një lolo këshillues dhe argëtues për kryeministrin, deklaroi sot se refuzonte të pranonte faktin që Shqipëria është më e rëndësishme se PS. "S'jam dakord që Shqipëria ka më shumë rëndësi se PS", ka thënë Majko. Ndërsa deputeti nga fshatrat e humbur, por me banim në Tiranë, Taulant Balla, deklaroi se para Shqipërisë vinte partinë. Deklarata të tilla të dala nga goja e dy emrave të sipërpërmendur mund të quhen minimumi të papërgjegjshme, por kur dalin nga goja e ministrit të Jashtëm, atëherë çështja do parë seriozisht.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati u është bashkëngjitur deklaratave të tilla antikombëtare, duke njësuar si pa të keq partinë me Shqipërinë. "Nuk shoh ndonjë ndryshim mes Shqipërisë dhe partisë", është shprehur Bushati. Një skandal i vërtetë, por që me siguri do të shuhet shpejt nga ndonjë tjetër skandal i radhës, i cili gjithashtu do t’ia lërë radhën tjetrit, e kështu me radhë siç po ndodh në këtë parti që deri më sot njihej [më saktë: vetëpropagandohej për të mashtruar syleshët (shënim i imi)] si kombëtare, por që anëtarët e saj po preferojnë ta kthejnë antikombëtare, antikushtetuese dhe antishqiptare./Agjensia e Lajmeve Sot News



Nëse edhe përballë pohimit kaq të përfaqtë të dalë nga degëzimi i majtë i PKSH-së nuk e kupton se çfarë kundrashqiptarësh shtetkomb'shkatërrues "kemi" në qeverisje prej 70 vjetësh, nuk je më thjesht sylesh dhe veshlesh, por bashkëpunëtor dhe mbështetës i krimeve që kjo skotë llumrash me botëkuptim të qelbëzuar dhe kundërmues po kryen kundra Shqiptarisë.

Të jesh me cilindo degëzim të PKSH-së, të majtë a "të djathtë", do të thotë të jesh me krimin e organizuar kundra Kombit, të vësh kurrizin dhe fytyrën tënde si shkallë për ngjitjen dhe ndenjen në pushtet të kundrashqiptarëve ultraetnomazokistë dhe vegla të kundrashqiptarëve "fqinjë", bolshevikë, neobolshevikë, abrahamikë e globalistë!

Nëse deri më tani nuk je mbrojtur nga spërkat me të cilat ta ka penguar shikimin llumi dhe nëse nuk e ke zhvilluar dhe pajisur veten me Sy Shqiponje për të dalluar -faktet- përtej propagandës dhe mashtrimeve kundrakombëtare të përpallura prej tij, atëherë të paktën për një herë pastroi veshët dhe përdori për të dëgjuar drejtpërsëdrejti pohimin e vet gërditurinave kundrashqiptare që si rrallë herë përgjatë këtyre 70 vjetëve po flasin me çiltërsi duke shpërfaqur dhe pranuar se janë aty vetëm për të kryer krime kundra Kombit, për të tretur dhe zëvendësuar «Ajkën» dhe për ta dëmtuar Shqipninë dhe Shqiptarinë ashtu siç kanë bërë dhe po bëjnë përgjatë këtyre 70 vjetëve.

{Dhe, pavarësisht faktit që këto pohime të çiltra erdhën si kundërpërgjigje ndaj fjalëve të paçiltra dhe hipokrizisë së tij, edhe pinjolli i shuteriqëve serbo-bolshevikë është pjesë e po së njëjtës llum'arkíe kundrashqiptarokratike, dhe e ka dëshmuar këtë jo vetëm me librin e parafundit që ka botuar — ku flet shprehimisht në mënyrë gati-gati shpresuese për zhdukjen dhe zëvendësimin e Shqiptarëve nga ardhacakët dhe kundërshton me fanatizëm serbogrekomanesk Bashkimin e Shqipërisë perëndimore me Atë veriore (Kosovën) — por edhe me librin e fundit dhe pohimet e bëra publike me synim përbaltjen e një veprimtari «Ajkë» të Shqiptarisë si Lef Nosi [që është — për nga cilësia e veprimtarisë mendimtarore dhe politike në shërbim të Kombit Tonë — i paarritshëm për bolshevikët dhe pinjollët e bolshevikëve të mbetur në pushtet edhe në këtë pjesë të dytë "tranzicioni" të atij që është po i njëjti regjim kundrashqiptarokratik] për të cilin ka shkruar dhe folur me pandershmëri, dashakeqësi dhe urrejtje tipike prej të prekuri nga pleksje mendore inferioriteti dhe me trillimtarí dhe gënjyerje-sy-për-sy kundrahistorike, kundrafaktike dhe kundravërtetësiore (pra kundraburrnore e kundrashqiptare) të stilit bolshevik hoxhist. Për më tepër: 1, 2}

#‎kundrashqiptarokraci‬: pushteti në duart e kundrashqiptarëve

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#75

Post by rrëqebull » Thu Mar 10, 2016 8:13 pm

Sa herë që dëgjoni të flitet për "grabitjen e arit" nga ana e Mbretit të Shqiptarëve, Zogut, duhet të ushtroni vullnet kthjelltësues ndaj mendjes suaj për mos me t'u gllabëruar nga vorbulla retorike trushpëlarëse trilluese bolshevike dhe të kuptoni se propaganda të tilla janë pjesë e taktikave të përpunuara dhe të dala nga zyrat e kundrakombëtarokracisë bolshevike të asokohshme (me motor pansllavisto-sovjetiko-serboman) për të përbaltur dhe fajësuar Shtetarët e mirëfilltë Shqiptarë [të cilët me zgjuarsi shqiptarore ishin treguar paksëpaku të barabartë (e madje të epërm) përballë çdo politikani të vendeve të huaja me histori shtetërore zyrtare më të hershme se sa e jona] për veprimet dhe krimet kundrashqiptare që mendjekalburit hoxhistë, dordolecë dhe shërbëtorë të kundrashqiptarëve sovjetiko-jugosllavë, po kryenin dhe kanë kryer vetë.

Dhe zhdukja e shumë më tepër se 4 ton ari shqiptar për dorë të (neo)bolshevikëve në vitet '90 është veçse ripërsëritje e grabitjes që paraardhësit e tyre kryen në vitet '44-'55, por kësaj radhe jo më si dordolecë të regjimit kundrakombëtarokratik 'lindor' sovjetiko-jugosllav, por si dordolecë me psikoza të përfitimit-të-ndonjë-«kockeje»-në-dëm-të-Kombit në shërbim të regjimit kundrakombëtarokratik 'perëndimor' dhe kanibalfinancierëve në krye të tij, siç shpjegon syshqiponjësisht me fjalët e veta në shkrimin e tij të sotshëm zoti Kastriot.
Guvernatori sorosian i Bankës së Shqipërisë, Sejko e di se ari shqiptar u dërgua nga shteti komunist në hedge funds të Sorosit

Gazetari hulumtues Artur Çani ka rihapur debatin e fillimit të viteve nëntëdhjetë për arin shqiptar, të cilin drejtuesit e shtetit komunist e nxorrën jashtë vendit në kohën kur do të ndryshonte sistemi politik i vendit. Këtë herë Artur Çani ka publikuar dokumente që vërtetojnë se ari (së paku katër ton sipas dokumenteve të publikuar prej tij) është dërguar nga Shqipëria në Zvicër me avionë dhe është depozituar në dy banka zvicerane, UBS dhe Credit Suisse. Artur Çani i ka kërkuar Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, pra drejtuesit të institucionit që dikur ka kryer këtë transport për shkak të atributit si mbajtës i Thesarit të Shtetit, që t’ i krijojë mundësinë që të verifikojë autenticitetin e dokumenteve. Guvernatori Sejko ka refuzuar madje edhe ta presë gazetarin. Artur Çani ka kërkuar informacion nga dy bankat zvicerane, por ato kanë refuzuar që të bashkëpunojnë për shkak të ligjit të sekretit bankar që ekziston në këtë vend.

Çka të bën përshtypje në këtë histori është së pari refuzimi i Guvernatorit Sejko për të bashkëpunuar. Veprimet që ka bërë shteti komunist shqiptar me arin e Thesarit shtetëror në 1990 nuk mund të jenë sekret shtetëror në 2016. Ky ar ka qenë pasuri publike shqiptarëve dhe ata kanë të drejtë të dijnë se çfarë është bërë me të. Guvernatori Sejko duhet të kishte qenë shumë i interesuar për të parë dokumentet që ka gazetari dhe për të verifikuar autenticitetin e tyre. Ai që dëshiron ta shikojë çështjen e arit si sekret shtetëror vetëm sa kërkon të mbrojë një nga historitë më të pista kriminale të shtetit komunist. Guvernatori Sejko është i vetëdijshëm se institucioni i tij ka detyrimin që të informojë publikun për çështje që nuk prekin stabilitetin financiar të vendit dhe mbarëvajtjen e institucionit. Z. Sejko do ta ketë vështirë të vërtetojë që kryerja e transparencës për çështjen e arit, 26 vjet më vonë, prek sadopak veprimtarinë e tashme të institucionit që ai drejton sot.

Këtu nuk mund të mos bëhet pyetja se cilin është duke mbrojtur Guvernatori Sejko. Ai nuk është duke mbrojtur as nderin e Ramiz Alisë, dhe as atë të Qirjako Mihalit, të dy të vdekur, të cilët janë përgjegjës në këtë histori. Z. Sejko është duke mbrojtur Sorosin, për llogari të fondeve të të cilit u depozitua ari në Zvicër. Pra, drejtues të shtetit të kohës depozituan ar në bankat e Zvicrës, si një investim në hedge funds të Sorosit. Hedge funds janë kompani financiare, të llojit të fondeve të investimeve, që grumbullojnë para me shumicë nga klientë të përzgjedhur, kundrejt premtimit për t’ i shtuar këto para nëpërmjet investimeve të ndryshme. Hedge funds të Sorosit kanë qenë të llojit off shore, domethënë kanë qendrën në ishuj të vegjël me pavarësi të rreme shtetërore, të cilët iu mundësojnë këtyre kompanive fianciare që të mos iu nënshtrohen ligjeve të vendeve ku jetojnë drejtuesit e tyre. Pikërisht këtu e ka origjinën interesimi i Sorosit për Shqipërinë.

Guvernatori Sejko jo vetëm që ka detyrimin për të bërë transparencë për këtë çështje, por ai ka dhe detyrimin që të sensibilizojë institucionet e tjerë, e në radhë të parë Qeverinë dhe Kuvendin për të ndërmarrë veprime zyrtare në Zvicër, për të zbuluar të vërtetën e arit shqiptar. Është e vërtetë që Zvicra ka ligjin e sekretit bankar, por gjithashtu është e vërtetë që Zvicra ka qenë e detyruar të bashkëpunojë në shumë raste të ngjashme me atë të dërgimit në bankat e saj të arit shqiptar. E kam fjalën për raste të depozitimit të parave nga regjime dikktatoriale të vendeve të ndryshme të botës, të cilat bankat zvicerane kanë qenë të detyruara t’ i kthejnë pas përmbysjes së këtyre regjimeve.
Zbulimi i së vërtetës së arit shqiptar, do të ndriçojë shumë nga ngjarjet që kanë ndodhur në Shqipëri në çerekshekullin e fundit. Do të zbulohet se Soros në Shqipëri nuk ka vepruar si bamirës, por ka ricikluar në Shqipëri, në dobi të një elite, paratë e investuara të ish-regjimit komunist. Do të zbulohet se këto para u përdorën për krijimin e kompanive huamarrëse, të quajtura skema piramidale, në mënyrë që ato të bënin pagesat fillestare, që të fitonin besimin kolektiv të shqiptarëve. Do të zbulohet se në Zvicër nuk kanë shkuar vetëm katër ton ar, sa ka gjetur dokumente Çani, por shumë më tepër.

Ky ar nuk ka shkuar si pagesë për blerjet e ushqimeve për popullin që supozohet të ketë bërë shteti shqiptar në atë kohë, siç u mundua të argumentonte një mashtrues i njohur i ekraneve, që është apologjet patologjik i ish-diktaturës komuniste. Nëse shteti komunist do ta kishte përdorur arin për këtë qëllim nuk kishte përse ta mbante sekret këtë veprim por do ta shpallte me krenari si tregues i kujdesit për popullin. Kur shteti komunist shqiptar u detyrua të blinte një sasi gruri me ar në Francë, në 1960, për shkak të ndërprerjes së furnizimit nga Bashkimi Sovjetik, Enver Hoxha nuk nguroi ta thoshte botërisht këtë gjë. Përse atëherë Ramiz Alia veproi ndryshe në 1990? Kuptohet, për arsye se ari që ai dërgoi në Zvicër nuk ishte për atë qëllim që u përdor në 1960.

Nuk duhet pritur që qeveria e sotme e Shqipërisë e cila ka në krye të përkëdhelurin e Sorosit të ketë minimumin e vullnetit për të bërë transparencë për këtë çështje. Prandaj duhet një lëvizje qytetare për ta detyruar Guvernatorin Sejko, Qeverinë, Kuvendin që të merren me cështjen e arit. Madje e tillë që të shkallëzohet deri në dhunë të skajshme, sepse këtu lëvizjet qytetare nuk kanë efekt sa kohë janë paqësore./Kastriot Myftaraj

#‎tradita_parazitokratike_bolshevike_e_grabitjes_së_arit‬
‪#‎sorosizëm‬ ‪#‎parasitizëm‬ ‪#‎kanibalfinanciarizëm‬ ‪#‎bolshevizëm‬ ‪#‎neobolshevizëm‬ ‪#‎bankierokraci‬ ‪#‎kleptokraci‬ ‪#‎kundrashqiptarokraci‬

Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”