"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Gjendja politike në Vend

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

Post Reply
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#76

Post by rrëqebull » Fri Mar 11, 2016 8:46 pm

E ka thënë shumë bukur nacionalisti italian Xhanluka Janone:
«Sistemi i dështuar [kundrakombëtarokratik dordolecikano-globalist dhe ultrakapitalisto-neobolshevist] do të ketë gjithmonë prirjen që të të bindë se je ti i dështuari [ti punëtori i palodhur, ti tregtari i lagjes, ti sipërmarrësi i ndershëm, ti qytetari i thjeshtë]».

Nëse do ta zhvendosnim dhe përshtatnim këtë fjali për regjimin kundrashqiptarokratik më se 70-vjeçar që, pavarësisht emrave dhe retorikave të ndryshuara ndër vite për t'iu përshtatur rrethanave, ka qenë dhe është pjesë e po të njëjtit regjim kundrakombëtarokratik globalist për të cilin flet Janoneja, ajo do të tingëllonte kështu:

«Ky regjim i tejkalbur kriminal, vjedhës, zhvatës, dëmtar, shtet'shkatërrues e i pandershëm, po përpiqet përditë që të të bindë se krimineli, vjedhësi, zhvatësi, dëmtuesi, shtet'shkatërruesi dhe i pandershmi je ti, ti punëtori, tregtari e sipërmarrësi i ndershëm, ti qytetari i thjeshtë, ti Shqiptari i vërtetë që para Shqipnisë nuk vë asnjë nga kokat e kuçedrës të quajtura 'parti' dhe që kërkon të mbijetosh pavarësisht se ato nuk rreshtin së ta kafshuari dhe rrezikuari të tashmen dhe të ardhmen».

Kjo është e pasqyruar në këtë pamje:
Image


…Dhe — pavarësisht gjithë pluhurit dhe zhurmës retorike pseudokundërshtuese që ngre e pseudodjathta pseudoopozitare, kokë e po së njëjtës kuçedre kundrashqiptarokratike dhe e përbërë nga të paaftë, hipokritë dhe dordolecikanë në shërbim të po të njëjtit regjim kundrakombëtarokratik globalist të cilit po i shërben haptazi koka e majtë e PKSH-së duke qenë në pushtet — duhet që të aftësohemi, ta zhvillojmë mendimin dhe ta pastrojmë botëkuptimin tonë për të kuptuar se, këto krime e dëmtime që po u bëhen Bashkëkombësve Tanë, nuk janë thjesht dhe vetëm të shkaktuara nga marrëzia ultraetnomazokiste e pushtetarëve (sado që kjo është ndër "cilësitë" për të cilat globalistët i përzgjedhin ata si dordolecë të tyre), por janë pasoja të ndjekjes së përpiktë të një plani të caktuar; madje pjesë e po atij plani ku përfshihet edhe propaganda përçarëse shumëvjeçare që është përpallur pa pushim përgjatë këtij çerekshekulli të fundit në vendin tonë për të na trushpëlarë se "të gjithë tregtarët shqiptarë janë të pandershëm" dhe se "të gjitha produktet shqiptare janë të dëmshme". Pa dyshim që tregtarë dhe prodhues të tillë të ulët ka mirëpo, jo vetëm që përgjegjës për ta është vet regjimi kundrashqiptarokratik që ka shkaktuar kalbjen e tyre botëkuptimore duke i sëmurur me psikoza të shpërnjohjes së të Mirës së Përbashkët dhe pasurimit-në-dëm-të-bashkëkombësve e duke i mbajtur në një gjendje urie dhe pamjaftueshmërie lëndore të përhershme që detyrimisht shpie në grindje dhe luftë ndër-bashkëkombasish për të nxjerrë bukën e gojës e për të mbijetuar në një vend të shtrydhur e zhvatur nga burokratët e regjimit (të cilët i mbajnë të gjalla e madje i nxisin këto grindje ndër-të-varfërish sepse ato bëjnë të mundur që njerëzit mos të merren me dëmtarët e vërtetë të Kombit duke u çliruar prej tyre por të qëndrojnë të nënshtruar, të përçarë e të pafuqi përballë tyre), por kjo nuk do të ishte kurrsesi një arsye e vlefshme për ta parë planin kundrakombëtarokratik në fjalë si "të dobishëm" e për ta miratuar atë!

Plani që po shihni të zbatuar në këtë pamje është që të gjithë prodhuesit vendas, tregtarët dhe sipërmarrësit shqiptarë pa dallim të përndiqen pa mëshirë dhe t'u pamundësohet me çdo mjet veprimtaria — edhe, sidomos, me keqshpërdorim ligjor të maskuar si "reformë" apo "luftë ndaj informalitetit" — në mënyrë të tillë që Hapësira Jonë tregtare, sipërmarrëse, ekonomike e financiare Kombëtare, veç asaj politike, mediatike e arsimore, të jetë tërësisht e lirë dhe në dispozicion të globalistëve, kanibalfinacierëve dhe korporatave të tyre ultrakapitaliste përtejshtetëshe ("multinacionale") që financojnë këta dordolecikanë, që prej tyre po e "blejnë" Atdheun Tonë «për 1€» dhe që po bëjnë gjithçka për t'i hapur rrugë përmbytjes së tregjeve tona me kancerurinat, ONGJ-të dhe gjithë produktet e tjera të dëmshme që ato prodhojnë duke ndjekur norma etiko-higjenike të prodhimit dhe shpërndarjes aq tejskajshmërisht të ulëta sa që janë të pakrahasueshme edhe me ato të tregtarëve të lagjeve tona si nëna që shihni në këtë pamje! (…Dhe, gjithsesi, përgjegjësia për gjendjen infrastrukturore e higjienike të lagjeve e hapësirave tona publike është prapësëprapë, e vet regjimit kundrashqitparokratik!)




#globalizëm #neobolshevizëm #ultrakapitalizëm #kanibalfinanciarizëm #neohoxhizëm #ultraetnomazokizëm #dordolecikanizëm

#agresion_globalist_kundra_shqiptarëve
#agresion_ultrakapitalist_kundra_tregtarëve_shqiptarë
#agresion_nebolshevist_kundra_sipërmarrësve_shqiptarë

#kundrashqiptarokraci

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#77

Post by rrëqebull » Sun Mar 20, 2016 8:31 pm

Kumbaro nxjerr në shitje monumentet e kulturës, zbardhet udhëzimi që jep me koncesion dhe ppp pasuritë kombëtare kulturore 20/03/2016

Qeveria “rama” po ndjek me përpikmëri hapat e qeverisë “berisha”, sa i përket shitjes së pasurive kombëtare. në vitin 2013, partia socialiste atëherë në opozitë pati kritikuar ashpër qeverinë “berisha” në vitin 2013 për një vendim që lejonte dhënien me qira të monumenteve kulturore. Sot, kur kanë kaluar më pak se 3 vite nga ajo kohë, ministria e kulturës ka nxjerrë një udhëzim, sipas të cilit jepen me koncesion ose partneritet publik e privat monumentet e kulturës, në administrim të ministrisë së kulturës dhe institucioneve të saj të varësisë. udhëzimi në fakt është firmosur nga ministrja kumbaro që në tetor të vitit 2015, por vetëm dy ditë më parë është botuar në fletoren zyrtare.

Udhëzimi i kumbaros
udhëzimi i mirela kumbaros parashikon që monumentet e kulturës, në administrim të ministrisë së kulturës dhe institucioneve të saj të varësisë do të jepen me qira dhe do të administrohen për qëllime rijetëzimi apo shfrytëzimi social-kulturor, me kusht që funksioni i ri të mos dëmtojë vlerën e monumentit. Procedurat e administrimit me konkurrim apo jo, do të kryhen nga ministria e kulturës, me kërkesë të institucionit, të institucioneve të specializuara dhe/ose kërkesë apo iniciativë të subjekteve private. Për çdo propozim apo grupe propozimesh, ministri i kulturës, nëse e konsideron të nevojshëm, ngre komisionin për menaxhimin e pasurive kulturore, organ këshillimor i ministrit, për vlerësimin e praktikave. Ky komision do të përbëhet nga specialistë të fushës, të cilët vlerësojnë llojin e procedurës, afatin e marrëdhënies, si dhe kriteret e vlerësimit që do të ndiqen rast pas rasti. Komisioni ka si detyrë të propozojë dhe këshillojë ministrin mbi kriteret që duhet të vendosen, konkurrueshmërinë apo jo, formën e administrimit të monumentit të kulturës pas shqyrtimit të dokumentacionit që shoqëron i tipologjia e administrimit
monumentet e kulturës do të rijetëzohen dhe shfrytëzohen nëpërmjet dhënies me qira; nëpërmjet krijimit të partneritetit publik-privat me partnerë privatë dhe/ose publikë, të cilët mund të administrojnë apo të marrin me qira monumentet e kulturës; nëpërmjet personave juridikë të krijuar nga mk-ja dhe/ose institucione të saj të specializuara. Administrimi i monumenteve të kulturës do të kryhet nga bashkëpunimi me persona fizikë, persona juridikë fitimprurës, persona juridikë jofitimprurës (ojf); partnerë strategjikë të mk-së dhe qeverisë shqiptare; persona juridikë të krijuar nga mk-ja dhe/ose institucione të saj të specializuara, të cilët vetë apo në marrëdhënie me partnerët privatë/publikë administrojnë pasuritë kulturore pa të drejtë fitimi.

Afatet e lidhjes së kontratës së qirasë
afati i lidhjes së kontratës për çdo kërkesë i propozohet ministrit të kulturës nga ana e komisionit për menaxhimin e pasurive kulturore, përpara lidhjes së kontratës në rastet e procedurave pa konkurrim apo fillimit të procedurave të konkurrimit. Për sipërfaqet deri 200 m², kohëzgjatja do të jetë nga 1 deri në 5 vjet; për sipërfaqet nga 200 m²–500 m², kohëzgjatja do të jetë deri në 10 vjet; për sipërfaqet mbi 500 m², kohëzgjatja e kontratës së qirasë do të jetë deri në 20 vjet.

Dhënia me qira nëpërmjet konkurrimit
pas përzgjedhjes së procedurës ministri apo komisioni për menaxhimin e pasurive kulturore, nëse krijohet, shqyrton propozimin për administrimin e monumentit, i cili përmban objektin e veprimtarive që mund të ushtrohen në monument, së bashku me projektin e rijetëzimit apo të shfrytëzimit të miratuar nga kkr/kka, nëse ka të miratuar. Dokumentacioni për rijetëzimin e monumentit të kulturës, që duhet të paraqesin konkurrentët, i dorëzohet njësisë për shqyrtimin e dokumentacionit të procedurës dhe përmban: Kërkesën e subjektit për rijetëzimin e monumentit të kulturës; planbiznesin e detajuar, për vënien në funksionim të monumentit të kulturës, ku të përshkruhet qartë plani i punësimit, plani i investimeve, si dhe treguesit që do të realizohen; ofertën për tarifën mujore të qirasë; certifikatën e regjistrimit të subjektit në qkr ose vendimin e regjistrimit në gjykatë; vërtetim nga dega e tatimeve se subjekti ka shlyer detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore; vërtetim që subjekti konkurrues nuk është në ndjekje penale; vërtetim që subjekti konkurrues nuk është në proces gjyqësor për çështje që kanë të bëjnë me ushtrimin e aktivitetit; vërtetim bankar që subjekti ka kapacitet financiar për mbulimin e investimit; vërtetim që subjekti i ka shlyer detyrimet mbi energjinë elektrike; çdo dokument tjetër shtesë që gjykohen si i domosdoshme nga komisioni i procedurës.

/Agjensia e Lajmeve Sot news


PS‬ = ‪PD‬‬ = ‪PKSH

#kundrashqiptarokraci

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#78

Post by rrëqebull » Fri Mar 25, 2016 6:05 pm

71 vjet regjim kundrashqiptarokratik
Dosjet e spiunëve dhe mëkati shtetëror

Aty ku ka dritë ka hije dhe aty ku ka hije ka dritë, një postulat i nohur që ende nuk ka zënë fill në Shqipëri në lidhje me të shkuarën diktatoriale, sepse mungon vullneti politik për ta shkëputur vendin nga e shkuara, por për ta tërhequr zhak atë të përlyer në tranzicion pa fund. Premtim i munguar për çerekshekulli nga politika shqiptare për krimet e diktaturës, trasparencën me të shkuarën, hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, rishikimi i historisë, mëkatet e groposura, varret e humbura të të ekzekutuarve, lënia në harresë e objekteve të krimit, të kampeve dhe burgjeve të diktaturës, mos rishikimi i historisë janë një tok problemesh të harruara qëllimisht për të zhdukur nga memorja kombëtare një krim shtetëror ndaj një kombi! Kaq mjafton për të kuptuar se politika shqiptare është e mpleksur me të shkuarën dhe nga rrënojat e diktaturës përpiqet të ekspozojë grehinën e re gri për t’ua prezantuar shqiptarëve si modelin e rendit të ri që po na paraqesin mëkatarët e djeshëm të diktaturës që sot janë më të pushtetshëm se kurrë.

Qeveri të ndryshme, kolor politik i jashtëzakonshëm në dukje, por në thellb të dalë nga një rrënjë e njëjta shkollë e psikologji, i njëjti stil i të bërit politikë, pikërisht me ngjashmëri me atë të regjimit që lamë pas ku një grusht njerëzish e përdorin shtetin për interesa të tyre dhe të pashkëputur me të shkuarën si një modul që rrinë mbi shqiptarët si një pengesë për t’i frenuar, usur e shfrytëzuar, a thua se kanë lindur si shërbëtorë e të prirur për të jetuar në varfëri dhe errësirë. Mbi rrënojat e krimit qëndron një shtet i tërë me institucione gjasme të pavarura e të ndarë mes palëve që janë kapur pikërisht nga ata që shënuan krime dje dhe sot, shiten si engjëj sepse shteti ka qenë inekzistent dhe sistemin e drejtësisë e drejtojnë pikërisht ata mëkatarë të diktaturës, madje ata prokurorë dhe gjyqtarë që torturuan dhe vranë me plumb pas koke mijëra shqiptarë. Një shtet që legalizon krimin në kundërshtim me dispozitat në fuqi dhe vetë Kodin Penal pasi kurrë nuk pati një hetim për krimet që u fshehën, për dyndjet, interrnimet, masakrat në grup të shqiptarëve madje dhe përdhunimet dhe dhunimet e të vdekurve. Dy dekada e gjysëm lënë në harresë me qëllim për të zhdukur memorien kombëtare që brezi i ardhshëm të mos dijë për tmerret, a kobet që kaloi vendi i tyre, duke lënë çelë shtegun e një rreziku të ri për vendin që jo rrallë herë i ka shfaqur shënjat e një regjimi ndonëse pretendojmë se jemi në demokraci.

Për gjatë këtyre dy dekadave e gjysëm vendi ka rënë në anarki, fatalitet dhe janë shënuar shumë herë krime si në 1997, ku humbën jetën me mijëra qyetatarë dhe pasojat vazhdojnë edhe sot, ku në 1998, u vranë disa qytetarë në bulevard dhe së fundmi në 21 janarin ogurzi u vranë disa qytetarë dhe u tmerruan mijëra të tjerë, histori të trishta që kanë gjasa të përsëriten sërish, sepse forca e një regjimi të rrëzuar lëshon hijet e tij të vrazhda e që kanë efekte të jashtëzakonshme duke provokuar ankth! Në ankthin e së shkuarës një politikë e vjetër po i lënë shqiptarët në agoni, sepse një shtet që fsheh krimet është i prirur të vetëkriminalizohet me vetëdije të plotë institucionale dhe ky është një mëkat i ri shtetëror. Ligji i dosjeve të Sigurimit të Shtetit ka afro një vit nga miratimi në Parlament që po rri pezull, sepse mungon vullneti politik i mazhorancës për të konstituuar komisionin e trasparencës, si një manovër e pastër politike për të shpëtuar nga trasparenca kokat e rëndësishme të politikës dhe të drejtësisë, mbase dhe për të përfituar kohë në zhdukjen e dokumentave shtetërore që vertetojnë implikimin dhe vetë krimin. Një dilemë e madhe, një premtim i pambajtur i mazhorancës për trasparencën me të shkuarën ndonëse po përmbyll vitin e tretë të qeverisjes, pa përmendur pjesën e integrimit në tërësi të të përndjekurve politik, një mëkat i ri i qëllimshëm i qeverisjes!

Ndonëse qytetarët shqiptarë paguajnë nga taksat e tyre një Institut Kundër Komunizmit, sërish asgjë për të nxjerrë në dritë krimet e së shkuarës, asgjë për të kuruar të shkuarën si shpresë e besim për të ardhmen, sepse vetë shteti është zhytur në një mëkat të ri dhe është bashkëfajtor me regjimin që lamë pas, e sërish shqiptarët presin për pagesë transparencë. Shqiptarët dhe të përndjekurit i falën vrasësit, torturuesit, madje dhe u kanë shtrirë dorën e pajtimit, por ata nuk kanë kurajon as të pranojnë krimet, madje e as t’i bëjnë të ditura, sepse kërkojnë të tjetërsojnë historinë dhe të vlerësojnë regjimin që lamë pas./Agjensia e Lajmeve Sot News
#kundrashqiptarokraci

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#79

Post by rrëqebull » Mon Mar 28, 2016 7:41 pm

Tetë bombat që i kanë rënë Shqipërisë

Në rrjetet tona sociale jemi lutur për Parisin, Ankaranë, Brukselin, Irakun, Sirinë dhe për çdo vend ku terrorizmi, ky “kancer” i pamëshirshëm po i përhap metastazat e tij në mënyrë të frikshme. Kemi bërë thirrje, jemi lutur dhe jemi solidarizuar me gjithë këto vende dhe shumë mirë kemi bërë, sepse bota ka nevojë të paktët për solidaritet. Askush përveç terroristëve nuk ka dëshirë të shohë njerëz të pafajshëm që humbin jetën papritur. Pra kemi ngritur në qiell me gjithë fuqinë e zërit tonë njerëzor dhe social, lutje pafund.

Por a nuk mendoni se ka ardhur koha të lutemi pak për vendin tonë? A nuk mendoni se Shqipëria ka nevojë për lutje? Nëse në të gjitha vendet e lartpërmendura kanë rënë një, dy, tre apo katër bomba, në Shqipëri ka rënë flama. Këtu bombat po bien përditë.

Bomba 1. Këtu ka rënë bomba e papunësisë ekstreme. Njerëzit s’dinë ku të përplasen për të fituar dy lek për të mbajtur frymën e familjes gjallë. Ndërkohë që ata rropaten duke kërkuar atë dreq pune, që mund të jetë çfarëdo, Kryeministri tallet duke deklaruar se këtu ka punë sa të duash, por shqiptarët janë dembelë. Pra po trajtohen edhe si të papunë edhe për budallej.

Bomba 2. Këtu ka rënë bomba e taksave të larta. Përditë i shtohen taksat këtyre njerëzve të pamundur që jetojnë në mes të Evropës dhe që pretendojnë që një ditë të jenë pjesë e saj. Aq shumë rriten taksat, sa kanë filluar ta humbin kuptimin e fjalës duke u kthyer kështu në gjoba, me të cilat shteti gjobit njerëzit e tij.

Bomba 3. Këtu ka rënë bomba e zërit qytetar. Sa vjen e zbehet ky zë. Shqipëria është kampion në zerimin e zërit qytetar. Askush nuk e dëgjon, askush nuk e përcepton dhe askush nuk e mbështet për tja arritur qëllimit minimal, që ai të paktën të dëgjohet.

Bomba 4. Këtu ka rënë bomba e kapjes së mediave. Mediat nuk ndjehen të lira të thonë dhe të raportojnë realitetin, i cili është ku thërret qameti. Shteti është në gjueti të përhershme që të zërë mundësisht gjithçka mediatike nën rrjetën e vet, madje edhe emisionet investigative që tashmë i shërbejnë qeverisë se s’kanë rrugë tjetër.

Bomba 5. Këtu ka rënë bomba anti artistike. Për gjithçka mund të mendohet në këtë vend, por vetëm për art e kulturë as bëhet fjalë.

Bomba 6. Këtu kanë rënë 2 bomba varfërie në të njëjtën kohë, ekonomike dhe mendore. Ekonomike. Ndërkohë që qeveritarët tanë nuk i numërojnë me lekët por i peshojnë, të thjeshtët në këtë vend s’kanë me çfarë të shtyjnë ditën se muajin as bëhet fjalë. Ata s’kanë të paguajnë dritat dhe ilaçet. Ndërkohë që qeveritarët marrin rrugën për në Miami për plazh në mes të Dimrit, të thjeshtët i blejnë ushqimet me listë. Ndërkohë që qeveritarët vjedhjen e kanë kthyer në ritual magjik, të varfrit i dergjin burgjeve për faktin e vetëm se janë të varfër. Mendore. Varfëri dhe shterim idesh. Parlamenti është kthyer në një arenë sharjesh dhe nostalgjie. Flasin vetëm për të kaluarën dhe nuk e thonë asnjë fjalë të vetme për të ardhmen. Askush nuk di se ç’do bëhet me ne. Asnjë projekt në horizont, asnjë investim publik. Asgjë, zero, nul.

Bomba 7. Këtu ka rënë bomba (atomike) e eksodit. Tragjedia më e madhe e këtij kombi ndër vite, që sot përsëritet me të njëjtin intensitet. Shqipëria, ky vend i vogël, “përcjell” çdo vit jashtë kufijve të saj, një qytet normal. Duke patur parasysh shifrat ndërkombëtare të refugjatëve, Shqipëria është vendi i dytë pas Sirisë përsa i përket kërkesave për azil në vendet e BE. Një qytet në vit, për tre vjet janë plot tre qytete. Kjo tragjedi po e çon Atdheun drejtë shpopullimit dhe me këtë ritëm, në vitin 2200 mund të mos ketë më asnjë shqiptar me shtetësi shqiptare. E dhimbshme.

Bomba 8. Këtu ka rënë bomba (shfarosëse) e blerjes së votës. Në letra mund të duket si shashkë, por në fakt është bomba më shkatërruese, zanafilla e çdo tentative për ta shkatërruar këtë vend. Kjo është bomba, nga e cila rrjedh çdo padrejtësi që po i bëhet këtij vendi. Përgjegjëse për shtatë bombat e lartpërmendura, blerja e votës është grusht i drejt për drejtë në trurin e çdo shqiptari. Imagjinoni pak, e vetmja mundësi, i vetmi moment që ne na kërkohet të themi fjalën tonë dhe që supozohet të jetë votë e fshehtë, e lirë, e menduar nga ne, vetëm e jona dhe e askujt tjetër, edhe këtë vjen dhe ta blen dikush. Vjen qeveritari barkderr, ti hedh lekët në tavolinë dhe ikën për tu kthyer tek ti jo më parë se pas katër vitesh, për të bërë të njëjtën gjë. Me pak lek, me të cilat ti mund të kalosh maksimumi 10 ditë, ai nuk të blen thjeshtë votën, ai të blen ty, për katër vjet. Kësaj bombe i duhet lagur fitili, që të mos shpërthejë më.

Këto dhe shumë të tjera janë arsyet (bombat), për të cilat ne duhet të ndërgjegjësohemi, të reagojmë dhe të përpiqemi ti ndryshojnë. Nëse Evropën e kërcënon i huaji, Shqipëria kërcënohet nga vendasi. Nëse njerëzit e pafajshëm i vret terrorizmi, shqiptarët po i vret shqiptari. Ne duhet ta ndalojmë këtë./Agjensia e Lajmeve Sot News
Nëse Evropën e kërcënon i huaji, Shqipëria kërcënohet nga vendasi. Nëse njerëzit e pafajshëm i vret terrorizmi, shqiptarët po i vret shqiptari. Ne duhet ta ndalojmë këtë.

Ne duhet ta ndalojmë këtë duke hedhur poshtë përdorimin e çdo lloj mjeti jo-dialogjik apo kundradialogjjk me Bashkëkombësit Tanë. Sado e vështirë qoftë që të përdorim mjete dialogjike me ultraetnomazokistët që po e shkatërrojnë Shqipninë dhe që duken të shurdhët ndaj çdo lloj thirrjeje për t'u kthyer në vete e për të dalë nga kurdisja kundrakombëtare që u kanë bërë globalistët me trushpëlarje dhe fonde, përsëri ne nuk duhet të dorëzohemi dhe duhet të punojmë për shpalljen e një Amnistie Universale Brendakombëtare me anë të së cilës t'u kumtojmë të gjithë Shqiptarëve dhe sidomos politikanëve që kanë përgjegjësinë më të madhe për ato që po kalon Kombi se:

«Për së gjalli nuk ka as Heronj e as Tradhëtarë. Derisa je në jetë, gjithmonë ke mundësi për të kthyer rrugë dhe për t'i shërbyer Kombit. E kaluara nuk ka më asnjë rëndësi nëse që nga sot, që nga tani, do të bësh gjithçka ke në dorë për të shlyer fajet që ke ndaj Kombit dhe për të bërë të mundur që ato mos të përsëriten më në të ardhmen.»

PËR TA SHPËTUAR SHQIPTARINË NA DUHET NDIHMA E TË GJITHË SHQIPTARËVE! Për aq kohë sa që ne nuk jemi vet as parti e as lëvizje dhe nuk kemi qasje në poste vendimmarrëse, ajo që mund të bëjmë është që të 'lobojmë' sa dhe si të mundim që vendimmarrësit të kuptojnë se me Jetën dhe Interesat e Kombit nuk luhet! Nëse kjo nuk do të mjaftojë, taktika jonë do të ndryshojë në drejtimin e marrjes vet në dorë të kontrollit (sado vite qofshin të nevojshme). Përpara se kjo të bëhet domosdoshmëri, ka ende kohë që ata që kanë qasje në vendimmarrje të ndërgjegjësohen dhe të bëjnë ndryshimet e duhura 180 gradëshe (sado gradualisht) nga ultraetnomazokistë vegla e përçues të kundrashqiptarokracisë në Shqiptarë të ripërtërirë të Shqiptarokracisë. Kjo vlen edhe për çdo shqiptar që është duke punuar për interesa të të huajve dhe posaçërisht globalistëve nga brenda organizatave dhe institucioneve të tyre: nuk është e thënë që të braktisni sakaq postet që mbani, por ndërgjegjësohuni dhe qëndroni në gatishmëri për t'iu ri-bashkuar Kombit në çastin e duhur.
Nënshkruaj çdo fjalë nga këto më sipër!

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#80

Post by rrëqebull » Tue Mar 29, 2016 11:16 pm

Pse është antikushtetuese marrëveshja e Qeverisë Shqiptare për pranimin e muxhahedinëve iranianë
Marrëveshja për pranimin në Shqipëri të muxhahedinëve iranianë është një marrëveshje ndërkombëtare, prandaj duhet të përmbushë kërkesat e kreut të dytë të pjesës së shtatë të Kushtetutës së Shqipërisë (“Marrëveshjet ndërkombëtare”), si dhe të Ligjit nr. 8371, dt. 9.8. 1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjet ndërkombëtare” (ligji në fuqi në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes).
Qeveria e kryesuar nga z. Edi Rama, e ardhur në fuqi pas zgjedhjeve të qershorit 2013, thotë se është duke zbatuar një marrëveshje të miratuar nga qeveria paraardhëse, ajo e kryesuar nga z. Sali Berisha. Qeveria “Berisha”, e cila gjithashtu nuk e bëri publike marrëveshjen pati thënë se, në kuadrin e një marrëveshjeje shumëpalëshe, sipas së cilës vendet e tjera të NATO-s do të strehonin anëtarët e organizatës së muxhahidinëve iranianë, Shqipëra do të strehonte 210 muxhahidinë iranianë. Qeveria “Berisha” nuk bëri me dije se kur ishte nënshkruar kjo marrëveshje ndërkombëtare, cilat qenë palët dhe as përmbajtjen e saj. Asnjë vend tjetër i NATO-s dhe i Bashkimit Europian nuk bëri me dije se ishte palë në një marrëveshje të tillë. Tani Qeveria “Rama” me një marrëveshje sekrete ka marrë përsipër të strehojë të gjithë anëtarët e organizatës së muxhahidinëve iranianë.

Problematika sa i përket pajtueshmërisë me Kushtetutën, të marrëveshjes së sipërpërmendur, nis që me atë se me cilën palë e ka nënshkruar shteti shqiptar këtë marrëveshje. Me SHBA, me OKB, me Irakun, me vetë organizatën e muxhahidinëve iranianë? Sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë, shteti shqiptar mund të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare me shtete të tjerë, ose me organizata ndërkombëtare. As Qeveria e SHBA dhe as OKB nuk mund të nënshkruajnë marrëveshje sekrete të tilla, për shkak se kanë mekanizma kontrolli. Qeveria e SHBA ka si kontrollor Senatin që shqyrton të gjithë marrëveshjet ndërkombëtare. OKB ka detyrim t’ i regjistrojë të gjithë marrëveshjet ndërkombëtare që zyrat e saj nënshkruajnë.

Në çdo rast, asnjë vend nuk mban sekret nga opinion marrëveshje ndërkombëtare të tilla, të cilat mund të kenë pasoja të rënda për shtetin, shoqërinë, për çdo qytetar. Marrëveshje të tilla i nënshtrohen ratifikimit parlamentar, çka është sanksionuar edhe në Kushtetutën e Shqipërisë. Kushtetuta e Shqipërisë, jo vetëm që nuk i njeh Qeverisë të drejtën të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare sekrete, por madje parashikon detyrimin e Qeverisë që edhe kur marrëveshje të tilla nuk ratifikohen nga Kuvendi, Kryeministri duhet të njoftojë Kuvendin për to. Në paragrafin e tretë të nenit 121 të Kushtetutës thuhet:
“Kryeministri e njofton Kuvendin sa herë që Këshilli i Ministrave nënshkruan një marrëveshje ndërkombëtare që nuk ratifikohet me ligj.”
Deri më sot në Kuvendin e Shqipërisë nuk është zhvilluar ndonjë seancë, e hapur ose e mbyllur ku Kryeministri të ketë përmbushur këtë detyrim. Ky është një nga shkaqet për të cilët marrëveshje është e papajtueshme me Kushtetutën dhe për pasojë është e pavlefshme. Detyrimi i Kryeministrit për të njoftuar Kuvendin për marrëveshje të tilla, ekziston sepse në paragrafin e dytë të nenit 121 Kuvendit i njihet kjo e drejtë:
“Kuvendi me shumicën e të gjithë anëtarëve, mund të ratifikojë edhe marrëveshje të tjera ndërkombëtare që nuk parashikohen në paragrafin 1 të këtij neni.”

Marrëveshja, pavarësisht përmbajtjes së saj, do të thotë me vetë ekzistencën e saj, bie ndesh edhe me paragrafe dhe gërma të tjera të nenit 121 të Kushtetutës së Shqipërisë, i cili thotë se:
“Ratifikime dhe denoncimi i marrëveshjeve ndërkombëtare bëhet me ligj nga Republika e Shqipërisë në rastet kur ato kanë të bëjnë me:
a)territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake
ç) marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga Republika e Shqipërisë.”
Marrëveshja, edhe pa u bërë publike, nga vetë natyra e saj, me aq sa është pranuar nga Qeveria, prek disa nga këta elementë juridiko-kushtetues. Kuptohet se që të verifikohet plotësisht pajtueshmëria ose jo e kësaj marrëveshjeje me këtë nen të Kushtetutës së Shqipërisë, është e nevojshme që të shihet në përmbajtjen e marrëveshjes një element-kyç që ka të bëjë me faktin nëse Shqipëria me këtë marrëveshje ka pranuar të strehojë organizatën ushtarake të muxhahidinëve iranianë, apo anëtarët e kësaj organizate, me kushtin e shpërbërjes së saj. Deri më sot nuk ka asnjë njoftim zyrtar të shpërbërjes së organizatës së muxhahidinëve iranianë. Kështu, në rast se me këtë marrëveshje i është dhënë territor i shtetit shqiptar një organizate ushtarake të huaj, marrëveshja bie ndesh me një element të gërmës “a” të paragrafit të parë të nenit 121. Strehimi i një organizate ushtarake të huaj, e cila kërkon të përmbysë regjimin në një shtet të madh anëtar të OKB, siç është Irani, shumë të militarizuar dhe me burime të mëdha financiare, përbën një rrëzik të madh për paqen në Shqipëri, pasi çdo shtet ka të drejtë të ndërmarrë aksione ndëshkuese në një rast të tillë. Meqënëse strehimi i moxhahidinëve iranianë nuk vjen nga një marrëveshje shumëpalshësh në kuadrin e NATO-s, Shqipëria nuk mund të kërkojë që të aktivizohet mbrojtja e përbashkët e aleancës në një rast të tillë. Kështu që marrëveshja prek seriozisht një element të parashikuar në gërmën “a” të nenit 121 dhe që ka të bëjë me paqen. Kjo nuk mund të anashkalohet duke u thënë se fjala “paqe” në këtë nen është vënë për rastin e marrëveshjeve të paqes. Nëse do të kishte qenë kështu ligjvënësi do ta kishte saktësuar këtë gjë, por vullneti i ligjvënësit ka qenë që të zgjerohet rrethi i marrëveshjeve ndërkombëtare që kalojnë në Kuvend për ratifikim jo të ngushtohet.

Marrëveshja prek seriozisht çështjet politike dhe ushtarake në rast se Shqipëria është angazhuar me të që të pranojë një organizatë ushtarake, e cila ka një agjendë politike për përmbysjen e regjimit në fuqi në një shtet tjetër.
Marrëveshja prek seriozisht edhe gërmën “ç” të nenit 121 sepse Shqipëria merr tërthorazi detyrime ekonomike dhe financiare të mëdha me rastin e kësaj marrëveshjeve. Shteti do të ofrojë ndërtesa për strehimin e tyre, si dhe do të ketë detyrime ekonomike ndaj moxhahedinëve si ndaj çdo shtetasi shqiptar, kur ata të marrin këtë status, gjë që kanë të drejtë ta kërkojnë. Për këtë arsye marrëveshja duhet të kishte kaluar në procesin e ratifikimit parlamentar. Gjithashtu, ata kanë të drejtë të kërkojnë edhe bashkim familjar, do të thotë që familjarët e tyre që gjenden në Iran, t’ u bashkohen atyre në Shqipëri, duke marrë shtetësinë shqiptare. Në intervista televizive ata kanë thënë se duan ta bëjnë këtë gjë.

Prania në Shqipëri e një organizate ushtarako-religjioze islamike të muxhahidinëve (fjala në shqip do të thotë “luftëtar i Xhihadit”, luftës së shenjtë islamike) përbën një kërcënim për sigurinë e Republikës së Shqipërisë, për rendin kushtetues, për sigurinë e çdo qytetari shqiptar.
Askush nuk ka mandat legjitim kushtetues, për ta ushtruar pushtetin në atë mënyrë që të pranojë në Shqipëri një organizatë ushtarako-religjioze islamike. Nëse Gjykata Kushtetuese e legjitimon një gjë të tillë, atëherë automatikisht ka legjitimuar krijimin e organizatave ushtarako-politike në Shqipëri për të mbrojtur sovranitetin e vendit dhe rendin kushtetues, në rrethanat kur këtë gjë jo vetëm që nuk dëshirojnë ta bëjnë ata që e kanë për detyrë, por e përdorin pushtetin për ta ekspozuar vendin para rreziqeve të tillë.
/Kastriot Myftaraj

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#81

Post by rrëqebull » Mon Apr 04, 2016 10:02 pm

Këto janë pyetje dhe arsyetime me të cilat do të duhej që të ishin të mbushura përditë faqet e të përditshmeve dhe portaleve "tona" të cilat me gjithçka merren, me çdo kotësi, pavërtetësi dhe shpifësi të mundshme, vetëm me çështjet vërtet të rëndësishme si kjo nuk merren!

Cilësia e lartë shqyrtimore dhe përkushtimi me të cilët është trajtuar dhe po trajtohet kjo çështje nga zoti Kastriot, i stërplotëson mungesat sasiore, mirëpo është thelbësore që sa më shumë Shqiptarë të vihen në dijeni të gjëmës që kundrashqiptarët globalistë dhe dordolecikanët po kurdisin në dëm të Kombit Tonë! Është e qartë tashmë se muxhahedinët do të përdoren si ushtri e shtetit shtypës neobolshevik sorosian për të mbytur në gjak kryengritjen e mundshme të Shqiptarëve nëse do të vijë puna deri aty sa që ajo do të mbetet e vetmja mënyrë për t'u çliruar nga ky regjim pushtuesokratik globalistokratik kundrashqiptarokratik neohoxhisto-abrahamik!

Kur për një zyrtar i cili merr një nga 500 pagat më të larta që paguan shteti shqiptar dyshohet se nëse merr vizë amerikane nuk do të kthehet në Shqipëri, si mund të quhet Shqipëria vend me stabilitet të mjaftueshëm sa të strehohet një organizatë si ajo e muxhahedinëve iranianë?

Ambasada Amerikane në Tiranë na tha se një zyrtar i shtetit shqiptar (drejtuesi i Pokurorisë për rrethin gjyqësor të Durrësit), konsiderohet si një person i cili nuk është aq i lidhur me Shqipërinë sa të kthehet përsëri në vendin e tij, nëse udhëton në SHBA me një vizë amerikane. Kur një zyrtar i shtetit shqiptar i cili merr një nga 500 pagat më të larta që paguan shteti shqiptar, vlerësohet kështu, del një pyetje. Pyetja është se si është e mundur që SHBA njëkohësisht e çmojnë Shqipërinë si një vend të përshtatshëm për strehimin e një prej organizatave më të mëdha, më të fuqishme dhe më problematike ushtarako-religjioze të botë, asaj të muxhahedinëve iranianë, me një numër të papërcaktuar zyrtarisht të anëtarëve të saj (marrëveshja mbetet e fshehtë), por që shkon deri në 10 mijë vetë. Organizata të tilla mund të strehohen në shtete me stabilitet të konsoliduar institucional, ekonomik, shoqëror. Madje edhe vende të mëdha që i kanë këto cilësi kanë kundërshtuar që ta strehojnë këtë organizatë. A mund të jetë një vend si Shqipëria, ku një nga 500 zyrtarët më të paguar të shtetit gjykohet si azilant potencial nëse merr një vizë amerikanë, vendi i cili ka minimumin e stabilitetit të mësipërm për të strehuar një organizatë si ajo e muxhahedinëve iranianë, e cila në të shkuarën ka treguar ambicje për të vënë nën kontrollin e saj territore të vendet ku është strehuar, për të zhvilluar veprimtaritë e saj kriminale me qëllim nxjerrjen e të ardhurave financiare, që nga kultivimi dhe trafiku i drogës, trafiku i armëve, qënieve njerëzore etj? Është e qartë se jo.

Imagjinoni se cfarë mund të bëjë një organizatë si ajo e muxhahedinëve iranianë, me rekorde të njohura ndërkombëtare terroriste dhe mafioze, me burime të mëdha financiare ndërkombëtare, në një vend si Shqipëria ku edhe një nga 500 zyrtarët më të paguar të shtetit supozohet të kërkojë të largohet nga vendi si azilant! Një organizatë e tillë në Shqipëri mund të kapë në rrjetën e saj, duke rekrutuar me para, jo vetëm “peshqit” e vegjë, pra njerëz të varfër, por edhe “peshq” të mëdhenj, pra zyrtarë të shtetit në të gjitha nivelet, pa përmendur këtu policët dhe punonjësit e shërbimeve të fshehta, që do të jenë “peshq” të vegjël për të. Kështu, kjo organizatë mund ta bëjë Shqipërinë bazën e sigurt dhe nën kontroll të plotë për veprimtaritë e saj në Europë, me pasoja shumë të rënda për vendin tonë.

A është kjo arsyeja që Qeveria Amerikane, e ka kryer jozyrtarisht të gjithë ndërhyrjen e saj pranë Qeverisë së Shqipërisë për strehimin e organizatës së sipërpërmendur në Shqipëri? Domethënë që nesër, sido të ndodhë, Qeveria Amerikane të mund të thotë se nuk ka asnjë marrëveshje me shkrim mes saj dhe Qeverisë së Shqipërisë, se Qeveria Amerikane nuk është përzier në këtë histori? Është e qartë se po.
A ka të bëjë refuzimi i vizës për Prokurorin e Durrësit, me një bisedë të përgjuar ku ai ka shprehur shqetësimin e tij legjitim si zyrtar i shtetit, për një anije e cila solli në portin e Durrësit “pasurinë” e moxhahedinëve iranianë nga kampet e tyre në Irak? Sepse këta njerëz nuk po vinë në Shqipëri si refugjatë me një thes me plaçka në shpinë, por po vinë në mënyrë të organizuar, duke sjellë të gjithë pasurinë e tyre që kanë në Irak. Kështu problemi ka përmasa dhe natyrë krejt tjetër./Kastriot Myftaraj
#‎KUNDRASHQIPTAROKRACI‬

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#82

Post by rrëqebull » Tue Apr 05, 2016 1:13 pm

Po citoj një shkëmbim që pata me dikë para pak ditësh sepse ka lidhje me lajmin vijues:
Trillimtari: Gjendja politike nuk eshte e mire.. Ka perplasje mes partive politike por kohet e fundit po arrijne konsensus per disa ceshtje dhe kjo per eshte shenje e mire qetesimin e situates ne vend.. Por nevojitet nje debat konstruktiv ne parlament...

Përgjigja ime: «Këto që thoni janë të shkruara sipas vijës editoriale të mediave të regjimit që duan të na e mbajnë mendjen të mpirë duke e vazhduar pafundësisht teatrin e gërditshëm "pozitë-opozitë" që tashmë gjithnjë e më shumë Shqiptarëve po fillon t'u shfaqet në gjithë gënjeshtërsinë e vet duke kuptuar se, përveç siglave emërtimore, nuk ka asnjë dallim midis shkatërruesve dhe dëmtuesve të shtetit e të Kombit (të cilët para kamerave hiqen sikur grinden, dhe jashtë kamerave vazhdojnë ortakëritë e tyre të krimit).

Një ndërhyrje e tillë nga një rrogëtar i regjimit kundrashqiptarokratik tregon se sa bezdi u jep kundrashqiptarokratëve fakti që dikush mund të paraqesë në një forum, për ata bashkëkombës që duan të mendojnë lirshëm, një këndvështrim të ndryshëm nga ai me të cilin ju mediat dhe shërbëtorët e regjimit paguheni për t'i trullosur, çvullnetizuar dhe burgosur mendërisht përditë miliona Shqiptarë»
Zbardhet emri i shqiptarit të përfshirë në skandalin e Panamasë, Ismail Mulletit i dha koncesionin Sali Berisha dhe ia mbrojti në Kushtetuese Edi Rama, ja faktet
/Agjensia e Lajmeve Sot News

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#83

Post by rrëqebull » Tue Apr 12, 2016 11:45 pm

Një tjetër zbërthim i patëmetë nëpërmjet të cilit na pasqyrohet gjendja e njëmendtë politike në vend pa filtrat trilluese, mashtruese dhe mbuluese që u vendosin kronikave mediat në shërbim të regjimit globalistokratik kundrashqiptarokratik.

Asnjë fjalë që del nga zdërret e burokratëve dhe veglave të këtij regjimi nuk është e çiltër por është «grusht në sy» dhe «borie në vesh» retorike të efshtë hipokrite për t'i hutuar, shpërqendruar, gënjyer, tallur dhe sakatuar mendërisht Bashkëkombasit Tanë.

Nëse ende nuk e keni kuptuar që sot në botë askush nuk «na do të mirën», nuk keni kuptuar as pjesën më të thjeshtë të luftës që po na bëhet dhe do të thotë se keni lejuar që t'ju verbojnë me retorikat e tyre të studiuara akademikisht, të planifikuara maniakisht dhe të propaganduara breshërisht për të cenuar e parandaluar shëndetin dhe zhvillimin tuaj botëkuptimor.

Po plasin të gjithë nga dashuria e madhe për Kombin Tonë, a nuk e shini?!


#globalistokraci #kundrashqiptarokraci
Pse heshti ambasadori amerikan Donald Lu për kërcënimin dhe keqtrajtimin që iu bë gazetarit të VOA Pëllumb Sulo nga ministri Beqaj, bodyguardi i tij dhe policët

Në vitin 2009 një biznismen i përfolur për lidhje të ngushta me Qeverinë “Berisha-Meta”, Rezart Taçi keqtrajtoi në një kafeteri një gazetar kritik ndaj qeverisë, Mero Bazen. Menjëherë reagoi ambasadori amerikan. Gazetarët e njohur si pro Edi Ramës protestuan para Qeverisë, duke hedhur këpucë, një imitim i qartë i një gjesti që kishte bërë një gazetar irakian kundër ish-Presidentit amerikan Bush. Pas reagimit amerikan Prokuroria nxorri një urdhër arresti për Rezart Taçin dhe gjykata e miratoi atë duke i dhënë biznismenit masën e sigurisë burg pa afat, megjithëse historia ishte mëse e dyshimtë, dhe viodeoregjistrimet e kamerave të lokalit nuk qenë përdorur fare.

Pak ditë më parë, kur ra helikopteri ushtarak në breg të Liqenit të Shkodrës ne pamë, me pamje televizive, sesi një gazetar i “Zërit të Amerikës” u kërcënua në spitalin publik të Shkodrës nga Ministri i Shëndetësisë Beqaj, bodyguard i tij dhe policët ushtarakë dhe të Policisë së Shtetit. Gazetari i VOA Pëllumb Sulo thjesht po kërkonte të bënte punën e vet në korridorin e spitalit të Shkodrës para dyerve të dhomës së reanimacionit, ku gjendej ushtari që i kishte shpëtuar rrëzimit të helikopterit. Gazetari protestoi me të drejtë sepse atij i kërkohej të largohej, në një kohë që aty lejoheshin të hynin ministra bashkë me bodyguardët e tyre, si dhe policë. Rregullat spitalore janë të tilla që nëse është e ndaluar hyrja për shkak të gjendjes shëndetësore të pacientit, ky rregull vlen edhe për ministrat dhe bodyguardët, jo vetëm për gazetarët. Dhe përse duhej që ministrat Beqaj dhe Kodheli të hynin bashkë me bodyguardët në dhomën ku gjendej ushtari i mbijetuar nga rrëzimi i helikopterit? Nga sjellja e bodyguardit me gazetarin u kuptua se këta banditë-bodyguardë duhet të hynin në dhomën e reanimacionit për të kërcënuar të mbijetuarin me vdekje nëse do të hapte gojën për të folur për ngjarjen.

Ministri Beqaj e kërcënoi live gazetarin duke i thënë se e paska trashur zërin, një frazë kërcënuese vlonjate. Meqënëse ministri Beqaj nga nëna është vlonjat, ai është i vetëdijshëm se në Vlorë kjo mënyrë të foluri është kërcënuese. Atë që nisi ministri e vazhdoi bodyguard i tij, duke e kërcënuar gazetarin se do të shkonte atje t’ ia mbyllte gojën. Pastaj ndërhynë policët që e larguan dhunshëm gazetarin e VOA, i vetmi që kishte guxuar të rrinte atje. Të tjerët kishin ikur me kohë nga frika.

E gjithë kjo skenë tregoi se Ministri Beqaj, i cili ka qenë deputet i Shkodrës në zgjedhjet e 2013 (e ka dorëzuar mandatin sipas rregullit të vendosur nga Rama), si dhe bodyguard i tij qenë çuditërisht shumë nervozë për shkak të rrëzimit të helikopterit, dhe kishin interes të posaçëm që të mos zbulohej e vërteta e ngjarjes. Ministri Beqaj, me origjinë familjare podgoriçan, është i ngarkuar nga Qeveria e “Rilindjes” për të administruar linjën e transportit offshoring për në Malin e Zi, kështu që kishte arsye të ishte i nervozuar pas rrëzimit të helikopterit. Sepse kur tw kthehej nw Tiranw e priste dajaku nga Edi Rama.

Ambasadori amerikan Lu, disa ditë para kësaj ngjarjeje na tha se Byroja Kombëtare e Hetimeve duhet të merret me “Al Kaponet” e Shqipërisë. Një “Al Kapone” të Shqipërisë dhe bandën e tij e pamë në personin e ministrit Beqaj, madje nëpërmjet videokamerës së VOA. Ashtu siç i foli bodyguardi i Ministrit Beqëaj gazetarit të VOA, ashtu iu flisnin bodyguardët e Al Kapones gazetarëve dikur në Chicago. E megjithatë ambasadori amerikan heshti.
Nëse ambasadori amerikan do të kishte folur, sot do të kishte dhënë dorëheqjen Ministri Beqaj, do të ishte arrestuar bodyguard i tij dhe policët që nxorrën jashtë dhunshëm gazetarin. Çfarë detyre po kryenin këta policë të cilët kërkonin të ndalonin gazetarët të rrinin në korridor para derës së dhomës reanimacionit, kur ministrat dhe bodyguardët e tyre po hynin lirisht në këtë dhomë. Kuptohet jo detyrën shtetërore, por atë politike.

Heshtja e ambasadorit amerikan, nuk ka shpjegim tjetër përveçse që ai i miraton veprimet e Ministrit Beqaj dhe të banditëve të tij. Heshtja e ambasadorit Lu e kompromenton gjithë angazhimin e tij për reformën në drejtësi dhe posaçërisht Byronë e Hetimeve. Heshtja e bën ambasadorin Lu një “Alu Kapone” në Shqipëri.
Winston Churchill dikur tha në një rast: “If these things are done in the green wood, what will be done in the dry?”(“Nëse këto gjëra bëhen në pyllin me gjethe, çfarë do të bëhet në pyllin e thatë?”
Kur gazetari i “Zërit të Amerikës” dhunohet kështu live para kamerave televizive nga njerëz të veshur me pushtet, çfarë bën kjo qeveri dhe Policia e saj me shqiptarët e thjeshtë larg videokamerave? Mund të merret me mend./Kastriot Myftaraj

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#84

Post by rrëqebull » Thu Apr 14, 2016 11:07 am

#‎RINIA_SYSHQIPONJË‬

Një fshikullim i fuqishëm, i kthjellët dhe i saktë që nga fjalia e parë tek e fundit, i bërë ndaj regjimit kundrashqiptarokratik nga një 16 vjeçar [hopa!], çka tregon se Rinia Shqiptare, pavarësisht goditjeve zvetënuese që po i bëjnë pareshtur globalisto-dordolecikanët, është ende në gjendje që t'u «japë ujë me shoshë» dhe t'u «tregojë vendin» kundrashqiptarëve!!!

Sikur mos të mjaftonte shkatërrimi i së tashmes dhe së ardhmes që këta llumra po i shkaktojnë Rinisë Shqiptare, kanë edhe guximin e pacipë që madje t'i fyejnë edhe zgjuarsinë dhe t'i cenojnë dinjitetin për ta përlyer dhe përfshirë në rrjetin e gërditshëm të krimit dhe prostitucionit partiakist të mishit dhe të mendimit!!!

#‎LARG_DUART_DHE_MENDJET_E_FËLLIQTA_NGA_RINIA_SHQIPTARE‬! ‪#‎TYT‬!

[Edhe sikur, siç mund të dyshojnë disa, ky shkrim të jetë i ndonjë të rrituri, prapëseprapë ai dëshmon se Shqiptarët Syshqiponjë janë gjithandej — ndryshe nga përshtypja e përgjithshme e shtrembët sikur "të gjithë shqiptarët janë «në gjumë»", që vjen nga fakti që mediat e regjimit që farkëtojnë (falsifikojnë me porosi) opinionin publik janë brumbull me mendjendryshkur, servilë, zvarranikë, jokurrizorë dhe prostituta partiakiste të çshqiptarizuara me neobolshevizëm dhe abrahamizëm që propagandojnë dhe nxisin mendjendryshkje, servilizëm, zvarranizëm, nënshtrim dhe prostitucion ndaj kundrashqiptarokratëve.]
Shpërthen 16-vjeçari ndaj Ramës, i përplas të vërtetën në fytyrë : Me ç’të drejtë merrni emailin tim për të më shkruar? - 14/04/2016

Përshëndetje zoti Rama, ju shkruaj sot se ndihem i ofenduar përtej çdo limiti nga ju, qeverisja juaj dhe partia juaj. U mundova të shtiresha si i interesuar për nismën tuaj, rekrutimin e të rinjve në politikë, për të parë se deri në çfarë pike do të shkonit, por nuk mundem të shtirem më; ju shkuat tepër larg!

Në rradhë të parë dua t’iu them se ata 10 të rinjë që u sollën prurje njerëzore në parti nuk janë aktivista, por servila. Ka oqeane të tëra mes aktivizmit dhe servilizmit, mos i barazoni, mos na ofendoni! Aktivista ata që ju sjellin më shumë veta në parti? Jo, janë servilat që këndojnë për të marrë ca minuta mburrjeje e ca minuta vëmendjeje. Aktivista ata që plotësojnë ëndërrat për pushtet të palimituar të ENVERËVE të ringjallur? Jo jo, janë servila që lypin pak pushtet!

Nuk jam kompetent i fushës e ndoshta nuk më takon të flas, por mendoj se është anti-ligjore që ju e partia juaj të terrorizoni shkolla të tëra e të kërkoni me ngulm emailet e të gjithë nxënësve të shkollave shqiptare. E në mos diçka anti-ligjore, është jo morale, madje jo etike që ju, kryetari i PS të kërkoni emaile të nxënësve të një shkolle shqiptare, që me kushtetutë është institucion apartiak. Zoti Rama, keni përdorur një institucion apartiak për të bërë parti! Ndihem i ofenduar! Vendosët një taks për arsimin dhe e quajtët reformë. Doni të fusni fenë në shkollë pa futur më parë mësues të aftë për mësimdhënie. Doni të dixhitalizoni shkolla, doni t’i bëni qendra komunitare…

E dini ju që rreth 1002 shkolla kërkojnë rikonstruktim të menjëhershëm? E dini ju që ka shkolla që përbëjnë rrezik për jetën e nxënësit e të mësuesit? Shkolla pa tualete, pa dyer, pa dritare, pa shkumësa, pa çati, ngrohje jo e jo..Jam nga Samiu, shkolla me rezultatet më të mira në Shqipëri dhe ne nuk kemi shkumësa, nuk kemi tualete funksional, nuk kemi ambjente sportive. Imagjino një shkollë në periferi. Zoti Rama, në vend që ta shihni Shqipërinë e shkollën shqiptare si një problem që ju duhet ta ngrini e të keni vullnetin ta rregulloni, ju po e shihni atë si një vend rekrutimi në shërbim të pushtetit tuaj. Ndihemi të ofenduar!
Shkatërroni pyje e habitatet për hirë të ca HEC-eve. Prisni pemë e mbillni beton dhe e quani rilindje urbane. Ofendoni aktivistë duke i përbuzur me arrogancën e një psikopati me pushtet të palimituar. Jam i ri, e ardhmja ime këtu ndihet e ofenduar! E quani rilindje të gjithë qeverisjen tuaj. Por parlamenti shqiptar sot ka më shumë kriminel seç ka nëpër burgje. Kërkoni referendum dhe pastaj blini e shantazhoni votat; ç’lider jeni ju? Drejtimi i duhur për bashkinë e Lushnjes sot i tha një zonje:”Ta fus portoflin në gojë”. As në rrugë nuk e gjen një fjalor të tillë. 21-Janari ende mbetet pa fajtor. Shëndetësia është falas vetëm për Ilir Beqajn. Papunësia ende vlon, se në këtë vend mund të pasurohen vetëm Taulantët e Ballës. Familjet shqipëtare ende sharrojnë për bukë, se Enveri vdiq vetëm për t’u ringjallur tek Sala, ju, dhe shokët tuaj. Zoti Rama, artistët i japin kuptim jetës, artist si ju nuk njeh historia. Mohoni punën e mediave.

Jua falim, e dimë që janë të lidhura me pushtetin. Mohoni punën e opozitës. Jua falim, sot Shqipëria ka një opozitë që nuk përfaqëson dot veten, e jo më shqiptarët; opozitë që vjedh kauza. Por të ofendoni pedagogë, filozofë, aktivist, shoqëri civile? Nuk ua falim! Zoti Rama, jam i ofenduar!.. Nuk dua të tejzgjatem… Për paaftësinë tuaj në qeverisje, për arrogancën tuaj mund të shkruhen romane. Të gjithë shqiptarët e dinë që me Saliun ishim kombi gri, me ju u bëmë kombi i zi. “Së bashku për më tej”,- shkruani ju… “Po ku?”- unë një 16-vjeçar, pyes.

Ku po ikim zoti Rama? Na keni hedhur në një greminë dhe e vetmja parashutë që mund të na ndalojë është rinia, rinia në të cilën unë bëj pjesë; rini që po ikën jashtë për të mos u kthyer më kurrë, sepse ju Zoti Rma nuk e mbështesni po e ulni, e shtypni dhe e detyroni të serviloset. Zoti Rama, jua dërgoj këtë letër me shpresën që asnjë nga prindërit e mi të mos pushohen nga puna, se kam folur kundër regjimit. Kam dhe shpresën e madhe që do marrë një përgjigje për çdo problem që në mënyrë cinike kam ngritur; një përgjigje nga ju e jo nga stafi juaj prej të paaftësh me ide të shëmtuara propagandistike.
Ndjesë se ndoshta ju mora shumë kohë! -Dosti./Agjensia e Lajmeve Sot News

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#85

Post by rrëqebull » Mon May 09, 2016 6:15 pm

13 HAPAT DREJT "RILINDJES" SE SHQIPERISE SIPAS SKENARIT SOROSIAN TE SHKRUAR NE INSTITUTIN CID (HARWARD) TE THEMELUAR NGA SOKRATES KOKKALIS DHE TE FINANCUAR NGA GEORGE SOROS:

1. Kapja e gjithe pushteteve (qendror dhe lokal) perfshi edhe drejtesine nepermjet "reformes ne drejtesi";

2. Kapja e medias dhe shoqerise civile te institucionalizuar;

3. Krijimi i klimes se frikes dhe terrorit me police dhe bandite si dhe klimen e pergjimit;

4. Marrja nen kontroll e tregut dhe aseteve (koncensione, zona te lira, asete, tendera, prokurime, licensa, gjobvenie, falimentime te kundershtareve apo "dhurime aksionesh" me tatimore, INUKsa, fuksa dhe kriminele gjobvenes, etj) nga Oligarkia ne pushtet;

5. Falimentimi i ekonomise dhe biznesit nepermjet renies se fuqise blerese, gjobave dhe degradimi i nevojave te qytetareve per buken e gojes;

6. Kriminalizimi i ekonomise agrare drejt kanabisit dhe kontrolli i trafikut te droges;

7. Vrasje e shpreses nepermjet orientimit te pakenaqesise publike drejt eksodit masiv dhe pa kthim;

8. Rrenim te statusit dhe imazhit politik, ekonomik dhe social te Shqiperise ne arenen nderkombetare;

9. Falimentimi i shtetit nepermjet rritjes se borxhit te jashtem dhe brendshem (me ndihmen e Bankes Boterore e cila per rolin qe ka ne Shqiperi eshte e gjitha nen influencen e George Soros), investime miliardere jo per sektore prodhues por per beton dhe fasada, ikjes se investitoreve te huaj, transferimit te kapitaleve dhe depozitave nga brenda jashte, renies se te gjtihe sektoreve ekonomike dhe falimentimti te sektorit te ndertimit, te largimit te biznesmeneve shqiptare te dorezuar nga presioni apo vrasja e shpreseve, falimentimit te sistemit bankar nepermjet renies se aftesise paguese te kreditimit dhe renies se depozitave, renies se fuqise blerese dhe aftesise paguese te rrogave, pensioneve dhe asistences sociale, etj;

10. Blerja e gjithe aseteve te Shqiperise neper ankande qindarkash;

11. Manipulimi i plote i zgjedhjeve nepermjet blerjes se votes dhe komisionereve dhe rrenimit te cdo pengese nga, KQZ, kolegjet zgjedhore, shoqeria civile dhe media e blere...

12. Transformimi i Shqiperise ne nje Vilajet te Goerge Soros (me konsensus nderkombetar te siguruar nga George Soros) ku Rama & Co do te jene ne rolin e Satrapit te Soros (titull oriental i mekembesit te Mbretit ne nje territor te mbretesise)

Dhe e gjitha kjo s'mund te arrihej pa:
13. SHPERBERJEN E OPOZITES SI ALTERNATIVE SHPRESE (6 Dhjetor 2014 mareveshja me George Soros ne Seline e PD)

/Lëvizja Kundër Oligarkisë Sorosjane
#globalistokraci #sorosizëm #kundrashqiptarokraci

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Shqipëri lindore

#86

Post by rrëqebull » Mon May 09, 2016 8:32 pm

#‎KUSHTRIM‬
Shqiptarë të Maqedonisë, nesër në kafeteri jo në shesh, lereni të shkallëzohet konfliktin politik të sllavo-maqedonëve mesveti!

Shqiptarët e Maqedonisë duhet ta dinë se në të gjithë prognozat që kanë bërë zyrat e specializuara të SHBA dhe BE për kërcënimet që i vinë stabilitetit në Maqedoni, skenari i rastit më të keq është konflikti politik i sllavo-maqedonëve mesveti. Sot ky konflikt është duke u shkallëzuar si kurrë më parë.
Prandaj, për shqiptarët e Maqedonisë, më tepër se kurrë është koha që të rrinë thjesht në pozitën e shikuesit, në konfliktin politik që kanë sllavo-maqedonët mes veti, a thua se këto zhvillime në Maqedoni janë duke ndodhur diku në Amerikën Latine dhe shqiptarët janë duke i përcjellë përmes televizionit.
9 majin e vitit të kaluar, banda e kinse UÇK, në Kumanovë, e paguar me paret e Mijallkovit, bëri një kinse aksion luftarak pikërisht atëherë kur i interesonte Gruevskit, për të shërbyer si shkak për pezullimin e protestës së opozitës maqedone, që do të mbahej një javë më vonë, me ç’ rast lideri opozitar Zaev kishte paralajmëruar publikimin e audiopërgjimeve për çështjen “Monstrum”. Me këtë do të shkohej deri te lufta civile mes vetë sllavo-maqedonëve. Pas ngjarjes së Kumanovës, Zaevi kuptohet nuk mund të publikonte audiopërgjimet për “Monstrumin” se sllavo-maqedonët do të mendonin se kjo do t’ i shërbente shpërbërjes së vendit.
Tashmë, shqiptarët e Maqedonisë, me protestën e 9 majit, bëjnë të njëjtin gabim, në fakt krim politik, si banda e Kumanovës vitin e kaluar, e cila bëri rolin e skuadrës zjarrfikëse të Gruevskit.

Ata të cilët iu kanë bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë për tubime në sheshe, aq më tepër në kryeqytetin e vendit në Shkup, janë ose naivë ose provokatorë të shitur, në shërbim të atyre që përgatisin skenare gjakësore në këtë vend. Skenarë që në çdo rast do të jenë në dëm të shqiptarëve.
Maqedonia ka hyrë në një kurs me shumë të papritura ku SHBA dhe Bashkimi Europian po humbin çdo ditë e më tepër kontrollin mbi kursin e ngjarjeve në vend. Për shkak të marrëzive globale që ka bërë Administrata e Obamës, reputacioni i SHBA në Europë dhe posaçërisht në Ballkan, gjendet sot në pikën më të ulët historike. Prandaj, nëse në këtë situatë shqiptarët e Maqedonisë kryejnë veprime që japin shkak me mendjelehtësi për t’ u aktivizuar skenarët gjakësorë, dëmi do të jetë shumë më i madh për shqiptarët se në çdo rast tjetër.
Nacionalistët historikë maqedonë, VMRO-DPMNE duan të vendosin në vend një diktaturë të ngjashme me atë të partisë AKP në Turqi, me Gruevskin si “Erdogan”, duke u paraqitur si forca e vetme në vend që kanë aftësinë për të ruajtur stabilitetin për të cilin janë aq të interesuar SHBA dhe BE. Por nacionalistët maqedonë janë gjithashtu edhe forca kryesore në vend që e kërcënon këtë stabilitet.

Në situatën ku gjenden sot nacionalistët maqedonë, të fajësuar nga SHBA dhe Bashkimi Europian për shkatërrimin e demokracisë në vend, ata do të jenë shumë të lumtur që të gjejnë një shkak për ta zhvendosur me anë të një skenari të llojit të inxhinieringut të ngjarjeve, vëmëndjen e ndërkombëtarëve nga zgjedhjet e shtyra, që nuk dihet vërtet se kur do të mbahen, në një situatë të luftës etnike, për të cilën faji do t’ u mbetet shqiptarëve.
Nëse shqiptarët e Maqedonisë nuk bëjnë marrëzinë që t’ u japin mundësi sllavo-maqedonëve të kryejnë skenarë që do ta zhvendosin fokusin e ngjarjeve, atëherë do të shohim se skenari “Monstrum” do të ndodhë hapur në sheshet e Maqedonisë, si vrasje masive politike mes vetë sllavo-maqedonëve.
Pas kësaj do të ketë një Maqedoni tjetër, krejt të ndryshme nga kjo që është sot. Një Maqedoni ku pozita e shqiptarëve do të jetë krejt e ndryshme nga cfarë është sot.Që të ndodhë ky zhvillim i mirëseardhur, shqiptarët e Maqedonisë nuk duhet të bëjnë veçse një gjë: të rrinë shikues.
Nesër dhe gjatë kësaj vere, në Maqedoni, shqiptar i mirë, atdhetar, është ai që rri në kafiq, jo ai që del të protestojë në sheshe./Kastriot Myftaraj

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#87

Post by rrëqebull » Sat Jun 25, 2016 6:38 pm

E DINI PSE E MASAKROI DJE NATEN POLICIA KETE DJALIN BRENDA KOMISARIATIT TE KORCES???
Beni mire ta dini qe te mos habiteni kur t'ju ndodhe dhe juve vete!!!
Nga Avokati Altin Goxhaj
Sapo u njoha me dosjen. Jurxhin Kulla, 31 vjec po rrinte jashte nje lokali, aty futet brenda nje grup i armatosur civilesh me nje makine pa shenja dalluese dhe ky sa e sheh largohet me hap te shpejte, e sheh njeri nga ata qe eshte shefi i antidroges dhe i vihet nga mbrapa, pas 20 metrash shefi bertet ndalo dhe njekohesisht qellon me arme 5 here ne mes te KORCES (ne kundershtim me ligjin si te qelluarit me arme dhe si distanca nga paralajmerimi me goje dhe ne te shtene edhe sikur te lejohej te qellohej). Jurxhini ndalon! Shefi i ve prangat mbrapa dhe ashtu e fut te makina e Jurxhinit. ASNJE REZISTENCE. I kontrollojne makinen dhe s'kane cfre ti gjejne se s'ka lidhje as me kontrollin e policise dhe as me lokalin ku gjths nuk gjejne gje (presion per ti mbyll lokalin per te favorizuar nje lokal tjeter llotosport aty prane). E mbajne gjithe kohes me pranga mbrapa dhe e cojne ne Komisariat. Sic e ka zakonin Policia Korce, e masakrojne me pranga lidhur. Me pas djali i thote qe do ti denoncoje. Atehere shkojne dhe i bejne kontroll banese 2 ore rresht pa mandat. Kuptohet nuk i gjejne gje. Pastaj shkojne ne Komisariat ku Jurxhinin nuk i lejohet kontroll mjekoligjor dhe ashtu me pranga e kercenone perseri nderkohe policet debatojne midis tyre se si te rrahin njeri tjetrin per te gjetur nje justifikim. Jurxhini vazhdon te qendroje brenda ne qeli derisa policia te gjeje nje zgjidhje se si te shpetoje nga krimi qe ka kryer ndaj Jurxhinit. Edhe tani qe po shkruaj ende nuk i afrohet ndihma mjekesore dhe ekspertimi mjekoligjor.


Image
PLAGËT E “INTEGRIMIT” NË GLOBALIZËM: AJO QË REGJIMI KUNDRASHQIPTAROKRATIK I KA SHKAKTUAR KËTIJ SHQIPTARI TË PAFAJSHËM ËSHTË NJË METAFORË E ZBEHTË NË KRAHASIM ME ATË QË BE-ja DHE "PARTNERËT NDËRKOMBËTARË" (GLOBALISTËT) PO I SHKAKTOJNË GJITHË SHQIPTARISË!


Vendimi historik i popullit britanik për ta çliruar dhe pavarësuar Mbretërinë e Bashkuar nga zgjedha lirivrasëse e BE-së është vetvetiu edhe një shqelmosje e fuqishme kundrejt gjithë dordolecikanëve neobolshevikë (majtistë e psuedodjathtistë), me në krye Toni Blerin, që për dekada të tëra, duke ndjekur fije-për-pe interesat e kanibalfinancës globale që i "trajnon" e financon, po ua shkatërronin jetën autoktonëve me multikulturalizëm (eufemizëm për 'zhvendosje të popullsisë vendase me kolonizatorë të huaj hordhimigrantë'), me shkërmoqje sovraniteti, me lgbti-zëm dhe me çdo lloj terrorizmi tjetër kulturor neomarksist e ekonomik ultrakapitalist.

Ndërkohë, shihni se çfarë "rendi" dhe "drejtësie" po vendosin në Sorosistan dishepujt e Toni Blerit që na ka instaluar dhe mbështet BE-ja dhe gjithë shpura e globalistokratëve!

Ndonëse propaganda e mediave dhe analistëve-prosituta të globalizmit ka arritur që ta drogojnë një pjesë të madhe të Bashkëkombasve Tanë me broçkullën se "ne nuk jemi ende gati për t'u integruar në BE sepse jemi ashtu e kështu" (plotëso me ndonjë shfrytje etnomazokiste në modë të përhapur nga ojq-të apo nga ultraetnomazokisti me pushtet i radhës, si për shembull "..sepse jemi dembela, të korruptuar, të paaftë për shtetndërtim, rrahim/shesim gra, pleq e fëmijë, jemi shpellarë parahistorikë etj."), e vërteta është se më 'të integruar në BE' se ne nuk janë as vet shtetet tashmë 'anëtare'. Madje, falë dordolecikanëve ultraetnomazokistë në pushtet prej dekadash, ne jemi pararoja e çdo "integrimi" nëpër kuçedra globaliste si BE-ja sepse Atdheu Ynë përdoret si "laborator" ku globalistët zhvillojnë gjithë eksperimentet e tyre për të gjetur "receta" të suksesshme kombvrasëse të cilat t'ia zbatojnë mandej kombeve të tjera përreth rruzullit (për shembull: zëvendësimi i Flamurit Kombëtar në Shqipëri Veriore me rreckën me gjashtë yje është një eksperiment që globalistët kanë kryer për të studiuar se cilat janë metodat dhe "anestezitë kulturore" më të efektshme (tallavaja, islamizmi, magjypizimi nëpërmjet shoubizit, rita jevgora) për ta shkëputur një komb nga identiteti i vet (për t'i fishkur shpirtin dhe vullnetin) dhe për t'i mbivendosur një identitet artificial që nuk rrezikon të kthehet në pengesë për globalizimin e mëtejshëm (për homogjenizimin dhe zhdukjen e plotë nëpërmjet përzierjes racore, të shoqëruar me ndonjë "himn" internacionalist apo me ndonjë "hit" hip-hop apo tallava nën hijen e një rreckeje me yje).

Propagandat që po na bëjnë globalistët dhe BE-ja — që: për t'u "anëtarësuar" na u dashka që të plotësojmë disa "kushte" dhe "reforma" që janë "për të mirën tonë" që ne të bëhemi "shtet ligjor" — janë porsi gënjeshtrat e pështira që një grup përdhunuesish i thonë viktimës se tyre se "për t'u pranuar si nuse duhet që të mbrojë virgjërinë dhe ndershmërinë e saj". Pra "anëtarësimi" ynë në BE pasi të kemi vendosur "shtetin ligjor" me "ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë", është porsi "martesa" e viktimës në fjalë pasi ta ketë "mbrojtur" virgjërinë dhe ndershmërinë e saj me "ndihmën" e përdhunuesve që e kanë droguar, gënjyer dhe shpërdoruar duke i premtuar atë që ata vet po i pamundësonin dhe rrëmbenin!

Lexojeni këtë raportimin e Avokatit Altin Goxhaj dhe kuptojeni një herë e mirë se këto ngjarje nuk ndodhin sepse ne qenkemi "të paintegruar" por, përkundrazi, sepse jemi të "integruar" sa s'ka më në regjimin globalistokratik. Këto ngjarje tregojnë pikërisht se propaganda globaliste për 'shtetndërtim ligjor' që po papagallohet tek ne, po bëhet veçmas për të fshehur eksperimentin që këta "partnerë ndërkombëtarë" po kryejnë në dëm të Kombit Tonë, nëpërmjet dordolecëve të tyre, për të gjetur receta sa më të efektshme të "shtetit ligjor" të cilat t'ia zbatojnë mandej të gjitha kombeve të tjera evropiane të cilat gjithnjë e më shumë do të fillojnë të guxojnë të ndjekin shembullin e britanikëve.

Mos i lini këto raste të shkojnë dëm. Mos e lini sakrificën e këtij Bashkëkombësi, përvojën e tij të hidhur, që të shkojë dëm pa nxjerrë prej saj një mësim, pa e shfrytëzuar atë për ta kthjelluar shikimin e mendjes dhe botëkuptimin tuaj. Nëse togfjalëshin "partnerë ndërkombëtarë" nuk e kuptoni ashtu siç duhet kuptuar togfjalëshi "forca të rendit" në raste si ky në fjalë, atëherë nuk jeni ende gati që ta mbroni cilindo Bashkëkombës dhe gjithë Shqiptarinë nga plagët që po merr nga ky "rend" dhe nga ky "partneritet".

#‎globalistokraci‬ ‪#‎integrim‬ ‪#‎BE‬ ‪#‎shtetizëm_oruellian‬ ‪#‎neobolshevizëm‬ ‪#‎sorosistan‬

‪#‎KUNDRASHQIPTAROKRACI‬

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#88

Post by rrëqebull » Sun Jun 26, 2016 4:05 pm

Image

"REFORMA NË DREJTËSI" SI KALË TROJE I SOROSIT!

Cila është e shkuara e atyre që u cilësuan “ekspertë të nivelit të lartë”, sa të lidhur janë ata me fondacionet e Soros-it. Çfarë fshihet pas "vetting"-ut*? Pse me ndryshimet kushtetuese të draftit vendi humb sovranitetin?
*[shënim i ribotuesit: Fjala "vetting" është një fjalë që do të mund të përkthehej në Shqip në shumë mënyra, por po zgjedhim që ta lëmë në thonjëza dhe të papërkthyer në artikullin që po ribotojmë sepse këto ndotje fjalësore janë një mëzirë (simptomë) dhe një tregues shumë i mirë i teposhtës dhe humnerës çshqiptarizuese ku po kërkojnë që të na gremisin ("integrojnë") kundrashqiptarokratët; e që madje mund të shërbejnë si «këmborë kushtrimi» për të gjithë ata që ende nuk janë syshqiponjësuar apo që, më keq, i janë nënshtruar ndotjes botëkuptimore dhe kalbjes politike duke iu dorëzuar shqisë'mpirjes që shkaktojnë mediat dhe megafonat e këtij regjimi kundrakombëtarokratik.
Kuptimi i fjalës angle "vetting", që do të thotë 'përimtím, këqyrje e imtësishme', është degëzuar nga metaforizími i ushtrimit të veterinarisë dhe ka dalë pikërisht nga shkurtimi i kësaj fjale e cila, me ndërmjetësim të latinishtes që e ka ndërkombëtarizuar, vjen nga IlirishtoShqipja °vjetërinarí, emër që tregon punën që kryejnë përvojëtarët (ekspertët) e blegtorisë duke dhënë mendime të çmuara në lidhje me zbutjen, mjekimin apo mbarështimin e shtazëve. Fjalët tashmë ndërkombëtare "veteriner" dhe "veteran" e kanë burimin pikërisht nga ilirishtoShqipja °vjetërinár dhe °vjetërán (dikush që është «i vjetër në një punë», që e njeh mirë atë). Pra "vetting" është `pleqním` (fjalë që është ndërtuar me po të njëjtin kalk kuptimor) domethënë 'marrje e një vendimi pas një shoshitjeje të kujdesshme dhe një shqyrtimi të thelluar' dhe, në kontekstin e neneve të kësaj "reforme" sorosiste, siç do të shpjegohet edhe më poshtë, tregon rivënien në diskutim dhe heqjen nga detyra të një gjykatësi apo prokurori, kur ky nuk do t'i bindet verbërisht urdhrave të dordolecikanëve të instaluar nga globalistokratët për t'u shërbyer interesave të tyre.].
Ka një pretendim jo të pambështetur që një vëllazëri Soros-iste ka ndërtuar të gjithë skemën e kapjes së shtetit (kapja e pushtetit gjyqësor në fakt është kapja e shtetit). Janë disa prova të pagoditshme që e çimentojnë këtë pretendim.

I. Më shumë se sa rastësi

Edi Rama dhe vëllai i tij Olsi kanë qenë punonjës të fondacionit Soros në Tiranë. Edi Rama është një reklamues i hershëm i Xhorxh (George) Sorosit në hapësirën shqiptare dhe më gjerë. Edhe vizita e tij në Shtëpinë e Bardhë u “kondicionua” me deklaratën e njohur “anti Trump” pikërisht nga sponsori i njohur i fushatës së Xhon Kerrit (John Kerry) dhe sot i Hilari Klintonit (Hillary Clinton), Xhorxh Sorosi. Edi Ramës i duhej një grup i besuar për të ndërtuar skemën që do të dukej si reforme e thellë mbi gjyqësorin dhe prokurorinë, por në fakt do të ishte një rrëmbim brutal i këtij shërbimi publik për ta përdorur politikisht. Natyra thellësisht egoiste e Edi Ramës, është motivi kryesor që e justifikon investimin e tij tek miqtë e Sorosit për ta marrë këtë pushtet e për ta përdorur si mjet kërcënues për cilindo kundërshtar politik. Ky është në fakt qëllimi i vërtetë i reformës së Edi Ramës. Pa dyshim nuk mund të akuzojmë dot Xhorxh Sorosin vetë, por grupi që punoi për këtë kapjen ka një lidhje të drejtpërdrejtë me historinë e Fondacionit Soros në Tiranë dhe me rrjetin e Fondacioneve Soros në Evropë e Amerikë. Kush janë ekspertët që thirri Edi Rama për të bërë reformën?

1-Kristaq Traja, ish anëtar i Bordit ekzekutiv dhe kryetar i Bordit të Programit të Ligjit në Fondacionin Soros

2-Gent Ibrahimi, ish-drejtor programi në Fondacionin Soros

3- Sokol Sadushi, përfitues projektesh dhe anëtar bordi i programit të ligjit

4-Aurela Anastasi, Anëtare bordi

5-Arben Rakipi, i përfhsirë në disa projekte të Fondacionit Soros

6-Ardian Dvorani, i kudo gjenduri i PS, por gjithashtu pjesëmarrës në disa projekte të Sorosit

Vetë Fondacioni Soros ishte sponsori i punës së ekspertëve që u quajtën edhe si të “nivelit të lartë” dhe që u konfirmua publikisht nga Fatmir Xhafaj, kryetar i komisionit të posaçëm parlamentare për reformën në drejtësi. Romana Vlahutin u sugjerua në krye te Delegacionit të BE-së nga miqtë Sorosianë të Edi Ramës. […] Donald Lu është pjesë e lobit Sorosist që sponsorizojnë demokratët. Pavarësisht ndonjë tentative të tij për të mos u përfshirë, ai u “markua” nga Vlahutin dhe u bë pjesë e Grupit Sorosist për të kapur drejtësinë. Pra qartësisht nuk kemi të bëjmë aspak me një rastësi dhe përfshirja e këtyre njerëzve për rreth një qëllimi është e qartë: vendosja e një sistemi politik të kontrolluar nga Edi Rama dhe Sorosi.

II. Pas shumë drafteve të hartuara ka mbetur drafti që zbulon të vërtetën

"Vetting"-u, (rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve) është në fakt thelbi i reformës Rama-Soros. Ky proces parasheh futjen në një sitë krejt subjektive të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve të vendit. Qëllimi imediat është largimi i disa gjyqtarëve dhe prokurorëve që tashmë janë piketuar nga Edi Rama. Në vijim qëllim real është që në 5 vitet e ardhshme të përdorë "veting"-un kundër çdo prokurori dhe gjykatësi që “guxon” të marrë vendime që nuk i pëlqejnë Edi Ramës. Për këtë qëllim, autorët e neneve të këtij procesi mbahen rigorozisht të fshehtë! Fatmir Xhafaj thotë që Romana Vlahutin e përdor rregullisht nëpër takimet e saj se këto nene “i paska shkruar dikush në DG Lex ne Bruksel”. Kjo në fakt është një gënjeshtër e madhe sepse këto zyra në Bruksel janë zyra me natyrë programuese dhe jo zyra të asistencës ligjore. Por pavarësisht kësaj le të shohim konkretisht se ç’parashikohet në draft kushtetutën e vendit për këtë proces.

Për ta kryer këtë proces do të ngrihen tre institucione:

1. Komisioni i "Vetting"-ut, i cili përbëhet nga 12 anëtarë që ndahen në 4 trupa gjykues me 3 anëtarë. Në këtë komision do të përzgjidhen juristë të pavarur me përvojë me mbi 15 vite punë.
2. Kolegji i Apelimit, i cili funksionon në përbërje të Gjykatës Kushtetuese, por jo me anëtarët e zakonshëm të saj. Pra do të zgjidhen gjykatës specialë vetëm për këtë proces. Edhe këta gjykatës, që nuk përcaktohet sa është numri, zgjidhen nga radhët e juristëve të pavarur dhe me përvojë me mbi 15 vite.
3. Komisionerët Publikë, janë 2 të tillë që ndërhyjnë në proces në emër të popullit, pra me perceptime ose komente publike. Edhe këta zgjidhen nga radhët e juristëve me përvojë.

Të tre këto institucione parashihen të zgjidhen nga Kuvendi me 3/5 e anëtarëve të tij. Mirëpo në mënyrë më poshtëruese të mundshme, Sorosianët e zhveshin Kuvendin nga kjo kompetencë e dhënë, kur ata vendosin kushtin që nëse nuk arrihet zgjedhja e kandidaturave për të tre këto komisione që propozohen nga Avokati i Popullit ( institucion ky i zgjedhur nga Edi Rama) atëherë do të zgjidhen nga Presidenti dhe në fund do të vetëzgjidhen! Pas procesit të dështimit të “vullnetshëm" në Kuvendin e Shqipërisë, sorosistët sugjerojnë që në “lojë” të hyjnë sorosistët e huaj, që do të sillen këtu në kuadër të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Ky term është shkruar në Kushtetutën e Republikës. Kulmi i mungesës së dinjitetit dhe sovranitetit! Se që shtetet mund t'u lënë një pjesë të sovranitetit organizmave ku aderojnë (p.sh BE) si anëtarë është e kuptueshme [aspak, por kjo është një çështje në të cilën, me sa duket, autori nuk është thelluar sa duhet - shën. i ribotuesit], por që në Kushtetutën e një vendi sovran të rekomandohet ngritja e një Operacioni Ndërkombëtar Monitorimi me idenë e futjes së ekspertëve të rrjetit Soros, këtë vetëm Edi Rama e quan normale! Pra operacioni ndërkombëtar, që do të jetë me ekspertë që do caktohen nga Rama-Romana-Lu [Sorosi], do të përcaktojë se kush do të jenë Komisionerët që do të bëjnë "vetting" [që do të spastrojnë ata që nuk i binden regjimit dhe Sorosistan-izímit tërësor të vendit]. Pra komisionet i fusin në dorë vetë pa asnjë kufizim, çfarë duan, si i duan dhe kur i duan. [Dhe pikërisht ky është planveprimi i "integrimeve" nëpër entitete globalistokratike liri-e-komb'vrasëse si BE-ja! Kontingjenti sorosian dhe nomenklatura e BE-së janë nga i njëjti "miell"!]

III. Si e mendojnë sorosianët "vetting"-un?

Do të fillojë si hakmarrje ndaj të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, asaj Kushtetuese dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Njëkohësisht kjo do të jetë edhe një “hakmarrje” ndaj Komisionit të Venecias, i cili nuk iu nënshtrua presionit të këtyre për të pranuar teorinë e ndërprerjes së mandateve. Pra në dukje ata do të jenë korrekt me përcaktimin e Venecias për të mos ndërprerë mandatet, por "vetting"-u nga ane e tyre do të bëhet që në fillim për ti “hequr qafe” me gjoja “fakte” të stisura ne emër të opinionit publik. Në një farë mënyrë ndaj tyre do të triumfojë logjika e "drejtësisë popullore", parime të cilat i reklamojmë të gjithë këta me pasion bolshevik të dukshëm. Duke goditur këtë kastë, të tjerët sigurisht do të tentojnë të “nënshtrohen” këtij pushteti të ri. Ndërkohë procesi do të vazhdojë me të njëjtin ritëm deri sa të heqim të gjithë elementët e vendosur në listë. Ju kujtojmë edhe një herë se komisionet e "vetting"-ut dominohen totalisht nga ta. Do të jenë njerëz të zgjedhur prej tyre dhe në dukje "me mbështetje ndërkombëtare" [nga globalistët, kuptohet]!

Në vijim, do shpallen armiq kundërshtarët politikë të cilët Ministria e Brendshme i ka mbajtur nën hetim e vëzhgim policor, por që duke mos patur nën kontroll prokurorinë nuk kanë mundur të jenë të suksesshëm. Modeli i Serbisë është ajo që në fakt kërkon të bëj Edi Rama, që pak para zgjedhjeve të shpallë me urdhër prokurori listën e politikanëve që arrestohen dhe kalojnë në ndjekje penale. Të paktën sa për lajme pa e vrarë mendjen nëse ndaj tyre ka apo jo prova. Vetëm për kaq i duhet Prokuroria në këtë fazë. Nëse Prokuroria nuk do ta bëjë këtë “nder” atëherë prokurorët që refuzojnë do të kalohen në "vetting", pra do të hiqen. Ndërkohë ka një numër prokurorësh që janë identifikuar tashmë nga Rama e Xhafa që do të marrin detyra të posaçme në favor të këtij plani. Prandaj i duhet "vetting"-u Ramës: për të vendosur përfundimisht pushtetin absolut të tij dhe të miqve sorosistë./standard.al
#pseudoreforma #globalistokraci #sorosistan #neobolshevizëm #kundrashqiptarokraci

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#89

Post by rrëqebull » Sun Jul 03, 2016 11:56 pm

Një miku im këtu në FB është shumë aktiv kundër "Rilindjes"! Dje kishte bërë një status të paparë kundër Sajmir Tahirit! A e dini se çfarë i ndodhi? E lajmëruan komshinjtë se kishin ardhur 3 policë dhe po e kërkonin nëpër lagje! I kishin shku në fillim te shpija dhe i kishin ra ziles! Pastaj kishin fillu tu pyet komshinjtë dhe shitësit e dyqanet poshtë!
KA FILLUAR REFORMA NË DREJTËSI! BRAVO ÇUNA!
Po ata thasët bosh i gjetët mo? Se paskeni nge me shumicë/ Avokati Altin Goxhaj


Maska prej dylli "socialisto-demokratike" po shkrin dita-ditës dhe hoxhizmo-stalinizmi i këtij regjimi kundrashqiptarokratik po del gjithnjë e më shumë në pah me shtimin e nxehjes së shqiptarëve që po ia zbërthejnë dhe zbulojnë mashtrimet dhe krimet e përorshme (që janë veçse parapërgatitje drejt shënimit të kulmeve të reja ultrabolshevike shqiptarëvrasëse të cilat po arrihen me miratimin, urdhrin dhe 'bekimin' e "partnerëve ndërkombëtare".)

Globalistokraci do të thotë një shtet i vetëm botëror i sunduar nga globalistët dhe i udhëhequr prej tyre nëpërmjet satrapëve-dordolecë në krye të regjimeve kundrakombëtarokratike rajonale. Dhe Republika e Shqipërisë, ku metestazat e sorosistanizimit po përhapen e thellohen sekonda-sekondës, substancialisht nuk është më "republikë" (nga latinishtja "res pubblica" - 'gjëja publike, e popullit, e kombit) por është tashmë "reglobalikë" ("res globalica" - 'pronë e globalistëve'!).

Image

#‎ResorosikaOruellianeESorosistanit‬
‪#‎globalistokraci‬ ‪#‎neostalinizëm‬ ‪#‎neohoxhizëm‬ ‪#‎kundrashqiptarokraci‬


||||||||||||||||||||||||||| ||||||||||| |||||| |||| ||| || | | || ||| |||| |||||| ||||||||||| |||||||||||||||||||||||||

Keni lexuar ndonjë raport të mirëfilltë të BE-së për klimën shoqo-ekonomiko-politiko-sigurore që po sjell rilindja e hoxhizmit në Sorosistan?

Jo. Sepse BE-ja është e ndërtuar dhe e udhëhequr nga sorosat për sorosat dhe rendi politik që këta kanë në plan dhe po zbatojnë për kombet evropiane e mirëpret dhe madje e përfshin, e nxit dhe është i themeluar në bolshevizëm (që, asfarë çudie, u përpilua me porosi të sorosave të shekullit të XIX sepse kombvrasja në emër të "internacionalizmit" (të riemërtuar "integrim") është hap i domosdoshëm për krijimin e një banke të vetme botërore me një valutë të vetme në një shtet të vetëm global soroskratik!).

#‎BE‬ = ‪#‎soroskraci‬
#globalistokraci ‪#‎bankierokraci‬ ‪#‎kundrakombëtarokraci‬
‪#‎globalizëm‬ ‪#‎sorosizëm‬ ‪#‎neobolshevizëm‬ #kundrashqiptarokraci

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Gjendja politike në Vend

#90

Post by rrëqebull » Fri Jul 08, 2016 5:53 pm

Policia e Shtetit apo një Organizatë Mafioze?
Mbani mend si deshën t'ua mveshin atyre dy vëllezërve 2 vjet më parë vrasjen e Santos por reagimi i publikut i shpëtoi?
Reaguan gjë "Komiteti i Helsinkit" dhe gjithë rrjeti i organizatave të të drejtave të njeriut krijesa të Sorosit? Po ajo organizata e Sorosit që del në TV me ndërkombëtarët dhe analizon gjendjen e kriminalitetit dhe grupeve mafioze dhe bën apel për miratimin e "Reformës në Drejtësi" të cilës i bëri share vetë Xhorxh Sorosi (George Soros) në tuitter para 4 muajsh a reagoi??? - Avokati Altin Goxhaj
Image

#sorosistan #globalizëm #shtetshkrumbosje
#pseudoshtet_oruellian #neohoxhizëm
#neobolshevizëm #kundrashqiptarokraci

Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”