Page 1 of 1

Nje vrasje e katerfishte

Posted: Tue Nov 04, 2014 9:23 pm
by Zogu godites
Sot nje vrases i njohur ne boten e krimit i lruar me 2011 vrau 4 vete pa ju dridhur dora. Pergjegjesia eshte e gjykates ne 2011qe I liroi kur ne pushtet ishte Sali Berisha. Edhe njehere duart e kriminelit Sali Berisha u lagen nga krimi.

Re: Nje vrasje e katerfishte

Posted: Tue Nov 04, 2014 11:42 pm
by Phoenix
Ngjarja është shumë e rëndë. Edhe për rrethanat cilësuese.
Ajo çfarë duket e sigurtë është se një emër i përveçëm ka tërhequr këmbëzën e armës.
Se kush mund t'ia këtë plotësuar kushtet, nuk besoj se mjafton një emër i vetëm.
Ka disa pyetje që të vinë në mëndje për këtë rast.
Si është e mundur që fëmijët e folitikanëve janë përfolur shpesh si gangsterë dhe pjesëmarrës në përleshje me armë?
Si është e mundur që asnjëri prej tyre nuk është përndjekur apo dënuar?
Si është e mundur që një vrasës shëtit i lirë dhe i armatosur?
Si është e mundur që fëmijët e shtetarëve, folitikanëve në moshë shumë të, të lëvizin me mjete supër të shtrenjta dhe supër të fuqishme? Madje, të armatosur e pa u shqetësuar.
Nga e kanë burimin të ardhurat e tyre, kur nuk kanë punuar qoftë edhe një ditë?
Si është e mundur që për vjedhje rryme elektrike, nëse je i varfër bën 3 vjet burg dhe po të jesh i pasur apo me mbështetje politike, vazhdon të vjedhësh duke ndenjur në shtëpi?
Si është e mundur që po të vjedhësh bankën, shtetin dhe të vrasësh, shkon në shtëpi?
A mos është Shqipëria një burg i hapur?
Duke dëgjuar fjalën burg kohët e fundit, nuk mund të bësh një lidhje edhe me BurggjeZinë e sotme.
Ata që paguajnë folitikanët që të flasin për burgun dhe ligjet, që të denojnë pamëshirë të varfërit me taksa, sepse kështu pasurohen më shumë dhe më shpejt.
Ata që u bënë të pasur më para se të dinin se çfarë ishte pasuria. Ata që shtetin dhe pasurinë kombëtare e panë dhe me ligje e bënë mall pa zot! Ata që japin leksione jetë thënie të tilla si:"Faji juaj është se jeni të pafajshëm në këtë vend!"
E këta janë burggjezia e sotme, d.m.th njerëz që e kanë hak burgun për çfarë kanë bërë, por që lëvizin lirisht. Kështu, e kanë kthyer atë vend në një burg të hapur! E në këtë burg të hapur, zbatohen ligjet e burgut dhe jo ato të shtetit dhe vlerave më të mira. Që tani e tutje nuk thuhet më se burgu është për burrat, por për burggjezët!

Shqiptarët dinë ta vlerësojnë punën dhe ata që janë punëtorë. Dinë të vlerësojnë ata që punojnë ndershmërisht dhe i kanë shembull ata që pasurinë e kanë vënë me punë, të ndershme.
Ashtu siç neverisin llumit!
E sot, shoqëria shqiptare ka arritur në atë pikë sa është më të etur se kurrë për drejtësi! Nuk iu bën më përshtypje emri i përveçëm i ndonkujt.
Nëse do të lihet të shkojë në uri, në fushatën e ardhshme zgjedhore, një parti e re që do të këtë në flamurin e saj prangat, do të fitojë zgjedhjet bindëshëm!

Re: Nje vrasje e katerfishte

Posted: Wed Nov 05, 2014 7:49 am
by Adriana
Zogu godites wrote:Sot nje vrases i njohur ne boten e krimit i lruar me 2011 vrau 4 vete pa ju dridhur dora. Pergjegjesia eshte e gjykates ne 2011qe I liroi kur ne pushtet ishte Sali Berisha. Edhe njehere duart e kriminelit Sali Berisha u lagen nga krimi.


:o ( bjeri, se i bjen bukur)
Sipas kesaj ''teorie'' qe keni shpjeguar me siper i bije qe: krimet e atyre qe do lirohen nga qeveria ( gjykata ) e tanishme, duhet qe neser pasneser te quhen ''krime te laguara nga rilindja''?

Po te kisha kohe do me pelqente te sillnja ketu nje liste me krimet e bera gjate periudhes kur ne pushtet ishte qeveria e S.Berishes, thjesht per te lexuar ''opinionin tuaj'' se duart e kujt krimineli kan qene te lagura...

Re: Nje vrasje e katerfishte

Posted: Fri Nov 07, 2014 6:59 pm
by Zeus10
Zogu godites wrote:Sot nje vrases i njohur ne boten e krimit i lruar me 2011 vrau 4 vete pa ju dridhur dora. Pergjegjesia eshte e gjykates ne 2011qe I liroi kur ne pushtet ishte Sali Berisha. Edhe njehere duart e kriminelit Sali Berisha u lagen nga krimi.
Ti zog, ke nje problem te madh intelektual. Sa keq qe ndajme kete bote me ty.