#2
Post
by Zeus10 » Sat Oct 03, 2015 6:01 pm
Keto jane stisje te vogla gazetaresh per konsum publik. Gjithe luftrat qe behen, nuk behen per interesa popullore dhe nuk behen ne mes kombesh. Lufterat nxiten dhe kontrollohen nga fuqite e medha, psh kur dy kombet e reja Serbia dhe Greqia u krijuan me bekimin e Rusise, cdo ekspedite madhore shfarosese e ketyre dy shteteve satellite te kesaj se fundit, kunder shqiptareve, ndodhte kur Turqia humbte nje beteje me Ruset. Serbia dhe Greqia, ishin gjak-etura kunder shqiptareve, sepse ashtu i interesonte Rusise dhe fuqive te tjera te medha europiane te krishtera. Sot gjerat kane ndryshuar, lideri boteror i politikave dhe luftrave jane SHBA dhe influenca ruse, eshte shume e vogel, ajo gati u shterr bashke me Miloshevicin, i cili kishte dhe interesa personale mafioze, ne fushaten kunder shqiptareve.
Bullgaria, nje shtet teresisht tashme, i orientuar nga SHBA, veshtire se do beje aleanca me Greqine dhe Serbine kunder shqiptareve.
Maqedonia sllave, eshte gjithmone e llogaritur ne korpusin e atyre, qe paraqesin shqiptarofobi, por ata mund te quhen nje shtojce serbe, ne nje konflikt te mundshem. Maqedonet sllavikfoles, duhet ti bejne llogarite shume mire, perpara se te prishin ekujlibrat e diktuara nga SHBA, ose perpara se te shfaqen ne krah te grekeve, hapur gati per te vrare shqiptaret, te cilet mund ti shkaktojne shtetit te brishte maqedonas telashe fatale.
Greqia, ne dukje armiqesore, nuk perben me rrezikun e 100 viteve me pare, jo sepse nuk zoteron potencialin ushtarak, per te rrezikuar seriozisht Shqiperine, por ne Athine, e kane kuptuar me kohe, qe Shqiperia dhe shqiptaret, jane nje aleat i natyrshem i tyre. Kjo jo vetem per arsyen, se greket ashtu si bullgaret nuk kane shume zgjedhje, ne prishjen e ekujlibrave rajonale, por dhe per arsye te tjera me te vogla:
- pjesa me e gjalle e kombit grek, kane origjine shqiptare.
- dy kombet funksionojne shume harmonishem ne fqinjesine e tyre
- Shqiperia, nuk pretendon asgje prej Greqise, kurse pretendimet greke per Vorio-Epirin, jane me shume reagim mbrojtes nga fobia e vetekrijuar, pas genocidit etnik kunder cameve, shume te fresket per kujtesen e gjithe shqiptareve. Me genocidin cam, si nje akt shtese pas 1913-s, nga ana e saj, Greqia e ka perfunduar zmadhimin e territoreve dhe politikanet ne Athine e dine mire, qe s'kane cte fitojne me, vecse te humbin, ne nje konflikt te mundshem.
Serbia, eshte armiku i vetem i vertete, qe mund te ndermare nje aventure alla-Milosheviciane kunder shqiptareve. Por, dy gjera kane ndryshuar me ritme te shpejta ne Serbi: e para politikanet, jane me pragmatiste dhe me te ekujlibruar ne vleresimin e aleanceve politike me 3 fuqite e medha: BE(lexo: Gjermano-Franket), SHBA dhe Rusi. Ata me te drejte po e zhvleresojne Rusine, ne rendesine qe ajo ka per vendin e tyre, duke pare si me te sigurta aleancat me Gjermanine dhe SHBA-ne, te cilet mund te behen shume armiqesor, nese Serbia nuk e nxjerr veten nga orbita ruse. E dyta, me ndryshimin e politikave serbe, ka ndryshuar dhe trushplarja e popullit serb dhe ne kete kuader shqiptaro-fobia. Publiku serb e kupton, qe faktori shqiptar, tashme eshte eksponencial, jo vetem per shkak te aleancave te fuqishme te tij, por dhe per shkak, se shqiptaret jane nje popull i lire tashme. Shteti i tyre nuk eshte me, nje province e humbur, ne nje perandorie te kalbur dhe as jane shqiptaret me, peng te ideologjise komuniste. Te roberosh nje komb te lire si shqiptaret, do te ishte nje aventure vetevrasese, per kellqet serbe.
ARMIKU I VERTETE
Armiku i vertete i shqiptareve, jane vete ata. 1997-a provoi, qe asnje pushtim i huaj, nuk mund te shkaktoj aq deme, sa ai qe shqiptaret i shkaktuan vetes se tyre.
ARMIQE TE TJERE
Globalzmi, eshte armik i lirise ekonomike, qe afekton me pas gjithe lirite e tjera.
Pervec kesaj dhe prej kesaj, fatkeqesisht, vendi po peson nje stanjacion moral, intelktual dhe shpirteror te frikshem dhe shqiptaret duhet ta ndajne fatin e tyre nga ai i kombeve te tjere, nese globalistet vendosin te roberojne gjithe kombet.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing