"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Fqinjët na kërcënojnë me Luftë Ballkanike...

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Fqinjët na kërcënojnë me Luftë Ballkanike...

#1

Post by Adriana » Sat Oct 03, 2015 1:13 pm

  “Shqipëria e Madhe”, fqinjët na kërcënojnë me Luftë Ballkanike

Të njohura si “shtetet Ortodokse të Ballkanit”, Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Maqedonia, ndihen të frikësuara nga ideja e krijimit të “Shqipërisë së Madhe”, e cila po qarkullon në Ballkan.

Sipas asaj që raporton televizioni maqedonas “TV Sitel”: “në rast se SHBA-të do të mbështein Shqipërinë në të gjitha çështjet, siç ishe dhe rasti i Kumanovës dhe nëse BE-ja do të rrijë në heshtje për projektin e ‘Shqipërisë së Madhe’, atëherë shumë shpejt Serbia, Maqedonia, Bullgaria dhe Greqia, do të bashkohen në një ‘Koalicion Ballkanik’ kundër këtij projekti”.

Frrika e një Lufte të Tretë Ballkanike është përmenduar edhe në raportet e CIA-s, në të cilin theksohet se shtete e lartpërmendura mund të bashkohen në petkun e ortodoksisë dhe mund t’i shpallin luftë Shqipërisë, çka do të sillte një situatë të përgjakshme në rajon.

Mapo.Al 01 Tetor 2015  


Per mendimin tim keto jane TRILLIME nga vet maqedonasit...
Nese ne te vertet nje dite ballkani do ndizet keta jane te paret qe do sulmohen nga keto '' shtetet orthodokse''...
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Fqinjët na kërcënojnë me Luftë Ballkanike...

#2

Post by Zeus10 » Sat Oct 03, 2015 6:01 pm

Keto jane stisje te vogla gazetaresh per konsum publik. Gjithe luftrat qe behen, nuk behen per interesa popullore dhe nuk behen ne mes kombesh. Lufterat nxiten dhe kontrollohen nga fuqite e medha, psh kur dy kombet e reja Serbia dhe Greqia u krijuan me bekimin e Rusise, cdo ekspedite madhore shfarosese e ketyre dy shteteve satellite te kesaj se fundit, kunder shqiptareve, ndodhte kur Turqia humbte nje beteje me Ruset. Serbia dhe Greqia, ishin gjak-etura kunder shqiptareve, sepse ashtu i interesonte Rusise dhe fuqive te tjera te medha europiane te krishtera. Sot gjerat kane ndryshuar, lideri boteror i politikave dhe luftrave jane SHBA dhe influenca ruse, eshte shume e vogel, ajo gati u shterr bashke me Miloshevicin, i cili kishte dhe interesa personale mafioze, ne fushaten kunder shqiptareve.
Bullgaria, nje shtet teresisht tashme, i orientuar nga SHBA, veshtire se do beje aleanca me Greqine dhe Serbine kunder shqiptareve.
Maqedonia sllave, eshte gjithmone e llogaritur ne korpusin e atyre, qe paraqesin shqiptarofobi, por ata mund te quhen nje shtojce serbe, ne nje konflikt te mundshem. Maqedonet sllavikfoles, duhet ti bejne llogarite shume mire, perpara se te prishin ekujlibrat e diktuara nga SHBA, ose perpara se te shfaqen ne krah te grekeve, hapur gati per te vrare shqiptaret, te cilet mund ti shkaktojne shtetit te brishte maqedonas telashe fatale.
Greqia, ne dukje armiqesore, nuk perben me rrezikun e 100 viteve me pare, jo sepse nuk zoteron potencialin ushtarak, per te rrezikuar seriozisht Shqiperine, por ne Athine, e kane kuptuar me kohe, qe Shqiperia dhe shqiptaret, jane nje aleat i natyrshem i tyre. Kjo jo vetem per arsyen, se greket ashtu si bullgaret nuk kane shume zgjedhje, ne prishjen e ekujlibrave rajonale, por dhe per arsye te tjera me te vogla:
- pjesa me e gjalle e kombit grek, kane origjine shqiptare.
- dy kombet funksionojne shume harmonishem ne fqinjesine e tyre
- Shqiperia, nuk pretendon asgje prej Greqise, kurse pretendimet greke per Vorio-Epirin, jane me shume reagim mbrojtes nga fobia e vetekrijuar, pas genocidit etnik kunder cameve, shume te fresket per kujtesen e gjithe shqiptareve. Me genocidin cam, si nje akt shtese pas 1913-s, nga ana e saj, Greqia e ka perfunduar zmadhimin e territoreve dhe politikanet ne Athine e dine mire, qe s'kane cte fitojne me, vecse te humbin, ne nje konflikt te mundshem.
Serbia, eshte armiku i vetem i vertete, qe mund te ndermare nje aventure alla-Milosheviciane kunder shqiptareve. Por, dy gjera kane ndryshuar me ritme te shpejta ne Serbi: e para politikanet, jane me pragmatiste dhe me te ekujlibruar ne vleresimin e aleanceve politike me 3 fuqite e medha: BE(lexo: Gjermano-Franket), SHBA dhe Rusi. Ata me te drejte po e zhvleresojne Rusine, ne rendesine qe ajo ka per vendin e tyre, duke pare si me te sigurta aleancat me Gjermanine dhe SHBA-ne, te cilet mund te behen shume armiqesor, nese Serbia nuk e nxjerr veten nga orbita ruse. E dyta, me ndryshimin e politikave serbe, ka ndryshuar dhe trushplarja e popullit serb dhe ne kete kuader shqiptaro-fobia. Publiku serb e kupton, qe faktori shqiptar, tashme eshte eksponencial, jo vetem per shkak te aleancave te fuqishme te tij, por dhe per shkak, se shqiptaret jane nje popull i lire tashme. Shteti i tyre nuk eshte me, nje province e humbur, ne nje perandorie te kalbur dhe as jane shqiptaret me, peng te ideologjise komuniste. Te roberosh nje komb te lire si shqiptaret, do te ishte nje aventure vetevrasese, per kellqet serbe.

ARMIKU I VERTETE
Armiku i vertete i shqiptareve, jane vete ata. 1997-a provoi, qe asnje pushtim i huaj, nuk mund te shkaktoj aq deme, sa ai qe shqiptaret i shkaktuan vetes se tyre.

ARMIQE TE TJERE
Globalzmi, eshte armik i lirise ekonomike, qe afekton me pas gjithe lirite e tjera.
Pervec kesaj dhe prej kesaj, fatkeqesisht, vendi po peson nje stanjacion moral, intelktual dhe shpirteror te frikshem dhe shqiptaret duhet ta ndajne fatin e tyre nga ai i kombeve te tjere, nese globalistet vendosin te roberojne gjithe kombet.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”