"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Alida Hisku rrëfen skëterrën e qelive të diktaturës…

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Alida Hisku rrëfen skëterrën e qelive të diktaturës…

#1

Post by Adriana » Thu Oct 29, 2015 12:53 pm

Alida Hisku preferon ta rrëfejë pjesën më dramatike të historisë së saj. Në rastet e tjera është mjaftuar me një retrospektivë të përgjithshme të persekutimit absurd, pa u futur në detajet e përjetimeve nga dit-netët e qelisë. E bindur se ndjeshmëria sensitive e bashkëvuajtsve mund t’i fsheh përfundimisht gjurmët e këtij krimi monsturioz, këngëtarja e famshme e viteve ‘70 zbulon për herë të parë një pjesë të skenave rrënqethëse, duke adresuar dhe një apel për viktimat e tyre. “Kërkojmë të hapen arkivat, por ngurojmë të hapim gojën”, shton ajo duke ju referuar grave dhe vajzave të dënuara, që vazhdojnë të heshtin për inkuizitorët e tyre.


Intervista e plotë:

Po çfarë sjellë tjetër Alida Hisku nga skëterra e qelive të diktaturës… Sa kohë zgjatën hetimet në qelitë e Brakës dhe çfarë u provua nga akuza si pjesëtare e grupit armiqësor të Mehmet Shehut?

Akuza fund e krye ishte një marrëzi, por hetuesit e kishin të pamundur të tërhiqeshin. Çfarë nuk përdorën për të zyrtarizuar legjendën e sajuar. Nuk mbaj mend sa dit-netë vazhduan me këtë avaz, sepse gjatë përballjes me ta, në një moment humba arsyen, logjikën dhe nuk e di si rrodhën gjërat më tej. Kur jam kthjelluar e kam parë veten në spital, në një dhomë të mbyllur me hekura dhe dryn, gati e njëjtë me qelinë e Brakës. Nuk e di sa kohë kisha aty dhe në çfarë rrethanash më kishin çuar. Ajo që konstatova ishin gjurmët e injeksioneve të shumta, një pjesë e të cilave ishin nxirë e mavijosur…

E gjithë kjo për ditarin e famshëm

Në fakt, gjatë hetimeve në birucat e Brakës nuk e zunë në gojë historinë e ditarit. E gjithë alibia aty përmblidhej tek përfshirja në rrjetin agjenturor të Fiqirete Shehut. Ditarin, me sa dukej, e kishin kaluar për ta shqyrtuar në linjë partie. Më thirrën e penalizuan për të në komitetin e Partisë së Rajonit Numër Tre. Nga deshifrimi i shënimeve të hedhura aty, konkludohej për demonstrim të hapur të frymës antiparti nga pozita reaksionare mikroborgjeze. Kjo më kushtoi flakjen nga radhët e partisë, çka nënkuptonte pushkatim politik, që niste me dorëzimin e teserës së anëtarësisë dhe persekutimin pambarim në punë, lagje, shoqëri etj.

Në hetuesi nuk u morën me historinë e ditarit që u kishin rrëmbyer fshehurazi në Konispol

Çështja për të cilën ngulmonin aty ishte shumë më e rëndësishme nga përmbajtja e shënimeve të ditarit. Që në seancën e parë, në qelitë e Brakës, hetuesit me akuzuan për përfshirje të drejtpërdrejt në veprimtari armiqësore. Ata vinin si përbindësha, përsërisnin të njëjtin refren dhe iknin duke marrë në nënsqetull dosjet e zverdhura. Futeshin dhe dilnin disa herë gjatë ditës, por edhe natën. I kam në sy fytyrat e tyre dhe më shfaqen si atëherë, të egër, brutalë, të poshtër. Të poshtër te Zoti…

Çfarë kujtoni nga ballafaqimi me ta në qelitë e Brakës?

Në fakt, hetuesit me të cilët u përballa në seancat e hetimeve në qelitë e Brakës ishin dy. Njëri, me sa kuptoja, ishte zyrtar i rajonit ku më kishin izoluar dhe në një farë kuptimi e shtynte procesin si me përtesë. Me të nuk isha takuar kurrë. Tjetri, që shfaqej si i tërbuar, ishte i Policisë Sekrete dhe vinte aty vetëm për çështjen time. Kisha pasur me të dikur një histori të pakëndshme. Më kishte ndaluar disa herë në rrugë e më kishte ftuar për kafe. Pas çdo refuzimi, provoja reagimin e tij në formë presioni, duke më kujtuar faktin që ishte oficer i sigurimit. Ndodhi, që kur ia kisha harruar fytyrën prej kohësh, m’u shfaq papritur në qelitë e Brakës. Mu errën sytë kur e pashë. Më uroi fillimisht me cinizëm “mirëseardhjen” me një “Hë zogu, po tani?” dhe vazhdoi me akuzat për tradhti, rrjet agjenturor, grupazh armiqësor etj. Unë e di ç’kam hequr prej tij. E vetme, e drobitur, në një qeli të errët…

Pra, me njërin nga hetuesit kishit pasur më herët një lloj marrëdhënie

Një farë njohje në kushte të padëshiruara, desha të them. Një tip i tillë ishte i njohur pak a shumë edhe nga shoqet e tjera. Ishte një kategori manjakësh nga radhët e sigurimit asokohe që gjurmonin këngëtaret e bukura, duke bërë të pamundurën për t’i shtirë në dorë. Në fakt, me mënyrën si paraqiteshin duke nxjerrë në pah misterin e detyrës, prodhonin jo pak tundim tek to. Të paktën unë, nga aq sa më kanë treguar koleget, di jo pak marrëzira të kësaj natyre. Në mjaft raste, këto soj mostrash merrnin përgjigjen e merituar flakë për flakë, por jo gjithmonë gjuetia e tyre shkonte bosh. Skifterët me kobure e kollare, siç i quanim atëherë, ishin mjeshtër të artit të shantazhit dhe nëpërmjet tij gjunjëzonin viktimat e tyre, duke u vënë në dukje pikat e dobëta dhe kleçkat në biografi. Pastaj, nëna ime…

Kaq e fshehtë ishte një dramë e tillë

Ata shfaqeshin hapur, por me marifete nga më të ndryshmet. Fillimisht me një ftesë për kafe, për të sqaruar ca rrethana delikate, pastaj direkt te oferta bastarde. Më kujtohet mirë sidomos prania e tyre në ditët e festivaleve në TVSH. Asokohe ato ishin eventet kulturore më të rëndësishme dhe njëherazi shërbenin edhe si sfilata bukurie. Për skifterët me kobure, që nuk i lidhte gjë me muzikën, kjo ishte pjesa më e lakmueshme. Harbimi nga privilegjet pa kufi të garantuara nga regjimi, u jepte guximin e çmendur për të pretenduar një lloj pronësie mbi çdo qenie të bukur. Një histori perverse kjo e asaj kohe të zymtë, që njihet pak në mjedisin shqiptar…

Sidoqoftë, ju keni një histori personale me njërin prej tyre

Ata nuk të shqiteshin kur të vinin në shënjestër. Pak a shumë kështu ndodhi dhe në rastin tim. Shfaqja pasmesnate e atij njeriu të shpifur në birucat e Brakës, kur nuk e dija pse ndodhesha aty, më la të kuptoja se arsyet nuk ishin politike. Në fakt, asnjëherë nuk e mora vesh në ishte rastësi apo pjesë e një operacioni të organizuar prej tij. Përballja me të këtë radhë nuk bënte fjalë për oferta kafesh, apo për biseda intime…

Me një fjalë ai nuk ishte thjesht hetuesi i procesit, por autori i legjendës, protagonisti i kurthit

Për mua kjo ka qenë e padiskutueshme qysh atëherë. Ca më tepër që ky lloj hetuesi-pervers nuk e fshehu asnjë moment qëllimin monstruoz. Kam pritur prej vitesh që kjo çështje të zbardhet në rrugë zyrtare, por me sa shikoj as ka njeri ndërmend të merret me të. Ca më tepër që historia ime nuk është e vetme e këtij lloji…

Pra, në rastin e arrestimit tuaj, arsyet nuk ishin të mirëfillta politike

Mua më penalizuan fill pas arrestimit të Fiqirete Shehut. Ato pak lidhje që kisha me drejtoreshën e shkollës së Partisë, “gjahtarët” e pashpirt i shfrytëzuan si një oportuniteti fatlum për të më futur në kafaz. Aty pastaj duart e tyre ishin të lira për gjithçka…

Që do të thotë?

Drama që kanë përjetuar vajzat dhe gratë shqiptare në qelitë e burgjeve ka qenë nga më të tmerrshmet. Mjaft syresh, për të marrë një leje-largimi nga fshatrat e thella ku ishin internuar për të shkuar në qytet te mjeku, duhej ti nënshtroheshin epsheve të të plotfuqishmit të zonës. Një shëmti e tillë ndodhte po kështu në burgun e grave, ku gardianët horra kalonin orët e shërbimit duke bërë seks të detyruar me të dënuarat e pambrojtura. Të gjorat gra, të ndodhura në një izolim të plotë bëheshin pre e instikteve kafshërore të zyrtarëve hamshor. Me një profil më çnjerëzor shfaqej kjo dramë në birucat e prokurorisë, ku oficerët e Policisë Sekrete përdhunonin vajzat e arrestuara.

Si në rastin e birucave të Brakës?

Diçka bastarde, e paperceptueshme nga arsyeja njerëzore. Hetues përbindësha që vizitojnë pas mesnate qelitë e vajzave të arrestuara. Përballje tronditëse, e frikshme që nis me fyerje e grushte për një vepër penale të pakryer dhe vazhdon me një batanije kokës. Pastaj hienat e natës vërsulen si ujku mbi prenë e tyre të mbuluar. Klithmat rrënqethëse mbyten po aty. Betoni i ftohtë i birucës nuk lë të depërtojë asgjë jashtë. Prej aty mund të dalin vetëm hamshorët. Kuptohet, pasi mbaronin punë…

Ç’ndodhte më tej me viktimat e tyre?

Për ato që rebeloheshin dhe protestonin kishte injeksione e gjilpëra për gjumë, por për të errësuar edhe memorien. Më tej kishte dhe psikiatri…

Me sa dimë, disa kohë keni qenë edhe ju paciente në psikiatri

E shpjegova pak më lart se ende nuk e di si kam përfunduar aty. Mbaj mend gjilpërat e shumta që kam bërë te birucat e Brakës. Emërtimin e tyre as sot nuk e di. Ato m’i injektonin me forcë për të harruar ato çka duhej të harroja. Me vetëdijen time me vonë kam përdorur shumë kokrra qetësuese të llojeve të ndryshme, deri tek morfinat, të cilat i siguroja nëpërmjet miqve të mi besnikë, që punonin në spital. Qysh atëherë kam marrë shume medikamente qetësuese dhe jam shtuar në spitalin nervologjik disa herë. Kështu ma shkatërruan jetën, rininë, familjen, shpirtin… /shqiptarja.com/
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Alida Hisku rrëfen skëterrën e qelive të diktaturës…

#2

Post by Adriana » Fri Oct 30, 2015 1:18 pm

[quoteemNga : Nebil ÇIKA 28/10/2015]Përdhunuesit…!!!

“Me kanë përdhunuar prokurorët dhe hetuesit e Sigurimit”! Dikush më në fund foli! Një artiste e njohur pati guximin që shume burra nuk e kane për të thënë të vërtetën. Jo një te vërtetë dosido, por te vërtetën e sajë! Atë të tmerrshmen e të dhimbshmen, të turpshmen. Një akt vërtet i guximshëm i bere nga një grua në një vend ku burrat ende kanë frikë te flasin e te pranojnë realitetin e te vërtetën ashtu siç ka qene, siç është!

Alida Hisku tregoi se është jo vetëm një artiste, por një burrneshe që me dëshminë e sajë ka tronditur shoqërinë e përgjumur e te mpirë shqiptare, si dhe ka sfiduar shume burra shteti nese Shqipëria ka ende te tille! Znj. Hisku foli për përdhunimet, jo se nuk e dinim qe ato bëheshin, madje ne masë, por shume nga ato qe i kishin provuar fizikisht nuk guxonin te flisnin. Ka pasuar shume rrefenja e histori te përdhunimeve ne qelitë e burgjeve, ne kampet e internimeve, zyrat e partisë, shtetit etj. Përdhunime me të gjitha mjetet e mënyrat qe u pillte mendja hetuesve, sigurimsave dhe gjithe nomenklaturës shtypëse të komunizmit.Të arrestuarat në qelite e hetuesive e burgjeve, por edhe jashtë tyre, duke përdorur te gjithë mjetet e dhunës dhe presionit politik e ekonomik. Ka dëshmi për burra qe u kane përdhunuar gratë dhe vajzat në sy, qeli e zyrat e hetuesive, burra qe janë dënuar vetëm se kishin gra te hijshme qe u kishin vene syrin horrat e pushtetit komunist. Janë përdhunuar gra e vajza duke i kërcënuar se do t’u fusnin ne burgje burrat, fëmijët apo prindërit.

Ka edhe shume menyra,mjete e shkaqe te përdhunimeve politike te komunizmit, por besoj se rëndësi ka përdhunimi si një nga krimet me te rënda të shtetit komunist. Përdhunimi ne këto kushte, ne te gjitha praktikat botërore juridike, klasifikohet si “krim kundër njerëzimit” dhe e tille është edhe ajo qe ka ndodhur gjatë komunizmit në Shqipëri. Tani kemi edhe një prove, një dëshmitare të gjallë e publike për te gjithë këtë! Alida Hisku, viktime dhe dëshmitare e përdhunimeve të prokurorisë dhe Sigurimit te Shtetit komunist.

Ja sheshi ja mejdani! Znj.Hisku i ka hedhur dorashkën ne fytyre te gjithëve. Shtetit shqiptar, institucioneve te drejtësisë, politikës, medieve, shoqërisë civile dhe veçanërisht të ashtuquajturës “elitë”. Prita sot , si shume shqiptare besoj, reagimin e tyre ndaj një nje krimi si ky. Heshtje varri! Vetëm deputetja Mesila Doda reagoi dje ne një status te saj ne fb. Një reagim emocional me shume si femër sesa si politikane. Te tjerët vazhdojnë te heshtin siç kane bërë për 25 vjet me radhe. Heshti opozita qe e ka për detyre te mos heshte! Heshti Berisha që nuk lë vjedhje e rrënjë hashashi ne fshatrat me të thella pa denoncuar ne fb te tij. Me dhjetëra here ka akuzuar për përdhunim Taulant Ballën, këta të sigurimit me sa duket, nuk i sheh. Ne fakt nuk kishte çfarë te thoshte. Ndoshta ndihet disi përgjegjës politik qe këto krime as janë zbardhuar e as janë ndëshkuar. I kishte te gjitha mundësitë 13 vjet ne krye te shtetit shqiptar. Heshti Topalli, ish e përndjekura politike. Sigurisht qe nuk mund te flase. A nuk e mbajti njërin prej “përdhunuesve”, ish shefin e hetuesisë se Dibrës, 8 vjet në kabinetin e sajë ne Parlament?! Heshten te gjitha gratë e politikes qe te “çajnë trapin” me te drejtat e grave dhe vajzave edhe kur ato dënohen për krime ordinere. Ku është Vasilika Hysi, ish kryetarja e Komitetit te Helsinkit?! Por nuk heshti vetëm politika. Heshti media, shoqëri civile, heshti edhe “elita e leshit” .Ku është Ismail Kadare?! Po Dritëro Agolli, qe përmendej edhe me emër ne denoncimin e Hiskut?! Të gjithë heshtin dhe e kane një hall qe sillen kështu. Nuk mund te jene te gjithë konformist e hipokrite. Ose janë vete te implikuar, ose janë përgjegjës për bllokimin e zbardhjes dhe mosndëshkimin e krimeve cnjerezore te komunizmit. Kjo është e turpshme . Ata qe fshehin përdhunimet dhe krimet e tjera janë bashkëpunëtore ne krim . A nuk parashikohet kjo edhe nga Kodi Penal qe e kane miratuar vetë?

Por nuk ndalon këtu? Pyetja që vjen është ku(sh) janë përdhunuesit?! Ajo qe dihet publikisht është fakti qe janë prokurore, hetues, punonjës te ish Sigurimit te Shtetit. Pra kemi një perimetër, një skicim te pare te skenës se krimit dhe një liste te autorëve te mundshëm te tij. Por te gjithë e dimë se një pjese e mire e tyre janë sot ne politikë, deputete apo ne pozicione te tjera. Janë ne drejtësi, prokurori e gjykata. Janë në sigurinë kombëtare, ne komisionin parlamentar, në SHIK, polici, etj. Shume prej tyre janë sot biznesmenet me te fuqishëm te vendit, pjese e shoqërisë civile, disa edhe ne organizatat e mbrojtjes se lirive dhe te drejtave themelore te njeriut, grave e vajzave, viktima te dhunimit e përdhunimit, fëmijëve e te tjera shtresa në nevojë. Pjesa tjetër kane ne politike, shtet e medie pinjollët e tyre politike, juridike e gjenetikë! Me pak fjalë, përdhunuesit e komunizmit janë kudo! Kjo është arsyeja qe te gjithë heshtin. I kane shefa, kolegë ,bashkëpartiakë, ortakë ne pushtet e ne biznese. Shume mirë qe reagon znj. Doda, por ajo çdo dite ulet me ta ne mbledhjet e komisioneve, e çdo të enjte ne një salle parlamenti faqe publikut, pa dhëne ndonjë shenjë neverie njerëzore e politike për ta. Ne krah gjenden të dyshuar si përdhunues. Retorika politike e publike nuk mjafton! Si mund te rrije një njeri normal pranë tyre e për me tepër te diskutoje me ta për drejtësi, demokraci e te drejta te njeriut. Znj. Doda ka një mënyre për te reaguar si deputete, ajo mund te zgjedhe rrugën qe zgjodhi pak dite me pare kolegu i saje ne parlament, Spartak Braho, ne rastin e akuzave ndaj Ilir Metës.T’i dërgoje një letër krerëve te shtetit dhe t’i kërkoje hapjen e hetimeve per nje krim kundër njerëzimit. Precedentin e ka. (Te me ndjeje znj.Doda qe e marr si shembull, por ngaqë ishte e vetmja qe reagoi dhe ka demonstruar një vullnet politik për zbardhjen dhe ndëshkimin e krimeve te komunizmit) . Por ka edhe me keq! Reagimi i parë nga “pala tjetër” erdhi shpejt dhe i fortë nga një njeri publik e pjestar i nomenklaturës se larte te komunizmit, i cili hodhi dyshime mbi vërtetësinë e denoncuese njëherazi edhe ndaj viktimës Hisku. Ai i kërkonte asaj emra: Kush e përdhunoi Alida Hiskun? Lexova sot një intervistë të këngëtares A.Hisku dhe mbeta disi i befasuar për mungesën e fakteve në prononcimin e saj. Si shumë të tjerë e kam jetuar edhe unë atë kohë… Por, pas 25 vjetëve mendoj se dosjet hapen edhe me ligj. Zonja Hisku, edhe pse me mungesa në kujtesën e saj, thotë sërish..” Më kanë përdhunuar, po s’e mbaj mënd??? Mundet të besohet pas kësaj humbje kujtese? ……” Besoj se shkruesi i këtyre radhëve nuk ka te drejtë. Si mund te dyshohet dikush qe merr guximin te tregoje për veten një gjë të tillë. Ka një gabim, shpresoj pa qellim , në arsyetim. Znj. Hisku nuk thotë qe nuk i mbaj mend por nuk i shihnim se na mbulonin kokën me batanije. Behet fjalë për njerëz të arrestuar, torturuar e përdhunuar ne kushte çnjerëzore, o zotëri. Te lidhur me pranga e zinxhirë, jo ne zyrat luksoze te KQ të PPSH.

Përsa i përket dosjes ju e dini që ligji i qeverise nuk lejon te shikosh emrat, por vetem deponimet dhe pseudonimet . Pastaj nuk mund t’i kërkosh viktimës te zbardhe vete krimin. Kjo nuk rekomandohet ne asnjë praktikë juridike e nuk mësohet ne asnjë fakultet juridik, as ne atë gjysmakun e Enver Hoxhës. Pastaj ku e gjejnë guximin t’i përgjigjen viktimës me këto fjalë, për me tepër kur nuk ke gisht vete, apo jo?! .Duan t’i mbyllin gojën?! Keni vete nena ,gra, motar e vajza?! Si mund t’i shikoni ne sy me qëndrime si këto?! Por sigurisht qe ka një zgjidhje ? Përdhunimi ne këto kushte e nga këta njerëz është krim kundër njerëzimit dhe nuk parashkruhet. Prokuroria ka detyrimin dhe te drejtën ligjore te nise një çështje penale, kryesisht si ato qe ngriti nga deklaratat e Tom Doshit dhe Spartak Brahos. Nuk ka asnjë pengese ligjore te marre dosjen, listën e sigrimasve, hetuesve,prokuroreve, spiuneve, gardianëve, etj., e ta zbardhe çështjen e te ndëshkoje fajtoret. Por me kusht qe te mos ia japin çështjen ndonjë prokurori përdhunues. Kjo është e drejta! Por nuk duket se kjo mund te behet. Jo ne kushtet kur përdhunuesit dhe pinjollët e tyre janë në pushtet. Mendoj se kurajo e znj. Hisku duhet vlerësuar. Tani shqiptarët, a ta qe duan te vërtetën, e dine qe sigurimi ka bere edhe përdhunime. Çdo mendje normale është e prirur te besoje viktimat e jo përdhunuesit. Mendoj se çdo përpjekje për te mbyllur gojët dhe bllokuar nismat e zbardhjes se krimeve te komunizmit i bën autoret e tyre me përdhunues se përdhunuesit. /lajmi shqip/[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”