Page 1 of 1

Rexhep Qosja dhe disa "miq" te huaj, rekomandojne copetimin

Posted: Fri Jan 20, 2017 3:00 pm
by Zeus10
Pikerisht tani, kur pas nje gabimi amatoresk te politikes serbe me trenin e provokimit, i thyhet hunda Serbise ne menyren me te turpshme, mesa duket ajo, nxjerr nga menga "asin" e saj, nje nga investimet me te medha te saj ne Kosove, Rexhep Qosen. Ky "akademik", titulli i te cilit, eshte meshuar aq fort, sa duket sikur eshte i vetmi akademik ne dynja, na rekomandoka nje shkembim territoresh me Serbine, tani kur kurba e pozites serbe eshte ne piken me te ulet te saj dhe opsioni i ndarjes, po hiqen nga tryezat si zgjidhje.

Pyetja ime eshte: "Si mund te shkembejme territore shqiptare, me po territore shqiptare qe per me teper kane pasuri ekonomike te paimagjinueshme?"

Po ashtu : "Pse del pikerisht tani Rexhep Qosja ky "patriot i paepur" dhe na rekomandon zhberjen pikerisht te asaj, per te cilen u investua aq shume, ne momentin kur Serbia morri nje grusht vdekjeprures, ne politikat e saj te destabilizimit dhe sovranitetit mbi Kosoven"

Ky eshte moment shume delikat, qe duhet te kuptojme, qe jo gjithe shqiptaret punojne dhe ju rreh zemra per Kosove e Shqiperi, sidomos kur ata bertasin me shume se te tjeret per te.