"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Sheshi “Skënderbej”

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Sheshi “Skënderbej”

#1

Post by Sally »

Berisha: Sheshi “Skënderbej”, fati i kombit, ofrojmë ekspertizën më të mirë për kthimin e tij në veprën e qytetarëve dhe të tregut


Kryeministri Sali Berisha reagon në Kuvend përsa i takon çështjes së sheshit “Skënderbej”, duke garantuar se qeveria nuk do të lejojë kthimin e tij në oborre personale të 2-3 njerëzve të afërt të kryebashkiakut Edi Rama. Shefi i ekzekutivit deklaroi se Bashkia duhet të pranojë kushtin e bashkëpunimit me qeverinë dhe për këtë gjithçka do të operohet në bazë të marrëveshjes. Berisha tha se është alarmues fakti i bllokimit të trafikut në shesh dhe se kërkoi nga Bashkia garanci të plota përsa i takon një problemi tejet evident, siç është trafiku i makinave. Kryeministri kërkoi që të mos bëhet politike me sheshin, ndërsa Bashkia e Tiranës duhet të rishikojë edhe njëherë studimin urbanistik, nëse sheshi do të jetë për këmbësorë apo për makina. Për këtë, Berisha propozoi ndërmjetësimin e një kompanie serioze të specializuar në fushën e trafikut qytetas, për të marrë garanci të plota se nuk paralizon lëvizjen në të gjithë qytetin, porsa kohë sheshi është nyja lidhse në shumë anë të kryeqytetit.
“Nuk mund të pranoj që të kthehet sheshi “Skënderbej” në oborr të këtij apo atij. Sheshi duhet të marrë zgjidhjen më profesionale. Kjo që bëni ju këtu është e mjerueshme, sepse po mbroni interesat më të ngushta të 2 apo 3 personave. Sheshi është i shqiptarëve. Jam dakord që të bëhet këmbësorësh, por le të ketë edhe gjallërimin e tregut, të ketë librari, lokale, dyqane nga më të ndryshmet, instrumentet më të mira dëfryese. Jam këtu për bashkëpunim, por nga ana tjetër ligji do të zbatohet. Nuk ka asnjë tendencë për t’i marrë kompetenca Bashkisë së Tiranës. Nëse do të jetë për këmbësorë, do të ketë një kusht, që të kthehet në avantazhin e tregut. Hapësirat janë të mjaftueshme. Dilni nga kutia dhe rrini në shesh. Kjo nuk është çështje politike, por bëhet fjalë për një interes madhor për qytetarët dhe miliona turistë që vijnë në Shqipëri.
Ftoj Bashkinë që të bëjmë investimin më madhor dhe ta inaugurojmë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, 2012. T’i japim vendit veprën më të mrekullueshme që është ndërtuar ndonjëherë. Sheshi mund të ndërtohet vetëm në sajë të një bashkëpunimi Qeveri-Bashki. Duhet të biem dakord për tregun”.


Zgjidhja

“Le të marrim kompaninë më serioze të lehtësimit të trafikut. Le ta faktojë kjo kompani se cila është zgjidhja e këtij trafiku. Pasi të bëjmë studimin, në transparencë të plotë, të bëjmë përzgjedhjen nëse do të jetë këmbësorë apo trafik. Kam një problem kryesor, çështjen e trafikut. Pra, duhet të zgjidhim çështjen e trafikut. Jam dakodt për këmbësorë dhe duhet të kthejmë tregun urgjentisht në shesh. Ta shndërrojmë sheshin, sërish në një shesh model. Shkoni në Vjenë, në “Stefan Palace”, i cili është një nga sheshet më të bukura dhe me lokalet më mbresëlënëse në evropë. Ftoj z.Rama, që në rast se sheshi e përjashton nga trafiku, pas një studimi të hollësisht, pasi të kemi marrë garanci të plota se trafiku do të jetë i lirë dhe pa bllokime, jam dakord që të mbetet këmbësor. Të studiohet se si mund të gjallërohet tregu, si mund t’i japim përparësi tregut. Qeveria është e gatshme të japë të gjithë ekspertizën e saj. Ka një akuzë publike se një arkitekt, djali i një miku tim, me kontribute në PD, është i lidhur me këtë studio. Por, përjashtimi i tregut nga sheshi, përjashtimi i trafikut nga sheshi, druaj shumë se studioja prestigjioze belge ra në kurthat dhe intereast e ngushta shqiptare. Unë po kërkoj sqarim edhe nga studioja, por nuk mund të pranoj që tregu të shvishet nga çdo funksion, përveç mbledhjes së ujit të shiut dhe mbledhjes së 400 pemëve, është e patolerueshme. Garantoj bashkinë se qeveria do të mbështesë projektet. Zgjidhja për trafiku duhet të jetë e garantuar, le të jetë edhe e kushtueshme. Një problem që po na bëhet halë në sy, është trafiku, tani po themi se e bllokojmë sheshin dhe hapim një rrugë me dy kori nga hotel Peza deri te Insigu dhe e zgjimin trafikun”.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Sheshi “Skënderbej”

#2

Post by Sally »

Pezullohen punimet në sheshin “Skënderbej”, Ministria e Mjedisit dhe ajo e Kulturës i shpallin të paligjshme punimet e bashkisë


Ekzekutohet menjëherë urdhëri i Ministrisë së Mjedisit për të pezulluar punimet e Bashkisë së Tiranës në sheshin “Skënderbej”, në qendër të kryeqytetit. Përmes një vendimi të firmosur nga Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu, urdhërohet pezullimi i menjëhershëm i punimeve në sheshin “Skënderbej” për shkak të mungesës së lejes mjedisore. “Kjo veprimtari në bazë të ligjit për mbrojtejnv e mjedisit duhet të pajiset me një leje mjedisi, por aktualisht është pa leje mjedisi”, tha zëdhënësi për shtyp në Ministrinë e Mjedisit. Në shkresën e Ministrisë së Mjedisit, thuhet se Bashkia e Tiranës është gjobitur në vlerën e 20 milionë lekëve të vjetra për këtë kundravajtje. Inspektorët e këtij dikasteri do të nisin sot inspektimin në shesh.



Reagon edhe MTKRS, deklaron se po shkelet VKM-ja për shpalljen e sheshit "Skëndërbej" monument kulture

Punimet që po kryhen në sheshin “Skënderbej” nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama janë të paligjshme pasi bien në kundërshtim me një vendim qeverie që vetë Rama ka iniciuar kur ai ishte ministër i Kulturës. Deklarata u bë sot pak para mesdite nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Ferdinand Xhaferaj gjatë një konferencë për shtyp, mbi ndërhyrjen e Bashkisë së Tiranës në sheshin “Skënderbej”. Xhaferaj tha se mbështetur VKM Nr.180 dt.13.4.2000 “Për shpalljen ansambël monument-kulture të aksit kryesor dhe qendrës historike të qytetit të Tiranës”, dhe Ligjit nr.9048 dt.7.4.2003 “Për trashëgiminë Kulturore” (i ndryshuar), procedura e ndjekur nga Bashkia Tiranë ka mangësi të theksuara dhe fillimi i punimeve prej saj është në kundërshtim me ligjin. Ministri ka bërë një kronologji të shkurtër të korrespondencës të institucioneve të MTKRS dhe Bashkisë Tiranë në lidhje me këtë çështje si dhe të vendimit të marrë për këtë qëllim. Bashkia Tiranë i ka kërkuar Institutit të Monumenteve të Kulturës (IMK) miratimin e projekt-idesë fituese për rehabilitimin e sheshit Skënderbej (shkresa e Bashkisë Tiranë dt.23.05.2008, nr.5014 prot.) Në mbledhjen e dt.20.11.2008, Këshilli Kombëtar i Restaurimit (KKR) i mbledhur pranë MTKRS vendosi kufizime dhe ndryshime në këtë projekt (Vendim Nr.15, dt.20.11.2008, Nr.156 Prot, dt.25.11.2008). Me shkresën Nr.160 Prot., dt.26.11.2008, të Institutit të Monumenteve të Kulturës, është informuar Bashkia Tiranë në lidhje me kushtet e miratimit të projektit. Ndryshimet e kërkuara janë: Të mos lejohet ndërtimi i 2 ndërtesave përkatësisht në aksin e Bulevardit Zogu I, dhe midis Muzeut Kombëtar dhe Bankës së Shqipërisë. Pendenca e sheshit të propozuar (pjerrësia) të mos kalojë 1%. Sakaq, Bashkia Tiranë me shkresën e dt.27.4.2009, Nr.3888 Prot, i kërkon Institutit të Monumenteve njohjen e vendimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Restaurimit të dt.20.11.2008. Me shkresën e tij Nr.68 Prot, dt.8.5.2009, Instituti i Monumenteve të Kulturës i ka kthyer përgjigje Bashkisë së Tiranës dhe pasi i ridërgon materialin, i kërkon 3 kopje të projektit me ndryshimet e reflektuara. Prej këtij momenti nuk ka asnjë përgjigje nga Bashkia Tiranë. “Konkludoj se përsa kohë, nuk ka një zbardhje të projektit të miratuar me ndryshimet e kërkuara nga ana e Këshillit Kombëtar të Restaurimit, projekti që po zbatohet në Sheshin Skënderbej, nuk ka asnjë bazë ligjore dhe është në kundërshtim me procedurat në fuqi”, - deklaroi Xhaferaj. Duke përfunduar ai theksoi se në zbatim të VKM Nr.180, ( që shpall aksin kryesor dhe qendrën historike si ansambël monument kulture ) dhe Ligjit 9048 dt.7.4.2003 “Për trashëgiminë Kulturore” (i ndryshuar), çdo vendim i marrë nga këshillat e rregullimit të territoreve për ndërhyrje ose ndërtim në zonat e shpallura monument kulture ose në zonën e mbrojtur pranë një monumenti kulture, pavarësisht nga pronësia, është i pavlefshëm.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Sheshi “Skënderbej”

#3

Post by Sally »

Sipas projektit te Bashkise se Tiranes keto punime ishin planifikuar 11 metra distance nga Monumenti Skenderbej, eshte absurde te mendojm dhe te lejojme kete projekt.
Le te behet vetem per kembesore ose vetem trafik, por ama asnje mbyllje hapesire (ndertime) nuk duhet te lejojm, sheshi eshte i yni dhe jo i kujdo qe behet kryetar bashkie.
Bashkia e Tiranes ka cenuar ne shume vende me projektet e saj, po kesaj radhe nuk do lejojm qe te na cenoj aty ku nuk mbahet me, se Sheshi Skenderbej do mbrohet jo vetem nga banoret e Tiranes po nga te gjithe Shqiptaret.
Kush jane qellimet e mbylljes se hapesires te Sheshit Skenderbej nga Bashkia e Tiranes?!
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Sheshi “Skënderbej”

#4

Post by Sally »

Sheshi “Skënderbej” u projektua nën imazhin e Sheshit të Shën Pjetrit,Edvini po e profanon


(Speciale) - Debati publik në vitin 1930 konfirmon se sheshi i ri i Tiranës, u projektua prej inxhinier Brasinit nën imazhin e Sheshit të Shën Pjetrit, si një platformë me të cilën komunikojnë të gjitha akset qendrore të kryeqytetit. Pushtimi aktual i tij synon profanimin, prej një karteli biznesmenësh që synon monopolin, edhe me koston e shkatërrimit të krejt sheshit



Bulevardi i Tiranës filloi të ndërtohej në fillim të vitit 1930, në bazë të vlerësimit profesional të inxhinier Brasinit, i cili e planifikoi sheshin “Skënderbej”, si një shëmbëlltyrë të sheshit të Shën Pjetrit në Vatikan. Megjithë ndërhyrjet gjatë regjimit diktatorial, me prishjen e godinës së bashkisë apo ndërtimin e Pallatit të Kulturës, është ruajtur imazhi i një sheshi me të cilin komunikojnë të gjitha akset kryesore të kryeqytetit të ri politik të Shqipërisë. Por këtë funksionalitet të sheshit qendror të Tiranës po përpiqet ta rrënojë mr.Shkatërrimi i Bashkisë, për interesa mirëfilli të biznesit. Gazeta po ripublikon sot pjesë nga përshkrimi i debatit që ka shoqëruar fillimin e punimeve për ndërtimin e sheshit, përgatitur nga gazetari Kastriot Dervishi, ndërkohë që në ditët në vijim do ndalemi më në detaje për katastrofën që paraqet për qytetin e Tiranës ndryshimi i destinacionit të kryesheshit të saj.



Zanafilla

Ishin ditën e para të vitit 1930. Këshilli Bashkiak i Tiranës kishte vendosur të fillimin e ndërtimit të shëtitores “Zog I”, që rastiste me prishjen e disa objekeve të rëndësishme në qendër të kryeqytetit. Për vetë mendësinë e që vihej re në atë kohë por edhe sot, pronarët e objekteve që duheshin prishur nuk pranonin të bënin zhvendosjen e sendeve brenda tyre, pasi nuk besonin se mund të zbatohej vendimi i mësipërm. Për të treguar autoritetin e shtetit, ka ardhur në vend, prefekti i cili ka dhënë vetë i pari “yryshin” për shembjen e objekteve që ishin dy nga hotelet më të njohura në Tiranë: “Splendi” dhe “Internasionali” (jo ai që mban këtë emër edhe sot). Përshkrimin e sjell në ditët tona një kronike e shtypit të saj kohe, e përcjellë në formë mjaft interesante.



Ndërtimi i një qyteti

Në vitin 1923 u hartua plani rregullues nga ing.Eshref Frashëri, njëkohësisht edhe kryetar i Këshillit Kombëtar. Përpjekja e parë për të ndërmarrë një plan studimi për kryeqytetin u bë më 1925-1927 me mbështjen financiare të SVEA-s. Projekti i parë i arkitektit Armando Brassini nuk u miratua për shkak të harxhimeve shumë të mëdha. Pas dështimit të këtij plani, u hartua tjetri me autor Floreano de Fausti. Projekti fillonte me ndërtimin e sheshit “Skënderbej” dhe godinave qeveritare. Në vitet 1926-1927 u hap rruga “Mbretërore”, më 1928-1930 rruga “Musolini” (rruga e Kavajës), në vitet 30-të shëtitorja “Zog I” si dhe rrugët e tjera. Në vitet 1934-1937 kryeqyteti filloi të asfaltohet. Guri i parë i ndërtimi të bashkisë së Tiranës nga Rauf Fico dhe Alberto Pariani (“Ora”, 13 maj 1930), vetëm pak ditë pasi Fico kishte mohuar intervistën e dhënë tek “Shqipëri e re” ku i kishte quajtur italianët “breshkaxhinj që meritonin të hidheshin në det” (“Ora” 8-9 maj 1930). Megjithatë projekti nuk u zbatua në anën lindore të sheshit “Skënderbej” ku parashikoheshin të prisheshin pazari i kryeqytetit, etj, si dhe të ndërtohej pallati i Parlamentit në krah në bashkisë së vjetër të Tiranës nga ana e Bankës së Shtetit (“Besa”, 9 korrik 1931). Godinat e ministrive që u përuruan më 30 qershor 1931 (“Tirana”, revistë, botim i vitit 1938).



Ndërtimi i kryeqytetit të ri

Qysh në çastin kur qeveria e dalë nga kongresi kombëtar i Lushnjes, nuk u vendos në kryeqytetin e atëhershëm të vendit, në Durrës, por në Tiranë, ky qytet filloi të hyjë në histori si qendra e re politike dhe administrative e vendit. Përfundimisht me kushtetutën e vitit 1925 Tirana u caktua kryeqytet i vendit dhe për këtë qëllim filloi të mendohej për ndërtimin e ri të tij. Qendra e re e qytetit të Tiranës u zhvendos në projektin e ri nga vendi ku është sot monumenti i partizanit për në sheshin e sotëm “Skënderbej”, i cili shërbeu si ndërlidhës i të gjithave rrugëve kryesore të qytetit. Largësia e shëtitores kryesore të Tiranës ishte në gjatësinë e 800 metrave dhe me gjerësi 35 metra. Për këto u nevojitën 559.776 franga ari për shpronësime dhe 810.000 franga ari për ndërtimin në fjalë.



Projekti i zbatuar pjesërisht

Sipas librit “Shqypnija e ilustrueme” (Tiranë 1929), inxhinier Armando Brasini e pat planifikuar qendrën e Tiranës si sheshi i “Shën Pjetrit” në Romë, rreth së cilit vijnë ministritë, Parlamenti etj. Fatkeqësisht për shkaqe të ndryshme si politike apo kohore ky plan nuk u zbatua plotësisht. Për ndërtimin e shëtitores u përdor huaja e jashtme e SVEA-s për punimet në fjalë, sipas marrëveshjes së lidhur në Romë midis të dy vendeve më 20 maj 1925 dhe të dekretuar më 12 korrik 1925, hua e cila kapte shumën e përgjithshme të 50 milion frangave ari. Nuk munguan as kontributet e brendshme financiare të cilat sidoqoftë ndonëse të vogla treguan solidaritet në ndërtimin e kësaj vepre madhështore. Por megjithatë kryesore mbeti huaja e jashtme. Pak kohë para tyre ishte ndërtuar edhe godina e Bashkisë së Tiranës (sot e prishur). Duhet thënë se në ministritë e sipërpërmendura kryheshin edhe funksione të dyfishta. Në mes të shëtitores, afër pjesës jugore të lulishtes në veri të të cilës është sot busti i Skënderbeut, u ngrit më 1938 monumenti që përkujtonte 10-vjetorin e shpalljes së Monarkisë, monument i cili u prish më vonë.



Kundërshtitë për ndërtimin e shëtitores

Ndërmarrja e punimeve të mëdha në Tiranë, sigurisht që shkaktonte pakënaqësi për ata që shpronësoheshin. Kjo sidomos për pjesën e objekteve që u binte radha të prisheshin. Tirana ishte një qytet ku pothuajse mungonte fare rregulli urbanistik. Përveē ndonjë godine të ngelur që i përkiste Nënprefekturës së Tiranës dhe atyre të kultit, në qytet nuk gjeje objekte që mund të kishin zbatuar norma të mirëfillta urbanistike. E megjithatë për kohën mund të besohej se prishja e objekteve nuk mund të bëhej. Është një rast ky që kërkoi ndërhyrjen e prefektit të Tiranës, i cili ka dhënë shembullin i pari në nxitjen e shembjeve të objekteve që do të prisheshin. Gazeta “Zëri i Korēës” e datës 1 shkurt 1930, përshkruan kështu ēastin e shembjes së ndërtesave për hapjen e shëtitores, që ishte para vendit ku është sot Pallati i Kulturës (përballë ish-bashkisë). Pjesa e gazetës është kjo: “Para dy ditësh filloj ēelja e bulevardit “Zog I”, por jo me ngutësi. Të shtunë, më 25 të këtij muaji që në mëngjes u pa një shumicë punëtorësh para hotel “Internasional” me kazma, ēekiēë e sqeparë nëpër duart. Populli edhe nuk donte, ēdo të bënin këta punëtorë? Punëtorët ishin dërguar nga ana e bashkisë për të rrëzuar ndërtesën e hotelit “Internasional”, por drejtori i hotelit në fjalë protestoi edhe ndërmjetoj pranë autoriteteve që t’i jepej leje edhe për 48 orë gjersa të ngrinte mobilat dhe ashtu u dha. Punëtorët po prisnin me padurim urdhrin e dytë për të bërë yxhymin mbi ndërtesën! Më në fund vjen vetë prefekti i kryeqytetit z.Rasim Kalakulla, i cili u thotë “marsh” punëtorëve mbi ndërtesat e tjera dhe këta filluan punën. Disa nga pronarët e tjerë posa muar urdhërin menjëherë vunë punëtorë dhe filluan të shembin ndërtesat e veta e të marrin materilain, por disa të mësuar dhe mbështetur në akrabëllëket nuk deshnë të dalin nga ndërtesat ose të nxirrnin moblat e veta, po pritnë gjer sa u rrëzuan krejt ēatitë, ahere i nxuer plaēkat në mest të punimit punëtorëve që nuk bënte përshtypje të mirë ndër të huajt, se kjo sjella tregon se nuk respektojnë ligjin...
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Sheshi “Skënderbej”

#5

Post by Sally »

Sheshi qendror në Tiranë duhet të konservojë historinë e re, si një identitet mbarëkombëtar
05-04-2010 / Nga Ark. Ylber Vokshi


Sheshet qendrore si hapësira publike të përbashkëta në demokraci duhej të ishin vende ku artikulohen konfliktet e mundshme të mendimeve, kundërvihen tendencat për identitet urban, shfaqen pakënaqësitë e ndryshme sociale e politike, vende ku në thelb sprovohet demokracia e brishtë e shoqërisë. AI duhet të shërbejë si dhoma e ditës së kryeqytetit, si hapësira e shoqërimit dhe e qëndrimit, vend me atributet e një teatri të hapur ku njerëzit shkojnë me dëshirë për aktivitete të ndryshme. Si hapësirë publike me shumë specifika origjinale, ai prezanton karakterin e shoqërisë. Sheshet janë hapësira ku identitetet e ndryshme provinciale ballafaqohen dhe ripërcaktohen, modernizohen me fjalë të tjera. Sheshi qendror mundëson që klasa politike të krijojë identitetin e vet, e ndihmuar nga arkitektët, urbanistët e të tjerë faktorë që i projektojnë ato hapësira publike, ku elementi i kujtesës publike mbetet shumë i rëndësishëm. Në shoqëri të qëndrueshme me ndërtimin apo adoptimin e sheshit qendror të kryeqytetit, më së miri njihen marrëdhëniet midis autoriteteve të qytetit në drejtim të qendrës së ngushtë të tij dhe periferisë, aty njihen klasat shoqërore, të cilat në kohëra të trazuara tregojnë vlerat e tyre të diskutueshme, që në të ardhmen gjeneratat e reja të dinë identitetin e tyre urban. Po i përcjell me vëmendje polemikat për sheshin qendror “Skënderbej” në Tiranë. Ka shumë kundërthënie, më shumë politike sesa profesionale në qasjen e kësaj problematike, e cila është shumë e rëndësishme për Tiranën dhe tërë Shqipërinë. Elementi kryesor që konsiston në ruajtjen e dimensionit human, ku banorët dhe vizitorët (turistët) e kryeqytetit shqiptar do të përjetojnë sheshin si një të mirë të të gjithëve, domosdo duhet respektuar. Është një histori e gjatë për këtë shesh ku janë të involvuara që nga viti 1920 projektuesit urbanë italianë, francezë e së fundmi edhe belgë, qyshkur në vitin 2008 një studio belge e fitoi konkursin ndërkombëtar për rregullimin e kryesheshit të Tiranës. Asgjë të keqe nuk po shoh në këto konfrontime, polemika të dëshiruara konstruktive e të gjithë specialistëve, arkitektëve, urbanistëve përkundër temperamentit eksploziv shqiptar, i cili nganjëherë është i pakuptueshëm. Ka probleme të shumta për zvogëlimin e sheshit, trafikut, hapësirave të gjelbëruara e të uzurpuara publike për ndërtime, por ato me bashkëpunim duhen zgjidhur. Ka dyshime të profesionistëve të ndryshëm për veprimet e pakoordinuara në mes pushtetit qendror dhe atij lokal, por ato domosdo duhen tejkaluar nëse dëshirojmë të respektojmë një jetë normale të banorëve të kryeqytetit shqiptar. Besoj se nga këto polemika Tirana do të fitojë një kualitet të ri urban, të cilin do ta gëzojnë të gjithë banorët e saj dhe gjeneratat e ardhshme. Domosdo duhet të dihen kompetencat e pushtetit qendror dhe atij lokal, pa marrë parasysh përkatësitë partiake të tyre, kështu veprohet në tërë botën. Qëllimi kryesor dhe fisnik është që të gjithë banorët e Tiranës si dhe vizitorët vendorë dhe të huaj të kenë së paku rehati shpirtërore kur shfrytëzojnë sheshin kryesor të kryeqytetit. Prioritet duhet të kenë këmbësorët pa cenuar aspak trafikun dhe funksionimin e sheshit në rrethanat e reja të ekonomisë së tregut, pa cenuar rëndësinë dhe identitetin urban të cilin e ka krijuar gjatë historisë së re të Shqipërisë sheshi “Skënderbej” në Tironë (kështu e emërtojnë banorët e vjetër qytetin e tyre). Ajo që ma së shumti më shqetëson mua personalisht si profesionist, është se si trajtohet kjo problematikë në Kosovë, në Prishtinë, e cila as që ka shesh qendror për ta trajtuar. Në mungesë të një kulture elementare urbane kemi një trajtim të ēuditshëm të qendrës së kryeqytetit kosovar. Ky qytet ka një rritje të pakontrolluar urbane si rezultat i lëvizjeve demografike të popullsisë pas vitit 1999, e cila shpëtimin për një jetë më të mirë e ka kërkuar në kryeqytetin e Kosovës, ēka është gabim i madh me pasoja të rënda urbane. Disa herë janë publikuar tenderat për tre “sheshet” m’u në rrugën qendrore të kryeqytetit, thua se ajo nuk duhet të ishte një tërësi urbane e studiuar mirë në një konkurs ndërkombëtar, me ē’rast do të fitohej një zgjidhje e dëshiruar. Si është e mundur të kemi sheshin Adem Jashari, Zahir Pajaziti e së fundit përsëritja e tenderit pas shumë “tentimeve” për Sheshin e Pavarësisë (Ibrahim Rugova) kur aty ekzistojnë edhe përmendoret e Skënderbeut dhe të Nënë Terezës. Do të duhej të inkorporohen të gjitha këto simbole (përmendore) në një tërësi urbane të cilën e kemi trashëguar si një rrugë të kryeqytetit, duke vlerësuar kreativitetin e projektuesve arkitektonikë dhe urbanë. Vetëm analizoni kushtet e tenderit të fundit, në shkurt 2010, për projektin ideor urbanistik-arkitektonik “Integrimi urban-Sheshi i Pavarësisë “Ibrahim Rugova”, të ofruara nga ana e komunës me disa shpërblime për pjesëmarrësit në konkurs – arkitektët, urbanistët dhe të tjerët, ku ishte shtuar një vërejtje se propozuesi i zgjedhjes ideore që do të shpërblehet me dhënien e kontratës e humb të drejtën në shpërblim..., kjo tregon se si trajtohet kjo problematikë në Kosovë nga vendimmarrësit e kryeqytetit. Nuk zgjidhen këto ēështje të rëndësishme urbane me “tendera” për projektim siē ka vepruar Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik. Tek e fundit qendra e Prishtinës është e tërë Kosovës, sepse në tërë botën praktikohen konkurse ndërkombëtare të projektimit për këso rastesh. Zotëri vendimmarrës komunal vetëdijesohuni dhe korrigjohuni, veproni ashtu siē është praktika ndërkombëtare. Kthimin e rrugës “Nëna Terezë” në shëtitore këmbësorësh e kanë përkrahur të gjithë dashamirët e qytetit. Më parë duhej të bëheshin përgatitjet profesionale urbane, pasi Prishtina ka kapacitete të tilla të gërshetuara në numrin e madh të arkitektëve dhe profileve tjera që me punë të përkushtuar do të kontribuonin për qendrën e kryeqytetit. Ka shumë mundësi teknike dhe financiare për të përthekuar këtë problematikë me studime dhe analiza urbane të mirëfillta e jo të krijohet kaos në komunikacion si është gjendja momentale në Prishtinë. Projektimi i “Sheshit të Pavarësisë”, është një ndërmarrje shumë e rëndësishme dhe ndoshta bartëse duhej të ishte Kuvendi i Republikës së Kosovës! Natyrisht edhe kontributi i shoqërisë civile është i domosdoshëm dhe i mirëseardhur. Identiteti urban i shesheve është shumë i rëndësishëm në kujtesën historike të një populli. Nëse veprohet ndryshe atëherë do të kemi hapësira publike të privatizuara e tendenca të tilla ka në tërë Kosovën e posaēërisht në Prishtinë, e siē po duket edhe në Tiranë. Ky është një handikap për tërë shoqërinë shqiptare, pasi sheshet qendrore të kryeqyteteve nuk duhet të jenë më vetëm simbole të rëndësisë urbane, por edhe të rëndësisë kombëtare, ideologjike, ekonomike, politike, emocionale e personale. Këto qasje gjithsesi duhet korrigjuar nëse dëshirojmë të jemi pjesë e botës përparimtare.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Sheshi “Skënderbej”

#6

Post by Sally »

Shume mire e dime qe sheshin e Tiranes e rrethojne dy unaza:
1).unaza e madhe e cila rrethon nje siperfaqe te mire te Tiranes,
2). unaza e vogel rreth sheshit.
Atehere po te jet problemi per urbanistiken, pse mos te perdorim zgjerim e ketyre dy unazave per te zgjidhur problemin e urbanistikes?!
Ne te gjithe vendet e botes sheshi i kryeqyteteve si dhe i qyteteve kan vetem dy sisteme:
1). rrethohen me nje unaze urbanistike,
2). tunelet (metrot) qe kalojn poshte sheshit.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Sheshi “Skënderbej”

#7

Post by Sally »

Konsumimi i krimit urban në mes të kryeqytetit





Epiqendra e Tiranës, sheshi Skëndërbej, si sot ashtu edhe dje, është vërtet e mjerueshme. Mjerisht Mr. Shkatërrimi, Edi Rama, një politikan me prejardhje soc-komuniste është prej 10 vjetësh kryetar Bashkie: Tirana, e cila prej 10 vitesh është në amullinë e plane pas planeve urbanistike - franceze e belge. Për Tiranën kryeqytet modern, filozofia post-moderniste po prek prej 10 vitesh prishje rrugësh e ngritje pallatesh me betonarme e hekur ēernobili pa u dhënë përgjigje shumë hutimeve e pyetjeve të qytetarëve të saj.


Prej 10 vitesh, Ai inauguron mini-fusha sporti, mbledhje kumbullash të kuqe, arnime rrugicash, kënde të improvizuara lojërash për fëmijë, pa shpjeguar nëse nisen nga një plan apo pentagram; ky është Edi Rama që prej 10 vitesh tallet me qendrën e Tiranës pa dhënë të paktën një llogari se ēfarë mendon të krijojë në kryeqytet. E po mjaft më. Nuk është dëgjuar ndonjëherë në historinë e një kryeqyteti botëror apo qoftë edhe të një qyteti mesdhetar apo ballkanik, që të shkatërrohet në masë kaq të madhe boshti kombëtar i vlerave që nga historia, identiteti dhe kultura arkitektonike, siē është bërë me Tiranen nën hyqmin e Edi Ramës shef bashkie. Veē të kujtojmë lyrjen e fasadave të pallateve dhe të shkollave në mënyra nga më të ēuditshmet, sa ridikule po aq edhe të turpshme për një vend me vlera e traditë si Shqipëria.


Është e vërtetë që në vitet pas 92 u ndërtuan me shumicë kioska ambulante dhe në trotuaret e rrugëve gjalluan afaristët e rinj; mirëpo këto kioska ambulante ishin lehtësisht të lëvizshme dhe siē u provua, në një muaj u hoqën me një shkresë të gjitha... Veēse këto kioska u zëvendësuan me pallate kolosale, duke gllabëruar hapësirat publike, duke e bërë Tiranën klaustrofobike, pa ajër dhe plot pluhur toksik. Kësisoj dhënia - afërmendsh pa kriter - e lejeve të ndërtimit, pati si përfundim të kuptueshëm mbylljen e dritareve të shumë qytetarëve, të cilët u gjendën para faktit të kryer, teksa pallati u mbinte rreth 30 centimetra nga dritarja. Kuptohet vetiu se pallatet nuk shkulen sepse nuk janë kioska ambulante. Kullat preventive për të rrethuar qendrën dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë një katastrofe urbanistike edhe nga estetika arkitekturore.


Ndërtesat shumëkatëshe në qendër janë “miniera e arit”, edhe elektorale, të sheikut të bashkisë Edi Rama, të cilit ngjan se po i sosen rezervat e lekut, meqë po afrojnë zgjedhjet lokale. Megjithatë projekti francez për qendrën e Tiranës ka kaluar dhe marrë viston e KRRTRSH-se, në vitin 2004 me investimin paraprak të kryeministrit Nano, megjithëse nuk kishte asnjë plan rregullues-urbanistik për të gjithë qytetin e Tiranës apo plan mjedisor, etj. Ka disa vite që “plani francez” qëndron në magazinën e bashkisë Tiranës sepse kryebashkiaku Rama donte të rakordonte pallatet qiell-gërvishtëse me ndërtuesit pranë tij, 2K(okëdhimave) ose Dulaku&company, dhe të llogariste se sa mund të fitohej në betonimin dhe bunkerizimin e qendrës. Ishte ēështje përfitimesh.


Dhe përfitimet mund të ishin shumë më shumë duke nxitur një tjetër projekt për qendrën, kësaj radhe projektin belg (që njëherë parashikonte të zhvendoste edhe statujën e Skenderbeut, por pastaj e ndryshuan me botimin e lajmit kriminal), një projekt me ndryshime arkitekturore që nuk kanë marrë miratimin në KRRTRSH. Ky plan bunkerizon përfundimisht qendrën me 13 pallate me mbi 25 kate që do të ndërtohen pa plan të posaēëm. Gjithsesi zyrtarisht punimet janë pezulluar pasi ligjërisht nuk është marre Leja Mjedisore. Kurse informalisht bashkia Tiranë po abuzon duke nxitur inspektoratin e punës në shembjen e gardheve e shtëpive tiranase, pa lajmëruar institucionet përkatëse të vlerësimit dhe zhvlerësimit të dëmeve që u bëhet pronave private. Por drejtimi i vetëm i arsyetimit na shkon se për këtë abuzim, Edi Rama do të japë llogari në këshillin bashkiak të Tiranës dhe prokurori për thyerje me dhunë të pronës private
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Sheshi “Skënderbej”

#8

Post by Sally »

Sally wrote:Konsumimi i krimit urban në mes të kryeqytetit
Epiqendra e Tiranës, sheshi Skëndërbej, si sot ashtu edhe dje, është vërtet e mjerueshme. Mjerisht Mr. Shkatërrimi, Edi Rama, një politikan me prejardhje soc-komuniste është prej 10 vjetësh kryetar Bashkie: Tirana, e cila prej 10 vitesh është në amullinë e plane pas planeve urbanistike - franceze e belge. Për Tiranën kryeqytet modern, filozofia post-moderniste po prek prej 10 vitesh prishje rrugësh e ngritje pallatesh me betonarme e hekur ēernobili pa u dhënë përgjigje shumë hutimeve e pyetjeve të qytetarëve të saj.


Ne kete raste une nuk do ta quanja E.Ramen klysh komunist, se te paktemen komunistet na e lane me te pashme qendren e Tiranes, po do ta quanja klysh-evropian-grek-sllav, qe kerkon te na uli nivelin e kultures,traditat,historis etj etj.
Prej 10 vitesh, Ai inauguron mini-fusha sporti, mbledhje kumbullash të kuqe, arnime rrugicash, kënde të improvizuara lojërash për fëmijë, pa shpjeguar nëse nisen nga një plan apo pentagram; ky është Edi Rama që prej 10 vitesh tallet me qendrën e Tiranës pa dhënë të paktën një llogari se ēfarë mendon të krijojë në kryeqytet. E po mjaft më. Nuk është dëgjuar ndonjëherë në historinë e një kryeqyteti botëror apo qoftë edhe të një qyteti mesdhetar apo ballkanik, që të shkatërrohet në masë kaq të madhe boshti kombëtar i vlerave që nga historia, identiteti dhe kultura arkitektonike, siē është bërë me Tiranen nën hyqmin e Edi Ramës shef bashkie. Veē të kujtojmë lyrjen e fasadave të pallateve dhe të shkollave në mënyra nga më të ēuditshmet, sa ridikule po aq edhe të turpshme për një vend me vlera e traditë si Shqipëria.



Ne cdo shtepi Shqiptare ndodhet nje fotografi nga sheshi i Tiranes, le te bejm krahasimin si ka qene dhe si po e shnderronje, une vet personalisht kam vetem kater pamje nga Tirana qe mburrem duke ja treguar shoqeris ketu ku banoj:
1) Sheshi Skenderbej
2) Muzeu Kombetar
3) Piramida
4) Universiteti


Se objektet e tjera qe E.Rama i ka shnederruar ne nje ylber qe perbehet me shume se nga 7-ngjyra me vjen turp ti shikoj vet jo me tua tregoj shokeve.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Sheshi “Skënderbej”

#9

Post by Sally »

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”