"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Shkolla serbe ne Shqiperi!?

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Shkolla serbe ne Shqiperi!?

#1

Post by ALBPelasgian »

Rasti i hapjes se shkollave per mesimin e serbishtes ne Shqiperi a nuk perben nje akt te turpshem per shtetin shqiptar? Perse qeveria e Berishes (si dhe ajo e Thacit ne Kosove) asnjehere nuk kushtezojne me reciprocitet ndaj shqiptareve ne Lugine te Presheves?
Te saktesoj dicka: qeveria shqiptare duhet t'i bashkangjitet kerkeses se asaj te Kosoves (e cila po te kishte mend do e bente qysh moti) per kushtezimin me reciprocitet te te njejtave te drejta arsimore si per 'serbet' lokal te Kosoves ashtu edhe per shqiptaret ne Lugine te Presheves (Presheve e Bujanoc) dhe Medvjegje dhe Sanxhak jugor. Nderkaq, qeveria shqiptare me asnje kusht nuk do te duhej te pranonte njohjen e nje 'pakice serbe' brenda territorit te Republikes se Shqiperise per shkak se edhe ata 'serb' te pakte jane refugjate te vone te ardhur prej Sanxhakut (te cilet ashtu-keshtu s'kane fare ndergjegje te caktuar etnike).
Qeveria shqiptare s'duhet ta lejoje per kurrfare cmimi perseritjen e modelit 'multi-etnik' cfare i eshte imputuar Kosoves sepse kesisoj qeverive fqinje do t'u hapen mundesite per destabilizimin e Shqiperise. Njehere nje 'pakice greke', me vone nje tjeter 'maqedone', me pas edhe 'vllahe', duke vazhduar me ate 'malazeze' dhe per te na skandalizuar se fundmi me kete "pakicen serbe". Pyes veten: Cila pakice e ka rradhen qe te sajohet?
Në shkollën serbe të Libofshës muslimane
Shkruan : Ben Andoni
Meshkujve të familjeve Moka, Dulla, Bosna, Shkreli, Këlliçi në Libofshë të Fierit pak u ka interesuar se ditën që luante Serbia me Turqinë në kampionatin botëror të basketbollit Stamboll ‘10, disa qindra prej kushërinjve të tyre të largët në Novi Pazar, në jugperëndim të Serbisë, kishin dalë dhe festonin me buri dhe flamuj të Turqisë. Qindra kilometra më tutje, në Myzeqe, po atë ditë, ata, të transformuar ligjërisht në Mokiq, Duleviq, Jablanoviq, Krkiq, vazhdonin të patrazuar bisedat nokturne duke folur për mbijetesën e tyre të vështirë në bujqësi.
Për hir të së vërtetës, shumë pak gjëra kanë ndryshuar në fshatin e Libofshës në vitet e fundit. Fillimisht ndryshuan mbiemrat dhe 80 vjet pas ardhjes së të parëve të tyre nga Novi Pazari dhe rrethina në Sanxhak, kanë vendosur që t’i japin vetë udhë historisë së tyre të re. Dhjetë ditë më parë hapën shkollën e parë në gjuhën serbe, ndërsa me kohë do t’i kërkojnë parlamentit të shtetit të tyre ‘amë’, Serbisë që t’u akordojë pensione; t’i kurojë gratis në Serbi dhe mbi të gjitha t’i ndihmojë për bujqësinë. Nuk ka rëndësi se në Sanxhakun e tyre të origjinës, të afërmit e tyre kryesisht me origjinë boshnjake kërkojnë një lloj autonomie ndaj Serbisë, ata vetë do t’i drejtohen sërish... Serbisë.
Dhe, Serbia nuk ka hezituar. Miroljub Zariq, që prej pak muajsh është ngritur në rangun e ambasadorit të Serbisë në Tiranë, në inaugurimin e shkollës që gjendet në kuzhinën e familjes së Eqerem Duleviq në Rrethlibofshë dhe ku nuk erdhi në inaugurim asnjë nga zyrtarët vendas, shkroi germën e parë në tabelën e zezë. Germën A -ai vetë e filloi me shpjegimin: Albanija. Pyetjes së gazetarëve për shkollat shqip, ua ka pasur gati përgjigjen: “Ashtu siç edhe e ka konstatuar në vizitën e fundit kreu në Serbi zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Jashtëm Ilir Meta, ne si shtet kemi lejuar dhe do të vijojmë të lejojmë shkolla për mësimin e shqipes” ...”mjafton që u hodh hapi i parë”. Të tjera investime do të kryhen në një të ardhme të afërt”... Eqeremin, 42 vjeçar, nuk e ka lënë ende entuziazmi i asaj dite. Ai të kujton disi gjyshin tek filmi ‘Komisari i Dritës’. Nuk pengon askënd që do të vijë në kursin e gjuhës serbe, pasi tashmë janë një pjesë e madhe dhe e banorëve të zonës, jo të origjinës së tyre, që duan t’i regjistrojnë aty fëmijët. S’ka asnjë procedurë dhe për Eqeremin mund të vijë gjithkush që dëshiron. Ai është më shumë se nismëtari i kësaj pune, pasi është financuesi kryesor i saj dhe nga ana tjetër dhe njeriu që nuk përton të shpjegojë sesi lindi kjo nismë.
Një muaj më parë, në një letër dërguar qeverisë së Serbisë, në emër të fshatit, ai i ka kërkuar autoriteteve të Beogradit: hapjen e kursit të serbishtes në fshat, shkollimin falas të libofshasve në Serbi, kurimin gratis të tyre, pensionin nga 200 deri në 500 Euro dhe ndihmën me mekanikën bujqësore! Sesa do të realizohet kjolistë kërkesash, këtë Eqeremi nuk e di, por për një gjë është i qartë dhe fare pragmatist: Shqipëria në gjendjen e saj vërtetë mund të japë leje dhe gjithçka, por s’të afron mundësi.

Shkolla
Mundësia që pa Duleviq dhe bashkëfshatarët e tij ishte se vërtetë ata duhet t’i tregonin Serbisë se ekzistonin, por nga ana e tyre u duhej të tregonin se po e ruanin gjuhën që duhet thënë se po humbet tek fëmijët. Sakaq, familja Duleviq liroi kuzhinën e shtëpisë, ndërsa pas bisedës me Ambasadën e Serbisë, mori një ndihmë për librat dhe bankat. Eqeremi na e shpjegon të gjithë përpjekjen shumë thjesht, në dhomën ngjitur të shtëpisë, ku vazhdimisht vjen zëri i fëmijëve të tij dhe të vëllezërve, por edhe shumë fëmijëve të tjerë, që duan të vijnë në shkollë. Kuptohet, është e vetmja zbavitje në fshat?! Është një iniciativë, të cilën burri që pretendon se e ka mësuar shtatë vjeç shqipen, e ka filluar prej katër vjetësh, paçka se ajo i flinte për vitesh me radhë, ndërsa një pjesë të hapësirës së një biznesi shtëpiak, ia ka blatuar kursit të serbishtes. Ndërrojmë në muhabet shumë gjëra, por burri që e ka bërë katandinë falë emigracionit, ka shqetësim vetëm politikën. “Ju lutem mos na kanalizoni në politikë. E bëra se e ndjeva dhe se gjuha jonë po humbte dhe na vjen keq që fëmijët gati po e harrojnë”, na thotë. Është shumë i hapur dhe beson se ka bërë një akt të mirë, por me letrën ka treguar se është edhe i mençur. Shqetësimi i vetëm, nëse mund të quhet, janë telefonatat e miqve që e marrin me shaka. Eqerem s’e ka fare me shaka. Një copë tokë të vetën e ka liruar për shkollën, e cila do të ndërtohet me financimin serb, ndërsa e quan ëndrrën e tij ende të paplotësuar: “Arrita me ndihmën e shoqatës dhe ambasadës dhe me ndihmën e vëllazërisë që të bënim diçka të vogël. Është e njohur nga Ministria e Arsimit dhe më kanë thënë se është marrëveshje mes dy shteteve, pas takimit të fundit të Ilir Metës me Tadiçin. Ky është kurs pa lekë dhe Ambasada ka marrë përsipër të bëjë gjërat teknike.. Dua të bëj dy klasa. Mbarojnë këta dhe vazhdojnë të rriturit...Dua...”.
Do, por e di që s’është e lehtë. I vetmi i rritur që merret përditë me fëmijët, është një banor i fshatit nga familja Maniq (Shkreli), i cili pretendon se thjesht edhe me kënaqësi bën plotësimin e mësimeve, që lë mësuesi serb, që vjen vetëm ditën e shtunë nga Shkodra. Zoran Hajko, kështu quhet ky mësues, thjesht shpjegon dhe ai pastaj ndihmon dhe mëson nxënësit më vonë. Mësimi fillon në orën 16.00 deri më 17,00 për fëmijët dhe vazhdojnë pastaj për më të rriturit. Duhet të jenë më shumë se tridhjetë fëmijë tani, por të themi se janë ende në nivelin fare fillestar. Maniq, një burrë i shëndetshëm, por që ka probleme me astmën pretendon që kur ikën mësuesi t’u shërbejë nxënësve dhe t’i afrojë në mësim... Pse e keni mbiemrin Shkreli? -e pyesim. “Unë nënën e kam boshnjake. Babai është rritur pranë Rugovës në Sharonjë . Ata flisnin dhe shqip dhe i kap kjo pjesë e Shkrelëve dhe kur erdhën e ndërruan”. Është rreth 60 vjeçar, por edhe ai thotë të njëjtën gjë: Do humbasim gjuhën, nëse vazhdohet kështu. Më sjell rastin e të birit, që është në Turqi për studime dhe flet katër gjuhë, por që s’mund të flasë gjuhën e tij. “E kjo është vërtetë për të ardhur keq”, shton ai.

Banorët
Maniq, është njësoj si të gjithë banorët, që pak orë më vonë mblidhemi në një kafene: trupmëdhenj, të shëndetshëm dhe të drejtë. Kanë karakteristika antropologjike, që të kujtojnë boshnjakët, ndërsa flasin me një dialekt jo të ekzagjeruar myzeqar. Kanë lindur këtu bashkë me baballarët e tyre, ndërsa gjyshërit, të ardhur nga Sanxhaku edhe pse e lusnin Allahun çdo ditë për të ikur, s’mundën kurrë të ktheheshin më pas. Me kohë, banorët autoktonë u hapën vend dhe ata shkuan mirë dhe me vllehët e shumtë në fshat. I pyes për mbijetesën këtu: Janë të gjithë në një gojë. “Është e vështirë, ndërsa duket se shteti ashtu si fshatrat e tjera pothuaj i ka harruar krejtësisht”. Një tjetër nga familja Hasanoviq më shpjegon më thjeshtë: Sikur të gjithë ata traktorët e ndihmës japoneze tu shpërndaheshin fshatarëve, s´do mend do ta kishim shumë më lehtë. Kështu është gjithnjë e më e vështirë, ndërsa kriza po na kaplon të gjithëve. Askush nuk dëgjon. Qeveritarët, politikanët, kinse specialiste thjeshtë llomotisin. E jeta është gjithnjë e më vështirë ndërsa veshi i qeverisë i shurdhët për ta. Pak minuta më vonë, me zakonin e mirë të myslimanëve, bashkohen edhe më shumë. Janë shumë mikpritës dhe ndryshe nga fshatarët përreth dhe shumë punëtorë. Sanxhakasit u dhanë fierakëve shumë nga traditat e mira të tyre, ndërsa mbajtën prej tyre qetësinë dhe mirëkuptimin. Të ardhur aty nga viti 1924, dikush e çon më vonë dhe dikush më shpejt si kohë, ata shpejt do të gjenin gjuhën e mirëkuptimit me banorët vendas. Edhe pse para Luftës së Dytë Botërore, ky vend ishte në masë kënetor dhe malarja bënte kërdinë... kuptohet se ai asnjëherë s’arriti të bëhej me zemër vendi i tyre i vërtetë. Eqeremi e shpjegon më thjesht të gjithën, ndryshe nga një burrë i vjetër, që më tregon gati një sagë të pafundme familjare. Shumë vite më vonë, të parët që ikën në fundin e periudhës së komunizmit do të rivendosnin lidhjet me kushurinjtë në Sanxhak, ndërsa brezi i tretë, që janë këta burra mbi 40 vjeçarë, do t’i rikthenin ato si fillim. Çuditërisht askurrë s’u përmenden nga grupet e tjera minoritare: “Po ngaqë ishim myslimanë”, më sqaron Eqeremi, që është një nga anëtarët e kryesisë së Moraça-Rozafa, shoqatës serbo-malazeze, që ende funksion e bashkuar. Megjithatë në takimin e fundit të Metës në Beograd është folur gjerësisht dhe për komunitetin sllav në Shqipëri.
Historia ndryshe
Ibrahim Bosnja, një plak shumë simpatik, e tregon historinë krejt ndryshe: Tre vëllezër që përfundojnë në Stamboll dhe pas shumë peripecish marrin vizë shqiptare për ti shpëtuar shpërnguljeve të detyruara turke. Përfundojnë në Sarandë dhe që andej në Vlorë, ndërsa mbretëria do tu japë një vend, ku edhe banorët mezi i mbijetonin malaries. “Zhivio u Skladar. Zadar... Skadar... Zadar..”, më thotë duke më shpjeguar periudhën e ushtrisë. Si të gjithë banorët nuk flet serbishte të mirë dhe kuptohet aspak me gramatikë. Më mirë është mësuesi i fshatit, dikur një punonjës i thjeshtë, që e ka mbajtur gjuhën kur i duhej të shkruante letrat e gjyshërve dhe prindërve. Një pjesë e banorëve i shpërngulën në Fushë-mbret në Elbasan dhe një pjesë tjetër në këtë vend ku qeveria e Zogut u dha në kodra nga 25 dynym tokë. Të dhjetë kasollet e dikurshme, që tashmë kanë humbur janë shndërruar në shtëpi të mira dhe shumë të pastra, ku bëhet jeta e 432 frymëve të komunitetit nga Sanxhaku. Eqeremi është i bindur se ai do të vazhdojë rrugën e tij, si gjithmonë në mirëkuptim me shqiptarët. Dhjetë vjet më parë dhe në varfërinë e tyre u afruan strehë kosovarëve të dëbuar nga serbët, ndërsa askurrë nuk do pajtoheshin me luftën në Bosnjë, ku vëllezërit e tyre të shpirtit do të masakroheshin?! Anipse, kohët kanë kaluar. Tashti, flitet ndryshe...dhe madje korrigjojnë njëri-tjetrin, kur dikush thotë ‘gabimisht’ se është boshnjak. Këta të fundit, madje, edhe i anashkalojnë fare, sikur të mos ekzistojnë fare. Madje, edhe në familjen që kanë mbiemrin Bosna?!!

Pak histori
Sanxhaku, ashtu si njihet sot, shtrihet në kufirin e Bosnjës me Kosovën, Serbisë dhe Malit të Zi deri sipër me Shqipërinë. Ka gjashtë komuna në Serbi që përbëjnë Sanxhakun (Raška) (Novi Pazar, Sjenica, Tutin, Prijepolje, Nova Varoš, dhe Priboj) dhe pesë në Malin e Zi. Nuk u trondit nga lufta, megjithëse lufta në Bosnjë dhe në Kosovë solli shumë probleme. Thuhet se prej luftës u detyruan të ikin plot 60,000-80,000 Boshnjakë dhe madje u vranë shumë prej tyre, ku më i përmenduri është rasti i Sjeverin (afër Priboj), në Bukovica (afër Pljevlja) dhe në Štrpci (afër Prijepolje). Me ndryshimet që kanë ndodhur tani boshnjakët janë ridimensionuar dhe madje Rasim Ljajiç është ministër i tyre në qeverinë serbe.
...
Përndryshe, Banorët e Libofshës janë vërtetë pragmatistë për të ardhmen e tyre, kur shikojnë indiferencën e shqiptarëve. Duke parë zhvillimin e Serbisë kanë menduar se mbijetesa e tyre në të ardhmen, do të jetë edhe më tej e lidhur dhe me interesat e shtetit Amë. Sa do t’ia dalin? Ata e filluan rrugën e tyre, paçka se kushërinjtë në Novi Pazar se duan autoritetin e Serbisë. U mjafton këtu në Shqipëri me identitetin serb, me besimin mysliman dhe me germat cirilike ?!
Shkrimi i referuar në materialin zyrtar të Komitetit qeveritar për minoritetet, ndërsa pjesa për “Greqinë në shkrimin e Grekët përmes shkollave private mundohen të shtojnë numrin e minoriteteve në Shqipëri” të Arben Llallës

http://www.revistamapo.com/index.php?fa ... 522&ref=nf
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Shkolla serbe ne Shqiperi!?

#2

Post by erix77 »

e ka fajin saliu qe i beri me toke me 7501 e famshem tani ste shkulen me serbet nga fieri.
po mire edhe keta e paskan kuptuar hilen e pensionit eee po serbi ska hyre akoma ne evrope dhe ku do i gjeje leket e pensionit per keta trimat e sanxhakut
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Shkolla serbe ne Shqiperi!?

#3

Post by ALBPelasgian »

Nese kurikulimi shkollor (i pergatitur nga Serbia) ne te cilin mesojne nxenesit serb ne Kosove ka kete permbajtje:
Tekstet shkollore serbe: Shqiptarët plackitës e grabitqarë

PRISHTINË- Një komision i pavarur, i ngritur në Kosovë për rishikimin e programeve mësimore në shkollat serbe, vë në dukje se tekstet e librave janë të mbushura me urrejtje e fakte të pavërteta për shqiptarët. Lajmi bëhet publik nga Radio Evropa e Lirë.

Nxënësit serbë, qytetarë të Kosovës mësojnë në shkollë se Kosova është pjesë e Serbisë, nuk njohin himnin e saj, por vetëm atë serb. Në librat e historisë, shkruhet se shqiptarët kanë kryer genocid ndaj serbëve, por nuk dinë asgjë për konfliktin e vitit 1999. Këngët e poezitë e shkollës janë të mbushura me gjuhën e urrejtjes. Këto fakte, tërësisht në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës sipas Komisionit të pavarur për rishikimin e kurrikulumit në shkollat serbe, mësohen që nga klasa e parë e deri në shkollën e mesme.

“Librat e historisë janë me plot tekste, të cilat serbët dhe shqiptarët i paraqesin në pozitën e xhelatit dhe të viktimës, që direkt inkurajojnë konflikt ndëretnik”, tha Radivoje Mancic, kryetar i Komisionit të pavarur. Ai theksoi se në këto libra të historisë shkruhet se shqiptarët kanë kryer ‘gjenocid’ ndaj popullit serb, duke e bërë këtë me qëllim që t’i largojnë serbët nga Kosova. Shqiptarët përshkruhen si plaçkitës të kishave, ndërsa në të vetmin vend ku përmenden ilirët, ata quhen ‘grabitqarë’.

Sipas komisionit duhen shkruar libra të rinj, ku të gjitha kulturat dhe komunitetet do të paraqiteshin në mënyrë adekuate, në frymë të paqes, bashkëjetesës dhe së ardhmes evropiane të Ballkanit, pasi duket qartë se në shkollat serbe në Kosovë mësohet me programe arsimore të Serbisë, ndërsa mësuesit në këto shkolla marrin paga edhe nga Prishtina edhe nga Beogradi.

Ministria e Arsimit do ta marrë këtë raport si bazë për harmonizimin e teksteve mësimore me Kushtetutën dhe Planin e Ahtisarit.
(m.a/BalkanWeb)
...cka na garanton se ne shkollat serbe qe metohen te hapen per "serbet" e Shqiperise nuk do te kene te tille permbajtje shoviniste?
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Shkolla serbe ne Shqiperi!?

#4

Post by qiellikaltër »

Mendoje c'mesojne edhe femijet shqiptare te Lugines se Presheves etj.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”