"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Labëria e harruar
- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Labëria e harruar
Lidhja e të gjithë fshatrave me bregdetin ka qenë një ndër premtimet kryesore të qeverive të majta e të djathta që prej rënies së komunizmit.
Në pamjet televizive, kreu i Bashkisë Himarë, Vasil Bollano dhe politikanë të tjerë janë shfaqur shpesh duke prerë shirita e duke inaguruar në jugun e vendit.
Megjithatë, siç dëshmoi sot reportazhi në edicionin qëndror të lajmeve, një prej krahinave kryesore të vendit është lënë jashtë kësaj harte investimesh: Labëria.
Që përpara viteve 1990 kanë ekzistuar dy projekte të infrastrukturës rrugore, të cilat duhet të mundësonin lidhjen e Labërisë me bregdetin e Jonit.
Njëri u realizua në gjysmë, tjetri në mënyrë të çuditshme u nderpre. Aksi i parë, i hapur gjatë viteve të diktatures dhe sot plotësisht i rrënuar e thuajse i pakalueshëm është ai që nxjerr fshatrat e Laberisë në Borsh.
Projekti i dytë, i cili mbeti i papërfunduar, është aksi Kuç--Pilur--Himarë. Për bllokimin e tij, gjatë viteve të demokracisë, sidomos pas viteve 2000, intelektualë të njohur të qytetit, por edhe banorë të thjeshtë bëjnë përgjegjës elementë të caktuar ekstremistë grekë.
Sipas tyre, ata i druhen zbritjes së banorëve të Laberise në Himare, çka do t'ua bënte të vështirë veprimtarinë e tyre të dendur antikombëtare.
"Nuk duan t'a bëjnë rrugën e janë ca mercenarë që marrin para për t'a penguar", thotë Kiço Bollano, një njeri që pretendon se ka afri gjaku me Kryetarin e Bashkisë Himarë.
"Ai i pari (i referohet Vasil Bollanos) është me prejardhje nga Progonati. Ne jemi fisi më i madh në Himarë, por kemi zbritur atje përpara shumë kohësh nga Progonati".
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
