"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Dhunohen varret e Boboshticës

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Dhunohen varret e Boboshticës

#16

Post by erix77 »

Me duket se kaseten e zakonshme e vure ti ne pune elikranon.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Dhunohen varret e Boboshticës

#17

Post by Sally »

elikranon wrote:Ndoqa emisionin ne News 24: "Martiret e rreme te Boboshtices", humba vetem nje pjese nga fillimi.
Nuk u intervistua asnje deshmitar, apo dhe ndonje vendas qe mund ti ishin cenuar varrezat e te afermve. Bile, bile, edhe autoresia e reportazhit ishte anonime.
Pastaj ndoqa dhe intervisten qe iu morr Prefektit te Korces, i cili dha pergjigje te prera qe nuk mund te kene interpretime te dyfishta. Dhe esenca e atyre qe tha Prefekti ishte qe i vetmi akt i denueshem qe ndodhi ne Boboshtice ishte djegia e kurrorrave dhe gjithcka tjeter ishte nje sajese e shtypit nacionalist shqiptar.Me pas ndoqa dhe intervisten e zoti Godo qe fliste nga Tirana. Nuk u lodh shume zoti Godo se vuri ne pune kaseten e zakonshme.
Tani ke te besoj une, Prefektin e Korces qe ka qene dhe ne vendngjarrje dhe eshte rajon i administrimit te tij, apo zotin Godo qe flet nga Tirana?



P.S: Ja qe plasi dhe kjo fllucka e rradhes, Boboshtica. Bera mire qe kisha rezervat e mia qe ne fillim.
Meqe keto akte per ju qenkan te rreme:
1-Po sikur te themi dhe ne qe: DJEGIA E KURORAVE ESHTE NJE SAJIM GREK ( i dogjet vet "JU" gregkrit per te gjetur pretekse?!
2-Po sikur te themi qe ky News 24 ka marr ca pensione nga greku ( te thata ne dore, si puna juaj) per te bere kete emison?!

3-'Prefektit te Korces'?! po cmund te presim ne nga aji, kur ju merrni pensione mujore, aji merr shperblime ditore?!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Dhunohen varret e Boboshticës

#18

Post by qiellikaltër »

elikranon wrote:Ndoqa emisionin ne News 24: "Martiret e rreme te Boboshtices", humba vetem nje pjese nga fillimi.
Nuk u intervistua asnje deshmitar, apo dhe ndonje vendas qe mund ti ishin cenuar varrezat e te afermve. Bile, bile, edhe autoresia e reportazhit ishte anonime.
Po kush i perfaqesoka keta fshataret e Boboshtices me mire se kryetari i komunes?!

"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
elikranon
Honored Member
Honored Member
Posts: 373
Joined: Sat Dec 26, 2009 6:05 pm
Gender: Male

Re: Dhunohen varret e Boboshticës

#19

Post by elikranon »

Sally wrote:3-'Prefektit te Korces'?! po cmund te presim ne nga aji, kur ju merrni pensione mujore, aji merr shperblime ditore?!
Keshtu eshte, kur s`na pelqejne te thenat e njerit, qe ne kete rast eshte Prefekti i Korces, i veshim ca epitete dhe i lame duart me te.
Po ne Shqiperi ka edhe zera kritik qe i rezistojne demagogjise nacionaliste.
faon perrovarri
Honored Member
Honored Member
Posts: 300
Joined: Sat Oct 31, 2009 7:15 pm
Gender: Male

Re: Dhunohen varret e Boboshticës

#20

Post by faon perrovarri »

ZANI I MALESORIT

Bash pe Hotit,
t'Shkodnes,
une jam
Linur e rritun
ne Lure , kam
me thirren L'mjane,
vec nderin
ma ban
Nje eshten,
te babes se gjyshit,
gjithe ne e mbajme,
Marku n'Zyrih
Titi ne Athene
ene Shtjefni ne Tirane
Ashte simboli yne antiNIZAME
U perpoqa te THRInoje me za te nalte dhe te melodizuar historine e familjes te nji miku tem ,ndjese paste, qe sa here vertisnim kuvenden rreth asaj se si ne shqiptaret u katandisem si kokoshi nje thele thoshte sa here;
''E pjerdi kali ,
n'dere te hanit
ene ja rrasi, Ramadanit
Ramadani bani be
une,tha
nuk mujte me pjerd
qi kun kam le.
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Dhunohen varret e Boboshticës

#21

Post by Sally »

elikranon wrote:
Sally wrote:3-'Prefektit te Korces'?! po cmund te presim ne nga aji, kur ju merrni pensione mujore, aji merr shperblime ditore?!
Keshtu eshte, kur s`na pelqejne te thenat e njerit, qe ne kete rast eshte Prefekti i Korces, i veshim ca epitete dhe i lame duart me te.
Po ne Shqiperi ka edhe zera kritik qe i rezistojne demagogjise nacionaliste.



Ja dhe nje epitet tjeter per ''prefektin e famshem'' qe shkatarron naten dhe ankohet diten!


Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Dhunohen varret e Boboshticës

#22

Post by Adriana »



Procesi gjyqësor për dhunimin e varreve të fshatit Boboshticë në seancën e radhës ka vijuar me pyetjet e dëshmitarëve. Janë paraqitur në këtë seancë 8 dëshmitarë, banorë të këtij fshati të thirrur nga organi i akuzës. Sotir Koco, i cili shërben si kujdestar i kishës së Shën Mërisë në Boboshticë, brenda së cilës ndodhen edhe këto varre të vjetra, pohoi se ka patur dhunim të varreve, këtë e tregojnë edhe eshtrat e dala në sipërfaqe
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Dhunohen varret e Boboshticës

#23

Post by Adriana »

Skandali i Boboshticës, një vit burg kreut të OMONIA-s



Një vit burg ka vendosur Gjykata e Korçës për kreun e OMONIA-s Naum Disho dhe 1.5 vjet lirim me kusht për punëtorët Alqi Koroveshi dhe Luan Zaçe nën akuzën e dhunimit të varreve duke rrëzuar atë të ndërtimit pa leje.

Pas hetimeve të kryerja dhe pyetjes së dëshmitarëve, ka rezultuar se janë dhunuar varret e vjetra të fshatit Boboshticë gjatë ndërtimit të memorialit për ushtarët grekë të rënë gjatë luftës.

Në reagimin e tij pas dhënies së vendimit kreu i OMONIA-s Disho është shprehur se ky ishte një dënim politik si dikur në diktaturë për shkak të origjinës së tij vllahe-greke, ndërsa punëtorët në seancën e mëparshme kërkuan drejtësi,pasi sipas ata ishin thjesht punëtorë që ishin marrë me pagesë ditore për të kryer punimet në ndërtimin e memorialit


http://lajme.parajsa.com/Shqiperia/id_3 ... m=facebook
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Dhunohen varret e Boboshticës

#24

Post by Arbëri »

Arben Llalla
Image
Ashtu siç kam shkruar në shkrimin tim të datës 12 shkurt se grekët kanë filmuar varrezat ortodokse shqiptare të shekullit 19 me mbishkrime greke u vërtetua. Dje, në një media elektronike greke janë paraqitur fotot e varrezave shqiptare ortodokse me mbishkrime greke të vitit 1888. Deklarata e ish-konsullit grek Theodhoros Ikonomu, se Korça është pjesë e Vorio Epirit dhe të krishterët le të shohin mbishkrimet e varreve të etërve të tyre për origjinën e tyre, është bazuar pikërisht te filmimet dhe fotografimet e varrezave të Korçës. Siç duket grekët ende ngatërrojnë fenë me kombin si në Mesjetë. E njëjta strategji me fotografimet e varreve me mbishkrime greke ka ndodhur pak vite më parë, kur disa gazetarë grekë filmuan varrezat e vjetra ortodokse në qytetin e Manastirit (Bitola), duke na ofruar pamje të pllakave të varreve me mbishkrime në gjuhën greke.

Këto veprime u bënë me qëllim që Greqia të ngrejë pretendimet se në Maqedoni jeton një minoritet i fshehur grek me rreth 100 mijë njerëz. Por le t’u japim përgjigje deklaratave të ish-konsullit grek Theodhoros Ikonomu për gurët e varreve në Korçë që janë në gjuhën greke dhe fotografuar nga Maria Karathanu. Dihet se këndimi në kishat ortodokse të trevave shqiptare, deri sa u shpall Kisha Autoqefale Shqiptare, bëhej në gjuhën greke, e cila ka qenë gjuhë zyrtare e liturgjisë në kishë. Kështu, ishte e natyrshme që edhe mbishkrimet në pllakat e varreve të shqiptarëve të shkruheshin në këtë gjuhë, ashtu si myslimanët shqiptarë i shkruanin në gjuhën turke me shkronja arabe.

Më 1922-shin u shpall Kisha Autoqefale Shqiptare dhe më 1929-n u formua Sinodi i Shenjtë me kryepeshkop Visarion Xhuvanin, por njohja zyrtare u bë disa vite më vonë nga Patriakana Egumenike e Stambollit. Pra, pas shpalljes së Kishës Autoqefale kaluan disa vite deri më 1937-n, vit në të cilin u njoh zyrtarisht gjuha shqipe për t’u përdorur në kishën ortodokse dhe në mbishkrimet e varreve. Grekët besoj se i dinë këto fakte historike. Informatat flasin se grekët kanë filmuar varrezat e vjetra shqiptare që janë me mbishkrime greke në disa qytete si Korça, Gjirokastra, Saranda, Delvina. Këto pamje grekët ua paraqesin ndërkombëtarëve për t’u treguar se ekziston popullsi shumicë greke në jugun e Shqipërisë, të cilët për 50 vite regjimi komunist i asimiloi me dhunë.

Meqenëse grekët qenkan interesuar për pllaka varresh, ne pyesim: Pse Greqia në fillim të viteve 1930 zhduki mbi 500 mijë varre të bashkësisë hebreje në qytetin e Selanikut? Me pllakat e varreve qeveria greke ngriti godinat e universiteteve në këtë qytet. Pse Greqia në fillim të viteve 1970 prishi varrezat e bashkësisë bullgare, rumune dhe shqiptare në qytetin e Selanikut? Ç’u bë me kockat e të vdekurve? Pse gjithë kjo urrejtje e popullit grek ndaj popujve të tjerë, të cilët i kanë ofruar kulturë dhe zhvillim Greqisë?! Në përfundim dua të shtoj se provokimet greke për autonomi të Vorio Epirit kanë mbështetjen e Rusisë. Kohët e fundit vihet re një përkrahje e madhe e mediave ruse për shpalljen e autonomisë së Vorio Epirit me shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga shqiptarët e atjeshëm.

Me anulimin e regjistrimit të popullsisë, që do të mbahej në prill 2011, grekët kanë shtypur formularë për ta bërë vetë regjistrimin e popullsisë në Republikën e Shqipërisë, duke shkelur çdo ligj kombëtar dhe ndërkombëtare. Pra, ëndrra e shovinistëve grekë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë nuk është shuar. Ata, me të gjitha mjetet, po përpiqen që sa më shpejt të realizojnë projektin e Megaloidesë.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”