"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Samaras-Berishës: Pakti detar, kur të fitoj zgjedhjet

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Samaras-Berishës: Pakti detar, kur të fitoj zgjedhjet

#1

Post by Arbëri »

Samaras-Berishës: Pakti detar, kur të fitoj zgjedhjet

Image

MARSEJE - Gjatë Kongresit të Partisë Popullore Evropiane, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha zhvilloi një takim me Antonis Samaras, kreun e partisë së djathtë opozitare greke Demokracia e Re.

Kryetari i Partisë Demokracia e Re, Samaras i propozoi kryeministrit shqiptar Sali Berisha, që dy vendet të shqyrtojnë përsëri marrëveshjen për përcakimin e kufijve të zonave detare dhe të shelfit kontinental midis tyre.

Sipas mediave elektronike greke, zoti Berisha e përshëndeti propozimin e kryetarit të Demokracisë së Re, dhe të dy ranë dakord të përfundojnë një marrëveshje të re mes tyre, kur opozita e djathtë të vijë në pushtet dhe kreu i saj, Samaras të bëhet kryeministër.

Në prill 2009, ish kryeministri grek Kostas Karamanlis nënshkroi marrëveshje me homologun e tij shqiptar Sali Berisha për caktimin e kufijve të zonave detare dhe të shelfit kontinental. Marrëveshja shkaktoi reagime nga partitë politike në Shqipëri, të cilat e akuzuan qeverinë se ka "shitur" në Greqi zonat detare shqiptare. Partia Socialiste shqiptare apeloi kundër marrëveshjes në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, e cila e anuloi atë.

Tani iniciativa e Samaras dhe pranimi i saj nga Berisha krijon mundësi për përpilimin e një marrëveshjeje të re, gjithmonë nëse opozita konservatore greke fiton zgjedhjet dhe Samaras bëhet kryeministër.

Kreu i opozitës së djathtë greke Antonis Samaras, kërkoi gjithashtu nga kryeministri shqiptar, respekt të plotë për të drejtat politike dhe sociale të minoritetit grek, i cili jeton brenda kufijve të shtetit shqiptar, duke theksuar se "minoriteti është ura më e mirë e miqësisë në mes të dy vendeve".

U diskutuan çështje me interes për minoritetin grek, duke përfshirë edhe atë të eliminimit të përkatësisë etnike dhe fesë nga dokumentet, çështjet e pasurive të patundshme, arsimit etj
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Samaras-Berishës: Pakti detar, kur të fitoj zgjedhjet

#2

Post by erix77 »

Po ne vjeshte ne vjeshte!
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”