UNMIK “strehon” serbin Boban Saviç
Sipas një dokumenti që ka siguruar gazeta “Bota sot” Boban Saviç punëtor i UNMIK-ut është arrestuar nga Policia e Kosovës në manifestimin e mbajtur në Graçanicë sepse ka demonstruar simbole promilitare serbe.
UNMIK-u megjithëse ka ndryshuar rolin e vet në Kosovë, duket se nuk është pastruar nga të gjitha “mëkatet” e veta të kohës së sundimit disavjeçar në Kosovë deri në shpallje të Pavarësisë së Kosovës dhe deri në instalimin e misionit evropian EULEX në Kosovë. I “strukur” kryesisht në veri të vendit dhe në disa enklava serbe në Kosovë ky mision vazhdon të jetë sinonim i së keqes në Kosovë. Kështu përveç faktit se UNMIk-u ka një qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës e në raste të veçanta edhe kundërshtues, duket se selitë e UNMIK-ut në veri dhe në disa lokalitete të Kosovës vazhdojnë të jenë “çerdhe” të strehimit të elementëve kriminelë sidomos të disa pjesëtarëve të minoritetit serb.
Kështu sipas një dokumenti, Boban Saviç pjesëtar i stafit të UNMIK-ut në Kosovë me numër identifikues (LS00918) është arrestuar nga Policia e Kosovës në Graçanicë dhe është dërguar në stacion policor. Bazuar në fakte gjatë festës së Vidvdanit në Graçanicë më 26 qershor të këtij viti rreth orës 18h, Saviç është parë duke parakaluar në uniformë të zezë me shirit dhe logo në krah të majt dhe me simbole paramilitare serbe. Policia e Kosovës e ka mbajtur në paraburgim për 48 orë por më pas me ndërhyrjen e mbikëqyrësit të UNMIK-ut për çështje sigurie në prani të prokurorit është lirar rreth orës 21 të asaj mbrëmje. Çështja kundër Boban Saviqit është në hetim e sipër.
http://www.albeu.com/kosove/unmik-%E2%8 ... vic/44173/
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Gjendja ne veri te Kosoves.
-
- Member
- Posts: 47
- Joined: Sat Jul 16, 2011 2:07 am
- Gender: Male
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Gjendja ne veri te Kosoves.
Ja kush janë 5 vrasësit e policit Enver ZymberiAdriana wrote:Dhimbje dhe krenari për kolegun Enver Zymberi
Pikat u morën pas 12 vjetësh nën kontroll nga shteti i Kosovës, por policia mbeti pa njërin prej djemve më të mirë të saj, Enver Zymberi. Pos krenarisë, të dy policët i bashkon dhimbja për kolegun e vrarë, tashmë i shpallur edhe hero. “Ndiejmë dhimbje për kolegun e vrarë në detyrë, Enver Zymberi, por edhe krenarë për shëmbëlltyrën e tij. Familjes së Enverit i shprehim ngushëllime më të thella. Dhimbjen për Enverin e kemi kthyer në krenari dhe objektivin e tij do ta realizojmë në tërësi në praktikë”, sikur betohet njëri nga policët.
Ata nuk i zmbraps humbja e kolegut, madje shprehen të gatshëm që në çdo çast të jenë aty ku i kërkon Kosova.
Agjencia NOA ka siguruar fotot e të kërkuarve të cilët megjithë përpjekjet që UNMIK në Kosovë thotë se ka bërë, ende nuk janë gjetur për t’u vënë në pranga.
Ratomir Bozhoviq, Radovan Radiq, Millovan Vllashkoviq, Sllobodan Vuqiniq dhe Dushan Jovanoviq, akuzohen për vrasjen e pjesëtarit të njësitit special të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, i cili u qëllua fatalisht me armë zjarri më 26 korrik të këtij viti.
I ndjeri Zymberi u qëllua për vdekje, ndërsa ishte në krye të detyrës, gjatë aksionit policor të autoriteteve kosovare për rimarrjen e kontrollin në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës.
Konfirmohet se Interpol ka lëshuar fletëarrestimet për pesë serbët e dyshuar rreth vrasjes. Sipas zyrtarëve të Interpolit, këto fletëarreste u lëshuan me kërkesë të misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. /Noa/
Dushan Jovanoviq.

Sllobodan Vuqiniq.

Millovan Vllashkoviq.

radovan-radiq

Ratomir Bozhoviq.

http://www.graviteti.com/?p=28415
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Gjendja ne veri te Kosoves.
Policia e Kosovës dhe shqiptarët sonte bëjnë roje në Mitrovicë
Në lagjen ‘Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicën e veriut, pas ngjarjeve të dy ditëve të fundit, banorët shqiptarë janë organizuar dhe po bëjnë roje përpara ndërtesave ku ata banojnë.
Ndërkohë analistët bëjnë vlerësojnë se është koha e fundit që KFOR-i dhe te ULEX-i të ndryshojnë qëndrimin, ndërsa Qeveria të ballafaqohet me strukturat paralele të Serbisë.
Përveç banorëve që bëjnë roje në lagjen e “Tre Rrokaqiejve”, të pranishëm janë edhe Policia e Kosovës, ndërkaq aty nuk vërehen policië të EULEX-it apo pjesëtarë të KFOR-it.
Policia e Kosovës, po përpiqen të ruajnë qetësinë dhe të mbrojnë banorët e kësaj lagje, pa dallim etnie.Të dielën në orët e hershme të mëngjesit, në këtë lagje ka ndodhur një shpërthim, ku për pasojë u vra Selver Haradinaj, ndërkaq mbetën të plagosur dy fëmijët dhe bashkëshortja e tij.
Sulimi në fjalë është cilësuar nga prokuroria si akt terrorist, dhe si i tillë ka rritur tensionet ndëretnike në këtë pjesë të Kosovës.Të hënën, kontejneri i vendosur nga policia, për të bërë kontroll në këtë lagje, është larguar pas pak minutash nga dhjetëra serbë, ku është vërejtur edhe Zarko Veselinovic, vëllai i Zvonko Veselinovic, të dyshuar dhe kërkuar nga policia si drejtues të strukturave kriminale në veri.
Arben Qirezi, ekspert i sigurisë, tha për RTK-në se gjendja ne veri të Mitrovicës nuk është e re, dhe se përgjegjësinë kryesore për këtë situatë, sipas tij, e mbanë bashkësia ndërkombëtare, me qëndrimin tolerues ndaj strukturave paralele të Serbisë.
Ai tha se sulmi i fundit ka për qëllim tensionimin e sërishëm të situatës, moslejimin e vendosjes së institucioneve të Republikës së Kosovës dhe mbajtjen e bisedime për këtë pjesë të Kosovës.
“Tani KFOR-i dhe EULEX-i duhet të ndërrojnë qëndrimin, ndërsa Qeveria e Kosovës duhet të formulojë qasjen ndaj veriut, sepse nuk është në pyetje rezistenca qytetare, por e strukturave të Serbisë. Pra Qeveria e Kosovës duhet të përballet me ato struktura, që nuk ka rëndësi si quhen, kriminale, paralele apo struktura shtetërore të Serbisë”.

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Gjendja ne veri te Kosoves.
Shqiptarë, mbroni familjet tuaja në Mitrovicë!
Mitrovicë, - Të zhgënjyer me situatën e sigurisë në veriun e Mitrovicës, shqiptarët kërkojnë ndihmën e shtetit për t’u mbrojtur. Gjatë ditës së martë ata zbritën në jug dhe i kërkuan mbrojtje kryetarit të Komunës së Mitrovicës Avni Kastrati.
Pas takimit me banorët, Kastrati zhvilloi një takim edhe me banorët e lagjes së Boshnjakëve dhe gjatë kësaj vizite ai porositi banorët që tani e tutje secili me forcat vetjake të mbrojnë familjet e tyre.
“Secili shqiptar ta mbrojë familjen e vet. Kjo nuk do të thotë që policia nuk do të ofrojë siguri, mirëpo them që secili shqiptar i veriut, që sheh ndonjë rrezik të mbrohet në formë vetjake”, deklaroi Kastrati, raporton TCH.

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- bardus
- Star Member
- Posts: 882
- Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
- Gender: Male
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Gjendja ne veri te Kosoves.
Veteranët e luftës kërkojnë mobilizim për veriun
Veteranët e Luftës së UÇK-së i janë drejtuar me një letër të hapur organeve të sigurisë në vend, duke kërkuar nga ta që të ndalojnë spastrimin etnik të shqiptarëve nga veriu i Kosovës dhe të vendosin qetësi dhe rend. Ata kanë kërkuar nga institucionet shtetërore dhe ato të KFOR-it dhe EULEX-it që të mbrojnë popullsinë shqiptare në veri, në të kundërtën deklarojnë se do të jenë në ballë të organizimit gjithë-popullor në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve në këtë pjesë të vendit.
“Kaluan më shumë se 12 vite që nga largimi i forcave okupuese e ne ende kemi një situatë okupimi në veri të Kosovës. Strukturat e Serbisë, në asnjë moment nuk pushuan së vepruari. UNMIK dhe KFOR, ishin në dijeni të plotë të situatës dhe me mosveprimet e tyre, lejuan funksionimin normal të këtyre strukturave, të cilat vazhduan traditën kriminale dhe gjenocidale të Millosheviqit”, thuhet në letër.
Sipas tyre, në kohën kur Kosova kontrollohej ashpër nga UNMIK-u dhe KFOR-i dhe kur nuk kishte asnjë organ ekzekutiv vendor, natën në mes 3 dhe 4 shkurtit 2000, mbi 1500 familje shqiptare me rreth 12 mijë banor u deportuan me dhunë nga shtëpitë e tyre në veri të Kosovës, me ç’rast u vranë 10 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.
OVL e UÇK-së u apelon organeve të sigurisë që urgjentisht: të merren masat për kthimin e menjëhershëm të banorëve shqiptar në pronat e veta dhe të shuhen strukturat e Serbisë dhe të arrestohen pjesëtarët e tyre.
Sipas tyre, këto masa janë parakusht i ruajtjes së sigurisë në Kosovë dhe do krijojnë kushtet për jetë të lirë e të qetë, për organizimin e pushtetit lokal legjitim dhe për mirëqenien ekonomiko-sociale të banorëve në atë pjesë.
“Nëse KFOR-i, EULEX-i dhe Qeveria e Kosovës, do të rrinë edhe më tutje duarkryq, Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, do të jenë në ballë të organizimit popullor. Përgjegjës të kësaj situate do të jenë vet organet e sigurisë, që me mosveprimin e tyre shkaktuan tërë këtë situate”, thuhet në letrën e nënshkruar nga kryetari i veteranëve të luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli.

Drews për veriun: Nuk durojmë më
Gjakovë, 7 qershor - Teksa pret një zgjidhje të shpejtë politike për veriun, misioni i KFOR-it në Kosovë është i vendosur të garantojë lëvizje të lirë në çdo cep të vendit dhe zero tolerancë ndaj çdo aksioni të dhunshëm kundër organizatave ndërkombëtare, transmeton Zëri.
Këtë e ka konfirmuar të enjten komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, gjatë një vizite që e ka bërë në komunën e Gjakovës.
“Nuk presim përkeqësim të situatës, por përkundrazi ndoshta përmirësim të saj. Presim një zgjidhje politike në mes të qeverisë së Beogradit dhe asaj të Prishtinës, sigurisht me mbështetje ndërkombëtare, mirëpo në anën tjetër presim edhe përmirësime të raporteve të qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve në pjesën veriore”, ka thënë Drews.
Duke folur për aksionin e fundit të KFOR-it, për largimin e barrikadave serbe, gjenerali Drews ka thënë se lëvizja e lirë mbetet prioriteti kryesor i misionit paqeruajtës, prandaj në këtë drejtim nuk do të ketë asnjëherë kompromis me askënd.
“Shpresoj se mesazhi ynë ka arritur në cak, mesazh që do të jemi gjithmonë të prerë dhe nuk do të tërhiqemi nga detyra jonë kryesore, nga misioni ynë dhe kjo do të qëndroj edhe në të ardhmen”, ka thënë ai, ndërsa kundërpërgjigjen e serbëve në këtë aksion e ka quajtur si akt kriminal e terrorist.
“Deri me tani kemi qenë mjaft të duruar dhe kemi pasur shumë bisedime me përfaqësuesit e qytetarëve në pjesën veriore të cilët gjithmonë i kemi inkurajuar që t’i largojnë vet ato barrikada. Mirëpo, dikur vjen koha kur vërtete duhet vepruar dhe ashtu edhe ka ndodhur.
Unë i akuzoj dhe i gjykoj të gjitha ato veprime që kanë ndodhur si kundër reagim ndaj operacionit tonë, reagime të cilat sipas mendimit tim janë të ndërmarra nga grupe kriminale e terroriste”, ka vazhduar ai, ndërsa nuk ka harruar t’i falënderojë ushtarët e KFOR-it, të cilët edhe përkundër rrezikut vdekjeprurës që u është kanosur, e kanë ruajtur gjakftohtësinë dhe kanë vepruar mjaft profesionalisht, duke e evituar më të keqen, humbjen e jetëve të njerëzve.
Ndryshe, gjenerali Drews është takuar me kryetarin e komunës së Gjakovës Pal Lekaj, nga i cili është njoftuar për të gjitha zhvillimet në Gjakovë, duke filluar nga angazhimet për zhvillim ekonomik lokal, integrimi i minoriteteve, çështja e sigurisë e deri tek çështja e aeroportit ushtarak të Gjakovës, për të cilin është thënë se i mbetet qeverisë italiane si investitor, që ta marrë një vendim për kohën dhe fatin e mëtejmë të tij.

Pesë skenarë për veriun e Kosovës
Instituti RIDEA dhe Qendra për Studime Ndërkombëtare pranë Universitetit të Oksfordit (QSNUO), të martën kanë bërë prezantimin e studimit mbi zgjidhjen e Rebusit në Kosovën Veriore.
Kjo përmbledhje pasqyron skenarët kryesorë dhe rekomandimet për zgjidhjen e rebusit ne veriun e Kosovës që në parim, ka të paktën pesë skenarë për zgjidhjen e problemit në veri të Kosovës.
Labinot Greiçevci nga Instituti kërkimor për çështje Evropiane RIDEA, ka thënë se skenari i parë është që kjo pjesë e vendit të ri-integrohet përmes përdorimit të forcës, ngjashëm me aksionin e Qeverisë së Kroacisë kundër Republikës Serbe të Krajinës (RSK) më 1995 apo atë të Qeverisë së Shri Lankës kundër rebelëve Tamil në veri të atij vendi më 2009.
“Kjo nuk është zgjidhje e mundshme në kontekstin e tanishëm gjeopolitik dhe rajonal të Kosovës. Mirëpo, nëse problemi vazhdon edhe në periudhën afatmesme, ky skenar nuk mund të anashkalohet në tërësi, meqë kjo çështje është e lidhur drejtpërdrejt me dilemën e sigurisë nacionale - të bëhet apo zhbëhet Kosova”, ka thënë Greiçevci, transmeton “Zëri”.
Ndërkaq, skenari i dytë i mundshëm, sipas tij, është ndarja e asaj pjese të Kosovës dhe bashkimi i saj me Serbinë në mënyrë të ngjashme me krijimin e Irlandës së Veriut nga gjashtë rajonet e Irlandës në fillim të viteve 1920 si pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, derisa 26 rajonet tjera fillimisht formuan Shtetin e Lirë Irlandez e më vonë Republikën e Irlandës.
Mirëpo sipas tij, ky skenar nuk është lehtë i realizueshëm për shkak të shumë vështirësive dhe komplikimeve.
“Me fjalë të tjera, një zgjidhje e tillë do të hapte kutinë e Pandorës dhe shumica në bashkësinë ndërkombëtare kundërshton këtë skenar. Kësisoj, ky është një skenar pothuajse i parealizueshëm”, ka thënë ai.
E skenari i tretë, siç tha ai, është që t’i jepet veriut të Kosovës autonomi e gjerë territoriale-politike, e ngjashme me atë të Republika Srpskas në Bosnjë dhe Hercegovinë apo atë të “shtetit konstitutiv” vetëqeverisës turko-qipriot si pjesë e shtetit nominalisht të bashkuar “Republika e Qipros së Bashkuar”, propozuar nga OKB në vitin 2004.
“Kjo zgjidhje është e parealizuar në kontekstin e tanishëm Kosovar, ngaqë është shumë e mundur që të mos pranohet nga klasa politike në vend dhe popullata shumicë shqiptare në Kosovë”, ka thënë ai, sipas të cilit është i pamundshëm edhe skenari i katërt, si në rastin e Bërçkos në Bosnjë dhe Hercegovinë.
“Duke marrë parasysh faktin që deri në njëfarë mase ky skenar do e vendoste veriun e Kosovës në ‘bashkëpronësi’ (kondominium) edhe të Kosovës edhe të Serbisë, edhe kjo strategji do të ishte jofunksionale dhe si pasojë do të prodhonte një integrim të dështuar të veriut të Kosovës me pjesën tjetër të Kosovës”, tha Greiçevci.
Skenari i fundit për nga radha, por jo edhe rëndësia, do të ishte implementimi i plotë i Planit të Ahtisaarit në veriun e Kosovës në mënyrë paqësore, vlerëson ai. Sipas tij, kjo zgjidhje do të kënaqte Qeverinë e Kosovës, serbët në jug të Kosovës dhe shumicën në bashkësinë ndërkombëtare.
“Mirëpo, tash për tash kjo zgjidhje nuk është e pranueshme për Serbinë, serbët në veri të Kosovës dhe disa shtete në bashkësinë ndërkombëtare (p.sh Rusinë)”, tha ai.
Ndërkaq, ai ka thënë se rekomandimet e këtij studimi janë të ndara në tri grupe: a) rekomandime për Qeverinë e Kosovës; b) për serbët në Kosovë (veçanërisht ata në veri); dhe c) për bashkësinë ndërkombëtare.

Posselt: Nësë preket veriu, do të preken kufijtë jugor të Serbisë
23 janar - Në Komisionin për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian ka përfunduar raporti për debatin për Kosovën, dhe rreth 150 amandamenteve që janë paraqitur në këtë raport.
Duke folur për këtë raport, Ulrike Lunacek, që është edhe përpiluese e tij, ka thënë se ajo është e gatshme që të bëhen disa kompromise rreth disa amendamenteve, miëpo, siç tha ajo, nuk do të ketë kompromis me ata që propozojnë që Kosova të mos trajtohet si shtet, dhe me ata që e vënë në dyshim shtetësinë e Kosovës.
Lunacek u është referuar amendamenteve të cilët kërkojnë që edhe Parlamenti Evropian në të ardhmen ta shkruajë emrin e Kosovës me fusnotë dhe që të hiqet paragrafi i cili kërkon nga 5 vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë.
Ulrike Lunacek ka thënë se ajo shpreson që do të ketë mbështetjen e shumicës, për të mbajtur paragrafin i cili inkurajon 5 vendet e BE-së, që në emër të unitetit evropian, të njohin pavarësinë e Kosovës.
Parlamenti Evropian, vazhdon të mbetet i vetmi institucion i BE-së, i cili e trajton Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur.
Në favor të propozimeve të zonjës Lunacek, kanë folur edhe disa deputetë të tjerë të Parlamentit Evropian, përfshirë edhe shefin e delegacionit për Evropën Juglindore, Eduard Kukan. Pasi që Kukan vjen nga Sllovakia, vend ky që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ai ka thënë se inkurajimi për ta njohur Kosovën, për 5 vendet tjera anëtare të BE-së, nuk është një inkurajim jokonstruktiv.
Kështu, në mënyrë diplomatike, ai ka mbështetur idenë e zonjës Lunacek.
Edhe deputeti nga Gjermania Bernd Posselt, ka mbështetur këtë ide, dhe ai ka qenë mjaft kritik ndaj atyre që ai i quajti mohues të shtetësisë së Kosovës.
“Duhet dërguar një porosi përfundimtare, se nuk mund të luhet me kufijtë e Kosovës, sepse në këtë mënyrë do të preken edhe kufijtë e vendeve tjera”, ka thënë Posselt, kryesisht duke bërë krahasime në mes të veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës.
Ai ka thënë se të drejtat që kërkohen për serbët në Kosovë duhet të vlejnë edhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës.
“Nësë preken kufijtë në veri të Kosovës, atëherë do të preken edhe kufijtë në jug të Serbisë, por mund të hapen çështje edhe në Maqedoni, Mal të Zi, Vojvodinë dhe pjesë tjera të ish Jugosllavisë”, ka thënë Posselt, duke bërë ftesë të të mbështetet dhe të forcohet integriteti territorial i Kosovës, dhe të harrohet ndryshimi i mëtejmë i territoreve të ish-Jugosllavisë.
Ndërkohë, në Parlamentin Evropian është zhvilluar debat edhe për Serbinë, ndërsa ka pasur edhe shkëmbim mendimesh në me zëvendëskryeministren e Serbisë Suzana Grubjeshiq, që është e ngarkuar edhe për çështje evropiane.
Ndaj saj janë bërë shumë pyetje në lidhje më Luginën e Preshevës, me kërkesa që atje të ulen tensionet. Mirëpo, ajo duke folur për heqjen e monumentit të dëshmorëve që UÇPMB-së, ka thënë se fjala është për një monument, sipas saj, i cili glorifikon terroristët, dhe ai është hequr, kështu që heqja e këtij monumenti, gjithnjë sipas saj, nuk ka ndikim në rajon, sepse ajo është çështje e brendshme e Serbisë.
Deputetë të ndryshëm të Parlamentit Evropian kanë bërë ftesë ndaj të gjitha palëve në rajon, që të përmbahen nga ngritjet e tensioneve të reja.