Gjithmone me ka bere pershtypje, insistimi i grekeve per te GERMUAR ne token shqiptare, per te gjetur eshtrat e ushtareve te rene gjate luftes italo-greke. Qe kerkojne eshtrat e bashkombasve te tyre, do te ishte mese normale, por qe ti kerkosh ato ne vende, ku nuk jane zhvilluar fare luftime, bie era.Një bari 25 vjeçar nga Saranda i është drejtuar Drejtorisë së Monumenteve në Muzeun Arkeologjik të Sarandës, ku ka pohuar gjetjen e dy monedha të vjetra, në Parkun Kombëtar të Finiqit. Monedhat janë në madhësinë e një 10 dhe 20 lekëshi, në ngjyrë të florinjtë dhe bronxtë, ku në këtë të fundit dallohet një dhi duke vrapuar.
Florand Kanushi, banor i fshatit Shijon, pohon se i ka gjetur monedhat në sipërfaqe të tokës, pas shirave të rrëmbyeshëm, pranë një ulliri.
.....
.....................
...................
Nje bari i thjeshte por i ndershem, ka gjetur dy monedha te lashtesise, diku prane nje zone arkeologjike. Mjaftoi nje shi i rrembyer per ti nxjerre ato ne siperfaqe. Vendi yne eshte plote me mbetje te qyteterimeve te vjetra, qe fare pak eshte bere per ti zbuluar.
MOS VALLE, KOCKAZBULUESIT GREKE S'JANE FARE TE TILLE, POR GRUPET E TYRE TE PUNES NDOSHTA UDHEHIQEN NGA ARKEOLOGE PROFESIONISTE???
Shpresoj qe kjo te jete vecse nje hamendja ime e gabuar, por fakti qe u be shume kohe qe greket, jane shume te terhequr per te gjetur ushtrine e tyre te vdekur, ne vende imagjinare luftimesh, duhet te sherbeje si kembane alarmi, qe hajdutet greke, te mos ti shtojne arsenalit te tyre te vjedhur prej nesh, trofenj te rinj.