"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Problematika shqiptare: Opinione dhe Analiza

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Problematika shqiptare: Opinione dhe Analiza

#16

Post by Adriana » Wed Feb 10, 2016 9:34 pm

[quoteemNga Frank Shkreli: Shembull se si nuk duhet të bëhet intervista]Fjala është për intervistën e fundit që zhvilloi gayetarja shqiptare Rudina Xhunga me Nexhmije Hoxhën, bashkëshorten e diktatorit komunist Enver Hoxha. Dua të them që nga fillimi se nuk jam kundër idesë që të intervistohen persona, si Nexhmije Hoxha – të cilët në emër të një regjimi ose në emër të ndonjë ideologjie -- në jetën e tyre kanë bërë krime që madje mund të cilësohen edhe si krime kundër njerëzimit; diktatorë që kanë vrarë dhe u kanë shkaktuar vuajtje të pa-imagjinueshme fizike, shpirtërore dhe familjare mijëra e mijëra bashkombasve të vet gjatë sundimit të tyre. Në këtë rast subjekt i intervistës ishte Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e njërit prej udhëheqsve komunistë më të urrejtur botërorë të shekullit të kaluar.

Image

Përkundrazi, dëshiroj të rrëfej se jam në favor të intervistave të tilla, përfshirë intervistën me Nexhmije Hoxhën, por jo si në këtë rast kur subjekti i intervistës ishte jo vetëm bashkëshortja, por për më tepër, dora e djathtë e diktatorit. Unë nuk fajësoj gazetaren Xhunga për bërjen e intervistës me Nexhmijen, por unë nuk jam dakort me mënyrën se si ajo zhvilloi atë intervistë. Do të ishte më mirë të mos bëhej fare intervista se sa gazetarja të pranonte ndonjë kusht më përpara, për sigurimin e intervistës me Nexhmije Hoxhën, ie, se cilat do të ishin pyetjet dhe cilat subjekte mund të diksutoheshin. Me pyetjet dhe me (mos)reagimet e saja ndaj përgjigjeve, gazetarja Xhunga e trajtoi Nexhmijen sikur ajo të ishte ndonjë yll Holivudi dhe jo një pjesëmarrëse aktive në njërën prej tragjedive më të mëdha që ka njohur historia e kombit shqiptar. Megjithëse u bë zhurmë e madhe për intervistën e Nexhmijes si historike, gjykuar nga pyetjet dhe nga përmbajtja e përgjigjeve, intervista nuk ishte as efektive dhe as historike. Në të vërtetë, intervista për nga mënyra se si u zhvillua ishte një ofendim shpirtëror dhe fizik për të gjitha viktimat e atij regjimi gjatë të cilit Nexhmije dhe Enver Hoxha kryesuan dhe e sunduan me dorë të hekurt popullin shqiptar për pothuaj një gjysëm shekulli. Intervista nuk ishte as a balancuar, as objektive dhe as e gjithanshme. Ishte një intervistë ashtu si e kishte paramenduar dhe paracaktuar Nexhmija. Mund t’i ketë pëlqyer ndonjë apologjeti komunist, të cilët me çdo kusht dhe me gjithçka që kanë në dispozicion, ende mbrojnë regjimin enverist.

Gazetarja, duker se nuk dëshironte t’a ofendonte Nexhmije Hoxhën “gjatë intervistës së fundit” dhe “intime” me të, siç u shpreh edhe Nexhmija, para se t’i “bashkohet Enverit”. Siç duket jo në jetë të pasosur, por në fund të ferrit pasi ajo thotë se, “ nuk jam fare besimtare, jam një ateiste, darviniste”. Sikur nuk e dinte bota shqiptare, Nexhmija “zbulon” gjatë kësaj interviste se as Enveri nuk besonte në Perëndi, por i “respektonte adedet.” Shko pyet viktimat e revolucionit kulturor të 1960-ave në Shqipëri se si dhe sa i respektonte Enver Hoxha “adetet”. E gjithë intervista është një absurditet në ekstrem, qoftë nga pyetjet e gazetares, qoftë nga përgjigjet e Nexhmije Hoxhës.

Gjithnjë në përpjekje për të mos ofenduar të intervistuarën, gazetarja i bën asaj pyetje mbi jetën bashkshortore me Enver Hoxhën, për shtëpinë, për pronat dhe për paratë. Në lidhje me këtë, Nexhmija pohon se çifti komunist paska patur vështirësi financiare dhe materiale dhe shton se njerëzit nuk “e besojnë këtë, por unë e kamë shkruar në ditar, e shkruar e zeza mbi të bardhë” thotë ajo, e si të tillë njerëzit duhet ti besojnë se ajo e ka dokumentuar këtë në ditarin e saj.
Sa libra kishte Enver Hoxha? Shumë pyetje depërtuese kjo!!!!!!! Gjithashtu edhe me këtë pyzetje, bota shqiptare priste me pa durim përgjigjen që të mësonte për numrin e librave të Enverit, pasi ishte njeri me kulturë të gjërë botërore.... Sikur Nexhmija të ishte ndonjë akademike, “Ju lexoni frëngjisht, rusisht”, e pyet atë gazetarja, siç duket në pritje të një përgjigjeje që do të rriste edhe nivelin kulturor të Nexhmije Hoxhës. Pastaj vjen pyetja mbi ndalimin e fesë: a ishte ky vendim personal i Enver Hoxhës, pyet gazetarja. Jo thotë Nexhmija, ky vendim u mor nga baza, “nga poshtë”, nga vet populli. Enveri nuk kishte paragjykime, shton ajo. Enveri nuk kishte paragjykime?! I donte të gjithë si veten! Ai ishte shënjt, të tjerët i kanë fajet! Kryesisht populli, pasi ata “nga poshtë” ndaluan fenë, sipas saj, dhe jo Enveri. Po kush i vrau ata që predikonin fenë? Sipas saj, me urdhër të popullit! U burgosën dhe u zhduken shumë, jo vetëm klerikët e të gjitha feve e sidomos ata katolikë, por edhe të gjithë kundërshtarët politikë të regjimit të Enver Hoxhës madje edhe shumë ish-bashkpuntorë të tij. Pretendimi se viktimat e komunizmit dhe familjet e tyre u vranë, u burgosën u internuan, dhe u ekzeketuan nga populli e jo nga regjimi enverist, është një absurditet në ekstrem, të cilin gazetarja nuk e sfidoi asnjëherë. Në emër të popullit! I shkreti ai popull shumë vuajti e shumë krime janë bërë në emër të tij.

Pasi kishin filluar me zhdukjen e fesë, thotë Nexhmije Hoxha në vazdhim të intervistës së saj plot kontradikta, Enveri bisedoi me Ramizin, si Sekretar i Sektorit ideologjik, si t’i jepnin zgjidhje, si t’i kundërviheshin rinisë në këtë gjë. Në fund të fundit (zhdukja e fesë) kishte një vlerë, ishte çështja e edukimit ateist dhe në fund vendosën që të aprovohej një gjë e tillë. Është tjetër gjë që baza shkoi vetë në ekstrem”, dhe jo regjimi enverist shton ish-gruaja e pare shqiptare.
Ndërsa pyetjes së gazetares nëse ajo fliste me Enverin për “Sigurimin e Shtetit, për dënimet, për internimet, këto nuk përmendeshin? Nexhmije Hoxha përgjigjet: “Jo, janë vetëm legjenda që janë krijuar”. Por njëkohësisht shton duke thnë se “Arsyet e shtetit, vetë arsyeja nuk i shpjegon dot”. Unë gjithmonë kështu e kam përfytyruar, që Enveri vendimet më të vështira, si ekzekutimet, i ka bërë si një burrë shteti, i detyruar të bëjë detyrën, por në shpirt, në formim, në ndjenja ai ishte shumë i prekshëm, shumë i ndjeshëm, edhe mund t’i vuante, por ai e kish vendosur dhe ishte kalitur në këtë drejtim.” Pra, vrasjet dhe ekzekutimet, janë legjenda që janë krijuar apo u bënë nga një burrë shteti për arsye të shtetit, për të mbajtur në pushtet regjimin komunist të Enver Hoxhës?

Unë nuk e fajësoj Nexhmije Hoxhën që gjenë gazetar/e për ta intervistuar sipas kushteve që ajo vendosë, kështuqë në muzgun e jetës së saj të përpiqet sado pak të shtrembërojë edhe më shumë historinë në favor të një regjimi që ajo dhe bashkorti i saj i imponuan me dhunë popullit shqiptar. Ishte kjo një përpjekje e fundit për të përjetësuar gnjeshtrat mbi të cilat ata kishin ndërtuar një sistem të tërë dictatorial, kriminel dhe të korruptuar. Por, “Dielli nuk mbulohet me shoshë”. Pa marrë parsyshë se ç’thotë Nexhmija tashti, ose çfarë thonte Ramiz Alia në intervistat e tija para se të vdiste, historia e komunizmit në Shqipëri – dhe jo vetëm në Shqipëri por në mbarë Europën Lindore, dhe specifikisht roli i Enver dhe Nexhmije Hoxhës në këtë histori tragjike – dihet mirë tanimë.

Është në interesin e Nexhmije Hoxhës që të paraqesë të “vërtetën”, nga pikpamja e saj. Gjatë intervistës, Rudina Xhunga nuk kundërshton asnjë nga pretendimet dhe deklaratat absurde të Nexhmije Hoxhës. Opinionistë/gazetarë të ndryshëm janë shprehur se nuk ishte detyra e Rudina Xhungës të luante rolin e gjykatëses. Por çdo gazetar/e nëqoftse e konsideron veten si të tillë në një shoqëri të lirë, e ka për detyrë të përpiqet të zbulojë të vërtetën dhe të kundërshtojë pretendimet fals.

Në gazetari duhet të ketë moral njerëzor dhe etikë gazetareske. Roli i gazetarisë së lirë duhet të jetë, mbi të gjitha, që t’i shërbejë të vërtetës, por edhe të jetë informuese dhe edukuese. Fatkeqsisht, kjo intervistë nuk i shërbën shtypit të lirë, as nuk është informuese, as edukuese, por duke shtrembëruar të vërtetën mbi regjimin komunist nepërmjet një prej protagonistëve kryesorë të tij, ajo nuk i shërbën as të së vërtetës historike. Liria e shtypit është ajo që dallon demokracinë e vërtetë nga diktatura dhe shoqërinë e lirë nga tirania. Më vjen keq të them por kjo intervistë e Rudina Xhungës me Nexhmije Hoxhën i shërben “këmbë e krye” vetëm për përpjekjeve nga apologjetët e atij regjimi që vihen re kohët e fundit në Shqipëri për të arsyetuar dhe për të legjitimuar tiraninë komuniste pothuaj gjyëm shkeullore në Shqipëri.

Nëqoftse për gazetarët shqiptarë -- zbulimi dhe mbrojtja e së vërtetës historike -- nuk shikohet si diçka në shërbim të publikut dhe të zhvillimit të demokracisë, atëherë në Shqipëri nuk ka asnjë shpresë për një shtyp të lirë dhe si rrjedhim as për një demokraci të mirëfilltë afatgjatë.

10.02.2016
[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Problematika shqiptare: Opinione dhe Analiza

#17

Post by Adriana » Thu Jan 05, 2017 11:19 pm

[quoteemNga : Nebil ÇIKA - SHQIPTARËT I “GREQIZON” TIRANA , JO ATHINA !]Kryeministri Edi Rama beri pa pritur “nacionalistin “ ne një debat për Himarën me kreun e partisë se minoritit grek Vangjel Dule ne seancën e fundit parlamentare ne Kuvendin e Shqipërisë . Përtej spekulimit “nacionalist” kryeministri tha disa gjysmë të vërteta që gjithsesi hapin një diskutim mbi “greqizmin” artificial te një pjese te himarjoteve dhe te shqiptareve te tjerë . Sipas Ramës , Greqia shfrytëzoi varfërinë e shqiptarëve ne vitin 1990 për tu nderruar emrat, fene dhe kombësinë, një e vërtete e njohur dhe e pranuar botërisht . Por Rama , jo pa djallëzi, deklaron shkakun e greqizmit : varfërinë e shqiptareve ne 1990 dhe jo shkaktarin e sajë : diktaturën komuniste dhe Enver Hoxhën . Sigurisht qe Athina zyrtare e ka shfrytëzuar ketë varfëri në interes te sajë por nuk është ajo përgjegjësja e madhe e greqizmit por Tirana. Rama gënjen kur thotë që greqizmi ka filluar në vitin 1990 ai në fakt ka filluar që më parë në vitin 1944 kur komunistët morën pushtetin . Dihet qe komunistet janë internacionalistë dhe diktaturat e tyre përdorin minoritetet për te sunduar me dhunë kombet e popujt e tyre . Kështu ndodhi edhe në diktaturën shqiptare . Ne fazën e parë dhe ne vazhdimësi gjate gjithë ekzistencës së sajë diktatura shpalli armikun më të madh të saje nacionalizimin. Nacionalistët u vranë, burgosen ,internuan e u persekutuan me të gjitha mjetet e mënyrat . Nacionalisti shqiptar ne standardet e diktaturës ishte me keq se të ishe grek e serb e çdo antishqiptar tjetër . Kjo ndodhi ne te gjithë vendin dhe veçanërisht ne Himarë . Para 1944 Himara ishte e ndarë ne “pendëkuq” (nacionalistët shqiptarë) dhe pendëbardhë( filogrekët) . Si te gjithë nacionalistet shqiptar edhe “pendëkuqet” qe ishhin ne fakt edhe elit shoqerore e politike e Himarës morën krahun nacionalistë gjatë luftës ndërsa “pendëbardhët” krahun komunist . Kjo beri qe pas luftës pushtetin ne Himarë si ne të gjithë ta merrnin filogrekët “pendëbardhe” te cilëve për here te pare ne histori ju dha mundësia te persekutonin nga pozita e shtetit shqiptar , madje te eliminonin familjet nacionaliste “pendëkuqe”. Për 50 vjet me radhe te stimuluar nga Tirana zyrtare ndaj familjeve nacionaliste ne Himarë u zbatua një politike gjenocidi e pa shoq. Rama si nip Himarë e di mire këtë por nguron ta thotë për shkak te konfliktit te interesit historik ,ideologjik e gjenetik, pasi te afërmit e tij nga Himara ishin pjese e kupolës se diktaturës qe aplikonte ketë politikë ne Himarë dhe gjithë Shqipërinë . Rama citoi shkrimtarin Petro Marko për autoktoninë shqiptare të Himarës, por nuk tha qe edhe pse ishte komunist por atdhetar (pendëkuq ) , ai dhe i biri u burgosen dhe u torturuan si te gjithë nacionalistët e tjerë nga diktatuar komuniste , pikërisht se thoshte qe Himara është shqiptare .


Për ta kuptuar me mirë se çfarë ndodhte ne atë kohe po ju sjell një përvojë familjare. Babai im u arrestua në vitin 1949 nen akuzate rënda politike . Hetuesi i tij i sigurimit ishte V. Nika, minoritar grek . Im atë ne atë kohe mësues ne zonën e Konispolit kishte ndihmuar me dhjetëra miq te tij antikomunistë te arratiseshin në Greqi , por as nuk e mendonte të kalonte edhe vet kufirin gje qe e kishte shume te lehtë . I edukuar me frymën nacionaliste te familjes ai shihte tek Greqia e atëhershme armikun historik . Para se ta arrestonin sigurimi i kishte dërguar disa provokatore qe e ftonin te shkonte me ta ne Greqi por ai pa e dituar qe ishin te sigurimit përgjigjej sinqerisht se as nuk e mendonte një gjë te tillë e kjo sigurisht qe raportohej te sigurimi. Duke pasur këtë informacion hetuesi grek i sigurimit insistonte në pyetjen : Pse nuk do te shkosh ne Greqi ? Sigurisht qe përgjigja e tij ishte se nuk mund te shkonte tek armiku historik dhe kjo i kushtoi dënimin me te rëndë, 13 vjet burg, nga gjithë grupi i arrestuar edhe pse ishte me i vogli prej tyre ne moshe , pa llogaritur këtu torturat çnjerëzore në hetuesi . Kjo praktikë e zbatuar pothuaj me gjithë nacionalistët përfshi edhe ata himarjotë. I vranë , burgosën u morën pronat dhe shume prej tyre u i larguan me internime ose larguan vete nga Himara për t’iu shmangur sa të ishte mundur persekutimit të “pendëbardhëve” në pushtet . Me pak fjalë te ishe filo-grek ne komunizëm ishe ne mos i privilegjuar shume me mire se një nacionalist apo antigrek .



Po kështu me çështjen Çame. Sjella e qeverise komuniste me çamët ishte barbare e ngjashme me atë te gjenocidit grek te vitit 1944- 1945 .Çamët që erdhën ne Shqipëri nga masakrat greke u lanë ne mëshirë te fatit nga qeveri komuniste shqiptare . Mijëra fëmijë gra e pleq qe i shpëtuan masakrave greke u lanë te vdisnin nga uria dhe sëmundjet ne Kollgjer e ne vende te tjera ndërkohe që aspektin politike ju hoq me dhune nënshtetësia greke, mundësia e veteme juridike për tu kthyer ne shtëpitë e pronat e tyre, sipas te drejtës ndërkombëtare , mbas mbarimit te luftës civile greke . Për 50 vjet komuniste shqiptar nuk e përmendën kurrë çështjen çame ndërkohë qe pothuaj zyrtarisht çamet u konsideruan si qytetar te dorës se dyte as qe një pjesë e tyre as nuk guxonte te thoshte se ishin çam. Te krahasuar me grekët dukeshin çamët sikur ishin minoritet jo ata. Pas vrasjes se Teme Sejkos administrata shtetërore u pastrua nga çamët ndërkohe që minoriteti grek zinte një pjese te konsiderueshme te saje edhe pse ishte me pak se 2 % e popullsisë . Ne fund te diktaturës ministri i mbrojtjes dhe nënkryetari i parlamentit shqiptar dhe shume zyratrë te lartë te shtetit ishin minoritar grekë, çam maksimumi një apo dy drejtor ndërmarrjeje lokale . Diferencime te mëdha u benë edhe ne politikat arsimore. Ne 50 vjet numëroheshin me gishta çamet qe ju dha e drejta e arsimit te larte ndërkohe qe minoriteti grek kishte përqindjen me te larte te të drejtave te studimit për fryme te popullsisë ne shkalle vendi . Ne këtë mënyre diktatura komuniste beri qe shqiptarët te ndjeheshin keq ne shtetin e tyre pasi shihnin se të ofrohej një jetë më e mirë po të ishe jo shqiptar , veçanërisht grek. Sigurisht që kishte edhe shume minoritare grekë që u persekutuan egërsisht por një pjese e mire ishte e lidhur fort me komunizmin dhe diktaturën dhe te privilegjuar të sajë.


Rënia e diktaturës i gjeti shumicën e shqiptarëve në dite te hallit. Ne varfëri ekstreme , ap prona , pa besim tek Zoti pa dashuri ndaj atdheut pasi shteti i tyre komunist ua kishte marre e shuar te gjitha këto. Ju drejtuan kufirit dhe shumica për lehtësi gjeografike përfundoi ne Greqi . Atje panë e shteti grek nuk ishte si ai shqiptar. Ishte nje shtet nacionalist dhe teokratik ku Greqia, grekët dhe Ortodhoksia ishin mbi gjithçka . Te ishe grek dhe ortodoks perfitoje shume te mira , viza, dokumente , pune , asistenca e pensione financiare , nuk përndiqeshe nga policia etje si këto dhe nga halli filluan te mashtronin e te regjistroheshin si grekë . Kjo ishte një politike e veçante e shtetit greke e aplikuar vetëm ndaj shqiptareve pasi te tjerë myslimanve te ardhur ne qe nga Avganistani, Palestina , Turqia deri nga Indonezia nuk e kishin te nevojshme te ndërronin emrat e kombësinë pasi trajtoheshin mire edhe ashtu siç ishin nga shteti grek . Pra përsëri, po të ishe grek ishe me mire edhe ne Greqi. Te bëheshe grek vazhdonte te ishe me mire edhe ne Shqipërinë e pas 1990 . Po te ishe grek merrje tokë e prona edhe pse nuk kishe pasur kurrë. Pronave shqiptar sidomos ne Jug te vendit ua morën pronat e ua dhanë grekeve . Këtë nuk e beri Athina por Tirana . Te ishte pensionist e të bëheshe grek ne Shqipëri përfitoje e përfiton tre qind euro pension pa punuar asnjë dite ne Greqi , ndërkohë qe shteti komunist te shqiptar jepte 4 euro pension dhe ai demokratik pas 25 vjetësh 100 euro edhe pse te ka rene bretku ne pune gjithë jetën . Të bëhesh grek do te thotë te kesh një pune te paguar mire ne Greqi apo vende te BE ndërkohe qe ne Shqipëri nuk te ofrohet mundësi për pune . Pra te jesh grek te plotësohen dhjetëra gjera qe shteti e politika shqiptare nuk i plotësojnë e nuk duan te ti plotësojnë . Dhe për përgjegjëse është Tirana e jo Athina . Ne se shqiptarët përfshi edhe Himarën do ti zgjidhnin problemet e tyre duke qenë shqiptar ,sigurisht qe nuk do te kishin arsye të bëheshin grek . Por kur ti je shqiptar ne Shqipëri dhe nuk e merr dot pronën tënde se shti shqiptar ua jep grekeve , fare duhet të bësh. Ne se je shqiptar dhe te marrin pronën, te prishin shtëpinë , te lenë pa drita e ujë, nuk ke kujt ti ankohesh se këtë ta bën shteti yt . Por po te deklarohesh grek si ata në Himarë e te mos te të japin pronat apo te ti shkatërrojnë ato qofte edhe pa leje behet nami . Çohet ne këmbë Greqia, NATO , BE-ja e OKB-ja se te mbron shteti grek . Sot qeveria ka prish me mijëra ndërtime ne te gjithë vendin , keni dëgjuar te behet diku tjetër te behet zhurme e debat sa për këto ne Himarë? Pse ? Se ata janë deklaruar grek dhe për ta interesohet Greqia . Ne se shqiptaret ne Himarë e kudo tjetër do të ndjeheshin mirë, do ti zgjidhnin me lehte hallet dhe problemet duke qene shqiptar ashtu siç i ka bere Zoti, sigurisht qe nuk do kishin nevoje te tjetërsonin identitetin kombëtar . Po shteti shqiptar nuk ka ofron mbrojtje e përkrahje si shqiptar përkundrazi , te shkela te drejtat te vjedh e te grabit, nuk te ofron siguri etje . Po je grek te respekton me shume jo se te do por se ka interesa pushteti e ka frike nga Greqia .


Shikoni politikat ekonomike te qeverive shqiptare jo vetëm PS-se por edhe PD-së te gjitha ne zonat “greke” te Himarës . 14 km ne jug te Himarës është Borshi ,pjesa jo “greke” e Bashkisë se Himarës, një fshat i njohur për qëndresë patriotike . i djegur dy here nga greket pa asnjë influence apo ndikim grek, me parametra ekonomike , gjeografike e klimaterike zhvillimi me të mira se Himara . Shikoni , s’ka asnjë investim nga shteti shqiptar e njëjta gjë mund të thuhet edhe për fshatrat e tjerë të pa deklaruar grekë te kësaj bashkie , Te gjitha investimet e qeverie janë përqendruar ne Himarën “greke” . Borshi shqiptar e nacionalist i braktisur e injoruara nga te gjitha qeveritë shqiptare te PS e PD është shembulli , apo siç thotë Rama , “kurbani” se çfarë të gjen , çfarë do të pësosh nga shteti e qeveritë shqiptare po ruajte identitetin kombëtar rri shqiptar siç te ka bëre Zoti, po nuk u deklarove grek ! Për ketë nuk është fajtore Athina ! Përkundrazi , po u deklarove grek Athina te del Zot, Tirana nuk mund te akuzoje Athinën pse për faj te sajë shqiptaret nuk ndjehen mire si shqiptare . Nuk ka tradhti me te madhe se te shtypësh e te mbash te varfër popullin tënd , dhe këtë ne shqiptarëve na e bën qeveria jone , jo ajo greke. Nuk u kuptoj pse sulmohet Vangjel Dule qe pretendon se ka minoritet grek ne Himarë e qe kërkon te drejta etnike për të. Vangjeli është vete një grek etnik i konvertuar apo i vërtetë gjenetikisht pak rëndësi ka , po flasim për Dulen si qenie politike. Si grek ai ka te gjithë te drejtën dhe detyrimin te mbroje interesat e Greqisë edhe ato shoviniste e aneksioniste ndaj Shqipërisë . Problemi është se faktor Dulen e bën politik shqiptare kur e bën nënkryetar parlamenti apo i jem ministra e zyratre te tjere të larte një partie me një deputet dhe me orientim te hapur antishqiptar . Dule dhe partia e tij pa asnjë rëndësi elektorale, marrin poste te larta shtetërore e politike vetëm se janë greke dhe ketë nuk e bën Athina por Tirana , për interesa te pushtetit dge te tjera po sigurisht jo shqiptare . Edhe shqiptaret ne Luginën e Preshevës kane një deputet ne parlamentin serb por serbët nuk e qasin as te dera e pushtetit , jo me ta bëjnë ministër apo nënkryetar parlamenti. Edhe un po te jem nënkryetar i parlamentit grek nuk do punoja për interesat e Greqisë por te Shqipërisë . Dulja e ka ne terezi i jep rëndësi e terren Tirana dhe ai bën punën e Athinës. I lumtë ! Po ndodh si me kreun grekë KOASH , Janullatosin . E vendos Tirana politike ne krye te Kishës ne kundërshtim me ligjet dhe statutin dhe pastajme e akuzojnë se po greqizon KOASH , Po ai grek është o zotërinj , çfarë prisni te beje? Me qe jemi te Janullatos , dua të kujtoj faktin se shumica e mbledhjeve te qeverise Rama dhe institucioneve te varura prej saje bëhen ne Kishen Ortodokse ne Tiranë. Si ta kuptojmë Ramen qe na njëra anë ben “nacionalistin e anti-grekun” me Dulen dhe nga ana tjetër sponsorizon e ndihmon me leket e buxhetin te shtetit shqiptar grezqizuesin me te madh te shqiptareve , shefin e Dules , Janulatosin. Sigurisht qe ky është një nacionalizëm fals kopje e atij te Enver Hoxhës .Rama dhe ajo qe ai përfaqëson politikisht e urren nacionalizmin . Një jave par se te bënte “nacionalistin” me Dulen beri namin kundër dekorimit te ca nacionalistëve te pushkatar nga paraadhësit e tij politike e gjenetike dhe deklaroi se ishte përfaqësues politik i partizaneve komunistë . Te hiqesh nacionalist e te urresh nacionalistet këtë vetëm një i paskrupullt si Rama mund ta beje . Por sigurisht “nacionalizmin” e tij nuk e marrin seriozisht as këtu e as në Athinë . E dinë qe është një farsë për te justifikuar dështimin e qeverisjes se tij . Varfërinë , pasigurinë , mungesën e shtetit ligjor , qe janë edhe arsyet e vërteta të “greqizmit” te shqiptareve në Himarë dhe gjithë Shqipërinë .


Buron nga : Lajmi Shqip[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Problematika shqiptare: Opinione dhe Analiza

#18

Post by Adriana » Fri Feb 24, 2017 1:30 am



Emisioni “Opinion” i mbrëmjes së sotme (23-02-17) është zhvendosur në çadrat e protestës së opozitës.

Teksa gazetari Blendi Fevziu ishte duke intervistuar liderin e opozitës Lulëzim Basha, ky i fundit ka kërkuar ndërhyrjen e një qytetari.

Basha e ka ftuar qytetarin Leonard Lika nga Mati dhe i ka kërkuar atij t’a thotë në mes të emisionit problemin tij personal, kjo pa miratimin e gazetarit.

Drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu, e ka konsideruar të papranueshëm një fakt të tillë, i cili e ka kundërshtuar këtë, duke e quajtur jo normale.

Fevziu e ka kundërshtuar këtë ndërhyrje duke thënë se ky nuk është miting dhe ai nuk mund ta lejoj këtë në emisionin e tij.

Më tej Fevziu ka thënë se kjo nuk do të ndodhë dhe ai do të mbyll emisionin.

“Këtu nuk të lejoj, kjo nuk është korrekte. Zotërinë do e marr unë në emision, dhe këtë nuk e lejoj, do të mbyll emisionin. Z.Basha ju po përfitoni nga media, po shpërdoroni median. Z.Basha ky është shpërdorim”, i ka thënë Blendi Fevziu kreut të PD-së Lulzim Basha.

DEBATI

Basha: Leonardo hajde këtu!

Fevziu: Jo këtë s’e lejoj.

Basha: Të lutem më lejo.

Fevziu: Më mirë mbyll emisionin dhe këtë s’ta lejoj

Basha: Por dy minuta ore sa të thotë diçka

Fevziu: Nuk mund të bëj miting në një emision në televizion. Ky është shpërdorim i medias.

Basha: Qytetarë do jeni pjesë e përmbysjes popullore!

Fevziu: Unë nuk erdha të bëj miting në studion e emisionit.




Shperdorim???... ku qendron shperdorimi ketu?... ''duhet marre miratimi i tij''.... PSE???... Pse shkoj Fejziu ne çadrat e protestes???... vetem qe te bej pyetjet qe ''i kan urdheruar''???... ajo dihet qe ne ambjente te tilla populli ka te drejte te jap mendimin e tij, te rrefehen pse i jane bashkuar kesaj proteste, problemet e tyre ( cilado qofshin ).... SHPERDORIM ketu ka bere vetem Fejziu duke mos e lejuar qytetarin te shpreh problemin tij personal!

Image
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Problematika shqiptare: Opinione dhe Analiza

#19

Post by Adriana » Wed Sep 20, 2017 9:09 pm

Image

1 Shtator 2017: Mbulimi me pankarta i monumentit te Heroit Kombetar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Qytetaret shprehen te indinjuar per mbulimin, ky mbulim ka sjelle reagime te shumta ne rrjetet sociale.


"ISLAMI DHE SKËNDERBEU"-"Të Paekspozuarit" drejtuar nga Ylli Rakipi 14 Shtator 2017. Të ftuar në studio: Pëllumb Xhufi, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Virgjil Kule, Olsi Jazexhi , Armand Ali.

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”