"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
qiellikaltër wrote:
Dhe pika thelbesore e ketij diskutimi ka qene pikerisht a mund te ngrihen armet e shtetit kundra demonstruesve te dhunshem, por te paarmatosur?
Sigurisht qe s'mund te ngrihen, pervecse rasteve, kur perfaqsuesit e shtetit sulmohen me arme apo sende te forta qe mund tu rrezikojne jeten, apo brenda territoreve te rendesise se vecante.
Kur persona të ndryshëm përpiqen të kalojnë me dhunë a duke përdorur armë ose mjete në vende ku ka ndalim policie ose që ruhen me postbllok nga organet e ruajtjes së rendit publik.
- Kur forcat e ruajtjes së rendit ose të tretë, si dhe objektet e tyre, sulmohen me armë a mjete të tjera të rrezikshme për jetën dhe në rrethanat konkrete sulmi nuk mund të zmbrapset me mjete të tjera.
A u perdoren keto arme nga shteti ne rastin konkret?
Kjo eshte nje ceshtje teknike, qe e zgjidh vetem nje hetim i pavarur dhe i paanshem, por ka indicie te shumta qe te pakten nje prej demonstruesve, eshte vraren jo nga armet e shtetit, por nga skenar i mireorganizuar vrasesish profesioniste.
Hetuesia le te kryeje punen e vet, sa me mire te mundet.
Ne kushtet kur asnje funksionar i qeverise nuk ka dale te jape nje deklarate qe te shprehe qartesisht cfare ka ndodhur, apo te pakten te na siguroje qe nuk eshte shtene mbi turmen, atehere eshte fare pa vend te flasim per teori konspirative.
Edhe kur sillet perpara nje paragraf ligjor, sillet ne lidhje me ngjarjen konkrete per te cilen po flasim. Asnje prej 3 te vrareve apo edhe prej te plagosurve me arme zjarri, nuk eshte qelluar brenda kryeministrise, atehere si mund te qendroje ky ligj i siperpermendur, si mund te kene qene keta njerez duke i rrezikuar jeten policise apo gardes?
Tani po flasim shume per anet negative qe shfaqi qeveria, por ajo qe ka me shume rendesi per mua eshte qe njerezit te kuptojne se cilet njerez, cilet perfaqesues politike jane duke drejtuar jeten politike te shtetit tone. Njerezit duke mos e gjetur veten te perfaqesuar nga asnje prej ketyre njerezve qe luftojne per pushtet e mireqenie per vete e rrethin e tyre te ngushte, te mos t'i perkrahin, te mos ju japin ze nismave te tyre, t'i braktisin e te mos i legjitimojne kur te vije koha e zgjedhjeve te tjera.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
Arbëri wrote:
Ti je nje "grekofil" , nje antishqiptar i betuar qe tenton me komentet e tuja dinake ta ndash Shqiperine , ne Veri e Jug , ne Toske e Gege , ne Kosove e Shqiperi e deri me edhe ne lumenje , ndaj mos u mundo te na tregosh ti neve ketu per "demokraci" e sidomos nje "grek" si ti qe arsyeton propaganden e dhunes se nuk jemi aq naiv , gabohesh .
Keto jane arsyetime te dobeta qe i perdorin njerez kur ndihen ngushte. Megjithate qe kur u futa ne kete debat e kisha te qarte qe do degjoja te tilla.
Nuk ka vetem bardhe e zi.
Ose, o me ne o kundra nesh. Nje parim te tille e zbatonte Enver Hoxha. Mesa duket ju vazhdoni me mendesi te tilla. Ti, Saliu dhe shume te tjere, akoma se prete umbilikusin me ate periudhe.
Zeus10 wrote:Nxitimi i Prokurorise per arrestimin(apo ndalimin) e gjithe komandes se Gardes, ishte mese i dyshimte. Ajo e implikon keq ate ne njeanshmerine e ceshtjes dhe e ben ate fare te pabesueshme. Nese prokuroria do te mblidhte deshmite e atyre qe dyshonte, (komandantet e Gardes) dhe me pas te kopsiste dosjen me gjithe provat e qenesishme, (qe ajo ende si ka per ta), ateherre mund te lindte e drejta per ndalimin e ndonjerit prej tyre dhe jo gjithe kolektivit komandues. Edhe fakti qe ata nxituan ti arrestonin komandantet ne tufe, tregon paragjykimin e Prokurorise dhe na solli ne mendje kohen e diktatures, ku faji vishej kolektiv. Pastaj moszbatimi i urdhrit te prokurorit per ndalim, ka vend per diskutim sepse duhen me shume detaje per te dhene nje gjykim per te.
Vendimi i Berishes per te mos ekzekutuar vendimin e prokurorise, eshte shkelje e hapur e pavaresise se gjyqesorit nga ekzekutivi.Kjo shkelje se bashku me marrjen nen kontroll te Gardes nga shefi i ekzekutivit, Berisha, jane 2 veprime me shije shume te hidhur per rrugen per nga eshte drejtuar vendi yne.
S'kane te bejne ato dy gjera me njera-tjetren. Prokuroria u be pale dhe kjo eshte shume e rende, ne nje kohe qe prokuroria eshte perfaqsuesja e akuzes se shtetit, rreshtohet kunder hallkave te caktuara te shtetit vete, pa u shqetesuar per te hetuar per ata qe shembin dyert e institucioneve te ketij shteti. Le te hetoje vrasjet, por paralelisht me te gjitha ceshtjet e tjera.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
Grushti permanent i shtetit
Andrea Stefani | 26/01/2011 |
Ekziston një opinion mbizotërues se ai që rëndom quhet "grusht shteti" është thjesht një sulm me armë mbi godinën e një apo disa institucioneve, për të përmbysur Qeverinë duke e detyruar t'ja mbathë apo të dorëhiqet. Në fakt "grushti i shtetit" është shumë më i larmishëm se kaq. Kështu grushti i shtetit nuk është vetëm ai që kemi parë të realizuar nën lidershipin e Berishës në 14 shtator 1998. Sepse një grusht shteti mund të realizohet edhe pa sulme të armatosura mbi institucione madje, edhe nga vetë Qeveria. Pra kemi "grusht shteti" jo vetëm atëherë kur dikush përmbys me forcë një Qeveri, por edhe atëherë kur vetë Qeveria më anë të një dhune konstante mbi institucionet e shtetit, i deformon ato duke deformuar më në fund krejt frymën e shtetit. Thënë shkurt, duke e shndërruar nga shtet demokratik-liberal me institucione të lira e të pavarura që balancojnë, kufizojnë e kontrollojnë njeri-tjetrin, në një shtet autokratik ku këto institucione ekzistojnë vetëm formalisht sepse në të vërtetë, nuk veprojnë më në bazë të Kushtetutës por në bazë të vullnetit të kreut të qeverisë. Ky është tipi i grushtit permanent të shtetit që Berisha ka më se 6 vjet që po e realizon në mënyrë graduale në Shqipëri. Sikundër Adolf Hitleri që pas dështimit të Puçit të Birrës hoqi dorë nga marrja e pushtetit me rrugë të armatosur, edhe Berisha pas dështimit të grushtit të armatosur në 14 shtator, vendosi ta realizojë atë pa armë dhe "institucionalisht".
***
Kryeministri Berisha po përpiqet ta paraqesë demonstratën e 21 janarit si një grusht shteti me synimin e qartë që jo vetëm të justifikojë përdorimin jo legjitim të armëve si dhe demonstruesit e vrarë, por edhe që të mund të vazhdojë grushtin e tij permanent të shtetit. Berisha i kundërvihet Prokurorisë jo vetëm që të mbrojë ca gardistë por, mbi të gjitha, që të paralizojë, të nxjerrë jashtë loje si jo të besueshëm, një institucion ende të pavarur që ka nisur një hetim korrupsioni për Qeverinë. Një hetim për një skandal që sapo ka sjellë edhe dorëheqjen e zëvendëskryeministrit dhe që po u thellua, mund ta bëjë të pa shmangshëm rrëzimin edhe të vetë Kryeministrit. Kjo është edhe arsyeja e vërtetë se përse Berisha e bën mizën buall dhe një demonstratë (dhuna e paligjshme e së cilës u shty, si rëndom jo pak demonstrata, deri tek gurët, shkopat dhe ndonjë shishe me benzinë), e etiketon në mënyrë të ekzagjeruar si puç apo grusht shteti. Tashmë ai kërkon që e gjithë vëmendja e politikës dhe opinionit të mbesë te ngjarja tragjike e 21 janarit dhe duke shfrytëzuar një vorbull të kreshpëruar shqetësimesh, frikërash dhe alarmesh, t'i japë një grusht dërrmues Prokurorisë dhe Shërbimit Informativ Kombëtar (SHISH), këtyre dy institucioneve të tjera të shtetit që nuk i ka ende nën kontroll por që e rrezikojnë shumë pushtetin e tij të korruptuar për të vetmin shkak, se është tejet i korruptuar.
***
Por duke bërë këtë, Berisha po tregohet jo një shahist i zoti në politikë sepse po lëviz ushtarët në kuadrate të gabuara ku nuk i lejohet t'i lëvizë. Po shkel hapur rregullat e lojës të një shteti me pushtete të ndara. Dhe këto rregulla loje janë të shkruara në Kushtetutën e Republikës. Ndryshe nga deri më sot Berisha po shfaq hapur, edhe para ndërkombëtarëve, synimet dhe arrogancën e tij autokratike. Kjo shpjegon se përse edhe ambasadori i SHBA, Arvizu, doli dje në një konferencë shtypi në krah të kryeprokurores Rama. Sepse ndërsa manipulimin e zgjedhjeve të kaluara e maskoi me shumicën në KQZ si dhe me kapjen e padukshme të Kolegjit Zgjedhor, në rastin e bllokimit të urdhërndalimeve të Prokurorisë për 6 gardistët, Berisha po vepron hapur kundër ligjit dhe Kushtetutës duke vënë vullnetin e tij mbi to. Por, në këtë rast, vullneti i Kryeministrit është haptazi i pa bazuar në ligj, pra nuk është një veto. Dhe si i tillë është një vullnet që tenton të dalë mbi ligjin dhe shtetin ligjor. Çudia është se ndërsa mburrte gardistët se mbrojtën shtetin ligjor, Berisha kërkon t'i mbrojë po këta gardistë duke dalë kundër shtetit ligjor. Eshtë qesharake dhe tragjike njëherazi të shohësh sesi një Kryeministër jep "argumente" në publik lidhur me gjoja lëshimin nga prokuroria të urdhrave për arrestimin e drejtuesve të Gardës "pa bërë as edhe një hetim". Para së gjithash Kryeministri nuk e di se çfarë hetimesh ka bërë apo nuk ka bërë Prokuroria. Kjo e fundit është një organ i pavarur nga Qeveria. Së dyti, edhe sikur Prokuroria të ketë vepruar e inspiruar jo nga ligji por politikisht sikundër akuzon Berisha, kjo është një çështje që nuk e ndan dot një kryeministër, por gjykata. Institucioni i gjykatës është ai që duhet të vendosë nëse ndalimi i dikujt është bërë me të drejtë apo pa të drejtë. Nëse do të qe Kryeministri ai që vlerëson drejtësinë apo padrejtësinë e vendimeve të organit të hetimit, kjo do të thoshte që Kryeministri të jetë jo vetëm kreu i ekzekutivit por edhe kreu i gjykatës. Do të kishim jo një republikë me pushtete të ndara, por një shtet autokratik ku pushtetet janë të përqëndruara në dorën e kryeministrit. Dhe në fakt kjo duket se është dhe ëndrra e pafjetur Berishës, transformimi gradual i republikës në një demokraci vetëm në letër, në një shtet ku pushtetet janë të ndara përsëri vetëm në letër por ku realisht është ai, Kryeministri, që komandon gjithçka, që dikton se kush duhet të arrestohet dhe kush jo, kush duhet të dënohet dhe kush jo. Dhe duket shpreson (mjerisht jo fare pa shkak) se edhe BE e SHBA do ta pranojnë një shtet të tillë të përçudnuar për sa kohë që ruan një lloj stabiliteti politik edhe pse në kurriz të standarteve të lirisë dhe demokracisë. Shkelja apo mungesa e këtyre të fundit mund të vazhdojë të justifikohet me fazën e tranzicionit, me procesin e integrimit që vërtet po zgjatet ca por që gjithsesi po progreson. Shkurt shpreson ta shtyjë në krye të një pushteti gjithnjë e më absolut sa të ketë ymër, i pa shqetësuar nga institucione të pavarura si prokuroria, SHISH apo media, që mund t'i nxjerrin të palarat e një korrupsioni që e gjithë bota e sheh dhe e pohon se është mjaft i përhapur. Për momentin Qeverinë e ka nën zap, Parlamentin po ashtu, administratën publike e ka mbushur me militantë duke e spastruar nga "armiqtë e klasës", ka mjaft shërbëtorë në të gjitha shkallët e gjykatave, në media dhe shoqërinë civile, në biznes dhe në dhomat e tregtisë. Presidenti i Republikës po i bën ca vickla por së shpejti i mbaron mandati dhe (në sajë të amendimeve që i janë bërë Kushtetutës më 21 prill 2008) do të ketë mundësi që vetëm me 71 vota deputetësh të shumicës, të zgjedhë President kë t'i dojë kokrra e qejfit nga oborrtarët e tij. Pas rreth një viti e gjysmë i mbaron mandati edhe Kryeprokurores (dhe kjo sipas amendimeve të Kushtetutës) ndaj do të ketë mundësi të emërojë Kryeprokuror një tip si ata prokurorët që i përdori dikur për të burgosur liderin e opozitës Fatos Nanon që sot e ka mik vetëm sepse nuk është më lideri i opozitës. Atëherë ta shohin edhe opozitarët, që do kenë pranuar ndërkohë me syleshësi të heqin edhe imunitetet për të luftuar më me efektivitet (çfarë shakaje!) korrupsionin e qeverisë Berisha! Sepse do t'i ketë më nën hyqëm edhe gjykatat nga që Presidenti i Republikës (një Medvedev i caktuar prej putinistit Berisha) do të jetë edhe kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kështu i ka bërë Berisha planet që po i avancon me anë të grushteve që i jep shtetit vit pas viti, institucion pas institucioni. Dhe ky dhunues e palodhur institucionesh ka gojë të akuzojë për dhunë kundër institucioneve, ka paturpësinë të dalë në "mbrojtje" të institucioneve që po ia u bën varrin! Prandaj themi se berishizmi është taktika e goditjes së pareshtur të shtetit nga pushteti deri sa shteti (që në fakt është masa e gjithë njerëzve dhe e institucioneve) të bjerë i pafuqishëm në këmbët e pushtetit. Ky është ai që e quajmë grushti permanent i pushtetit, i Qeverisë kundër shtetit. Dhe ose institucionet duhet të jenë të afta të bllokojnë grushtin e shtetit të pushtetit, ose këtë gjë duhet ta bëjë publiku. Natyrisht nëse ai ekziston. Sepse kur ai nuk ekziston si ka mundësi një shtet të jetë RESPUBLICA pra, një shtet ku "mbret" është publiku, populli dhe jo Kryeministri?
Trojan wrote:Sally ti a e pranon qe keto 7 pika te pakten jane kryer me dijenine dhe mbeshtetjen e Sali Berishes ?....
Une nuk e kam per gjithe PDne, por per liderin e saj qe eshte bere diktator brenda partise se vete... por edhe jashte saj...
Si mund te pranoj qe jane bere ne dijenin e S.Berishes kur aji vet ishte ne opozite, mund te mendoj te kunderten, p.sh: nese une jam ne opozite protestat do ti organizosh TI qe te marresh karrigen e opozites, dhe nese je ti ne opozite protestat do ti organizoj une per te marr te njejten karrige!
1-Atehere ja me bej nje bilanc tani, per protestat qe jane bere kur ne opozite ka qene PS.
2-Pse ky D.Prifti, nuk na e tregoj videon e korrupsionit kur ishte vete ne pozite, por mbas largimit te tij, nuk te duket nje kundervenje 'ty'?!
D.m.th, po te ishte akoma ne detyren e caktuar nuk do e kishim pare akoma ate video ne, pra do te thote qe ate video nuk e nxorri per te na treguar ne Shqiptarve korrupsionin, po per nje kundervenje opozite.
Une do ta respektonja jasht mase D.Priftin, nese ne momentin kur ishte ne detyren e caktuar do kishte marr guximin te bente nje veprim te till, po jo kur ja hoqen kafshaten e bukes nga goja, dhe tani kerkon popullin te gjakderdhet per te!
Berisha nuk ka qene ne opozite kur kane ndodhur keto Sally...
1) Te kujtoj 14 shtatorin e 1998..
2) Priftin nuk po e mbron njeri se dihet qe eshte nje njeri qe mendon vetem per te mbushur xhepat, dhe dihet qe kjo me I.Meten ishte larje hesapesh..
Jo kujtoj qe Ilir Meta me Priftin benin thirrje votuesve te tyre qe ti votinin qe te hiqnin Salen ... dhe u pa pastaj se sa shoke te ngushte u bene ...
Pra konkluzjoni eshte qe se can njeri koken per hallet e njerezve te thjeshte .. .vetem per xhepat...
Mllefi i juaj eshte personal i nxitur nga nje urrejtje e verbuar qe nuk ju lejon te mbani gjakeftohtesine.
Ne komentet e tuaja te para te kesaj teme na tregove se viktimat u vrane me automatik dhe snajpera, te beme lutje per gjakeftohtesi dhe frenim deri sa te largohet mjegulla qe mbulonte ate proteste por nuk pranove. Madje dhe u sule ne sulm kundra tjereve vetem e vetem se kishin dyshime, ndersa tani mesojme se nga rraporti i spitalit se te tre viktimat jane vrare me predha 9mm nga afer!
Valle qfare misteresh te tjera do te mesojme derisa hetimi te mbaroje?
Deshtoi mushka ne Mirdite dhe fajin e ka Berisha qe nuk ishte i pranishem ta ndihmonte mushken shterpe.
Nuk na doli nusja e virgjer ne Himare, me siguri do te kete shkuar me Berishen.
Berisha Berisha Berisha sala sala sala sala .....
I keni than trunit ik pjerdhu!
Sa per mllef une kam per te dyja palet si Rama ashtu dhe Berisha dhe ketu nuk po i mbaj ison asnjerit megjithese ju mund te me quani komunist a socialist sepse ju shava Bab Salen.
Vrasjen e protestuesit e ka pranuar vete babai juaj qe e bene gardistet dhe une spo kuptoj cju shtyn te shpikni here thinjoshe e here cadra me kapela te bardha si vrases te protestuesit.Ndryshe nga militantet e PD ketu ne forum une denoj protesten e dhunshme por sidomos vrasjen e protestuesve jo se ma ndien per ate idiotin ramen por sepse jeta e atyre njerezve eshte jete e humbur kot ,thjesht per luften per karrige te dy psikopateve qe po mbajne peng Shqiperine prej shume vitesh.
eshte e vertete se u hodha ne sulm kunder ju militanteve sepse ju jeni ata qe i japin fuqi Rames dhe Berishes pa mbeshtetjen tuaj te verber ata sdo te kishin asnje vlere.Jeni ju Dum Babistet qe i jepni jete Rames dhe Berishes ,pa Haxhi Qamilet modern Shqiperia do te kishte ecur shume perpara.
P.D.Patush e kuptuam qe je demokrat i thekur por te lutem boll bere zedhenesin e qeverise duke na sjelle ligjeratat e Saliut se ate pune e ben me se miri Erla.
Je i mirepritur te sjellesh nje koment ne kete teme ku une e kam mbrojture Berishen? Fjalimin e tije e solla sepse ai eshte kryeministri i Shqiperise, per te mire apo per te keqe mendoj se nuk na demton te mesojme se qfare mendon ai apo jo?
Debati im eshte perqendruar ne te drejten kushtetuese te vetembrojtjes dhe te mbrojtjes se institucioneve steterore per te cilat Garda kishte te drejte dhe ishte pergjegjese po ashtu dhe ne rrezikun qe atyre ju kanosej.
Ti me akuzon mua per ngjitje emrash apo epitetesh teksa me quan "Dum Babistet" "Haxhi Qamilet"?
Ke shume te drejte kur me quan Haxhi qamil sepse Shqiptaret e besimit Katolik te Malesise se Shkodres gjithmone kane qene te tille!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Një problem ekziston vetëm nëse krijon të tjerë, përndryshe mbetet një çështje sterile parimi. Është fiks rasti i lëshimit të urdhër-ndalimit, që është thuajse e njëjta gjë e arrestimit, për të gjithë hierarkinë e Gardës së Republikës nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme për ngjarjet dhunshme të 21 janarit. Gijotina u përgatit aq shpejt për të prerë kokat e mbrojtjes dhe sigurisë së institucioneve në më pak se 8 orë nga përfundimi i trazirave përballë kryeministrisë: me pasojë 3 veta të vdekur – sa që asnjë hetim, asnjë ekspertizë balistike, asnjë këqyrje të vendit të krimit nuk është bërë.
Sakaq vetiu lind pyetja jo dhe aq retorike mbi cilat fakte, apo grup fakte, prova, indicie, ekspertizë mjeko-ligjore ose balistike dhe dëshmi u krye përpilimi i urdhër-ndalimit të të gjithë komandantëve të Gardës së Republikës? Apo kish frikë kryeprokurorja se hierarkia e Gardës heroike do të dezertonte shtetin shqiptar dhe do të arratisej në drejtim të paditur nga frika e përndjekjes së saj ligjore. Çfarë ishte gjithë ky nxitim prej sprintieri për të paragjykuar gardianët e rendin kushtetues dhe jo protestuesit e dhunshëm?
Megjithatë ka ca përgjigje që s’thuhen dhe ndoca përgjigje që thuhen. Ka edhe më shumë. Kreu i PS-së Edi Rama në intervistën televizive të 20 janarit, një ditë para demon-stratës, thotë në një moment, me zë dhe me figurë, se “ky popull mund ta tejkalojë opozitën, mund të mos e dëgjojë opozitën, populli mund të bëjë atë që bën” dhe se “s’mund të kapërcejmë mbi të vdekurit”. Mbi të vdekurit? Ku e dinte Edvin Rama se demonstrata do të kishte të vdekur që s’mund të kapërceheshin? Janë një pistë interesante hetimi, por çuditërisht organi i akuzës ende s’ka marrë në pyetje asnjë prej organizatorëve ligjore të demonstratës që përfundoi në një tentativë për grusht shteti. Këta të fundit i bëjnë bisht kërkesave të prokurorisë sepse tash mendojnë se target-i i kryeprokurores është vetëm ndaj maxhorancës. Të fortë me faktin kokëfortë se asnjë dosje s’është hapur dhe aktivizuar në gjykatë për malin e akuzave që rëndojnë mbi shpinën e kërrusur të bashkive e qeverive të tyre socialiste.
Kuptohet vetiu se Prokuroria e Përgjithshme ka një agjendë krejt tjetër. Zonja Ina Rama doli në një konferencë shtypi, me në krah Ambasadorit amerikan Z. Arvizu të cilin e kish thirrur aty, për të legjitimuar veten, për të marrë imunitet moral dhe për të shprehur kërkesën për ndihmë për ekspertizë të jashtme për ngjarjen, pasi linte të kuptohej se prokuroria s’ka takat dhe se është afër amatorizmit në këtë fushë: kujtojmë se të njëjtën gjë ka bërë me video e Meta-Prifti. Mirëpo është një skandal që konfirmon jo vetëm impotencën e Znj. Rama, porse edhe paaftësinë e prokurorisë sonë, që paramendohet se duhet të jenë garancia e ligjit, përpara pushteteve të tjera. Është e qartë për cilindo qytetar se çështja thirrje dëshpëruese për ndihmë teknike Ambasadës Amerikane nuk lidhet me atë se Prokuroria jonë nuk ka teknologjinë dhe logjistikën për të verifikuar autenticitetin ose jo të filmimeve. Është sjellja bizantine e mos mbajtjes së përgjegjësisë që e detyron dëshpërimin e akt-akuzës t’ia faturojë besueshmërinë e akuzave një shteti tjetër.
Mëngjesi i së shtunës, një ditë pas ngjarjeve të 21 janari ishte një tjetër ditë trishtimi, pasi mësuam se Rama akuzonte Berishën për vrasje, kurse Ina Rama akuzonte 6 gardistë për vrasje: barazimi është i njëjtë i ka vrarë shteti në bashkëpunim me qeverinë. Kjo simetri mendimesh dhe artikulimesh të dy mbiemrave Rama ka vend për dyshime, ngase atë që bashkëtingëllonte Edi Rama e rezononte kryeprokurorja Ina Rama. E çuditshme por e vërtetë, duke nxjerrë fletë-arrestet për komandantët e Gardës së Republikës dhe asnjë fletë-arresti për komandantët e grushtit të shtetit, ajo është bërë dashje pa dashje pjesë e klubit të jakobinëve. Dilema nëse është apo s’është fajtore për vrasjen e tre demonstruesve, Garda e Republikës ka qenë një nga faktorët kryesorë që ka penguar rënien e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Nderhyrja ime ketu nuk ka si qellim analizen e videos as dhe per te fajesuar dike ,por per ti dhen pak kuptim perse zoteria zeus kembngule me keto konfiguracione stereometrike per te fajesuar njeren apo tjetren pale ,duke qene se ndodhet mijera kilometra large vendit te ngjarjes .
-e para ,te tre pjesmarrsit qe iu referohesh nuk jane as demostruse te mllefur ,as te tensionuar dhe as te paguar per te prirur turmen,Jane thjesht sehirxhinje der ne ate mase sa nuk u ben pershtypje shembja ne toke e te vrarit por me nje indiferentizem ironik per momentin bejne sehir.
-e dyta ,ajo zhvendosja e krahut i perket njerit prej grupit tre vetesh ,per cilin behet fjale, po te njejten levizje i ben krahu dhe para vrasjes qe evidenton videoja,atehere duhet te kete vrare ose plagosur dhe te tjere,dhe ne fakte dora duket e pambuluar ,dallohet si shenje e bardhe,mos ka dor te trete pyes? ..mbase..!
-e treta pse fshihen pas kolones, mos valle njohin se cfare do te ndjek me vone
-dhe e katerta ,posikur trajektorja ne video te kishte pikenisje lartesine e kokes ,dhe sikur i ndjeri te jete ne kembe ,atehere nuk do te jete ajo trajektore ne video.
faon perrovarri wrote:Nderhyrja ime ketu nuk ka si qellim analizen e videos as dhe per te fajesuar dike ,por per ti dhen pak kuptim perse zoteria zeus kembngule me keto konfiguracione stereometrike per te fajesuar njeren apo tjetren pale ,duke qene se ndodhet mijera kilometra large vendit te ngjarjes .
-e para ,te tre pjesmarrsit qe iu referohesh nuk jane as demostruse te mllefur ,as te tensionuar dhe as te paguar per te prirur turmen,Jane thjesht sehirxhinje der ne ate mase sa nuk u ben pershtypje shembja ne toke e te vrarit por me nje indiferentizem ironik per momentin bejne sehir.
-e dyta ,ajo zhvendosja e krahut i perket njerit prej grupit tre vetesh ,per cilin behet fjale, po te njejten levizje i ben krahu dhe para vrasjes qe evidenton videoja,atehere duhet te kete vrare ose plagosur dhe te tjere,dhe ne fakte dora duket e pambuluar ,dallohet si shenje e bardhe,mos ka dor te trete pyes? ..mbase..!
-e treta pse fshihen pas kolones, mos valle njohin se cfare do te ndjek me vone
-dhe e katerta ,posikur trajektorja ne video te kishte pikenisje lartesine e kokes ,dhe sikur i ndjeri te jete ne kembe ,atehere nuk do te jete ajo trajektore ne video.
S'far do te thuash ti me kete qe jemi mijera kilometra larg, qe nuk kemi ne te drejte te flasim, te japim mendimin tone mbi gjendjet ne SHQIPERI?!
PERKUNDRAZI UNE KAM ME TE DREJTE SE TY TE FLAS, SE GJUHEN SHQIPE NUK E KAM TE MESUAR NE SHKOLLE ME ABETARE, , PO NGA PRINDERIT E MI, QE CDO DITE MBAS PUNE TE SAKATUAR DUHET TI MESONIN DHE FEMIJEVE GJUHEN SHQIPE NE EMIGRIM!
Me kete shprehje jam mese e ngopur nga disa e disa, qe nje e me dy vetem me kete gure dine te na godasin.
Ja pra dhe NE qe jemi mijera kilometra large kemi te drejte te flasim per VENDLINDJEN tone, dhe kete te drejte nuk na e heq dot as ti as njemije si ty. Perkundrazi jemi ne qe banojme mijera kilometra larg qe mundohemi ti mbajme traditat e vendlindjes sone me mire se ty, qe je aty. Keshtu qe, ne ke fakte dhe prova per temen e caktuar hajde dhe posto, dhe leri menjeane dallimet se kush duhet te flasi dhe kush jo!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
faon perrovarri wrote:Nderhyrja ime ketu nuk ka si qellim analizen e videos as dhe per te fajesuar dike ,por per ti dhen pak kuptim perse zoteria zeus kembngule me keto konfiguracione stereometrike per te fajesuar njeren apo tjetren pale ,duke qene se ndodhet mijera kilometra large vendit te ngjarjes .
-e para ,te tre pjesmarrsit qe iu referohesh nuk jane as demostruse te mllefur ,as te tensionuar dhe as te paguar per te prirur turmen,Jane thjesht sehirxhinje der ne ate mase sa nuk u ben pershtypje shembja ne toke e te vrarit por me nje indiferentizem ironik per momentin bejne sehir.
-e dyta ,ajo zhvendosja e krahut i perket njerit prej grupit tre vetesh ,per cilin behet fjale, po te njejten levizje i ben krahu dhe para vrasjes qe evidenton videoja,atehere duhet te kete vrare ose plagosur dhe te tjere,dhe ne fakte dora duket e pambuluar ,dallohet si shenje e bardhe,mos ka dor te trete pyes? ..mbase..!
-e treta pse fshihen pas kolones, mos valle njohin se cfare do te ndjek me vone
-dhe e katerta ,posikur trajektorja ne video te kishte pikenisje lartesine e kokes ,dhe sikur i ndjeri te jete ne kembe ,atehere nuk do te jete ajo trajektore ne video.
E kam pak te veshtire te ndjek fillin e arsyetimit tuaj, sepse eshte ne nje menyre paksa te ndryshme, nga ajo qe shume nga ne e kuptojne, por dicka e kuptova mire, qe me keshillon qe te mos flas. Une do te them vetem nje gje, qe shqiptaret qe jane brenda Shqiperise, kur flasin njerezit e tyre qe punojne dhe jetojne jashte vendit, duhet jo vetem te mos na pengojne, por te degjojne me vemendje, ato qe ne themi. Kjo ka shume arsye, por me kryesorja eshte qe ne shohim dhe dime me shume se ta, shohim standarte krejt te tjera jetese, psikologjie, sjelljeje, mentaliteti, komunikimi, kulture, ekonomie, politike ne krahasim me ato qe shohin dhe demonstrojne shqiptaret brenda vendit.
Ne na rreh zemra per Shqiperine dhe punojme fort per tja ngritur kredencialet, qe fatekeqesisht i rrezojne ca antishqiptare brenda, ne nje dite te vetme. Nga ana ime mesazhi im per ju eshte: "Mos beni ate qe bene prinderit tuaj per Shqiperine". Kjo i referohet vetem nje pjese te shqiptareve dhe pikerisht atyre qe i kishin prinderit spiuna e sherbetore te perenjur te komunizmit, hetues e gjykates, oficera fanatike ushtrie e policie, sigurimsa, pseudointelektuale dhe ne pergjithsi kujtdo qe siguroi egzistencen fizike dhe ekonomike mbi vuajtjet dhe jeten e shqiptareve te tjere.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing