"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Rina wrote:Askush nuk ka derdhur me shume gjak per flamur se ne ne Kosove dhe askush nuk ka me shume te drejte te flase per te se ne te Kosoves, perfshi ketu edhe himnin, se disave ju ka ardhur me teper si i gatshem i servirur ne pjate. Madje disa kane edhe brezin e stergjysherave qe nuk e din cka do te thote te behet sakrifice per flamur, apo qe ja dine rendesine.
Nejse mos te hyjme ne detaje. Une nje himn te ri kur te bashkohen trojet shqiptare sigurisht se do ta votoje dhe ai do te jete ky i Fishtes, perkunder ketyre patetizmave dhe nostalgjive te rreme qe i lexojme nga disa, qe perdite betohen dhe i perkulen flamujve dhe himnave te huaj.
Sakrificen e kosovareve e dime te gjithe, dhe nuk e nevojshme te na e thuash apo te na e tregosh. Mbase edhe ne nga shqiperia e dime dhe e kemi jetuar me njerze me shume se sa Ti qe je nga kosova. Kosovari i vertet nuk mburret as nuk flet, ndersa ti po e shnderron emrin e kosovarit duke thene qe "askush nuk ka me shume te drejte''.
Jam rritur nga nje gjyshe ( nena e babait ) me prejardhjen nga Prizereni, e cila ne moshen 9-vjecare me te jatin e saj mbeti jashte kufinjeve te kosoves kur u mbyllen kufinjte, duke lene ne Prizeren nenen e saj me 6 vellezer dhe dy motra. Vazhdoj jeten ne shqiperi vetem me te jatin e saj, edhe pse qe te dy mbajten nje breng shume te madh duke mos ditur me per familjen e tyre. U martua me vone ne Tirane lindi 13 djem dhe 5 vajza, por asnjehere nuk la nje mesaxh ne shtepin tone NE KOSOVARET apo JU TIRANCIT, sic po vepron ti tani duke na treguar se paskeni me te drejte se ne shqiptaret nga shqiperia. Kjo qe po thua nuk perpuqet aspak per nje SHQIPERI ETNIKE, se ti pa u bere nje shqiperi etnike po ben percarjen.
Po sikur te gjitha trojet shqiptare te kene kete mendim si do ja bejme hallit ne?! Ti mund te jesh gjithcka por jo nje kosovare e vertet.... !!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Po edhe sta blen askush edhe me hedh ne ankand se ska shume vlere dhe as ndonje simbolike te rande.
Vertet per bukeshkalet nuk ka asnje vlere!
Ne cfare sensi bukeshkale bre, se interesant shume e lexoj kete fjale sidomos nga ju anetaret e Shqipenise, se une nuk e di qe e kam honger buken e dikujt, me perjashtim ne shpi tem. Mos po don me thone qe naj grup i paska naj grupi tjeter borxh dicka ?
Sally wrote:
Po punoj dite e nate per Shqiperine Etnike, e dua dhe e deshiroj si buka qe ha, por nuk dua te me nderrojne Hymn !!
( gjithmon kam pasur frike, qe nese behemi nje shqiperi etnike me pas do filloj lufta mes nesh ( shqiptarve ) pse nga kosova pse nga jugu pse nga shqiperia e mesme, se keshtu jemi ne shqiptaret kemi dallim te madh kur vjen fjala per te zgjedhur dicka, prandaj kan mundur shtetet fqinje te na copetojne ne kete menyre ).[/b]
S'paske punu edhe aq seriozisht me zemer perderisa ndryshimi i nje himni qe ti koke rrit me te (asnje sakrifice tjeter se paske ba), qe po te ngjallka nostalgji si per naj kange te Majkell Xheksonit, po te futka ne lufte me tjere shqiptare. Apo te pakten s'paske qene e sinqerte ne ate qe paske thene deri tash se per vepra nuk e di cilat paskan qene, drejt Shqiperise Etnike.
Ja mua personalisht kurre nuk me shkon ne mendje ndonjehere, se pavaresisht qe do te bahet naj ndryshim, p.sh himnit, do te dal te vrase shqiptare tjere. Kurre! se ska cka me duhet mandej ai simbol qe ndertoht mbi gjakun e shqiptareve tjere.
Ne nje ane paske pase frike nga bashkimi, e ne anen tjeter paske punu per Shqiperine Etnike . Kombinim interesant
Ne cfare sensi bukeshkale bre, se interesant shume e lexoj kete fjale sidomos nga ju anetaret e Shqipenise, se une nuk e di qe e kam honger buken e dikujt, me perjashtim ne shpi tem. Mos po don me thone qe naj grup i paska naj grupi tjeter borxh dicka ?
Nje, dy bukeshkale, ne maje t'guhse e keni.
Nuk ka te beje shume se ku e ha buken sesa per ke punon apo si vepron dikush.Zakonisht nuk kuptohet fjale per fjale por eshte nje menyre te shprehuri qe perdoret per ata shqiptare qe tradhetojne vendin dhe fyejne simbolet kombetare.
Ky fatkeqesisht eshte nje grup i gjere njerezish dhe perbehet nga tipa te ndryshem ku nder me te famshmit jane esatpashllaret dhe dumbabistet.
Ti Rina ndoshta je pak raciste ndaj rumuneve dhe kesisoj edhe Himni nuk po te pelqeka por megjithate kjo nuk te jep te drejte te fyesh Himnin kombetar sepse kesisoj fyen kombin Shqiptar dhe ca me keq akoma po shkel mbi gjakun e deshmoreve qe rane per kete Himn.
Ja pra Rina keto gjera te bejne bukshkale dhe jo nqs ti e ha buken ne shtepi apo restorant.
Shpresoj se tani u sqarove disi pse perdoret fjala bukshkale.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!
Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
Jo une aspak nuk jam raciste ndaj rumuneve se nuk i njoh. Une personalisht mendoj se ka gjera qe mund te ndryshohen dhe qe nuk do te kishin impakt domethenes ne simboliken shqiptare. Ska pse shqiptart ti perfaqesoje ndonje rumun, vlleh apo dicka tjeter, kur une mendoj se kemi pas njerez qe kane pase himnet e tyre te gatshme dhe ka qene shume me e pershtatshme dhe me e ndershme ndaj ketij kombi te vihen himnet e tyre, sepse mendoj se ndjesia e tyre ndaj flamurit dhe kombit shqiptar eshte me e madhe sesa e atyre te kombeve te huaja!
Bashkimi i kombit shqiptar nenkupton nje realitet te ri ndaj disa gjera mund edhe te ndryshohen, dhe nuk do te kishin asnje ndikim ne qenesine shqiptare, mirepo vetem do ta forconin ate. Une me teper e shoh tradheti nga disa qe po marrin turr dhe po e sulmojne te drejten e nje shqiptari aq te madh sic eshte Gjergj Fishta te jete shkruesi i vargjeve te himnit sesa thjesht nje himn qe eshte me origjine rumune.
Tashti mvaret nga cili kendveshtrim konceptohet tradhetia - disa ende e shohin sipas mentalitetit enverist qe i hodhi eshtrat e Fishts ne nje lum, se e urrente se e dinte qe kurre nuk do ta arrinte naltesine e tij si shqiptar.
E di kush ka qene frika ime per shqiperine etnike?! Njerez si Ty, qe flasin me NE,JU,ATA, njerez te tille nuk mund te duan kurre nje Shqiperi Etnike, ja po ta sjell me poshte frazen e the:
Askush nuk ka derdhur me shume gjak per flamur se ne ne Kosove dhe askush nuk ka me shume te drejte te flase per te se ne te Kosoves, perfshi ketu edhe himnin, se disave ju ka ardhur me teper si i gatshem i servirur ne pjate.
Per te tjerat nuk do te te pergjigjem, se fjalet e teperta jane fukarrallek !!
Vetem po te them nese mendon qe hymni i te madhit tone Gj.Fishtes eshte aji qe u duhet Shqiptarve kerkoje ta vendosin per Kosoven, mbase e ndryshojne, kerko gjithashtu te ndryshojne flamurin e Kosoves te vendosin ate qe i takon Kosoves, mbasi te kesh mbaruar keto te dyja atehere eja te bisedojme per flamurin e shqiperise etnike.
Te uroj fat.....
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Sally wrote:E di kush ka qene frika ime per shqiperine etnike?! Njerez si Ty, qe flasin me NE,JU,ATA, njerez te tille nuk mund te duan kurre nje Shqiperi Etnike, ja po ta sjell me poshte frazen e the:
Per te tjerat nuk do te te pergjigjem, se fjalet e teperta jane fukarrallek !!
Vetem po te them nese mendon qe hymni i te madhit tone Gj.Fishtes eshte aji qe u duhet Shqiptarve kerkoje ta vendosin per Kosoven, mbase e ndryshojne, kerko gjithashtu te ndryshojne flamurin e Kosoves te vendosin ate qe i takon Kosoves, mbasi te kesh mbaruar keto te dyja atehere eja te bisedojme per flamurin e shqiperise etnike.
Te uroj fat.....
Ti mesa po e shoh une ke me se shumti frike nga vetja - shihe si po te tradhetojne fjalet e tua! Ti ciko ke nevoje te qetesohesh, shko pije pak uje te ftohte, Sally in our Alley!
Tradita që nuk pasurohet, dëmton një komb, prandaj quhen disa popuj, popuj të prapambetur. Gratë shqiptare nuk kanë luftuar kundër armikut sa dhe burrat, por gratë shqiptare gjenden akoma në luftë kundër patriarkut. Gruaja shqiptare lufton duarthatë. Kundër padrejtësisë në shtëpi pikë së pari. Në kohën kur është pranuar ky himn, ajo ka qenë pronë e burrit: Rob! Pa të drejta as në kodin penal, as në kodin civil. Himni pasqyron për mrekulli vitin 1912. Ajo trajtohej si gratë romake tre katër shekuj para Krishtit: ku gratë barazoheshin me shurdhmemecët, kriminelët dhe skllevërit. Ajo mund të rrehej prej burrit në çdo çast dhe sa herë që dëshironte ai. Gruaja në kohën romake nuk kishte as të drejtë të pronës. Dikur te ne nuk ishte të drejtë as të zgjedh burrin, por martohej me atë që i pëlqente të atit! Dikur nuk kishin as të drejtë të lëvizjes. Ajo dilte jashtë e përcjellë nga një tutor. Edhe pse e moshës madhore, tradita mashkullore, e shpallte të mitur. Ajo nuk kishte të drejtë as të zgjedhë profesionin. Dikur nuk kishte të drejta as të mendojë: Lirinë e mendimit, lirinë e shprehjes…Asaj i ishte imponuar turpi i të qenit grua! Inferiore, labile, shkurt e shqip: “Flokëgjatë dhe mendjeshkurtër!” Nënat tona! Motrat tona! Gratë tona!
Derisa ne po bënim debat tek Ilva Tare, poshtë në ekran rrëshqitnin njoftimet majtas, ku njoftoheshin shikuesit se shqiptari qëlloi me sëpatë gruan. Ne po përpiqeshim për të sensibilizuar shoqërinë për një ndryshim formal, për t’i dërguar burrave shqiptarë, që besojnë në traditë, se gruaja është e barabartë në të gjitha fushat, edhe në himn, por shkronjat e gjalla poshtë, na bënin të ditur se shqiptari me traditë, lufton gruan si armikun dhe se ai, nuk është i gatshëm “t’ i ndajë të drejtat me askë.” Mu ashtu si thotë edhe himni i mbushur me krenari shoviniste mashkullore. Derisa po shkruaj këtë shkrim, bëhet e ditur se në Lushnjë, burri vrau gruan…dhe ky nuk i “ndan të drejtat me askë.” Aty-këtu të jesh shqiptare, është tepër vështirë. Por, do të vija dita, dita kur gratë shqiptare, me të cilat kemi shumë arsye të mburremi, do ta ulin kokën dhe nuk do ta këndojnë më këtë himn. Nuk është edhe i tyre. Himni është përmendore për burrat , që mezi arritën ta krijojnë një Shqipëri diku katër herë më të vogël se sa duhej. Për fajin e burrave, jo të grave.
Ndoshta edhe nuk duhet futur në himn ato që përditë humbin luftën nga burri i lindur patriot. Çdo e treta rrahet, sa për qind keqtrajtohen shpirtërisht, nuk dihet, por sipas neurologëve, nuk ka dallim në mes dhembjeve shkaktuar nga lëndimi dhe ofendimi verbal, pasi që aktivizohet i njëjti areal në tru. Ajo po lufton për të drejtat e veta, po revoltohet, por aty-këtu po vritet, aty-këtu po masakrohet dhe ekzekutohet. Me sëpata, me thika, me lopata, me bishta lopate, me grushte dhe me shqelma. A nuk është kjo luftë?
A nuk është turp pa pushtues të luftohet për dinjitet dhe liri?
E ne jemi ata burra që themi: Gruaja nuk ka vend në himn, jo, nuk bën të bashkohemi dhe të jemi të njënjëshëm si gjermanët, francezët, austriakët etj. Ne burrat që kemi kapërcyer kufijtë edhe me fustan grash, të pa qime dhe të rruar si lëvozhgë shalqiri, apelojmë në traditë dhe shesim moral në rolin e patriarkut, që mendon se populli është turmë e pa tru dhe në çdo çast i duhet këshilla të tejkaluara. Si nga koha, ashtu edhe nga shkenca.
“ Mostra të lindur…apo kreatura me defekte” do t’ i quante Arsitoteli i madh gratë. “ Vetëm burrat janë krijuar drejt për drejtë nga zotërat dhe kanë një shpirt…”, do të thoshte në Athinë Platoni, filozofi i madh deri sa përdhelte mjekrën e gjatë. “Gruaja nuk është e aftë as për punë intelektuale, as për punë fizike…”, mendonte Schopenhauer duke shëtitur nëpër rrugët e Frankfurtit mbi Majn. “Është krijuar për t’ i pëlqyer burrit…”, thoshte iluministi i madh me flokët kaçurrela Rousseau, madje edhe Freud, duke parë nga dritarja shiun e imët, tha vet me vete: “tridhjetë vite punë me gra dhe nuk i kuptoj.” Sigmund Freud edhe pse pat ndikuar shumë në emancipimi seksual të gruas, gaboi. Thua se të gjitha gratë kishin një identitet, një personalitet, një ego, e jo çdo njëra trurin e vet me 100 miliard qeliza nervore dhe gjysmë trilioni lidhje. Apo pse kishte menduar se do të zbulonte teorinë relative të gruas si Einstein të relativitetit dhe do ta përkufizonte gruan me një formulë të sigurt matematikore, ashtu si nuk mund të definohen as burrat. Johan Gottfried Herder, njëri ndër klasikët gjerman, do të jetë akoma më konkret: “Një pulë, që këndon si gjel dhe një grua e arsimuar, janë paralajmërues të së ligës: duhet prerë të dyjave kokën!” Ndoshta kjo ishte arsyeja pse përfaqësuesja e ekzistencializmit, e dashura e Sartrit, Simone de Beauvoir, pohoi: Keqtrajtimi i gruas nuk vjen nga natyra, por është i ndikuar nga kultura…
Këta shembuj tregojnë se njerëzit e mëdhenj, kanë bërë gabime të mëdha në kohën e vet dhe, i të qenit i madh në një fushë të caktuar, nuk të bën të pagabueshëm në tjetrën. Mirëpo, edhe ata gjeni, kanë lindur nga gratë! Arsyen e atyre rrëshqitjeve të mëdha, mund ta gjejmë tek psikologu francez Pierre Dacco, që në librin e tij “Les prodigieuses victoires de la psychologie moderne“, shitur në 2 milion kopje, thotë përafërsisht kështu: Njeriu për t‘ u bërë floktar mëson tre vite, për t‘ u bërë prind asnjë ditë…
Ilva Tare ishte sovrane në udhëheqjen e programit, e mençur, e bukur, me shprehje elegante dhe shëmbëlltyrë e shqiptares moderne, që nuk guxon t’ i mohojë askush përfshirjen në himn. Ajo, neve burrave, kundër traditës, na e ndërpriste fjalën herë pas here. Në kohën kur u soll ky himn, një zonjushë shqiptare, jo se nuk do të kishte mundur ta ndërpresë një burrë, por nuk kishte të drejtë as ta hapë gojën. Ky himn ishte i arsyeshëm atëherë, sot është ofendim për gratë shqiptare, është ofendim për poetët shqiptarë. Detyrën e vet e ka përfunduar.
Pse nuk e ndryshoi himnin Enver Hoxha?
Ky himn i shkonte për shtati edhe pushtetit komunist nga frymëzohej për të prodhuar tradhtarë, pikë së pari ata që nuk kishin marrë pjesë në luftë. Pastaj për t’ i shpallur tradhtarë edhe ata që kishin mbijetuar luftën, mu siç kërkon himni. Diktatori jonë ka pasur guxim ta përjashtojë edhe Zotin, që kishte folur me Asdrenin, por këtë himn, nuk e ndryshoi sepse i përshtatej konceptit të tij ideologjik. Ky himn i shkon për shtati atyre që vjedhin sot, edhe atyre që bëjnë tradhti sot, sepse këtu gjejnë mbështetje, tek kjo vjedhje, tek lindja fataliste.
Gjatë atij debati u mësua edhe një gjë shumë e rëndësishme, të cilin nuk e kisha kapur si fakt në jetë: Aty ku dominon patriarkalizmi, aty për barazinë e gruas nuk duhet luftuar vetëm kundër shovinizmit mashkullor, por edhe kundër maskilizmit femëror. Dhe ky maskilizëm femëror, është më i rrezikshëm, se sa ai mashkullor, sepse ajo edukon djemtë duke diskriminuar bijat. Ajo prodhon patriark të rinj duke luftuar kushtetutën dhe duke rritur djalin si princ dhe bijën si skllave të stërvitur mirë, që nesër, të depersonalizohet dhe nënshtrohet më lehtë. Ne, ishim disa burra të “ndriçuar” që përpiqeshin t’i kthejnë grave shqiptare diçka që ne burrat ua kemi marrë duke u bazuar në forcë. Jo në mendje. Qëllimi jone është t‘ i kthehet gruas dinjiteti i nëpërkëmbur, aty ku mundemi ne, sepse ne nuk mund të intervenojmë në familje, por të sensibilizojmë duke synuar t‘ i pengojmë vrasjet e grave, rrahjet e tyre, përbuzjen, mosmirënjohjen. Mirëpo, në debat u pa se kundërshtarët kryesor ishin dy gra! Zonja Elsa Ballauri dhe zonjusha Valbona Karakaci. Ndryshimi apo modifikimi i himnit nuk ndryshon gjendjen e grave në shtëpi, por u dërgon një mesazh shovinistëve mashkullor se ajo është e barabartë edhe në himn. Se ne kemi arsye të mburremi me gruan shqiptare, po jo aq shumë me këtë burrë të pa “aktualizuar” dhe të mbetur mbi maje plehu si gjel, që me shekuj reciton këngën e njëjtë: Këngën e mizogjinisë dhe gjinofobisë me paragjykime të gatshme, me paragjykime të trashëguara nga e kaluara. Të formuluara jo për gratë e sotshme, por për të djeshmet.
Ne u qytetëruam për fat të mirë çuditërisht shpejt, dhe pranuam se ekzistojnë edhe homoseksual shqiptarë. Pse ndryshuam bindjet fikse kaq shpejtë? Këtë e bëmë sepse presim shpërblime nga dikush, por kjo tregon edhe një fakt tjetër: ne tregojmë më shumë mirëkuptim ndaj homoseksualëve se sa ndaj grave. Është e mundur se ne kundërshtojmë barazinë e grave pse jemi mizogjin, urrejmë aq shumë gratë, apo pse i konsiderojmë qenie inferiore, të padenja, apo pse jemi shumica homoseksual dhe të mirë i konsiderojmë vetëm burrat dhe të denjë për himn?
Po nëse e kërkon këtë ndryshim Europa, ishte një pyetje tjetër? Jo, na u rekomandua, sepse ne nuk e kemi zakon t’ i dërgojmë gratë në luftë, por t’ i mbrojmë, siç i kemi mbrojtur edhe në Kosovë!
Po homoseksualët a duhet përfshirë në himn?
Jo, ata edhe pse kanë orientim tjetër seksual, kanë gjininë e vet, mashkullore ose femërore. Njerëzit e planetit tokë, të ashtuquajturit homo sapiens, tani nga psikologët e sociologët edhe homo rationalis, (për Ballkanin mund të thuhet homo emotionalis) konstatojnë gjininë e njeriut në bazë të organeve gjenitale, jo në bazë të preferencave erotike…
Është qesharake te themi se himni nuk mund të modifikohet, sepse cenuaka të drejtat e Asdrenit, kur dimë se poezia është thjeshtë një përshtatje. Pse i lejohet Asdrenit të cenojë te drejtat e Ioan Barsanit, e nuk na lejohet neve në emër të dashurisë, mirënjohjes dhe barazisë ndaj nënave tona, grave tona, bijave tona, të intervenojmë aty dhe ta përshtatim edhe ne pak? Këtë nuk mund ta bëjnë njerëzit që janë rritur dhe formuar duke kënduar këtë himn, pa analizuar dhe pa lexuar tekstin në heshtje, pa muzikë, pa turmë rreth vetes dhe pa ngjarje solemne. Sepse emocione nuk shkakton poezia me patosin e vet, por kori që e këndon dhe festa që festohet. Emocione dhe rrëqethje shkakton kurdo dhe kudo “Shqipëri oj Nëna ime” ( ja edhe një fakt për ta përmirësuar himnin sepse Shqipëria është femërore, jo mashkullore), himni jo kur e dëgjojmë vet, apo jo aq sa kur jemi në një festë. Pse njeriu emocionohet kur dëgjon himnin, këtë mund ta shpjegojnë më mirë psikologët, që merren me studimin e turmës, reagimet e saja dhe motivet. Por i shenjtë nuk është dhe të shenjta janë vetëm vlerat universale: barazia në mes njerëzve…
Murkullim:
(Një popull, dy kombe: Kombi mashkullor dhe kombi femëror. Një shtet, dy sisteme: Kushtetua dhe mendësia!)
Ky himn i shkon për shtati një shoqërie shoviniste mashkullore, sepse ky u garanton epërsi kundrejt grave dhe motrave. Kontroll dhe dominim. Arrest shtëpiak. Deri diku nënvizon apo dokumenton raportet asimetrike gjinore. Ajo që u lejohet burrave, nuk u lejohet grave. Madje aty-këtu edhe në dasma ndahen, nga frika se mund ta kafshojnë një tjetrin. Aty-këtu gruas nuk i lejohet pjesëmarrja në një kortezh të përmortshëm. Për gruan ka moral tjetër dhe rregulla tjera, për burrin tjera, fakultative. Për kombin femëror ka sanksione tjera, për kombin mashkullor tjera dhe kemi dy sisteme, jo një si në Perëndim, ku populli orientohet në kushtetutë. Ne kemi mendësinë tonë, kushtetutën tonë private dhe gjinisë femërore mund t’ i pezullojmë sa herë të duam të drejtën e lëvizje, të drejtën e mendimit, të drejtën e profesionit, të drejtën e jetës, të drejtën e zgjedhjes së burrit, sepse mendësia (kushtetuta private, tradita) është më e rëndësishme se e vërteta. Ne jemi komb i përçarë qysh në shtëpi. E pse? Pse kemi dy sisteme: një publik që bëhet sa për sy e faqe dhe kodifikohet në kushtetutë, në letër, që nuk e respekton as politika vet, por ne kemi edhe sistemin privat (mendësinë), që injoron të parin në vepër dhe mund të pezullojë të gjitha ligjet, që barazojnë gruan në kushtetutë. Ne jemi komb lehtë i thyeshëm, sepse kemi dy rende shoqërore: dy kode civile, dy kode penale. Në përplasje e kacafytje të përhershme në mes vete. Familja shqiptare vazhdon të mbetet patriarkale: Patriarku nuk ndryshoi në monarki, nuk ndryshoi në komunizëm, nuk ndryshon edhe në demokraci. Ai është mbikëqyrës dhe garantues se nuk do të ecet para. Në mendësinë shqiptare, gruaja mund t’ i realizojë ato të drejta që i lejon patriarku, jo ato që ia garanton kushtetuta. Në perëndim nuk ka dy sisteme brenda një kombi e një shteti, as komb i ndarë në gjini mashkullore dhe femërore, sepse ligjet ndikojnë direkt në familje, sepse prindi nuk mund t’ ia ndalojë bijës, atë që ia garanton Kushtetuta. As ta diskriminojë, jo.
Nëse mbetet edhe një kohë ky himn, në të gjitha librat shkollor, duhet shkruar se himni është një plagjiaturë dhe të shkruhet emri i poetit rumun apo edhe emri i tij krahas Asdrenit. Kjo nuk është vetëm çështje pikëvështrimi, por e perceptimit të drejtë.
Për aq kohë sa do t‘ i bëjmë rezistencë ndryshimit, ku do të përfshihej edhe gruaja shqiptare, për aq kohë do të jemi popull me dy kombe, edhe zyrtarisht: me kombin mashkullor dhe me kombin femëror. Ne mund të jemi atdhetarë të mëdhenj, ne mund edhe të rrezikojmë jetën për atdheun, por dëmtojmë shtetin pa vrarë ndërgjegjen. E konsiderojmë qyp privat. Çndukjen e shtetit, e përligjim me dashurinë ndaj atdheut. Në një farë mënyre shteti duhet të na e paguaj dashurinë e investuar për mëmëdheun. Ne nuk kemi sa duhet vetëdije shtetërore dhe ligjore, nuk e kultivojmë këtë ndjenjë. Atdheun e përjetojmë si diçka sublime, shtetin i cili duhet t’ i garantojë mbijetesë atdheut, e konsiderojmë si armik, që përpiqet të na kufizojë lirinë tonë: shovinizmin mashkullor, vetëgjyqësinë, sadizmin, provincializmin dhe traditën primitive. Kur ta kuptojmë se pa shtet të fortë, atdheu është vetëm iluzion, atëherë do ta duam më pak atdheun, por më shumë shtetin, që i jep kontura të gjalla atdheut. Atdheu pa shtet të fortë dhe të drejtë, është përrallë, kështjellë rëre. Atdhe është edhe Çamëria dhe Lugina, por shtet shqiptar nuk ka. Në Gjermani fjala atdhe dëgjohet rrallë herë dhe gati vetëm në himn, por çdo ditë dëgjohet fjala shtet.
Nuk mund të kërkohet ndryshimi i himnit nga ata, që nuk njohin shpirtin femëror, universin e saj, deliktashmërinë, fragjilitetin, përkushtimin, emocionet e saja, dhembshurinë dhe vuajtjet. Nuk mund të kërkohet nga ata që shohin gruan vetëm si objekt seksual. Jo nga ata që nusja u ka mbirë në shtëpi si këpurdha dhe nuk kanë përjetuar kurrë dashurinë, nga dashuria e madhe për ”traditën shqiptare”. Ndryshimi i himnit nuk mund të kërkohet nga ata që ushtrojnë dhunë në familje, por nga ata që i besojnë dhe u mësojnë fëmijëve dashurinë, mirëkuptimin, ndjesën. Ata që u mësojnë fëmijëve smirën, diskriminimin gjinor, inatin, xhelozinë, urrejtjen, hakmarrjen, gjakmarrjen, ata nuk mund të bëjnë një kërcim të tillë, sepse ata janë relikte të vjetra dhe mund të krahasohen vetëm me qypat romak. Po pse kanë mbetur të tillë edhe në këtë shekull, në kohën digjitale, në kohën kur shkencëtarë arrijnë të krijojnë jetën artificiale? Kjo mund të shpjegohet më së miri me Nastradin Hoxhën:
“Sa vjet i ke Nastradin?
“Dyzetë!“
Pas tridhjetë viteve.
“Qenke mplakur o Nastradin. Sa vjet i mbushe?”
“Dyzetë!”
“Si është e mundur?
“Burri flet një herë”, përgjigjet Nastradini dhe vazhdon tutje.
Kështu po flasin edhe burrat tanë…
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
A duhet ndryshuar Himni Kombëtar? Ja propozimi i Avokatit të Popullit…!
“Himni kombëtar duhet korrigjuar në dy strofa.” Ky është propozimi i Avokatit të Popullit Igli Totozanit i cili në një dalje publike ka lancuar një inisiativë që ky himn duhet të përfshijë edhe femrat. Duke propozuar edhe varintin e vet ai ia ka lënë si diskutim publikut të gjerë që të vendosë.
Më poshtë po ju japin ndyshimet që propozon Avokati i Popullit duke ju ftuar që të shprehni mendimin tuaj në një diskutim pro dhe kundër që tashmë ka filluar:
Strofa 2, origjinali
Prej lufte vec ai largohet
Që është lindur tradhëtor
Kush është BURRË nuk frikohet
po vdes,po vdes si një dëshmor!
Strofa 2, propozimi për ndryshim
Prej lufte veç ata largohen
Që janë lindur tradhëtorë
As GRATE, as BURRAT nuk frigohen
por vdesin, vdesin si dëshmorë!
Strofa 6, origjinali
Trim BURRE quhet dhe nderohet
Atdheut kush i-u bë therror:
Për jetë ay do të kujtohet
Mbi dhe, mbi dhe si një shenjtor.
Strofa 6, propozimi për ndryshim
GRA edhe BURRA do nderohen
Atdheut kush i-u bë therror:
Për jetë ata do të kujtohen
Mbi dhe, mbi dhe se janë shenjtorë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Per Lis Bukuroca: Analiza e tij eshte kaq foshnjore per mendimin tim,sepse nje njeri me mend e kupton fare lehte se kur shprehemi " kush eshte burre nuk frigohet" nuk eshte fjala thjesht te burrat, por te qendrimi burreror te cilen mund ta mbajne edhe grate:
-U tregua burrnesh..
-Eshte burrnesh...
-Ishte burrnesh...
-Doli burrnesh...
-Veproj si burrnesh..
A nuk dha nje shembull te tille Shote Galica apo Margarita Tutulani e me dhjetra gra deshmore dhe heroina....?!
Per Avokatit te populli: Mire do bente te kerkonte dhe shume te drejta te tjera per gruan-shqipatre qe ende sot ne 2012 ( 22 vjet demokraci ) shume prej tyre nuk i njohin ato te drejta, nuk i kane gezuar .( kur them te drejtat nenkuptoj me plote kuptimin e fjales TE DREJTAT, dhe jo ......)
A mundet dikush nga shoket qe kemi ne forum ( te specializuar ne kete dege ) te na e sqarojne pak me mire kete krahasim qe kan bere ne dy artikujt e mesiperm?
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
“ Mostra të lindur…apo kreatura me defekte” do t’ i quante Arsitoteli i madh gratë. “ Vetëm burrat janë krijuar drejt për drejtë nga zotërat dhe kanë një shpirt…”, do të thoshte në Athinë Platoni, filozofi i madh deri sa përdhelte mjekrën e gjatë. “Gruaja nuk është e aftë as për punë intelektuale, as për punë fizike…”, mendonte Schopenhauer duke shëtitur nëpër rrugët e Frankfurtit mbi Majn. “Është krijuar për t’ i pëlqyer burrit…”, thoshte iluministi i madh me flokët kaçurrela Rousseau, madje edhe Freud, duke parë nga dritarja shiun e imët, tha vet me vete: “tridhjetë vite punë me gra dhe nuk i kuptoj.” Sigmund Freud edhe pse pat ndikuar shumë në emancipimi seksual të gruas, gaboi.
Mendime se jo mahi. Po mu per ate se keni udhehequr ju "kreaturat pa difekte", eshte kthyer bota sot ne kopsht me lule.
Po a ka krijese me shkatrraqe edhe me e shemtuar se gjinia M.!
“ Mostra të lindur…apo kreatura me defekte” do t’ i quante Arsitoteli i madh gratë. “ Vetëm burrat janë krijuar drejt për drejtë nga zotërat dhe kanë një shpirt…”, do të thoshte në Athinë Platoni, filozofi i madh deri sa përdhelte mjekrën e gjatë. “Gruaja nuk është e aftë as për punë intelektuale, as për punë fizike…”, mendonte Schopenhauer duke shëtitur nëpër rrugët e Frankfurtit mbi Majn. “Është krijuar për t’ i pëlqyer burrit…”, thoshte iluministi i madh me flokët kaçurrela Rousseau, madje edhe Freud, duke parë nga dritarja shiun e imët, tha vet me vete: “tridhjetë vite punë me gra dhe nuk i kuptoj.” Sigmund Freud edhe pse pat ndikuar shumë në emancipimi seksual të gruas, gaboi.
Mendime se jo mahi. Po mu per ate se keni udhehequr ju "kreaturat pa difekte", eshte kthyer bota sot ne kopsht me lule.
Po a ka krijese me shkatrraqe edhe me e shemtuar se gjinia M.!
Po bre quhet gru lol
A nuk po te shkon nder mend se je tu sha yt at dhe vllenzit tuje apo thjeshte me ul tjetrin per me knaq vedin?
Kuku nane!
Siq e kam thane dhe ne nje koment tjeter gjdo gja e mire dhe e keqe nga periudha komuniste e ktej do te shkaterrohet nga brezi i ri, eshte thjeshte e huaj dhe si te tille ky brez ka me vleresu!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Po tashti nuk mund ta ndryshojme realitetin se ate dite kur zoti kishte shperndare bukurine, mashkulli s'ish kone asajde Edhe mos ta harroj nje thenie qe kam degjuar "mashkulli ngjan ne djallin e femra ne engjellin", nga pamja e jashtme. E si eshte ajo thenia, si e ke pamjen e jashtme e ke edhe boten e brendshme, te shemtuar pra.
Madje tere e bukura si ne mitologji, si arti si engjujt personifikohen me femren dhe me boten e saj engjellore !
Rina wrote:Po tashti nuk mund ta ndryshojme realitetin se ate dite kur zoti kishte shperndare bukurine, mashkulli s'ish kone asajde Edhe mos ta harroj nje thenie qe kam degjuar "mashkulli ngjan ne djallin e femra ne engjellin", nga pamja e jashtme. E si eshte ajo thenia, si e ke pamjen e jashtme e ke edhe te brendshmen, te shemtuar pra.
E dhimbshme por e vertete!
A propagande mashkullore per me ja marr ment femnes e me e fut n'kulak, njashtu siq a dhe me djamantat, gur zalli te l''muem sjan gja ma teper!
Mos kerko me pas mashkull te ''bukur'' se ato e dojne shkopin ma fort se femna, kerko te kesh mashkull te fort, te ashper dhe sundues!
Eshte natyra e femnes me kene e sundueme nga mashkulli, mos ja hjek keyt t'drejte as mashkullit as femnes perndryshe do kemi probleme ne jeten shoqerore!
Sa per Hymnin, politikanet te rrijne jashte le te vendosin vendalite dhe kerkush tjeter!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!